Skip to main content

Tirana Observer: “Batha u kërkon falje tifozëve: S’ka klane, t’ia ngremë kokën shpejt Partizanit!” plus 9 more

Tirana Observer: “Batha u kërkon falje tifozëve: S’ka klane, t’ia ngremë kokën shpejt Partizanit!” plus 9 more


Batha u kërkon falje tifozëve: S’ka klane, t’ia ngremë kokën shpejt Partizanit!

Posted: 26 Sep 2017 10:10 AM PDT

Idriz Batha, kapiteni i Partizanit, ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku i është përgjigjur pyetjeve të shumta të gazetarëve mbi nisjen negative të të tijve në tri javët e para të kampionatit.

Në emër të skuadrës, ai ka siguruar se nuk ka klane, por harmoni të plotë mes lojtarëve, duke premtuar kthesën që këtë javë.

Në një klimë të vështirë te Partizani, ju takon juve, si kapiten, të dilni para kamerave. Çfarë do të thoni për zërat se ka një hendek mes senatorëve të ekipit dhe të ardhurve në merkaton e kësaj vere?

Si fillim dua t'u kërkoj falje të gjithë tifozëve, sepse kemi zhgënjyer me rezultatet që kemi marrë në tri javët e para të kampionatit. Atyre u detyrohemi më shumë se kaq. Për zërat që thuhen se ka klane brenda skuadrës, mos të përsëritet më, sepse është një shpifje që bëhet ndaj Partizanit. Nuk ka klane, ka vetëm një grup për të mirën e Partizanit. Nuk ka të rinj e të vjetër, por vetëm një ekip të bashkuar.

Është folur gjithashtu se Çanit nuk i pasohet, nuk shërbehet sa duhet sulmuesi juaj kryesor…

Nuk e di këtë, nuk e kam dëgjuar ndonjëherë. Këto janë punë që i takojnë trajnerit, janë zgjedhjet taktike të tija se si luhet një ndeshje.

Atëherë, çfarë nuk po shkon, sipas kapitenit, te Partizani?

Nuk e di, të them drejtën. Ekipi është, lojtarët janë, edhe cilësia nuk mungon. Nuk duhet bërë dramë, por duhet të vazhdojmë të shohim përpara. Çdo ekip mund të kalojë një ngërç të tillë, marrim shembull edhe më të mëdhatë në Europë. Nuk duhet ulur koka, duhet parë përpara. Këto janë tri ndeshje, janë edhe 33 të tjera që kanë ngelur. Them se do të shkojmë atje ku duam.

Të kujt janë përgjegjësitë për këtë start negativ?

Përgjegjësitë janë të të gjithëve ne, nga lojtarët, stafi. Nuk mund të vësh gishtin te dikush, që ta ngarkosh me përgjegjësi. Jemi të gjithë fajtorë për këtë situatë.

Në analizat që keni bërë, çfarë keni zbuluar se nuk po shkon?

Thjesht mungesa e rezultatit. Ekipi po stërvitet mirë, të gjithë jemi të kënaqur me njëri-tjetrin. Madje, edhe trajneri me ne dhe anasjelltas. Çdo gjë po shkon në perfeksion, vetëm rezultatet nuk po vijnë. Them se edhe rezultatet pozitive nuk do të vonojnë shumë.

Çfarë ndryshon te ky Partizan nga ai që drejtohej nga Starova, apo Duro?

Çdo trajner ka metodat e veta për ta drejtuar një ekip. Them se edhe Iuliano po përshtatet dita-ditës me neve, edhe me kampionatin shqiptar. Gjithashtu, edhe lojtarët e afruar. Kam shumë besim se që këtë javë do ta bëjmë kthesën e duhur, për të shkuar drejt titullit.

Para nisjes së kampionatit flitej për Partizanin më të mirë të viteve të fundit, i denjë për titullin kampion…

Këtë nuk e kam dëgjuar, që është Partizani më i mirë i viteve të fundit, por bindja ekziston. Lojtarët e ardhur janë me cilësi, por nuk janë ambientuar akoma me kampionatin shqiptar. Jam i bindur se ky Partizan do të shkojë drejt synimit të madh që ka, titullit kampion.

A keni folur me njëri-tjetrin se si të dilni nga kjo situatë?

Sigurisht, e bëjmë shpesh këtë gjë, edhe me lojtarët që nuk janë pjesë e grupit, sepse jemi të gjithë bashkë, për një qëllim. Bëjmë shpesh biseda të tipit se pse nuk po na ecën dhe ku është ngërçi, gjë që nuk e kuptojmë. Duke u stërvitur mirë, duke pasur harmoni perfekte, ia lëmë vetëm fatit të keq.

Ndaj Skënderbeut ishte ndeshja juaj më e dobët e viteve të fundit. Ku çaluat konkretisht?

E thashë edhe më sipër që ambientimi i lojtarëve të ardhur nuk është në maksimumin e duhur. Pjesën e parë mund të kishim shënuar, siç kemi bërë në sezonet e tjera, kur e kemi ndryshuar lojën në favorin tonë. Kjo nuk ndodhi dhe na penalizoi.

Në rast të një rezultati jopozitiv ndaj Naftëtarit dhe Lushnjës, a mund të kemi një shkarkim të trajnerit Iuliano?

Këtë pyetje nuk duhet të ma bëni mua. Nuk e mendoj një disfatë të tillë. Iuliano është ndryshe nga Starova, sepse çdo trajner ka mënyrën e vet të drejtimit. Po ambientohemi goxha shpejt edhe me lojën që kërkon trajneri i ri.

Çfarë kërkon trajneri i ri?

Më shumë kërkon pasimet vertikale, që të luhet më vertikalisht, edhe më shpejt.

Një mesazh për tifozët, për ndeshjet në vazhdim?

E thashë, pa ata nuk vazhdojmë dot përpara. Nuk ka më vend për të ulur kokën dhe qarë pikët e lëna. Tani duhet të mblidhemi të gjithë, bashkë me tifozat dhe klubin, për të vazhduar përpara. Në fund të fundit jemi Partizani dhe duhet të luajmë si gjithmonë ky ekip.

Nuk kemi parë më mbrojtjen e sezoneve të kaluara…

Nuk mund të them se mbrojtja po çalon. Nuk mund t'ia vëmë faj vetëm këtij reparti. Nëse çalojmë, çalon i gjithë ekipi. Mendoj se çdo lojtar ka nevojë të përmirësohet, edhe mesfusha, edhe sulmi.

Dy sulmuesit kryesorë, Çani dhe Sukaj ende nuk  po shënojnë. Cili është komenti juaj?

Futbolli ka mjaft të papritura , është i paparashikueshëm. Në ndeshjet e ardhshme sulmuesit mund të shpërthejnë dhe t'i gjejnë golat. Nuk mendoj se është faji i Çanit apo Sukajt, por e përmenda edhe më pare, faji është i të gjithëve. Të gjithë duhet të punojmë më shumë për të arritur te goli.

Referendumi kurd, Erdogan kërcënon me uri

Posted: 26 Sep 2017 10:03 AM PDT

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se kurdët e Irakut mund të përballen me urinë, si rezultat i masave ndëshkuese që ai po merr në konsideratë, pas referendumit për pavarësi të mbajtur të hënën.

"Kur ne të fillojmë me sanksionet tona, ata do të zhyten në uri. Gjithçka do të marrë fund kur ne të mbyllim rubinetat e naftës. Paratë do të zhduken dhe ata nuk do të munden as të gjejnë ushqim, kur kamionët të ndalen në Irakun verior", tha Erdogan.

Erdogan akuzoi shefin e qeverisë rajonale të Kurdistanit për tradhti, pasi lejoi mbajtjen e votimit, pavarësisht kundërshtive ndërkombëtare. "Masoud Barzani duhet të heqë dorë tani nga kjo aventurë", tha ai.

Më herët, Erdogan kishte kërcënuar se do të ndërpriste një naftësjellës të rëndësishëm për kurdët dhe do të ndalonte kamionët që kalojnë kufirin turk.

Turqia druan se, një shtet i pavarur kurd në kufirin e saj mund të ndezë ndjenjat separatiste edhe mes minoritetit të saj kurd.

Rezultatet e referendumit nuk janë bërë ende të ditura, por pritet një fitore e votës "po". Rreth 72 për qind e 5.2 milionë zgjedhësve votuan në referendum në zonat e kontrolluara nga kurdët.

Udhëheqësit kurdë thanë se referendumi nuk do të çojë automatikisht në shpalljen e pavarësisë, por do t'u japë atyre një mandat për të nisur negociatat për ndarjen nga qeveria qendrore e Bagdadit. Kryeministri irakian, Haider al-Abadi ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve të tilla, duke thënë se nuk do të diskutonte për rezultatet e një referendumi antikushtetues.

Rreziku ruso-arab për Ballkanin, Hahn: Nëse BE lë boshllëqe, dikush i zë ato

Posted: 26 Sep 2017 09:38 AM PDT

Komisioneri për Negociatat e Zgjerimit në BE, Johannes Hahn, në një referim në universitetin e Harvardit, ka drejtuar gishtin drejt Rusisë dhe Arabisë Saudite, si faktorët që po shtrijnë ndikimin tek vendet e Ballkanit Perëndimor, në dëm të bashkëpunimit me BE-në.

"Ka disa faktorë që po synojnë prej vitesh të ndalin marrëdhënien tonë me partnerët në Ballkanin Perëndimor. Unë kam besim se ata nuk do të kenë sukses. Nuk ka alternativë tjetër strategjike zhvillimi për këtë rajon, as nga Rusia as nga Arabia Saudite, pavarësisht të gjitha marrëdhënieve të tyre historike dhe tregtare. Mos të bëjmë gabime, politika i urren boshlleqet. Nëse BE dredhon nga angazhimet e tij në Ballkan, dikush tjetër mund të përfitojë".

Hahn u ka kujtuar lidërve ballkanikë t'u përmbahen këshillave të Brukselit.

"Integrimi nuk është një drekë falas. Ne nuk duhet të jemi naivë. Vetëm liderët lokalë mund të bëjnë punën që duhet e t'u shfaqin rezultate qytetarëve. Ata nuk duhet të presin që gjithçka t'u serviret gati në pjatë. Ne duhet të shohim vullnet politik në vend të lojërave dhe po ashtu reforma të vërteta, jo në letër, por në praktikë, për ndërtimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e invesitimeve të huaja dhe ndërlidhjen ekonomike rajonale".

Ndërsa përmendi planin për të anëtarësuar Serbinë e Malin e Zi deri në vitin 2025 komisioneri tha se kohët e fundi ka vërejtur progres në Shqipëri dhe Maqedoni, ndërsa Kosova dhe Bosnja kanë mbetur shumë mbrapa. Për Turqinë, Hahn tha se nën udhëheqjen e Erdohan po largohet me hapa gjigande nga rruga evropiane.

KLAN PLUS

Haradinaj, të mërkurën në Tiranë. Vizita e parë si kryeministër

Posted: 26 Sep 2017 09:26 AM PDT

Në vizitën e tij të parë zyrtare në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj mbërrin të mërkurën në Tiranë.

Në axhendë është parashikuar një takim me Kryeministrin Edi Rama, takim që do të zhvillohet në "Pallatin e Brigadave", vend ku do të bëhet dhe takimi përurues i Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut, nën kryesinë e dy kryeministrave.

Po ashtu, kreu i Qeverisë së Kosovës pritet të zhvillojë takime edhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha, dhe kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Misteri / A jemi të gjithë telepatikë?

Posted: 26 Sep 2017 08:45 AM PDT

A keni pyetur ndonjëherë veten çfarë do të mendonte një person nga Mesjeta, nëse do të kalonte me ju edhe një ditë të vetme? Ai apo ajo mund të mendojnë se jeni një lloj magjistari, teksa të sheh që dërgon emaile, flet në celular, apo në Skype, me dikë në anën tjetër të globit. Këto janë të gjitha forma magjike të komunikimit, që për ne janë bërë po aq të natyrshme, sa edhe të folurit sy më sy.

Megjithatë, pavarësisht gjithë këtyre përparimeve në komunikim, njerëzit janë gjithmonë në kërkim të mënyra më të drejtpërdrejta të shkëmbimit të informacionit. A nuk do të ishte bukur sikur ti thjeshtë të mendoje një gjë, dhe idetë e emocionet e tua të kuptoheshin në çast nga të tjerët? Megjithatë, shumica prej nesh mendojnë që telepatia – aftësia për të komunikuar me të tjerët pa folur, apo pa ndonjë formë fizike komunikimi – është ose material përrallash, ose një dhunti e të paktëve.

Por sërish, ndoshta jemi të gjithë telepatikë. Ju ka ndodhur të gjithëve, me siguri, që të keni menduar për një person, pak përpara se t'ju telefononte. Nëse jeni prind, ndoshta keni patur përvojën, ku "thjeshtë e dinit" nëse diçka nuk shkonte me fëmijën tuaj, edhe nëse është shumë kilometra larg. Binjakët identikë ndoshta ju kanë thënë që "ne gjithmonë e dimë se çfarë po mendon tjetri".

Ndërkohë që këto anektoda janë bërë të zakonshme, nuk ka shumë prova që telepatia ekziston vërtetë. Po kështu, është e vështirë të kryesh eksperimente bindëse për të testuar telepatinë, pasi këto ngjarje kanë prirjen që të sfidojnë përsëritshmërinë, si dhe hipotezat e bazuara në fakte shkencore. Kështu që, tema e telepatisë mbetet në skajet e hetimit shkencor, bashkë me kërkimin për forma jete aliene dhe hipotezat e majmunëve ujorë. Megjithëkëtë, janë vëzhguar shkencërisht forma të ndryshme të komunikimit mes mendjeve, në shumë raste dhe rrethana, aq sa nuk mund të injorohen si thjeshtë aksidente statistikore.

Fenomeni që shumë prej nesh e kemi përjetuar – të dish kush do të telefonojë para se ta bëjnë – është konfirmuar të ketë ekzistuar në shumë studime, që nga mesi i shekullit 20. Në një studim të fundit të botuar në Revistën e Parapsikologjisë, studiuesit vëzhguan 63 persona që përpiqeshin të hamendësonin se cili prej katër telefonuesve, do i telefononte. Telefonuesit ishin miq me vendndodhje larg tyre, dhe bazuar në rastësinë, studiuesit parashikonin që do të ishin të saktë në 25% të kohës. Por, ndodhi që pjesëtarët në eksperiment ishin të saktë në 40% të kohës, një gjë që sipas shkencëtarëve dhe studiuesve, ka një domethënie shumë  të madhe nga pikëpamja statistikore.

Një tjetër eksperiment i përsëritur shpesh është eksperimenti i telepatisë Ganzfeld, ku pjesëtari në eksperiment izolohet me gjysmë topa pingpongu tek sytë, në një dhomë me dritë të kuqe. Personi i mban sytë hapur ndërkohë që dëgjon zhurmë të bardhë në kufje. Pas gjysmë ore të këtij "homogjenizimi shqisor", një "dërguesi" në një tjetër dhomë i jepen informacione pamore të përzgjedhur rastësisht, duke përdorur fotografi apo video, që ata më pas përpiqen t'ia transmetojnë mendërisht personit në eksperiment. Ky i fundit u transmeton studiuesve imazhet mendore që merr. Pas seancës, i përzgjedh se cila prej katër zgjedhjeve i përshtatet më mirë imazheve mendore që po merrte. Disa prej këtyre eksperimenteve nuk kanë treguar prova të qarta të telepatisë, por shumica e kanë bërë. Interesant është fakti që të pyeturit kanë përqindje më të lartë saktësie, atëherë kur janë të lidhur emocionalisht me dërguesin, kanë aftësi artistike apo krijuese, ose besojnë se kanë aftësi psikike.

Sado që një mendje racionale shkencore përpiqet ta injorojë këtë, duket se diçka reale po i prodhon këta përjetime telepatike. Me sa duket, truri ka aftësinë të komunikojë me trurin e të tjerëve në mënyra që ende nuk janë kuptuar plotësisht. Sigurisht që nuk ka shpjegime konkrete shkencore për mënyrën si ndodh, por studiuesit i kanë intensifikuar pëprjekjet.

Disa besojnë se përgjigjen e jep fizika kuantike, jo biologjia. Në botën kuantike nënatomike, natyra sillet në mënyra që sfidojnë fizikën standarte Njutoniane, dhe me sa duket valët e trurit në një farë mënyrë kanë qasje në botën "supernatyrore". Në atë fushë, një thërrmijë mund të ekzistojnë në më shumë se një vend, në hapësirë dhe kohë.

Në një përpjekje për të shpjeguar si mund të funksionojë telepatia, studiuesja Deborah L. Erickson shkruante në Revistën e NeuroKuantologjisë: "Në nivelin e thërrmijave kuantike, të gjithë ndarjet zhduken dhe çdo gjë është e ndërlidhur".

Studiuesi Frederick Myers vëren se lidhja telepatike mes njerëzve është gjithmonë më e fortë, mes atyre që kanë një lidhje të fortë emocionale. Pra, hipoteza e tij është se telepatia dhe dashuria ecin krah për krah. Nëse gjeni veten duke përfunduar fjalitë e të dashurit, apo e dini se kur fëmija po ju fsheh diçka, mund të thuash se keni komunikim telepatik me ta./Në shqip nga bota.al

Koalicioni i Merkel, analistët: Nuk ndryshon politikën për Ballkanin

Posted: 26 Sep 2017 08:32 AM PDT

Dy ditë pas zgjedhjeve parlamentarë në Gjermani, ku CDU-ja e Angela Merkel fitoi shumicën e votave, por do t'i duhet të formojë një koalicion për të qeverisur vendin, shumë pyetje janë ngritur mbi ndikimin që do të ketë rezultati i zgjedhjeve të së dielës në bllokun europian, e sidomos në procesin e zgjerimit.

Tobias Flessenkemper, drejtues i projektit për Ballkanin në Qendrën Ndërkombëtare të Formimit Europian, CIFE, mendon se nuk do të ketë ndryshim të kursit.

As vetë presidenca e Trumpit, thotë ai, Brexit-i apo zgjedhja e Macron nuk mund të prodhojnë ndryshime rrënjësore të linjës së ndjekur. Flessenkemper beson se një koalicion i mundshëm i Merkelit me liberalët dhe të gjelbrit nuk është aspak lajm i keq për shtrirjen e BE-së.

"Të dyja këto parti të vogla janë gjerësisht pro-BE-së. Të gjelbrit kanë qenë gjithmonë shumë të interesuar dhe mbështetës ndaj Ballkanit", thotë Flessenkemper.

Vazhdimësi të politikave të deritanishme pret në masë të madhe edhe kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

Çfarë tregon forma e hundës për karakterin tënd

Posted: 26 Sep 2017 08:15 AM PDT

Bazuar në formën e hundës, është e mundur të zbulosh karakteristika të personalitetit.

Hundë e vogël

Një person shumë alegro dhe shoqëror. I ëmbël dhe emotiv. Janë persona të predispozuar për polemika dhe për t'u mbyllur në vetvete, në mënyrë që të ruajnë jetën private.

Hundë e gjatë

Është një person që e di mirë se çfarë do, madje është edhe pak kokëfortë. Përkushtohet shumë, sidomos për ta bërë jetën më me gjallëri, falë udhëtimeve dhe aktiviteteve përherë të reja. Kush e ka hundën e gjatë mund të jetë një person i papjekur, e pak i kënaqur nga çfarë e rrethon. Ka vështirësi të ndërtojë marrëdhënie të qëndrueshme dhe të pranojë mendimin kundër.

Hunda me kurriz

Personalitet shumë i fortë. Person shumë pasionat dhe tepër karizamatik.

Hundë me majë të varur

Janë persona që janë gjithmonë të pakënaqur. Përgjithësisht kush e ka këtë hundë është një person pesimist. Dhe ka shumë frikë e skepticizëm nga e ardhmja.

Hunda greke

Hundë e cila është e bashkuar me ballin. Këto persona janë plot kreativitet. Kanë shumë dëshirë të ndihmojnë tjetrin dhe kanë shumë pasione.

Hunda e mprehtë

Janë persona me karakter të komplikuar. Duan gjithmonë të të imponojnë arsyetimet e tyre.

Hunda përpjetë

Janë persona shumë të vëmendshëm dhe reflektojnë shumë. Adhurojnë të vëzhgojnë çdo gjë dhe janë shumë objektivë.

Hundë perfekte

Persona mendjemëdhenj dhe të vetëkënaqur.

Burimi: Vabbe

10 portet më të bukur në Europë (FOTO)

Posted: 26 Sep 2017 08:00 AM PDT

Udhëtimi me kroçera apo anije me vela është bërë shumë popullor vitet e fundit.

Arsyeja kryesore është se duke e bërë këtë, ju keni mundësinë të vizitoni jo një por disa vende  të bukura me një udhëtim të vetëm.

Normalisht ata zgjedhin portet dhe vendet me plazhet, peisazhet dhe natyrën më të bukur.

Europa ka qenë gjithmonë një nga kontinentet më të njohura për udhëtimet me kroçera duke i kompletuar me shumë argëtim dhe një dozë të madhe informacioni për çdo vend për ata që janë të interesuar në histori.

Më poshtë po ju listojmë 10 portet më të bukura në Europë. Ata janë:

 

1. Venecia, Itali

 

2. Napoli, Itali

 

3. Stokholm, Suedi

 

4. Maltë

 

5. Flam, Norvegji

 

6. Cadiz, Spanjë

 

7. Porto, Portugali

 

8. Nice, Francë

 

9. Barcelona, Spain

 

10. Stamboll, Turqi

Misteri i një incidenti, pse nguroi policia në Elbasan?

Posted: 26 Sep 2017 07:40 AM PDT

Kamerat e sigurisë së tregut ushqimor kanë filmuar të gjithë episodin e incidentit me policinë në Elbasan, mbrëmjen e së enjtes së kaluar.

Ngjarja ndodhi pak minuta pas orës 20:00, ku postblloku policor është ngritur në derën kryesore të biznesit privat.

Pasi kanë shoqëruar 2 personat që ndodheshin në mjetin Range Rover, efektivët e policisë ndeshen me një Audi që duke u futur në treg përplas mjetin tip Golf të zv.drejtorit të Policisë, Gjergji Oshafi, i cili bën një lëvizje mbrapsht, por nuk dihet nëse për të bllokuar mjetin, apo për t'i hapur rrugën që të kalonte.

Në pamjet e kamerave të sigurisë nuk ka audio, por duket që pa paralajmërim dhe pa qëlluar fillimisht në ajër, siç është procedura standarde, një efektiv qëllon në drejtim të mjetit të blinduar dhe më pas edhe pse dera kryesore qëndron e hapur për më shumë se 20 sekonda, efektivët ngurojnë që të hyjnë brenda rrethimit të tregut për të vijuar ndjekjen.

Plumbat në lartësinë e kabinës se mjetit duken edhe nga fotot e Audit të blinduar, ndërsa në vendngjarje u sekuestruan edhe disa gëzhoja.

Për këtë rast ka nisur një hetim edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesave për të analizuar veprimet policore, ndërsa identiteti i drejtuesit të Audit mbetet mister.

Drejtuesit e policisë ngurojnë t'i thonë emrin, ndërsa e vetmja që ka guxuar është Partia Demokratike, ku kryetari Lulzim Basha përmendi emrin e Suel Çelës dhe Sokol Sanxhaktarit./tch

Dosja “Shullazi”, dëshmon ish-drejtori i Hipotekave: Vollga u regjistrua kur isha me pushime

Posted: 26 Sep 2017 07:37 AM PDT

Ish-kreu i hipotekave, Ilirjan Muho ishte dëshmitari i radhës në procesin gjyqësor ndaj Emiliano Shullazit dhe katër bashkëpunëtorëve të tij. Muho rrëfeu para gjykatës për takimin e tij me Shullazin, pak ditë pas regjistrimit të pronësisë së ish-hotel "Vollgës" nga hipoteka e Durrësit.

Emiliano Shullazi nuk mori pjesë në seancën e së martës ndaj tij dhe grupit tek Krimet e Rënda, ku përfaqësohej nga avokati. Për këtë shkak i pandehuri nuk u përball në sallën e gjyqit me ish-kreun e Hipotekave, dëshmitarin Ilirjan Muho. Ish-zyrtari i lartë rrëfeu para gjykatës takimet me Shullazin dhe biznesmenin Ylvi Beqja, pak pasi Hipoteka e Durrësit kishte regjistruar si pronë të tyre ish-hotel Vollgën. Dëshmitari tha se regjistrimi i pronës ishte bërë në një kohë që ai ishte me pushime. Pa kthimit në detyrë dëshmitari kishte pritur në takim palën kundështare të Beqjes në konfliktin mbi pronësinë e ish-Vollgës. "Përfaqësuesi i kësaj pale më tha se ishte cënuar nga regjistrimi i pronës. Pati tone të larta zëri prej tij në takim dhe disa herë i kërkova të qetësohej. Unë ngrita një grup punë për verifikimin e procedurës dhe vendosa pezullimin e tjetërsimit të pronës", theksoi dëshmitari.

 Disa ditë më vonë dëshmitarit i ishte kërkuar një takim nga Shullazi dhe biznesmeni Beqja.
"Nuk kisha asnjë kompleks. I kam takuar në nja kafe pranë '21 dhjetorit'. Emiliano Shullazi u prezantua si bashkëpronar i ish-hotel Vollgës. Pezullimi kishte penguar qëllimet e tyre. I thashë Ylviut të më sillte dokumentet që kishte. I solli më vonë në zyrën time. Rezultonte se Shullazi ishte bashkëpronar", rrëfeu Muho.
Dëshmitari saktësoi se pezullimi kishte skaduar në përfundim të afatit 30-ditor. Në takimet e mëvonshme që kishte pasur me biznesmenin Beqja, Muho tha se ai nuk i kishte shprehur ndonjë shqetësim në lidhje me Shullazin.
Ndërsa dëshmitari Fehmi Zaka tregoi për konfliktet mbi pronësinë e një garazhi të djalit të tij Jani Zaka tek ish-parku. Dëshmitari tregoi se nuk e dinte vendodhjen e të birit, i larguar nga vendi pas shpërthimit me eksplozi në këtë parking në shkurt 2015. Në sallën e gjyqit, Zaka nuk përmendi ndonjë kërcënim nga Shullazi. Në dëshminë e dhënë prej tij gjatë hetimit, Fehmi Zaka kishte pohuar se para largimit ne vendi i biri i kishte treguar kërcënimin nga Shullazi.
"Ai i kishte thënë të kalonte pronësinë e parkingut në emër të Blerim Shullazit", kishte pohuar dëshmitari. Seanca vijoi me dëshmitarë të tjerë të akuzës.
Emiliano Shullazi dhe katër të bashkëpandehurit e tij akuzohen për "gjobëvënie", "kanosje" dhe "grup të strukturuar kriminal"./ABCNEWS

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more