Skip to main content

Zëri: “Mesazhet e fundit të Aulon Zekës (FOTO)” plus 29 more

Zëri: “Mesazhet e fundit të Aulon Zekës (FOTO)” plus 29 more


Mesazhet e fundit të Aulon Zekës (FOTO)

Posted: 18 Sep 2017 02:32 PM PDT

Aulon Zeka kishte shkëmbyer mesazhe me njërin nga shokët e tij të shtunën, para se të takohej me të dyshuarin për vrasjen e tij, G.H. 16-vjeçari që u gjetë i vrarë me katër plumba në trup të shtunën në lagjen Arbëria, i kishte thënë shokut të tij se do të takohej me një djalë, duke iu referuar të dyshuarit G.H. Mesazhet e fundit të Aulon Zekës janë bërë publike. Ato i ka publikuar sot televizioni Klan Kosova. “Po dal me njanin qishtu, nifar tripi. Se jom n’fërrka me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Taulant Xhaka-Shqipëria, lajm totalisht i papritur (FOTO)

Posted: 18 Sep 2017 02:25 PM PDT

Situata me futbollistët kuqezinj që luajnë në Europë është e nderë. Pesë dëmtime në radhët e legjionarëve, ku tre të tillë kanë ardhur në fundjavë, duke filluar me Ajetin, e më pas me Gjimshitin dhe Abrashin, me këtë të fundit që duhet të mungojë të paktën 4 javë, e deklaruar nga vetë klubi i Freiburg, shkruan “TeleSport”. Por edhe gjendja e dy mbrojtësve duket jo e mirë dhe rikuperimi mund të zgjasë edhe më shumë se dy javë, çka bën......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Katastrofë për Bayernin, ja sa pritet të mungojë Neuer (FOTO)

Posted: 18 Sep 2017 02:23 PM PDT

Manuel Neuer ka pësuar sot një tjetër lëndim në stërvitje dhe pritet të mungojë për një kohë të gjatë Bayern Munich sot ka marrë një lajm shumë të keq, pasi kapiteni Manuel Neuer ka lënduar sërish këmbën e majtë. Sipas Bild, drejtuesit e Bayernit dhe Neuer sot do të vendosin nëse ka nevojë për operim, që më shumë gjasë do të ndodh. Neuer për shkak të këtij lëndimi pritet që të mungojë deri në tetë javë. Gjermani ishte kthyer......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kjo është dasma më përrallore që keni parë ndonjëherë (FOTO+VIDEO)

Posted: 18 Sep 2017 02:20 PM PDT

Djali i mikut miliarder të Vladimir Putinit kurorëzoi dashurinë e tij me martesë në një ceremoni magjepsëse në Moskë. Karen Karapetyan dhe bashkëshortja e tij Lili organizuan një dasmë shumë luksoze, me mbi 200 të ftuar. Karen është djali i Samvel Karapetyan, 52-vjeç, i cili besohet të jetë armeni më i pasur në botë, edhe pse tani drejton bizneset kryesisht në Rusi. Pronari i kompanisë prodhuese “Tashir Group”, Karapetyan Senior besohet të jetë me vlerë 2.9 miliardë funte, sipas......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryeministrja serbe: Nëse është e nevojshme, takohem me Haradinajn

Posted: 18 Sep 2017 02:12 PM PDT

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka deklaruar se nëse do të ishte e nevojshme, ajo do të takohej me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Kjo deklaratë e saj erdhi pas akuzave të shumta në Serbi, se ajo nuk do të prantonte të takohej me një person “të akuzuar për krime lufte”. “Nëse është e nevojshme, jam e gatshme të takohem me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj”, deklaroi Brnabiq, transmeton lajmi.net Kryeministrja serbe në radiotelevizonin e Vojvodinës, foli edhe për dialogun e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gresa Behluli paraqitet nga pushimet, si kurrë më parë (Foto)

Posted: 18 Sep 2017 02:09 PM PDT

Këngëtarja e mirënjohur, Gresa Behluli pas angazhimeve të shumta muzikore ka ndarë pak kohë për të pushuar. Gresa ka publikuar disa foto në rrjetin social Instagram në të cilat duket shumë tërheqëse, gjersa mbrapa saj shihet plazhi. Ndryshe, “I jemi” është kënga e fundit nga Gresa e publikuar një muaj më parë.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Specialja kërkon 'ngrirjen' e VMRO-DPMNE-së

Posted: 18 Sep 2017 02:05 PM PDT

Prokuroria Speciale sot para Gjykatës Supreme sqaroi se pse duhet të revidohet vendimi i Gjykatës Shkupi 1, që mos ta ngrijë selinë e VMRO-DPMNE-së. Hipoteka mbi pallatin e bardhë në qendër të qytetit është vendosur pas zgjedhjeve të parakohshme në dhjetor të vitit të kaluar. Prokurorja tha se VMRO-DPMNE-ja do të ketë dobi nga ngrirja e pronës, pasi në këtë mënyrë do të pengohej dëmtimi i mëtutjeshëm i saj. Gjykata Penale fillimisht refuzoi të gjitha kërkesat pasi pohonin se nuk kemi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shifra alarmante: Ja sa vrasje ndodhën këtë vit

Posted: 18 Sep 2017 01:53 PM PDT

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm në këtë vit kanë ndodhur 15 vrasje. Ekspertë të sigurisë thonë se duhet një sensibilizim më i madh i institucioneve relevante në mënyrë që të parandalohet kjo dukuri. E sociologët thonë se prindërit duhet të kenë përkujdesje më të madhe ndaj fëmijëve të tyre, sidomos në fazën e adoleshencës. Vetëm gjatë javës së kaluar kanë ndodhur dy vrasje. Njëri në qytetin e Pejës,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: Liberalizimin e vizave ta zhbllokojnë ata që e penguan

Posted: 18 Sep 2017 01:36 PM PDT

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka lëshuar një varg akuzash në adresë të kundërshtarëve politikë. Nëpërmjet një shkrimi të publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social "Facebook", në mbrëmjen e së hënës, Mustafa ka thënë se “ata që e penguan liberalizimin e vizave duhet ta ç’pengojnë!”. Shkrimi i Mustafës në Facebook: Ata që e penguan liberalizimin e vizave duhet ta......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ushqimet që nuk duhet t’i kombinoni asnjëherë

Posted: 18 Sep 2017 01:21 PM PDT

Të konsumosh fruta dhe perime në bazë ditore është shumë e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm. Por megjithatë janë disa kombinime që nuk duhet të eksperimentoni, si p.sh të kombinoni dy frute ose perime dhe t’i hani në të njejtën kohë. Jo vetëm se kombinimi i frutave dhe perimeve mund të jetë jo i shëndetshëm por mund të jetë edhe fatale për shëndetin tuaj, transmeton Klan Kosova. Më poshtë janë disa kombinime që nuk duhet t’i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'T’padashtun', propozimi i Kosovës për në ‘Oscars’, regjisori Rizvanolli rrëfen për pritshmëritë

Posted: 18 Sep 2017 01:00 PM PDT

Filmi “T’padashtun” i regjisorit kosovar Edon Rizvanolli, është dhënë premierë në festivalin e njohur “Karlovy Vary”, ndërsa ditë më parë u dha premierë në kinematografinë Cineplexx Kosovë. Filmi shtjellon dramën rrënqethëse të një familjeje refugjate nga Kosova, e cila jeton në Holandë dhe ballafaqohet me një dashuri e cila zgjon shumë plagë të së kaluarës së afërt nga lufta në Kosovë. Në rolet kryesore luajnë Adriana Matoshi, Jason de Ridder,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lirak Çelaj ironizon me Shpend Ahmetin

Posted: 18 Sep 2017 12:37 PM PDT

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj është i ftuari i parë në emisionin “Zona për Prishtinën”, ku do të diskutohen programet e kandidatëve të të gjitha partive. Çelaj si i pari, ka prezantuar pikat kryesore të programit të tij. Por para kësaj ai fillimisht ka ironizuar me kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahmetin. “Ditën e parë kur të zgjidhem kryetar do ta bëjë një ekip të madh që të punojë në Facebook”, ka thënë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Valverde: Ky përforcim i Barcelonës nuk më duhet aspak (FOTO)

Posted: 18 Sep 2017 12:35 PM PDT

Ditë të vështira për Lucas Dignen te Barcelona. Trajneri i skuadrës, Ernesto Valverde, nuk llogaritë aspak në të. Edhe pse erdhi nga PSG-ja si zëvendësues i Jordi Albas, Digne është treguar i panevojshëm për ekipin këtë sezon, përcjellë “Lajmi.net”. Ai ka luajtur vetëm 15 minuta në shtatë ndeshjet zyrtare të skuadrës këtë sezon. Ish-lojtari i Romës pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.    ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

E rrallë: Ishin shpërngulur në Turqi, familja nga Podujeva ribashkohet pas 105 vjetësh

Posted: 18 Sep 2017 12:25 PM PDT

Pas 105 vitesh takohet familja “Burica” me një të afërm, familja e të cilit ishte shpërngulur në Turqi në vitin 1920. Me vdekjen e gjyshit dhe babait nuk kishin asnjë të dhënë për familjaret e tyre të mbetur në Orllan. Kur i kishin humbur krejt shpresat se do të munden t’i gjejnë të afërmit e tyre, rastësisht kontaktojnë pas emisioneve “Me Shqiptarët e Turqisë’ në RTV21 dhe në rrjetet sociale. Sot edhe ndodhi mrekullia, kur mysafirët nga Turqia për herë të parë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Plas sherri mes Enca Haxhias dhe Françeska Jaçes

Posted: 18 Sep 2017 12:20 PM PDT

Dikur duheshin aq shumë me njëra tjetrën sa që u hamendësua për një lidhje të mundshme.  Dy vajzat sexy këngëtarja Enca Haxhia dhe modelja Françeska Jaçe ishin të pandara. Pushime luksoze sëbashku dhe kudo që shkonin ishin të dyja.  Dukej se Snapchati nuk gjente qetësi nag postimet e tyre-shkruan Express. Por gjërat kanë ndryshuar dy vajzat nuk janë parë më bashkë. Ato u larguan nga njëra-tjetra si pa parë e pa kuptuar. Nuk dihet çfarë i ka ftohur marrëdhëniet mes......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

KQZ në fazën e fundit të përgatitjeve për zgjedhjet lokale

Posted: 18 Sep 2017 12:10 PM PDT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon përgatitjet për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Pastrimi i listave, certifikimi i listës përfundimtare të votuesve, shtypja e fletëvotimeve janë disa nga çështjet në të cilat ende po punohet. Katër ditë para fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e vjeshtës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën finale të përgatitjeve për këtë proces. Sipas zyrtarëve të këtij institucioni, numri i votuesve të rinj që do të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zgjidhni problemin e gërhitjes për pesë minuta!

Posted: 18 Sep 2017 12:07 PM PDT

Çdo natë, në shtëpitë anembanë vendit, dhomat e gjumit pasqyrojnë trumbetën, fishkëllimin, rënkimin dhe grindjen e gërhaguesve të kombit. Kjo është një cacifoni shurdhuese që preokupon rreth 60 për qind të popullsisë – dhe partnerët e tyre – dhe nxit një tregti fitimprurëse dhe gjithnjë në rritje në pajisjet dhe mjetet juridike që gërhasin. Por si të gjithë ata që janë përpjekur me sprej fyti amo aroma të ndryshme që pretendojnë për të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Posta, pullë për veshjet e Medvegjës (VIDEO)

Posted: 18 Sep 2017 12:03 PM PDT

Veshjet tradicionale të Medvegjës tashmë mund të shihen edhe tek pullat postare të cilat do të vihen në zarfet e dërguara përmes Postës së Kosovës, njofton Klan Kosova. Për të shprehur mirënjohjen për këtë në Prishtinë erdhi kryetari i Shoqatës Kulturore Artistike “Shqiponjat e Medvegjës”, Selman Rexhepi. Mirënjohjën e pranoi Bashkim Mustafa, Drejtor i Shitjes në Postën e Kosovës, i cili është përgjegjës edhe në departamentin e filatelisë.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qytetarët ndezin qirinj për Aulon Zekën

Posted: 18 Sep 2017 12:00 PM PDT

Qytetarë të shumtë, përfshirë edhe pjesëtarët e familjes së ngushtë të Zekës, po ndezin qirinj para Teatrit Kombëtar, në kujtim të të ndjerit, në lidhje me vrasjen e të cilit tashmë janë arrestuar dy persona, gjithashtu të mitur. Trupi i Aulon Zekës u gjet i pajetë, të shtunën, rreth orës 11:00. Gjykata Themelore ua ka caktuar të hënën masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy të dyshuarve për këtë vrasje, G.H. dhe R.G. Motivi i vrasjes......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rita Ora vjen mjaft ‘e nxehtë’ dhe atraktive në klipin e ri me Aviciin (Video)

Posted: 18 Sep 2017 11:31 AM PDT

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, javën e kaluar kishte paralajmëruar se do të sillte bashkëpunimin e saj më të ri me DJ e njohur Avicii. “Lonely together” mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është një baladë në zhanrin RnB. Kënga ka arritur menjëherë të pëlqehet nga publiku, ndërsa në sy ka rënë edhe performanca e këngëtares shqiptare në klip. Ajo shfaqet mjaft ‘e nxehtë’ në disa skena, teksa interpreton lirshëm këngën e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dy lajme katastrofale për Romën para ndeshjes së mesjavës (FOTO)

Posted: 18 Sep 2017 11:23 AM PDT

Roma i ka marrë dy lajme të këqija para ndeshjes së mesjavës. Verdhekuqët takohen me ekipin e promovuar në Serie A, Benevento. Sipas mediave italiane, Roma mund t’i ketë dy mungesa të mëdha në këtë takim, përcjellë “Lajmi.net”. Bëhet fjalë për sulmuesin Patrik Schick, i cili është lënduar përsëri dhe për Radja Nainggolan, që është në dyshim të fortë. Benevento-Roma zhvillohet të mërkurën me fillim prej orës 18:00.    ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ky është numri i grave që janë pjesë e listave për zgjedhjet komunale (VIDEO)

Posted: 18 Sep 2017 11:19 AM PDT

Qeveria e Kosovës e ngritur pas një boshllëku gati tre muajsh, ka 21 ministri. Por, vetëm dy prej tyre udhëhiqen nga gratë. Organizatat që merren me të drejtat e grave në Kosovë thonë se kjo situatë dëshmon se përfaqësimi i grave në politikë mbetet shumë i ultë dhe pa shenja të përmirësimit. Sibel Halimi, eksperte në çështjet gjinore, në një bisedë për Zërin e Amerikës tha se mungesa e grave në pozita vendimmarrëse është pasojë e mungesës së......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ky është vendimi i Gjykatës për të dyshuarit e vrasjes së Aulon Zekës

Posted: 18 Sep 2017 11:15 AM PDT

Një muaj paraburgim është masa e caktuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e 16-vjeçarit Aulon Zeka. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Zyra për Informim pranë kësaj Gjykate. Ndryshe, dy të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës kanë dalë sot para gjykatës. Bëhet fjalë për të dyshuarit G.H. dhe R.G., të dy të mitur. Ata janë marrë në pyetje nga gjykatësja Elife Uka. Aulon Zeka u gjet i vrarë të shtunën rreth orës 11:00 në rr.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Robert Berisha bën një ndërhyrje estetike në fytyrë (Foto)

Posted: 18 Sep 2017 11:03 AM PDT

Edhe muzikanti 39-vjeçar, Robert Berisha ka vendosur t’i nënshtrohet një ndërhyje estetike. Fjala është për rrudhat që i janë krijuar në fytyrën e tij e që e kanë bërë të mos ndihet rehat, shkruan lajmi.net Operacioni ka shkuar me sukses dhe Roberti nuk e ka pasur problem ta ndajë me ndjekësit në Instagram edhe këtë detaj. Nëpërmjet fotografisë së postuar ka zgjedhur edhe t’i falenderoi publikisht klinikën zvicerane në të cilën edhe e ka kryer......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Flet Visar Korenica: Këtë e thashë për Izraelin (Video)

Posted: 18 Sep 2017 10:57 AM PDT

Visar Korenica, kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit nga  Lëvizjes Vetëvendosje, është përballur me një sërë reagimesh pas publikimit të një statusi në Facebook mbi veprimet  e shtetit te Izraelit ndaj palestinezëve. Korenica për herë të parë ka folur për RTV Dukagjinin në lidhje me këtë çështje. Statusin e tij ai e ka quajtur reagim momental emocional dhe ka thënë se ky status është plotësisht qëndrim personal. “Atë çka kam deklaru......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhaj: Zërat për Rikallon, shqetësues

Posted: 18 Sep 2017 10:53 AM PDT

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur për emërimin e Nenad Rikallos në krye të Ministrisë së Bujqësisë, si dhe dyshimet për të kaluarën e tij. Hoxhaj ka thënë, në një intervistë për Telegrafin, se nuk dëshiron të japë vlerësim lidhur me të kaluarën e ministrit serb, pasi nuk ka informata të plota. “Unë nuk dua të jap vlerësim meqenëse nuk kam informata të plota. Por ajo çfarë kam lexuar në media është shqetësuese… Por......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sigal Prishtina e Stavilecit i kundërpërgjigjet ashpër komunës së Shpend Ahmetit

Posted: 18 Sep 2017 10:49 AM PDT

Sigal Prishtina i është kundërpërgjigjur Komunës së Prishtinës përkatësisht zëdhënësit të saj, Adonis Tahirit, i cili i ka thënë “Zërit”, se Sigal Prishtina e udhëhequr nga Blerand Stavileci ka më së paku arsye të ankohet rreth kushteve të Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve sepse, sipas tij, vetë Stavileci ka qenë pjesë e Qeverisë e cila e ka bllokuar zgjidhjen e statustit të këtij pallati përmes AKP-së. Përmes një reagimi, Sigal Pristhina, thotë se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Krasniqi falënderon Merkelin për Kosovën

Posted: 18 Sep 2017 10:25 AM PDT

Ish-boksieri i famshëm shqiptar, Luan Krasniqi, është ftuar në një takim nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel. Me këtë rast, Krasniqi e ka falënderuar Merkelin për mbështetjen e vazhdueshme që ajo ia ka dhënë Kosovës ndër vite. Ky takim është zhvilluar në prag të zgjedhjeve të reja në Gjermani, ku sondazhet e paralajmërojnë një fitore të Merkelit, shkruan “Zeri.info”. Në takim kishte personalitete të njohura të Gjermanisë,  përfshirë këtu edhe ish......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tërmet i fuqishëm në këtë qytet të Shqipërisë (FOTO)

Posted: 18 Sep 2017 10:21 AM PDT

Një tërmet i fuqishëm ka goditur pasditen e sotme qytetin e Gjirokastrës. Mësohet se epiqendra e tërmeti ka qenë 8 km nga qyteti i Gjirokastrës. Tërmeti ka qenë me magnitudë 4 ballë. Ende nuk ka të dhëna për dëme materiale. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ahmeti: Vrasja e Aulon Zekes të zbardhet sa më shpejtë

Posted: 18 Sep 2017 10:10 AM PDT

I pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kërkuar nga organet përgjegjëse që të zbardhet sa më shpejt rasti i vdekjes së Aulon Zekes. Sipas tij, siguria kontrolli i armëve dhe arsimi duhet të jenë prioritet për secilën parti, komunë e qeveri. Shkrimi i plotë i Ahmetit: Vrasja e të riut Aulon Zeka ka tronditur jo vetëm familjen por edhe gjithë opinionin në Kosovë. Vrasjet për motive të ulta janë gjithmonë të rënda por mosha e Aulonit dhe të dyshuarve e bëjnë rastin edhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more