Skip to main content

“Zbulohet arsyeja pse “Polici” u largua nga Portokallia” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Zbulohet arsyeja pse “Polici” u largua nga Portokallia” plus 9 more Lajmi i Fundit


Zbulohet arsyeja pse “Polici” u largua nga Portokallia

Posted: 22 Sep 2017 07:52 AM PDT

Edhe një tjetër aktor i njohur ka vendosur ta lërë shown e njohur të humorit, "Portokalli". Florjan Binaj ka vendosur të lërë spektaklin e humorit pas 13 vitesh në ekran.

Bëhet me dije se shkaku ka qenë një mosmarrveshje e mundshme në lidhje me rinovimin e kontratës për sezonin e ri televiziv. Duket se kushtet e reja të Florit nuk janë përputhur me ato të produksionit dhe këtë e ka vërtetuar mungesa e tij në ambientet e punës.

Florjan Binaj ose siç njihet ndryshe nga të gjithë në si 'Polici i Portokallisë', ka qenë një nga aktorët, rolet dhe batutat e së cilit u mbajtën mend ndër vite. I famshëm për personazhin e Kol Frakushës, apo imitimit perfekt të kryeministrit,e deri tek personazhi tipik i 'Atentateve', Flori i është bashkuar kastit të tjerë të aktorëve të parë që lanë Portokallinë.

Me ikjen e tij, Portokallia duket se ka humbur stafin e saj të parë, duke kujtuar kështu grupin e famshëm të The SHBLSh-ave me (Ermal Mamaqin, Gentjan Zenelaj dhe Julian Deda), Elvis Pupën, Ervin Bejlerin, Erand Sojlin, Romir Zallën, Bes Kallakun apo dhe vetë moderatorin dhe drejtorin artistik të shumë viteve Agron Llakajn.

Përveç regjisorit Altin Basha i cili ka qenë (dhe vazhdon të jetë) që prej fillimit regjisori i spektaklit humoristik, pothuajse të gjithë 'pionerët' e tjerë të Portokallisë, janë larguar duke vazhduar secili në karrierat respektive./Anabel

The post Zbulohet arsyeja pse “Polici” u largua nga Portokallia appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Burrë e grua kërkojnë mbrojtje prej nuses së djalit: Na dhunon

Posted: 22 Sep 2017 07:44 AM PDT

Burrë e grua, të dy janë pajisur me urdhër mbrojtje nga Policia e Tiranës pasi kanë bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë së nusja e djalit të tyre i dhunon.

"Më datë 21.096.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasin SH.V, vjeç 66, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, nusja e djali, shtetasja R.V, vjeç 27, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, "Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare".

Më datë 21.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen R.V vjeç 27, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vjerrës, F.V, vjeç 58, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. "Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare". Neni 130/a i Kodit Penal", thuhet në njoftimet e Policisë.

The post Burrë e grua kërkojnë mbrojtje prej nuses së djalit: Na dhunon appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Konfirmohet kalimi në “La Liga”, ja cilën skuadër do të drejtojë De Biasi

Posted: 22 Sep 2017 07:38 AM PDT

Xhani De Biazi kundër Zinedin Zidan. Kjo do të jetë sfida që tifozët shqiptarë mund të shohin që nesër në La Liga, pasi ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare i ka thënë "po" Deportivo Alavesh dhe do të marrë drejtimin e klubit spanjoll.

Ka qenë vetë trajneri që ka konfirmuar gjithçka për "Panorama Sport" gjatë ditës së sotme. "Po, është e vërtetë. Sapo u thashë 'po' drejtuesve të Deportivo Alavesh dhe do të marr drejtimin e skuadrës", ishin fjalët e De Biazit për gazetën, duke zyrtarizuar kthimin e tij në pankinë e për më tepër në Spanjë, ku ka drejtuar më parë Levanten.

Tekniku i përfaqësueses ishte prej qershorit në kërkim të një skuadre të re dhe tani do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij në një prej kampionateve më prestigjiozë në botë. Sigurisht, ai nuk ka një detyrë të lehtë te Deportivo Alavesh, i cili ka regjistruar 5 humbej në po aq ndeshje në kampionat, pa shënuar asnjë gol. Prova e radhës do të jetë ajo e të shtunës në drekë, ndaj Real Madrid, por nuk dihet ende nëse De Biazi do të jetë në pankinë apo do të ndjekë nga tribuna këtë takim.

The post Konfirmohet kalimi në “La Liga”, ja cilën skuadër do të drejtojë De Biasi appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Ilda Bejleri nuk ndalet, publikon sërish poza provokuese (Foto)

Posted: 22 Sep 2017 07:29 AM PDT

Ilda Bejleri pozon provokuese! Moderatorja bukuroshe, është njëra ndër femrat më tërheqëse të ekranit shqiptar.

Ajo shpesh herë ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të shfaqjeve të saj provokuese. Ndonëse temperaturat kanë rënë, ajo sërish pozon e zhveshur me një tjetër set fotosh tepër sensuale, disa prej të cilave i ka postuar vetë në Instagram.

Fotot janë realizuar nga fotografi i njohur Armand Sallabanda.

The post Ilda Bejleri nuk ndalet, publikon sërish poza provokuese (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Sherri me Jemin Gjanën në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, reagon Valbona Mezini

Posted: 22 Sep 2017 07:18 AM PDT

Një ditë më parë, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së dhe Sekretarja për organizatat partnere në PD Valbona Mezini, është përfshirë në një sherr me Jemin Gjanën, në mbledhjen e Kryesisë së PD-së. Sot, ajo ka reaguar.

Ajo tha se mbledhja e mbrëmjes së të enjtes ishte një nga mbledhjet më të mira të Kryesisë, ndërsa shton se PD duhet të ringrihet përmes së vërtetës. Ajo e sheh heshtjen si shkak të humbjes dhe kërkon nga brezi i ri të thotë të vërtetën.

Ndonëse nuk ndalet tek incidenti me Gjanën, Mezini shkruan se mungesa e njohjes së të vërtetës dhe aq më keq fshehja qëllimisht e saj kultivon totalitarizmin dhe diktaturën, për të mos thënë se sjell modën e retrospektivave ku strukturat politike ishin pronë e familjeve mafioze.
DEKLARATA E MEZINIT
Të nderuar kolegë, gazetarë dhe qytetarë.
Duke ju falënderuar për të gjitha mesazhet tuaja dhe interesin që treguat në kohë reale dhe më pas, për të ndarë me mua momentet e vështira në një nga mbledhjet më të mira të kryesisë që Partia Demokratike ka zhvilluar ndonjëherë, ju shpreh mirënjohjen secilit prej jush.
Interesi juaj ishte shumë i madh, për të mësuar të vërtetën dhe unë e çmoj këtë interes jo për Valbonën, por për merakun e madh që ju dëshmuat se i gjendeni pranë Partisë Demokratike në këto ditë të vështira ku më shumë se kurrë ajo ka nevojë të ringrihet përmes së vërtetës, asaj të vërtete që do t'i shërbejë asaj dhe strukturave për t'u ndarë njëherë e përgjithmonë nga disfata dhe asfiksimi i mendimit të lirë.
Po zgjedh të flas me gjuhën e thjeshtë për t'iu drejtuar qytetarëve demokratë dhe jo vetëm, gjithë qytetarëve shqiptarë që duan një Shqipëri ku mbizotëron mentaliteti gjithëpërfshirës për të bërë punë të mira dhe meritokracia e jo pazari për suksesin. Një Shqipëri ku nuk është turp të mendosh ndryshe, dhe që duhet të rendesh apo vraposh për të mësuar të vërtetën e për ta thënë atë publikisht.
Mungesa e njohjes së të vërtetës dhe aq më keq fshehja qëllimisht e saj kultivon totalitarizmin dhe diktaturën, për të mos thënë se sjell modën e retrospektivave ku strukturat politike ishin pronë e familjeve mafioze. Nëse nuk je njeri prej nesh, je njeri prej tyre dhe hiqesh qafe.
Këtë nuk do të doja ta lejoja me çdo çmim kudo ku me jepet mundësia të përfaqësoj interesin publik, edhe në shtëpinë tonë Partinë Demokratike. Kam moralin të artikuloj nevojën imediate që ka demokratizimi i mendimit në partinë time, në partinë tonë.
Këtë moral do ta kem derisa të kem frymë.
Ky është morali që duhet të na ndajë nga gabimet tona, nga verbëria dhe servilizmi për të rendur pas kryetarëve që t'iu heqim qimen nga xhaketa.
Brezi i ri ka ekzigjencën të mendojë për më mirë. Ka instinktin të mendojë për më larg. Lëreni rininë të mendojë dhe flasë, qoftë edhe gabim, atë le ta gjykojë koha. Ne pikërisht se heshtëm jemi në këtë humbje, madje ngaqë heshtëm vuajtëm 50 vjet diktaturën. Unë jam pasardhëse e një prej patriotëve të Vlorës të pushkatuar pa gjyq pikërisht sepse foli dhe tha se ylli nuk është i flamurit kombëtar.
Sot më turren se guxova të mendoj dhe flas. Historia përsëritet por unë nuk dua ta lejoj që kjo të ndodhë në partinë tonë. Ringritja vjen përmes besimit dhe besimi duhet mbjellë për t'u korrur dhe këtë në PD duhet ta bëjnë të gjithë bashkë të vjetër, e të rinj. Përndryshe ky diell nuk do të ngrohë me dhe ky vend do të jetë streha e batakçinjve.

The post Sherri me Jemin Gjanën në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, reagon Valbona Mezini appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

660 mijë dollarë të bllokuar në Tiranë, identifikohen personat e arrestuar

Posted: 22 Sep 2017 07:13 AM PDT

Një ditë më parë, 660 mijë dollarë janë sekuestruar nga policia e kryeqytetit, të dyshuar se janë krijuar nga aktivitetet krimanale, i përkasin Ylli Didanit dhe Donald Shenës, të dy me nënshtetësi amerikane.

Burime nga organi i akuzës, bënë me dije për ABC Neës, se Shenës iu sekuestruan me vendim gjykate 200 mijë dollarë. Ai është biznesmen dhe kompania ku ai zotëron 34 % negocioi dy vite më parë për të ndërtuar Aroportin Ndërkombëtar të Sarandës, shkruajnë mediat përtej Atlantikut.

 

Organet e policisë dyshojnë se Shena nëpërmjet kësaj kompanie, që sipas tyre ishte fantazëm, do të kryente pastrim të parave, të cilat dyshohen se kanë ardhur nga aktivetete kriminale.

Ndërkohë 460 mijë dollarët e tjerë të sekuestruiar nga Policia e Tiranës, i përkisnin Ylli Didanit.

Edhe ndaj tij dyshimet janë të njëjta, pohojnë burime nga organi i akuzës. Didani, gjithashtu me shtetësi amerikane, më herët ka qenë i arrestuar në Tiranë për kundërshtim të efektivëve blu, sipas një njoftmi zyrtar të policisë së datës 14 prill 2015.

Ndër tre personat, për të cilët policia e kryeqytetit njoftoi një ditë më parë sekuestrimin e pasurisë, është edhe Ardian Corri.

40-vjecari ka si pasuri një apartament 100 m2 dhe një dyqan me 80 m2.

Mesohet se Corri ka qenë i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2008 me 11 vite burg, pasi kishte rol kryesor në dërgimin e emigrantëve me gomone ose në rrugë tokësore jashtë territorit shqiptar.

Plani i Masave "Vjeshtë 2017" nga Policia e Shtetit vijon dhe në total janë sekuestruar pasuri rreth 10 milionë euro, që dyshohen se janë krijuar nga aktivitete të dyshimta kriminale. /abc neës/

The post 660 mijë dollarë të bllokuar në Tiranë, identifikohen personat e arrestuar appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

E rëndë në kishën e Laçit, 27-vjeçarja pret damarët

Posted: 22 Sep 2017 06:57 AM PDT

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Kishën e Laçit, ku një e re ka tentuar që t'i japë fund jetës duke prerë damarët.

Blutë bëjnë me dije se 27-vjeçarja me inicialet A.G, banuese në Vithkuq, Korçë, në kushte depresioni, tentoi të vrasë veten. Mësohet se vajza ka përfituar nga fakti ku në shkallët e rrugës së kishës nuk kishte njerëz, duke prerë damarët gjatë pasdites së djeshme.

Kanë qenë pikërisht besimtarë që vizitonin Kishën e Laçit ata që kanë parë të renë të mbuluar me gjak, ndërsa më pas lajmëruan policinë. Ka dyshime se e reja vuante nga depresioni, ndonëse nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 21.09.2017, në spitalin e Laçit ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasja A.G, vjeç 27 banuese në Vithkuq, Korçë, pasi në kushte depresioni, në rrugën e kishës në Laç, ka prerë damarë të dorës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

The post E rëndë në kishën e Laçit, 27-vjeçarja pret damarët appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Trinjakët e vdekur në Durrës ishin autikë, mjekja: Kishin vështirësi në komunikim dhe dëgjim

Posted: 22 Sep 2017 06:36 AM PDT

Të tjera detaje janë zbardhur nga tragjedia e ndodhur dy ditë më parë në Durrës, ku trinjakët 4-vjecarë humbën jetën.

Jashtë kamerave dhe në ruajtje të sekretit mbi specifikat e trajnimit për vogëlushët, mjekja na njeh me problematikën e tyre, por mbi të gjitha në vështirësitë dhe sakrificat e nënës për të kapërcyer këtë problem shëndetësor të fëmijëve të saj të mitur. Ndërkohë, psikologët që prisnin edhe këtë të hënë të fundit të takonin vogëlushët, e cilësojnë një nënë të përgjegjshme dhe gjithmonë në gatishmëri për t'iu përgjigjur nevojave që kishin fëmijët e saj.

Historia familjare mbart në qendër emigracionin në Itali të bashkëshortit, duke e bërë Migenën një nënë dhe baba për vogëlushët.
Përtej vështirësive ekonomike, mjekët tregojnë për sakrificat që bënte kjo e fundit çdo javë duke udhëtuar nga Durrësi në Tiranë për të ndihmuar përmirësimin e gjendjes shëndetësore të trinjakeve. Por fati i keq deshi që ajo ta humbë në mënyrën më të rëndë dhe më tragjike të mundshme betejën me jetën e tre fëmijëve të saj. Pas ngjarjes, mësohet se e ëma e trinjakëve ndodhet e shtruar në spital për shkak të gjendjes së vështirë psikike për të përballuar humbjen tragjike të fëmijëve./

The post Trinjakët e vdekur në Durrës ishin autikë, mjekja: Kishin vështirësi në komunikim dhe dëgjim appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Ushqimet në vend, Peleshi deklaron se aksioni do nis nga tregtia e mishit

Posted: 22 Sep 2017 06:30 AM PDT

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka shfrytëzuar vizitën në një stabiliment mishi në qytetin e Lushnjes për të paralajmëruar aksionin e parë në kuadër të përmirësimit të standardeve të sigurisë ushqimore në vend.

Kjo nismë pritet të ketë ndërhyrje në 4 hallkat e ciklit të mishit dhe nënprodukteve të tij, duke filluar me kontrollin e thertoreve të licensuara ose jo, të cilat jo në të gjitha rastet i plotësojnë standardet.

Më pas do të ndërhyhet me rregullimin e tregjeve të kafshëve të gjalla, transportin e tyre duke përfunduar me pikat e tregtimit të mishit dhe nënprodukteve të tij.
"Nuk mund të kemi dot siguri ushqimore të nivelit që pretendojmë në rast se nuk disiplinojmë së pari therjet, pastaj tregjet e kafshëve të gjalla pastaj lëvizjen e kafshëve dhe pastaj standardet e pikave të tregtimit të mishit dhe nënprodukteve të tij. Këto janë katër pika të nxehta të cilat kanë shumë nevojë për ndërhyrje, kanë shumë nevojë për standardizim dhe për rregullim", deklaroi ministri Peleshi.
Peleshi gjithashtu deklaroi se nuk do të ketë më therje jashtë thertoreve dhe se do të mbyllen të gjitha pikat e therjes që nuk plotësojnë standardet, pa lënë mënjanë përgjegjësinë e çdo autorizimi të lëshuar nga Drejtoritë e AKU-së në të gjithë vendin.
"Mbas auditimit, padyshim që Drejtoritë e AKU-së që kanë dhënë autorizimin, duhet të mbrojnë autorizimin për çdo pikë therjeje. Pikat e therjes që nuk janë të standardit, pra që nuk kënaqin standardin do të mbyllen. Po i paralajmëroj që tani edhe inspektorët edhe operatorët që nuk do të ketë më pika therje jashtë standardit", u shpreh ai.
Kjo nismë, vuri në dukje ministri Peleshi, është e rëndësishme së pari për të garantuar sigurinë e ushqimit për konsumatorin vendas, por është edhe një hap i rëndësishëm drejt hapjes së tregut të produkteve shtazore me vendet e Bashkimit Europian.
"Siguria ushqimore është një domodoshmëri për jetën e njerëzve, por edhe për eksportin e produkteve shtazore, i cili nuk është i mundur pa ngritjen e një sistemi sigurie të çertifikueshëm nga Bashkimi Europian, që për fat të keq ende pas 25 vitesh nuk e kemi ngritur", deklaroi Peleshi.

The post Ushqimet në vend, Peleshi deklaron se aksioni do nis nga tregtia e mishit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Tensionet dhe përgjimet në PD, Shehu: Ndëshkim për skuthat!

Posted: 22 Sep 2017 06:13 AM PDT

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, e ka quajtur një turp të vërtetë përgjimin e debatit brenda kryesisë së PD-së në seli.

Audio të mbledhjes së djeshme e PD, e cila u shoqërua me debate dhe tensione, u publikuan sot në media. "Cilindo qe i ka realizuar ato, ka bere nje turp te vertete. Jo se ato cfare u thane ne mbledhje kane ndonje problem, absolutisht jo, por se keshtu cfaqet nje mentalitet e tentative e shemtuar "cimkash"!," tha Shehu për përgjimet.

Statusi i Tritan Shehut
Mbledhja e djeshme e Kryesise se PD ishte nje takim pune, ku u debatua, u diskutua, u rrahen mendime dhe u arriten konkluzione te rendesishme me unaniminitet.
Debati, qofte dhe me ngarkesa emocionale, nuk eshte "krim", vecanerisht kur perfundimi eshte krejt pozitiv.
Kushdo qe thote te kunderten per ate mbledhje nuk thote te verteten!!
NDERKAQ PO DEGJOJ NE MEDIA JO VETEM GENJESHTRA, POR EDHE DISA RREGJISTRIME AUDIO TE ASAJ MBLEDHJE!!!
Cilindo qe i ka realizuar ato, ka bere nje turp te vertete.
Jo se ato cfare u thane ne mbledhje kane ndonje problem, absolutisht jo, por se keshtu cfaqet nje mentalitet e tentative e shemtuar "cimkash"!
Nqs kjo eshte realizuar me vendosje "cimkash" nga te jashtem, gje e mundeshme; flet pikerisht per nje veprim te inskenuar e ligjerisht te denueshem.
Nqs kjo eshte bere nga dikush brenda mbledhjes, kjo flet per nje nivel moral meskin te autoreve, qe ne fakt keshtu meritojne vetem perbuzje.
SECILI NGA NE MUND TE MENDOJE SIC GJYKON VETE, POR DUHET TE KETE GUXIMIN NQS DESHERON, QE MBAS MBLEDHJES TE THERRESE GAZETARET DHE TU CFAQE ATYRE HAPUR MENDIMET E TIJ.
Te rregjistrosh nga brenda apo nga jashte ato qe diskutohen ne nje mbledhje te mbyllur kolegjesh e me tej vecanerisht t'i publikosh duke i manipuluar ato, per te transformuar ate cfare ndodhi aty, eshte shume larg vlerave minimale njerezore, morale, politike e bashkepunuese.
Fjalet a mendimet tona nuk ka pse t'i publikoje ndokush si "skuth"; secili duhet te kete guximin qe ta beje vete kete nqs desheron, me figure e ze, aq me shume pa perdorur rregjistrime "alla sigurim".
KETE DUHET TA BEJE GJITHESECILI NE POLITIKE NDRYSHE VETEM POLITIKAN NUK ESHTE…!

 

The post Tensionet dhe përgjimet në PD, Shehu: Ndëshkim për skuthat! appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more