Skip to main content

Ora News: “Ylli i Formula 1 bëhet sërish baba, vjen në jetë Naila” plus 9 more

Ora News: “Ylli i Formula 1 bëhet sërish baba, vjen në jetë Naila” plus 9 more


Ylli i Formula 1 bëhet sërish baba, vjen në jetë Naila

Posted: 16 Sep 2017 11:27 PM PDT

Ylli i Formula 1 Niko Rosberg dhe bashkëshortja e tij, Vivian i kanë dhënë mirëseardhjen në jetë vajzës së tyre të dytë Naila këtë javë.

Ka qenë vetë Rosberg që ka konfirmuar lajmin në një video të publikuar në YouTube.

Në video ai shfaqet me vajzën e sapolindur, që i bashkohet vajzës së tyre të parë Alaia që ka lindur 2 vite më parë.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zjarr në kampin për të rinj, 3 fëmijë të vdekur

Posted: 16 Sep 2017 11:09 PM PDT

Autoritetet ukrainase kanë deklaruar se tre fëmijë kanë vdekur, gjatë shpërthimit të zjarrit në një kamp për të rinj, në portin e qytetit të Odesas.

Pas fikjes së zjarrit, ekipet e shpëtimit kanë gjetur mbetjet e dy fëmijëve, më pas ishte gjetur edhe një vajzë, 12 vjeçare.

Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Hroysman, ka shprehur ngushëllimet e tija dhe ka thënë se ata që janë përgjegjës do të ndëshkohen.

Përmes disa komenteve, Hroysman ka thënë se, "Vdekja e fëmijëve është tragjedi e madhe".

Autoritetet kanë bërë të ditur se 42 fëmijë ishin brenda shtëpisë nga druri që u përfshi nga flakët. /REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Petro Koçi: Shqipëria gati të shtojë trupat edhe në Irak

Posted: 16 Sep 2017 03:43 PM PDT

Shqipëria do të shtojë me një togë numrin e ushtarakëve shqiptarë në misionin Resolute Support, në Afganistan.

Kjo është në përgjigje të kërkesës së strategjisë së re të presidentit amerikan Donald Trump për Afganistanin.

Ndërkohë Shqipëria është gati të shtojë dhe prezencën ushtarake në Irak.

I ftuar në Ora News, zëvendës ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi shpjegoi:
Petro Koçi: Kemi 83 efektivë në Afganistan por jemi të gatshëm të çojmë dhe një togë tjetër. Do të deklarohet zyrtarisht në mbledhjen e ardhshme të Ministrave të Mbrojtjes. Ne kemi qenë të gatshëm dhe për një prezencë ushtarake në Irak por procesi ka ngecur sepse qeveria irakene nuk ka dhënë kredencialet automatikisht për vendet pjesmarrëse në një mision, ku në këtë rast jepen nga NATO, dhe ka dashur që kredencialet të jepen rast pas rasti, vend pas vendi. Ndaj dhe procesi nuk ka qenë kaq i shpejtë. Trupat do jenë kryesisht tokësorë.

 

 

Lexo me shume: Shefi i Shtabit të Britanisë zgjidhet kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s

Shqipëria do të shtojë dhe një togë ushtarake në Afganistan

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dënim dhe dëbim për shqiptarin që shiste kokainë në rrugët e Britanisë

Posted: 16 Sep 2017 01:59 PM PDT

Një 28-vjeçar shqiptar do të deportohet nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë pasi u arrestua më herët për shpërndarje droge

Fatjon Gjini, kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, duke përdorur ID të rremë, para se të joshej nga shuma të mëdha parash për të ndihmuar në furnizimin me drogë në rrugët e Brightonit.

Gjatë arrestimit me 14 gusht të këtij viti, atij iu gjetën në automjetin tip Volksëagen Golf me të cilin po lëvizte, 25 qese me kokainë.

Pas arrestimit, shqiptari kishte pranuar akuzat.  Ai kishte thënë se ka punuar, sepse një burrë i kishte premtuar 3 mijë paund në javë për të shpërndarë drogë.

Gjini kishte thënë se më parë kishte punuar në një lavazh makinash, ku fitonte 40 paund në javë. Por, burri që i premtoi 3 mijë paund në javë e kishte gënjyer.

Avokatët mbrojtës janë munduar të arsyetohen se ai ishte gjendur në pozitë të palakueshme dhe tani atij i ishin thënë se i ka 3 mijë paund borxh, pasi ka shfrytëzuar hotelin dhe veturat. Për këtë arsye ka punuar në shpërndarjen e drogës.

Gjithashtu shqiptari kishte lejen e drejtimit të automjetit në emër të Giorgio Liverakos, që gjithashtu ishte false.

Shqiptari u shpall fajtor për furnizimin me drogën e klasës A. 28-vjeçari gjithashtu u shpall fajtor për posedim të dokumentit të identitetit fals, duke drejtuar mjetin pa leje dhe duke drejtuar një automjet pa sigurimin e palës së tretël

Gjykatësi Paul Tain ka dënuar Gjinin me 16 muaj burg, si dhe për 22 muaj nuk ka drejtë të drejtojë automjetin.

"Realiteti është që ju të përballeni me dëbim të menjëhershëm kur të arrini gjysmën e kohës së dënimit".

Fatjon Gjini

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Policia britanike kërkime për sulmin me bombë të së premtes

Posted: 16 Sep 2017 01:33 PM PDT

Në Britani, policë të armatosur zhvilluan të shtunën kërkime tek një shtëpi në një lagje periferike të Londrës dhe e evakuuan zonën përreth, si një masë paraprake pas një arrestimi të mëparshëm lidhur me sulmin e së premtes në metronë e Londrës.

Kërkimet u përqëndruan në lagjen jugperëndimore Sunbury të Londrës.

Policia britanike tha se kishte arrestuar një person në lidhje me sulmin me bombë të premten në një tren të metrosë në Londër.

Autoritetet thonë se 18-vjeçari u arrestua në zonën e portit të Doverit të shtunën në mëngjes. Dover është një port i madh tragetesh për udhëtime midis Britanisë dhe Francës. Një deklaratë e policisë e quajti arrestimin “të rëndësishëm”.

Autoritetet e transportit të Londrës më parë thanë se e kanë hapur stacionin Parsons Green, ku kishte ndodhur shpërthimi.

Imazhet e bombës së postuar në mediat sociale duket se tregojnë një kovë me zjarr që ishte vendosur brenda një qese plastike afër një dere të vagonit hekurudhor.

Kryeministrja Theresa May tha pas sulmit se Qendra e Analizave të Përbashkëta të Terrorizmit vendosi të rrisë nivelin e kërcënimit të vendit në shkallën kritik – që do të thotë se një sulm tjetër mund të jetë i afërt.

ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Grupi terrorist, megjithatë, ka një histori të përgjegjësisë për sulmet që nuk mund të lidhen me grupin.

Kryeministrja britanike tha gjithashtu se pjesëtarët e ushtrisë do të fillojnë të ndihmojnë policinë, duke shtuar sigurinë në disa vende që nuk janë të arritshme për publikun.

Shërbimi Kombëtar Shëndetësor tha të premten vonë se 21 persona që ishin në trenin e metrosë në kohën e shpërthimit ishin duke u trajtuar në spitale, ndërsa tetë persona të tjerë ishin liruar./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Një Rolls-Royce si i Romelu Lukaku, lojtarët e United me super makina

Posted: 16 Sep 2017 01:29 PM PDT

Kush nuk do të donte të ishte një sulmues i lartë i Premier Ligës? Dhe kush nuk do të donte të ngiste një makinë si kjo! Romelu Lukaku është me fat pasi i ka të dyja, dhe futbollist i Premier Ligës  dhe  nget një Rolls-Royce, vlera e së cilës shkon në 250 mijë paund.

Por jo të gjithë kanë një të tillë në Manchester United.  Lojtarët e tjerë kanë në pronësi automjete më modeste.

Italiani Matteo Darmian, shkon në stërvitje me një VW Passat me një vlerë prej 24 mijë paund. Më poshtë do të shihni disa nga makinat që lojtarët e United shkojnë në stërvitje.  

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ish-deputeti së shpejti baba për herë të dytë, në pritje të një djali

Posted: 16 Sep 2017 01:17 PM PDT

Ish-deputeti demokrat Gerti Bogdani do të bëhet baba për herë të dytë.

Bashkëshortja e tij Edlira Çepani është në pritje të ëmbël tashmë të një djali, i cili do të vijë në jetë pas disa muajsh.

Surprizën e këndshmë të familjes Bogdani e zbuloi në 'Tangram' drejtuesja e emisionit Ermira Çausholli.

"Kam nderin të kem në Tangram sonte në Tangram një mikeshë shumë të dashur të mbarë shoqërisë shqiptare, e them me bindje këtë, por sidomos të grave dhe fëmijëve. Ajo vjen sonte vetë e dytë. Gocën e ka lënë në shtëpi, por me vete ka një çun që e sjell në jetë pas disa muajsh.Edlira Çepani nga shoqëria civile. Gjej rastin të të mbush me energji pozitive nga fëmijët e Tangramit dhe stafi i Ora News për një pritje të ëmbël të fëmijës tënd të dytë".

Gerti dhe Edlira janë prindër të një vajze, Ajra që është 5 vjeç. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tom Doshi i del për zot Prek Calit: Kullë tre katëshe në vitin e Skëndërbeut

Posted: 16 Sep 2017 12:45 PM PDT

Pabesi të deputetit të zonës dhe kryetarit të bashkisë së Malësisë së Madhe e ka quajtur veprimin e prishjes se kullës së Prek Calit, deputeti Tom Doshi.

Ai vizitoi nga afër rrënojat e kullës dhe njëkohësisht u takua me banorët e zonës, të cilëve u tha se brenda vitit do të ndërtohet nga e para kulla, jo dy por tre katëshe siç ka qenë përpara se regjimi komunist ta transformonte. 

Tom Doshi: Kjo ishte pabesi e madhe, e dy personave që i keni votuar të dy, si deputetin ashtu dhe kryetarin e bashkisë. Turp.Por kjo na bashkon më shumë ne kelmendasve, këtu dhe në diasporë.U kërkoj falje të gjithë atyre që kontribuan për ndërtimin e kësaj shtëpie. Por i garantoj që kjo shtëpi do të ndërtohet, do të kontribuoj dhe për projektin e shtëpisë, do të bëhet tre katëshe jo dy si ishte planifikuar. Do të bëhet dhe busti i Prek Calit këtu përpara. Me shpresë të Zotit kemi informacione që mund të gjejmë dhe eshtrat e tij, do të bëhet edhe varri këtu përpara. Në vitin e Skëndërbeut do të ndërtohet dhe shtëpia e Prek Calit.

Prek Cali është krenaria e gjithë Shqipërisë dhe askush nuk mund t’ia heq emrin, tha deputeti Doshi i cili është pasardhës i fisit Cali.

Tom Doshi: Është mburrë gjithë malësia me emrin e Prek Calit, jemi mburrë dhe ne si fis, dhe unë si kushëri i tij. Ata që mendojnë se nuk ka lënë njeri pas Prek Cali e kanë gabim, një nga ata jam unë që do ta mbroj shtëpinë e Prek Calit dhe emrin e tij. Më vjen për këta burra që i pashë me lot në sy, edhe unë nuk ndihem mirë para tyre.

Në kufinjtë e një skandali u cilësua edhe nga banorët e Vermoshit veprimi i ndërmarrë.

Shembja e mureve të kullës së Prek Calit, mbrojtësit të kufijve të shtetit shqiptar dhe prijësit të Kelmendit, nga fadroma e Inspektoriatit të Ndërtimit irritoi jo pak banorët e kësaj zone, ndërsa nuk munguan akuzat në drejtim të Bashkisë së këtij qyteti. 

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Banditizëm tatimor në Kukës, ryshfet ose 500 mijë lekë gjobë për një kafe!

Posted: 16 Sep 2017 12:25 PM PDT

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar korrupsionin e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Kukës.

 Berisha sjell denoncimin e një qytetari të Kukësit, sipas të cilit tatimorët kanë dalë në terren me blloqe me lista nga Drejtoria e Tatimeve duke gjobitur kafenetë dhe bizneset në qytet 50 mijë deri në 500 mijë lekë nëse refuzojnë të paguajnë ryshfet për të ushtruar aktivitetin e tyre.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shefi i Shtabit të Britanisë zgjidhet kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s

Posted: 16 Sep 2017 12:14 PM PDT

Shefi i Shtabit të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar gjeneral Sir Stuart William Peach është zgjedhur kryetari i ardhshëm i Komitetit Ushtarak të NATO-s, i cili do të marrë detyrën në verën e vitit 2018.

Zgjedhja e tij u bë në takimin e Shefave të Shtabeve të vendeve anëtare të NATO, i cili po zhvillohet në Tiranë prej 15 shtatorit dhe përmbyllet nesër.

Petro Koçi: Sot është kryer dhe zgjedhja e kryetarit të ri ushtarak por ai e merr mandatin në verën e vitit 2018. Është zgjedhur përfaqësuesi ushtarak i Britanisë së Madhe.

I ftuar në Ora News, zëvendës ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi tha se Shqipëria do të shtojë edhe një togë në Afganistan.

Petro Koçi: Kemi 83 efektivë në Afganistan por jemi të gatshëm të çojmë dhe një togë tjetër. Do të deklarohet zyrtarisht në mbledhjen e ardhshme të Ministrave të Mbrojtjes. Ne kemi qenë të gatshëm dhe për një prezencë ushtarake në Irak por procesi ka ngecur sepse qeveria irakene nuk ka dhënë kredencialet automatikisht për vendet pjesmarrëse në një mision, ku në këtë rast jepen nga NATO, dhe ka dashur që kredencialet të jepen rast pas rasti, vend pas vendi. Ndaj dhe procesi nuk ka qenë kaq i shpejtë. Trupat do jenë kryesisht tokësorë.

Sa i takon përmbushjes së detyrimeve financiare nga ana e Shqipërisë, Koçi tha se synimi është që brenda vitit shpenzimet për ushtrinë të kapin 1.19% të GDP.

Petro Koçi: Pjesa e buxhetit për mbrojtjen është 1.16 sepse duhen llogaritur dhe shpenzimet që kryehen për pensionet suplementare, pagat e ushtarakëve në rezervë para se të dalin në pensionin e pleqërisë. Komponenti rezervist është një komponent aktiv në strategjinë tonë të mbrojtjes. Sidomos në angazhimin e  tyre për rastet e emergjencave sipas përcaktimeve të Kushtetutës. Duke llogaritur këtë dhe angazhimet që mund të realizohen brenda vitit shpresojmë që mund të kapim 1.19  të GDP .

Lidhur me  kritikat e administratës Trump në këtë drejtim, Koçi pati këtë koment:

Petro Koçi: Bashkëpunimi dypalësh është në nivele të shkëlqyera. Sa i përket kërkesës këmbëngulëse të administratës Trump që vendet anëtare të NATO-s të kapin 2% kjo është një kërkesë e cila rrit edhe përgjegjësinë tonë kundrejt këtij angazhimi por nuk ka asgjë specifike që ti drejtohet Shqipërisë. Është kërkesë e drejtë. Për ngarkesat që ka NATO, kjo është një kërkesë më tepër ndaj vendeve të rëndësishme të NATO-s.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more