“Bëri një veturë prej bore në hapësirën e ndaluar për parkim, policët menduan se ishte e vërtetë dhe deshën t’i shqiptojnë dënimin pronarit (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime
“Bëri një veturë prej bore në hapësirën e ndaluar për parkim, policët menduan se ishte e vërtetë dhe deshën t’i shqiptojnë dënimin pronarit (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime |
- Bëri një veturë prej bore në hapësirën e ndaluar për parkim, policët menduan se ishte e vërtetë dhe deshën t’i shqiptojnë dënimin pronarit (Foto)
- Imazhe të realizuara pak sekonda para se të ndodhte “tragjedia” (Foto)
- Parkimet më të këqija që ndonjëherë keni pasur rastin t’i shihni (Foto)
Posted: 19 Jan 2018 02:11 PM PST Simon Laprise ka arritur ta “ndërtojë” një veturë nga bora, me qëllim që të tallet paksa me kompanitë që merren me konfiskimin e veturave që parkohen në vendet e ndaluara, por “vepra e tij artistike” fitoi vëmendjen e disa policëve që nuk ishin në dijeni se bëhej fjalë për një veturë bore. 33-vjeçari nga Montreali i Kanadasë që merret me përpunimin e drurit, ka pranuar se ishte thjesht një shaka, por policët kur e panë “veturën” të parkuar në vendin e ndaluar, nxorën bllokun për t’ia shqiptuar një tiketë, transmeton Telegrafi. “E kam bërë këtë veturë për të bërë paksa shaka, dhe të shprehi kreativitetin tim”, ka deklaruar Laprise për Buzzfeed. Bëhej fjalë për një “maketë” të borës të modelit DeLorean DMC-12, edhe pse disa thoshin se më shumë ngjante me gjeneratën e tretë Toyota Supra. Parkimi i veturave në rrugët e mbuluara me borë në Kanada është e ndaluar me ligj, për shkak se punëtorët e komunës nuk mund të kryejnë pastrimin lirshëm, dhe për këtë arsye policia ishte ndalur për t’i shqiptuar një tiketë pronarit të saj. Dhe kur policët e kuptuan se bëhej fjalë për një “veturë bore” ia shkruan një “tiketë” të rreme me një mbishkrim “na e ke ndrequr natën”. /Telegrafi/
The post Bëri një veturë prej bore në hapësirën e ndaluar për parkim, policët menduan se ishte e vërtetë dhe deshën t’i shqiptojnë dënimin pronarit (Foto) appeared first on Telegrafi. |
Imazhe të realizuara pak sekonda para se të ndodhte “tragjedia” (Foto) Posted: 19 Jan 2018 10:02 AM PST Mjafton të rastisni të jeni në vendin dhe momentin e duhur për ta shkrepur aparatin – dhe suksesi padyshim se nuk do të mungojë. Këtë gjë më së miri e dëshmon fotogaleria e publikuar më poshtë, ku shfaqen persona nga e mbarë bota duke u fotografuar pak sekonda para se t’ju ndodhte “tragjedia”, transmeton Telegrafi. Derisa disa fotografë profesionist shpenzojnë mijëra dollarë në pajisje dhe aparate të shtrenjta për të realizuar fotografi sa më të bukura artistike, nganjëherë të njëjtën gjë e arrijnë edhe amatorët, madje duke mos investuar as edhe një cent. Se për qfarë bëhet fjalë shikoni fotogalerinë që sigurisht se do t’ju bëjë të qeshni me lot. /Telegrafi/ The post Imazhe të realizuara pak sekonda para se të ndodhte “tragjedia” (Foto) appeared first on Telegrafi. |
Parkimet më të këqija që ndonjëherë keni pasur rastin t’i shihni (Foto) Posted: 19 Jan 2018 08:43 AM PST Bored Panda ka përpiluar një fotogaleri në të cilën mund të shihen shoferët më të papërgjegjshëm, që nuk zgjedhin vendin e duhur për ta parkuar veturën. Por, edhe pse kanë shkelur ligjin duke parkuar në mënyrë të palejueshme, ata janë “ndëshkuar” nga vetë qytetarët që u kanë lënë porosi të ndryshme por edhe kanë përdorur metoda interesante për t’i mbushur mend, me qëllim që të mos e përsërisin gabimin, transmeton Telegrafi. Në shikim të parë fotot duken aq qesharake, sa që shumë persona që kanë pasur rastin t’i shohin, kanë pyetur se çfarë kanë menduar shoferët e këtyre veturave. Në disa foto shihet një veturë e parkuar në mes dy parkingjeve duke u ndalur në mes të vijës që ndan dy hapësira për dy vetura, por atyre u janë lënë porosi nga shoferët tjerë që janë nervozuar nga veprimet e tyre. /Telegrafi/ The post Parkimet më të këqija që ndonjëherë keni pasur rastin t’i shihni (Foto) appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Dështime – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: