Skip to main content

DRENICA PRESS

DRENICA PRESS


Skenderaj, aksident komunikacioni, lëndohen shtatë persona

Posted: 26 Feb 2018 01:51 AM PST

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Qubrel të Skenderajt ka ndodhur një aksident komunikacioni.

"Vozitësi mashkull K/Shqiptar me automjetin e tij nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, lëndime ka pësuar vetë vozitësi dhe gjashtë pasagjerët e tij, katër femra dhe dy meshkuj, që të gjithë K/Shqiptarë. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Drenicapress.info

The post Skenderaj, aksident komunikacioni, lëndohen shtatë persona appeared first on DRENICA PRESS.

Në këtë fshat të Drenicës bllokohen nga bora shumë shtëpi (FOTO)

Posted: 26 Feb 2018 01:44 AM PST

Gjatë tërë natës ka rënë borë duke krijuar një shtresë e akullit në rrugë, shkruan Gazeta Online DrenicaPress.

Një lexues i fshatit Kopiliq të Skenderajt, ka shkruar në adresë tonë se nga bora në këtë fshat janë bllokuar shumë shtëpi, nga bora e madhe që ka rënë gjatë natës.

The post Në këtë fshat të Drenicës bllokohen nga bora shumë shtëpi (FOTO) appeared first on DRENICA PRESS.

Rrugët e fshtrave të Skenderajt vështirë të kalueshme (FOTO)

Posted: 26 Feb 2018 01:38 AM PST

 

Rrugët e fshatrave të Skenderajt vështirë të kalueshme. Gjatë tërë natës ka rënë borë duke krijuar një shtresë e akullit në rrugë, raporton Gazeta Online DrenicaPress.

Në rrugën Polluzhë-Likoc-Abri kompania ende nuk ka pastruar rrugën.

Poashtu në rrugen Marinë-Rezallë si dhe rruga rruga Polluzhë-Baks-Qirez.

Lexuesit kanë shkruar në adresën e DrenicaPress për borë dhe ngrica edhe në magjistralen Skenderaj-Drenas./Drenicapress

The post Rrugët e fshtrave të Skenderajt vështirë të kalueshme (FOTO) appeared first on DRENICA PRESS.

A mund ta pengojnë liberalizimin e vizave 5 shtetet e BE-së që s’e kanë njohur Kosovën?

Posted: 25 Feb 2018 01:07 PM PST

Nëse Kuvendi miraton demarkacionin me Malin e Zi dhe luftohet korrupsioni dhe krimi, atëherë puna e vazhduar mbetët në duart e Bashkimit Evropian.

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane Mimoza Ahmetaj ka thënë se procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën nuk mund ta pengojnë 5 shtetet e Bashkimit Evorpian të cilat nuk e njohur Kosovën si shtet.

"Shumë shpesh është diskutuar për çështjen se 5 shtetet jo njohëse mund ta bllokojnë liberalizimin e vizave. Në qoftë se ne i kemi 55 përqind e shteteve tjera të Bashkimit Evropian që kanë votuar pro, nuk rrezikohet Kosova për mos liberalizim", ka thënë Mimoza Ahmetaj.

Ahmetaj për klan kosova ka thënë se nevojiten edhe gjashtë muaj tjerë shtesë për çështje përgatitore.

"Pastaj gjashtë muaj të tjerë nevojitën për çështje përgatitore nga institucionet tona bashkë me Bashkimin Evropian deri sa qytetarët tanë ta kenë të drejtën të jetojnë lirshëm", ka përfunduar ajo.

Vendet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën janë Qipro, Greqia, Romania, Sllovakia dhe Spanja.

The post A mund ta pengojnë liberalizimin e vizave 5 shtetet e BE-së që s'e kanë njohur Kosovën? appeared first on DRENICA PRESS.

Milaim Zeka: Lista Serbe dhe VV bashkë, në të kaluarën kishin aleancë të fshehtë, tash ashiqare!

Posted: 25 Feb 2018 01:06 PM PST

Deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka akuzuara Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën Serbe se janë bërë bashkë për të shkatërruar, siç thotë ai, çdo qelizë të shtetit të Kosovës.

Ndryshe ky reagim i Zekës vije pak ditë para seancës së paralajmëruar për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, Projektligj ky për të cilin Vetëvendosje janë deklaruar kundër, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë i Zekës në Facebook:

Lista serbe dhe VV bashke

Në të kaluarën kanë pasur aleancë të fshehtë. Tash ashiqare: vetëm këto dy parti luftojnë për të shkatërruar çdo qelizë të shtetit të Kosovës.

Po më vjen mirë që të gjithë po e shohin që lideri i VV-së dhe Lista Serbe kanë të njëjtën agjendë. Ju ka mbetur edhe Rada Trajkoviqi t'iu bashkohet, sepse treshja ju ec më mirë…!!!

The post Milaim Zeka: Lista Serbe dhe VV bashkë, në të kaluarën kishin aleancë të fshehtë, tash ashiqare! appeared first on DRENICA PRESS.

Për dy muaj, tetë aksidente me të vdekur – vetura i merr jetën edhe një 11-vjeçareje

Posted: 25 Feb 2018 01:03 PM PST

Në muajin janar e deri më 20 shkurt sipas policisë në mesin e shumë aksidenteve ndodhen edhe tetë të tilla me pasojë vdekjen.

Në mesin e këtyre rasteve është edhe ai i vajzës 11 vjeçe, Erëza Berisha nga Gjilani. Ajo ishte duke ecur kur u godit nga një veturë në lëvizje.

Policia konfirmoi rastin derisa tha se shkak i aksidentit ishte mospërshtatja e shpejtësisë nga drejtuesi i automjetit.

Rasti është dërguar në prokurori dhe të dyshuarit i është caktuar 1 muaj paraburgim. Erëza, fëmija i vetëm në familje duhej të festonte sot ditëlindjen e 11'të.

Ndërkohë në nivel vendi në muajin janar e shkurt kanë ndodhur tetë aksidente me pasojë vdekjen.

The post Për dy muaj, tetë aksidente me të vdekur – vetura i merr jetën edhe një 11-vjeçareje appeared first on DRENICA PRESS.

Deputetë të opozitës e pozitës i binë çiftelijave bashkë (Video)

Posted: 25 Feb 2018 01:01 PM PST

Deputetë nga pozita dhe opozita janë bërë të gjithë së bashku. Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli dhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi ishin mysafir në një emision në rtv21.

Deputetët gjatë emision u përballën më "sfida" të shumëta, ku kënduan, recituan dhe po ashtu ata edhe i ranë çiftelijave në emision. Se sa iu shkon ky "zanat" deputetëve mund ta gjykon ju vet në videon e më poshtme.

The post Deputetë të opozitës e pozitës i binë çiftelijave bashkë (Video) appeared first on DRENICA PRESS.

Humb jetën 12-vjeçari, ra nga një shkëmb në vendpushimin e skive

Posted: 25 Feb 2018 12:58 PM PST

Një djalë 12-vjeçar ka humbur jetën pasi u rrëzua nga një shkëmb pranë një vendpushimit të skive të Avoriaz në Alpet franceze.

Ai, së bashku me vëllanë e tij 10-vjeçar, të cilët ishin në një vend ku bëhet ski, zbritën një mal dhe u larguan nga pista për një arsye të panjohur.

Ngjarja ndodhi të shtunën (24 shkurt 2018). Sipas BBC, duket se ata kishin humbur pasi kishin hequr veshjen e posaçme për të bërë ski dhe kishin hyrë në pyll.

Pas kësaj ata kishin rënë nga një shkëmb i lartë 150 metra dhe u gjetën në mes të natës.

10-vjecari ka arritur të mbijetojë ndërsa po merr trajtim për legenin e thyer. Mediat e huaja raportojnë se mund të kishte humbur jetën nga i ftohti nëse do kalonte natën jashtë.

The post Humb jetën 12-vjeçari, ra nga një shkëmb në vendpushimin e skive appeared first on DRENICA PRESS.

Kundërshtime për teleferikun në Kalanë e Prizrenit

Posted: 25 Feb 2018 12:56 PM PST

Komuna paralajmëron se do ta anulojë tenderin.

Tre milionë euro ka vlerën projekti përmes të cilit Komuna e Prizrenit parashihte të ndërtonte një teleferik për në kalanë e qytetit, me dy objekte përcjellëse.

Por, ky projekt ishte refuzuar nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore dhe Këshilli për Trashëgimi Kulturore, raporton KTV.

Zyrtarët aktualë në Komunë thonë se projekti nuk ka as lejen e Drejtorisë së Urbanizmit.

Arsye e refuzimit të projektit final, sipas kryetarit të Qendrës Historike, Jusuf Xhibo, është mosrespektimi i kritereve, të cilat ishin vendosur për mbrojtjen e kalasë nga ndërtimet.

Hapësira prej rreth 400 metrash katrorë afër kalasë, kishte rënë në kundërshtim edhe me Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit.

Sipas këtij ligji, aktivitetet ndërtimore apo transformuese në Qendrën Historike të Prizrenit, nuk duhet të tejkalojnë 150 metra katrorë.

Mosrespektimi i këtij neni, sipas Arbnor Morinës, nga Këshilli për Trashëgimi Kulturore, ka ndikim edhe në ndryshimin e pamjes së kalasë.

Të pakënaqur me projektin final janë edhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, thotë se projekti do të anulohet, pavarësisht se kanë përfunduar procedurat tenderuese dhe tashmë është shpallur një kompani fituese për të.

KTV-ja ka provuar të kontaktojë edhe me ish-drejtorin e Urbanizmit, Visar Islamaj dhe ish-kryetari, Ramadan Muja, por ata nuk janë përgjigjur në thirrjet e televizionit.

The post Kundërshtime për teleferikun në Kalanë e Prizrenit appeared first on DRENICA PRESS.

Guardiola: Jemi të lumtur, ky titull është i rëndësishëm

Posted: 25 Feb 2018 12:55 PM PST

Pep Guardiola ka thënë se ky titull është shumë i rëndësishëm për Manchester Cityn

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është shumë i lumtur për triumfin në Carabao Cup, por thotë se ka tituj më të rëndësishëm që janë në garë.

City mposhti 3:0 Arsenalin për të fituar titullin e parë këtë sezon, por është në garë edhe për titullin e Premierligës dhe Ligës së Kampionëve.

"Ky është titull i rëndësishëm. Ka tituj tjerë më të rëndësishëm, por ne jemi të lumtur. Përgëzime të gjithëve", ka thënë Guardiola pas ndeshjes. /Express/

The post Guardiola: Jemi të lumtur, ky titull është i rëndësishëm appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more