Skip to main content

Paralajmërohet ekzekutimi i të dyshuarve për vrasjen e Aulonit Gazeta Tribuna

Paralajmërohet ekzekutimi i të dyshuarve për vrasjen e Aulonit Gazeta Tribuna


Paralajmërohet ekzekutimi i të dyshuarve për vrasjen e Aulonit

Posted: 23 Sep 2017 04:54 AM PDT

Dy të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës janë duke u kërcënuar nga disa të rinj në rrejtët sociale se nëse ata nuk dënohen do të marrin drejtësinë në duart e tyre. Madje, po paralajmërohet edhe ekzekutimi i tyre. Nëpër rrjetet sociale janë duke u paralajmëruar se do të publikohen edhe video dhe foto komprometuese për të dy të dyshuarit.

Vrasje, publikim i videove dhe fotove komprometuese po paralajmërohet për Guxi H. dhe Riga G, të dyshuarit kryesor për vrasjen e para një jave të Aulon Zekës, 16 vjeçit nga Prishtina.

Këto paralajmërime po bëhen nëpër rrjetet sociale si FB dhe Instagram, ku janë hapur edhe profile me emrat e të dyshuarve, ku po bëhet thirrje edhe për vrasje. Këto thirrje po i bëjnë duke kushtëzuar dënimin e dy të miturve me dënim të përjetshëm.

Aulon Zeka u gjet i vrarë të shtunën e kaluar derisa Policia një ditë më vonë arrestoi Guxim H dhe Riga G, si të dyshuarit kryesorë për ekzekutimin e 16 vjeçarit.

Prokuroria ka intervistuar dy të dyshuarit, por asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar fajësinë.

Guxim H. edhe përmes rrjeteve sociale kishte paralajmëruar vrasjen. Sa ishte në Amerikë kishte thënë se do të vinte në Kosovë për të marrë jetën e atyre që po i shkaktonin probleme të dashurës së saj.

Zyrtarët e Policisë dhe Prokurorisë nuk kanë folur nëse po hetohen shokët e Aulonit për kërcënimet që po i bëjnë nëpër rrjetet sociale se do të vrasin të Guximin e Rigën.

Ndërkohë, nëpër rrjetet sociale, bashkë me paralajmërimin për vrasje, shokët e Aulonit, po shkruajnë se as Guximi dhe as Riga nuk do të dënohen për shkak se kanë ndikim në organet e drejtësisë. Madje, vazhdimisht, theksohet se vajza e dyshuar e ka babën si pjesëtarë të Njësisë Speciale në Policinë e Kosovës.

Ndërkohë, babai i Guximit, është Arbër Hadri, ish-drejtor i Muzeut të Kosovës.

Disa orë para se të vritej, i mituri Aulon Zeka, ishte takuar me dy të miturit e tjerë, tanimë të arrestuar, G. H. dhe R.G., në picerinë "Bellmonde" në lagjen "Arbëria".

Takimi mes tyre dyshohet se ishte organizuar për në orën 13:30 nga e mitura 15-vjeçare, Riga shtë e dashura e G.H. Të tretë, në atë lokal dyshohet se kanë qëndruar rreth dy orë.

Prej aty, që të tretë kanë shkuar me taksi në lagjen "Dardania" dhe te Posta e Madhe dyshohet se e mitura Riga është ndarë prej tyre. Aulon Zeka bashkë me Guximin kanë vazhduar në drejtim të rrethit të lagjes "Arbëria", duke shkuar pastaj në drejtim të shkollës fillore "Qamil Batalli".

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/paralajmerohet-ekzekutimi-i-te-dyshuarve-per-vrasjen-e-aulonit-438061/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

The post Paralajmërohet ekzekutimi i të dyshuarve për vrasjen e Aulonit appeared first on Gazeta Tribuna.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more