Skip to main content

“Duket si kënd i zakonshëm për fëmijë, nga afër shihet se ka shumë gjëra për tu kritikuar (Foto)” plus 1 more Telegrafi Dështime

“Duket si kënd i zakonshëm për fëmijë, nga afër shihet se ka shumë gjëra për tu kritikuar (Foto)” plus 1 more Telegrafi Dështime


Duket si kënd i zakonshëm për fëmijë, nga afër shihet se ka shumë gjëra për tu kritikuar (Foto)

Posted: 27 Feb 2018 08:56 AM PST

Prindërit i kanë kritikuar zyrtarët e një qendre tregtare në Sydney të Australisë, shkaku i këndit të fëmijëve që ka 'mungesë pajisjesh dhe rrezik të lartë'.

Megjithëse duket si një hapësirë moderne ku do kalonin kohën të vegjëlit, shikimi me vëmendje tregon se shumë gjëra nuk janë në rregull, transmeton Telegrafi.

Objektet prej druri, kanë shumë kënde të thepisura, që në rast goditjesh mund t'ju shkaktonte fëmijëve dhimbje të mëdha. Kritika tjera, kanë qenë për ekranet e mëdha, që janë të ndjeshme në prekje, si dhe iPad-ët e shumtë.

"Këtu është shpenzuar shumë, por në mënyrë të gabuar. Ne po mundohemi t'i mbajmë sa më larg fëmijët, prej ekspozimit ndaj ekraneve", ka qenë një prej komenteve të shumta.

Zyrtarët e qendrës, kanë intervenuar që ta rrethojnë hapësirën me një xham të sigurt, ndërsa deklaruan se gjithçka do të ndryshojë gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/

The post Duket si kënd i zakonshëm për fëmijë, nga afër shihet se ka shumë gjëra për tu kritikuar (Foto) appeared first on Telegrafi.

Ndezi duhan pranë aeroplanit që mbushej me derivate (Video)

Posted: 27 Feb 2018 08:53 AM PST

Mbrojtësit e rendit në një aeroport të Xhakartës së Indonezisë, arrestuan udhëtarin që është parë teksa tymoste, pranë aeroplanit që po mbushej me derivate.

Udhëtarët që ishin brenda, kanë dhënë shpejtë alarmin se mund të ndodhë ndonjë aksident, por ai e kishte fikur cigaren për të hyrë brenda, transmeton Telegrafi.

Derisa i kërkonin të largohej, ai insistonte të kryente fluturimin e planifikuar për në ishullin Bali.

"Bisedojmë përjashta", ka thënë shkurt njëri prej pjesëtarëve të sigurimit, teksa e tërhiqnin atë me forcë.

Ende nuk dihet se çfarë dënimi mund të pësoi ky njeri moskokëçarës, që rrezikoi një shpërthim me pasoja të konsiderueshme. /Telegrafi/

The post Ndezi duhan pranë aeroplanit që mbushej me derivate (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more