Skip to main content

Ora News: “Uragani Maria shkatërron bananet në ishujt Martinica dhe Guadalupe” plus 9 more

Ora News: “Uragani Maria shkatërron bananet në ishujt Martinica dhe Guadalupe” plus 9 more


Uragani Maria shkatërron bananet në ishujt Martinica dhe Guadalupe

Posted: 23 Sep 2017 11:37 PM PDT

Uragani Maria ka shkatërruar të gjithë prodhimin e bananeve në ishujt Martinica dhe Guadalupe, territore franceze në Karaibe.

Pemët e bananeve kanë përfunduar të shtrira përtokë nga stuhia, duke dëmtuar rëndë ekonominë e ishujve.

Mediat raportojnë se ishullin Martinica është shkatërruar 70% e prodhimit, ndërsa në Guadalupe, 100%.

Dy ishujt, ndër prodhuesit kryesor të frutit të  verdhë ekzotik  parashikojnë  rikuperimin e dëmeve vetëm në verën e vitit 2018.

Autoritetet kanë shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore për të filluar procedurat e kompensimit për pronarët e plantacioneve të bananeve.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Po pozonte për foto por shikoni çfarë i bën elefanti

Posted: 23 Sep 2017 11:24 PM PDT

Një elefant i ka prishur fotografinë një vizitoreje që po mundohej të pozonte para kafshës në një kopsht zoologjik të SHBA-së.

Në momentin që ajo po pozonte, elefanti e ka goditur atë në kokë me feckën e tij.

Pamjet janë përhapur në rrjetet sociale duke marrë pëlqime të shumta. 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Konfindustria ok për FMN si këshilluese: Marrëveshja e 2014 e pasuksesshme

Posted: 23 Sep 2017 11:16 PM PDT

Konfindustria mbeshtet qendrimin e qeverisë shqiptare per ndryshimin e statusit te misionit te Fondit Monetar Nderkombetar ne marreveshjen e rradhes.

Roli i pritshem i misionit te FMN ne Shqiperi parashikohet te jete i tipit “keshillimor”, nje ndryshim cilesor i prekshem nga statusi i “vezhguesit” dhe bashkëvendimarresit ne praktike, sikurse ishte parashikuar ne marrëveshjen e nenshkruar në vitin 2014.

Konfindustria vlerëson, se marreveshja me FMN e vitit 2014 ne parametrat kryesorë te saj nuk ishte e suksesshme, nese do te vleresohet ne afatgjate.

Sipas Konfindustrisë, rritja e borxhit publik me te pothuaj 10% te PPB nuk u perligj me rritjen e ulet ekonomike mesatare te 3 viteve te fundit.

Sipas Konfindustrisë, marrja e borxhit te ri publik i ndermjetesuar nga FMN u shoqerua me kushtin shoqerues per politika shtrenguese fiskale.

"Rritja e ngarkeses me pothuaj 50% te disa prej kategorive kryesore si p.sh tatimi mbi fitimin, te ardhurat etj të disa taksave te rendesishme si mbi karburantet, etj kane prodhuar pasoja te renda mbi ekonomine shqiptare. Rritja e dobet ekonomike, ulja e konkurueshmerise se vendit ne terheqjen e investimeve te huaja, ulja ne nivele historike e kerkeses per kreditim nga biznesi, emigrimi masiv etj jane disa prej pasojave te prodhuara edhe nga marrëveshja e meparshme me FMN" vlerëson Konfindustria.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mbi 60 mln gjermanë votojnë sot për parlamentaret

Posted: 23 Sep 2017 11:06 PM PDT

Mbi 60 milionë gjermanë janë thirrur të votojnë sot për zgjedhjet parlamentare.

Sipas sondazheve, Angela Merkel e CDU-së është në avantazh ndaj kundërshtarit të saj Martin Schulz  të SPD-së, duke tentuar të marrë mandatin e katër rradhazi.

Gjithashtu është planifikuar hyrja në Parlament e partisë së ekstremit të djathtë Alternative für Deutschland.

“Ne jemi armiq,” tha ish-Presidenti i Parlamentit Europian, duke iu drejtuar populistëve, “ju jeni profetët e demokracisë”.

Sipas sondazheve të  Bild, në një zgjedhje të drejtpërdrejtë, Angela Merkel do të kishte vetëm 45% të konsensusit dhe Martin Schulz 32%.

Gjatë javëve të fundit hendeku është ngushtuar nga 29 në 13 pikë: katër javë më parë, në fakt, të dy kandidatët u ndanë respektivisht me 51 dhe 22% të pëlqimeve.

1. Kush voton?

Të gjithë qytetarët gjermanë nga mosha 18 vjeç mund të votojnë. Nëse jetojnë në Gjermani ata marrin në kohën e duhur një njoftim votimi. Gjermanët jashtë apo ata që nga mosha 14 vjeç kanë jetuar për të paktën 3 muaj në këtë vend pa ndërprerje gjatë 25 viteve mund të votojnë, por ata duhet të tregojnë kujdes vetë që të futen në listat e votimeve.

Ka njerëz që e humbasin të drejtën e votës. Kjo prek 200.000 vetë në Gjermani, njerëz që jetojnë nën kujdesin mjekësor, si ata me aftësi të kufizuara. Rrallë ndodh në Gjermani që t’u hiqet e drejta e votimit të dënuarve. Në votimet e vitit 2017, marrin pjesë 61,5 njerëz. Pjesëmarrja në zgjedhje ka rënë, megjithëse krahasuar në nivel ndërkombëtar, ajo është në nivelin e duhur. 71,5% morën pjesë në votime në vitin 2013.

2. Kush zgjidhet?

Votuesit zgjedhin anëtarët e rinj të parlamentit gjerman. Në votime marrin pjesë parti politike të pranuara, që i përcaktojnë më parë kandidatët. Kush do të dalë në votime si i pavarur, duhet që të ketë në zonën e tij zgjedhore të paktën 200 përkrahës që të paraqitet si kandidat.

3. Si votohet?

Shumë vetë ende e japin votën në qendrat e votimit. Aty vullnetarët zgjedhorë kujdesen që votuesit të plotësojnë vetëm një fletë votimi, të pa shqetësuar dhe të pandikuar. Për shembull në afërsi të lokalit zgjedhor nuk lejohen postera me portrete të kandidatëve të partive politike. Kush nuk shkon dot në qendrën e votimit mund të dërgojë me postë fletën e votimit. Këtë vit ekspertët presin një rekord të votimeve me letër.

Dhënia e votës bëhet në fshehtësi, për këtë tregojnë kujdes autoritetet. Edhe fotogafimi është i ndaluar. Me ligj ndalohen edhe selfit në kutitë e votimit.

4. Pse gjermanët kanë dy vota?

Çdo votues gjerman ka dy vota. Me votën e parë ai mund të votojë për kandidatët e drejtpërdrejtë në zonën zgjedhore. Në këto votime ka 299 kandidatë për secilën zonë me 250.000 banorë. Me votën e dytë vendoset kryqi tek lista e kandidatëve të një partie, kjo është më e rëndësishmja, sepse vendos për mazhorancën në parlament.

5. Kush arrin të futet në Bundestag?

Kush dhe sa deputetë futen në parlament, kjo vendoset në një proces disa fazash. Fillimisht shpërndahen vendet e përcaktuara në parlament, që janë 598, sipas ligjit gjerman, në bazë të numrit të banorëve të landeve. Në bazë të rezultatit të votës së dytë, pas zgjedhjeve përcaktohet edhe numri i deputetëve që i takojnë çdo partie.

Por për shkak se 299 kandidatë të drejtpërdrejtë futen patjetër në Bundestag, mund të ndodhë që një parti ka një numër minimal më të madh vendesh në parlament, sesa është rezultati i votës së dytë. Që të mos prishen proporcionet, Bundestagu rritet. Kjo ndodh rregullisht, sepse partitë si CDU, CSU janë të suksesshme me kandidatët e drejtpërdrejtë. Këtë herë Bundestagu mund të kapë madje 700 deputetë.

6. Kush nuk futet në parlament?

Këta janë kandidatët që humbën përballë kandidatëve të drejtpërdrejtë, dhe janë ata që në listën e partive politike qëndrojnë shumë poshtë. Në të njëjtën kohë edhe kandidatët e partive që arrijnë më pak se 5% nuk futen dot në parlament. Kjo kuotë kërkon të pengojë që parti shumë të vogla të jenë pjesë e parlamentit, sepse vështirësohet krijimi i qeverisë. Në vitin 2017 dalin në garë 42 parti.

7. Çfarë ndodh pas zgjedhjeve?

Votat jepen deri në orën 18:00. Pas kësaj numërohen votat nga ndihmësit zgjedhorë. Çdo qytetar ka të drejtë të jetë prezent në numërimin e votave. Prognozat e para dalin në orën 18:00. Rezultati përfundimtar del gati dy javë pas zgjedhjeve.

8. Ka rrezik manipulimi?

Vota në Gjermani jepet në letër, në rast dyshimi kjo është e verifikueshme. Teorikisht në transmentimin elektronik mund të ketë fallsifikim të rezultateve, por ekspertët e shohin këtë rrezik si tejet minimal. Që të mos ketë dyshime, qeveria ka kërkuar që të ketë prezencë të të dërguarve të OSBE-së.

9. Si krijohet qeveria?

Partia që ka shumicën, mund të krijojë qeverinë. Por kjo aktualisht duket e pamundur, që në natën zgjedhore fillon kërkimi i kandidatëve për koalicione. Partia më e fortë merr iniciativën, nga 2005 është CDU-ja e Angela Merkelit. Kërkimi i partnerëve të koalicionit mund të zgjasë disa muaj.

10. Kush drejton qeverinë?

Në fund deputetët zgjedhin kryetaren apo kryetarin e qeverisë. Për këtë post nuk ka kufizim të mandatit. Angela Merkel ka pasur tre mandate, e ndodhet në rrugën e fitores për mandatin e katërt.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rrëfehet Marina Vjollca: Ja si u njoha me Getin

Posted: 23 Sep 2017 11:03 PM PDT

Ato sapo kurorëzuan dashurinë e tyre pak ditë më parë dhe martesa e tyre ishte kryefjala e mediave rozë. Bëhet fjalë për ciftin simpatik të showbizit shqiptar, Marina Vjollca dhe Geotar Selimi.

Ndonëse në fillim janë munduar që lidhjen e tyre ta mbajnë të fshehtë, kjo ka qenë e pamundur, pasi janë kapur disa herë matë nga mediat rozë.

Për herë të parë Marina ka rrëfyer në "Xing me Ermalin" sesi është njohur me Getoarin.

"Historinë tonë e kemi pasur shumë të avashtë. Kemi dashur që lidhja jonë të mbetej private por ka qenë e pamundur. Në fillim kemi pasur kontakte nga puna pornuk jemi njohur aty si Marina dhe Geti. Kontakti jonë filloi nëpërmjet Instagramit. Geti më shkruante mua në fillim, më shihte në emision dhe më dërgonte foto ku ishte duke më parë derisa erdhi një moment dhe më tha: Duhet të takohem me ty", tregoi Marina.

"Përgjigja ime ishte: Pse duhet të takohem me ty? S'na lidh asgjë. Çfarë mund të bëjmë ne të dy bashkë?", tha moderatorja. Ndërsa Geti i ishte përgjigjur: "Ne të dy mund të bëjmë shumë gjëra bashkë (dhe një emoji duke shkelur syrin)".

"Nga ai moment nuk i ktheva më përgjigje. Thashë ky nuk qenka mirë, paska të tjera qëllime me mua", tregoi Marina duke shtuar se nuk i kishte kthyer Getoarit përgjigje për një kohë të gjatë. Më pas reperi i kishte shkruar sërish: "Hë mi ti pse s'kthe përgjigje? T'ka ngel hatri?". "Jo, jo por jam shumë e zënë me punë", ja kishte kthyer Marina. "Tani do vij në Tiranë dhe sapo të vij do të marr në telefon të takohemi për kafe", i kishte shkruajtur Getoari.

"Geti vjen në Tiranë dhe poston foto që ishte në Tiranë. Unë ndërkohë e pashë në Instagram dhe urgjent postova foto që jam në punë që mos ta takoja dhe kur të më shkruante t'i thoja jam në punë. Dhe postoja foto nga puna tërë kohën që gjasme jam në punë", tregoi Marina. "Kaloi 1 ditë, kaloi 2 ditë, s'mori më. Më pas më shkruajti prapë: "Sapo të vij në Tiranë do të takoj" dhe unë përsëri të njëjtën gjë. Derisa kaloi shumë kohë dhe më vonë u takuam dhe u dashuruam", përfundoi moderatorja.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Trump kritikon ashpër senatorin McCain

Posted: 23 Sep 2017 10:55 PM PDT

Presidenti Donald Trump kritikoi Senatorin John McCain në një miting politik në Alabama, për kundërshtimin e përpjekjes së kohëve të fundit të Partisë Republikane për zëvendësimin e ligjit të shërbimit shëndetësor.

Gjatë fjalës së mbajti në një takim fushate për senatorin republikan Luther Strange, Trump tha se kundërshtimi i zotit McCain ishte diçka "e trishtueshme" dhe "e tmerrshme".

“Do ta kemi më të vështirë pa votën e zotit McCain” tha Trump, por shtoi ai, "Kemi për ta realizuar objektivin tonë".

Presidenti Trump i vazhdoi sulmet ndaj Senatorit të Arizonës përmes disa twiteve të shtunën në mëngjes. Në njërin prej tyre ai shkruante:

“John McCain nuk pati asnjëherë si qëllim ta votonte ligjin, të cilin guvernatori i tij e mbështet shumë. Ai pati zhvilluar fushatë kundër Obamacare, me veprimin e tanishëm e la në baltë Arizonën."

Senatori McCain ja bëri të njohur republikanëve kundështimtin e tij të premten, për zëvendësimin Aktin të Shërbimit Shëndetësor të Përballueshëm, që njihet si Obamacare, arritja e rëndësishme e ish Presidentit Obama në politikën e brendshme.

Senatori 81-vjeçar, i cili po lufton me kancerin në tru, tha se atë nuk e lejonte ndërgjegja të votonte për një ligj, që do të ndryshonte pjesë të konsiderueshme të "Obamacare" dhe do t'i zëvendësonte ato me grante për shtetet e veçanta, që t'i formulonin vetë programet individuale të shërbimit shëndetësor.

Kundërshtimi i zotit McCain rrezikon ta hedhë poshtë propozimin e ri dhe shumë vite përpjekjesh të republikanëve për ta prishur dhe zëvendësuar atë.

Një numër i madh organizatash mjekësore dhe një grup dypartiak guvernatorësh shtetesh janë gjithashtu kundër propozimit të republikanëve, duke argumentuar se ai do të linte miliona njerëz të humbnin sigurimin shëndetësor, ose t'u pakësohej mbulimi i disa shërbimeve shëndetësore./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Histeria e nje klikimi …!

Posted: 23 Sep 2017 02:35 PM PDT

Njerezit dallojne nga frymoret e tjere prej arsyes. Por edhe kjo fatkeqesisht na ka humbur. Pas ngjarjes se Romanatit ku 3 te mitur iken tragjikisht nga kjo jete dhe se fundmi sot kur xhaxhai i mori jeten nipit te tij ne Shkoder, kete bindje e kam me te forte.

Kjo edhe per nje shkak te thjeshte. Pa dashur te komentoj fatkeqesine qe ka ndodhur brenda atyre dy dyerve te shtepive, ngjarje diametralisht te kunderta, por qe ne thelb i bashkon vetem nje gje “pasqyrimi mediatik”.

Ka nje histeri te frikshme, saqe nganjehere (se fundmi mund te them shpesh) po me bejne ta urrej profesionin qe kam zgjedhur. Ne vertete hyjme ne shume familje si mysafir te paftuar ne te mira e te keqija qe ka jeta tokesore, por nuk na falet te jemi ndjelles te se keqes, ta behemi perçues te nje lajmi qe i tille nuk eshte.

E gjithe kjo loje per pak klikime, e kush te jete i pari. Histeri, po nga ajo kolektive dhe e frikshme! Fillimisht foto te femijeve te shkrumbuar, e ne fund nje i ri qe gezon jeten ne mes te qytetit me miqte e tij, e ne ja dergojme permes nje “klikimi” te vdekur prinderve, motres, vellait e te afermve.

Sa e rende! Per nje çast edhe me pasoja per ato familjar qe shohin nje lajm tragjik me 1 foto te tille. Pa e menduar dy here, nga nje kerkim ne facebook, instagram apo twiter, nje foto nga emri e mbiemri i njejte dhe “ja viktima”.

Por e kujt? E jona, gazetar e jo gazetar, qe nga nje tastiere dhe “luksi” i te pasurit nje portal apo faqe me shume pelqime, i japim bashkeqytetareve tane, te rremen, dezinformimin, e i veshim vdekjen dikujt qe gezon shendet e jete fale Zotit. E thote mire nje shprehje e vjeter: Fjala mort nuk bjen. Larg qofte te ishte e kunderta çfare do kishim bere me kete semundje kolektive qe ka prekur Shqiperine.

Per fatin e keq edhe shume gazetar me pervoje qe sot drejtojne portale apo redaksi kane rene ne te njejtin kurth, e po na bejne te sillemi ndryshe nga ajo qe jemi. Kemi humbur te njerezishmen, nuk kuptojme dhe ndiejme dhimbjen, por jemi kthyer ne qenie te ftohta, e kafshe te egra qe “luftojne” per mbijetese, por pa patur nevoje sepse shkretiren e kemi larg e s’duhet ta krijojme kur nuk na duhet …

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Mami të urrej”, rrëfimi prekës i një nëne që debatoi me të bijën

Posted: 23 Sep 2017 01:44 PM PDT

Gjithçka i ra si një rrufe në qiell të hapur pikërisht në kohën kur kishte filluar të mendonte se po ia dilte mbanë në rolin e nënës. Sapo kish mbaruar së lari enët e drekës dhe më parë kishte organizuar oraret e kurseve të anglishtes, pianos e futbollit, kishte bërë dhe të gjithë organizimin e një feste surprizë për ditëlindjen e 40-të të bashkëshortit të saj. Në atë moment ishte duke pjekur biskotat me kakao, të preferuarat e djemve, ndërkohë që hekuroste këmishët e panumërta e uniformat shkollore.

Akrepat e orës tregojnë orën 12 e 20, mbarimin e mësimit. Ajo rend drejt këpucëve, zgjedh ato sportivet që mos të vonohet asnjë minutë rrugës për në shkollën e fëmijëve. Pikërisht në momentin kur kish filluar të besonte se po jepte më të mirën e saj, lexon një letër të vajzës së saj. Mami të urrej! Letrën e gjeti mbi komodinë sapo hapi sytë një mëngjes të diele. Mbrëmjen e kaluar kishin pasur një debat mbi veshjen tepër të lehtë që vajza bënte ato ditë të freskëta shtatori. Ato rreshta e prekën dhe e futën në mendime, mos ndoshta kishte qenë tepër e ashpër me të e nuk duhej të ngrinte zërin gjatë bisedës.

Mos vallë do kish qenë më mirë ta linte ftohej nga era që po frynte. Iu kujtua papritur dita e parë kur e pa. Ishte vjeshtë si tani, ajo qenie e brishtë ishte vetëm 3 kg, i kujtohej si sot kur e mbështolli me një kuvertë të punuar me shtiza dhe e mori në krahë. Tani ajo është pothuajse 8 vjeç vishet e lahet vetë, kur vrapojnë, ia kalon pothuajse gjithmonë. Mbylli sytë dhe ndjeu aromën e flokëve të saj, e cila i solli në kujtesë kohën kur nëna e saj luante të njëjtin rol me të. Sa letra e sa e-mail-e kishte shkruar ndërkohë që ndjenjat e inatit gëlonin brenda saj pikërisht për t'u ndjerë më e lirë.

 Por për një gjë ndjehej mirë, që vajza arriti të shprehë ndjenjat nëpërmjet të shkruarit. Ndjehej mirë për faktin se ajo ndihej e sigurtë dhe i dha zë emocioneve të saj. Në fakt, shenjat e një atashimi të sigurtë janë të shprehurit negativisht, "nëna është dhe e mirë dhe e keqe" kishte dëgjuar diku nga një psikologe e njohur. Si një film bardh e zi iu shfaq koha kur ndihej e burgosur, sidomos kur rrethohej nga dashuria dhe mbrojtja e nënës së sa. I kujtohej sa lehtësisht urrejtja mund të ngjallej nga një eksperiencë dashurie.

Problemi nuk qëndronte te shkrimi që vajza kishte bërë, pasi ajo ishte e bindur se do të ndodhte edhe në të ardhmen. Më shumë e shqetësonte reagimi i saj. Shpesh harrojmë se të na urrejnë herë pas here nuk është keq. Ne nënat ndonjëherë kemi nevojë t'i shohim gjërat nga jashtë, duke lexuar një libër apo duke shëtitur me mikeshat. Në kohën që jetojmë mëmësia nuk interpretohet më si një raport i nënës me fëmijët, si një rol që gruaja ka në shtëpi, shkollë dhe as si një institucion i shenjtë. Mëmësia konsiderohet si një stil jete, si një identitet me pritshmëri që eklipsojnë çdo gjë në jetën e një gruaje. Kjo vlen për mua dhe të gjitha ne gratë e këtij shekulli dhe është edhe kjo një nga arsyet se pse ai shkrim i vajzës e preku nënën e saj më shumë seç duhej. /Revista Psikologjia/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Humbi 12 kg, por të pasmet i ka ende bombastike

Posted: 23 Sep 2017 01:23 PM PDT

Vite më parë nuk i kishim parë ende format bombastike të këngëtares Ronela Hajati . Por në 2013 në performancën e spektaklit të përvitshëm të "Kënga Magjike", këngëtarja i la të gjithë pa fjalë. Përveçëse performancës ekspresive në skenë, na mbetën sytë dhe tek të pasmet e bollshme të saj.

Që prej asaj performance këngëtarja u pushtua nga mediat rozë. Në një intervistë për "Thumb", Ronela na bëri me dijë se të pasmet i ka trashëguar nga gjyshja, Sofia.

Ronela nuk ka qenë kurrë strikte në mbajtjen e dietave, me përjashtim të kësaj here, ku këngëtarja arriti të humbë 12 kilogram në 11 muaj. Panvarësisht dietave të pasmet e saj mbeten bombastike.

 

Who’s ready for this weekend? 😎 @redboxent @provideoalbania

A post shared by Ronela Hajati (@ronelahajatiofficial) on


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rama me Lindën vizitojnë shtëpinë e bankierit shqiptaro-amerikan

Posted: 23 Sep 2017 01:14 PM PDT

Kryeministri Edi Rama ndodhet në New York, ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së OKB. Përveç kësaj, ai ka gjetur kohë për të vizituar disa shqiptarë në SHBA. I shoqëraur nga bashkëshortja Linda Rama, kryeministri ka shkuar në shtëpinë e bankierit shqiptaro-amerikan, Richard Lukaj. Ky I fundit, ka postuar foton ku duken të gjithë si familje, ulur në një tryezë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more