Skip to main content

“Pse lëvizin sytë kur jemi në gjumë?” plus 9 more Ferizaj Press

“Pse lëvizin sytë kur jemi në gjumë?” plus 9 more Ferizaj Press


Pse lëvizin sytë kur jemi në gjumë?

Posted: 15 Sep 2017 07:19 AM PDT

Studimi i ri zbulon se sytë lëvizin kur jemi në gjumë, sepse kur shohim ëndrra ata lëvizin njëjtë, sikur edhe kur shohim pamje në jetën reale.

Sytë lëvizin kur shohin pamje, megjithëse jemi të pavetëdijshëm.

Secila lëvizje gjatë "Lëvizjes rapide të syve" – periudha kur shohim ëndrra – ndodhë pasi të "kenë ndërruar skenat" gjatë ëndrrës që shohim.

Për të kryer studimin, janë përdorur 19 persona që vuajnë nga epilepsia. Atyre ju është lidhur truri me elektroda dhe janë monitoruar për dy javë, transmeton Telegrafi.

Monitorimi është bërë për 24 orë, në mënyrë që të krahasohen lëvizjet që bëhen me sy hapë dhe atyre kur sytë janë të mbyllura.

Hulumtimi konkludon se lëvizjet e syve janë të njëjta, sikur njeriu është i zgjuar, e poashtu edhe kur është duke fjetur. /Telegrafi/

Mungesa e vitaminës D tek gratë është e lidhur drejtpërdrejt me shfaqjen e kësaj sëmundjeje

Posted: 15 Sep 2017 07:14 AM PDT

Gratë me nivele të ulëta të vitaminës D janë 43% më të rrezikuara që të zhvillojnë sklerozë të shumëfishtë. Më shumë se 2.3 milionë njerëz në të gjithë botën vuajnë nga skleroza e shumëfishtë. Njerëzit normalisht diagnostikohen diku mes moshave 20-40 vjeç, megjithatë është e vështirë të identifikosh gjendjen derisa të fillojnë të shfaqen simptomat. Një studim nga Shkolla e Shëndetit Publik Harvard T.H. Chan thonë se dozat normale të vitaminës D, apo quajtur ndryshe "vitamina e diellit", është çelësi për të parandaluar sklerozën e shumëfishtë. Autorja kryesore e studimit, dr. Kassandra Munger, thotë: Janë bërë shumë pak studime të cilat sugjerojnë se nivelet e vitaminës D në gjak mund të parashikojnë rrezikun. Studimi ynë, ku janë përfshirë një numër i madh grash, sugjeron se korrigjimi i mungesës së vitaminës D tek të rejat dhe gratë e moshës së mesme mund të ulë rrezikun e zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë në të ardhmen". Për studimi, hulumtuesit shkencorë përdorën analizat e gjakut të më shumë se 800 mijë grave në Finlandë, të marra si pjesë e testeve prenatale. Mbi 1000 gra u diagnostikuan me sklerozë të shumëfishtë 9 vjet më vonë. Ato u krahasuan me 2000 gra të tjera të cilat nuk ishin prekur nga sëmundja. Nivelet e ulëta të vitaminës D përfshijnë ato më pak se 30 nmol/L. Nivele të pamjaftueshme janë ato mes 30 -49 nmol/L dhe nivelet adekuate (të mjaftueshme) cilësohen ato mbi 50 nmol. Nga gratë që u prekën nga skleroza e shumëfishtë, 58% e tyre kishin nivele të ulëta të vitaminës D, karahsuar me 52% e grave të cilat nuk u prekën nga kjo sëmundje. Hulumtuesit shkencorë zbuluan se me çdo 50 nmol/L rritje të niveleve të vitaminës D në gjak, rreziku për zhvillimin e sklerozës së shumëfishtë ulej me 39%. Gratë të cilat kanë nivele të ulëta të vitaminës D janë 43% më të rrezikuara nga skleroza e shumëfishtë krahasuar me ato që kanë nivele normale, si dhe 27% rrezik më të lartë se gratë me nivele të pamjaftueshme. Megjithatë dr. Mungar shton se duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore për të përcaktuar dozën e saktë të vitaminës D që të mund të ulë rrezikun e zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë. Rezultatet e këtij studimi janë publikuar tek revista online Neurology. Burimi ”shëndeti.com”

Komuna e Ferizajt investon mbi 200 mijë euro për asfaltimin e të gjitha rrugicave në fshatin Tërrn

Posted: 15 Sep 2017 06:58 AM PDT

Ferizaj.15.09.2017. Banorët e fshatit Tërrn i janë gëzuar sot asfaltimit të gjitha rrugicave në fshatin fshatin e tyre.
Për t'i uruar këta banorë për plotësimin e infrastrukturës edhe në këtë lokalitet por edhe për të parë nga afër zhvillimin e punimeve sot fshatin Tërrn e vizitoi edhe i pari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa.

Ai me këtë rast tha se infrastruktura moderne është parakusht për shumë zhvillime tjera, prandaj tash e tutje edhe kjo pjesë do ta ketë më të lehtë të qarkullojë e të punojë
"Jemi sot këtu në fshatin Tërrn i cili për nga investimet ka qenë larg syve të pushteteve të pasluftës. Këto mungesë të investimeve ne aktualisht po mundohemi ta përmbushim me asfaltimin e të gjitha rrugicave të fshatit.
Këto rrugica në gjatësi janë rreth 3 kilometra kurse gjersinë e kanë nga 6 , 5 e 4 metra varësisht si është sipërfaqja në lokalitetet të ndryshme. Unë jam i lumtur që kemi arritur të kemi një bashkëpunim të frytshëm me banorët e fshatit Tërrn duke krijuar edhe kompromise për pronat e tyre të cilat janë liruar në dobi të interesit publik" deklaroi kryetari Svarqa.
Në takimin e sotëm me banorët e fshatit Tërrn kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa shprehu keqardhjen që projekti i rregullimit të rrugës kryesore që kalon nëpër fshatin Tërrn dhe e lidh atë me magjistralen Ferizaj –Prishtinë dhe Ferizaj- Shtime edne nuk ka filluar ende për shkak të pengesave të paraqituar në proceduart e prokurimit në nivelin qendror, ndërsa ka shpjeguar se në këtë rast komuna nuk ka pasur kompetenca që të ndërhyjë.

Sa u përket investimeve në fshatin Tërrn u bë e ditur se është punuar mjaft në pastrimin e lumenjëve dhe thellimin e tyre për t'i mbrojtur banorët edhe pasurinë e tyre nga vërshimet me të cilat është përballur një kohë të gjatë ky lokalitet.
Edhe Sabit Avdiu përfaqësues i fshatit Tërrn ka deklaruar se pushteti lokal i Ferizajt po asfalton për herë të parë të gjitha rrugicat e fshatit prandaj e ka quajtur ditë historike për banorët ditën e sotme.
Projekti i asfaltimit të rrugicave në fshatin Tërrn kap një kosto prej 200 mijë eurove dhe për pak ditë do të kryhen punimet në të gjitha pjesët.
Punimet në këtë projekt po realizohen nga kompania "Eskavatori".

Humbë jetën në aksident kryetari i Ranillugut

Posted: 15 Sep 2017 06:33 AM PDT

Ka humbur jetën në një aksident trafiku në Nish, kryetari i komunës së Ranillugut, Gradimir Mikic.

Bashkëshortja e Mikic, Vesna, është në gjendje kritike për jetën.

Çifti kanë tri vajza të rritura, shkruan Indeksonline.

Kryetari Svarqa viziton maturantët në Shqipëri

Posted: 15 Sep 2017 05:20 AM PDT

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtoret e tij, të enjten mbrëma ka vizatuar maturantët e gjimnazit shkencor të cilët po qëndrojnë në Durrës në ekskursionin 5 ditorë. Me këtë rast kryetari Svarqa, është njoftuar nga drejtori i gjimnazit "Kuvendi i Arbërit", Enver Azemi, për vendqëndrimin e maturantëve, por edhe sigurinë e tyre.
"U njoha në përgjithsi me qëndrimin e këtyre nxënësve në Shqipëri dhe u ndava i kënaqur që pash se gjithçka po zbatohet me përpikmëri edhe sa i përket qëllimit të vizitës për njohje më të mirë të Shqipërisë në aspektin gjeografik e historik. Edhe vendi ku po qëndronin është mjaft i përshtatshëm dhe i këndshëm në villat e Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës. Ishte atmosferë gëzimi ndër nxënës dhe kështu patëm rastin të shoqërohemi e të hidhnim valle bashkë." deklaroi kryetari Svarqa.
Ai theksoi se komuna e Ferizajt në vazhdimsi ka treguar një përkushtim që të rinjtë ferizjas të përfitojnë me vizita jashtë vendit qëoftë për studime qoftë për njohje të vendeve të ndryshme .
Potencoi se regjistrimi i 9 studentëve ferizajas në Itali këto ditë është një njëri ndër sukseset që e ka gëzuar pa masë. Ndërsa edhe një vizitë e më shumë nxënësve ferizajas javën që vjen në Itali do të jetë në funksion të të rinjëve për ta ndërtuar më mirë perspektivën e tyre.
U bë e ditur se gjatë këtyre ditëve në ekskursion do të udhëtojnë edhe maturantet e shkollave të tjera të mesme të qytetit të Ferizajt.

Plani Zhvillimor Komunal 2017- 2025 merr dritën e gjelbër për diskutim e miratim në mbledhjen e Kuvendit

Posted: 15 Sep 2017 04:54 AM PDT

Ferizaj.15.09.2017. Anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa të kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri, gjatë ditës së sotme kanë dhënë dritën e gjelbër që Plani Zhvillimor Komunal 2017- 2025 , të diskutohet ne mbledhjen e Kuvendit të Komunës të datës 18 shtator 2017.

Dy vjet e gjysmë pas fillimi të procedurave për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal të Ferizajt për periudhën 2017-2025 tani më është bërë gati ky dokument i rëndësishëm i cili do të jetë në duart e asamblistëve në mbledhjen e Kuvendit komunal që do të mbahet të hënën.

Kështu ka vendosur Komiteti për Politikë e Financa në mbledhjen e mbajtur sot.

Pika që ka të bëjë me këtë plan ngjallur një debat të frytshëm edhe në këtë mbledhje dhe janë dhënë sqarime se tanimë janë kryer të gjitha procedurat të koordinuara edhe me nivelin qendror dhe janë marrë pëlqimet e nevojshme që ai do të mund të miratohet.

Drejtori për Urbanizëm dhe Mjedis Faik Grainca pohoi se dokumenti në fjalë parasheh rregullimin e të gjitha sferave të jetës në Ferizaj për 8 vitet e ardhshme dhe është mjaft i rëndësishëm për jetën e qytetarëve.

"Është njëri ndër dokumentet që e kemi përgatitur qe një kohë të gjatë dhe kjo na mundësuar që t'i përfillim me përpikëri të gjitha kriteret ligjore. Për këtë jemi vlerësuar edhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor ku kemi marrë pëlqimin se dokumenti i tillë është i gatshëm të miratohet" tha drejtori Grainca.

Këshilltarët komunalë shfaqën interesimet në këtë mbledhje për disa ankesa që kanë parashtruar qytetarët e zonës numër 8 për lejimin apo jo të ndërtimeve të larta që parashihen me këtë plan.
Ndërkaq morën përgjigjet e nevojshme se brenda afatit të ankesave kanë marrë përgjigjet e duhura të gjithë ata qytetarë që kanë paraqitur vërejtjet apo shqetësimet e tyre.

Çifti i famshëm prindër për herë të dytë (FOTO)

Posted: 14 Sep 2017 12:21 PM PDT

Çifti i famshëm prindër për herë të dytë (FOTO)

Dyshja e famshme prej moderatorësh, kanë dhënë njoftimin bashkë se po bëhen sërish prindër.

Ata janë martuar kohë më parë ndërsa tani po bekohen edhe me një anëtar.

Amarda Toska e komediani Ermal Mamaqi, janë çifti që zyrtarisht e ndane lajmin e bukur me fansat e tyre.

Një beb është rrugës, thanë ata përmes profilit të tyre në Instagram. /Prive.al

Rrikthehet lotaria amerikane, ja kur mund të aplikoni

Posted: 14 Sep 2017 11:58 AM PDT

Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar dhënien e 50 mijë vizave amerikane për vitin 2018.
Si ҫdo vit edhe këtë vit të gjithë shqiptarët mund të aplikojnë falas për lotarinë amerikane nga data 3 tetor deri më datën 7 nëntor.
Nga vendi ynë do të përzgjidhen jo më shumë se 7% e 50 mijë personave.
Gjatë aplikimit për lotarinë ҫdo aplikues duhet të ketë parasysh mirë kërkesat që kërkohen për të qenë fitues i një vize për SHBA.

Fazliu: KQZ-ja qëllimshëm shkel ligjin tek formimi i KKZ-ve

Posted: 14 Sep 2017 11:40 AM PDT

KQZ-ja me emërimin e KKZ-ve (Komisioneve Komunale Zgjedhore) ka bërë shkelje të ligjit qëllimisht për t’i dëmtuar subjektet politike në zgjedhjet lokale të cilat janë të papërfaqësuara në Kuvendin e Kosovës. Në Ligjin për Zgjedhjet 03/L-073 neni 67.1 pika b) thotë:
b) nga një anëtar i nominuar nga subjektet politike që kanë kaluar pragun zgjedhor në zgjedhjet nacionale, nëse i nënshtrohen pragut zgjedhor;
Siç dihet zgjedhjet e fundit Parlamentare u mbajtën me 11.06.2017, ku kemi pasë pos minoriteteve, 3 subjekte politike të certifikuara për zgjedhje: PAN, LA dhe VV. Zgjedhjet lokale të 22 tetorit janë shpallur më vonë, pas zgjedhjeve parlamentare. Dhe sipas Nenit 67.1b, KKZ-të do të duhej të formoheshin nga një anëtar i subjekteve PAN, LA dhe VV. Ndërsa KQZ ka nominuar anëtarët e KKZ-ve sipas Kuvendit të zgjedhjeve të 2014-ës (secila parti veq e veq), që nuk ka logjikë tjetër pos qëllimisht t’i dëmtojnë subjektet e papërfaqësuara në Kuvend të Kosovës. Pra, kur është në pyetje mbrotja e interesave të partive të tyre politike, të gjitha këto parti politike që përfaqësohen në KQZ janë në gjendje me shkelë edhe ligjin vetëm që të jenë vetë aty dhe t’mos lejojnë lojtarë tjerë. Pra bëhet fjalë për PDK, LDK, VV, AAK dhe NK.
Unë kam reaguar në KQZ për këtë çështje në emër të Nismës Qytetare për Ferizaj – NQF.
Ndërsa sot ne kemi marrë informatën se nga 136 anëtarë të KVV-ve (komisionerëve) ne na i kanë caktuar vetëm vetëm 32 anëtarë. D.m.th., subjektet e sipërpërmendura koketojnë ndërvete kur bëhet fjalë për dëmtimin e kandidatëve tjerë. Herën e kaluar ne jemi dëmtuar në proces nga mungesa e komisionerëve tanë. Kësaj here po provojnë të na dëmtojnë sërish. Hajnat mbesin hajna! Kësaj here këtij dëmtimit tonë të mundshëm i është shtuar edhe VV-ja.
Pse po tutni?
Shihemi në debate! Ne do të triumfojmë!
Bashkim Fazliu Migjeni, Kandidat për KRYETAR – FERIZAJ

Bajram Tahiri emërohet këshilltar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë

Posted: 14 Sep 2017 11:31 AM PDT

Sot dikasterit qeveritar iu shtua edhe një Ferizajas,Bajram Tahiri u emërua si këshilltarë i ministrit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
Nisma për Kosovën dega ne Ferizaj e mirëpriti këtë vendim dhe e vlersoi angazhimin e anëtarëve të degës së saj,në qeverinë e sapo formuar.
,,Ka ardhë koha për Nismën,e cila po e dëshmon mbështetjen e secilës degë në kuadër të saj,angazhimi i Bajram Tahirit si këshilltarë do ti sjell dobi proceseve ne vijim ne kuadër të ministrisë dhe puna e tij do të reflektoj pozitivisht aty” ka thënë Besnik Berisha, kryetar i Nisma për Kosovën dega Ferizaj.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more