Skip to main content

DRENICA PRESS

DRENICA PRESS


Ndizen dritat e para të pistës së aeroportit të 3-të të Stambollit (Video)

Posted: 26 Feb 2018 02:13 PM PST

Ministria e Transportit në llogarinë zyrtare në Twitter ka postuar pamjet e aeroportit të 3-të të Stambollit, ku punimet po i afrohen fundit.

Dritat e pistës së aeroportit të 3-të në Stamboll janë ndezur për herë të parë.

Ministria e Transportit në llogarinë zyrtare në Twitter ka postuar pamjet e aeroportit të 3-të të Stambollit, ku punimet po i afrohen fundit.

Punimet për ndërtimin e aeroportit të ri kanë përfunduar në masën 80% dhe është kryer për herë të parë edhe ndriçimi i pistës 3 mijë e 750 metër të gjatë dhe 60 metra të gjerë.

Deri në fund të korrikut do të ketë përfunduar montimi i të gjithë sistemit dhe aparaturave lidhur me kontrollin e fluturimeve. Planifikohet që aeroporti i 3-të i Stambollit të hapet më 29 tetor (që është festa e Republikës së Turqisë).

The post Ndizen dritat e para të pistës së aeroportit të 3-të të Stambollit (Video) appeared first on DRENICA PRESS.

I riu nga Malisheva fiton bursë në vlerë 375 mijë euro për të studiuar në SHBA

Posted: 26 Feb 2018 01:28 PM PST

Albion Krasniqi, që aktualisht po vazhdon shkollimin e mesëm, falë angazhimit të tij dhe punës së pandalshme ka arritur deri me tani të korrë shumë suksese në olimpiada të ndryshme shkencore.

Albioni ishte i ftuar në programin e mëngjesit, ku shpalosi një varg të arriturash të tij në projekte të ndryshme ndërkombëtare. Gjithashtu ai tregoi se ka fituar një bursë studimi në vlerë 375 mijë euro të ndarë nga katër universitete të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

The post I riu nga Malisheva fiton bursë në vlerë 375 mijë euro për të studiuar në SHBA appeared first on DRENICA PRESS.

Ky fshat i Kosovës është në hall nga hajnat

Posted: 26 Feb 2018 01:15 PM PST

Banorët e Opterushës së Rahovecit janë mobilizuar. Shtëpitë e tyre janë vjedhur shpesh ditëve të fundit, kështu që ata tani po ruajnë pa pushim.

E policia, që tashmë i ka evidentuar hajnitë, ende nuk e ka kapur ndonjërin prej autorëve.

The post Ky fshat i Kosovës është në hall nga hajnat appeared first on DRENICA PRESS.

Çfarë po ndodh me tenderin për sigurimin e Komunës së Skenderajt?

Posted: 26 Feb 2018 12:40 PM PST

Përplasjet publike në mes të Sami Lushtakut të PDK-së dhe Bekim Jasharit, kryetar i Skenderajt tash po reflektohen edhe në tenderë të kësaj komune, shkruan Insajderi.com

Skenderaj me tenderin për sigurimin fizik të objektit ka vendosur që tash të shpërblejë kompaninë "Rojet e Nderit", pronë e Kushtrim Krasniqit dhe jo konzorciumin pjesë e të cilit ishte edhe kompania "Security Code", që fillimisht si pronar i kësaj kompanie ishin Milazim Lushtaku, djali i vëllait të Sami Lushtakut, dhe Esat Tahiri, ish-truprojë e tij.

Aktualisht në regjistrin e biznesit pronarë të kompanisë figurojnë dy veta tjerë: Ukshin Lushtaku, vëllai i Samiut dhe Valdrin Tahiri, djali i Esat Tahirit.

Në një vendim të çuditshëm të fundit Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) ka vendosur që ankesat e kompanive, përfshirë këtu edhe 'Security Code", kundër komunës që drejtohet nga Bekim Jashari janë pjesërisht të bazuara, por në të njëjtën kohë ka vërtetuar vendimin e komunës së Skenderajt që tenderin t'ia japë kompanisë "Rojet e Nderit".

Rëndom tenderin për sigurimin fizik të kësaj komune e ka pasur kompania "Security Code". Kjo kompani ka fituar një tender për sigurimin fizik të objekteve të komunës së Skenderajt në vitin 2011, një të tillë në vitin 2013 dhe të fundit në vitin 2015, sipas njoftimeve të gjetura në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik.

"Aprovohen pjesërisht si të bazuara ankesat e operatorëve ekonomik "Security Code" — Prishtinë dhe OE "Imperial Security Shpk & Drita Security Shpk" kundër njoftimit për dhënie te kontratës", thuhet në vendimin e OSHP-së.

Por, po ashtu në vendimin e Organi Shqyrtues i Prokurimit nuk specifikohet nëse tenderi duhet të anulohet apo jo. Aty theksohet vetëm se Autoriteti Kontraktues – Komuna e Skenderajt, duhet të informojë brenda dhjetë ditësh OSHP-në lidhur me veprimet që do t'i ndërmerr rreth kontratës.

"Autoriteti Kontraktues në afat prej 10 ditësh duhet ta informoj me shkrim Panelin Shqyrtues për te gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me ketë aktivitet te prokurimit", thuhet në vendim, raporton Insajderi.

Në tenderin e fundit ku OSHP-ja i jep të drejtë edhe komunës, por edhe pjesërisht kompanive që u ankuan, zhvillohet një përplasje për një çështje esenciale: kompania e shpërblyer me tender nga komuna e drejtuar nga Bekim Jasharit ka planifikuar që për shujtë ushqimi për punëtorët e kompanisë "Rojet e Nderit", të shpenzoi vetëm nga 2 euro në muaj.

Dy kompanitë që janë ankuar: "Security Code" dhe "Imperial Security Shpk & Drita Security Shpk", pretendojnë se kompania "Rojet e Nderit" nuk ka respektuar disa obligime kontraktuale për të cilat detyrohet me ligj.

Ato pretendojnë se kompania fituese e tenderit nuk ka respektuar Ligjin e Punës, për pagesat e shtesave të punëtorëve, si dhe pagesat për ndërrimin e dytë, të tretë dhe shujtën e ushqimit.

Gjate prezantimit ne seancën e OSHP-së, përfaqësuesi i kompanisë "Security Code" deklaroi se kompania e cila është shpallur fituese e tenderit për "Sigurimin Fizik të Objekteve të Komunës së Skenderajt" ka bërë shkelje kur ka vendosur që shujta mujore për ushqimin e punëtorëve të jetë vetëm 2 euro në muaj.

"E kemi lexuar ekspertizën e ekspertit shqyrtues, nuk jemi pajtuar me mendimin e tij që të vazhdoj AK me procedurë — nënshkrim të kontratës me Operatorin Ekonomik fitues 'Rojet e Nderit’", ka thënë përfaqësuesi i kompanisë "Security Code", gjatë seancës së mbajtur më 15 shkurt.

Në këtë seancë, përfaqësuesi i "Security Code" ka thënë se shujta prej 2 euro në muaj për punëtorë, është totalisht e papranueshme. Ka ilustruar një shembull me jogurt dhe byrek.

"Eksperti shqyrtues me qëllim apo pa qellim, është munduar të arsyetoj se gjoja OE [Operatori Kontraktues, v.j] fitues e ka të rregulluar shujtën përmes kuzhinës apo restorantit, duke na lenë të nënkuptojmë se shpenzimet e OE fitues për një muaj për një punëtor janë zero ose ne total 2 euro", ka thënë përfaqësuesi i kompanisë së vëllait të Sami Lushtakut. "Sa për ilustrim një byrek me një jogurt: kushton 0.80€ dhe nuk kuptoj me 0.05€ çfarë ushqimi mund të blihet".

E kundërpërgjigja e përfaqësuesit të kompanisë fituese të tenderit "Rojet e Nderit" lidhur me shujtën e punëtorëve, ka qenë se "sipas ligjit tek ne punëtoret punojnë 16 ditë ne muaj, ose 147 orë, dhe me këtë e mbulon çmimin e dhënë të Operatorin Ekonomik".

Po ashtu, kompania "Rojet e Nderit" thotë se ka një restorant të ushqimit ku mund t'i ofrojë ushqim punëtorëve të vet.

E Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka thënë se kompania "Rojet e Nderit" ka dorëzuar ofertë konform kërkesave të parashtruara nga Komuna e Skenderajt në njoftim për kontratë dhe dosje të tenderit, ani pse thotë se në këtë dhënie të kontratës ka gjetur disa shkelje. /Insajderi.com

The post Çfarë po ndodh me tenderin për sigurimin e Komunës së Skenderajt? appeared first on DRENICA PRESS.

Humanistit Halil Kastratit i kushtohet edhe këngë, pjesë e klipit edhe Sami Lushtaku (Video)

Posted: 26 Feb 2018 12:35 PM PST

Tashmë e njohim të gjithë. Fytyra e tij është bërë e dashur pas veprave humanitare që po bën me ata të cilën kan nevojë për ndihmën e të tjerëve.

Ai është Halil Kastrati, drejtor i Shoqatës Humanitare 'Jetimët e Ballkanit', shkruan.

Kastrati, i cili tashmë njihet si personi i cili ka strehuar shumë familje në nevojë kohës së fundit iu është kushtuar edhe një këngë për këto vepra.

Është Orhan Rexhepi ai i cili ia ka kushtuar këtë këngë. Pjesë e klipit është edhe ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

The post Humanistit Halil Kastratit i kushtohet edhe këngë, pjesë e klipit edhe Sami Lushtaku (Video) appeared first on DRENICA PRESS.

Bëhen publike milionat që FFK merr nga UEFA

Posted: 26 Feb 2018 12:27 PM PST

Sot nga Federata e Futbollit e Kosovës u njoftua se Kryetari Fadil Vokrri, nënkryetari Agim Ademi dhe Sekretari i Përgjithshëm Eroll Salihu po e përfaqësojnë FFK-në në Kongresin e 42-të të UEFA-s në Bratislavë.

Pikërisht në këtë kongres, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, iu ka bërë publike të gjitha federatave anëtare edhe shifrat që milionëshe që përfitojnë federatat nga programe te UEFA-s.

Siç merr vesh Insporti, FFK për periudhën 2016 – 2020 nga programi hat trick i UEFA-s është paraparë ti përfitojë rreth 11 milionë Euro, që i bie nga 2,7 milionë Euro në secilin vit për ciklin 2016 – 2020.UEFA ka informuar federatat që për periudhën 2020 – 2024 fondi i përgjithshëm i programit hat trick është paraparë të rritet për rreth 30%, që në shifra të përgjithshme i bie 775,5 milionë për 55 federata për katër vjet.

Sipas formulës së UEFA-s për shpërndarje të mjeteve për përfituesit e programit hat trick, FFK mund të fitojë deri në 14,1 milionë Euro tjera në periudhën 2020 – 2024 ose mbi 3,5 milionë Euro në vit, raporton Insport.

FFK në Kosovë është e përfshirë në një sërë programesh për renovimin e infrastrukturës dhe ndërtimin e fushave të reja me bar sintetik, ku shkon një pjesë e këtyre mjeteve.

The post Bëhen publike milionat që FFK merr nga UEFA appeared first on DRENICA PRESS.

Momenti kur vetura ishte gati të bjerë në lumë

Posted: 26 Feb 2018 12:22 PM PST

Një veturë ka rrëshqitur dhe ishte gati të binte në lumë.

Ngjarja ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Prizren, në afërsi të fshatit Carralevë.

Sipas pamjeve të publikuara në KALLXO.com, vetura shihet duke qëndruar pezull mes rrugës dhe lumit.

Po ashtu, në të njëjtat pamje shihen qytetarët duke u përpjekur ta shpëtojnë atë që të mos binte poshtë në ujin e lumit afër.

Për shkak të këtij aksidenti, rruga magjistrale është bllokuar për pak kohë.

 

The post Momenti kur vetura ishte gati të bjerë në lumë appeared first on DRENICA PRESS.

Trashësia e borës ka shkuar mbi 2 metra në këtë fshat

Posted: 26 Feb 2018 11:45 AM PST

Bora  e këtij fund dimri shkaktoi probleme në shumë zona të Shqipërisë, por duket se rekordin e mban Puka. Reshjet e shoqëruara me stuhi e kanë çuar trashësinë e borës në dy metra lartësi në Qafë Mali.

Ndërsa në qytetin e Pukës dhe në pjesën më të madhe të fshatrave, ka rene rreth 80 cm debore.

Segmentet problematike jane: Vau i Dejës-Pukë; Pukë-Fushë Arrëz-Qafë Mali dhe Qafe Mali-Fushë Dukagjin. Në segmentin Q/Laç-Koman ka rreth 5 cm borë, qarkullimi rekomandohet pjesërisht me zinxhirë, pasi ka prani ngricash. Koplik-Bogë-Dedaj –Razëm rreth 5 cm borë qarkullimi pjesërisht me zinxhirë.

K/Hadroj-Q/Bene-Rrëshen rreth 10 cm borë rekomandohet qarkullimi pjesërisht me zinxhirë. Qafë Mali-Fierzë rreth 40 cm borë, qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen e këtyre akseve, qarkullimi kryhet me zinxhirë.

The post Trashësia e borës ka shkuar mbi 2 metra në këtë fshat appeared first on DRENICA PRESS.

Ky qytet i Kosovës do të vendos 100 kamera të sigurisë

Posted: 26 Feb 2018 11:39 AM PST

Ambasada amerikane përmes ICITAP-it do të investojë me 100 kamera të sigurisë për qytetin e Gjilanit në vlerë prej 88 mijë dollarësh.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në mbledhjen e bordit të drejtorëve të mbajtur të hënën.

"E falënderoj ICITAP dhe Ambasada Amerikane për mbështetjen në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për Gjilanin. Kamerat do të vendosen në qytet, nëpër institucionet publike, në shkolla dhe në tri hyrje-daljet e qytetit dhe me këtë do të krijohet një siguri dukshëm më e madhe për qytetarët", ka thënë Haziri.

Ai ka bërë të ditur se projekti do të fillojë brenda pak ditësh, ndërkaq do të përfundojë brenda këtij vitit, përderisa Komuna e garanton mirëmbajtjen e tyre.

Ndërkohë, në mbledhjen e sotme u konfirmua se të gjitha rrugët gjithandej territorit të komunës janë të hapura dhe kalueshme, pas reshjeve të fundit të borës./Insajderi.com ​

The post Ky qytet i Kosovës do të vendos 100 kamera të sigurisë appeared first on DRENICA PRESS.

Ahmetaj: Demarkacioni do të mbyllet, qytetarët mund të lëvizin pa viza vitin e ardhshëm (Video)

Posted: 26 Feb 2018 11:34 AM PST

Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, nga PDK në emisionin "Përballje" ka folur për çështjen e ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi si dhe për procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Ahmetaj, e cila ka qenë edhe ambasadore e Kosovës në Bruksel, ka përshëndetur arritjen e konsensusit në mes partive politike për kalimin e demarkacionit, duke shprehur bindjen se kjo çështje do të përfundojë.

"Jam optimiste se një gjë e tillë do të kalohet dhe neve do të na hapet rruga drejt liberalizimit të vizave. Çështja e liberalizmit i takon të gjithë qytetarëve të vendit, edhe qytetarët serb nuk mund të lëvizin lirshëm nëse janë qytetarë të Kosovës, pasi që kjo është bërë me marrëveshje në Bruksel. Jam e sigurt që edhe ata pra Lista Serbe do të jenë pro që ta shtyjmë më tej këtë çështje", ka thënë Ahmetaj, në emisionin "Përballje", raporton Telegrafi.

Ajo ka theksuar se ky është momenti i fundit që Kosova duhet ta zë sa i përket liberalizimit të vizave.

"Nëse ne e kalojmë demarkacionin, tani është momenti jonë i fundit që ne të arrijmë që deri në fund të vitit ta përmbyllim tërë procesin që qytetarët tanë nga viti i ardhshëm të mund të lëvizin lirshëm", u shpreh Ahmetaj.

Ajo shtoi se të gjithë deputetët kanë të drejtë të vendosin vetë sa i përket votimit të demarkacionit dhe se një gjë e tillë do të përmbyllet përfundimisht dhe qytetarët nuk do të mbahen të izoluar.

Ahmetaj ka sqaruar se pas përfundimit të demarkacionit janë ministrat e Punëve të Brendshme të shteteve anëtare të BE-së ata që do ta japin konfirmimin për lëvizjen e lirë.

"E rëndësishme për ne është që ti kemi pro të gjitha shtetet anëtare. Procesi i votimit quhet votim me shumicë të kualifikuar dhe llogaritet votë pro kur është nga 55% e vende anëtare që kanë votuar pro dhe që i mbulojnë 65% të popullatës së BE-së, që nënkupton që shtetet e mëdha është e rëndësishme që ta votojnë.

Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian mblidhen në fund dhe bien dakord se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe si e tillë bëhen ndryshime  brenda rregullores së Schengenit dhe Kosova bëhet pjesë e listës së bardhë Schengen", ka sqaruar Ahmetaj.

Emisioni "Përballje", është prodhim i Telegrafit me gazetarin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:10 në RTV Dukagjini e Telegrafi.com. /Telegrafi/

The post Ahmetaj: Demarkacioni do të mbyllet, qytetarët mund të lëvizin pa viza vitin e ardhshëm (Video) appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more