“Rreth 50 mijë euro orientohen për asfaltim të rrugëve në fshatin Muhovc” plus 9 more Ferizaj Press |
- Rreth 50 mijë euro orientohen për asfaltim të rrugëve në fshatin Muhovc
- Asfaltohet rruga “Avdyl Dura” që ofron qytetin me fenomenin e Bifurkacionit
- Fillon rregullimi i fushës sportive në fshatin Muhovc
- “Robt po lypshe me ti q*” – Kandidati për kryetar të Ferizajt sulmon asamblistin në foltore
- KPF i procedon kuvendit miratimin e buxhetit 2018
- Asamblistja shkon me foshnje në Kuvendin e Ferizajt, ja çfarë thotë
- Beqa-Ahmeti, shqiptarja e vetme pjesëmarrëse në ‘Arnold Classic Europe 2017’
- Ambasada Amerikane: Ja kur nisin apilikimet për këtë vit
- Topalli: Vetëvendosja është zgjidhje për Ferizajn
- Fazliu: Kandidatët për Ferizaj tregojnë përalla
Rreth 50 mijë euro orientohen për asfaltim të rrugëve në fshatin Muhovc Posted: 22 Sep 2017 07:05 AM PDT Ferizaj.22.09.2017. Banorët e fshatit Muhvoc i janë gëzuar sot asfaltimit të një rruge e cila lidh fshatin e tyre me tregun e kafshëve dhe me pjesët e tjera të fshatit. Për ditët e ardhshme janë paralajmëruar edhe përfundime të projekteve në fshatrat Koshare, Slivovë ,Kosinë e vendbanime të tjera.
|
Asfaltohet rruga “Avdyl Dura” që ofron qytetin me fenomenin e Bifurkacionit Posted: 22 Sep 2017 05:22 AM PDT Ferizaj.22.09.2017. Në kuadër të plotësimit të shumë projekteve infrastrukturore në qytet sot është asfaltuar rruga "Avdyl Dura" e cila gjendet tek korridoret e gjelbërta. "Është një projekt më rëndësi të veçantë sepse po realizohet me standardet tashmë të njohura që aplikon komuna e Ferizajt e që janë standarde evropiane. Ka një gjatësi mbi 1 kilometër dhe gjerësi 6 metra ku janë planifikuar edhe shtigjet për këmbësorë dhe për biçikleta të shoqëruara me ndriqime dhe sinjalizimet e duhura vertikale dhe horizontale. Gjatë punimeve këtu është kryer edhe infrastruktura nëntokësore dhe kemi të bëjmë me njërën nga rrugët më të mira ku janë aplikuar metodat më të sofistikuara me ç' rast është kontrolluar edhe shkalla e ngjeshjes më të mirë të mundshme, sepse kemi të bëjmë me një vend moçalik e shumë të butë rreth fenomenit të Bifurkacionit.
|
Fillon rregullimi i fushës sportive në fshatin Muhovc Posted: 22 Sep 2017 04:38 AM PDT Ferizaj.22.09.2017. Nxënësit dhe arsimtarët e shkollës fillore të fshatit Muhovc e cila është paralele e ndarë e shkollës fillore "Ganimete Tërbeshi" të qytetit shumë shpejt do të mund të luajnë dhe do t'i mbajnë orët e Edukatës Fizike në një fushë të re sportive me të gjitha kushtet e nevojshme.
|
“Robt po lypshe me ti q*” – Kandidati për kryetar të Ferizajt sulmon asamblistin në foltore Posted: 22 Sep 2017 03:47 AM PDT Miratimi i Planit Zhvillimor Komunal në Asamblenë e Komunës së Ferizajt ka eskaluar ne sharje dhe dhunë fizike. Ai ishte kundër këtij plani por situata eskaloi kur në foltore doli anëtari i LDK-së, Ramadan Baliu. Ai kritikoi Bashkim Fazliun për bashkëshorten e tij të cilën po e lejon të jetë pjesë e një ekzekutivit, raporton Insajderi. "Unë kurrë nuk e kisha lon anëtarin tem të familjes me një Qeveri lokale të korruptive dhe mafioze", tha Baliu. "Robt po lypshe me ti q*", dëgjohet Fazliu teksa i drejtohet asamblistit të LDK-së që ishte duke folur. "A je normal se cka po fol", vazhdon të replikoj Fazliu teksa në një moment zgjohet dhe niset drejt foltores. "Kujna je tu i thon që ka vjedhë", vazhdon ai teksa situata për pak sa nuk eskalon në dhunë fizike. Televizioni lokal i Ferizajt "Tema" nuk e ka lënë të shikohet se çfarë ka ndodhur më pas, ani pse ka realizuar një storje 8 minuta të gjatë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
KPF i procedon kuvendit miratimin e buxhetit 2018 Posted: 22 Sep 2017 03:33 AM PDT Ferizaj.22.09.2017. Komiteti për politikë dhe financa i Ferizajt, me shumicë votash, ia procedoi sot Kuvendit të Komunës draftin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Tre anëtarë të komitetit nga partitë opozitare, dhanë votë të përmbajtur. Gjatë mbledhjes së KPF-së u tha se buxheti i komunës së Ferizajt për vitin 2018 është rreth 28 milion e 720 mijë euro, ose 8.46 për qind më i lartë se buxheti i këtij viti. Anëtarët e komitetit nga LDK (parti në pushtet) Muhamet Çerkini dhe Imri Hashani, vlerësuan se rritja e buxhetit për afro 2.2 milionë euro, do të japë mundësi për investime të rëndësishme, të cilat do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve të komunës së Ferizajt. Ata veçuan faktin se investimet kapitale vitin e ardhshëm do të rriten 17 për qind, krahasuar me sivjet, ndërsa shpërndarja e investimeve është bërë në mënyrë të tillë që të përfshihen të gjitha vendbanimet e komunës. Kurse Mustafë Grainca i PDK-së dhe Sylejman Zeka i Vetëvendosjes, konstatuan se në draftin e buxhetit për vitin e ardhshëm është planifikuar rritja e shpenzimeve për shërbime dhe mallra dhe për shpenzime të luksit. Ata e vlerësuan draftin e buxhetit si një dokument që është hartuar për nevoja të fushatës zgjedhore, prandaj dhanë votë asnjanëse. Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt është thirrur për datën 27 shtator në ora 10.00. |
Asamblistja shkon me foshnje në Kuvendin e Ferizajt, ja çfarë thotë Posted: 22 Sep 2017 03:19 AM PDT Mbledhjes së djeshme të Kuvendit Komunal të Ferizajt i rezistoi edhe një bebe katër muajshe. Kaoni i vogël është djali i këshilltares Abetare Kurti, e cila së bashku me të birin u detyra që të jetë pjesë e kësaj mbledhje që u zhvillua me akuza e sharje. Kjo anëtare e Vetëvendosjes tha se djalin e merr me vete pasi që duhet ta ushqej shumë shpesh me qumësht gjiri. Infertiliteti lidhet edhe me deodorantin që po e përdorni Do të habiteni si e ka quajtur djalin e tij arkitekti i njohur shqiptar Abetarja tregon se djali i saj Kaoni nuk e pengon që ajo të koncentrohet në çështjet që diskutohen. Thotë se zakonisht foshnja flen, por sot zhurma e kuvendarëve e pengoi Kaonin për të bërë gjumë. "Beba i ka gati katër muaj dhe çdo seancë unë e kam me vete. Për momentin po qanë, sepse iu prish gjumi, por tjera herë gjithmonë flen sepse është shumë i qetë", tha Kurti. Ky shembull që deri më tani është parë vetëm nëpër parlamente evropiane, nuk ka qenë asnjëherë i praktikuar në nivelin lokal të Ferizajt. Sido që të jetë , Abetarja qëndroi deri në fund në mbledhje, ndërkaq Kaoni i vogël pati rastin të takohet me shumë kolegë të mamit. /TvTema |
Beqa-Ahmeti, shqiptarja e vetme pjesëmarrëse në ‘Arnold Classic Europe 2017’ Posted: 22 Sep 2017 02:18 AM PDT Kampionia e Evropës në disiplinën 'Physique Fitness' në vitin 2016, Gentiana Beqa-Ahmeti është femra e vetme shqiptare që merr pjesë në garën e fitnesit 'Arnold Classic Europe 2017', që do të mbahet në Barcelonë Ky është edicioni i shtatë i 'Arnold Classic Europe', që konsiderohet si një nga garat më të mëdha të fitnesit dhe bodybuilding-ut në Evropë, me më shumë se 70 shtete pjesëmarrëse, dhe me më shumë se 1000 pjesëmarrës. Kjo garë do të mbahet nga data 22 deri më 24 shtator, në Barcelonë dhe organizohet nga Federata Ndërkombëtare e Bodybuilding-ut dhe Fitnesit (IFBB). |
Ambasada Amerikane: Ja kur nisin apilikimet për këtë vit Posted: 22 Sep 2017 02:10 AM PDT Pas lajmit se edhe ky vit do të ketë Lotari amerikane, Ambasada amerikane ka lajmëruar në Facebook, datën se kur do të fillojnë aplikimet. Ambasada shkruan se aplikimet fillojnë më 3 tetor dhe jep disa këshilla sesi duhet aplikojnë shqiptarët. |
Topalli: Vetëvendosja është zgjidhje për Ferizajn Posted: 21 Sep 2017 02:23 PM PDT Faton Topalli nga rradhat e Lëvizjes Vetëvendosje po ashtu kandidat pë komunën e Ferizajit gjatë emisionit Tribunë Zgjedhore tha se ne kemi shumë zgjedhje dhe vetëm një zgjidhje është "Vetëvendosje", ashtu si u dëshmua në zgjedhjet nacionale të 11 Qershorit, shtoi ai. Sipas tij prioritet është shëndetësia dhe arsimi. Ai përmendi kabinetet në shkolla, dhe po ashtu dollapet, shpërndarja e shujtave në shkolla si në Prishtinë dhe shujtat e tilla të jenë përballuese për Komunën. Ndërsa, sa i përket shëndetësisë ai tha se në Ferizaj tha spitalet janë në gjendje të rëndë higjenike. |
Fazliu: Kandidatët për Ferizaj tregojnë përalla Posted: 21 Sep 2017 02:19 PM PDT Bashkim Fazliu nga Iniciativa qytetare e Ferizajit gjatë emisionit Tribunë Zgjedhore tha se nga prezantimet hyrëse të kandidatëve të Komunës së Ferizajit nuk ka pasur asnjë premtim konkret. Sipas tij kandidatët për Ferizaj po tregojnë përalla në emision. Ai garanton që brenda 4 viteve do të mund të punësoj 10,000 qytetarë. |
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: