Skip to main content

“Gjergj Kastriot Skënderbeu, strateg me vizion të gjerë” plus 9 more - Gazeta Dita

“Gjergj Kastriot Skënderbeu, strateg me vizion të gjerë” plus 9 more - Gazeta Dita


Gjergj Kastriot Skënderbeu, strateg me vizion të gjerë

Posted: 17 Feb 2018 01:38 AM PST

Prof. Dr. Shahin Leka

Skënderbeu si një personalitet shumëplanësh, politikan dhe burrë shteti i madh, strateg dhe komandant ushtarak, udhëheqës popullor e diplomat, të gjitha aftësitë dhe energjitë e tij, i vuri në shërbim të detyrës  themelore të kohës, çlirimit dhe mbrojtjes së vendit nga fuqia më e madhe e kohës, Perandoria Osmane.

Si burrë shteti Skënderbeu e kuptoi më mirë se kushdo tjetër, se plotësimi i detyrës historike për mbrojtjen e lirisë e të pavarësisë së Atdheut nga pushtuesit osmanë mund të arrihej vetëm nëpërmjet bashkimit të të gjithë forcave të Shqipërisë.

Nevoja e bashkimit politik, ekonomik e ushtarak të vendit, i shpejtoi ritmet e procesit objektiv të përqendrimit shtetëror. Lidhja e Lezhës, e cila brenda pak vjetësh u shndërrua në një organizëm shtetëror të përqendruar nën udhëheqjen e Skënderbeut, krijoi kushtet e domosdoshme për të përballuar situatat e  vështira të luftës dhe u bë faktor i rëndësishëm i fitoreve kundër pushtuesve osmanë. Kjo i dha mundësi Skënderbeut të organizonte e të drejtonte veprimet luftarake të përmasave të mëdha gjatë një periudhë që arriti kohëzgjatjen e një çerek shekulli.

Aftësitë e shumanshme të Skënderbeut nxorën në dritë strategun më famë botërorë dhe i dhanë mundësi atij të zhvillojë më tej artin ushtarak që arriti në nivelin më të lartë të kohës. Dukë përpunuar artin ushtarak, Skënderbeu u mbështet në kushtet politike dhe social-ekonomike të Shqipërisë së asaj kohe,  i mbështetur në parime të shëndosha, arti ushtarak i Skënderbeut zgjidhi me sukses shumë detyra të ndërlikuara, si krijimi i Forcave të Armatosura, mobilizimi dhe përhapja e tyre për luftë, shfrytëzimi i terrenit dhe përgatitja fortifikuese e tij, organizimi dhe kryerja e zbulimit strategjik, caktimi i qëllimeve, formave e metodave për zhvillimin e fushatave e betejave, organizimi dhe kryerja e manovrës strategjike, krijimi i aleancave ushtarake etj..

Metoda të luftës të përdorur nga Skënderbeu

Të habitur nga këto arritje në historiografinë botërore, ndërmjet të tjerash është shtruar çështja e metodave të luftës së armatosur të përdorur nga Skënderbeu në krye të një ushtrie të vogël kundër ushtrisë më të madhe e më të fuqishme të kohës. Shumë studiues të huaj duke kërkuar shkakun e fitoreve mundohen ta gjejnë atë në karakterin malor të vendit dhe në kështjellat e forta, çka është një shpjegim i ligjshëm. Së pari, në Ballkan ka edhe vende të tjera me terren malor e të thyer por, pavarësisht qëndresës, nuk e përballuan dot furinë e sulmeve të ushtrisë osmanë. Ndërmjet dy elementëve më kryesorë të luftimit njeriut dhe terrenit, shkaku kryesor i fitores ishin njerëzit, shpirti i atdhedashurisë, heroizmit masiv dhe vendosmëria e tyre për të përballuar çdo sakrificë, ishte forca dhe trimëria e atyre njerëzve të cilët siç e pohojnë vetë armiqtë "si tigra kthetër fortë dhe luftarak luftonin edhe me retë që kalonin sipër tyre”.

Ku dhe pak historianë si e Voigt, Jorgu e ndonjë tjetër dhe se fundi historiani zviceran Shmid me një tendencë të theksuar për të ulur vlerat e Skënderbeut e të veprës së tij, që e vlerësojnë Skënderbeun si një strateg  vetëm të luftës guerile. si një komandant çetash të malësorëve. Sigurisht Skënderbeu ishte një komandant shumë i zoti i luftës guerile, por ai ishte njëherazi strateg dhe komandant po kaq i zoti i luftës së rregullt. Analiza e luftërave dhe betejave  të zhvilluara tregoi qartë se Skënderbeu, duke qenë një njohës i thellë i artit ushtarak, kombinoi me mjeshtëri luftën e rregullt me luftën guerrile.

Për t’u ndeshur më kundërshtarin jo vetëm më metodat e luftës partizane, por edhe me beteja në fushë të hapur. Skënderbeut i duhej së pari të ndëshkonte një ushtri të rregullt. Ushtria e Skënderbeut me mundësi mobilizimi prej 15-20 mijë luftëtarësh e aftë të përhapej me shpejtësi në fushën e luftës, përbëhej nga garda pretoriane, repartet e kufirit dhe forcat ndihmëse. Strategjia e Skënderbeut vlerësoi drejt sasinë dhe cilësinë e ushtrisë si në pikëpamje të cilësive morale, ashtu edhe të aftësive taktiko e profesionale. Për kompletimin e ushtrisë Skënderbeu vendosi parimin “burrë për shtëpi” dhe hartoi listat e rekrutimit. Ky sistem që ka tiparet e shërbimit të detyrueshëm ushtarak ishte mjaft i përhapur për kohën. Ai jepte mundësi për realizimin me shpejtësi të mobilizimit të përgjithshëm të popullit në luftë. Skënderbeu krijoi kështu i pari në Evropë në periudhën e mesjetës ushtrinë e përhershme dy vjet para Karlit XII në Francë i cili, vetëm në vitin 1445 krijoi një lloj ushtrie të përhershme dhe këtë ushtri. Shmidi e vlerëson si një masë të vogël luftëtarësh fshatarë e blegtorë krejt ndryshe nga çka na dëshmon Fallnagjer së “në krahinën e stërgjyshërve në Mat u bë regjistrimi në listë i banorëve të aftë për të luftuar".

Beteja të ushtrisë shqiptare të komanduara nga Skënderbeu

Kjo ushtri më tipare të plota të një ushtrie të rregullt hedh vetëm themelet për të përdorur në fushën e luftës si taktikën partizane, ashtu dhe atë të luftës së rregullt. Konkluzione më të qarta mund të nxjerrim nëpërmjet një analize të argumentuar të betejave të ushtrisë shqiptare të komanduara nga Skënderbeu.

Së pari duhet të sqarojmë së lufta e rregullt në periudhën e mesjetës kryhej nëpërmjet ndeshjes në fushë të hapur të masës kryesore të forcave të të  palëve, të cilat mund të jenë rreshtuar përballë njëra-tjetrës ose fillojnë luftimin me afrimin në fushën e betejës. Të kësaj natyre janë një varg i tërë betejash të zhvilluara ndërmjet ushtrisë shqiptarë të udhëhequra nga Skënderbeu dhe ushtrisë osmanë. Po ndalemi në një trajtesë të shkurtër të 2-3 betejave, betejës së Torviollit dhe asaj të Albulenës ku tiparet e luftës së rregullt shfaqen qartë.

Në fushën e Torviollit, ku u zhvillua dhe beteja e parë në qershor të vitit 1444, ishin përhapur përballë njëra-tjetrës forcat turke me një efektiv prej 25.000 vetësh (këmbësorë e kalorës) dhe ato shqiptare. 9.000 luftëtarë në fushë të hapur dhe 6.000 të tjerë (kalorës e këmbësorë) të vendosur në mënyrë të fshehtë në shpinë të rendimit luftarak. Pas luftimesh të ashpra të të dy palëve, në një moment të vështirë Skënderbeu futi në luftim rezervën e maskuar, e cila përcaktoi fatin e betejës. Pas goditjesh të befasishme e të rrufeshme të rezervës, beteja përfundoi me shpartallimin e plotë të ushtrisë turke.

Beteja e Torviollit e zhvilluar në fushë të hapur ku të dy palët ishin rreshtuar përballë njëra-tjetrës, përmbushte të gjitha kriteret e një beteje sipas modeleve të luftës së rregullt. Kjo betejë farkëtoi më tej bashkimin luftarak të popullit shqiptar si dhe forcoi simpatinë dhe besimin e tij te Skënderbeu dhe për ushtrinë e re shqiptare të komanduar prej tij. Ajo pati jehonë të madhe edhe jashtë Shqipërisë dhe i bëri fuqitë Evropiane të drejtojnë vëmendjen e tyre përsëri te Shqipëria.

Gjatë viteve në vijim betejat e rregullta ndjekin njëra- tjetrën, si beteja e Drinit dhe Oranikut në vitin 1448. Beteja e Pologut e vitit 1453, ajo e Oranrikut e vitit 1456 e shumë të tjera. Por beteja në të cilën Skënderbeu shfaqi largpamësi, aftësi mahnitëse dhe nivel të lartë strategjik, ishte beteja e Albulenës e zhvilluar në verën e vitit 1457. Ajo ishte ndër betejat më të mëdha mësymëse të zhvilluara në fushat e Evropës gjatë shekujve XV-XVI.

Veprimet luftarakë filluan më një tërheqje të thellë strategjike mashtruese te ushtrisë shqiptare, nga brezi kufitar në drejtim të Lezhës, duke synuar të krijojë te komanda turke bindjen e gabuar se forcat shqiptarë ishin të paorganizuara e të paafta për të përballuar ushtrinë e madhe turke, çka e detyroi të kërkonte ndihmë te Venetiku. Vijoi pastaj një heshtje e plotë prej 4-5 javëve e forcave të Skënderbeut, që e bëri mashtrimin tërësisht të besueshëm. Në të tilla rrethana si vigjilenca e komandës ashtu dhe disiplina e gatishmëria luftarake e forcave turke të përhapura në mënyrë të çrregullt në fushën e Albulenës po shkonin drejt rënies. Shthurja disiplinore dhe vapa e madhe e gushtit e kishin dobësuar aftësinë luftarake të kësaj ushtrie. Ideja e mashtrimit të Skënderbeut ishte realizuar me shumë sukses. Në momentin e përshtatshëm në mesditën e 7 shtatorit, formacionet shqiptare të cilat kishin zënë në mënyrë të befasishme lartësitë në lindje të fushës së Albulenës kaluan në mësymje të vrullshme e të fuqishme dukë e gjetur në befasi të plotë ushtrinë osmane. Humbjet e para për turqit të tmerruar e në panik ishin shumë të mëdha. Pas përpjekjeve për t’u organizuar, luftimi mori tërësisht pamjen e një beteje të rregullt, por zotërimin e gjendjes dhe epërsinë morale i kishin forcat shqiptare. Veç humbjeve të shumta që forcat turke pësuan në fushën ë betejës, grupime të çrregullta trupash asgjësoheshin nga pritat e ngritura në rrugët e tërheqjes. Fitorja ishte mahnitëse. Ushtria e vogël shqiptare prej 17.000 luftëtarësh mundi ushtrinë e madhe turke prej 50.000 vetësh. Humbjet ishin të pallogaritshme, rreth 20.000 të vrarë në fushën e betejës, veç shumë të tjerëve gjatë rrugëve të tërheqjes.

Fitorja e Albulenës ishte rrjedhojë e manovrës së thellë strategjike e cila bëri të mundur së pari mashtrimin e armikut dhe së dyti, nxjerrjen e forcave në kushte të përshtatshme si në pikëpamje të terrenit, ashtu dhe të befasisë së goditjes. Një manovër me përmasa të tilla e me një ide kaq të qartë nuk njihej atëherë jo vetëm nga ushtritë e vogla të vendeve të Evropës, por edhe nga ushtria e madhe turke. Po kështu, ndërtimi i formacionit të luftimit, mënyra e zhvillimit të mësymjes dhe rezultatet që arriti i japin betejës së Albulenës tiparet e një beteje fushore të përmasave të mëdha e zhvilluar sipas të gjitha kërkesave të luftës së rregullt. Është një ndër ato beteja kulmore të historisë së luftërave që mund të arrihet nga strategë e komandantë të mëdhenj, me vizion e personalitet të veçantë e që gëzojnë adhurimin e besimin e plotë të ushtrisë. Por ka historianw të cilët edhe pse i pranojnë përmasat e betejës së Albulenës, e vlerësojnë atë si një mësymje masive e rezultative, mohojnë manovrën strategjike të ushtrisë shqiptare.

Edhe vetë Shmidi pranoi së “Kjo (Albulena) ishte fitorja më e madhe që kishte arritur ndonjëherë Skënderbeu në fushë të hapur”. Por i ndikuar nga kronikat serbe, sipas të cilave tërheqja e Skënderbeut ishte katastrofë, apo edhe nga ndonjë e dhënë tjetër e kohës, Shmid konkludon së “ishin ndihmat e mëdha papnore në të holla e flotë të cilat e kthyen fatin e ndërruan shortin". Po si kthyen fatin a thua si më magji, ashtu menjëherë si, me shkopin magjik. Jo zoti

Shmid, nuk mund të organizohet e të vihet në gatishmëri një ushtri e cila, sipas jush ishte e shpërndarë, shpartalluar e demoralizuar brenda pak javësh (në kushtet e shek. XV) edhe me mbështetjen e një ndihme financiare. Është absurde të mendosh se mund të mobilizohet, organizohet e të nxirren grupimet në pozicionet e nisjes e gjithë kjo veprimtari në afërsi të fushimit të ushtrisë turke prej 50000 vetësh, e komanda turke të mos marrë asnjë njoftim. Mesa duket informacioni i rremë i përhapur nga Skënderbeu pati ndikimet e veta, duke futur në rrjetin e mashtrimit jo vetëm komandën turke, por edhe më gjerë. Ndërkohë, historianit i takon t’i studiojë me kujdes të gjitha të dhënat e kohës, në të cilat shpesh gjejmë njoftime kontradiktore, të bëjnë përzgjedhjen për të kuptuar zhvillimin real të gjendjes.

Fitorja në Albulena pati pasoja tepër të rëndësishme. Sulltan Mehmeti II u detyrua të bëjë përpjekje të shumta për të nënshkruar me Skënderbeun paqen. Në pamundësi të saj u detyrua që për disa vjet rresht të heqë dorë nga strategjia mësymëse dhe të kalojë në strategji mbrojtëse. Fitorja e ushtrisë shqiptare pati rëndësi të madhe edhe në planin ndërkombëtar. Me dështimin e përpjekjeve të Perandorisë Osmane për pushtimin e Shqipërisë, dështoi në të njëjtën kohë edhe mundësia e zbatimit të planit strategjik të saj për pushtimin e Evropës.

Krijimi i aleancave ushtarake

Një nga detyrat më të rëndësishme të strategjisë, ku Skënderbeu shpalosi talentin e tij jo vetëm si strateg, por edhe si diplomat, ishte krijimi i aleancave ushtarake. Në vlerësimin e kësaj detyre Skënderbeu mbajti parasysh se përballimi ushtarakisht i goditjeve të perandorisë më të fuqishme të asaj kohe, ishte një detyrë shumë e vështirë për një popull të vogël. Në të tilla rrethana një aksion i përbashkët i vendeve Evropiane për të përballuar vërshimin osman kishte një rëndësi të veçantë. Skënderbeu zhvilloi një veprimtari të gjerë diplomatike për të siguruar bashkëpunimin ushtarak dhe koordinimin e veprimeve të përbashkëta të popujve evropianë nëpërmjet formimit të koalicioneve anti-osmane.

Themelet e kësaj veprimtarie mbështeteshin në pozitën gjeostrategjike të Shqipërisë, e cila, e vendosur në bregun lindor të Adriatikut, përbën një kryeurë të favorshme prej nga forcat e ushtrisë turke mund të hidheshin në Itali, e mandej të sulmonin Evropën. Për rrjedhojë lufta shqiptaro-turke e shek. XV mbronte jo vetëm lirinë e pavarësinë e popullit shqiptar, por edhe të popujve të tjerë të Evropës. Aleatët më të rëndësishëm për një aksion të përbashkët kundër Perandorisë Otomane ishin vendet e Evropës Qendrore dhe shtetet italike, të cilat gjithashtu ishin nën goditjen e drejtpërdrejtë të ushtrisë Osmane. Kjo situatë çoi në krijimin e aleancave dhe

organizimin e bashkëveprimit strategjik me Huniadin e Hungarisë, me Republikën e Venedikut, më mbretërinë e Napolit dhe Papatin. Edhe pse këto aleanca patën rezultatet e veta pozitive, nuk arritën objektivin kryesor strategjik, krijimin e një kryqëzate të përgjithshme ku Shqipërisë dhe Skënderbeut i ishte besuar një rol kryesor. Në të gjitha përpjekjet e bëra në këtë drejtim (për një periudhë gati 15 vjeçare), dështuan disa papë.

Kancelaritë e vendeve evropiane nuk i kursyen vlerësimet për Skënderbeun. Ato e cilësuan atë me frikë e respekt si formidable (i tmerrshmi) dhe i pa korruptuar. Sidoqoftë aleatët e jashtëm të Skënderbeut, me sa duket i ndërtuan marrëdhëniet e tyre më këtë strateg të shquar e diplomat të madh, duke u udhëhequr nga interesat e tyre imediate dhe jo nga ato të perspektivës. Në këto kushte populli shqiptar më prijësin e tij Skënderbeun, pa nënvlerësuar vlerën e faktorit të jashtëm e ndihmat që i dhanë në periudha të ndryshme, iu desh të mbështetej fuqimisht në truallin e vet e në rezervat e brendshme për t’iu bërë pengesë pushtuesve ormanë, duke mbrojtur jo vetëm lirinë e pavarësinë e Atdheut të tij për më tepër së një çerek shekulli, por u shfaq edhe si një forcë e madhe e pengesë e fuqishme kundër shtrirjes së agresionit otoman në drejtim të Evropës Perëndimore.

Atësitë e shumanshme të Skënderbeut nxorën në dritë strategun e komandantin më famë botërore. Skënderbeu dhe ushtria shqiptare hapën një front lufte në ekstremin perëndimor të Perandorisë Otomane, por në një drejtim tepër të rëndësishëm gjeostrategjik. Skënderbeu vlerësohet si gjenerali guximtar dhe strategu që askush nuk e zotëroi më mirë se ky mjeshtërinë e luftës, çka bëri që Papa Kaliksti IV ta emërojë Kapiten të Përgjithshëm të Selisë së Shenjtë.  Përballë këtyre fakteve të pohosh, sikurse vepron Shmid së Skënderbeu "nuk ishte asnjëherë në qendër të strategjive të mëdha”, sepse Sulltani ndiqte të tjera objektiva lufte e boshti i kryengritjes në malet perëndimore ua kishte lënë komandantëve të vet, do të thotë të injorosh tërësisht zhvillimin e ngjarjeve. Sigurisht Perandoria Osmanë në planet e saj të zgjerimit kishte drejtime strategjikë tepër të rëndësishme por pa dyshim një nga këto drejtime ishte edhe ai i Shqipërisë. Kujtojmë këtu se Skënderbeu dhe ushtria ë tij u ndeshën dhe fituan kundër dy sulltanëve më të mëdhenj të perandorisë dhe 15 gjeneralëve nder më të zgjedhurit e saj. Madje vetë Shmid kundërshton vetën kur pohon së “‘sundimtarin arbër po hynte gjithnjë e më shumë në qendër të planeve strategjikë në perëndim dhe në Anatoli”.

Vlerësimet për heroin tonë kombëtar Skënderbeun janë plotësisht të dokumentuara, të vlerësuara e të gjithë pranueshme, janë njëherazi një dëshmi e qartë e madhështisë së këtij personaliteti historik. Përballë këtij realiteti të shtosh tezën së Skënderbeu na qenka një mit e të zvogëlosh sadopak vlerat dhe meritat e Skënderbeut si personalitet shumë planesh është më shumë së dashakeqe, e në rastin më të mirë tregues i një naiviteti të theksuar. Pse mit?! Pse është njohur e vlerësuar botërisht, se është bërë burim frymëzimi për popujt e madje për shumë poet e shkrimtarë. Me çfarë logjike ngrihen e thonë se Skënderbeu na qenka një mit?! Një absurditet i tërë. Nëse është shndërruar në mit në kuptimin pozitiv të fjalës është një tregues tjetër i vlerave dhe meritave të tij. Një fenomen i tillë ndodh me personalitete shumë të fuqishme që kanë lënë mbresa të thella në ndërgjegjen e popujve. Në këtë rast është detyrë e historianëve që nëpërmjet studimeve të thelluara të na japin figurën e Skënderbeut me të parët pa cenuar vlerat dhe madhështinë ë tij.

Video e incidentit në Egje mes anijeve greke dhe turke

Posted: 17 Feb 2018 01:31 AM PST

Incidenti  që shkaktoi tension të madh në Egje kur një fregatë greke “Gavdos 090” u godit nga një anije turke patrullimi është regjistruar nga kamerat e sigurisë së fregatës greke. Anija turke e patrullimit e përplasi luftëanijen greke 60 metra të gjatë 20 minuta para mesnatës të së hënën.

Në deklaratën e saj Komanda e Kapitenerisë greke tha se  “Në lindje të ishullit Imia brenda ujërave territoriale greke, një anije turke patrullimi bëri manovra të rrezikshme dhe goditi në majë anijet GS” 090 “, e cila ishte duke kryer patrullim.

​​Ministria e Jashtme turke akuzoi ministrin e Jashtëm grek Kotzias se ka adoptuar një qëndrim jo të qetë, të cilin e karakterizon të papërgjegjshëm dhe përtej kufijve. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke i përshkroi si “alarmante” këto deklarata dhe kujtoi bisedën e fundit telefonike të Aleksis Tsipras dhe homologu i tij turk, duke vënë në dukje se Ankaraja pret që Athina të marrë hapat e nevojshëm për të ulur tensionin. Për më tepër, ai vuri në dukje se dy kryeministrat ranë dakord që problemet të zgjidhen përmes dialogut.

“Në këtë kontekst, ne theksojmë edhe një herë se vendi ynë mbështet uljen e tensioneve në Egje. Por për fat të keq, duket se ministri i Jashtëm grek ka miratuar një qasje që nuk është e qetë, duke tejkaluar kufijtë – thuhet në deklaratën e cituar nga ResPublica.

b.m. / dita

Vehbi Bushati emërohet drejtori i ri i Policisë së Shkodrës

Posted: 17 Feb 2018 01:25 AM PST

Vehbi Bushati emërohet drejtori i ri i Policisë së Shkodrës pas një karriere të gjatë në Policinë e Shtetit.

Ai ka mbajtur detyra të rëndësishme si shef komisariati në disa rrethe të vendit, zëvendësdrejtor dhe drejtor në qarqet: Shkodër, Lezhë, Dibër, Korçë, Vlorë.

Po kështu Bushati ka mbajtur detyra të rëndësishme dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si Drejtori i Krimeve e së fundi prej 4-5 vjetësh mban detyrën e zëvendësdrejtorit të drejtorisë së Antiterrorrit.

Bushati është vlerësuar me tituj e medalje të ndryshme gjatë karrierës së tij në Policinë e Shtetit.

Në vitin 2008 bashkia e Vlorës e shpalli kontribuues të vitit dhe në vitin 2016 ka marrë medaljen e nderit, për shërbime të shquara dhe profesionalizëm të lartë të treguar në ndjekjen, hetimin dhe goditjen e aktiviteteve terroriste.

Bushati zëvendëson Gjovalin Lekën, i cili ka marrë postin e drejtorit të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike në Tiranë

o.j/dita

Lejet e lindjes, ISSH: Dokumentacioni i kërkuar për 12 kategoritë përfituese

Posted: 17 Feb 2018 01:01 AM PST

Pranvera Kola

Leja e lindjes përfitohet vetëm në rastet kur konfirmohet se gruaja ka 12 muaj periudhë sigurimi para se t'i lindë e drejta e përfitimit të kësaj pagese. Nga ky rregull mund të përjashtohen vetëm rastet kur e drejta e pagesës për barrëlindjen e radhës ndodh brenda 24 muajve nga data e lindjes së fëmijës së mëparshëm.

Sipas kushteve të përcaktuara në Ligjin e Sigurimeve Shoqërore (i ndryshuar), koha e përfitimit të lejes së lindjes do të jetë 365 ditë kalendarike, duke përfshirë këtu një minimum prej 35 ditësh para dhe 63 ditësh pas lindjes së fëmijës.

Për gruan që do të ketë në barrë më shumë se një fëmijë, periudha e përfitimit do të jetë 390 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 60 ditë para dhe 63 ditë pas lindjes së fëmijëve.

Pas periudhës prej 63 ditësh pas lindjes, përkujdesin ndaj fëmijës e ka dhe babai i siguruar, kur këtë të drejtë nuk e ushtron apo nuk plotëson kushtet për ta përfituar nëna.

Gjithashtu të drejtën për të përfituar këtë pagesë e gëzon edhe nëna që birëson fëmijë të moshës deri në 1 vjeç dhe që ka qenë e siguruar jo më pak se 12 muaj. Leja në këtë rast fillon ditën e birësimit, por jo më parë se mbas ditës se 63 të lindjes së fëmijës, dhe vazhdon jo më shumë se 330 ditë nga dita e lindjes së fëmijës. Minimumi i lejes për birësuesen është 28 ditë.

Kur një fëmijë është birësuar gjatë lejes së lindjes, nëna që ka lindur, do të ketë një periudhë përfitimi deri në ditën e birësimit, por jo më pak se 63 ditë pas lindjes.

Lidhur me masën e përfitimit në ligj përcaktohet se e ardhura për barrëlindje për gruan e siguruar është sa 80 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës për pagesë për periudhën e paralindjes dhe për 150 ditë kalendarike pas lindjes, si dhe 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës për pagesë për periudhën tjetër në vazhdim.

Në vijim të shkrimit gjeni të detajuar dosjen e plotë të dokumenteve që duhet të shoqërojnë kërkesën e përfitimit që dorëzohet në Agjencinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për të vetëpunësuarat dhe vetëpunësuarit në qytet e fshat, për përfituesit e pagesës së papunësisë, për të punësuarat, për prindërit që birësojnë fëmijë, për të punësuarit kur të drejtën e përfitimit të lejes së lindjes e ndërpret nëna, si dhe për kategoritë që kërkojnë të përfitojnë vetëm shpërblim lindje.

Dokumentacioni që kërkohet

  1. Për të vetëpunësuarën në qytet

 Raportet e paralindjes dhe pas lindjes.

Vërtetimi i pagës bruto/neto të një viti më parë nga data e lindjes së të drejtës (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore, ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatim-taksave).

Certifikatë martese (nëse i ndryshon mbiemri tek vërtetimi i pagës dhe raporteve).

Certifikatë familjare.

Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje, ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore).

Fotokopje të licencës, ose të dokumentit të lëshuar nga QKR-ja.

Fotokopje të Kartës së Identitetit.

  1. Për të vetëpunësuarin në qytet

Raportet

Vërtetimi i pagës bruto/neto të një viti më parë nga data e lindjes së të drejtës (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore, ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatim-taksave).

Vërtetim që nuk vazhdon më aktivitetin (duhet të saktësohet data e mbylljes së aktivitetit).

Certifikatë familjare.

Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore).

Fotokopje të licencës ose të dokumentit të lëshuar nga QKR-ja.

Fotokopje të Kartës së Identitetit.

Vërtetim vjetërsie për nënën e fëmijës nga subjekti ku punon ose nga zyra e punës.

  1. Për përfitueset e pagesës së papunësisë

Raportet e paralindjes dhe pas lindjes.

Vërtetimi i pagës bruto/neto të subjektit ku ka punuar para daljes në asistencë (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore, ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatim-taksave.

Vërtetim page nga zyra e asistencës (të cilësuar datën e pagesës së fundit).

Certifikatë martese (nëse i ndryshon mbiemri tek vërtetimi i pagës dhe raporteve).

Certifikatë familjare.

Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje, ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore).

Fotokopje të Kartës së Identitetit.

  1. Për përfituesit e pagesës së papunësisë

Raportet pas lindjeje.

Vërtetimi i pagës bruto/neto tek subjekti ku ka punuar përpara daljes në asistencë (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatim-taksave).

Vërtetim page nga zyra e asistencës (të cilësuar datën e pagesës së fundit).

Certifikatë martese.

Certifikatë familjare.

Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje, ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore).

Fotokopje të Kartës së Identitetit.

Vërtetim vjetërsie për nënën e fëmijës nga subjekti ku punon, ose nga zyra e punës.

  1. Për të vetëpunësuarat në bujqësi

Kërkesa për përfitim sipas formularit tip të përcaktuar për këtë kategori.

Raportet e para dhe pas lindjes.

Vërtetim vjetërsie në punë (formulari tip i bujkut).

Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje, ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore).

Certifikatë familjare.

Certifikatë martese.

Fotokopje të Kartës së Identitetit.

  1. Për të vetëpunësuarit në bujqësi.

Kërkesa për përfitim sipas formularit tip të përcaktuar për këtë kategori.

Raportet pas lindjes

Vërtetim vjetërsie në punë (formulari tip i bujkut). Bashkangjitur këtij vërtetimi duhet edhe vërtetimi nëse nëna e fëmijës ka bërë ose jo derdhje si e vetëpunësuar në bujqësi).

Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore).

Certifikatë familjare.

Certifikatë martese.

Fotokopje të Kartës së Identitetit.

  1. Për të punësuarat

Raportet e paralindjes dhe pas lindjes.

Vërtetimi i pagës bruto/neto të një viti përpara nga data e lindjes së të drejtës (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatim-taksave).

Certifikatë martese (nëse i ndryshon mbiemri tek vërtetimi i pagës dhe raporteve).

Certifikatë familjare.

Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje, ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore).

Fotokopje të Kartës së Identitetit.

Listë-pagesa (formulari tip)

  1. Për të punësuarit

Raportet pas lindjes.

Vërtetimi i pagës bruto/neto të një viti përpara nga data e lindjes së të drejtës (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatim-taksave).

Certifikatë martese

Certifikatë familjare

Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje, ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore).

Fotokopje të Kartës së Identitetit

Vërtetim vjetërsie për nënën e fëmijës nga subjekti ku punon ose nga zyra e punës

Listë-pagesa ( sipas formularit tip).

  1. Për të punësuarat kur birësojnë fëmijë

Raportet pas lindjes.

Vërtetimi i pagës bruto/neto të një viti përpara nga data e lindjes së të drejtës (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore, ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatim-taksave).

Certifikatë martese (nëse i ndryshon mbiemri tek vërtetimi i pagës e raporteve).

Certifikatë familjare.

Certifikatë lindje të fëmijës.

Fotokopje të Kartës së Identitetit.

Fotokopje të dokumentit që ka birësuar fëmijën (cilësuar data).

Listë-pagesa (formulari tip), ose kërkesa për përfitim sipas formularit tip.

  1. Për të punësuarit kur birësojnë fëmijë

Raportet pas lindjes

Vërtetimi i pagës bruto/neto të një viti përpara nga data e lindjes së të drejtës (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatim-taksave).

Certifikatë martese.

Certifikatë familjare.

Fotokopje të Kartës së Identitetit.

Vërtetim vjetërsie për nënën e fëmijës nga subjekti ku punon ose nga zyra e punës.

Listë-pagesa (formulari tip) ose kërkesa për përfitim, sipas formularit tip.

  1. Për të punësuarit kur të drejtën e përfitimit të lejes së lindjes e ndërpret nëna

Raportet pas lindjes

Vërtetimi i pagës bruto/neto të një viti përpara nga data e lindjes së të drejtës (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatim-taksave).

Certifikatë martese.

Certifikatë familjare.

Fotokopje të Kartës së Identitetit.

Vërtetim për nënën e fëmijës nga subjekti që është rikthyer në punë.

Listë-pagesa ose kërkesa për përfitim, sipas formularit tip.

  1. Për të siguruarit që kërkojnë të përfitojnë vetëm shpërblim lindje

Vërtetimi i pagës bruto/neto të një viti përpara nga data e lindjes së të drejtës (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatim-taksave).

Certifikatë martese;

Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore).

Certifikatë familjare.

Fotokopje të Kartës së Identitetit.

Listë-pagesa (formulari tip) ose kërkesa për përfitim, sipas formularit tip.

 

 

Nuk ju pëlqen versioni i ri i Snapchat?Epo gjejeni çfarë:Ceo-s nuk i intereson fare!

Posted: 17 Feb 2018 12:54 AM PST

Kushdo që përdor rrjetin Snapchat,duhet të jetë duke kaluar një periudhë acarimi me update-in e ri që kompania i ka bërë.

Nëse mendoni që është i ngatërruar dhe dëshironi ti riktheheni versionit të vjetër,nuk jeni vetëm.

Por gjejeni cfarë?Ceo-s nuk i intereson fare!

Po fare fare ama.Madje ai thotë që ata që ankohen tani,më parë e kanë suportuar në këtë ndryshim që planifikohej prej kohësh të bëhej.

a.k/dita

 

 

 

Supermodelja Behati Prinsloo lind vajzën e saj të dytë !

Posted: 17 Feb 2018 12:39 AM PST

Kur menduam se supermodelja e "Victoria Secret",Behati Prinsloo,do kthehej shpejt në pasarelë pas lindjes së parë,ajo dha lajmin si rrufe në qiell të hapur që ishte sërish shtatzanë.

Bashkëshortja e këngëtarit Adam Levine,thuhet se sapo ka lindur vajzën e saj të dytë dhe emrin ja kanë vendosur Geo Grace Levine.

Ne nuk na mbetet gjë tjetër vecse të shohim sesi Behati do humbasë kilogramët në pak javë si me magji ,dhe do rikthehet në modeling si të mos ketë lindur 2 fëmijë në 2 vite.

Ahh gjithashtu jemi këtu për të dëshmuar sesi vajzat e saj do jenë të suksseshme si e ëma.Fundja dardha nën  dardhë bie!

My maniac. ❤❤❤❤❤❤❤❤

A post shared by Adam Levine (@adamlevine) on

a.k/dita

Shfrytëzonte lokalin për prostitucion, në pranga 46-vjeçarja

Posted: 17 Feb 2018 12:39 AM PST

Policia ka goditur një rrjet prostitucioni në qytetin e Gjirokastrës, gjatë natës së kaluar, duke vënë në pranga tre shtetas. Uniformat blu njoftojnë se kanë arrestuar pronaren e lokalit, Vasilika L., 46 vjeçe, dhe kamerieren, E. A., 34 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëra-tjetrën shfrytëzonin për prostitucion vajzat, në ambientet e lokalit.

Gjithashtu, në pranga ka rënë dhe shtetasi Vladimir Koleta, 50 vjeç, i cili akuzohet për moskallëzim të krimit.

Sipas policisë, “Vasilika L. ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjet e tyre me shtetasen E.A. kundrejt shumave të ndryshme“.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3000 lekë dhe 5 telefona celularë. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

o.j/dita

Kur Rihanna vesh çfarë t’i dalë përpara por ne sërish e dashurojmë!

Posted: 17 Feb 2018 12:24 AM PST

Përgjithësisht personazhet publike qëllojnë në zgjedhjet e veshjeve të tyre(posi jo,kur ke një staf  të tërë që kujdeset për këtë pjesë),por disa të tjerë ndonjëherë rrezikojnë tejmase duke sjellë në syrin e fansave disa kombinime të çuditshme ose e thënë ndryshe:thikë me dy presa.

Një personazh I tillë është edhe Rihanna që vjen gjithmonë ndryshe dhe disa herë në fije të perit.Por çe do që për sa kohë ta veshë kjo vajzë, veshja do kthehet në stil dhe reagimi masiv do jetë:"Oh sa bukur,duhet të jetë shumë në modë për sa kohë e ka veshur RIRI".

Ne ju sugjerojmë tu hidhni një sy fotove më poshtë dhe të gjykoni vetë.

a.k/dita

10-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, “Newborn” merr pamje të re

Posted: 17 Feb 2018 12:24 AM PST

Shkronjat që formojnë monumentin e NEWBORN kanë marrë një pamje të re sot, në 10 – vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

"New10orn" është pamja e re e Obeliskut të Pavarësisë së Kosovës, i cili ditë më parë u hoq nga vendi ku është vendosur që prej 17 shkurtit të vitit 2008, për t'u pastruar nga ndryshku i akumuluar prej një dekade.

o.j/dita

Urimi presidencial për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Posted: 17 Feb 2018 12:10 AM PST

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një mesazh urimi homologut të tij kosovar, Hashim Thaçi, me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

"I nderuar Zoti President! Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kam privilegjin dhe kënaqësinë e veçantë t'ju përcjell në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, urimet më të ngrohta e vëllazërore.

Në këtë dekadë të parë si shtet i pavarur dhe sovran, ndajmë me ju krenarinë e përparimit të jashtëzakonshëm që Kosova ka bërë në të gjithë elementët shtetndërtues dhe të përfaqësimit të saj dinjitoz në botë", shkruan Meta.

Presidenti shqiptar vijon më tej në letrën e tij: "Jam gjithashtu i entuziazmuar që marrëdhëniet tona vëllazërore dhe ndërshtetërore janë në nivelet më të larta të bashkëpunimit, dhe janë konsoliduar në shtratin e integrimeve europiane dhe euro-atlantike, përkrah partnerëve tanë strategjikë.

Kam bindjen e thellë se, vetëdija, pjekuria dhe përgjegjshmëria e lartë shtetërore që karakterizon institucionet dhe popullin e Kosovës do të mundësojnë një zhvillim edhe më të shpejtë e të shumëdëshiruar.

Ju siguroj se, unë si President i Republikës, por edhe të gjitha institucionet e Shqipërisë do të jemi gjithmonë mbështetës e përkrah në ndërmarrjet tuaja të guximshme që fuqizojnë institucionet, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë, që konsolidojnë harmoninë e bashkëjetesës gjithëpërfshirëse dhe që thellojnë bashkëpunimin ndërkombëtar të Kosovës me miqtë dhe organizatat shumëpalëshe.

Së bashku me urimet më të mira e vëllazërore, për konsolidimin, zhvillimin dhe përparimin e mëtejshëm të Kosovës, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë", e mbyll mesazhin e tij të urimit Presidenti Ilir Meta.

o.j/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more