Skip to main content

Tirana Observer: “Sa miliardë euro vlen për Shqipërinë, fitorja e Anxhela Merkel” plus 9 more

Tirana Observer: “Sa miliardë euro vlen për Shqipërinë, fitorja e Anxhela Merkel” plus 9 more


Sa miliardë euro vlen për Shqipërinë, fitorja e Anxhela Merkel

Posted: 25 Sep 2017 09:30 AM PDT

Me fitoren e ditës së diel, Angela Merkel ka thyer një rekord të ri në Europë, duke fituar një mandat të katërt dhe duke i dhënë shansin vetes që të qeverisë ekonominë më të madhe të Europës për plot 16 vite.

Kancelarja mban të njëjtin pozicion që prej vitit 2005. Shifrat tregojnë se, Merkel në krye të ekzekutiv gjerman nuk është një lajm i mirë vetëm për ekonominë gjermane, në rritje konstante gjatë këtyre viteve, por edhe për Shqipërinë, raporton Scan.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, tregtia mes Shqipërisë dhe Gjermanisë që prej vitit 2005 ka qenë në rritje konstante, gjë që vihet re edhe nga ky grafik. Trendi është thuajse i pandryshuar çdo vit, me përjashtime shumë të vogla, si për importet ashtu edhe për eksportet.

Në total, që prej vitit 2005, e deri në fund të vitit 2016, Shqipëria ka eksportuar mallra në një vlerë prej 62 miliardë lekë drejt Gjermanisë dhe ka importuar mallra për një vlerë prej 350 miliardë lekë.

Në total, tregtia mes dy shteteve gjatë epokës Merkel kalon shifrën e 3 miliardë eurove. Të dhënat tregojnë se, tregtia mes dy vendeve ka prekur nivele të reja maksimale gjatë 2016-ës, me importet në thuajse 55 miliardë lekë.

Kjo ka bërë që, Gjermania ti zërë vendin Greqisë si partneri i dytë më i madh tregtar me vendin tonë. Gjatë 2016 Shqipëria importoi nga Gjermania mallra në rreth 55 miliardë euro, ndërkohë që nga Greqia vetëm 45 miliardë.

Në 2015 ndërkohë, importonte 36 miliard euro mallra nga Gjermania dhe 42 nga Greqia.  I njëjti trend konfirmohet edhe nga të dhënat më të fundit që i referohen tetëmujorit të parë të këtij viti.

Shifrat tregojnë se, me shumë gjasa, Gjermania do ta ruajë vendin e dytë edhe për këtë vit, e nëse i referohemi edhe trendit të viteve të fundit, këtë pozicion do ta mbajë edhe për shumë gjatë.

Paloka: Anëtarët e Kryesisë në mes të fushatës selfie nga Parisi

Posted: 25 Sep 2017 09:15 AM PDT

Duke folur për analizën e rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit, Edi Paloka deklaroi për Ora News se shumë anëtarë Kryesie të PD-së në kulmin e fushatës postonin selfie nga Parisi apo u kërkonin publikisht zgjedhësve të mos votonin Partinë Demokratike.

Edi Paloka: Çfarë na ndodhi ne në zgjedhjet e 2017? Disa raste konkrete me anëtarë Kryesie të PD. Një anëtar Kryesie doli hapur gjatë fushatës elektorale dhe ju kërkoi demokratëve të mos votojnë PD. Pse? Sepse kishte problemet e tij me kryetarin e partisë. Të tjerë anëtarë kryesie, ndërkohë që ne ishim në fushatë, demokratët ishin në betejë se nuk ishte as fushatë, për zgjedhjet parlamentare, bënin selfie nga Parisi dhe i postonin në fb.

Nënkryetari i demokratëve, Edi Paloka, thotë se analiza për zgjedhjet e 25 qershorit do të nisë brenda pak ditësh me ngritjen e grupeve të punës, ndërsa do të kalojë në site çdo komponent që ka ndikuar në rezultat.

Edi Paloka: Duhet ti kryejmë në këtë proces siç janë identifikimi i atyre që na kanë votuar të cilët pavarësisht presioneve, tundimit të parave dhe gjithçkaje tjetër, erdhën dhe votuan PD. Dhe sigurisht ne duam ti dimë se kush janë këta njerëz. Po ashtu duam të dimë dhe kush janë 200 mijë apo më shumë votues që këtë herë nuk e votuan PD. A janë këta nga ata që janë larguar, 200-300 mijë shqiptarë që janë larguar nga Shqipëria, a janë këta nga ata që u vunë nën presion, u morën karta, shitën votën apo nuk donin Lulzim Bashën apo Edi Palokën dhe nuk votuan.

Me nisjen e analizës, selia blu do të përfshihet dhe në një proces ristrukturimi si në degë dhe në qendër.

Grupi i PD: Mbështesim kërkesat e organeve të Vettingut

Posted: 25 Sep 2017 09:14 AM PDT

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur që në seancën parlamentare të mbështesë kërkesat e paraqitura nga drejtuesit e organeve të Vettingut dhe të miratohet ashtu siç i kanë paraqitur ato.

Për këtë arsye, demokratët do të paraqesin në seancë amendamentet përkatës, ndërsa do të kërkohet sqarime për të paraqesin ne seance amendamente. Po ashtu do të kërkohet llogari për mosrespektimin e Rregullores dhe vonesat me diskutimin e dekretit të presidentit për rishqyrtimin e ligjit që parashikon importin e mbetjeve.

Gjithashtu, grupi parlamentar ka vendosur të thërrasë në interpelancë disa prej ministrave, përfshirë edhe ministren e Arsimit, Lindita Nikolla lidhur me problemet në arsim dhe ato me tekstet shkollore.

Brenda selisë së Partisë Demokratike ka nisur puna edhe për hartimin e platformës për reformën zgjedhore.

Më herët, PD ka paraqitur një relacion mbi strukturat administrative dhe klasifikimin e pagave për tre organet e rivlerësimit, Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit, Kolegji i Apelit dhe Komisioneri Publik.

Relacioni ka gjashtë pika, dhe thekson se cdo ndryshim në strukturat e organeve të rivlerësimit, duhet të bëhet në bashkëpunim dhe dakordësi të plotë me vetë organet e rivlerësimit.

Kuvendi duhet të mbështesë cdo kërkesë të tyre, duke shprehur në këtë mënyrë vullnetin e tij për të vënë në dispozicion të gjitha burimet njerëzore dhe financiare që cmohen të nevojshme nga ana e tyre. Ora News ka siguruar relacionin e përgatitur nga Eduard Halimi.

Bushati: Basha i pret shkurt drutë prandaj PD-ja është më e dobët

Posted: 25 Sep 2017 09:02 AM PDT

Analisti Andi Bushati, i ftuar në rubrikën "Opinion" në "News24", ka folur për deklaratën e Bashës, i cili tha se nuk do lejojë fraksione brenda PD. Ai tha se fraksionet brenda PD nuk e dobësojnë atë, por e forcojnë sepse PD ka nevojë për një bashkim.

"Është e njëjta linjë për të ndalur kundërshtarët e demokratët. Ai që mund të quhet paketuesi, i cili tha se duhet gjetur një gjuhë e përbashkët është Sali Berisha, i cili dha një intervistë për Cim Pekën. Basha dhe Paloka janë në një linjë. Basha duket se i pret drutë shkurt dhe thotë nuk ka mënyrë integrimi për këta dhe po të duan të vijnë të punojnë për pushtetin tim. Problemi është a e bën kjo një PD më të fortë apo më të dobët? Unë mendoj se e bën PD më të dobët, pasi PD sot ka nevojë për një bashkim. Duket në pamje të parë sikur ne i hoqëm qafe këta dhe shpëtoi një parti me një kryetar që ka në dorë gjithçka. Pra duket si një parti që tkurret e tkurret dhe duket sikur gjithmonë zvogëlohet"– tha Bushati.

Gjithashtu ai tha se fraksionet janë një sëmundje e gjithë partive.

"Fraksionet janë sëmundje e të gjithë partive shqitpare dhe ilustrimi përket i kësaj është Rama. Kur konkurronte me Nanon ai kërkonte fraksione brenda partisë. Sapo u bë kryetar tha kurrë fraksione. Pra kjo është një tendencë e gjithë partive shqiptare sepse lideri zgjedh gjithçka. Rama përjashtoi gjithë kundërshtarët. Basha e ka më të komplikuar ekuacionin, pasi Rama është përfaqësues i një të majte që është shumicë. Për tu bërë shumicë në Shqipëri e djathta duhet të mbledhë çdo votë. Basha duhet të bashkojë të gjitha palët, pasi nëse nuk bën bashkim vështirë të fitojë. Fraksionet nuk e dobësojnë opozitën, por vetëm e forcojnë"- tha ai.

Kujdes! Po vjen gripi australian! Britanikët paralajmërojnë për gripin më të rëndë prej 50 vitesh

Posted: 25 Sep 2017 08:50 AM PDT

Mediet britanike japin alarmin për afrimin e gripit të frikshëm australian, që do të jetë sipas tyre më i keqi në 50 vite.

Virusi "H3N2" fajësohet deri tani për 100 mijë raste dhe ekspertët e shëndetësisë mendojnë se është e pashmangshme që ai të "mbërrijë në Mbretërinë e Bashkuar". Sipas tyre, ky lloj i sëmundjes mund të marrë po aq jetë sa shpërthimi i tmerrshëm i Hong Kongut në vitin 1968.

Që sezoni i gripit është duke u afruar, këtë e paralajmëron edhe shtypi italian, i cili përvijon një tablo shumë më pak dramatike. "Do të jetë një epidemi me rrezikshmëri të mesme ajo e sezonit 2017-2018", sipas specialistëve të fqinjit tonë përtej Adriatikut.

Edhe vaksina e prodhuar sivjet ndryshon fare lehtësisht nga ajo e vitit 2016. Fushata e vaksinimit në Itali duhet të nisë nga mesi i tetorit. Por, ndonëse përpiqen të shmangin panikun, mjekët atje këmbëngulin se sezoni i gripit nuk duhet nënvlerësuar.

Të dhënat e Institutit të lartë italian të Shëndetit tregojnë se, në periudhën 2016-2017, gripi mbërtheu në shtrat 5.5 milionë vetë, numri i rasteve të rënda ishte 162, ndërsa ai i vdekjeve 68.

Gazetat britanike përmendin ndërkohë shqetësimin se, vaksina e prodhuar nga shkencëtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë nuk do të jetë efikase kundër shtamit "H3N2".

Ajo është krijuar në mars, në bazën e viruseve që ekspertët prisnin të jenë në qarkullim dhe shpërndahet në shtator.

Njihuni me pallatin madhështor të Isak Pashës në Turqi me 336 dhoma (FOTO)

Posted: 25 Sep 2017 08:38 AM PDT

Pallati i Isak Pashës që ndodhet në lindje të Turqisë, pranë Dogubajazit, është një nga shembujt e rrallë dhe të jashtëzakonshëm të arkitekturës osmane.

Ai është e vendosur në një kodër mbi një qytezë të Anadollit Lindor nga e cila ka një pamje të jashtëzakonshme të zonës përreth.

Kjo na kujton pallatet për të cilët lexojmë në "1001 netë" të Sheherzadës.

Ndërtimin e pallatit e filloi Çollak Abdi-pasha në vitin 1685, megjithatë, nipi i tij Ishak-pasha e përfundoi atë në vitin 1784, 99 vjet më vonë.

Kompleksi përbëhet nga një oborr i jashtëm dhe i brendshëm, xhamia, medreseja, dhoma për shërbyesit dhe një garazh, burgu, një dyqan ushqimor, hamami, haremi dhe një kopsht. Pra, ajo ka një total prej 336 dhomash.

Kjo ndërtesë e jashtëzakonshme tërheq një numër të madh turistësh nga vende të ndryshme të botës në këtë pjesë të Turqisë. Ata shfrytëzojnë rastin për të parë ndërtesën që u ndërtua në periudhën Lala, term që përdoret për periudhën e Perandorisë Osmane nga nënshkrimi i paqes në Pozharevc në vitin 1718 deri në zbritjen e Sulltan Ahmedit III nga pushteti në vitin 1730.

Bëhet fjalë për pallatin më të madh në Turqi, pas Topkapi. Në këtë zonë, pranë këtij pallati gjendet Xhamia Bajazit, kalaja Urart dhe tyrbeja Ahmed Hana.

Guvernatori i Dogubayazita-s, Ulas Akhan vuri në dukje se fundi i sezonit të verës nuk ndikon në turizmin në këtë pjesë të Turqisë, sepse turistët, pas restaurimit të pallatit dhe mjedisit, vijnë edhe gjatë stinëve të tjera.

"Kjo zonë është e njohur për pasuri kulturore dhe historike. Përveç ndërtesës sonë më të rëndësishme, pallatit Ishak-pasha, kemi edhe Xhaminë Bajazit, kështjellën Urart dhe tyrben Ahmed Hana", shpjegoi Akhan.

Nuk e hap të hënën kafenenë për të shmangur klientët e “dëshpëruar”

Posted: 25 Sep 2017 08:25 AM PDT

Kamil Gunes ka vendosur që të hënave të pushojë, më konkretisht të mbajë të hapur lokalin e tij vetëm gjashtë ditë brenda javës për të shmangur “sindromin e së hënës”

Sindromi i së hënës është diçka me të cilin për çdo javë përballen të punësuarit, por edhe nxënësit e shkollave. Ata me humor jo të mirë nga shkaku i pushimit të fundjavës shpëtimin e kërkojnë në kafenë e mëngjesit, mirëpo pavarësisht kësaj pronari i një lokali në Eskisehir të Turqisë ka vendosur të mos hap të hënave lokalin e tij duke shmangur kështu fytyrat e klientëve të “dëshpëruar”, shkruan Anadolu Agency (AA).

Kamil Gunes (32) ka vendosur që të hënave të pushojë, më konkretisht të mbajë të hapur lokalin e tij vetëm gjashtë ditë brenda javës.

Siç shprehet ai, për një kohë të gjatë kishte ëndërruar për një kafene e cila do të ishte e veçantë nga të tjerat dhe se tani kishte realizuar ëndrrën e tij.

Sidoqoftë, fakti që nuk punon të hënave nuk është e vetmja gjë dalluese sepse në katin e dytë të kafenesë ai kishte mundësuar hapjen e një punëtorie artistike.

Mysafirët e kafenesë mund të bëjnë gjëra të ndryshme nga argjili dhe në këtë mënyrë të lirohen nga stresi i akumuluar gjatë ditëve të kaluara.

“Nuk jam në kërkim të klientëve por të kreativitetit, prodhimit dhe përparimit. Ka individë që fitojnë shumë para mirëpo janë me disponim të keq nga e hëna deri të premten. Pyes vetveten vallë janë paratë ato që i pengojnë të bëjnë atë që duan", theksoi Gunes, për të shtuar se nuk punon të hënave sepse dëshiron të shoh fytyra të lumtura të cilat është e pamundur të shihen të hënave.

Klientët mund të shfaqin kreativitetin të shtunave. “Marrim grupe me nga tetë deri në dhjetë persona. Ua mbyllim sytë dhe u japim argjil. Lëshojmë muzikë dhe kërkojmë që ata të shprehen në mënyrë kreative. Kur kanë sytë të mbyllur ata janë më të relaksuar dhe bëjnë gjëra më të bukura", tha Gunes për të shtuar se njohuritë ua transmetojnë të tjerëve ndërkohë që në lokalin e tij siç tha shërbehet vetëm kafe.

Gunes thotë se nuk ofron sheqer sepse kjo sipas tij prish shijen e kafesë. Përveç kësaj, pagesa nuk mund të bëhet me anë të kartave bankare, por në qoftë se ndonjë prej klientëve nuk ka para me vete thotë se mund të sjellin paratë më vonë, por edhe nëse nuk i sjellë kjo nuk është ndonjë problem.

Vizitorët e kafenesë janë shumë të kënaqur dhe thonë se presin me padurim për të parë se çfarë kanë bërë nga argjili./ (AA)

ANALIZA/ Angela Merkeli e Gjermanisë mbetet shtylla e stabilitetit për SHBA-në

Posted: 25 Sep 2017 08:10 AM PDT

Analistët: Forcimi i partisë populiste të djathtë AfD dhe erozioni i votave të CDU dhe SPD në Gjermani mund ta kenë tronditur fort pejzazhin partiak në vend, por në raportet me SHBA-në do të ketë kontinuitet.

Analistët e politikës së jashtme në SHBA nxjerrin një mesazh nga rezultati i zgjedhjeve parlamentare në Gjermani: kontinuitet. Kjo theksohet pavarësisht ndryshimit historik me futjen si forca e tretë politike në parlament të partisë populiste të djathtë AfD dhe humbjeve të dukshme që kanë pësuar dy partitë e mëdha popullore, SPD dhe CDU/CSU.

Garancia për vazhdimësinë e rolit ndërkombëtar të Gjermanisë në përgjithësi, e në marrëdhëniet trans-Atlantike në veçanti, lidhet me emrin e Angela Merkelit, e cila ndonëse pësoi humbje të madhe elektorati, do të vazhdojë të mbetet kancelare edhe për një mandat të katërt.

Gjermania sërish kërkon debatin

"Opinioni im është, që Merkeli është shtylla e stabilitetit në marrëdhëniet trans-Atlantike dhe rizgjedhja e saj është një sinjal i rëndësishëm që kjo do të vazhdojë të mbetet kështu", tha Ivo Daalder, ish-ambasador i SHBA-së në NATO nën presidentin  Barack Obama dhe që tani drejtues i Chicago Council on Global Affairs.

Asnjë ndryshim dramatik në politikën e jashtme

"Ndonëse ne ende nuk e dimë kompleksitetin e koalicionit që do të drejtojë, unë nuk pres ndonjë ndryshim dramatik në politikën e jashtme të Gjermanisë", tha Charles Kupchan, i cili ka qenë këshilltari i Obamës për Europën dhe tani është ekspert pranë Council on Foreign Relations.

"Unë nuk mendoj, se ky rezultat do të ketë ndonjë impakt në marrëdhëniet Gjermani-SHBA", u shpreh James Carafano, nënpresident në fondacionin Heritage, i cili ka këshilluar Donald Trumpin për politikën e jashtme gjatë fushatës elektorale.

Ndërkohë që rezultati historik i AfD-së, e para parti populiste e djathtë në parlamentin gjerman, është shqetësues dhe duhet vlerësuar me seriozitet, sepse kjo reflekton një dukuri të përhapur ndërkombëtare, theksojnë analistët amerikanë. "Ju mund ta shihni këtë si një zhvillim historik në Gjermani që tani ka një parti të ekstremit të djathtë në legjislaturën e re, ose si një përforcim të një tendence të përhapur tashmë në Europë", thotë Jeff Rathke, nëndrejtor i qendrës "Center for Strategic and International Studies Europe Program".

Shtytje djathtas

Ndonëse të gjitha partitë parlamentare në Gjermani kanë refuzuar të bashkëpunojnë apo të hyjnë në koalicion me AfD-në, kjo parti pritet të luajë një rol të mëvetësishëm në Bundestag. Sidoqoftë AfD ka "potencialin që t'i nxisë partitë e linjës së përgjithshme, e veçanërisht CDU-në dhe CSU-në e Demokratët e Lirë, FDP, që të spostohen më djathtas, thekson Rathke.

Një potencial i tillë i spostimit djathtas, shton ai, i bashkuar edhe me koalicionin e mundshëm prej tri partishë, CDU/CSU, FDP dhe Të Gjelbërit mund ta bëjë më të vështirë qeverisjen për Merkelin si brenda dhe jashtë vendit.

Pavarësisht këtyre tezave, thotë Rathke, zgjedhjet në Gjermani të çojnë në një koalicion që do të stabilizojë një marrëdhënie mirëfunksionuese me Uashingtonin për aq sa kjo është e mundur nën presidentin, që vazhdimisht godet kundër Gjermanisë dhe Merkelit sa i përket çështjeve të tregtisë dhe migracionit.

Ndërsa procesi i qeverisjes në Berlin do të bëhet më kompleks, nën drejtimin e Merkelit politika e jashtme nuk do të dallojë në mënyrë të dukshme nga ajo e deritanishmja, veçanërisht sa u përket raporteve bilterale me SHBA-në.

Lidere e botës së lirë pa rënë në sy

"Unë mendoj, se pak a shumë Merkel do të mbetet ashtu siç e cilësojnë disa: një lidere e botës së lirë pa rënë në sy", thotë Charles Kupchan. "Edhe pse ajo është dobësuar nga këto rezultate, në sfondin e politikës së jashtme të paparashikueshme që ndjek presidenti Trump dhe të faktit të largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja, askush tjetër veç Merkelit nuk është në gjendje të japë drejtimin".

"Ndoshta mund të ketë tema që me koalicionin qeverisës mund t'i ndërlikojnë marrëdhëniet me SHBA-në", thotë Daalder, duke shtuar, se shumica e ndërlikimeve në raportet Gjermani-SHBA vijnë më shumë prej "SHBA-së se nga prej Gjermanisë"./DW

Po vjen dimri! Përgatituni për nesër, furtunë dhe rrebeshe shiu

Posted: 25 Sep 2017 08:00 AM PDT

Dita e nesërme do të sjellë një mot me vranësira, që shpeshherë do të fuqizohen duke gjeneruar edhe rrebeshe shiu.

Meteorologët raportojnë se rrebeshe të izoluara shiu do të ketë në zonat qendrore dhe lindore, ndërsa mbrëmja do të shoqërohet me përmirësim të kushteve atmosferike.

Parashikimi i Meteoalb

"E MARTE: vijon moti me alternim kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta që shpeshherë fuqizohen duke gjeneruar edhe rrebeshe shiu, kryesisht në Juglindje – Qender. Pasditja mbetet me vranësira e rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht në zonat Qendrore – Lindore por intervale të shkurtra kthjellimesh dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat perëndimore dhe veriore të vendit.

Në mbrëmje, do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike ku pjesa më e madhe e vendit kalon në kushtet e kthjellimeve. Temperaturat e mëngjesit do të ulen me 2°C por një rritje të lehtë do të sjellin orët e mesditës".

Dënohet me 27 vite burg vrasësi i parukieres në Lezhë

Posted: 25 Sep 2017 07:57 AM PDT

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 27 vite burg Alfred Nikollin për vrasjen e parukieres Elteva Ndoka.

Vrasja ndodhi më 11 shkurt të vitit 2016. 32-vjeçari u fut brenda sallonit të bukurisë ku punonte parukierja Etleva Ndoka dhe e qëlloi me armë duke i shkaktuar vdekjen e mënjehershme.

Viktima dhe i pandehuri kanë pasur lidhje intime, ndërkohë që krimi ndodhi për motive xhelozie.

Gjatë seancave gjyqësore, Alfred Nikolli kishte pranuar krimin duke thënë se vrasjen e kishte kryer në gjaknxehtësi e sipër pasi 28-vjeçarja e kishte refuzuar rilidhjen me të dhe e kishte ofenduar.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more