Skip to main content

“Asensio: I lumtur për fitoren, duhet të vazhdojmë kështu” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Asensio: I lumtur për fitoren, duhet të vazhdojmë kështu” plus 9 more Telegrafi Futboll


Asensio: I lumtur për fitoren, duhet të vazhdojmë kështu

Posted: 18 Feb 2018 02:57 PM PST

Real Madridi ka fituar me rezultat 3-5 ndaj Betisit në La Liga dhe në këtë takim Marco Asensio shënoi dy gola.

Spanjolli pas ndeshjes u shpreh i lumtur për fitoren dhe shpreson që Los Blancos të vazhdojnë me rezultate të tilla.

Betis 3-5 Real Madrid, notat e lojtarëve Betis 3-5 Real Madrid, notat e lojtarëve

“E dinim që Betisi luan futboll të mirë. Filluam mirë, ata bën presion dhe në pushimin e pjesës së parë folëm për t’i shtyrë ata para. Plani shkoi mirë dhe jemi të lumtur për fitoren”.

“Ata u paraqitën mirë dhe gjetën hapësira. Pas pjesës së parë ne u përmirësuam shumë dhe luajtëm mirë”.

Marco Asensio duke festuar golin e tretë për Realin ndaj Betisit (Getty Images)

“Mendoj se jemi në dinamikë të mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu”, ka thënë Asensio pas ndeshjes, raporton AS.

Goli i dytë i Asensios në ndeshjes ishte i 6000 për Realin në La Liga, gjë që është rekord dhe asnjëherë më parë nuk ishte arritur nga asnjë skuadër.

Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është ndaj Leganes. /Telegrafi/

The post Asensio: I lumtur për fitoren, duhet të vazhdojmë kështu appeared first on Telegrafi.

Betis 3-5 Real Madrid, notat e lojtarëve

Posted: 18 Feb 2018 02:27 PM PST

Duket se më në fund Real Madridi ka gjetur formën e mirë, ata arritën fitore ndaj Real Betisit në La Liga me rezultat 3-5.

Golat për skuadrën e Zinedine Zidanes i shënuan Marco Asensio (11′, 59′), Serio Ramos (50′), Cristiano Ronaldo (65′) dhe Karim Benzema (+90′).

Kurse për vendasit shënuan Aissa Mandi (33′), autogol Nacho (37′) dhe Sergio Leon (85′).

Ronaldo pas shënimit të golit (Foto: GettyImages)

Më i miri në këtë takim ishte CR7, cili përveç golit bëri një paraqitje të mirë, statistikat: 22 prekje të topit, 11 (92%) pasime të kompletuara, pesë gjuajte, katër në portë, dy driblime të suksesshme, një gol dhe një shans i krijuar.

Përveç golashënuesve lart për paraqitjen u vlerësuan edhe Lucas Vazquez dhe Thoe Hernanez, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve.

Real Betis:

Real Madrid:

/Telegrafi/

The post Betis 3-5 Real Madrid, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Milan 1-0 Sampdoria, Bonaventura dhe Calhanoglu më të mirët në fushë

Posted: 18 Feb 2018 02:03 PM PST

Vetëm një gol u shënua në ndeshjen ndërmjet Milanit dhe Sampdorias në San Siro për triumfin e skuadrës vendase.

Nota mesatare e skuadrës së Rossonerëve në këtë takim ishte 7.05, kurse mysafirët janë vlerësuar me notë mesatare prej 6.35.

Golashënuesi Giacomo Bonaventura (8.7), si dhe Hakan Calhanoglu (8.6) e Davide Calabria (7.9), ishin lojtarët me paraqitjen më të mirë te Milani.

Vazhdon seria pozitive e Milanit, fiton ndaj Sampdorias Vazhdon seria pozitive e Milanit, fiton ndaj Sampdorias

Ricardo Rodriguez, i cili dështoi të shënonte nga pika e bardhë, është vlerësuar me notën më të ulët te ekipi vendas (5.9).

Portieri Emiliano Viviano, i cili e priti një penalti dhe bëri disa intervenime të mrekullueshme, ka marrë notën më të lartë (8.2) te Sampdoria.

Lojtari që e shkaktoi penalltinë, Nicola Murru, ka marrë notën më të ulët te mysafirët, por edhe në ndeshje (5.5).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Milanit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Sampdorias (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Milan 1-0 Sampdoria, Bonaventura dhe Calhanoglu më të mirët në fushë appeared first on Telegrafi.

Vazhdon seria pozitive e Milanit, fiton ndaj Sampdorias

Posted: 18 Feb 2018 01:41 PM PST

Me rezultat prej 1-0, Milani e ka mposhtur Sampdorian në San Siro, në ndeshjen e javës së 25-të në kampionatin italian.

Vendasit patën mundësi të kalonin në epërsi në minutat e para të takimit, mirëpo dështuan të realizonin nga pika e bardhë.

(Foto: Getty Images)

Nicola Murru e preku topin me dorë në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti. Ricardo Rodriguez e mori përgjegjësinë, mirëpo Emiliano Viviano ia mohoi golin.

Por, nuk zgjati shumë dhe nikoqirët e zhbllokuan rezultatin. Pas një aksioni të organizuar mirë nga Rossonerët, Giacomo Bonaventura e dërgoi topin në rrjetë (13′).

Në fund të pjesës së parë, Leonardo Bonucci arriti të shënonte, mirëpo foli u anulua pas konsultimit të VAR-it.

(Foto: Getty Images)

Të zgjedhurit e Gennaro Gattusos vazhduan të luanin më mirë edhe në pjesën e dytë, ndërsa dy raste të mira i pati Hakan Calhanoglu dhe një tjetër Davide Calabria, por Viviano nuk pranoi gola të tjerë.

Milani mban vendin e shtatë në tabelë me 41 pikë pas 25 javësh, nga 12 fitore, pesë barazime dhe tetë humbje.

(Foto: Getty Images)

Pikë të barabarta me kuqezinjtë, por në një vend më lartë në tabelë pozicionohet Sampdoria që ka golaverazh më të mirë.

Në xhiron e ardhshme, Rossonerët janë mysafirë të Romës në Stadio Olimpico, ndërsa Sampdoria luan në shtëpi kundër Udineses. /Telegrafi/

The post Vazhdon seria pozitive e Milanit, fiton ndaj Sampdorias appeared first on Telegrafi.

Se Reali nuk gjunjëzohet lehtë kjo tashmë është fakt, Los Blancos fitojnë me përmbysje edhe ndaj Betisit dhe bëjnë historinë në La Liga

Posted: 18 Feb 2018 01:41 PM PST

Se pesha e fanellës është një motiv shtesë këtë e tregon më së miri Real Madridi. Los Blancos fituan me përmbysje ndaj Paris Saint Germainit në Ligën e Kampionëve, ashtu tani edhe ndaj Real Betisit në La Liga.

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane fitoi me rezultat 3-5 duke vazhduar me fitore në kampionatin elitar spanjoll.

Asenso duke festuar me bashkëlojtarët golin e parë në takim (Foto: GettyImages)

I pari që shënoi në takim ishte Marco Asensio (11′), ndërsa vendasit të etur për një rezultat pozitiv shënuan dy herë në vazhdim.

Aissa dhe festa e tij (Foto: Getty Images)

Së pari me anë të Aissa Mandit (33′) dhe pastaj kaluan në epërsi fal autogolit nga Nacho në minutën e 37-të.

Në pjesën e dytë pamë një Real krejtësisht ndryshe, ishte Sergio Ramos në minutën e 50-të që barazoi rezultatin në 2-2.

Ramos me golin e tij i dha shpresë Realit, ashtu siç i ka hije një kapiteni (Foto: GettyImages)

Asensoi riktheu epërsinë nëntë minuta më vonë dhe me këtë rast u fut në histori, pasi ky ishte goli i 6000 i Realit në La Liga, gjë që deri më tani asnjë klub nuk ka arritur ta bëjë.

Në minutën e 65-të shënoi edhe Cristiano Ronaldo (2-4), kurse për ta bërë më dramatik fundin e ndeshjes u përkujdes Sergio Leon në minutën e 85-të me një gol nga afërsia.

Ronaldo ka shënuar tetë gola në La Liga në vitin 2018, më shumë se çdo lojtar (Foto: GettyImages)

Që fitorja t’i shijojë më shumë tifozëve madrilen, për këtë mendoi Karim Benzema me një gol në minutat shtesë.

Pas kësaj fitore Reali vazhdon në pozitën e katër me 45 pikë, kurse Betisi në vendin e nëntë me 33 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është ndaj Leganes, kurse Betisi udhëton te Levante. /Telegrafi/

The post Se Reali nuk gjunjëzohet lehtë kjo tashmë është fakt, Los Blancos fitojnë me përmbysje edhe ndaj Betisit dhe bëjnë historinë në La Liga appeared first on Telegrafi.

Nga 2-1 në 2-4, Reali përmbys rezultatin ndaj Betisit

Posted: 18 Feb 2018 01:12 PM PST

Real Madridi e ka filluar pjesën e dytë ndaj Real Betisit në mënyrën më të mirë të mundshme.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-1 për vendasit, ku golat u shënuan nga Marco Asensio (11′), Aissa Mandi (33′) dhe autogol nga Nacho (37′).

Por, në pjesën e dytë Los Blancos e rikthyer rezultatin në të mirë të tyre.

Së pari shënoi Sergio Ramos me kokë në minutën e 50-të, kurse Asensio nëntë minuta më vonë përmbysi gjithçka.

Goli i qetësisë për 2-4 u shënua bukur nga Cristiano Ronaldo në minutën e 65-të, /Telegrafi/

 

The post Nga 2-1 në 2-4, Reali përmbys rezultatin ndaj Betisit appeared first on Telegrafi.

I ëndrrave, real dhe i çuditshëm: Lojtarët që mund të zëvendësojnë Carrickun te Man Utd

Posted: 18 Feb 2018 12:47 PM PST

Mesfushori i Manchester Unitedit, Michael Carrick, do të pensionohet në fund të sezonit 2017/18.

Anglezi ka 12 vite që luan për Djajtë e Kuq dhe që nga atëherë ka qenë një nga më të mirë në rolin e tij, duke fituar kështu pesë herë Ligën Premier.

Michael Carrick duke festuar titullin e vitit 2007 (Getty Images)

Me këtë Jose Mourinho tashmë i ka kërkuar klubit të fillojnë kërkimin për ta zëvendësuar Carrickun.

Kërkesa e portugezit është që ata të transferojnë një lojtar që do qetësonte lojën e tyre në mesfushë dhe pastaj do i jepte mundësi skuadrës për të ndërtuar kasion.

Ndërsa më poshtë keni transferimet e mundshme nga Squawka:

I ëndrrave: Sergej Milinkovic-Savic nga Lazio

Real: Fabinho i Monacos

I çuditshëm: Fred i Shakhtar Donetskut.

Man Utd njihet si një klub që shpenzon shumë dhe nisur nga kjo vlera financiare e çdo njërit nga lojtarët e lartëpërmendur nuk do ishte problem. /Telegrafi/

The post I ëndrrave, real dhe i çuditshëm: Lojtarët që mund të zëvendësojnë Carrickun te Man Utd appeared first on Telegrafi.

Gomis humb ndjenjat gjatë ndeshjes me Galatasarayn, por arrin të luajë për 90 minuta

Posted: 18 Feb 2018 12:06 PM PST

Bafetimbi Gomis është një nga emrat më të njohur të futbollit francez dhe disa skuadrave evropiane në vitet e fundit.

Përveç golave të tij, festave unike është shpesh herë bëhet lajm për problemet shëndetësore që i shfaqen në fushë gjatë ndeshjeve.

Momenti kur sulmuesi humbi ndjenjat (Foto: GettyImages)

Ai është pjesë e Galatasarayt dhe gjatë ndeshjes së sotshme (e diel) ndaj Kasimpasa në Super Ligën turke, humbi ndjenjat gjatë takimit.

Në minutën e shtatë të takimit ai ra në tokë pa ndenja, por pas intervenimit të mjekëve arriti të marrë vetën dhe kështu luajti deri në fund të ndeshjes.

Në fund Gallata humbi me rezultat 2-1, ndërsa Gomis është golashënuesi më i mirë në ligë me 17 gola.

Gjendja e Gomis u përmirësua dhe ai u lejua të vazhdojë ndeshjen (Foto: Anadolu)

Vlen të theksohet se sulmuesi francez ka një histori me probleme të tilla shëndetësore. Ai vuan nga sinkopa vazovagale, që është një formë e rënies së menjëhershme të shtypjes së gjakut.

Gjatë vitin 2009 ai kishte humbur ndjenjat tri herë gjatë një viti. /Telegrafi/

The post Gomis humb ndjenjat gjatë ndeshjes me Galatasarayn, por arrin të luajë për 90 minuta appeared first on Telegrafi.

Milan – Sampdoria, formacionet zyrtare

Posted: 18 Feb 2018 10:44 AM PST

Milani dhe Sampdoria do të përballen mes vete në xhiron e 25 në Serie A, këtë herë të dy skuadrat janë në kërkim të fitores së dytë radhazi.

Pritet të jetë një ndeshje interesante pasi qëllimi i të dyjave është fitorja që i jep vazhdimësi në mënyrë që të përfundojnë në një vend që dërgon në garat evropiane.

Nga minuta e parë për Milanin në sulm do të luajë Patrick Cutrone, ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare:

Milan: Donnarumma; Calabria, Bonucci, Romagnoli, Rodriguez; Montolivo, Biglia, Bonaventura; Suso, Cutrone, Calhanoglu

Sampdoria: Viviano; Bereszynski, Silvestre, Ferrari, Murru; Barreto, Torreira, Linetty; Ramirez; Duvan Zapata, Quagliarella. /Telegrafi/

The post Milan – Sampdoria, formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.

Real Betis – Real Madrid, formacionet zyrtare

Posted: 18 Feb 2018 10:38 AM PST

Real Betisi dhe Real Madridi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kampionatin spanjoll.

Mbretërit janë mysafirë të Betisit në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të La Ligas, ndeshje e cila fillon nga 20:45 dhe zhvillohet në Estadio Benito Villamarin.

Skuadra e Zinedine Zidanes vjen në këtë ndeshje pas një forme të mirë, me tri fitore dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit në ligë dhe duan ta vazhdojnë këtë seri.

Në anën tjetër, edhe vendasit e Betisit kanë dy fitore nga dy ndeshjet e fundit dhe dëshirojnë të vazhdojnë rezultatet pozitive.

Te Betisi mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Riza Durmishi është në bankë, ndërsa Zidane ka vendosur ta lë në bankë Karim Benzeman, Raphael Varenen dhe Luka Modricin.

Real Betis: Adan; Barragan, Mandi, Bartra, Junior; Jordi Amat, Guardado, Ruiz; Joaquin, Boudebouz, Loren.

Real Madrid: Navas; Carvajal, Ramos, Nacho, Marcelo; Casemiro, Kovacic, Asensio, Vazquez; Ronaldo, Bale. 

/Telegrafi/ 

 

 

The post Real Betis – Real Madrid, formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more