Skip to main content

Tirana Observer: “Fiton për të 4-ën herë radhazi zgjedhjet, deklarata e parë e Angela Merkel” plus 9 more

Tirana Observer: “Fiton për të 4-ën herë radhazi zgjedhjet, deklarata e parë e Angela Merkel” plus 9 more


Fiton për të 4-ën herë radhazi zgjedhjet, deklarata e parë e Angela Merkel

Posted: 24 Sep 2017 10:22 AM PDT

 

GJERMANI-Kancelarja Angela Merkel e cila sipas sondazheve të fundit fitoi mandatin e katërt për të qeverisur vendin ka folur para popullit gjerman. Merkel tha se priste rezultat më të mirë, ndërsa sa i përket hyrjes në Budestag të partisë nacionaliste, Merkel u shpreh se është shqetësim i madh.

"CDU/CSU është partia më e madhe dhe do të formojë qeverinë. Fushata zgjedhore është drejtuar mjaft mirë. Do flasim me partnerët tanë për të bërë më të mirën. Është një shqetësim i madh për popullin gjerman emigracioni dhe siguria, për të cilat do diskutojmë gjatë ditëve dhe javëve ne vijim.

Kemi përgjegjësi të shumta por do flasim me partnerët tanë për të bërë më të mirën e mundshme. Fushata zgjedhore është drejtuar mjaft mirë doja të thoja", shtoi ajo.

Sipas exit polleve deri tani në Bundestagun gjerman futen 6 parti politike.

Rezultatet

CDU/CSU 32.7 %

SPD 20.2%

Partia e Gjelbër 9.4%

AFD 13.4%

Të majtët 8.9 %

Liberalët 10.5 %

 

Kancelarja e përjetshme/ Pse fitoi Merkel dhe “mallkimi” i mandatit të katërt

Posted: 24 Sep 2017 10:21 AM PDT

Angela Merkel vazhdon të mbajë të mbërthyer postin e kancelares së Gjermanisë, dhe kjo dukej e padiskutueshme edhe përpara zgjedhjeve. Arsyeja përse, duhet kërkuar përtej partisë së saj.

Ajo ka pas vetes të gjelbrit, që pavarësisht se duhej të ishin kundërshtarë të natyrshëm të konservatorëve e mbështesin kancelaren të palëkundur. Merkel u ka dhënë atë që donin, shkëputjen nga energjia bërthamore dhe hapjen e dyerve për refugjatët dhe azilkërkuesit.

Pozitiv ndaj saj është edhe Sigmar Gabriel, ish kryetar i socialdemokratëve, ministër i jashtëm, partia e të cilit është dënuar në mënyrë të qëndrueshme sepse në rolin e partnerit të dytë në koalicion u zvogëlua gjithnjë e më shumë.

Në mandatin e katërt të saj, vetë gjermanët, duken të pangopur me të. Sondazhet jepnin shifra që e vendosnin Merkelin në krye dhe zgjedhjet dukeshin të paracaktuara, pavarësisht se flitej për një mandat të katërt. Madje, 20-vjeçarët gjermanë nuk munden as të kujtojnë se ka pasur një kohë edhe pa Angela Merkelin.

Në 1994, edhe Helmut Kohl kërkonte mandatin e katërt dhe ia doli, pavarësisht se katër vitet e fundit, ishin dukshëm preludi i tij…njerëzit ishin ngopur…Edhe Konrad Adenauer në 1961, kishte nisur mandatin e katërt, por arriti ta çonte atë deri në gjysmë.

Çfarë mund të ndodhë me Merkel…?

Askush nuk e di këtë…por dihet se ajo u mendua gjatë për të kandiduar sërish. Vera e vitit 2015, ishte një pikë kthese për të, kjo për shkak të rreth 1 milionë refugjatëve që erdhën në vend dhe gati i kushtuan asaj postin…Por, ajo sërish prevaloi duke u paraqitur si një grua kurajoze, në thuajse të gjitha fushat e tjera të shoqërisë dhe politikës.

Trazirat jashtë Gjermanisë, Trump, Brexit, kriza në BE, populizmi i djathtë, Putin, Erdogan, ishin faktorë që e bindën atë të kandidonte sërish. Merkel, shihet si një injeksion qetësie në kohë të trazuara.

Kjo qetësi, ndjenja e sigurisë dhe perspektiva e vazhdimësisë, duket se janë faktorët që kanë bindur gjermanët, të mos i kthejnë krahët asaj. Angela Merkel ka qëndruar në detyrë për 12 vjet. Fati i saj politik është ngritur, shembur e ngritur sërish.

Por, popullariteti i saj, asnjëherë nuk ka rënë nën 46 për qind dhe kjo është pjesërisht aftësi, e pjesërisht fat.

Kush ishte Dr. Turtulli?

Posted: 24 Sep 2017 10:16 AM PDT

Nga Ervin Fetahu

Kam dëshirë t’u rrwfej një anë tjetwr tw Mihal TURTULLIT, ose siç e thërrisnin ndryshe TURTULL beu…!

Ai ishte një patriot i madh me shumw kontribute atdhetare si anwtar i kolonisë shqiptare tw Egjiptit. Luftoi për çështjen kombëtare me mish e me shpirt, një lobues i pashoq pranë presidentit amerikan Wilson!

Por ishte edhe një mjek i shkëlqyer pranë oborrit tw dinastisë shqiptare në Egjipt, ishte mjeku personal i Khedivws.

Zotëronte dhe një dimension tjetër si shkencëtar me famw botërore në fushwn e medicinës.

Pakkush e di se në vitin 1899 në Kajro, ishte i pari qe shpiku ndërhyrjen inxhektuese intramuskulare pwr sëmundjet e lëkurës, ai kishte vwnë re se medikamentet orale kishin efekte anësore pwr pacientet dhe dëmtime në stomak, ndaj testoi ndërhyrjen inxhektuese nën lëkurw.

Dhe sapo u mor vesh kjo ndërhyrje e suksesshme, gjithw gazetat dhe revistat perëndimore i bwnë jehonë doktor Turtullit, dhe mw pas kjo teknikw u përdor në ndërhyrjet e mwpasme duke iu referuar tw madhit Dr.Mihal Turtullit…!

Elcin Sangu, bukuroshja turke fotografohet me të dashurin 

Posted: 24 Sep 2017 10:15 AM PDT

Elcin Sangu është fotografuar mbrëmjen e djeshme së bashku me të dashurin e saj, biznesmenin Yunus Ozdiken. Elcin u tregua e gatshme të bënte disa fotografi për gazetarët, si dhe t’i përgjigjej disa pyetjeve për fansat e saj.

3

Flokëkuqja e “Dashuri me Qira” sapo ka ndarë një tjetër rol të rëndësishëm me Baris Arduc, atë në një film që pritet të vijë së shpejti në ekran. “Do të jem në ekran për aq kohë sa ka skenare të mirë për mua dhe një kast aktorësh të rëndësishëm. Këto janë projektet e duhura, që nuk dua t’i humbas” – ka thënë Elcin. Projekti me Baris Arduc, nuk është i vetmi për këtë sezon. Elcin do të vijë gjithashtu në një tjetër projekt me Bugra Gulsoy.

 

Pikturat e Ramës kritikohen nga gazetarët e huaj : Sikur t’i kishte bërë një i droguar!

Posted: 24 Sep 2017 10:05 AM PDT

Atë që në Shqipëri e dinë të gjithë, por që nuk ka guxuar ta thotë asnjë kritik arti apo gazetar kulture e gjen në një nga shkrimet për Bienalen e Venecias. Pikturat e Edi Ramës bëjnë përshtypje sepse ai vetë kryeministër, jo se kanë vlerë artistike. GSH.al sjell artikullin e  Artsy.net, ku gazetarja Alexxa Gotthardt dhe kolegu i saj Scott Indrisek i krahasojnë pikturat e Edi Ramës me eksperimentet mbi librin e shënimeve të një adoleshenti të droguar kolegjesh.

"Në segmentin Giardini, tw "Viva Arte Viva", një dhomë e madhe është e mbuluar me një letër muri, me një seri vizatimesh gjeometrike, shumëngjyrëshe, pak si eksperimentet në fletoren e një djali kolegji të talentuar nën efektin e drogës. Për të qenë të sinqertë deri në fund, punimet nuk do të kishin ndonjë rëndësi, sikur të mos ishin bërë nga kryeministri i Shqipërisë, një njeri që u bë i famshëm sepse ngjyrosi pallatet në Tiranë, kur ishte kryetar Bashkie. Një letër muri e ngjashme është përdorur për të dekoruar zyrën e tij në godinën e qeverisë.Vizatimet janë bërë në dokumentat dhe letrat e zyrës së tij, të përzgjedhura gjatë ditës së punës"

Edi Rama in the Central Pavillion on May 11, 2017 during the Venice Biennale in Venice, Italy. Photograph by Casey Kelbaugh

Në shkrim, sillet edhe njëherë në vëmëndje një shprehje e Ramës për The Guardian, "Nëse arti nuk e bën politikën më të arsyeshme, politika me çmendurinë e saj, mund ta bëjë artin më të mirë"./ GSH.al

Njihuni me pjesëtaret e panjohura të familjes Vjollca

Posted: 24 Sep 2017 10:00 AM PDT

Nuk janë dy, as tre, as katër, as pesë..ok, po e ndalim me kaq numërimin pasi në foton e mëposhtme do të mund të shihni vetë sa e madhe është familja Vjollca.  Në fillimet e karrierës së tyre shumëkush ka menduar që Marina dhe Luana ishin vajza te vetme, por në të vërtetë bukuroshet më të vogla të familjes Vjollca kanë edhe dy motra më të mëdha Marsedën dhe Lirën që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërie. Kjo e fundit është mama e tri vajzave, të cilat janë kthyer tashmë në shoqe dhe motra të vogla për Marinën e Luanën. Ndodh rrallëherë që kaq shumë bukuroshe të jenë bashkë në një foto, por dasma e Marines i  ka bërë bashkë motrat dhe mbesat Vjollca të mblidhen në një foto, ndonëse mungojnë nusja dhe mamaja…

Këto janë xhinset që ju tregojnë të hollë dhe rrijnë mirë në çdo trup

Posted: 24 Sep 2017 09:50 AM PDT

Siç e themi dhe përsërisim vazhdimihst, xhinset janë zgjidhje e çdo kohe, për të gjitha! E mira e kohëve 'moderne' është se tendencat poi u rrikthehen kohëve të shkuara, pra, ato xhinset që jaën harruar nëpër dollapë, mund t'i nxirrni e të dukeni sërish bashkëkohore.

387ff1a5ebf7cd8c025540ca65dd433b
Tendenca e kësaj vjeshte, përveçse është praktike, të tregon edhe më elegante…Në fakt, këto janë vetëm disa nga modelet që do të 'shëtisin' këtë vjeshtë, sepse ka edhe të tjera që jua kemi treguar në shkrimet e mëparshme…

08e900b084e87a108d07e99b88a6aa6d

A do rikthehen vizat për shqiptarët? Ja çfarë thotë ish-ambasadori i OSBE

Posted: 24 Sep 2017 09:38 AM PDT

TIRANE-Për ish-ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosch, i cili sapo ka mbaruar mandatin e ambasadorit të Holandës në Kosovë, vëmendja që ka marrë së fundi rritja e kriminalitetit shqiptar në Holandë është e gjitha fryrje mediatike.

"Siç e dini, para pak javësh në një gazetë holandeze u publikua një dokument i policisë së Amsterdamit, një dokument që fliste për të ashtuquajturën 'rritje të mafies shqiptare në Holandë'. Oficeri i policisë në raportin e tij shkroi se, ndoshta duhet rimenduar regjimi i vizave, sepse po shohim se liria e vizave ka rritur krimin. Ky ishte një dokument i brendshëm, nuk ishte i destinuar për mediet, ndaj duke u bërë publik mori një vëmendje më të madhe se ç'duhej", tha Robert Bosch, ish-ambasador i OSBE-së në Shqipëri.

Pavarësisht kësaj, sipas tij nuk ka asnjë rrezik që në këtë valë emigracioni të rikthehet regjimi i vizave me Holandën.

"Duhet të mbetej në kufijtë e një dokumenti të brendshëm të policisë, pasi policët nuk janë diplomatë. Kemi një problem të madh me shqiptarët në Holandë. Të rinjtë përpiqen që të shkojnë me anije drejt brigjeve britanike në mënyrë ilegale. Në të shumtën e rasteve nuk ia dalin dhe jetojnë në rrugë. Ata nuk vjedhin, por ama pjesa më e madhe e njerëzve nuk e pëlqejnë që ata enden rrugëve të Holandës. Holandezët u kërkojnë policëve që t'i dëbojnë, por duke pasur regjim të lirë të vizave, policët nuk munden ta bëjnë këtë. Këta emigrantë tregojnë në këtë formë se as nuk e kanë idenë se ç'do të thotë regjim i lirë vizash, sepse mendojnë se mund të bëjnë gjithçka. Unë mendoj se, nëse ka krim, dhe krim ka kudo, nuk mund ta përgjithësojmë që janë shqiptarët ata që e bëjnë krimin në Holandë, pasi pjesa më e madhe e shqiptarëve janë njerëz të mirë. Kjo gjë u bë e madhe tani, ka shkuar deri në rang ministrish, por le të jemi të arsyeshëm: kriminelët e vërtetë nuk i ndal regjimi i vizave. Do të ishte shumë e padrejtë që njerëzit normalë të jetë viktimat dhe e gjitha kjo për faj të një polici", tha Bosch.

Lidhur me perspektivën e integrimit të Shqipërisë dhe Kosovës në BE, Bosch e sheh "dritën jeshile" pas 5 viteve.

"Nëse për emigrimin mund të them se jam ekspert i fushës, për integrimin nuk mund të them të njëjtën gjë. Kemi parë Juncker në Parlamentin Europian që po punon shumë dhe tha se rruga është e hapur, por ama, unë mendoj se nuk do të ndodhë tani, do të ndodhë në 4-5 vitet e ardhshme", tha Bosch./TCH.

Armela e ‘Big Brother’ merr dhuratë një makinë për ditëlindje, ja kush ia dhuroi

Posted: 24 Sep 2017 09:35 AM PDT

Një nga ish-banoret më të përfolura të edicionit të fundit të Big Brother, Armela, pasi doli nga shtëpia e famshme, filloi të jetë e pranishme në disa projekte televizive. Modelja ka treguar interes jo vetëm për oferta të ndryshme modelingu, por pse jo, edhe për të qenë pjesë e programeve të ndryshme televizive. Megjithatë, Armela vijon të përflitet edhe për lidhjen dhe më pas ndarjen me Damianon që, me sa duket, vazhdon të ketë akoma një raport të mirë.

Sot, Armela feston ditëlindjen, por nuk është Damiano apo ndonjë dhuratë e tij ajo që i ka tërhequr më shumë vëmendjen bukuroshes së njohur të ekranit. Më shumë se kushdo, atë sot e ka surprizuar e ëma, e cila, qysh në orët e para të mëngjesit, e ka uruar me një buqetë me lule. Por jo vetëm me ato. E ëma i ka dhuruar Armelës edhe një makinë Smart të bardhë, për të cilën ajo ndihet shumë e lumtur.

Duke e ndarë me të gjithë gëzimin për këtë dhuratë të pazakontë, Armela falënderon njeriun special që ka gjithmonë pranë vetes. Sa me fat!

“Faleminderit mamushi për dhuratën. Mami më e mirë në botë”, shkruan Armela.

Supermodelet e viteve ’90 rikthehen në pasarelë për Versace

Posted: 24 Sep 2017 09:25 AM PDT

Yjet më të mëdhenj të modës Claudia Schiffer, Naomi Campbell, Helen Christensen, Carla Bruni, dhe Cindy Crawford janë bashkuar në pasarelë për shfaqjen e Versace 2018 në Javën e Modës në Milano.

Duke i treguar modeleve të reja se si ecen në pasarelë, vajzat e arta të modës e bënë këtë shfaqeje mahnitëse. Duke rikthyer nostalgjinë e viteve '90 supermodelet sfiluan së bashku me stilisten Donatella Versace, ndërkohë dhanë nderimet për vëllain e saj të ndjerë Gianni Versace, i cili u vra në vitin 1997.

Në 20 vjetorin e vdekjes së tij, ky ishte një homazh nga supermodelet, ku secila prej tyre ka punuar personalisht me të.

   

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more