Skip to main content

Tirana Observer: “Irina Shayk dhe e bija, dy modele të parezistueshme në New York” plus 9 more

Tirana Observer: “Irina Shayk dhe e bija, dy modele të parezistueshme në New York” plus 9 more


Irina Shayk dhe e bija, dy modele të parezistueshme në New York

Posted: 16 Sep 2017 09:30 AM PDT

 

Irina Shayk dhe vajza e saj e ëmbël kanë pasur një shëtitje mama e bijë në Nju Jork këto ditë.

Modelja, e cila ndoshta ndodhet në qytet për javën e modës, është fotografuar në Manhatan me të bijën pesë muajshe, Lea de Seine. Lea duket shumë e bukur me veshjen e saj të bardhë dhe rozë, që përfshinte dhe një kapele dhe çorape të vogla. Ndërkohë, modelja që është bërë mama për herë të parë, ishte casual me një fustan këmishë të gjelbër që e kishte veshur me çizme deri te kyçi, çantë me rrip dhe syze ‘cat eye’.

Shayk dhe Cooper u bënë prindër në mars. Edhe pse çifti nuk ka folur për fëmijën, si dhe për jetën private në përgjithësi, ata janë fotografuar disa herë me vajzën e vogël.

Një nga herët e fundit ka qenë në gusht kur Lea de Seine po e mbante i ati gjatë një shëtitjeje në Los Angeles. Kjo me të ëmën, ngjan si një përsëritje e asaj fotoje.

‘Nusja e Jozefina Topallit’, Eva Murati tregon pse nuk i pëlqen ta thërrasin kështu

Posted: 16 Sep 2017 09:21 AM PDT

 

Moderatore, fashin bloger, aktore: kjo është Eva Murati.

Për shumë prej jush kur përmendim emrin e Evës, gjëja e parë që ju vjen ndërmend është fakti se është nusja e e ish- deputetes së PD Jozefina Topalli.

Pikërisht kjo gjë e shqetëson shumë. Jo për arsyen se nuk ndihet mirë se është nusja e një prej figurave më të rëndësishme në PD, por sepse njerëzit përpiqen që t'i fshehin kështu arritjet e saj, ose shumë prej sukseseve të Evës ia atribuojnë pikërisht Topallit.

"Unë jam e hapur për lidhjen time, se s'kam asgjë për të fshehur në lidhje me të. S'kam bërë asnjë turp, asnjë gabim. Kam një lidhje 6-vjeçare me bashkëmoshatarin tim. Por ajo që më shqetëson është se mediat e kanë keqpërdorur disi këtë pjesë. Pra, janë fokusuar vetëm në këtë pjesë dhe jo në lidhje me aftësitë e mia apo projektet që kam realizuar."- tregon ajo.

Gjatë një interviste për Chic, Eva Muarti ka folur edhe për eksperiencën e saj më të fundit si moderatore në një emisioni sportiv. Ajo ka treguar se nuk e kishte menduar asnjëherë se futbolli do t'i pëlqentë aq shumë, madje sot e quan"dashuria e dytë".

"Nuk e mendoja që futbolli do më bënte kaq shumë për vete, por më ka përfshirë të tërën."- është shprehur Eva.

Duke qenë se nuk vjen nga një familje që merret me art, Eva është përpkjekur që ta zhvillojë vetë këtë pasion dhe e do shumë botën e televizionit. Nëse një ditë ai do t'ia mbyll dyert, bukuroshja është siguruar që të ketë edhe "asin nën mëngë": diplomën për drejtësi.

OKB jep alarmin: Rritet uria në botë, 11% e popullsisë në kushte ekstreme varfërie

Posted: 16 Sep 2017 08:40 AM PDT

Numri i njerëzve të uritur në botë është rritur për të parën herë që nga nisja e shekullit të ri, duke ndezur shqetësimet se konfliktet dhe ndryshimet klimaterike mund të hedhin poshtë progresin e shumë viteve.

Në 2016, numri i personave të kequshqyer kronikë arriti në 815 milionë, 38 milionë më shumë se një vit më parë. Rritja e kësaj shifre është e lidhur kryesisht me përhapjen e dhunës dhe me tronditjet e shkaktuara nga klima.

Sipas një raporti të OKB-së, kuota e njerëzve kronikisht të uritur në shkallë globale, nga 10.6 për qind në 2015 ka shkuar në 11 për qind në 2016. Në hyrje të raportit nënvizohet:

"Gjatë dekadës së shkuar, konfliktet janë rritur në mënyrë dramatike dhe janë bërë më komplekse. Kjo ka ndezur sirenat e alarmit dhe ne nuk munde ta injorojmë. Nuk do t'i japim fund urisë dhe të gjitha formave të kequshqimit deri në 2030 në rast se nuk do t'i trajtojmë të gjithë faktorët që cënojnë sigurinë e ushqimit. Sigurimi i shoqërive të paqta dhe gjithëpërfshirëse është një kusht i domosdoshëm për këtë qëllim", thotë raporti.

Ky dokument është i pari vlerësim i plotë global i OKB-së për ushqimin pas adoptimit të objektivave afatgjatë të zhvillimit, që synojnë t'i japin fund urisë dhe të gjitha formave të kequshqimit deri në 2030.

Schulz: Nuk jam i gatshëm të gjunjëzohem para Erdoganit

Posted: 16 Sep 2017 08:30 AM PDT

Në intervistën ekskluzive me Deutsche Wellen, kandidati për kancelar i socialdemokratëve, Martin Schulz, flet se në rast nevoje do të prishte marrëveshjen me Turqinë për refugjatët. Ai sulmon edhe kancelaren Merkel.

Gati një javë para zgjedhjeve të Bundestagut, kandidati për kancelar i SPD-së, Martin Schulz ka shprehur kritika të forta kundër presidentit turk, Erdogan. Në intervistë me kryeredaktoren e Deutsche Welles, Ines Pohl dhe moderatorin, Jafaar Abdul Karim ai u shpreh për gjendjen e të drejtave të njeriut në Turqi. “Po qe se ju fluturoni nesër në Turqi për të bërë një kronikë, unë nuk mund t’iu garantoj, se nuk përfundoni në burg” “, tha kreu socialdemokrat në adresë të gazetarëve, duke theksuar se kjo bie tërësisht ndesh me parimet e BE.

Ka pak kuptim për momentin të flitet me presidentin Erdogan, tha ai. Schulz është shprehur disa herë për dhënien fund të negociatave të anëtarësimit me qeverinë në Ankara. Në rast nevoje ai u shpreh për DW, se do të dorëzonte edhe bashkëpunimin me Turqinë për refugjatët. “Sidoqoftë nuk do të bie në gjunjë para Erdoganit. Nuk duhet të lejosh të të bëhet presion.”

Deutschland wählt DW Interview mit Martin Schulz (DW/R. Oberhammer)

Pro ligjeve europiane për imigrimin

Schulz bëri të qartë se, në rast se ai bëhet kancelar do të bisedojë më vendet e BE që refuzojnë të pranojnë refugjatë. Kandidati për kancelar kërcënoi Hungarinë hapur me ristrukturime të buxheteve të BE. 700 miliardë euro në BE janë  për t’u ristrukturuar në vitet e adhshme. “Solidariteti është parim, tek financimi, por edhe tek pranimi i refugjatëve.” Schulz bëri fjalë për një ligj europian për imigrimin me kontigjente të caktuara apo kuota. E drejta e azilit në këtë kontekst nuk preket. Ai foli se me shtetet afrikane, edhe ato jodemokratike është e nevojshme të bashkëpunohet, për të reduktuar fluksin e refugjatëve drejt Europës. Por nën kontrollin e me pjesëmarrjen e organizatave ndërkombëtare.

“Merkel menaxhon vetëm gjendjen”

Pak ditë para zgjedhjeve, Schulz qëndron në sondazhe shumë pikë pas kancelares Merkel. Por kandidati socialdemokrat nuk do të dorëzohet. Ai sulmoi drejtpërdrejt Merkelin. “Angela Merkel menaxhon vetëm gjendjen siç është, sipas motos: një vend, në të cilin jetojmë mirë dhe me dëshirë. Po, e vërtetë. Ne jetojmë në këtë vend mirë dhe me dëshirë. Por duam edhe nesër të jetojmë mirë dhe me dëshirë. Prandaj duhet t’i thuhet popullit: Në ç’drejtim po shkojmë?”

Deutschland wählt DW Interview mit Martin Schulz (DW/R. Oberhammer)

“Do të kisha mbajtur një fjalim televiziv”

Shumë vetë janë të pasigurtë për Gjermaninë në të ardhmen, madje deri në shtresën e mesme gjermane. Schulz tha se nëse do të kishte qenë kancelar, në pikun e krizës së refugjatëve para dy vjetësh, ai do të kishte mbajtur një fjalim televiziv për të sqaruar arsyet për vendimet e tij. “Në këto momente mund të përdoren fjali që nuk i pëlqejnë të gjithëve. Do të kisha thënë, se kjo është vetëm një pjesë e asaj që do të na duhet të arrijmë në vitet e ardhshme.”

Sipas Schulz, politikës shpesh i mungon guximi t’u thotë njerëzve, që në një botë që po ndryshon me kaq shpejtësi, asgjë nuk do të mbesë si më parë. “Shikoni ata që përkrahin Brexit, shikoni “Liga Nord” apo njerëzit e Grillos në Itali, shikoni “Front National” në Francë, ky është një lloj zemërimi, që në thelb nuk është asgjë tjetër, veçse një qëndrim që refuzon të pranojë, se bota është në një shndërrim dramatik.”

Deutschland wählt DW Interview mit Martin Schulz (DW/R. Oberhammer)

Schulz në intervistë me DW kërkoi që Europa të mbetet e hapur. “Kemi pasur sukses  gjithmonë si europianë, si gjermanë, kur veçanërisht kemi qenë të hapur, tolerantë, të guximshëm. Nuk kemi pasur sukses, atëherë kur jemi mbyllur, dhe kemi dashur t’i shtypim të tjerët me fuqinë dhe pasurinë tonë. Kjo ka përfunduar gjithmonë në një katastrofë për Gjermaninë.

Sondazhet e dobta? “Kam balancë të brendshme”

I pyetur lidhur me vlerat e ulta në sondazhe, kandidati socialdemokrat për kancelar, Martin Schulz u shpreh se “ndjehem mirë, vërtet. Më vjen që ju zhgënjej. “Kam një balancë të brendshme, që më thotë, se sondazhet janë thjesht sondazhe, më 24 shtator vendos populli. Dhe aty do të shohim.”

E lidhur me pyetjen, se cilin politikan të njohur do të merrte ai me vete në një ishull të vetmuar, Martin Schulz thotë, se do të merrte kreun e Të Gjelbërve, Cem Özdemir. “Atë e njoh shumë mirë, ka qenë me mua në Parlamentin Europian. Është një njeru fin.”

Intervista u zhvillua nga kryeredaktorja e Deutsche Welles, Ines Pohl dhe moderatori Jaafar Abdul Karim

“E ka Prek, o hajdar”, si reagon Rama kur qytetari i tregon gabimin me emrin e antikomunistit

Posted: 16 Sep 2017 08:20 AM PDT

Duket se kalojnë në lupë komentet dhe postimet që bën kryeministri Rama në faqen e tij në Facebook.

Ndjekësve dhe veçanërisht kritikëve nuk u shpëton asgjë ccfarë shkruan kryeministrit.

Kështu ka ndodhur edhe sot, kur Rama, teksa reagoi pas akuzave për shembjen e kullës së Prek Calit, kishte ngatërruar emrin e antikomunistit, duke e shkruar Prenk.

Komentuesi i kujton gabimi dhe Rama nuk ia përton përgjigjen.

Zlatan Ibrahimoviç: Do të rikthehem më i mirë se më parë

Posted: 16 Sep 2017 08:10 AM PDT

Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimoviç, këmbëngul se do të kthehet nga lëndimi më mirë se kurrë më parë. Ai tha që, nëse do të ishte në dorën e tij, do ta bënte rikthimin që sot.

Pas shënimit të 28 golave në të gjitha garat, sezonin e kaluar, 35-vjeçari pësoi një lëndim të madh në gjunjë, në prill, dhe nuk pritej të nënshkruante një kontratë të re me këtë klub këtë verë, në fund të marrëveshjes së tij njëvjeçare. Megjithatë, Ibrahimovic e ka përkushtuar të ardhmen e tij në "Old Trafford", duke nënshkruar deri në fund të sezonit, megjithëse ende duhet të fillojë stërvitjen me shokët e tij pas operacionit në gju, të cilin e kreu në SHBA në maj. Ai nuk mund të shërohet tërësisht deri në vitin e ri, sipas mjekëve.

Por suedezi është ende duke parashikuar një sezon më të mirë se sa ai debutues në Angli. "Ndihem mirë, – tha Ibrahimovic, në një intervistë të gjerë me "Inside United". – Jam stërvitur çdo ditë, që kur kreva operacionin në gjunjë, nuk ka pushime. Kur kthehem të luaj futboll në fushë do të jem më mirë se më parë. Nuk po kthehem, sepse jam unë që jam, po kthehem të jem një version më i mirë i një të vjetri. Ndihem mirë. Nëse do të ishte në dorën time, do të doja të luaja futboll që sot, por nuk funksionon kështu. Unë kam nevojë për durim dhe kjo është mënyra sesi punojnë profesionistët. Nuk jemi në nxitim, kur të jemi gati, do të jemi gati. Kur unë të jem duke luajtur përsëri, nuk dua asnjë justifikim që u plagos, kjo është loja e tij e parë… Jo, dua të ndiej të njëjtën presion që kisha përpara".

Ibrahimoviç e përfundoi sezonin e tij të parë në Manchester United duke fituar Kupën e Ligës dhe "Europa League". Por, me aftësinë e Jose Mourinhos për të fituar titullin e kampionatit në sezonin e dytë te Porto, Inter, Real Madrid dhe Chelsea, pritshmëritë e "Djajve të Kuq" janë të mëdha. Suedezi shtoi në këtë drejtim: "Mendoj se mund të arrijmë gjëra të mëdha. Duhet të kujtojmë vitin e dytë të Jose Mourinhos, kur është gjithmonë më i miri. Ky sezon do të jetë shumë emocionues dhe me këta lojtarë të rinj, ekipi është më i fortë. Personalisht pres që të bëjmë gjëra të mëdha."

Dhuna në familje/ Jeta e re me kërcënimet e vjetra të Ermira Rinxhit

Posted: 16 Sep 2017 08:00 AM PDT

"Fiks Fare" ka rikthyer mbrëmë në vëmendje historinë e Ermira Rinxhit, 30-vjeçares, e cila dhunohej nga burri, që sot ka nisur një jetë të re, por që ende ndihet në rrezik për shkak të kërcënimeve të reja nga ish-burri, pasi ai ka dalë nga burgu.

Denoncimi i 30-vjeçares u bë në emisionin investigativ rreth një vit më parë, kur ajo tregoi dhunën fizike dhe psikologjike që ushtrohej ndaj saj nga ish-burri dhe familja e tij.

Nëna e tre fëmijëve dhunohej vazhdimisht nga bashkëshorti dhe nëna e tij, e cila në videon e transmetuar në "Fiks Fare" u pa që e kërcënonte nusen e saj me anë të një thike.

E gjithë ngjarja e rëndë zhvillohet në banesën e tyre në Shijak në prani të fëmijëve dhe në sy të punonjësve të policisë.

Imazhet e dhunës patën impakt shumë të lartë në publik, por edhe tek institucionet. Për gruan e dhunuar që kishte grumbulluar 9 urdhra mbrojtje sot ekziston një tjetër realitet.

Pasi qëndroi disa muaj në qendrën për gratë e dhunuara, Ermira ka arritur të stabilizojë jetën e saj. Jeton në një shtëpi me qira dhe punon për të mbajtur fëmijët. Por ndjenja e frikës e shoqëron gjatë gjithë ditës, pasi përsëri ka marrë kërcënime nga ish bashkëshorti.

"Pas denoncimit në" Fiks Fare" jeta ime ndryshoi shumë, pasi ish burri do të dilte nga burgu dhe do të jetonte me mua përsëri në të njëjtën banesë. Edhe ish vjehrra ime që u pa se ç'donte të bënte ndaj meje dhe fëmijëve të mi, e cila na kanosi me thikë në dorë në prani të forcave të policisë. Falë stafit të "Fiks Fare" dhe ndihmës nga qendra e grave të dhunuara, sot kam një jetë tjetër. Por akoma ndjehem e frikësuar nga ish burri im, pasi më ka kërcënuar përmes telefonit. Kur kthehem në shtëpi mendoj nëse do t'i gjej fëmijët në shtëpi apo jo?! Sa herë që lëviz më duket sikur më ndjek një hije. Kam shumë frikë. Edhe unë jam ndjerë e kërcënuar si gjyqtarja që u vra. Shteti duhet të verë dorë si tek unë ashtu edhe tek gratë e tjera të kërcënuara." shprehet ajo.

Ermira tregon se ka përfituar bonus qiraje nga shteti. Ndërsa nevojat e tjera i plotëson me anë të rrogës. Ajo tregon se fëmijët ndjehen më të lumtur, shkollën po e frekuentojnë dhe janë më të qetë. Edhe vetë ndjehet e rilindur dhe këtë e reflekton. Shkëputja nga vuajtjet në Shijak dhe strehimi në një qendër i dukej e pabesueshme, sikur nuk do të realizohej kurrë. "Me të gjitha ato që më ndodhën, prisja më shumë nga shteti. Jam me urdhër mbrojtje deri në 21 Dhjetor, por shteti më ka hequr pagesën që përfitoja me anë të këtij urdhri." pohon Ermira.

Vështirësitë kanë qenë të mëdha ndaj dalja e ish-bashkëshortit nga burgu e ka trembur. Edhe pse divorcin e ka kryer para një viti, i ati i fëmijëve nuk e ka bërë kurrë pagesën ushqimore për fëmijët e vet. Madje ai ka shkuar edhe më tej duke i kërkuar që Ermira t'i hidhte vetë lekët në llogarinë e saj sikur këto lekë ishin hedhur nga vetë ai për plotësimin e detyrimeve karshi fëmijëve. "Në 10 ditshin e pushimeve që fëmijët duhet të shkonin tek babai, ai nuk i pranoi, pasi unë nuk iu përgjigja që t'i jepja një pagesë." tha ajo.

Ndryshimi më i madh dallohet tek fëmijët e Ermirës. Tregojnë me gëzim për shkollën e re, shokët e rinj që kanë njohur, dhe faktin se tani nuk i tremben dhunës dhe mund të rrinë pa frikë në familje. Vajza 10 vjeçare edhe pse ka humbur 2 vite shkollë e ka hedhur mbrapa këtë fakt. "Tani jemi më të lumtur, nuk kemi më frikë. Unë kam humbur 2 vite, por tani shkoj në shkollë, pasi kur jetoja me babin nuk më lejonte të shkoja", shprehet ajo.

23-vjeçarja e dhunuar: Ish-bashkëjetuesi e digjte me cigare vajzën 2 vjeçe

Në shtëpinë e Ermirës takojmë edhe një tjetër grua të dhunuar me të cilën është njohur në strehëzën ku kanë jetuar, por që i bashkon e njëjta histori. Dhuna sistematike që ushtohej mbi to. 23-vjeçarja tregon kalvarin e vuajtjeve të saj. Me 2 urdhër mbrojtje ajo ende fshihet bashkë me dy fëmijët e saj 4 dhe 2 vjeç. "Urdhrin e parë e kam marr kur isha shtatzënë dhe kam ndenjur një vit në qendër. Më pas më ndihmuan të sistemohem me punë dhe me shtëpi, por unë për hir të fëmijëve u ktheva dhe një herë tek ish bashkëjetuesi. Filluan përsëri të njëjtat probleme, kështu që e denoncova sërish. Mora një tjetër urdhër mbrojtje për një vit, por vetëm 2 muaj ndenja në qendër," shprehet ajo. Për arsyen se 23-vjeçarja ishte rikthyer tek bashkëjetuesi, qendra nuk e mbështeti si herën e parë tregon ajo.

Edhe pse e larguar nga ai bashkëjetuesi e zbulon banesën e saj dhe i shkonte në shtëpi i pirë ku godiste atë dhe fëmijët njëkohësisht. Ajo tregon se ndaj dhunës së ushtruan ndaj fëmijëve , i ati i tyre kishte bërë 3 vite burg. "Gjëja më makabre ishte se vajzën dy vjeçe e digjte me cigare, vetëm pse ishte vajzë", tregon ajo me lot në sy. Në të lexohet qartë frika pasi edhe pse bashkëjetuesi ishte arrestuar, të nesërmen ai kishte arritur të arratisej nga komisariatin. Sot ai endet i lirë edhe pse është në kërkim nga policia. "Kërkoj nga shteti të më gjej një punë që të mund ta përballoj jetën e të rrisë fëmijët, asgjë tjetër", apelon 23-vjeçarja. Momentalisht jeton me qira, pasi ka përfituar bonus qiraje. Jetesën e përballon me vetëm 120 mijë lekë të vjetra që i përfiton nga urdhri i mbrojtjes. Urdhër që mbaron në muajin dhjetor.

Aktualisht është në kërkim të një pune, ndërsa ende nuk ka regjistruar fëmijët në kopsht e çerdhe, pasi siç thotë vetë ajo: "Nuk ka vend për ta!"

Morata: Pse nuk mund të qëndroja te Real Madridi

Posted: 16 Sep 2017 07:35 AM PDT

Álvaro Morata ka folur pa mëdyshje për largimin e tij nga Real Madridi kësaj vere për Chelsea.

Vetëm në momentin kur Real Madridi është i zhytur në debatin për nevojën e një sulmuesi më shumë në skuadër, spanjolli pranon në një intervistë të gjerë në "Daily Mail" se dëshira e tij ishte të qëndronte në Madrid, por jo me asnjë çmim.

"Zidane donte që të qëndroja dhe kam qenë i lumtur në Madrid. Por, unë nuk mund të qëndroja për të qenë zëvendësues. Vjen një kohë kur ju duhet të luani, të rriteni dhe të largoheni nga zona e rehatisë. Çdo gjë do të jetë në një zonë të sigurt. Unë dua që të luaj e të shënoj sa më shumë gola, për të qenë kandidat për në Kupën e Botës me kombëtaren spanjolle.

Po, kam pasur disa oferta këtë verë, jo vetëm Chelsea dhe Manchester United, por edhe nga ligat e tjera. Ishte një situatë e mirë për mua, por bisedën më të rëndësishme dhe më të mirë e pata me Conte. Ai më donte mua te Chelsea. Ndihem borxhli ndaj tij. Ai nënshkroi me mua për Juventusin, por u largua shumë herët për të trajnuar kombëtaren e Italisë. Gjithmonë kam dashur të luaj për të pas kësaj. Ato ishin vetëm dy muaj me të, por ndjeva sikur ta kisha njohur gjithmonë. Kur këtë verë e mësova se më donte mua, nuk mendova dy herë për këtë. Kam bërë gjithçka që munda për të kryer transferimin".

Artan Fuga, letër Gramoz Ruçit: Si duhet të riorganizohet Kuvendi

Posted: 16 Sep 2017 07:24 AM PDT

Nga Artan Fuga

Letër z. Gramoz Ruçi!

Zoti kryetar!

Media ka të drejtë, disa nga diskutimet ishin për të qeshur, kishte edhe të mërzitshëm me vdek, kishte edhe monotonë, ca për të shkuar radhën, por edhe të mirë.

Por, nuk dua të bëj analizën e tyre as si qytetar dhe as ndonjë koment nisur nga kërkesat e komunikimit publik.

Artan Fuga

Si qytetar do t'i uroj sinqerisht punë të mbarë Kuvendit, qeverisë, deputetëve, opozitës!

Çfarë mund të bësh tjetër!

Do të uroj edhe:

1- Ndërtimi i brendshëm i vendosjes të deputetëve në sallë dhe konceptimi i hapësirave brenda saj është i kohëve të lashta. Me një fjalë na sjell mesazhe diktatoriale. Nuk shkruan kot Stjuart T. Hall se gjuha e shpalosjes të hapësirave është më e sinqerta. Asaj besojini, jo fjalëve, sepse njeriu është qenie gënjeshtare dhe hipokrite kur në lojë vihet interesi i tij.

Ministrat hipur në atë estradën e madhe, në presidium, ku dikur rrinin anëtarët e byrosë politike, që ishin pjesërisht edhe ministra, si edhe anëtarët e Presidiumit. Ashtu ishte regjimi, deputeti ishte një punë si zari. Atje në plate e kishte vendin, si spektator dhe dëgjues i punëve të drejtuesve. Kurse tani çfarë kuptimi ka që ministrat dhe qeveria që atje janë për t'u dhënë llogari deputetëve të qendrojnë në presidium, dhe të shohin nga lart deputetët e trajtuar si spektatorë. Dhe mbi të gjithë, të ulet kryetari i Kuvendit, i cili gjithsesi nuk ka statusin e të qenit mbi të gjithë. Pastaj edhe deputetët e vendosur si në klasë, në rresht njeri pas tjetrit, ata më të rëndësishmit, kryetarët e grupeve, të partive, në radhët e para, të tjerët në fund andej që as shihen as shohin.

E gjithë kjo hapësirë e brendshme, e sinqertë totalizuese, në gjuhën e vet, tradhëton diçka, që deputetët vazhdojnë të jenë skalioni i katërt ose i pestë i vendim-marrjes politike në Shqipëri, ata që bëjnë iso.

Unë do të uroja që Gramoz Ruçi ta ndryshonte këtë duke e riorganizuar sallën e Kuvendit!

2- Në mandatin e kaluar por edhe më parë, deputetët nxorën ligje, por nuk di asnjë ligj të ketë emrin e ndonjë deputeti ose çifti deputetësh iniciatorë. Nuk dihet se kush i ka iniciuar ligjet. Ligjet i sjell qeveria, kurse opozitën nuk e kam dëgjuar të iniciojnë ligje.

Uroj që kjo të ndryshohet, por kam shumë pak shpresë. Te ne është bërë traditë që opozita ndjek agjendën e qeverisë, një lloj isojeje kontrapunktuale, ju propozoni ne kundërshtojmë! Ky është problemi, kjo është e meta që vazhdon në ligjërimet opozitare edhe kur struktura e teksteve që ata lexojnë është zbavitëse, edhe kur është serioze.

3- As bëhet fjalë që deputetët në diskutimet e tyre t'i referohen studimeve shkencore, ekspertëve të pavarur, apo kërkimeve shkencore, kur është fjala për të përgatitur ndonjë reformë ose ndonjë ligj. As qeveria nuk është se iu paraprin hartimit të ligjeve me porositjen e ndonjë studimi paraprak që për disa muaj të shqyrtojë me themel një problem në mënyrë që politika të mos jetë menaxhuesja e politizuar e reformave, por të bazohet te studimet dhe te ekspertiza e studiuesve dhe grupeve të kërkimit shkencor.

Unë i uroj Gramoz Ruçit që të mos pranojë asnjë propozim ligji të pa mbështetur në studime të bazuara shkencore, si edhe të porosisi si Kuvend oponenca shkencore dhe teknike edhe për ligjet apo propozimet e deputetëve, sikur ata vijnë nga shumica, sikur të vijnë nga opozita.

Kuvendi duhet të porosisë studimet e veta, ekspertizat e veta, edhe komisionet e Kuvendit. Përndryshe ne nuk jemi një shoqëri që orientohet sikurse bëhet në kohët moderne, pra nga shkenca dhe teknika, por jemi në thelb një shoqëri mesjetare e kohëve kur vullneti princëror, apo i Tavolinës të Mbretit Artur, pra kur politikanët dhe deputetët, me nuhatjen e tyre politike drejtojnë një bigë lundruese, majna, majna, vira, vira!

4- Vendosja e kamerave si kamerave dyqanesh në rrugë, kamera vrojtimi dhe survejimi, në Kuvend, si ato që filmojnë 24 orë në 24 orë rrugët, nuk është paraqitje e punimeve të Kuvendit çdo të enjte para publikut.

Kamera nuk është media.

Duhet raportim jo filmim i punimeve të Kuvendit, filmim i cili është përgjegjës për të gjitha incidentet dhe skeçet humoristike që ndodhin në sallën e Kuvendit.

Raportimi i punimeve të Kuvendit do të kërkonte që atë ta bënin gazetarët duke analizuar e shtjelluar në mënyrë kritike dhe sa më objektive thelbin e aktivitetit të deputetëve.

Do i uroj Gramoz Ruçit që të inicionte një kanal televiziv të Kuvendit, ku qytetarët jo vetëm do të njiheshin me punimet, por edhe do të kthehej ky kanal në një arenë debatesh, paraqitjesh, bisedash, dhe veç të tjerash do të shpëtonte edhe mediat gjeneraliste nga politizimi i lajmeve të tyre duke i dhënë përmbajtjes së tyre një drejtim novator jo si sot që i takon gjysmës të shekullit të kaluar: media gjeneraliste e lajmit politik kombëtar! E tejkaluar.

Hapeni kanalin televiziv : Jeta parlamentare ! Rrjete ka sa të duash edhe gazetarë të rinj pa punë!

5- Uroj që zoti Gramoz Ruçi të mos pranojë si në dekadat e shkuara që në vend të ekspertizave të kemi materiale që nga servilizmi politik, nga ideologjizimet, nga politizimet të bëjnë të të vijë për të përzierë. Të njëjtët njerëz edhe ekspertë të partive, edhe të qeverisë, edhe të grupeve parlamentare.

Nxirrni një kuadër ligjor se kush quhet ekspert i pavarur, cila quhet agjenci e pavarur ekspertize, dhe ekspertizën mos lini ta bëjnë po ata shërbëtorë të interesave të lobiimit, por ekspertë vërtetë të pavarur. Një pedagog ose pedagoge nuk është ekspert i pavarur, as një avokat, nuk është i tillë. Mos lejoni të na hedhin hi syve.

6- Mos konsideroni si shoqëri civile, ojf që kurrë nuk bëjnë zgjedhje të brendshme, që janë vetëm në letër, që nuk përfaqësojnë asnjeri veç drejtuesit e tyre që u bëjnë shërbime politike, servilizma, lobive politike dhe interesave egoiste. E gjitha kjo është një gënjeshtër e madhe me të cilën qesh i gjithë qyteti. Një burrë, si edhe një grua, të vërtetë, jetojnë në të vërtetë, jo në hipokrizi. Shoqëria civile sot në Shqipëri është e papërfaqësuar jashtë politikës. Pranda, thërrisni aktivistë shoqërorë, qytetarë që iu preken interesat, grupe qytetarësh duke u bërë thirrje publike të vijnë në Kuvend dhe në komisione.

7- Vendosni rregull që deputetët t'i dorëzojnë me shkrim diskutimet e tyre paraprakisht, për ato diskutime që janë mbi tekste ligjesh të shërndarë paraprakisht. Pastaj me gojë të flasin si të duan lirisht. Por, jo të përsërisin njeri tjetrin. Një deputet te ne herë bën sociologun, herë bën gazetarin, herë bën këshilltarin bashkiak, herë bën tribunin popullor, herë bën politikanin partiak, herë gaztorin, ndërkohë që duhet të vendoset edukata për të bërë ligjvënësin.

Lërini deputetët të flasin nga vendi dhe jo të dalin në podium si nxënës shkolle!

Mos i lejoni deputetët të lexojnë hartime pa propozime konkrete edhe nëse janë brenda kohës së tyre të fjalës së lirë.

Kërkojuni të thonë se përse flasin, cfarë propozimesh, amendimesh, vërejtjesh argumentesh kanë marrë fjalën.

Një pjesë e diskutimeve janë hartime, përsëritje, rrahje uji në havan, dëshirë për t'u treguar radikal. Kamera të bën dhe narcist.

8- Ftoni qytetarë të lirë që të vijnë disa dhjetra të ndjekin punimet e Kuvendit. Besueshmëria e qytetarëve për Kuvendit është më e ulët sesa për qeverinë, policinë, universitetet publike, edhe sesa e spitaleve. Afrojini qytetarët, por jo qytetarët e zgjedhur, kushërinjtë e deputetëve. Le të jetë rradha e qytetarëve për të ardhur në seanca e gjatë sepse do të tregojë shëndet politik, të jetë më e gjatë sesa radha e ankesave të klientëve për mosmarrëveshjet me operatorin e shpërndarjes elektrike. Njoftojeni publikisht në media paraprakisht agjendën e punimeve dhe bëni thirrje qytetarëve të vinë.

Gjithsesi urime në punime dhe suksese!

“Skifterja zemrës”, Bes Kallaku publikon këngën dedikuar Xhensilës (VIDEO)

Posted: 16 Sep 2017 07:12 AM PDT

Këtë muaj ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Dhe Bes Kallaku ka publikuar projektin më të ri muzikor, këngën dedikuar bashkëshortes së tij Xhensila Myrtezaj.

"Skifterja zemrës" është kënga që aktori i humorit ka sjellë në bashkëpunim me këngëtarin Klajdi Haruni.

Video, e cila sapo është publikuar në YouTube, është realizuar me disa nga momentet më të rëndësishme të dasmës.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more