Skip to main content

DRENICA PRESS

DRENICA PRESS


Acari në Evropë, deri tani regjistrohen mbi 20 të vdekur

Posted: 28 Feb 2018 01:53 AM PST

Evropa është paralizuar nga reshje të dendura të borës dhe temperatura disa gradë nën zero, si pasojë e një vale të ftohti të ardhur nga Siberia, që ka shkaktuar më shumë se njëzet të vdekur në katër ditë.

Kjo valë e të ftohti është cilësuar nga mediat britanike si "Bisha e Lindjes", "Ariu i Siberisë" në Holandë, ''topi i dëborës'' në Suedi apo 'Moskë-Paris' në Francë, është një kërcënim për shëndetin e më të brishtëve, të pastrehëve, apo në veçanti personave të moshuar.

Temperaturat priten të jenë nën zero gjatë mbrëmjes, duke zbritur deri në -24 gradë Celsius në shtete të ndryshme, si rasti i Gjermanisë, -29 gradë Celsius në Estoni, -18 gradë Celsius në Republikën Çeke.

Të paktën 23 persona kanë vdekur si pasojë e të ftohtit prej së premtes, nëntë në Poloni, ku pesë vetëm gjatë mbrëmjes së të hënës deri të martën, tre persona të pastrehë në Francë dhe në Republikën Çeke, pesë në Lituani, dy në Rumani, ku një grua rreth 83 vjeç u gjet sot e mbuluar nga dëbora në rrugë dhe një i pastrehë në Itali. Në Estoni i ftohti ka shënuar shtatë të vdekur gjatë gjithë muajit shkurt.

Në Suedi, temperatura -39,6 gradë Celsius u regjistrua sot në Lapland dhe Austria regjistroi temperaturën më të ulët -25,4 gradë Celsius në Flattnitz (jug), një shifër rekord për shkurtin.

Londra përjetoi sot reshje të dendura dëbore. Gazetat britanike publikonin foto mbresëlënëse të sipërfaqes së ngrirë të lumit Cam.

The post Acari në Evropë, deri tani regjistrohen mbi 20 të vdekur appeared first on DRENICA PRESS.

Aksidenti që gjakosi rrugën: Djali po qante mbi trupin e nënës

Posted: 28 Feb 2018 01:49 AM PST

Pak ditë më parë në Kavajë humbën jetën dy shtetas të cilat u përplasën nga një makinë e cila doli nga rruga e përplasi për vdekje nuse e vjehrrin.

Dëshmitarët që u ndodhen në vendin e ngjarjes në aksidentin tragjik, që i mori jetën Xhemil dhe Edlira Fiskut, rrëfyen tmerrin që panë, shkruan Panorama.

Gëzim, ju jeni ndër të parët që keni shkuar në vendin e ngjarjes. E patë se si ndodhi?

Ishte vërtet një ngjarje shumë e rëndë. Aksident shumë i frikshëm.

I mori makina përpara dhe i bëri copë të dy. Dje (pardje) pashë tmerr me sy. Një skenë në vendin e ngjarjes vërtetë e llahtarshme. Trupat e dy viktimave ishin gjymtuar.

Ndërsa fëmija 8-vjeçar qante mbi trupin e nënës së tij. Përplasja ishte shumë e fortë dhe makina i ka ngjeshur trupat në barrierën mbrojtëse metalike, e cila është shumë e mprehtë.

Një tmerr i vërtetë. Shkuam që u çuam çarçafë për të mbuluar trupat. Nuk di çfarë të them, aksident më të frikshëm nuk kisha parë në jetën time.

Për shkak se kam punën këtu, jam bërë me dhjetëra herë dëshmitar dhe kam asistuar në shumë aksidente, por ky i fundit ishte vërtetë shumë i rëndë.

The post Aksidenti që gjakosi rrugën: Djali po qante mbi trupin e nënës appeared first on DRENICA PRESS.

Interpoli heq nga lista e të kërkuarve emrat e ish – ushtarëve të UÇK-së

Posted: 28 Feb 2018 01:44 AM PST

"Kosova nuk ka nevojë të ri aplikojë për ri anëtarësim në Interpol dhe se ajo është në agjendën e saj, vetëm se duhet të futet në rendin e ditës", kwshtu ka thwnw ministri i Punwve tw Brendshme, Flamur Sefaj.

Sefaj po raporton sot para deputetëve, anëtarë në Komisionin për Punë të Jashtme, ku ka shpalosur detaje nga takimi i tij me sekretarin gjeneral të Interpolit në Lion, Jürgen Stock.

Pos kësaj, kërkesa e palës kosovare sipas tij ka qenë edhe heqja dhe eliminimi i emrave të personave nga jeta politike e Kosovës dhe ajo shoqërore, nga lista e të kërkuarve të Interpol.

Sipas tij, dy ditë pasi janë kthyer nga ky takim ata edhe kanë marrë konfirmimin e Interpolit, se kanë aprovuar heqjen e këtyre emrave nga lista e Interpolit.

 

The post Interpoli heq nga lista e të kërkuarve emrat e ish – ushtarëve të UÇK-së appeared first on DRENICA PRESS.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ‘godet’ Veselin: ‘Patriotizmi’ yt është ndarja e Mitrovicës

Posted: 28 Feb 2018 01:34 AM PST

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka kritikuar ashpër kreun e Kuvendit, Kadri Veselin, duke thënë se liberalizimi i vizave për kosovarët do të bëhet vetëm kur partia e Veselit të jetë ne opozitë.

Sipas Millakut, ndarja e Mitrovicës dhe dëmet e shkaktuara gjatë pasluftës janë 'patriotizmi' i Kadri Veselit.

Reagimi i plotë:

Nesër nuk kalon DEMARKACIONI
Liberalizimi i vizave bëhët vetëm kur PDK -ja është opozitë, atëher kur do të japin llogari të korruptuarit.
"Patriotizmi" i Kadri Veselit është ndarja e Mirtovicës dhe i të gjitha dëmëve të pasluftës që ia bëri Kosovës.

The post Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje 'godet' Veselin: 'Patriotizmi' yt është ndarja e Mitrovicës appeared first on DRENICA PRESS.

Rugova: Rrugët që sot i takojnë Malit të Zi, janë shtruar e mirëmbajtur nga Kosova

Posted: 28 Feb 2018 01:29 AM PST

Deputeti nga radhët e LDK-së, Naser Rugova, ende nuk është i sigurt se a po humb Kosova tokë me Marrëveshjen e re të demarkacionit me Malin e Zi.

Ai tregoi për kohën në vitet 2002-2003 kur ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit me ministër asokohe Zef Morinën kishte shtruar disa rrugë mbi pikën ku tani do të përcaktohet vija kufitare, shkruan rtv21.tv.

Këto rrugë siç deklaron Rugova janë shtruar me buxhet të Kosovës, me procedura të prokurimit, dhe mirëmbajtja verore dhe dimërore është bërë nga një kompani nga Istogu.

"Dua të besoj fuqishëm që Kosova nuk humb territor", përfundon Rugova./rtv.21/

The post Rugova: Rrugët që sot i takojnë Malit të Zi, janë shtruar e mirëmbajtur nga Kosova appeared first on DRENICA PRESS.

Djali nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, babai shitës cigaresh

Posted: 28 Feb 2018 01:18 AM PST

Në komunën e Leposaviqit thuajse çdo ditë mund ta shihni një person, të moshuar, teksa shet cigare nëpër rrugët e kësaj qyteze. Bëhet fjalë për Miloje Simiq, babain e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiqit.

Në disa foto të siguruar nga "Indeksonline", ai shihet me një kapelë duke fituar 'bukën e gojës' me shitje të cigareve. Vlen të theksohet se djali i Milos, Slavko i Listës Srpska, merr pagë në Kuvendin e Kosovës nga 2500 deri në 4000 euro.

The post Djali nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, babai shitës cigaresh appeared first on DRENICA PRESS.

Ja si i’a shpëtoi jetën ish-presidenti Topi aktores së njohur

Posted: 28 Feb 2018 01:13 AM PST

Aktorja Alesia Xhemalaj ka rrëfyer një prej momenteve të saj të vështira në jetën e saj si aktore. Por ai që i ka ardhur në ndihmë ka qenë ish presidenti Bamir Topi.

E ftuar në emisionin "Kush vjen për drekë", Alesia ka rrëfyer se gjatë një prezantimi në publik, aktores i ka rënë të fikët dhe në këtë moment personi që i ka dhënë ndihmën e parë mjekësore ka qenë Bamir Topi, ish-presidenti i Republikës.

"Isha e ftuar në promovimin e librit të një njeriu shumë të nderuar, isha bashkë me një kolegun tim Kristianin dhe do të lexonim disa poezi. Aty kishte njerëz shumë të rëndësishëm sepse personi në fjalë ka qenë dikush me pozitë Një ditë më përpara kisha dhënë gjak dhe atë ditë nuk kisha ngrënë mëngjes, por kisha pirë vetëm kafe dhe një gotë verë.

Sapo hipa tek poltroni fillova të lexoj: 'Gjethet bien…', dhe kaq mbaj mend se më ra të fikët. Kur hapa sytë pashë përballë dikë që më ulte dhe më ngrinte këmbët që të më qarkullonte gjaku. Ai person ishte ish-presidenti Bamir Topi", ka rrëfyer Alesia.

 

The post Ja si i'a shpëtoi jetën ish-presidenti Topi aktores së njohur appeared first on DRENICA PRESS.

Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori

Posted: 28 Feb 2018 01:08 AM PST

Disa pasanikë nga Siria vendosën të shkojnë dhe të kryejnë ritualin e shenjtë të haxhit. Me qëllim që tu shërbejë e tu përgatisë ushqimin, morën me vete një person të njohur për cilësinë e shërbimit, gatimet e shijshme dhe shpirtin e humorit. Ai nuk e kishte kryer detyrimin e haxhit dhe menjëherë pranoi. Shpërblimi i tij do të ishte heqja e të gjitha shpenzimeve të rrugës dhe të haxhit, kundrejt shërbimit. Ai e pranoi me kënaqësi këtë ofertë, aq më tepër që kishte kohë që ëndërronte të kryente haxhin, pavarësisht gjendjes së rëndë ekonomike.

Me të mbërritur në Mekë, grupi i pasanikëve mori me qera një dhomë të pajisur me kuzhinë për të gatuar. Shërbëtori menjëherë ia nisi punës gjithë gëzim që kishte ardhur në haxh dhe po përmbushte ëndrrën e tij të kahmotshme.

Një ditë, teksa po bluante grurin me dybek, pa që toka nën pjesën e dybekut lëkundej, sikur të kishte diçka të fshehur poshtë saj. La dybekun e hekurit mënjanë dhe filloi të gërmojë dheun, ku i dihej, ndoshta ishte me fat e gjente diçka me vlerë. Gëzimi i tij ishte i papërshkrueshëm kur i hasën duart në një qese me flori, brenda një sënduku të vogël. Pa djathtas e majtas se mos e kishte vënë re ndokush, por nuk pa kënd. Atëherë vendosi ta kthejë përsëri nën tokë, derisa të vijë dita e udhëtimit të kthimit. Që nga ajo orë, një vërshim mendimesh e idesh i vinin papushim në mendje, çfarë do të blinte me gjithë ato florinj, si do të ndahej përfundimisht me jetën e varfërisë, si do të bënte jetë luksi etj… Pasi përfunduan ditët e haxhit, erdhi dhe dita e udhëtimit të kthimit. Ai e fshehu mirë e mirë qesen me florinj në ngarkesën e devesë personale. Të gjithë tregonin lodhje gjatë rrugës, përveç personazhit tonë i cili dukej sikur flulturonte nga gëzimi. Ishte një udhëtim i mbushur me gëzim për floririn dhe frikë se mos i ndodh ndonjë gjë e papritur dhe e humbet.

Kur mbërritën në një luginë, meqë ishte muzg, vendosën të fushojnë dhe të flenë aty atë natë. Vetë personazhi ynë ia nisi menjëerë punës së përgatitjes së ushqimit dhe shërbimit për të cilin ishte marrë nga Siria.

Ndërkohë, papritur, njëra nga devetë merr arratinë. Ishte pikërisht deveja e shërbëtorit dhe kuzhinierit tonë. Pa pritur e pakujtuar ajo ia kishte dhënë vrapit si e çmendur, me gjithë ngarkesën në shpinë. Shërbëtori nuk e përmbajti dot veten dhe ia dha të qarës si fëmijë. Lotët nuk i ndaleshin. Pasanikët, duke parë dhimbjen e tij, i premtuan se do ti blejnë një deve të re, me gjithë plaçka e rroba. Ai, duke mos dashur tu tregojë për floririn, u tha se mbi deve kishte dhurata dhe relike që i kishte blerë në Mekë e në Medine për familjarët, prandaj ishte mërzitur aq shumë.

Të nesërmen karvani u nis për udhëtim derisa mbërritën tek familjet e tyre. Shërbëtori mbërriti në shtëpi i gjithi vrer për shkak të humbjes së floririt.

Një vit më vonë, pasanikë të tjerë u organizuan për të kryer haxhin dhe u interesuan për dikë që do tu shërbente dhe tu gatuante. Sigurisht, grupi i parë u sugjeroi personazhin tonë si kuzhinier dhe shërbëtor të mirë, duke thënë fjalët më të mira për të. Ata e kërkuan dhe ai pranoi ti shoqërojë. U nisën për rrugë. Gjatë udhëtimit ndaluan pikërisht në luginën ku i kishte humbur deveja, aty pranë vendfushimit të vitit të shkuar.

Shërbëtori, meqë kishte akoma pak diell, u shmang pak për nevoja personale dhe u largua paksa nga kampi. Rrugës pa një pus të braktisur dhe të tharë. U afrua dhe zgjati kokën për të parë brenda pusit, ku dalloi një deve të ngordhur. Menjëherë u zvarrit poshtë, gjithë shpresë që të ishte deveja e tij që mbartte floririn e tij. Deveja kishte ngordhur dhe i kishin mbetur vetëm kockat dhe qimet, ndërkohë që ngarkesa, e në veçanti floriri, ishin të paprekur. Mori floririn dhe e fshehu mirë në trup. Iu kthye gëzimi e hareja e një viti më parë.

Pasi mbërritën në Mekë, morën me qera të njëjtën dhomë që kishin pasur tregtarët e një viti më parë. Pasi ishin rehatuar në dhomë, personazhi ynë vajti tek kuzhina për të gatuar. Aty, mendoi ta kthejë floririn në vendin ku e kishte gjetur, për marrë përsëri pasi të kryenin haxhin dhe të niseshin për rrugën e kthimit. Në një nga ditët e haxhit, në dhomën e marrë me qera nga pasanikët, ia behu pronari i shtëpisë. Pasi kërkoi leje, ai hyri brenda dhe shkoi në kuzhinë, ku gjendej kuzhinieri duke gatuar. Ai vajti tek vendi ku ishin fshehur florinjtë, gërmoi dhe i nxorri që andej.

Shërbëtori zgurdulloi sytë, iu afrua dhe e pyeti:"Çfarë more që andej?!"
Pronari i shtëpisë iu përgjigj:"Floririn tim mora. Kisha vite që e kisha fshehur atyr dhe sot më duhej, prandaj erdha dhe e mora."

Kuzhinieri nuk e mbajti dot veten dhe i tha: "Po a e di që kjo qese floriri ka qenë deri në rrethinat e Sirisë dhe është kthyer sërish në këtë vend, pa i munguar as dhe një monedhë?"

I zoti i shtëpisë u përgjigj: "Pasha Zotin sikur të bridhte mbarë botën, jam i bindur që do të kthehej sërish aty ku e pata fshehur unë, sepse së pari e kam fituar me hallall, së dyti "e pastroj" duke ndihmuar fukarenjtë dhe hallexhinjtë dhe së treti ia kam lënë amanet vetë Zotit që ta ruajë. /InfoShqip.com

The post Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori appeared first on DRENICA PRESS.

“Si shkatërohen shtetet”, ja si ju përgjigj dijetari sulltan Sulejmanit

Posted: 28 Feb 2018 01:03 AM PST

Sundimi i sulltanit Sulejman Kanuni, sipas mendimit të historianëve, konsiderohet si epoka e artë e Perandorisë Osmane. Kufijtë e Perandorisë ishin zgjeruar si asnjëherë më parë dhe shumë vende kishin hyrë nën administrimin e saj. Mirëqenia ishte shtrirë në të katër cepat e perandorisë.

Megjithatë, sulltanin e shqetësonte diçka. Nga studimi i historisë, ai kishte vënë re se çdo shtet i fuqishëm fillonte ligështimin pas një farë kohe. Çdo popull e kishte një fund. Po fundi i Perandorisë Osmane kur mund të vinte? A ishte e mundur që të shmangej diçka e tillë?

Këto pyetje e shqetësonin sulltanin dhe i shfaqeshin edhe në ëndërr, pa mundur tu japë një përgjigje dhe duke mos e lënë të bëjë gjumë të qetë. Kur mendimet rreth kësaj çështje filluan ta shqetësojnë realisht, ai vendosi të këshillohet me një nga dijetarët e kohës, Jahja Efendi. Ai ishte vëlla gjiri i sulltanit. Kështu, sulltan Sulejman Kanuni i shkroi një letër, në të cilën i bëri pyetjen që e shqetësonte natë e ditë. Dijetari në fjalë banonte në lagjen Beshiktash në Stamboll. Në letër, ai i kishte shkruar: "Ju keni dije rreth shumë sekreteve, prandaj uroj të vini dorën në zemër dhe të më tregoni kur bien shtetet dhe cili është fundi i Perandorisë Osmane!".
Përgjigja e Jahja Efendiut ishte shumë e shkurtër dhe e mistershme. Ai i shkruante: "E ç'më duhet mua kjo o Sulltan? Ç'më duhet mua?"

Sulltan Sulejmani u çudit nga kjo përgjigje, e cila ia shtoi dhe më shumë pështjellimin. Patjetër që kjo përgjigje fshihte diçka të fshehtë, një kod, të cilin ai nuk po e deshifronte dot. Prandaj, një ditë u nis drejt banesës së Jahja Efendiut. Pasi u takua, ia përsëriti dhe një herë pyetjen me një retorikë disi kritike: "Dua prej jush që ti përgjigjeni pyetjes time dhe ta merrni këtë çështje seriozisht! Më trego, çfarë deshe të më thuash me atë përgjigje të mistershme?!"

Jahja Efendi, e pa në sy dhe i tha:"Sulltan i nderuar! Kur të përhapet zullumi dhe korrupsioni në vend, kur secili që e sheh dhe e dëgjon këtë zullum dhe korrupsion thotë: "E ç'më duhet mua" duke u fokusuar tek hallet e veta, kur barinjtë të shqyejnë kopenë dhe ata që e shohin këtë heshtin, kur të ngrihet në qiell britma, ankesa dhe e qara e fukarenjve dhe nevojtarëve të cilën se dëgjon tjetër kush përveç pemëve e gurëve, atëherë shteti është në buzë të greminës. Në raste të tilla, thesaret e shtetit boshatisen, populli e humbet besimin dhe respektin për shtetin dhe minimizohet ndjesia e bindjes ndaj autoritetit të shtetit. Në këtë rast, rënia dhe shkatërrimi është alternativa e vetme për një shtet të tillë." /InfoShqip.com

Nga: Elmaz Fida

The post "Si shkatërohen shtetet", ja si ju përgjigj dijetari sulltan Sulejmanit appeared first on DRENICA PRESS.

Makina përfundon jashtë rrugës si pasoj e ngricave (Foto)

Posted: 28 Feb 2018 12:19 AM PST

Në rrugën 'Fehmi Lladrovci' në Prishtinë, në afërsi të shkollës 'Ali Sokoli', në mëngjesin e sotëm,një makinë ka dalë nga traseja e rrugës si pasojë e ngricave.

Makina ka përfunduar në pjesën ndarëse ndërmjet dy rrugëve, dhe përveç dëmeve eventuale materiale nuk bëhet fjalë për të lënduar./Periskopi/

The post Makina përfundon jashtë rrugës si pasoj e ngricave (Foto) appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more