Skip to main content

DRENICA PRESS

DRENICA PRESS


Arrijte e jashtëzakonshme nga Ilir Latifi në UFC: Shqiptari e vë në gjumë kundërshtarin dhe arrin fitoren më të rëndësishme në karrierë

Posted: 24 Feb 2018 10:12 PM PST

24 shkurti i 2018 do të jetë një nga datat që Ilir Latifi nuk do ta harrojë kurrë, e themi këtë pasi ai ka bërë hapin e parë serioz drejt ëndrrës së madhe.

Sportisti i arteve të përziera marciale befasoi të gjithë duke arritur fitore ndaj Ovince Saint Preux në UFC, edhe pse ky i fundi shikohej nga të gjithë si favorit.

Latifi i emocionuar pas fitores më të rëndësishme në karrierën e tij (Foto: MMA mania – Twitter)

Shqiptari vodhi gjithë vëmendjen në 'Amway Center' të Orlandos, duke i treguar të gjithëve edhe njëherë herë se synimet e tij janë të mëdha.

Momenti kur Latifi me një grusht të fortë rrëzoi kundërshtarin (Foto: MMA mania – Twitter)

Latifi i prirë nga dëshira e madhe për triumf, arriti fitore ndaj 'OSP' në rundin e parë, duke vendosur kundërshtarin në gjumë pas një shtrëngimi të fuqishëm dhe kështu gjyqtari ndaloi luftën.

Ovince u këndell pas disa sekondash, por assesi të ngrihej në këmbë (Foto: MMA mania – Twitter)

Pas kësaj fitore Ilirit është në listën e ngushtë të sportistëve për titullin e UFC, ai ka pesë fitore nga gjashtë luftërat e fundit.

34-vjeçari menjëherë pas triumfit i ka kërkuar kampionit aktual, Daniel Cormier, përballje për titullin e më të mirit në UFC. Por, nuk duhet harruar se Cormier së pari duhet të ndeshet me Stipe Miocic dhe në rast të fitores, atëherë mund të mendojë për një përballje me Latifin.

Momenti kur Latifi i kërkoi Daniel Cormierit një përballje (Foto: MMA mania – Twitter)

Vlen të theksohet se Ovince është një nga emrat më të mëdhenj në botën e sporteve luftarake MMA dhe UFC, para luftës ishte i renditur në vendin e pestë në listën e më të mirëve dhe vinte nga tri fitore radhazi.

Dhe fituesi është: ILIIIIR LAAATIIIFIII  (Foto: MMA mania – Twitter)

Që triumfi të ketë një shije më të mirë, fituesit në fund i takuan 50 mijë dollarë (40 mijë euro), por kjo është vetëm një shumë simbolike nëse e krahasojmë me rrugën që i është hapur Latifit.

Latifi prezantohet si sportistë i Suedisë, por ai asnjëherë nuk harron prejardhjen e tij, ai gjithmonë falënderon përkrahësit e tij nga Shqipëria dhe Kosova. /Telegrafi/

The post Arrijte e jashtëzakonshme nga Ilir Latifi në UFC: Shqiptari e vë në gjumë kundërshtarin dhe arrin fitoren më të rëndësishme në karrierë appeared first on DRENICA PRESS.

Eto’o rrëfen historinë e rrallë: I dhashë 4.500 euro një personi në rrugë dhe kur u ktheva…

Posted: 24 Feb 2018 05:52 PM PST

Samuel Eto'o ka zbarkuar prej pak ditësh në Turqi për të veshur fanellën e skuadrës së tij të 12-të (Konyaspor) dhe ka qenë protagonist i një intervistë shumë interesante, që është publikuar në faqen e internetit "Abidianshow".

Gjatë bashkëbisedimit me portalin e Bregut të Fildishtë, ish-sulmuesi i Inter dhe Sampdorias ka zbuluar një anekdotë të veçantë të dhjetë viteve më parë.

"Në atë periudhë kam qenë në Bregun e Fildishtë dhe një ditë, pasi kisha bërë shopping me gruan time, një person kërceu sipër taksisë ku isha unë, – ka rrëfyer Eto'o. – Mendova se donte të më sulmonte dhe u tremba, por ai më qetësoi me mirësjelljen e tij. Dua të të pyes vetëm për një gjë, – më tha, – më pas do të jesh i lirë të thërrasësh policinë, por nuk jam këtu për të të sulmuar".

"Më shpjegoi se parkonte makinat, se kishte disa projekte dhe ëndrra, por se askush nuk donte ta ndihmonte ekonomikisht, – ka kujtuar Eto'o. – Pasi e dëgjova, i dhashë një cek prej 4.500 eurosh dhe i thashë të këmbenim numrat e telefonit sepse do të kthehesha në Abidjan pas 12 muajsh dhe nëse do ta kishte shumëfishuar shumë që i dhashë do ta ndihmoja me të vërtetë".

"Dy muaj para se të kthehesha në Bregun e Fildishtë, në 2008-ën, më telefonoi dhe më tha se i kishte shumëfishuar paratë. E takova përsëri në Abidjan dhe më tregoi dyqanin që kishte hapur me vegla pune dhe që e drejtonte vetë. U ndjeva krenar për të, njerëz të tillë të shtyjnë t'i ndihmosh. E ndihmova përsëri dhe ai punësoi 25 të rinj aty". /Express/

The post Eto'o rrëfen historinë e rrallë: I dhashë 4.500 euro një personi në rrugë dhe kur u ktheva… appeared first on DRENICA PRESS.

PDK përshëndet marrëveshjen e arritur, fton partitë e tjera për unifikim

Posted: 24 Feb 2018 05:24 PM PST

Partia Demokratike e Kosovës ka përshëndetur marrëveshjen e arritur dhe ka vlerësuar se kjo frymë e bashkëpunimit duhet që ta pëcjellë vendin edhe në proceset e tjera. Kjo parti përmes kumteses i ka bërë thirrje edhe partive tjera parlamentare që të unifikohen sa i përket temës së demarkacionit.

Kjo është kumtesë e plotë e Partisë Demokratike të Kosovës:

Partia Demokratike e Kosovës përshëndet arritjen e konsensusit nacional mes partive politike për ratifikimin e  Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

PDK falënderon të gjitha subjektet politike parlamentare për gatishmërinë e treguar për dialog dhe për qasjen konstruktive në arritjen e këtij uniteti.

PDK çmon rolin unifikues që kryetari i Partisë dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka treguar gjatë gjithë kohës në tërë këtë proces.

Vlerësojmë se kjo frymë e bashkëpunimit duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera shumë të rëndësishme për vendin.

Bëjmë thirrje edhe te subjektet e tjera politike parlamentare që të bashkohen në punën e përbashkët për të mirën e qytetarëve të vendit.

Me nderime,

Zyra e Komunikimit e PDK-së

The post PDK përshëndet marrëveshjen e arritur, fton partitë e tjera për unifikim appeared first on DRENICA PRESS.

Halil Matosh i ka dy fjalë për Demarkacionin, thotë se Çakorri e Zhlepi do t’i kthehen Kosovës

Posted: 24 Feb 2018 05:17 PM PST

Zyrtari i Qeverisë Halil Matoshi po e pranon se Kosova do të humbë territor me marrëveshjen që do të votohet të mërkurën. Ka thënë se shpejt Çakorri e Zhlebi do t'i kthehen Kosovës. Me ketë rast, ai ka thënë fjalë të mira për LDK'në derisa marrëveshjen e arritur sot e ka vlerësuar si arritje të Kryeministrit për të nxjerrë maksimumin në negociata.

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi beson se Çakorri e Zhlepi do t'i kthehen Kosovës. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai thotë se shefi i tij e ka nxjerr maksimumin në këtë çështje.

 

Shkrimi i plotë i Matoshit në Facebook:

Politika â art i t'mundshmes e jo religjion apo moral i kulluem. Pra hyn në korpusin e teorisë së lojnave, negociim dhe kompromis.

Kush e kupton ndryshe s'e kupton fare!

Kryeministri Haradinaj e ka nxjerrë optimumin.

Deklarata e dy Presidentëve është rrjedhojë e Raportit të Komisionit shtetëror dhe kompromisi â një fjalë: 'si orientim' qe dmth nuk prejudikohet asgjë, por qe shpejt do të qartësohet çdo gjâ, kur kufiri të zyrtarizohet në Çakorr dhe Kullë të Zhlepit!?

LDK megjithatë dëshmoi lidership dhe qëndrueshmëri në mbrojtje të interesit qytetar, para atij politik partikular!

Demarkacioni me Malin e Zi pritet të hidhet në votim ditën e mërkurë të javës së ardhshme.

The post Halil Matosh i ka dy fjalë për Demarkacionin, thotë se Çakorri e Zhlepi do t'i kthehen Kosovës appeared first on DRENICA PRESS.

Harrohet dokumenti që synon shpalljen e Batllavës park nacional

Posted: 24 Feb 2018 05:13 PM PST

Komunarët e Podujevës nuk kanë arritur që të vënë në jetë një dokument që parashihte shpalljen e Liqenit të Batllavës park nacional. Programi trevjeçar i banimit 2015-2017 që e parashihte këtë gjë tashmë i ka kaluar afati.

Ndërkohë, liqen nuk e ka marrë këtë funksion. Në fund të kapitullit ku flitet për të dhënat arkeologjike të Programit trevjeçar të banimit 2015-2017, thuhet se ky liqen tërheq mijëra vizitorë, shkruan sot Koha Ditore.

"Për shkak të vlerave të larta natyrore të tërësisë së Liqenit të Batllavës, por edhe rëndësia e shfrytëzimit të ujit të pijshëm (katër komuna të Kosovës), këtë vend e begaton edhe Kulla e Zahir Pajazitit në Turiçicë, kështu që këto doemos duhet të hyjnë në mbrojtjen e monumenteve të rëndësisë së veçantë", thuhej në Programin trevjeçar të banimit të Komunës së Podujevës.

The post Harrohet dokumenti që synon shpalljen e Batllavës park nacional appeared first on DRENICA PRESS.

Merr formë ura 7 kilometërshe në Autostradën “Arbën Xhaferi”

Posted: 24 Feb 2018 05:12 PM PST

Ura më e gjatë në rajon, me rreth 7 kilometra nëpër të cilën kalon Autostrada "Arbën Xhaferi", ka filluar të marr formën e saj,raporton Ndërtimi.info

Kurse gjithë përfundimi i punimeve për ndërtimin e Autostradës "Arbën Xhaferi" po pritet të përfundoj më shpejt se sa që ishte planifikuar, të paktën kështu po thotë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Këtë gjë ai e ka bërë të ditur nëpërmjet një shkrimi në Facebook, duke theksuar se gjithë kjo po bëhet falë dinamikës së punëve.

"Nuk ka fjalë por vepra…! Ura më e gjatë në rajon, rreth 7 kilometra, tashmë ka filluar të marrë formën e saj. Dinamika e punëve po na bënë me besu që Autostrada "Arbën Xhaferi" do të përfundojë me shpejtë se sa është planifikuar. Përgëzime për punëtorët dhe stafin menaxhues të B&E", ka shkruar Lekaj.

The post Merr formë ura 7 kilometërshe në Autostradën "Arbën Xhaferi" appeared first on DRENICA PRESS.

Aty ku mjerimi s’ka as zë! Familja shqiptare me 6 anëtarë ha përshesh me ujë!

Posted: 24 Feb 2018 05:07 PM PST

Rastet e familjeve që jetojnë në varfëri janë të panumërta në Shqipëri, por rasti i familjes Kume në fshatin Sarasel të Gramshit duket se kalon çdo kufi të minimumit jetik.

Gjashtë pjesëtarët e familjes jetojnë në një banesë të rrënuar, ku ushqimi i përditshëm për ta është buka e thatë dhe uji.

"Hamë përshesh me ujë, bukë thatë… Pa energji elektrike për tre muaj. Nuk kam lekë t'i paguaj. Kam 50 mijë lekë për të paguar".

Varfërinë e tejskajshme e kanë kuptuar edhe fëmijët, e kryesisht djali i madh Eri, i cili është në klasë të katërt e detyrohet të bëjë punë të rënda për të siguruar bukën e gojës.

"Do ta ndihmojmë mamin, s'kemi për të ngrënë. Nuk kemi po mos ndihmuam. Detyrat i bëj jashtë se nuk kam drita, na i kanë prerë se nuk kishim lekë t'i paguanim"

Të ardhurat e vetme që ka familja është ndihma ekonomike ku me të detyrohet të paguajë autobusin për të dërguar fëmijët në shkollë.

The post Aty ku mjerimi s'ka as zë! Familja shqiptare me 6 anëtarë ha përshesh me ujë! appeared first on DRENICA PRESS.

“Qyteti shëmbullor” Ky është qyteti i vetëm në Shqipëri që mbylli vitin 2017 pa asnjë vrasje dhe asnjë vepër të rëndë penale

Posted: 24 Feb 2018 05:04 PM PST

Gjatë vitit 2017 në këtë territor nuk është evidentuar asnjë vepër e rëndë penale, pra shifra e ngjarjeve të rënda kriminale është zero.

Berati është qyteti që nuk ka regjistruar asnjë vepër penale "vrasje" gjatë vitit 2017.

Kjo është bërë e ditur nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i cili ka prezantuar raportin vjetor të punës së uniformave blu.

Në fjalën e tij, Veliu tha se fokusi për vitin 2018 do të jetë, operacioni kundër krimit të organizuar "Forca e Ligjit".

"Jemi sot në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat për të zhvilluar analizën vjetore të punës së bërë nga kjo Drejtori për vitin 2017. Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka patur rezultate pozitive. Vlen për të theksuar që gjatë vitit 2017 në këtë territor nuk është evidentuar asnjë vepër e rëndë penale, pra shifra e ngjarjeve të rënda kriminale është zero. Ashtu si dhe dua të theksoj se numri i aksidenteve me pasoja të rënda, pra me pasoja fatale është jashtëzakonisht i ulët në krahasim me Drejtoritë e tjera Vendore të Policisë.

I pyetur nëse do të ketë reformë në polici, Veliu u përgjgj:

" Jo, në Polici nuk do të ketë reforma. Në Polici do të ketë ristrukturim ose riformatim për ta bërë strukturën sa më efiçente dhe më fleksibël."

The post "Qyteti shëmbullor" Ky është qyteti i vetëm në Shqipëri që mbylli vitin 2017 pa asnjë vrasje dhe asnjë vepër të rëndë penale appeared first on DRENICA PRESS.

Kuqezinjtë e Jakovës: “Plisi osht për burra, jo për mashkuj kur*a”

Posted: 24 Feb 2018 03:41 PM PST

lasikja Vëllaznimi-Prishtina riktheu edhe rivalitetin e vjetër mes Kuqezinjve të Jakovës dhe Plisave, që kishte "pushuar" për një kohë të gjatë.

Gjakovarët kanë shfaqur një mesazh dedikuar prishtinasve, përcjellë Gazeta Olle.

"Plisi osht për burra, jo për mashkuj kur*a", shkruhej aty.

Tifo-skena vendore me fërkimet e armiqve të vjetër, do të jetë më interesante. /Gazeta Olle/

Fotografia e Kuqezinjet e Jakoves
Fotografia e Kuqezinjet e Jakoves

 

The post Kuqezinjtë e Jakovës: "Plisi osht për burra, jo për mashkuj kur*a" appeared first on DRENICA PRESS.

Këtu mund ta ndiqni duelin e Ilir Latifit, SHPËRNDAJENI!

Posted: 24 Feb 2018 02:59 PM PST

Për të gjithë të interesuarit rreth duelit të Ilir Latifit ndaj Ovince St Preux, në Europe mund ta ndiqni në keto kanale pas orës 3 të mëngjesit:

Shqipëri – Kosovë /Digit Alb Supersport 2 Nëse nuk na kanë lajmëruar gabim por ndiqeni për cdo rast, nëse jo linkun e keni në fund.

U.K. / Northern Ireland – BT Sport 2
Algeria – Abu Dhabi Sports 6
Angola – FOX Sports Africa
Armenia – Setanta Sports
Azerbaijan – Setanta Sports
Bahrain – Abu Dhabi Sports 6
Belarus – Setanta Sports
Belgium – Kombat Sport (Near Live)
Benin – FOX Sports Africa
Botswana – FOX Sports Africa
Burkina Faso – FOX Sports Africa
Burundi – FOX Sports Africa
Cameroon – FOX Sports Africa
Cape Verde – FOX Sports Africa
Central African Republic – FOX Sports Africa
Chad – FOX Sports Africa
Chad – Abu Dhabi Sports 6
Comoros – FOX Sports Africa
Comoros Islands – Abu Dhabi Sports 6
Congo Democratic Republic – FOX Sports Africa
Congo Republic – FOX Sports Africa
Cote d'Ivoire – FOX Sports Africa
Croatia – Fight Channel
Czech Republic & Slovakia – Nova Sport (Delayed)
Denmark – TV3+, TV3 Sport1, Viasat Sport & VIAPLAY
Djibouti – FOX Sports Africa
Djibouti – Abu Dhabi Sports 6
Egypt – Abu Dhabi Sports 6
Equatorial Guinea – FOX Sports Africa
Eritrea – FOX Sports Africa
Ethiopia – FOX Sports Africa
Finland – Viasat Sport and VIAPLAY
France – Kombat Sport (Near Live)
Gabon – FOX Sports Africa
Gambia – FOX Sports Africa
Georgia – Setanta Sports
Germany – RANFIGHTING
Ghana – FOX Sports Africa
Guinea – FOX Sports Africa
Guinea Bissau – FOX Sports Africa
Iceland – 365 Media
Iraq – Abu Dhabi Sports 6
Ireland – Setanta Sports
Israel – Sport 5
Italy – FOX Sports Italy
Jordan – Abu Dhabi Sports 6
Kazakhstan – Setanta Sports
Kenya – FOX Sports Africa
Kuwait – Abu Dhabi Sports 6
Kyrgyzstan – Setanta Sports
Lebanon – Abu Dhabi Sports 6
Lesotho – FOX Sports Africa
Liberia – FOX Sports Africa
Luxembourg – Kombat Sport Near
Madagascar – FOX Sports Africa
Malawi – FOX Sports Africa
Mali – FOX Sports Africa
Mauritania – FOX Sports Africa
Mauritania – Abu Dhabi Sports 6
Mauritius – FOX Sports Africa
Mayotte – FOX Sports Africa
Moldova – Setanta Sports
Morocco – Abu Dhabi Sports 6
Mozambique – FOX Sports Africa
Namibia – FOX Sports Africa
Netherlands – FOX Sports Netherlands
Niger – FOX Sports Africa
Nigeria – FOX Sports Africa
Norway – Viasat 4, Viasat Sport, and VIAPLAY
Oman – Abu Dhabi Sports 6
Palestine – Abu Dhabi Sports 6
Poland – Extreme TV
Portugal – Benfica TV
Qatar A- bu Dhabi Sports 6
Reunion – FOX Sports Africa
Russia – NTVplus / Match TV
Rwanda – FOX Sports Africa
San Marino – FOX Sports Italy
Sao Tome & Principe – FOX Sports Africa
Saudi Arabia – Abu Dhabi Sports 6
Senegal – FOX Sports Africa
Seychelles – FOX Sports Africa
Sierra Leone – FOX Sports Africa
Somalia – FOX Sports Africa
South Africa – FOX Sports Africa
South Sudan – FOX Sports Africa
Spain – Marca
St Helena – FOX Sports Africa
Sudan – FOX Sports Africa
Swaziland – FOX Sports Africa
Sweden – TV3, TV10, Viasat Sport & VIAPLAY
Tajikistan – Setanta Sports
Tanzania – FOX Sports Africa
Togo – FOX Sports Africa Live
Tunisia – Abu Dhabi Sports 6
Turkmenistan – Setanta Sports
U.A.E. – Abu Dhabi Sports 6
Uganda – FOX Sports Africa
Uzbekistan – Setanta Sports
Vatican City – FOX Sports Italy
Western Sahara – FOX Sports Africa
Yemen – Abu Dhabi Sports 6
Zambia – FOX Sports Africa
Zimbabwe – FOX Sports Africa

Ndërsa për Shqiptarët në linkun këtu http://livetv.sx/dex/

The post Këtu mund ta ndiqni duelin e Ilir Latifit, SHPËRNDAJENI! appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more