Skip to main content

Zëri: “'Identifikohet personi që dyshohet se vrahu 16 vjeçarin nga Prishtina'” plus 29 more

Zëri: “'Identifikohet personi që dyshohet se vrahu 16 vjeçarin nga Prishtina'” plus 29 more


'Identifikohet personi që dyshohet se vrahu 16 vjeçarin nga Prishtina'

Posted: 16 Sep 2017 02:58 PM PDT

Policia e Kosovës ka intervistuar disa persona lidhur me vrasjen e Aulon Zekës sot në Prishtinë. Burime të “Indeksonline” bëjnë me dije se për një person është lëshuar urdhër-arrest. Policia e Kosovës ka identifikuar personin që dyshohet se ka vrarë 16 vjeçarin në lagjen “Kodra e Trimave”, sot në Prishtinë. Kështu bëjnë me dije burime të “Indeksonline”. Redaksia e “Indeksonline” nuk do e publikojë emrin e të dyshuarit për të mos......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyra e Kryeministrit tregon se a do fillojë puna në Qeverisi nga ora 7

Posted: 16 Sep 2017 02:53 PM PDT

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në ditët e para të marrjes së udhëheqjes së ekzekutivit po duket të jetë shumë i angazhuar në takime me gjithë akterët me rëndësi për Kosovën. Haradinaj madje në vitin 2012 pati deklaruar se kur të bëhet kryeminstër i vendit, administrata në Kosovë do të niste punën në ora 07:00. Mirëpo, kjo sipas zyrës së kryeministrit nuk do të ndodh pasi Haradinaj nuk ka kërkuar ndryshim të  orarit të zyrtarëve të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump dhe Erdogan takohen më 21 shtator

Posted: 16 Sep 2017 02:41 PM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takojë homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, që do të mbahet në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të enjten e ardhshme në Nju Jork. Lajmi është bërë i ditur nga këshilltari i Trumpit për Siguri Kombëtare, H.R. McMaster, i cili konfirmoi se takimi me Erdoganin do të mbahet të njëjtën ditë kur presidenti amerikan do të takojë edhe krerët e Afganistanit dhe Ukrainës. Edhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Getta Beqa 'çmend' fansat publikon foto nudo (FOTO)

Posted: 16 Sep 2017 02:37 PM PDT

Njihet për sukseset e saj në botën e fitnesit dhe bodybollding-ut. Ajo ka publikuar një fotografi gjysme të zhveshur në rrjetin e saj social “facebook”, ku tregon format e saja super-seksi, transmeton “Zeri.info”. Geta shquhet për linjat e saj perfektë të trupit, të cilat nuk heziton asnjëherë që t’i ekspozojë, pothuajse në çdo paraqitje të saj. Kujtojmë se trajnerja e fitnesit është nënë e tre fëmijëve, por megjithatë trupin e ka si të një 20 vjeçareje. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia në Londër zhvillon kërkime lidhur me sulmin e së premtes

Posted: 16 Sep 2017 02:26 PM PDT

Në Britani, policë të armatosur zhvilluan të shtunën kërkime tek një shtëpi në një lagje periferike të Londrës dhe e evakuuan zonën përreth, si një masë paraprake pas një arrestimi të mëparshëm lidhur me sulmin e së premtes në metronë e Londrës. Kërkimet u përqendruan në lagjen jugperëndimore Sunbury të Londrës. Policia britanike tha se kishte arrestuar një person në lidhje me sulmin me bombë të premten në një tren të metrosë në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A po rikthehen çantat e lidhura për beli?

Posted: 16 Sep 2017 02:23 PM PDT

Të gjithëve na kujtohen çantat të lidhura për beli, dhe sa qesharake na janë dukur. Të njohura si “fanny pack” ato nuk kanë ngelur në vitet e 80’ta, mirëpo janë duke përjetuar një rikthim. Pasarelat e disenjatorëve më të famshëm botëror kanë pasur pjesë këto çanta, në stile nga më të ndryshmet. A do t’i riktheni edhe ju këto çanta?   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Luana Vjollca ka gati këngën e re, një bashkëpunim me këngëtarin që tund skenën

Posted: 16 Sep 2017 02:14 PM PDT

Prej disa kohësh Luana Vjollca i ka hyrë seriozisht profesionit si këngëtare e po publikon këngë njëra pas tjetrës.  Pas këngës "Benzina", këtë herë Luana do të vijë me bashkëpunim. Sipas Prive, këngëtarja do të bashkëpunojë me Genën në një baladë me temë dashurie. Për klipin dhe titullin e këngës nuk është vendosur ende megjithatë kjo këngë me siguri do jetë ndër më të bukurat e stinës së vjeshtës. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Konfirmohet dënimi me burgim të përjetshëm për ish-presidentin

Posted: 16 Sep 2017 02:02 PM PDT

Gjykata e lartë egjiptiane konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm për ish-presidentin e Egjiptit, Mohamed Morsi, në kuadër të një procesi për spiunazh në favor të Katarit. “Vendimi i Gjykatës së Kasacionit, që është përfundimtar, konfirmoi një dënim me burgim të përjetshëm (25 vite në Egjipt) i lëshuar më 2016 kundër Morsit për drejtimin e një organizate të jashtëligjshme”, deklaroi për median, avokati i tij, Abdel Moneim Abdel Maqsud. Autoritetet egjiptiane......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Donald Trump i gatshëm të falë themeluesin e Wikileaks

Posted: 16 Sep 2017 01:57 PM PDT

Në këmbim të provave që mohojnë përfshirjen e Rusisë në zgjedhje. Uashingtoni mund të falë themeluesin e Wikiliks, Julian Asange nëse ky i fundit dorëzon prova që mohojnë ndikimin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale. Marrëveshja është propozuar nga një deputete republikane. Shtëpisë së Bardhë i është ofruar një marrëveshje që mund të garantojë imunitet për Julian Assange në këmbim të provave që tregojnë se nuk ishte Moska burim i e-maileve......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fjolla ‘djeg’ Dubain, shikoni si provokon nga atje! (Foto)

Posted: 16 Sep 2017 01:44 PM PDT

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina së shpejti pritet të publikojë projektin e saj më të ri muzikor, që vjen në bashkëpunim me një artist të ri nga Shqipëria. E ndërsa po pret finalizimin e projektit, ajo po shijon si mos më miri disa ditë pushimi së bashku me familjen e saj. Dhe për pushimet e radhës, Fjolla ka zgjedhur një destinacion mjaft të largët. Përmes disa imazheve të publikuara në rrjetet sociale, këngëtarja Morina ka treguar se ajo bashkë me vajzën e vogël Alayan dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi për rastin Rikallo: Janë organet e drejtësisë ato që duhet të merren me të, e jo njerëzit e politikës

Posted: 16 Sep 2017 01:34 PM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për televizionin publik, deklaroi se për të gjitha dyshimet për krime duhet të merren organet përgjegjëse. Duke folur për rastin e ministrit serb të Bujqësisë, Nenad Rikallo, Thaçi tha se ky ministër do të ishte në këtë post edhe në koalicionet tjera qeveritare dhe theksoi se nuk duhet që dikush të etiketohet si kriminel nga njerëzit e politikës, transmeton Koha.net. “Janë organet kompetente ato që dhanë vendimet e tyre,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haxhinjtë e rinj kthehen në Kosovë, dy nga ta vdesin në Mekë (Video)

Posted: 16 Sep 2017 01:30 PM PDT

Rreth orës  5:00 të mëngjesit, kanë arritur në Kosovë haxhinjtë e parë që rreth një muaj më parë kishin shkuar në Mekë. Në Aeroportin e Prishtinës u priten nga familjarët e tyre Ata që tashmë kanë epitetin e haxhiut, u ballafaquan me probleme të shumta qysh në nisje, meqë disa prej tyre u detyruan të presin mbi 15 orë në Aeroportin e Prishtinës. Por, megjithatë ndihen të lumtur që kryen këtë obligim që për ta është i shenjtë. Myftiu i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Afërdita poston foto me të dashurin në Londër, ja si e quan atë…(FOTO)

Posted: 16 Sep 2017 01:19 PM PDT

Këngëtarja shqiptare Afërdita Dreshaj, për një kohë të gjatë ka qenë në fokus të mediave, transmeton ORAinfo. Ajo me publikimin e disa fotografive provokative, vazhdon ende të përfolet. Tashmë ajo ka një të dashur, me të cilin duket të jetë mjaftë e lumtur. Këtë e ka treguar edhe përmes postimit të saj të fundit në Instagram, ku shihet të jenë në Londër, dhe “London Love”, është mënyra se si ajo e quan dashurin e saj… ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kërkonte telefonin që i ra poshtë tavolinës së restorantit, u rrënqeth nga ajo që gjeti

Posted: 16 Sep 2017 01:12 PM PDT

Will Robinson nga Lincolnshire i Anglisë, është rrëqethur kur poshtë tavolinës së restorantit e ka gjetur një mi të ngordhur Në momentin që 22-vjeçarit i ra telefoni në dysheme, shoku tij e ndezi një dritë për ta ndihmuar ta gjente më lehtë, transmeton Telegrafi. Miu nën tavolinën e restorantit Por, ndriçimi bëri që të shihet çartë edhe brejtësi që kishte rënë në kurth. Pasi i kanë treguar stafit se çfarë kishin gjetur, djelmoshat e kanë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Burg shqiptarit në Itali, merr nuse në Marok për ta shfrytëzuar si prostitutë

Posted: 16 Sep 2017 01:09 PM PDT

Me katër vjet burg e ka dënuar sot Gjykata e Teramos në Itali, një 40-vjeçar shqiptar, për shfrytëzim prostitucioni. Gjithçka nisi në vitin 2012, kur shqiptari bindi një vajzë marokene 24-vjeçare të takohej me të në Itali, pasi do të martoheshin. Në Marok, para celebrimit të martesës, shqiptari i ishte prezantuar të resë marokene si sipërmarrës. Por, gjithçka ndryshoi sapo ajo mbërriti në aeroportin e Italisë, ku i priste dhe një bashkatdhetar i burrit, shqiptar. 40-vjeçari e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ngordh panda më e vjetër në botë

Posted: 16 Sep 2017 01:04 PM PDT

Panda më e vjetër në botë, e cila ka qenë e robëruar, ka ngordhur, në krahinën e Fuzhou në juglindje të Kinës. Me 27 vjet jetë, panda e quajtur Basi ka tejkaluar jetëgjatësinë e të gjitha të tjerave, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Pandat gjigante llogariten si simbole në Kinë dhe janë tepër të mbrojtura. Ato nuk janë më të rrezikuara, pas dekadave të punës konservative. Basi ka jetuar në objektin e Pandave që prej moshës 4- pesë vjeç. “Me zemër të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

NATO nuk është kundër Ushtrisë së Kosovës

Posted: 16 Sep 2017 12:50 PM PDT

Në Tiranë u mbajt sot Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO-s ku të pranishëm ishin shefat e shtabeve të vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Tema kryesore e diskutimeve ishte situata e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhënia e rekomandimeve për vazhdimësinë e misioneve “Resolute Support” në Afganistan dhe KFOR në Kosovë, transmeton TCH. Shqipëria konfirmon vazhdimin e misionit të saj në Afganistan dhe shtimin e prezencës së saj atje. Kryetari i Komitetit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Janjiq: Serbët duhet të marrin pjesë në institucionet e Kosovës

Posted: 16 Sep 2017 12:49 PM PDT

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike me seli në Beograd, Dushan Janjiq, ka folur për pjesëmarrjen e Listës Serbe në qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj. Në një intervistë për RTK’në, ai ka thënë se serbët duhet të marrin pjesë në institucionet e Kosovës. Janjiq ka shtuar se pret që pas 18 muajsh mes Kosovës dhe Serbisë të nënshkruhet marrëveshja finale. ‘Po duhet të marrin pjesë. Aty jetojnë. Si të mbrojnë interesin e tyre, popullin e tyre nëse nuk......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nëna e Marinës 'tundi' dasmën, kurrë nuk do mendonit se e kishte këtë talent

Posted: 16 Sep 2017 12:42 PM PDT

Kanë kaluar thuajse nëj javë nga dasma e çiftit të njohur shqiptar Marina dhe Getoar Selimi dhe duket se ende nuk kanë përfunduar surprizat që mund të sbulohen prej asaj nate gëzimi.  Marina ka publikuar disa nga momentet më të lumtura të natës që e shndëroi zyrtarisht në partneren e jetës së Getoarit. Në fotot e fundit ajo zbulon se si nëna e saj e ka tundur në dasmë teksa këndonte.  'Mami im, e shtrenjta ime'-shkruan Marina. /Gazeta Express/  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vdes aktorja e njohur nga seriali ‘Mariçui’…(FOTO)

Posted: 16 Sep 2017 12:29 PM PDT

Aktorja e telenovelës së njohur latine ndahet nga jeta. Ajo ishte pjesë e telenovelës së njohur që për shqiptarët njihej si ‘Mariçui’, në rolin e të moshuarës që u kujdes për vajzën e braktisur nga prindërit. Aktorja meksikane Evita Munoz ka humbur jetën në moshën 79 vjeçare si pasojë e problemeve në rrugët e frymëmarejs. Komplikacionet e shumta në rrugët respiratore i morën jetën. Ajo ishte një nga komedianet më të vlerësuara në botën......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pardew: Serbia duhet të heqë dorë nga provokimi ndaj Kosovës

Posted: 16 Sep 2017 12:25 PM PDT

Ambasadori James Pardew në fund të viteve 1990 ishte i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin. Në vitin 2001 ai ishte i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara në bisedimet që çuan në nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ambasadori Pardew ka përmbledhur kujtimet e tij nga rajoni në librin “Paqja: Udhëheqja Amerikane dhe Fundi i Gjenocidit në Ballkan”, që do të dalë në treg në janar të vitit të ardhshëm. Në një intervistë për Zërin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rriten rastet me kancer të gjirit

Posted: 16 Sep 2017 12:17 PM PDT

Për tetë muaj 209 raste të reja me kancer të gjirit. Sëmundja e kancerit të gjirit në Kosovë këtë vit ka shënuar një rritje të lehtë. Kështu thonë mjekët onkolog në Institutin Onkologjik. Vetëm në tetë mujorin e parë të këtij viti në këtë institut janë paraqitur 209 raste të reja me kancer të gjirit. Ndërsa mosha më e prekur është 35-45 vjeçe, por pa përjashtuar edhe moshat më të reja.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

I jep fund lidhjes çifti pasionant shqiptar

Posted: 16 Sep 2017 12:09 PM PDT

Ata ishin një çift shumë i lumtur bashkë dhe kishin një lidhje shumë pasionante. Aq sa shpesh ndanin me ndjekësit e rrjeteve sociale puthje e përqafime me njëri-tjetrin. Në fakt kjo ishte hera e parë që këngëtari Erik Lloshi, bëri kaq publike një lidhje dashurie. Modelja seksi, Jola Progri, dukej se e kishte marrosur artistin. Por diçka nuk shkoi mirë. Në fakt nuk po shikonim më foto në çift dhe i bëmë një “kontroll” profileve të secilit. Historia në çift është zhdukur......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ushqimet dhe ilaçet që nuk duhet të konsumohen së bashku

Posted: 16 Sep 2017 12:03 PM PDT

Disa ushqime mund të ndalojnë efektin e ilaçeve, ose në rastin më të keq mund të kenë efekte anësore të rrezikshme. Dr Aisling Hillick, ka treguar për “Mirror” se cilat janë këto ushqime: Bananet Bananet duhet t`i shmangni nëse merrni ilaçe për rregullimin e presionit të gjakut. Përzier me këto barna, bananet mund të shkaktojnë nivele të larta kaliumit. Limoni i gjelbër Nëse jeni duke marrë ilaçe për kollë, atëherë mos hani limona të gjelbër dhe portokall......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Flet personi që e gjeti të vrarë 16 vjeçarin në Prishtinë (VIDEO)

Posted: 16 Sep 2017 11:48 AM PDT

Një krim monstruoz ndodhi në kryeqytet. Një 16-vjeçar u gjet i vrarë me armë zjarri nën deponinë ilegale afër tjegullores në Arbëri. Në afërsi të Shkollës Fillore ‘Qamil Batalli’ në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë hetuesit po kërkojë gjurmë. Si pasojë rrugica që sillet përreth objektit arsimor e deri te tjegullorja u mbyll me shirit. Në një hapësirë të fshehur dhe jo fort të frekuentuar në orët e para të paraditës së të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nesër bëhet obduksioni i 16 vjeçarit të vrarë sot në Prishtinë

Posted: 16 Sep 2017 11:38 AM PDT

Trupi i pajetë i 16 vjeçarit të vrarë sot në Prishtinë është dërguar për në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’iu kryer obduksioni. Trupi i tij është gjetur sot rreth roës 11:00 nga Policia e Kosovës, kurse dyshohet se u qëllua me katër plumba. Obduskioni i trupit të ndjerit pritet të bëhet nesër. Këtë e ka kofnrimuar për lajmi.net,  Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Ai ka thënë se nesër do të kryehn ekzaminimet e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Demarkacioni me Kosovën, çështje e mbyllur për Malin e Zi

Posted: 16 Sep 2017 11:28 AM PDT

Demarkacionin e kufirit me Kosovën zyrtarët e Podgoricës në Mal të Zi e cilësojnë si çështje të mbyllur dhe besojnë se do të zgjidhet sipas marrëveshjes tashmë të arritur ndërmjet të dy palëve. Ministri i jashtëm malazez, Sergjan Darmanovic, vuri në dukje se beson në kapacitetet demokratike të institucioneve në Kosovë dhe me durim pret zgjidhjen përfundimtare të demarkacionit me Kosovën. Dermanoviq tha se sa i përket çështjet së demarkacionit nuk do të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjukanoviq: Serbia moti e ka humbur betejën politike për Kosovën

Posted: 16 Sep 2017 11:26 AM PDT

Nuk besoj se dikush normal në Serbi do të më kuptonte nëse them se pas shumë viteve të politikës së gabuar, sidomos pas aventurës tragjike ushtarake të vitit 1999, duhet sërish luftuar për Kosovën, ka thënë ish-kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, në një intervistë për të përditshmen serbe, Blic. “Realiteti është se Serbia, para shumë gjeneratave të reja, e ka humbur betejën politike për Kosovën”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi. Sipas tij, udhëheqja e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi: Të gjitha partitë politike e kanë lutur Listën Serbe

Posted: 16 Sep 2017 11:17 AM PDT

Presidenti Hashim Thaçi deklaroi se deri në ditën e konsolidimit të Qeverisë, të gjitha partitë kanë vrapuar dhe kanë kërkuar nga Lista Serbe që të jetë pjesë e tyre. ‘Deri në ditën e ndërtimit të koalicionit të gjithë i kanë lutur Listën Serbe që të jenë pjesë e tyre. Unë jam takuar me Listën Serbe dhe më kanë treguar qartë se kanë ofertë prej të gjitha partive politike të jenë pjesë e koalicionit qeverisës dhe ajo është mirë.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Egzon Daku përfaqëson Kosovën në Seul të Koresë Jugore

Posted: 16 Sep 2017 11:11 AM PDT

Kryetari i Unionit të Studentëve Pro Europian Egzon Daku, po realizon një vizitë zyrtare në Kore të veriut. Ai në Seul do të marrë pjesë në samitin për promovimin e paqes në botë. Daku si i ftuar në cilësinë e liderit të të rinjëve të Kosovës, si kryetar i USPE-së do të qëndroj për një javë në këtë samit. Samiti për promovimin e paqës në botë është më i madhi i llojit të tij. Për Gazeta Liria, Daku ka deklaruar se është......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more