Skip to main content

“Flamujt brigjeve të Ibrit” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Flamujt brigjeve të Ibrit” plus 1 more Telegrafi Opinione


Flamujt brigjeve të Ibrit

Posted: 14 Feb 2018 04:04 AM PST

1.

Muaj më parë pata vizituar Mitrovicën. Qe bërë kohë e gjatë që s'më binte udha kah ky qytet. Dikur qyteti verior i Kosovës, tashmë pothuaj kufitar. Mos vet.

Me të marrë fund programi i paraparë, me shokët vendosëm të kalonim matanë Urës së Ibrit. Ishte hera e parëqë unë shkelja në atë pjesë të tokës sime. Eh, nuk e di sa mund të quhet "e imja" diçka që nuk e zotëroj. Sidoqoftë.

Sot e asaj dite ende s'e kam marrë veten nga pyetja që ma bluante kokën: si është e mundur që një lumë me gjerësi disa metrash të shndërrohej në një hendek aq të madh? Dallimi mes dy brigjeve është pakrahasimisht i madhdhe jo për nga zhvillimi, se që të dyja hapësirat dergjeshin nga lënia pas dore e shtetit të Kosovës. Veriu nga pafuqia, ndërsa jugu nga injoranca.

2.

Në pjesën veriore të qytetit, gjithandej valëviteshin flamujt serbë. Kjo s'bëhej në kuadër të së drejtës së minoritetit që të ruajë simbolet e veta etnike. Jo, jo. Përkunrazi, paraqitej si simbolikë e arrogancës dhe sfidimit të shtetësisë së Kosovës. E ky injorim dhe kjo tallje me subjektivitetin e shtetit tonë vazhdon.

3.

Dhjetëshja ka përdorim të gjerë në zhargonin popullor. Porosia e një "dhjetëshe në kajmak" edhe e kënaq shpirtin e myshteriut e që besa e bën të lumtur edhe shitësin e qebapave. Dhjetëshja në fakultet e motivon studentin. Dhjetëshi i madh i futbollit, Messi, mahnit dynjanë. Edhe e jona Republikë sivjet po bëhet dhjetë. Po, duhet pranuar, deri sot nuk na ka kënaqur si këto që u përmendën. Madje, na ka zhgënjyer. Na ka sjellë në një pozitë ku qytetarët të vënë në pikëpyetje mundin e tyre ndër dekada. Por, mendja jonë kolektive ka nevojë të perceptojë faktin se republika është më shumë se qebapat, fakulteti e futbolli. Prandaj përpjekja që lipset për ta mbajtur e konsoliduar atë i tejkalon këto tjerat.

4.

Flamuri është një simbol i shtetit dhe përdorimi i tij rregullohet me ligj. Flamuri shtetëror i Kosovës nuk është demokratik. Në procesin e përzgjedhjes së tij nuk është pyetur fare populli. Bile, as përfaqësuesit e tij jo. Por ama është legal. Është pranuar më pastaj nga Parlamenti. Deri sot nuk kam dëgjuar që juridikisht ndokush t'i ketë kërkuar llogari ndonjërit nga deputetët që e kanë miratuar ligjin përkatës për simbolet e shtetit apo që t'i ketë ndëshkuar me votë të njëjtit. E pothuajse në secilin përvjetor bëhet e njëjta zhurmë: duhet përfillur apo jo këtë kaltrosh evropian që na tregon se si (duhet!) i kemi kufijtë(natyrisht, pa versionin e demarkacionit) të ndriçuar nga lart me yje shumë. Tash për tash gjashtë janë, me sa di.

5.

Shija është individuale dhe për të s'ka nevojë të bindet tjetri. Megjithatë, në jetë ka gjëra që duhet t'i nënshtrohen konsensusit. Pra, një pranimi më të gjerë. Flamuri ynë republikan është një ndër kartat e identitetit të shtetit tonë. Dizajni i kartës së identitetit edhe mund të të mos pëlqejë. Zgjidhja mund të jetë ndryshimi i tij dhe jo refuzimi i tërësishëm. Nuk është e hijshme për një qytetar taksapagues të përçmojë simbolin me të cilin vendi i tij njihet ndërkombëtarisht. Pa pasur vetërespekt nuk mund të presësh diç të tillë nga tjetri.

6.

Krijimi i situatave artificiale sjell vetëm retorika boshe. Ndërkaq, koha pret si shpata. S'e kemi luksin të humbasim energji më tepër me gjëra që nuk përcaktojnë mirëqenien e përgjithshme. Romantizmi gjen shtrat në poezi, kurse në politikë realizmi. Folklori në libra e në çifteli, argumenti racional në praktikën institucionale. Së paku kështu do të duhej të ishte.

7.

Përvjetori i dhjetë i Pavarësisë do të më gjejë larg Kosovës. Me flamur të republikës apo pa të, kremtimin do ta mund ta bëj fare lirshëm. Jo si në breglumin verior të Ibrit. Paradoks, apo?

Dekada e dytë e ymrit të Republikës qoftë më e bereqetshme e më e arsyeshme se e para që po lëmë mbas!

The post Flamujt brigjeve të Ibrit appeared first on Telegrafi.

Mjegull në Aeroport, edhe më shumë në politikë

Posted: 14 Feb 2018 04:00 AM PST

Para disa javësh Prishtinën e kishte mbuluar tymi dhe pluhuri, dhe kryeqyteti ynë shënoi rekord botëror në ndotjen e ambientit. U shënua si qyteti më i ndotur i planetit. Pas Majlindës kjo është medalja e dytë e artë, në përmasa botërore.

Para një jave, Prishtinën, më saktë Aeroportin e vetëm (ndër)kombëtar, e kishte mbuluar mjegulla – një mjegull ndoshta po aq e dendur sa edhe ajo politike.

Mund edhe të mos ketë qenë (vetëm) mjegulla, sidoqoftë nuk u mor vesh se si ishte puna me vizitën e anuluar të kryeministrit malazez, në Prishtinë. Mund të ketë qenë mjegulla, e mund të ketë qenë edhe nga hutimi i përgjithshëm, në institucionet e tona, nga gëzimi i madh i papërshkrueshëm që derdhej edhe në rrjetet sociale, për ngjarjen e madhe kur, më në fund, zyrtarët institucionalë, morën vizat për të shkuar në SHBA. Pastaj u bë krejt mjegull, për të gjithë agjendat e tjera.

Në fakt, mjegulla politike në Kosovë është po aq e dendur, edhe e shpeshtë, sa edhe ajo e zakonshmja, në Aeroportin turk të Prishtinës, i cili njihet për ditët e shumta me mjegull. E si mos të jetë kur njëra kokë institucionale thotë kështu, tjetra ashtu, pastaj si me rrotacion, kur pozita ndërron qëndrim, opozita po ashtu, thuajse qëndrimet e tyre nuk janë të mbështetura në parime apo interesa, por veç në atë se çfarë qëndrimesh ka kundërshtari.

Gjithë kjo mjegull, e cila po zgjatë pafundësisht, padyshim se do të ketë edhe një ujk, madje shumë ujq që ulërijnë nëpër mjegull, sepse populli ynë i lashtë dhe i izoluar nuk gabon, sidomos kur thotë se ujqit duan mjegull. E ka nga përvoja historike.

Kështu, në pamundësi me pa çka po ndodhë nëpër mjegull, e cila nuk u ngrit kurrë nga skena jonë (para)politike, patjetër se do të rrëshqasim në teori konspiracioni, sidomos pasi puna e të gjitha institucioneve ende është e dyshuar për jo profesionalizëm, korrupsion, qëllime të këqija, sa kohëve të fundit edhe kontrolli i fluturimeve në aeroportin e Prishtinës, u rimor nga KFOR-i.

Kryesorja, kryeministri malazez, me sebep mjegullën, anuloi ardhjen e tij. Po sot, çfarë do sjell kur të vij? Me shumë gjasë, vendi fqinj nuk e ka të qartë se çfarë do Kosova! Nga krerët institucionalë, dëgjojnë deklarata të kundërta dhe është e tepërt të pritet që ata të jenë më dashamirës ndaj nevojave të qytetarëve të Kosovës sesa Presidenti, Qeveria, Parlamenti…!

Për ta bërë edhe më mjegull, javën e kaluar, nga zyra e presidentit dikush do të lëshonte deklaratë (e cila pastaj u zhduk) se presidenti nuk e ka agjendën e lirë, për takim me kryeministrin malazez, ndërkohë që një medium tjetër raporton se as kryeministri malazez nuk e kishte në agjendë takimin me presidentin e Kosovës. Hajt e merre vesh, çka po ndodhë!

Mjegulla politike dhe institucionale është edhe më e dendur, dhe ujqit përreth ulërijnë thekshëm, sa do të jetë vështirë të shpërndahet as pas kësaj vizite, gjithsesi qëllimmirë.

Çka po ndodhë me demarkacionin dhe sa mund të ndihmojë miku ynë, kryeministri i Malit të Zi, vështirë se e ka të qartë edhe vet ai. Jo vetëm mendimi i opozitës, por edhe i krerëve institucionalë është i ndarë. Presidenti insiston se marrëveshja s'ka të sharë, dhe se duhet të votohet e tillë si ishte nënshkruar nga ai, në vitin 2015, kështu që nisur nga kjo mund të kuptohet përse nuk kishte një takim, apo se si do të rridhte takimi në mes të tij dhe kryeministrit malazez. Presidenti ka problem me kryeministrin vendor, sepse kryeministri, thotë se Kosova ka humbur territor dhe se marrëveshja e vitit 2015 ishte me defekt. Kështu, në një takim eventual, presidenti do të kërkonte nga mysafiri, të mos bëjë asnjë lëshim për kryeministrin dhe një pjesë të opozitës.

Kryeministri kosovar dhe zëvendësi i tij, do të i kërkojnë mysafirit, madje thonë se ja kanë kërkuar ditëve dhe javëve, e mbase edhe muajve të fundit që të ndihmojnë, duke lënë një mundësi rishqyrtimi, të kësaj marrëveshjeje, edhe pasi e njëjta të jetë aprovuar në parlamentin e Kosovës, natyrisht, nëse konstatohen dhe dëshmohen gabime eventuale me hartat, apo numrat. Përndryshe partia e kryeministrit, dhe ajo e zëvendësit të tij, nuk do të mund të e votojnë marrëveshjen në Parlament edhe pse janë në pushtet.

Edhe në opozitë, njëjtë.

Pra, mysafiri nuk e di çfarë do Kosova institucionale, dhe nuk e di si të ndihmojë, edhe po të dojë aq më tepër kur krerët e vendit, krejtësisht papërgjegjshëm, nuk kanë arritur të gjejnë një formulë unifikuese qysh herët, para nënshkrimit të saj. Krejt kjo nga kundërshtarët e kësaj marrëveshjeje, konsiderohet, kryesisht si një nga lojërat e presidentit, i cili do mjegull, krizë dhe rigjenerohet vetëm nëpër kriza. Në anën tjetër presidenti, shanë jo vetëm opozitën por edhe të tjerët që nuk pajtohen me të, dhe në asnjë rast, që nga "hipja në fron" nuk arriti të ketë rol unifikues, ashtu si e obligon kushtetuta.

Pakkush mund të thotë, është ironi, sarkazëm apo kush e diçka tjetër, deklarata e presidentit se integriteti territorial "është tejet i rëndësishëm".

Po del se ai vërtetë nuk e ka lexuar Kushtetutën. Është obligim kushtetues, z. president. Me "gjëra" tejet të rëndësishme edhe mund të bëhet pazar. Kushtetuta nuk e njeh këtë cilësim. "Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet…"!

Nejse, kush e lexon Kushtetutën, sot?!

The post Mjegull në Aeroport, edhe më shumë në politikë appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more