Skip to main content

Ora News: “Sheshi “Skënderbej”, projekti më i veçantë në Bienalen e Arkitekturës në Çikago” plus 9 more

Ora News: “Sheshi “Skënderbej”, projekti më i veçantë në Bienalen e Arkitekturës në Çikago” plus 9 more


Sheshi “Skënderbej”, projekti më i veçantë në Bienalen e Arkitekturës në Çikago

Posted: 16 Sep 2017 12:25 AM PDT

Sheshi "Skënderbej" është bërë pjesë e forumit më të madh të arkitektëve dhe urbanistëve të botës, sikurse është Bienalja e Arkitekturës së Çikagos, ku shtetet përfaqësohen me pavijonet e tyre. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku prezantoi, në një sesion të veçantë përpara 140 arkitektëve dhe urbanistëve nga 20 vende të ndryshme, projektin e sheshit "Skënderbej", i cili u konsiderua me arkitekturë unike dhe me impakt për transformimin e Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj e cilësoi prezantimin e sheshit "Skënderbej" në këtë Bienale një mundësi fantastike për t'u krenuar, ndërsa theksoi se jetëzimi i këtij projekti e ka shndërruar këtë hapësirë nga një prej zonave me ajrin më të ndotur, në një hapësirë demokratike për këmbësorët. "Kjo është hera e parë që Tirana është në një institucion kaq prestigjioz sa Bienalja e Çikagos, një mundësi fantastike për t'u krenuar me një nga projektet e këtyre dy viteve të fundit që është sheshi "Skënderbej". Në thelb ky projekt është suksesi i një përpjekje 10-vjeçare që nisi me Edi Ramën dhe skuadrën e asaj kohe në Bashki, me dëshirën për të pasur një zonë pedonale, aty ku ka qenë zona më e ndotur dhe rrethrrotullimi me trafikun më të dendur të makinave. Ky ishte një projekt i cili u pengua prej politikës, por më në fund u realizua në dy vitet e fundit nga administrata e re e Bashkisë, për të përfunduar në fakt ëndrrën 100-vjeçare të konceptimit të sheshit "Skënderbej", në magjinë e plotë që sot është kthyer në një "agora", pra në një shesh ku të gjithë ndihen në një hapësirë demokratike", tha Veliaj.

Ai u shpreh se pjesëmarrja në Bienalen e Arkitekturës së Çikagos është inkurajim për të vijuar më tej për transformimin e Tiranës në shërbim të qytetarëve të saj. "Ky vlerësim që marrim në Çikago është inkurajim për të vazhduar më tej këtë vendimmarrje, për të transformuar Tiranën më shumë në një qytet për njerëzit se sa për makinat, më shumë një qytet për t'u jetuar, se sa në një qytet ku shkohet vetëm për të fjetur", nënvizoi ai.

Veliaj garantoi se Bashkia e Tiranës do të vijojë me krijimin e hapësirave të reja pedonale, të cilat do të gjallërohen me aktivitete të ndryshme social-kulturore. "Besoj që do të vazhdojmë me këtë ritëm edhe për hapësira të tjera pedonale. Sot diskutojmë në Këshill Bashkiak vendimmarrjet e reja për bulevardin e ri, ndërkohë që përveç liqenit të Tiranës, liqeni i Farkës dhe ai i Kasharit, do të jenë zona të tjera ku do të synojmë t'i gjallërojmë me aktivitete dhe jetë", u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.

Drejtori artistik i Bienales së Arkitekturës së Çikagos, Mark Lee, e cilësoi projektin e sheshit "Skënderbej", si një nga projektet më të veçanta të ekspozuara në këtë bienale, ku arkitektë dhe urbanistë nga e gjithë bota mund të mësojnë shumë, jo vetëm sa i përket vlerave arkitektonike, por edhe mesazheve që përçohen. "Një ndër ekspozimet më të veçanta dhe shumë i rëndësishëm për ne ishte ai i sheshit "Skënderbej" në Tiranë, i udhëhequr nga 51 arkitektë, së bashku me Anri Salën. Mendoj se mënyra e konceptimit të këtij sheshi nuk ka vetëm një domethënie arkitekturore, por është i rëndësishëm edhe për nga eksperienca dhe lidhjet ndërfetare, për të dizenjuar procesin se si njerëz të ndryshëm të kombeve të ndryshëm kanë rol përcaktues në dizenjimin e këtij sheshi. Është një mesazh shumë i rëndësishëm nga i cili komuniteti ndërkombëtar mund të mësojë", u shpreh Lee.

Ndërkohë, duke folur para arkitektëve dhe urbanistëve, kreu i Bashkisë, Erion Veliaj, tha se Sheshi "Skënderbej" nuk ka qenë thjesht një projekt arkitekturor, por edhe një projekt politik, ku është përfshirë mendimi i gjithsecilit, duke u kthyer në burim frymëzimi për shumë ndryshime.

Bienalja e Arkitekturës së Çikagos është një nga evenimentet më prestigjioze në Amerikë, por edhe në botë, në fushën e arkitekturës, ku marrin pjesë një grup arkitektësh të përzgjedhur ndërkombëtarë. Në vitin 2015, Bienalja e Arkitekturës së Çikagos u vizitua nga më shumë se gjysmë milionë vizitorësh.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shakira dhe Pique drejt divorcit

Posted: 16 Sep 2017 12:22 AM PDT

Këngëtarja me famë botërore Shakira dhe futbollisti Pique kanë qenë në qendër të vëmendjes këtë javë për shkak se përflitet janë ndarë.

Ka qenë një gjest i mbrojtësit gjatë ndeshjes së fundit që shkaktoi thashethemet e krizës midis tyre. Kur Barcelona shënoi gol ndaj Espanyol, Gerard Pique nuk bëri gjestin që ai gjithmonë bënte së bashku me gruan e tij ndërsa festonte realizimin e golit.

Lojtari ngrinte 4 gishta, 2 në njërën dorë dhe 2 në tjetrën, që shënon ditëlindjen e tij dhe kolumbianes (2 shkurt). Ndërsa këtë herë ai ngriti vetëm 3 gishta.

Kjo bëri që mediat spanjolle të aludonin se Shakira është larguar nga shtëpia ku jetonte me Pique dhe ka gjetur një shtëpi të re së bashku me djemtë Milait dhe Sashës.

Ajo që përforcon thashethemet e ndarjes është fakti që çifti ka shumë kohë që nuk publikojnë më fotografi së bashku në rrjetet sociale, ashtu siç bënin më parë. Hera e fundit që janë parë së bashku  është në dasmën e Lionel Messit dhe Antonela Roccuzzo, në qershor të këtij viti.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

‘Masakër’ në pasarelë, modelet e lyera ne gjak ecin përmes “kufomave”

Posted: 16 Sep 2017 12:01 AM PDT

Kjo mund të ketë qenë shfaqja e modës më e pazakontë. Ndërsa zhvillohej Java e Modës në Stamboll, modelet të veshura dolën në pasarelë të lyera me gjak fals duke kaluar përmes 'kufomave'.

Sfilata ishte një ide e stilistes Basak Cankes e cila thotë se dëshiron që gratë të frymëzohen nga arti i saj.

Marka turke sundoi pistës në qendrën Zorlu duke mahnitur në fashionistat ne skenë të cilët fotografonin skenat e frikshme.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Testi i shpejtë i Haradinajt me Listën Serbe

Posted: 15 Sep 2017 11:29 PM PDT

Pak ditë pas formimit të Qeverisë së re kryeministri Ramush Haradinaj po ballafaqohet me një test të ashpër në raport me Listën Serbe. Opozita dhe përfaqësues të shoqërisë civile po e kërkojnë shkarkimin e ministrit Nenad Rikallo nën dyshimet se ka qenë i përfshirë në keqtrajtimet e shqiptarëve gjatë luftës në vend. Njëkohësisht eksponentë të lartë të Listës Serbe ditë më parë kanë vizituar Rusinë, shtet ky që e kundërshton ashpër pavarësinë e Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Mosshkarkimi ose mossupendimi i ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo (i cili po akuzohet se ka keqtrajtuar shqiptarët gjatë luftës së fundit në Kosovë), si dhe përkrahja e Rusisë që ia ka dhënë së fundi Listës Serbe për t'i ndjekur politikat e saja, paraqesin testin e parë për qeverinë "Haradinaj".

Kjo po dëshmon njëherësh edhe varësinë e Qeverisë së re nga Lista Serbe.

Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se Rikalo së paku duhet të suspendohet në mënyrë që të dëshmohet e kundërta, që Qeveria nuk është e varur nga Beogradi.

Ndërkohë, zyrtarë të partisë së Vladimir Putinit, pas mbështetjes që ia kanë dhënë Listës Serbe në Moskë, kanë thënë se çështjet në Kosovë tash e tutje do të zgjidhen në bashkëpunim me subjektin më të madh politik të serbëve në vend.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e dy blloqeve opozitare, të LVV-së e LA-së, kanë konsideruar se Qeveria duhet ta shkarkojë sa më parë ministrin serb Rikalo, përderisa  vetë Haradinaj para pak ditësh ka bërë të ditur se ka marrë të dhënat nga të gjitha organet e drejtësisë, të cilat, siç ai ka thënë, nuk kanë dëshmuar se Rikalo ka të kaluar kriminale.

E ky i fundit ka mohuar kategorikisht akuzat e bëra në drejtim të tij, me ç'rast ka thënë se tërë këto po bëhen për ta rrëzuar Qeverinë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rita Ora mahnitëse me të brendshme

Posted: 15 Sep 2017 11:23 PM PDT

Padyshim që Rita Ora është ka një karrierë të sukseshme jo vetëm në boën e muzikës por edhe në modeling.

Ylli i popit së fundimi është bërë imazhi i linjës së të brendshmeve Tezenis. E veshur me të reçipeta me dantella ekspozoi format e saj turpore perfekte dhe dukej mjaft seksi.

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rama: Do rrisim shpenzimet për mbrojtjen, FA të gatshme në çdo front

Posted: 15 Sep 2017 11:23 PM PDT

Kryeministri Edi Rama tha në takimin me Shefat e NATO se Shqipëria do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen, ndërsa bëri të ditur se FA të vendit tonë do të jenë prezent në cdo front të thirrur.

Në fjalën e tij, shefi i qeverisë së Shqipërisë, tha përpara shefave të NATO-s, se Shqipëria ka një rol dhe përgjegjësi të madhe për stabilitetin në rajon.

Rama: NATO e parë 1949-1989 ishte sa e huaj për Shqipërinë aq edhe pak e nga pak vit pas viti një pikë referimi shprese për popullin shqiptar. Një popull që kishte shumë më tepër armë sesa liri dhe mirëqenie.

Nato e dytë 1989 – 2014 ishte edhe e jona. Duke dalë disi jashtë kornizës fillestare, duke kaluar kufijtë e saj të vjetër NATO ndërpreu një spastrim të egër në Europë. Mbijetesa e popullsisë dhe liria që gëzojnë Bosnja dhe Kosova janë frut i NATO, e cila përfshin në misionin e saj lirinë e popujve që jetonin jashtë kufijve të saj. Gjatë kësaj periudhë, në 2019 Shqipëria përjetoi edhe momentin e anëtarësimit në NATO. Kjo ngjarje shënon edhe një ndër gurët kilometrik në historinë e vendit i cili për shumë më tepër sesa dekada vuajti pasojat e një ndarje të padëshiruar nga bota më e zhvilluar ose sic e kemi quajtur ne Perëndimi.

Sot kur NATO e tretë ka filluar të marrë trjatë, Shqipëria është edhe vetë NATO. Si vend anëtar Shqipërisë i duhet të llogarisë jo vetëm përfitimet por edhe përgjegjësitë seriozë që burojnë nga anëtarësimi në NATO.

Valët e ekstremizmit dhe tërrorizmit si dhe zgjedhjet e tjera globale janë faktorë të rëndësishëm që përcaktojnë edhe politikën e sigurisë dhe të mbrojtjes së Shqipërisë. Përgjegjësitë si një vend ku mbështetja publike për NATO është ndër më të lartat. Shqiëpria e ka pasur politikisht të lehtë që të jenë aktive në pjesëmarrjet ushtarake të NATO-s. Ne kemi arritur që ti bashkohemi misioneve të aleancës në një nivel mbi propocional.

Pjesëmarrja jonë nuk ka qenë një sfidë e lehtë për resurset e kufizuara të vendit. Megjithatë në përmbushje të zotimeve tona në Uells dhe Varshavë një program ambicios modernizmi do të shoqërohet me rritje të shpenzimeve për mbrojtjen ashtu sikundër në vijmësi FA do të jenë prezent në çdo rast dhe front ku ato do të jenë të thirrura.

Shqipëria përgjegjësi për stabilitetin në Rajon

Rama: Një ndër përgjegjësitë e Shqipërisë në NATO është kujdesi i saj për të kontribuar që rajoni historik i brishtë dhe problematik i Ballkanit të shndërrohet në një rajon të paqes demokracisë stabilitetit dhe prosperitetit. Me hyrjen e Malit të ZI në NATO, gjë të cilën Shqipëria e ka mbështetur që në krye të herës, aleanca jonë përvecse Atlantike u bë edhe "Adriatike".

Hartës së NATO-s i mungojnë Bosnje Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Maqedonia. Kjo zonë ende e papërfshirë përbën një faktor paqartësie stratigjike për aleancën tonë, ashtu sikundër edhe një territory ku aktorë të tretë shohin  mundësi për penetrim. Shqipëria që kufizohet me këto vende ka një interes por edhe përgjegjësi që kjo pjesë organike e rajonit dhe kontinentit tonë të shndërrohet në një faktor të qëndrueshmërisë dhe propsperitetit. Në përmbushje të kësaj përgjegjësie edhe si vend io NATO-s ne jemi përpjekur dhe kemi arritur jo pak në një proces që vazhdon.

Mbështetja e disa proceseve duke filluar nga mbështetja e procesit të konsolidimit të demokracisë së re në Kosovë. Në vijim kontributi për inkurajimin i politikave dhe faktorëve euroatlantik në Maqedoni si dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë janë disa nga drejtimet kryresore ku është përqëndruar politika e jashtme e Shqipërisë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

ISIS merr përgjegjësinë e shpërthimit në Londër

Posted: 15 Sep 2017 11:09 PM PDT

Organizata terroriste Shteti Islamik, ka marrë përgjegjësinë për sulmin e kryer  në një metro në Londër.

Lajmi u bë i ditur në një deklarate të publikuar në agjensionin e lajmeve Amaq.

Gjatë sulmit mbetën të plagosur 29 persona, kryesisht me djegie në fytyrë. 

Në lidhje me këtë ngjarja autoritetet britanike janë në kërkim të një personi, i cili dyshohet se ka kryer shpërthimin.

Pas sulmit, policia dhe ushtria britanike ka ngritur nivelin e sigurisë

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Testi raketor i Koresë së Veriut ndan fuqitë botërore

Posted: 15 Sep 2017 10:05 PM PDT

Prova e fundit raketore e Koresë Veriore ka ndarë në qëndrime fuqitë botërore, të cilat, vetëm pak ditë më parë, kanë miratuar sanksione të reja kundër Phenjanit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

SHBA tha se barra e reagimit ndaj Koresë së Veriut duhet të bie mbi Kinën, aleaten e saj kryesore, dhe Rusinë, e cila po ashtu ka lidhje me shtetin komunist.

Kina tha se SHBA është duke u shmangur nga përgjegjësia e saj.

Rusia e dënoi, siç tha, retorikën agresive të Uashingtonit, por edhe "veprimin provokues" të Phenjanit.

"Rusia është thellësisht e shqetësuar me provokimin e fundit, i cili mund të rrisë tutje tensionet në Gadishullin Korean", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Raketa e hedhur të premten mbi Japoni ka pasur kapacitet për të goditur territorin e Shteteve të Bashkuara, Guam.

Ushtria jugkoreane tha se raketa ka arritur lartësinë prej 770 kilometrash dhe ka udhëtuar 3,700 kilometra përpara se të binte në Detin Hokaido.

Më 3 shtator, Koreja e Veriut ka testuar bombë hidrogjeni./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shembja e kullës, Basha: Akt urrejtje, Rama i trembet hijes së Prek Calit

Posted: 15 Sep 2017 01:49 PM PDT

Kreu i Partisë Demokratike ka dënuar shembjen e kullës së Prek Calit në Vermosh.

Përmes një reagimi në fb, Basha thotë se Qeveria duhej ta legalizonte restaurimin per ate çka Kulla e Prek Calit perfaqeson per Kelmendin dhe gjithe Shqiperine.

"Fadromat ne kullen e Prek Calit goditen sot simbolin e kryengritjes se Kelmendit, revoltes se pare anti komuniste te Europes. Ato mure ne kullen e Caleve u ndertua fale donacioneve te shqiptareve patriote te Amerikes. Qeveria duhej ta legalizonte restaurimin per ate cka Kulla e Prek Calit perfaqeson per Kelmendin, Malesine dhe gjithe Shqiperine"deklaron kryedemokrati.

Por Basha thotë se Kryeministri nuk mund ta durojë nderimin e nje prijesi legjendar anti-komunist.

"Edi Rama nuk mund ta duroje nderimin e nje prijesi legjendar anti-komunist si Prek Cali. Se kur kthen pinjollet e Byrose dhe xhelatet e diktatures ne krye te vendit, te tremb kujtimi dhe hija e Prek Calit.Ky i sotmi eshte nje akt urrejtje por edhe dobesie. Kelmendasit, malesoret dhe mbare shqiptaret patriote do tja japin pergjigjen pjelles se keqe" përfundon Basha.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shqipëria do të shtojë dhe një togë ushtarake në Afganistan

Posted: 15 Sep 2017 01:34 PM PDT

Shqipëria do të shtojë me një togë numrin e ushtarakëve shqiptarë në misionin Resolute Support, në Afganistan.

Kjo është në përgjigje të kërkesës së strategjisë së re të presidentit amerikan Donald Trump për Afganistanin.

Vullnetin për shtimin me një togë të kontributit të Shqipërisë në Afganistan, ministrja Xhaçka ia shprehu edhe kryetarit të Komitetit Ushtarak të NATO gjeneralit Petr Pavel, i cili  ndodhet në Tiranë. 

Dy toga ushtarake shqiptarë, rreth 80 trupa janë të vendosura në Herat dhe Kabul.

Autoritetet me te larta ushtarake te NATO ne Tirane

Autoritet më të larta ushtarake të Natos mbërritën në Tiranë për të diskutuar mbi stabilitetin dhe sistuatën e sigurisë në Ballkanin perëndimor.

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Europën, gjenerali Curtis M. Scaparrotti dhe kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO gjeneral Petr Pavel vijnë në kuadër të Takimit të Shefave të Shtabeve të vendeve anëtare të NATO, i cili po zhvillohet në Tiranë në datat 15-17 shtator.

29 shefat e shtabeve, Kryetari i Komitetit Ushtarak Gjeneral Petr Pavel u pritën nga shefi i shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë gjeneral Bardhyl Kollçaku në pallatin e Brigadave në Tiranë në një ceremoni mirëseardhje.

Në qendër të diskutimeve do të jetë dhe angazhimi i vendeve në Luftën kundër Terrorizmit, Iniciativën për Ndërtimin dhe ngritjen e Kapaciteteve të Mbrojtjes në Irak.

Gjithashtu në diskutimet nga Tirana do të përcillen rekomandimet mbi misionet mbështetëseve në Afganistan dhe KFOR-in në Kosovë.

Gjithashtu autoritet më të larta ushtarake do të paraqesin një sërë udhëzimesh mbi rishikimin e strukturës së Komandën e NATOS për mënyrën se si organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut ti përgjigjet më mirë sfidave të sigurisë në botë.

Në fund të takimit në Shqipëri, shefat e shtabit do të zgjedhin Kryetarin e ardhshëm të Komitetit Ushtarak të NATO-s, i cili do të marrë detyrën në vitin 2018.

Më herët krerët e komitetit ushtarak u pritën në një takim nga presidenti Ilir Meta i cili theksoi mbështetjen e Shqipërisë në luftën ndaj terrorizmit dhe stabilitetit në rajon.

 

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more