Skip to main content

DRENICA PRESS

DRENICA PRESS


Në maj nisin ndryshimet kushtetuese për ushtrinë

Posted: 24 Feb 2018 01:48 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë parakalimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së vendit ka premtuar se shtetin e Kosovës do ta bëjë sa më shpejt me ushtri.

Në të njëjtën vijë me presidentin është edhe Qeveria e Kosovës, e cila ka deklaruar se formimi i ushtrisë është ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës dhe se është e përkushtuar që kjo të ndodhë sa më shpejt.

Ndërsa kreu i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Haxhi Shala, ka bërë të ditur se në muajin maj të këtij viti nisin ndryshimet kushtetuese për formimin e ushtrisë së Kosovës, shkruan Gazeta Zëri.

Ai shpreson se ndryshimet e tilla do të përkrahen edhe nga Lista Serbe.

Edhe zyrtarë ndërkombëtar janë të vendosur që shndërrimi i FSK-së në FAK duhet të bëhet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese dhe pa pasur ndryshime të tilla nuk mund të ketë formim të ushtrisë.

Në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë deklaruar se FSK-ja është e gatshme për transformim, porse po presin vetëm një vendim politik për një gjë të tillë.

The post Në maj nisin ndryshimet kushtetuese për ushtrinë appeared first on DRENICA PRESS.

Ylli Hoxha: Abrashi po e lëshojka rrenën si lopa baglën

Posted: 23 Feb 2018 01:15 PM PST

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi në një emision televiziv ka deklaruar se ka gjasa që disa deputetë 'konstruktiv' të Lëvizjes "Vetëvendosje" mund të votojnë pro për demarkacionin.

Mirëpo, lidhur me këtë ka reaguar Ylli Hoxha. Sipas tij, kjo që po e thotë
Abrashi është thjesht një gënjeshtër, transmeton Indeksonline

"Abrashi: Disa deputetë konstruktivë të VV'së do ta votojnë demarkacionin

Koment: Pe lëshojke rrenën ky si lopa baglen. Qe sa i thirra te 32tit, njëzëri thane 'po rren Arbani", ka shkruar ai në profilin e tij në "Facebook".

The post Ylli Hoxha: Abrashi po e lëshojka rrenën si lopa baglën appeared first on DRENICA PRESS.

Murat Meha i thotë Ramushit: “O Ramush, tash a je peder ti a unë?”

Posted: 23 Feb 2018 01:09 PM PST

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur sot që seanca për demarkacionin të mbahet nesër.

Pas kësaj, ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali, ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Duke kujtuar deklaratën e Ramush Haradinaj që e kishte quajtur 'peder' Murat Mehën që thoshte se Demarkacioni duhet të votohet, Tali tashmë ka pyetur se tash cili është më 'peder', Meha apo Haradinaj?."E cili tashti po del ma peder a Murat Meha a Ramush Haradinaj?!", ka shkruar ai në Facebook./BS

The post Murat Meha i thotë Ramushit: "O Ramush, tash a je peder ti a unë?" appeared first on DRENICA PRESS.

Abrashi: Disa deputetë konstruktivë të VV-së do ta votojnë demarkacionin

Posted: 23 Feb 2018 01:09 PM PST

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Arban Abrashi mendon se demarkacioni me Malin ne Zi do të ratifikohet ditën e mërkurë. Thotë se kjo mund të bëhet edhe pa votat e Listës Serbe pasi pret që votë pro të kenë edhe disa deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje.

"Unë kam bisedu me disa prej tyre që janë shumë konstruktiv dhe ndoshta edhe do të votojnë. Nuk kisha me përmend emra por ka njerëz që mendojnë se ky proces duhet të ecë përpara sepse e ngulfat Kosovën dhe tërë shoqëria po merret me demarkacion tani e tre-katër vjet', tha Abrashi për televizionin Dukagjini.

Krahu i Dardan Molliqajt në Kuvend, mund të ketë deputetë që do të votojnë shënjimin e kufirit me vendin fqinjë.

"Nga grupi i të pa kënaqurve", tha Abrashi.

"2-3 se nuk na duhen më shumë të cilët janë konstruktiv që ja dojnë të mirën vendit dhe mendojnë përtej partisë së tyre", tha Abrashi.

The post Abrashi: Disa deputetë konstruktivë të VV-së do ta votojnë demarkacionin appeared first on DRENICA PRESS.

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, shihen persona të shtrirë në rrugë (Foto)

Posted: 23 Feb 2018 12:43 PM PST

Në orët e mbrëmjes një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të autostradës "Ibrahim Rugova, në Gazemistan, raporton Indeksonline.

Një person shihet i shtrirë afër parmakëve të rrugës që ndajnë linjat dhe një veturë afër tij.

Gjithashtu edhe automablunaca është parë në vendin e ngjarjes tek sa e merr në trajtim të lënduarin e këtij rasti.

The post Aksident i rëndë në autostradën "Ibrahim Rugova", shihen persona të shtrirë në rrugë (Foto) appeared first on DRENICA PRESS.

Vazhdon masakra në Gutën Lindore

Posted: 23 Feb 2018 12:32 PM PST

Të paktën 15 civilë kanë humbur jetën në sulmet ajrore të regjimit të Bashar Al Asadit në Siri, kundrejt Gutës Lindore të cilën e mban nën rrethim, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimeve të gazetarëve të AA-së në rajon, nga sulmet në vendbanimet civile në Duma kanë humbur jetën 8 civilë, në Shifoni 3, Ayn Terma 2, Sakba 1, Zemelka 1 civil.

Sulmet të dhunshme në rajon vazhdojnë, ndërsa ka shqetësime për rritjen e numrit të vdekurve.

Sipas informacioneve të marrë nga Mbrojtja Civile (Helmetat e Bardhë) në Gutën Lindore, numri i të vdekurve në 4 ditët e fundit nga sulmet e dhunshme të regjimit ka arritur shifrën 334.

Regjimi i Asadit në 4 ditët e fundit shënjestroi 22 qendra shëndetësore, një xhami dhe një jetimore.

Në Gutën Lindore, e cila është nën kontroll të opozitës, jetojnë rreth 400 mijë civilë. Ky rajon në marrëveshjen në Astana u shpall zonë e deeskalimit të përleshjeve. Përskaj kësaj, pjesëtarët e regjimit të Asadit, vendi garantues i së cilës është Rusia, nga muaji prill i vitit të kaluar intensifikuan rrethimin, ndërsa muajt e fundit edhe sulmet.

Kriza humanitare në Gutën Lindore nga dita në ditë përkeqësohet, ndërsa mijëra civilëve u nevojitet evakuim. Shumica e civilëve të cilët duhen evakuuar urgjentisht, përbëhen nga fëmijët dhe persona të sëmurë nga kanceri.

Përveç kësaj, shumë fëmijë në Gutën Lindore kanë vdekur si pasojë e urisë dhe pamundësisë për të patur qasje në barna.

The post Vazhdon masakra në Gutën Lindore appeared first on DRENICA PRESS.

PDK do ta përkrahë Demarkacionin pa asnjë kusht

Posted: 23 Feb 2018 12:14 PM PST

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK'së, Memli Krasniqi, ka thënë se dallimet mes palëve në dialogun për demarkacionin janë të vogla dhe në këtë drejtim ai shpreson se një marrëveshje do të arrihet deri të mërkurën. Krasniqi ka thënë për Gazetën Metro se PDK nuk ka pasur asnjë vërejtje dhe kërkesë për të gjithë materien e demarkacionit.

"Grupi Parlamentar i PDK-së do të vazhdojë të jetë konsistent në qëndrimin e vet dhe po ashtu tejet konstruktiv në diskutime, siç kemi qenë deri më tani. Dallimet janë të vogla dhe marrëveshja mund të arrihet, sepse edhe ka disponim të tillë", ka thënë Krasniqi.

"PDK mbetet në qëndrimin e saj se do ta përkrahë Demarkacionin pa asnjë kusht. Pra, ne do të jemi pjesë e unitetit në mënyrë që kjo çështje të përmbyllet", ka deklaruar ai për Gazetën Metro.

Në fakt janë vetëm LDK dhe AAK që kanë kundërshtime rreth përmbajtjes së Projektligjit për demarkacionin. Dy ditë më radhë në kabinetin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, janë zhvilluar diskutime, të cilat kanë rezultuar pa sukses por me përafrim qëndrimesh.

Vazhdimi i seancës për demarkacionin pritet të mbahet të mërkurën prej orës 10:00.

The post PDK do ta përkrahë Demarkacionin pa asnjë kusht appeared first on DRENICA PRESS.

Veseli: Deri të mërkurën do të arrihet një marrëveshje për demarkacionin

Posted: 23 Feb 2018 12:08 PM PST

Kryetari i Kuvendit dhe njëherësh kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka paralajmëruar takime të tjera mes subjekteve politike për të arritur një marrëveshje për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Në një intervistë për RTK-në, Veseli tha se janë zhvilluar biseda të gjata në zyrën e tij dhe konsensusi është afër.

Në lidhje me këtë ai ka siguruar qytetarët e Kosovës se deri të mërkurën do të arrihet një marrëveshje dhe demarkacioni do të kalojë.

Veseli theksoi se ka një dialog konstruktiv mes palëve për të arritur një marrëveshje. Dallimet në diskutime ka thënë se janë të vogla dhe sipas tij ato do të tejkalohen për të quar përpara demarkacionin, si një proces me interes nacional.

Miratimi i kësaj marrëveshje, ka thënë kryeparlamentari Veseli, do ta forcojë sovranitetin e Kosovës dhe do të mundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën shengen.

The post Veseli: Deri të mërkurën do të arrihet një marrëveshje për demarkacionin appeared first on DRENICA PRESS.

Për këto projekte Haradinaj kërkon 500 milionë euro

Posted: 23 Feb 2018 12:02 PM PST

Janë më se 30 projekte milionëshe që janë përzgjedhur nga Kryeministri Ramush Haradinaj për tu prezantuar në Samitin e Londrës, e që po presin "dritën e gjelbër" nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH) për të filluar.

Për këto projekte Haradinaj po kërkon 500 milionë euro.

Projekti më i madh që do të prezantohet në këtë Samit është "Unaza e Prishtinës", projekt ky që kap shifrën prej 63 milionë euro.

Edhe për Impiantin e ujërave të zeza në Gjilan nevojiten miliona euro. 35 milionë euro është vlera e këtij projekti, shkruan Infokusi.

Nga BERZH-i do të përfitojnë edhe banorët e Mamushës, Ferizajt, Goleshit e Sharrit. Projekte milionëshe janë planifikuar në tërë këto komuna, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetës së banorëve.

12.4 milionë euro janë paraparë për rregullimin e sistemit të ujitjes në Mamushë, e 3 milionë të tjera për rregullimin e shtratit të lumit në Ferizaj.

Projektet e përzgjedhura nuk mbarojnë këtu.

Do të ndahen edhe 7 milionë euro për energji alternative në shtatë komuna të Kosovës.

Qeveria po planifikon edhe ndërtimin e një Hidrocentrali në regjionin e Sharrit dhe të një kampi të Turizmit në zonën e Goleshit. Për të parin nevojiten 3.5 milionë euro, ndërsa për të dytin projekt shuma që nevojitet për realizim kap shifrën prej 2.4 milionë euro.

Këto janë vetëm disa nga 30 projektet për të cilat Haradinaj po kërkon 500 milionë euro.

Samiti do të bëjë bashkë 6 Kryeministrat e Ballkanit Perëndimorë, me ftesë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), derisa në vazhdën e përgatitjeve, Kryeministri Haradinaj këto ditë ka ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Konsituencës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ku bënë pjesë edhe Kosova, Ove Jensen, me të cilin u bisedua për projektet me të cilat prezantohet Kosova dhe për lehtësimin e procedurave administrative deri te financimi i tyre nga ana e BERZH-it./INFOKUSI

 

The post Për këto projekte Haradinaj kërkon 500 milionë euro appeared first on DRENICA PRESS.

Për autostradën përplasen Behgjet Pacolli e Pal Lekaj (VIDEO)

Posted: 23 Feb 2018 11:57 AM PST

Traseja e saj ka hatëruar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili e akuzoi shefin politik të Infrastrukturës, Pal Lekaj, se po e izolon Gollakun, njofton Klan Kosova.

Përgjigje për Pacollin patën vartësit e Lekajt. Një porosi për të e pati edhe vartësi i vet Pacollit në ministrin e jashtme, i cili vjen nga radhët e AAK-së.

The post Për autostradën përplasen Behgjet Pacolli e Pal Lekaj (VIDEO) appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more