Skip to main content

RTSH: “E Enjte, moti në Shqipëri dhe Kosovë” plus 9 more

RTSH: “E Enjte, moti në Shqipëri dhe Kosovë” plus 9 more


E Enjte, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Posted: 21 Sep 2017 03:20 AM PDT

Tërmeti në Meksikë

Posted: 21 Sep 2017 03:13 AM PDT

Ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën për të arritur tek të mbijetuarit e mbetur nën rrënojat e një shkolle në qytetin e Meksikos, që u shemb gjatë tërmetit të një dite më parë. Të paktën 21 fëmijë dhe 5 të rritur humbën jetën kur godina u rrënua, ndërkohë që shumë të tjerë janë shpallur të humbur. Shkolla ishte një nga dhjetëra strukturat e goditura rëndë nga tërmeti, që deri më tani i ka marrë jetën 230 personave. Përmes një skaneri termal, vullnetarët e mbrojtjes civile arritën të dallonin të mbijetuar midis pllakave të betonit të shkollës fillore, ku shumë prindër u mblodhën për të pritur lajme për fëmijët e tyre. Ekipet e shpëtimit po përpiqen tashmë të arrijnë tek një vajzë 13-vjeçare e cila ka mundur t'i shpëtojë vdekjes. Presidenti Enrique Pena Nieto ka shpallur tre ditë zie kombëtare për viktimat, teksa operacionet e shpëtimit vijojnë pavarësisht kushteve të vështira të terrenit dhe atmosferike. Më shumë se 500 anëtarë të ushtrisë dhe marinës së bashku me 200 oficerë të policisë dhe vullnetarë po punojnë pranë vendeve më të shkatërruara. Autoritetet meksikane nuk kanë humbur shpresat pasi 52 persona kanë mundur të shpëtohen nga 39 godinat e shembura në qytetin e Meksikos. Tërmeti i një dite më parë ishte i magnitudës 7.1, ndërkohë që vetëm më herët gjatë muajit, Meksika u trondit nga një tjetër tërmet me magnitudë 8.1 ballë, ku të paktën 90 persona humbën jetën. Ndërkohë, shtete nga e gjithë bota kanë ofruar ndihmën e tyre në solidaritet me Meksikën.

SHBA për marrëveshjen bërthamore me Iranin

Posted: 21 Sep 2017 03:10 AM PDT

Sekretari amerikan i Shtetit, Reks Tillerson, tha se shpreson se Irani do të jete dakord për t'i negociuar ndryshimet që i kërkon SHBA-ja në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, pavarësisht kundërshtimeve nga presidenti i Iranit për bisedime të reja. Pas takimit në Kombet e Bashkuara me palë të tjera të marrëveshjes , Tillerson për herë të dytë veçoi klauzolat e marrëveshjes, të cilat u japin fund kufizimeve të aktiviteteve bërthamore të Iranit – të tilla si pasurimi i uraniumit – në vitin 2025. Këto kufizime janë vënë në këmbim të lehtësimit të sanksioneve kundër Iranit. Tillerson tha se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do që këto klauzola të rienegociohen. Por, presidenti i Iranit, Hassan Rohani, kujtoi vështirësitë në arritjen e marrëveshjes komplekse, e cila, përveç SHBA-së dhe Republikës Islamike, ka përfshirë Francën, Gjermaninë, Rusinë, Kinën dhe Britaninë. Edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se dëshiron të rihapë negociatat për klauzolat skaduese dhe të përpiqet të ndërmjetësojë mosmarrëveshjet e tjera midis SHBA-së dhe Iranit. Por, shefja për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se kundërshton rihapjen e negociatave për marrëveshjen. Ajo tha se marrëveshja "po funksionon" dhe se BE-ja "do të sigurojë që ajo të vazhdojë". Rohani tha se kërcënimet e vazhdueshme të administratës Trump për të braktisur marrëveshjen, tregojnë se asaj nuk mund t'i besohet. Marrëveshja bërthamore është negociuar fillimisht nga ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Kryeministri spanjoll iu bën thirrje separatistëve katalanas të anullojnë referendumin

Posted: 21 Sep 2017 03:08 AM PDT

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ka shkuar në televizionin kombëtar për t’u kërkuar separatistëve katalanas, të braktisin planet e tyre për një referendum më 1 tetor. Ai kërkoi nga qeveria e rajonit, të heqë dorë nga përshkallëzimi i radikalizmit dhe mosbindjes. Autoritetet spanjolle kanë kërkuar të ndalojnë votimet, të cilat ata i konsiderojnë të paligjshme, duke marrë materialet e votimit. Kërkimet e policisë në kryeqytetin katalanas, Barcelonë, shkaktuan një protestë masive në rrugë, të mërkurën. Partitë separatiste që kontrollojnë parlamentin katalanas, votuan pro ligjit të referendumit, më herët këtë muaj, pasi kërkonin vite me rradhë të drejtën për të mbajtur një votë të lirë për vetëvendosje. Deri më tani, kriza ka qenë paqësore, por policia është konfliktuar me demonstrues katalanas këtë javë.

Hetimi për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e SHBA

Posted: 21 Sep 2017 03:07 AM PDT

Hetimi për ndërhyrjen e pretenduar ruse në zgjedhjet amerikane po përpiqet të sigurojë dosjet e Shtëpisë së Bardhë për kohën e Donald Trump në Presidencë. Mediat amerikane raportojnë se shënjestra e hetimit janë dokumentat që kanë të bëjnë me shkarkimin e drejtorit të FBI-së dhe takimin e djalit të Presidentit me një avokate ruse. Sipas mediave, prokurori special Robert Mueller i ka parashtruar Shtëpisë së Bardhë 13 fusha interesi për hetimin e tij. Vetë Trump i cilëson pretendimet se ndihmësit e tij kanë bashkëpunuar me Kremlinin si lajme të rreme. Por, nuk të jep këtë përshtypje hetimi intensiv i drejtuar nga Mueller, i cili, pasi "New York Times" dhe "Washington Post" është i interesuar edhe për dosjet që kanë të bëjnë me shkarkimin e Michael Flynn, ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare. Mësohet se prokurori special po heton edhe takimin në zyrën ovale, në të cilin Trump i tha zyrtarëve rusë se shkarkimi i të çmendurit James Comey, shefi i FBI-së, i kishte lehtësuar shumë presionin. "New York Times" shkruan se avokati i Trump tha se gjatë javës do të paraqëse shumë nga dokumentat e kërkuara, por nuk pranoi të bënte më shumë komente për specifikat e kërkesave. Po sipas mediave, prokurori special Mueller ka kërkuar edhe dokumenta që kanë të bëjnë me Paul Manafort, ish-kreu i fushatës Trump, i cili vetëm së fundmi u mor vesh se kishte qenë nën përgjimin e FBI-së.

Kasperi, 5-vjeçari që mahniti internetin me talentin e tij

Posted: 21 Sep 2017 03:02 AM PDT

Talenti është i lindur dhe ai bie në sy edhe në moshë të vogël. Dëshmi e kësaj është edhe Kasperi i vogël, i cili është shndërruar një një yll të internetit. Polaku 5-vjeçar ka shpalosur një talent të jashtëzakonshëm në futboll, duke treguar një teknikë të mrekullueshme në përdorimin e topit, madje me të dyja këmbët. Vogëlushi ka madje një faqe të përkushtuar në rrjetin social "Facebook", ku mund të gjesh video të shumta të tij. Mbetet për t’u parë në 15 vitet e ardhshme nëse emrin e tij do ta dëgjojmë gjithnjë e më tepër si një nga premtimet e mëdha të futbollit botëror.

Kinë, Autostrada më e bukur në botë

Posted: 21 Sep 2017 03:00 AM PDT

Autostrada më e bukur në botë është hapur këtë muaj në Hunan te Kinës. Një rrugë me katër korsi me një gjatësi prej 84 km ndikon shumë në turizmin kinez duke lidhur zonën urbane me masivin malor Tjenanmen, ku është inspiruar edhe filmi hollivudian AVATAR. Autostrada, që ngrihet mbi shtylla betoni në një lartësi prej 30 metrash në formë labirinti, jep një pamje spektakolare që duket veçanërisht bukur nga ajri ku shihet gjithë madhësia e kompeksiteti i saj.

Mogherini dhe Hahn: BE rikonfirmon mbështetjen për perspektivën e zgjerimit të Ballkanit Perendimor

Posted: 21 Sep 2017 02:50 AM PDT

Bashkimi Europian ka rikonfirmuar mbështetjen e qartë për prespektivën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor. Lajmi është bërë i ditur në një deklaratë të shefes së Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn. Ata janë takuar në Nju Jork me gjashtë liderët e rajonit ballkanik, të Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës dhe Maqedonisë, të cilë po marrin pjesë në punimet e sesionit të 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB në Nju Jork. “Në përputhje me këtë angazhim, Bashkimi Evropian po rrit mbështetjen e tij ndaj të gjithë partnerëve drejt objektivave të arritshme dhe realiste, në mënyrë që përparimi i tyre të jetë i pakthyeshëm deri në fund të mandatit tonë” shënohet në deklaratë. “Ne jemi të kënaqur që udhëheqësit; Presidenti Filip Vujanoviq i Malit të Zi, Presidenti Aleksandar Vuçiç i Serbisë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryetari i Presidencës së Bosnje dhe Herzegovinës Dragan Çoviç, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministri i ish Republikës Jugosllave e Maqedonisë Zoran Zaev – konfirmuan angazhimin e tyre për të përforcuar punën e reformave, në veçanti për drejtësinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore, si dhe për bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë për të ruajtur dhe ndërtuar në këtë moment pozitiv” vlerësohet në deklaratë.

Maqedoni, parlamenti vazhdon diskutimin e propozim-ligjit për shfrytëzimin e gjuhëve

Posted: 21 Sep 2017 02:01 AM PDT

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do të vazhdojë të enjten me debatin për propozim-ligjin për shfrytëzimin e gjuhëve. Në debatin e deritanishëm për këtë ligj, si dhe në debatet e komisioneve edhe në vazhdimet e seancave plenare, opozita maqedonase akuzoi qeverinë se "ligji është jokushtetues, me të shkelen procedurat dhe se miratimi i tij do të sjell deri në dygjuhësi në tërë shtetin". Opozita shtoi se ligji diskriminon edhe bashkësitë më të vogla etnike.
Por sipas shumicës parlamentare, ligji është në pajtim me kushtetutën, ai nuk e shkel karakterin unitar të shtetit dhe do të kontribuojë për rritjen e bashkëjetesës në shtet. Propozim-ligji për shfrytëzimin e gjuhëve është në lexim të parë të seancës plenare.

Norvegji, Botërori i Çiklizmit, Halilaj i 51-ti, ndërsa Zhupa i 58-ti midis 65 garuesve në garën e kronometrit

Posted: 21 Sep 2017 12:49 AM PDT

Në Bergen të Norvegjisë po zhvillohet Kampionati Botëror i Çiklizmi të Rrugës, ku Shqipëria po merr pjesë me dy prej sportistëve të saj më të spikatur, Eugert Zhupën dhe Redi Halilajn. Të dy çiklistët shqiptarë kanë marrë pjesë në garën e tyre të parë në këtë botëror, atë të kronometrit, që është zhvilluar nëpër qytetin e Bergenit dhe në rrethinat e tij. Kjo garë e kronometrit ka konsistuar në një itinerar prej 32 kilometrash, kryesisht fushore, por me një finish malor që kapte kuotën e 400 metrave mbi nivelin e detit. I pari që ka pedaluar nga kuqezinjtë ka qenë Eugert Zhupa, i cili është nisur i 6-ti, rreth orës 13:13 të pasdrekes. 27-vjeçari e ka përshkuar itinerarin e 32 kilometrave brenda 53 minutash, 56 sekondash e 43 të qindtash, pra 9 minuta, 15 sekonda e 48 të qindtash pas vendit të parë. Zhupa ka marrë në përfundim vendin e 58-të, nga 65 garues gjithsej, teksa ka regjistruar një shpejtësi mesatare prej 34.642 km në orë. Ndërkohë, një orë e gjysmë pas Zhupës është nisur edhe garuesi i dytë shqiptar, Redi Halilaj, i cili ka qenë i 38-ti në radhën e nisjes. Halilaj ka qenë më i shpejtë se Zhupa, duke u renditur i 51-ti në përfundim, me kohën 50 minuta, 44 sekonda e 3 të qindtat, pra 6 minuta, 3 sekonda e 3 të qindtash pas vendit të parë. 28-vjeçari ka regjistruar një shpejtësi mesatare prej 36.662 km në orë. Titullin e kampionit të botës në kronometër e fitoi holandezi Tom Dumoulin, me kohën 44 minuta e 41 sekonda, që ja pas sllovenin Primozh Rigliç dhe britanikun Kris From.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more