Skip to main content

“Policia po e heton rastin e vdekjes së një personi në Kinemanë ‘ABC’” plus 9 more Ferizaj Press

“Policia po e heton rastin e vdekjes së një personi në Kinemanë ‘ABC’” plus 9 more Ferizaj Press


Policia po e heton rastin e vdekjes së një personi në Kinemanë ‘ABC’

Posted: 25 Sep 2017 09:37 AM PDT

Policia e Kosovës ka dhënë detaje sa i përket vdekjes së një personi të Kino ABC në Prishtinë, që fillimisht u raportuar si sulm në zemër.

Zyrtarët policor kanë deklaruar për Express, se policia është në vendin e ngjarjes dhe po i ndërrmerr të gjitha hetimet.

Rreth ores 16:00 kemi pranuar informatën se ne rrugën Rexhep Luci ne Prishtine, një person i gjinisë mashkullore është pa shenja jete. Ne vend ngjarje ka dale policia dhe ekipi mjekesor qe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Detaje te tjera për rastin pas përfundimit te veprimeve policore ne vendngjarje", ka thënë Ahmeti.

 

E vjedhin veturën në Ferizaj, pronari kërkon hajnin dhe ofron shpërblim

Posted: 25 Sep 2017 08:24 AM PDT

Nje lexues i FerizajPress ka dërguar fotot e veturës së tij të cilën e kanë grabitur në fshatin Muhovc, është në kërkim të hajnit dhe për atë që e gjen e premton një shpërblim të mirë.

Informatat e kontaktit:

Tipi: Tauran

Targat: 05-315-DM

Tel: 044/755-788 044/343-148

Por mund te kontaktoni edhe direkt policinë.

Vetura në fjalë është siç shihet në fotot në vijim:

Arta e Bruno e marrin këtë vendim në jetën e tyre

Posted: 25 Sep 2017 07:17 AM PDT

 

Nga një modele e panjohur për publikun, ajo arriti të bëhet ndër më të përfolurat në mediet rozë.

Është kjo aktorja Arta Nitaj e cila u bë e njohur për publikun që nga roli i saj si "Xhesika" në serialin komik "O sa mirë", transmeton Gazeta Express.

Me bukurinë e linjat seksi, Arta bëri shumë fansat për vete.

Por përveç kësaj, bukuroshja Nitaj është përfolur shumë edhe për jetën e saj personale.

Kohëve të fundit Arta është përfolur për një lidhje të mundshme me Brunon, këngëtarin nga Shqipëria.

Madje të dy kishin postuar fotografi së bashku në rrjetet sociale.

Dënohet me 25 vjet burg për vrasjen e vëllait të gruas

Posted: 25 Sep 2017 07:08 AM PDT

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 25 vjet burg të akuzuarin E.J për vrasjen e vëllait të gruas së tij, në mars të vitit 2014.

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka shpallur publikisht aktgjykimin me të cilin i akuzuari E. J. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik burgu në kohëzgjatje prej 25 vjetëve për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.

Gjykata paraprakisht ka gjetur se i akuzuari E.J. është fajtor sepse me datën 08.03.2014, rreth orës 20.45 min., në rrugën "Shaip Spahija" (Mëhalla e Muhaxhirëve) në Prishtinë, për shkak të një mosmarrëveshjeje në mes të akuzuarit E.J. dhe bashkëshortes së tij M.J., si dhe me vëllain e bashkëshortes, tani të ndjerin B.K., dhe pasi që nuk kishin mundur të gjejnë një zgjidhje të duhur, i akuzuari kishte goditur tri herë me armë zjarri të ndjerin B.K., ku si pasojë e këtyre goditjeve i njëjti kishte vdekur.

Të akuzuarit E.J. i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim nga dt.08.03.2014 dhe me aktvendim të veçantë të njëjtit, i është vazhduar paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, thuhet në një komunikatë për media.

 

AKV “Kastriotët” do ta shënojë në mënyrë madhështore jubileun e 50- të

Posted: 25 Sep 2017 07:02 AM PDT

AKV "Kastriotët" do ta shënojë në mënyrë madhështore jubileun e 50- të funksionimit këtë të shtunë

Ansambli i këngëve dhe valleve "Kastriotët" në Ferizaj është në përfundim të përgatitjeve për të shënuar 50 vjetorin e veprimtarisë artistike e kulturore.
Drejtues të këtij Ansambli në një konferencë të mbajtur sot thanë se Këshilli Organizativ në krye me kryetarin e komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa kanë bërë një punë të madhe për të qenë sa më i pasur programi artistik i 50 vjetorit të këtij ansambli.
Në këtë ngjarje kuluturore , janë ftuar që të marrin pjesë mysfirë edhe nga vende të ndryshme fqinje, ndërsa përveq koncertit gjatë pasditës së të shtunës, do të organizohet edhe një defile i ansambleve pjesmarrëse.
Xhevdet Shabani kryetar i këtij ansambli shpjegoi se tashmë janë ndarë edhe përgjegjësitë në këtë organizim.
“Mund të ju njoftoj se përgatitjet e këtij spektakli janë në përfundim dhe grupet punuese kanë marr me përgjëgjësi punë e tyre.
"Në prag të shënimit të 50 vjetorit të Ansamblit të këngeve dhe valleve, aktivitetet tona, nuk do të përfundojnë veq me këtë spektakël, pasi që në nëntor të këtij viti pritet të promovohet monografia të AKV “Kastriotët” për 50 vite pune, nga autori Rrahim Sadiku, pastaj një dokumentar i përgatitur nga Sabri Pajaziti si dhe aktiviteti përfundimtar i shënimit të këtij përvojetori të madh është akademia solemne që do të mbahet ne dhjetor të këtij viti”, tha Xhevdet Shabani.
Udhëheqë të AKV "Kastriotët" potencuan se ky vit është ndër vitet më të mira për artistët që tashmë kanë krijuar emër nga kjo shtëpi e madhe kulturore, sepse shpejt pritet edhe profesionalizimi i Ansamblit.
Hapat e ndërrmarrë së fundi janë shumë shpresdhënës sipas tyre.

“Aktualisht në këtë ansambël janë aktiv grupi i vallave, grupi i folklorit, orkestra dhe mendoj se shumë shpejt do të arrihet të bëhët profesionalzimi i këtij ansambi, ku do të zgjedhet trupi drejtues, do të zgjdhet drejtori artistik dhe gjithçka do të rregullohet sipas ligjieve në fuqi”, tha kryetari i AKV "Kastriotët" Xhevdet Shabani.
Ansambli i këngëve dhe valleve "Kastriotët" me një veprimtari më shumë se 50 vjeçare ka qenë i pranishëm në shumë ngjarje e përvjetore kulturore në Ferizaj, ku ka shpalosur vlera të mirëfillta artistike. Por ngjarja e së shtunës konsiderohet si njëra ndër aktivitetet më të rëndësishme përgjatë 50 viteve të funksionimit.
Veq shumë emrave që kanë kaluar nëpër aktivitetet e këtij ansambli u tha se aktualisht ky ansambël ka 58 anëtarë aktiv.

 

Të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës mbesin në paraburgim

Posted: 25 Sep 2017 06:53 AM PDT

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji ndaj dy të miturve, të cilët dyshohen për vrasjen e 16-vjeçarit Aulon Zeka nga Prishtina.

Apeli e ka cilësuar si të pabazuar ankesën e mbrojtjes, duke cilësuar se Gjykata Themelore ka vepruar drejt me përcaktimin e paraburgimit prej një muaji për G.H. dhe R.G.

Ky është njoftimi i plotë i Gjykatës së Apelit:

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka refuzuar si të pa bazuara me 21.09.2017, ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj dy të miturve nga Prishtina.

Në këtë mënyrë Apeli ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 18.09.2017.

Të miturit në fjalë, po dyshohen se kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale " Vrasje e rëndë " nga neni 179 pika 1.1 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata e Apelit ka gjetur se gjykata themelore, ka vepruar drejtë kur ua ka caktuar masën e paraburgimit, konform nenit 66 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, lidhur me nenin 185 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1. dhe 1.2, pik 1.2.1,1.2.2. dhe 1.2.2.3 të Kodit të Procedurës Penale.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/te-dyshuarit-per-vrasjen-e-aulon-zekes-mbesin-ne-paraburgim-438842/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Fëmijët e dytë me të vërtetë kanë diçka të veçantë, konfirmojnë shkenctarët

Posted: 25 Sep 2017 06:42 AM PDT

Ekziston një arsye përse fëmija i dytë është më i vështirë sesa i pari.

Për prindërit e dy fëmijëve, kemi një lajm, por nuk jemi të sigurt nëse është i mirë apo i keq, por është shumë interesant që ta dini!

Një studim i fundit shkencor i realizuar në Massachusetts Institute of Technology ka hulumtuar ndikimin e dallimit në moshë të fëmijëve, transmeton Gazeta Shneta.

Ky studim ka mbledhur të dhëna e një grupi fëmijësh, dhe kanë arritur në përfundim se fëmijët e lindur të dytit janë shumë më të vështirë dhe më të vrazhdë në personalitet sesa vëllezërit dhe motrat më të mëdhenjë.

Bazuar në studimin në fjalë fëmijët e dytë në familje priren të bëjn më shumë telashe, janë zhurmagjinjë, të pavarur, dhe të çrregullt sa i përket gjërat sistematike apo të krijimit të rendit përreth tyre. /Gazeta Shneta/

Agim Aliu i shpall luftë dukurive negative në shkolla

Posted: 25 Sep 2017 05:16 AM PDT

Kandidati për Kryetar të Komunës së Ferizaj z. Agim Aliu në platformën e tij qeverisëse 2017-2021, ka paralajmëruar ndryshim rrënjësor të kursit institucional ndaj dukurive negative në shkolla e qytet.

Kjo qasje e re do të aplikohet përmes fuqizimit të mekanizmave konsultativ në shkollë dhe promovimit të familjes së shëndosh, si hallkë kryesore për parandalimin e këtyre dukurive shkatërruese për të rinjtë tanë.

“Ne të gjithë kemi obligim t’i luftojmë dukuritë negative që pak nga pak po e shkatërrojnë kategorinë më të çmueshme të shoqërisë tonë, rininë. Natyrisht, si pushtet komunal së bashku me prindërit dhe mekanizmat tjerë shkollor do të përgatisim kurën më të shpejtë për këtë plagë fatale për të ardhmen e fëmijëve tanë. Shkollat do të kthehen në qendra edukimi të mirëfilltë dhe të vende të sigurta për nxënësit”, deklaroi kandidati Aliu.

Karateistët ferizajas edhe njëherë shkëlqejnë, kthehen ballëhapur nga garat për Kupën e artë të Tetovës

Posted: 24 Sep 2017 01:51 PM PDT

Ferizaj.24.09.2017. Karateistët ferizajas me klubet Kastrioti dhe Fituesi shkëlqyen në Kupën e Artë në Tetovë, garë e organizuar në përvjetorin e 40-të të Klubit të Karatesë Shkëndija.

Ekipet ferizajase në këtë turne treguan se janë të përgatitur ku si rezultat edhe mblodhën shumë medalje në këto gara.

KK Kastrioti në këtë garë mblodhi 15 medalje

3 të arta: 3
7 të argjenta : 7
5 të bronzit: 5

KK FITUESI u paraqit me 11 garues dhe fitoi 13 medalje dhe kup

6 te arta
2 te argjendta
5 te bronzta
1 kup

Këto janë rezultatet e karateistëve ferizajas:

Medaljet e Arta i fituan.: KK Kastrioti

Valëza Loki ,në diciplinën KATA, 10 VJEÇ
Valëza Loki,në diciplinën KUMITE, 10 VJEÇ
Alma Loki,në diciplinën KATA, 12 VJEÇ,

Medaljet e Arta i fituan. KK Fituesi
Reald Emerllahu Lufta
Erblina Pajaziti Lufta
Bledon Krasniqi Lufta
Suela Shabani Lufta
Rona Emerllahu Lufta
Benjamin Bajrami Lufta

Medaljet e Argjendt KK Kastrioti

Denisa Shabani ,në diciplinën KATA, 10 VJEÇ
Denisa Shabani ,në diciplinën KUMITE, 10 VJEÇ,
Fatjona Mahalla ,në diciplinën KUMITE, 10 VJEÇ,
Diellza Mahalla ,në diciplinën KUMITE ,11 VJEÇ,
Narti Hashani,në diciplinën KUMITE, 10 VJEÇ,
Alma Loki,në diciplinën KUMITE,12 VJEÇ,
Arnisa Bajraktari,në diciplinën KUMITE,14 VJEÇ,

Medaljet e Argjendt KK Fituesi
Behije Mustafa Kata
Gentrit Sahiti lufta

Medaljet e Argjendt KK Kastrioti

Bilnë Sadiku ,në diciplinën KATA, 11 VJEÇ,
Bilnë Sadiku ,në diciplinën KUMITE, 11 VJEÇ,
Diellza Mahalla ,në diciplinën KATA, 11 VJEÇ,
Arbi Rexhepi,në diciplinën KUMITE, 10 VJEÇ,
Vakëza Vishi,në diciplinën KUMITE,14 VJEÇ

Medaljet e bronzta: KK Fituesi
Behije Mustafa Lufta
Erblina Pajaziti kata
Rona Emerllahu Kata
Elmedina Ahmeti lufta
Valdet Mustafa Lufta

Ekipet dhe garuesit ferizajas u nderuan edhe me kupa.

Komuna e Ferizajt po i trajton qentë e pazot

Posted: 24 Sep 2017 12:27 PM PDT

Ferizaj.24.09.20117. Komuna e Ferizajt reagon ndaj informacioneve të plasuara sot në media, sipas të cilave qentë endacakë e kanë pushtuar qytetin, ndërsa Komuna nuk po ndërmerr asgjë për eliminimin e tyre.

Drejtoria e Bujqësisë e Ferizajt konsideron se problemi i qenve endacakë, është problem i tërë Kosovës dhe i rajonit; se tashmë ka përfunduar trajtimi i 1300 qenve endacakë në komunën e Ferizajt dhe se do të vazhdojnë fazat tjera të trajtimit të tyre, që kanë për qëllim paaftësimin e qenve të pazot për t'u shumuar; se ka raste kur në mënyrë të organizuar sillen qen endacakë nga komunat tjera dhe shkarkohen në Ferizaj dhe se ngritja e këtij problemi në fillim të fushatës zgjedhore, nuk është i rastësishëm, duke marrë parasysh se qentë e pazot janë problem i vjetër me dekada.

E vetëdijshme se nuk mund ta zgjidh në afat të shkurtër, Komuna e Ferizajt ndan shqetësimin me qytetarët për këtë dukuri dhe i bën me dije se po merret seriozisht me këtë problem, duke i trajtuar në faza qentë endacakë, deri në zhdukjen e tyre.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more