Skip to main content

Ora News: “Pafuqia e shtetit të Kosovës për të rrugëtuar drejt organizatave ndërkombëtare” plus 9 more

Ora News: “Pafuqia e shtetit të Kosovës për të rrugëtuar drejt organizatave ndërkombëtare” plus 9 more


Pafuqia e shtetit të Kosovës për të rrugëtuar drejt organizatave ndërkombëtare

Posted: 24 Sep 2017 11:57 PM PDT

Tërheqja e kërkesës së Kosovës për t'u anëtarësuar në INTERPOL dëshmon pafuqinë e shtetit të Kosovës për të rrugëtuar drejt organizatave ndërkombëtare.

Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike e ndërkombëtare, të cilët megjithatë thonë se tërheqja e kërkesës për t'u bërë pjesë e INTERPOL-it në rrethanat e tanishme ka qenë thuajse e pashmangshme, transmeton zeri.info. 

Sipas tyre, deri te një vendim i tillë i Qeverisë erdhi si pasojë e vakuumit institucional parazgjedhor, ku spektri politik nuk arriti të merrej vesh për krijimin e institucioneve. Ata madje thonë se shtyrja e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL mund t'i sjellë vendit pasoja të dukshme në aspektin ndërkombëtar (në procesin e liberalizimit, integrimit e deri te stopimi i njohjeve të reja).

Nga ana tjetër, kryeministri Ramush Haradinaj para pak ditësh bëri të ditur se Kosova nuk i kishte votat e mjaftueshme për t'u bërë pjesë e INTERPOL-it. Ndërkaq, ndryshe konsideroi ish-ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, i cili e mohoi kategorish një gjë të tillë, shkruan gazeta Zeri në Kosovë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Burgu famëkeq i pushtuar nga fantazmat, një atraksion turistik

Posted: 24 Sep 2017 11:47 PM PDT

Është një prej atraksioneve më të njohura dhe për momentin biletat janë të shitura.

Bëhet fjalë për Shepton Mallet, burgun që ndodhet në Somerset të Anglisë, që dikur mbante të dënuarit më të rrezikshëm dhe kriminelët më mizorë të vendit.

Për shkak të veprave që kishin kryer, mbi ta u kryen rrahje brutale, ndërsa shumica u ekzekutuan dhe u varrosën në lokacione të panjohura.

Por, shpirtrat e tyre besohet se ekzistojnë ende dhe qarkullojnë nëpër hapësirat e kësaj qendre.

Meqenëse u braktis para shumë viteve, është vizituar shpesh nga ndjekësit e fantazmave dhe njohësit që merren m aktivitete paranormale.

Tashmë, ky objekt ka hapur dyert dhe po jep qeli për ata që duan të kalojnë aty natën.

Megjithëse thuhet se të gjithë janë të mirëpritur, në këtë burg famëkeq nuk u rekomandohet të shkojnë ata që kanë ankthe e që janë tipa nervozë.

Një prej organizatoreve të turneut tha se vendet janë të rezervuara, madje nuk kanë mundësi për të plotësuar të gjitha kërkesat. 

“Ne kemi 300 njerëz në listën tonë të pritjes. Ne dje shtuam dy datat në orarin e vitit 2017 dhe ata u shitën brenda natës”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

‘Vajza më e bukur në botë’ mahnit në Javën e Modës në Milano

Posted: 24 Sep 2017 11:46 PM PDT

Pasi u etiketua ‘vajza më e bukur në botë’, modelja franceze Thylane Blondeau po shfaqet në Javën e Modës këtë muaj, pasi deri më tani ajo është ulur vetëm në audiencë.Të shtunën në mbrëmje, 16-vjeçarja sfiloi në prezantimin e koleksionit  Pranverë 2018 për Dolce & Gabbana në Javën e Modës në Milano.

Ajo ka ndjekur sfilatat e Tommy Hilfiger dhe Michael Kors  më parë, por kjo është sfilata e saj e parë për Javën e Modës.  Bukuroshja  ka sfiluar  për Jean Paul Gaultier në moshën 4- vjeçare dhe për Vogue Enfants në moshën 6 vjeç.

Ajo ka gjetur një mënyrë tjetër për t'u bërë e famshme, atë  si një influencuese  në internet, me 1.6 milionë ndjekës në Instagram dhe gjithashtu ka nënshkruar me IMG Models.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

‘Varet’ në trenin që ecën me shpetësi 110 km/h, arrestohet udhëtari

Posted: 24 Sep 2017 11:39 PM PDT

Një djalë është arrestuar pasi është ngjitur në pjesën e pasme të vagonit të fundit të një treni.

23-vjeçari është kapur në fshirësen e xhamave, përpara se treni të nisej nga stacioni në Perth, Australi, pasditen e së shtunës.  Gjatë udhëtimit treni ka arritur shpejtësinë 110 km/h.

Ka qenë një punonjës i policisë rrugore që ka vënë re të riun rreth orës 4:30 të mëngjesit. Dhe sapo mbërriti në stacion u arrestua. Veprimi i tij mund të përbënte një rrezikshmëri të lartë për jetën.

Autoriteti i transportit publik po heton tani incidentin.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Lavrov: SHBA nuk do ta sulmojë Korenë e Veriut

Posted: 24 Sep 2017 11:13 PM PDT

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të sulmojnë Korenë e Veriut, sepse e dinë se Phenjani posedon armë bërthamore.

"Amerikanët nuk do të kryejnë sulme mbi Korenë e Veriut, sepse jo që dyshojnë, por e dinë sigurt se ajo ka bomba bërthamore", tha Lavrov në një intervistë për telelvizionin rus NTV.

Javëve të fundit, tensionet janë në rritje, për shkak të testeve bërthamore të Phenjanit.

Më 3 shtator, Phenjani ka testuar një bombë hidrogjeni, që besohet të ketë qenë 16 herë më e madhe se bomba që ka hedhur SHBA-ja në Hiroshimë, më 1945.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar se do ta "shkatërrojë tërësisht" Korenë e Veriut nëse ajo paraqet kërcënim për SHBA-në apo aleatët./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Digjen dy makina të parkuara, njëra përdorej nga kryebashkiaku i Lezhës

Posted: 24 Sep 2017 11:06 PM PDT

Dy automjete të parkuara janë përfshirë nga flakët pak pas nesnatës në qytetin e Lezhës. Sipas informacioneve të para njëra prej makinave përdorej nga kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45 në lagjen Beslidhja në parkingun e një pallati.

"Nga veprimet e para hetimore,  rezulton se janë përfshirë nga flakët dy automjete të parkuara afër njëra – tjetrës , dhe konkretisht automjeti Mercedes Fuoristradë ML me targë AA 400 JK në pronësi të shtetases Sh.P. dhe në përdorim nga shtetasi F.F.,  si dhe  mjeti Mercedes Benz me targë LE 7495 E në pronësi të shtetasit K.Ll", sqaron policia.

Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje.

Janë marrë disa deklarime si dhe po bëhet kqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu po bëhet vlerësimi i rastit nga eksperti piroteknik me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.                       

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

SHBA ndalon udhëtimet për tre shtete të tjera

Posted: 24 Sep 2017 10:28 PM PDT

Shtetet e Bashkuara kanë zgjeruar ndalimin e udhëtimit edhe për shtetasit e Koresë Veriore, Venezuelës dhe Çadit.

Shtëpia e Bardhë tha se kufizimet pasojnë rishikimin e informacioneve nga qeveritë e huaja.

“Amerika e sigurt është prioriteti im numër një. Nuk do t’i pranojmë në vendin tonë ata që nuk mund t’i kontrollojmë”, tha presidenti amerikan, Donald Trump.

Kufizimet për Venezuelën aplikohen vetëm për zyrtarët qeveritarë dhe familjarët e tyre.

Tre vendet e reja u bashkohen Iranit, Libisë, Sirisë, Jemenit dhe Somalisë, që po ashtu kanë kufizime udhëtimi në SHBA.

Dekreti i ri, ndërkaq, ka hequr Sudanin nga kufizimi i udhëtimit.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dita nis me shi, mos harroni të merrni çadrat

Posted: 24 Sep 2017 10:18 PM PDT

Pas motit të ngrohtë të kësaj fundjave, kjo e hënë ka nisur me reshje shiu.

Sipas Meteoalb, pasditja e së hënës do të sjellë shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat do të jenë në vlerat aktuale, ndërsa mëngjesi dhe mbrëmja do të karakterizohen me temperatura të ulëta.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Merkel qeveris edhe një herë!

Posted: 24 Sep 2017 01:45 PM PDT

Asgjë e re nga Gjermania. Angela Merkel mbetet kancelare. Në të kundërt mbetet e hapur çështja e koalicionit. Kësaj here me FDP dhe Të Gjelbrit? Sidoqoftë atë e presin detyra të mëdha.

Rezultati i zgjedhjeve parlamentare është një konfirmim për kancelaren. Me 33,2 përqind unioni konservator CDU humbet rreth 8 përqind krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013, megjithatë në Bundestagun e ri këtej e tutje do të jenë të përfaqësuara gjashtë në vend të pesë partive si deri më sot. Konkurrenca politike është bërë më e fortë, sepse partia Alternativa për Gjermaninë, AfD me 13,2% hyn si forca e tretë në parlament. Socialdemokratët kanë marrë deri tani 20,8%, Liberal Demokratët, FDP 10,1%, partia E Majta 8.9%, Të Gjelbrit 9,3% dhe të tjerat 4,5%, nuk arrijnë të përfaqësohen në parlament. Pragu i përfaqësimit parlamentar në Gjermani është 5%. Këto rezultate janë një sfidë e re për Angela Merkelin.

Një koalicion i mundshëm premierë 

Një tërmet politik në këto zgjedhje u shmang. Vota aktualisht për AfD pritej, humbja e mëtejshme e socialdemokratëve pritej gjithashtu. Me rikthimin e liberalëve në parlament për Angela Merkelin ka dy mundësi koalicionesh: një vazhdim i koalicionit me bazë të gjerë me socialdemokratët nuk ka gjasa. Partisë socialdemokrate nuk i përshtatet roli i më të voglit, ndaj ajo nund të preferojë të rigjenerohet duke dalë në opozitë. Kësisoj mbetet si një variant serioz i formimit të qeverisë një koalicion prej tri partishë mes unionit CDU/CSU, Liberalëve (FDP) dhe Aleancës së ekologjistëve, Të Gjelbrit. Ky është një terren i ri politik, ndaj bisedimet e koaliconit mund të zgjasin shumë.

Por ajo që mbetet është pohimi, se nuk do të ketë eksperimente. Gjermania mbetet pas këtyre zgjedhjeve ajo që është, një zonë e qetë politike, shoqërore dhe ekonomike. Tension ka diku tjetër; në Turqinë e Erdoganit, në SHBA-në e Trumpit, në Rusinë e Putinit dhe në Britaninë e Madhe të dalë nga BE-ja. Frika nga terrori dhe populizmi kanë efekt. Megjithatë në Gjermani vazhdon të mbizotërojë qetësia. Zgjedhjet parlamentare kanë efektin pothuajse të një testi psikologjik të shëndetit.

Mandati i katërt i Merkelit

E tashmë përsëri katër vjet Merkel – nëse ajo do të rezistojë. Sidoqoftë protestantja e kontrolluar konsiderohet si njeri i përgjegjshëm, atë që ajo e nis e çon deri në fund. Por si e bën këtë?

Si gruaja e parë në këtë post dhe si një kancelare për një kohë të gjatë ajo është tani një rast për të hyrë në librat e historisë. Por sidoqoftë që të lerë diçka që mbetet pas, asaj i mungon ende një coup i madh politik. Adenaueri integroi republikën e vjetër në Perëndim, Brandti krijoi me politikën e tij për Lindjen një afrim në kohën e Luftës së Ftohtë, Kohl organizoi ribashkimin, Schröder e reformoi shtetin social. Çfarë i mbetet Merkelit? 

Për të gjithë befasuese ishte hapja prej saj e kufijve në vitin 2015 për më shumë se një milion refugjatë. Mes përzierjes së ndjenjave humanizëm dhe indinjatë, ajo iu përmbajt kursit të saj. Ajo iu kundërvu pranimit të një kursi për përcaktimin e kuotës maksimale të pranimit të refugjatëve dhe për këtë iu referua kushtetutës pikë më pikë, që nuk parashikon limit për ligjin e azilit. Tani asaj i duhet të organizojë sfidën. Të integrojë ata që janë pranuar në Gjermani dhe të dëbojë nga Gjermania refugjatët “e gabuar”. Një projekt politik që kërkon një kohë të gjatë.

Më e mira në fund?

Një kantier tjetër është edhe BE-ja. Brenda familjes europiane ka disbalancë. Fëmija historikisht i njerkës, Britania e Madhe, tani do ta rigjejë veten e vetme në botën e globalizuar, dalja e saj duhet të rregullohet. Vetëm kjo është një detyrë gjigante për Merkelin. Por edhe vendet jugore të BE-së po ndërgjegjësohen dhe nuk duan ta pranojnë më gjatë diktatin gjerman të kursimeve. Merkel konsiderohet si mbrojtëse e idesë europiane, por vendet në borxhe ndihen nën presion nga Gjermania e fortë. Ajo do, që ta mbajë të bashkuar BE-në. Nëse nuk ia del kësaj do të ngrihet sërish zëri për shtetin nacional.

Por edhe tendenca për etjen e Gjermanisë për të qenë një fuqi e madhe rëndon mbi supet e Merkelit. Jo vetëm Trumpi do ta bëjë sërish të fortë Amerikën e tij, edhe Putini e Erdogani synojnë një politikë të dorës së fortë. Ka kohë që ajo konsiderohet si “Anti-Trump”. Ajo mund t’u bëjë ballë provokimeve pa lëshuar pe. Gjithmonë e kursyer në gjeste, mimikë dhe në përzgjedhjen e fjalëve. Atë nuk e nënvleftësojnë më. Dikur ka qenë ndryshe.

Me pragmatizmin e saj ajo është pa diskutim e suksesshme. Ajo neutralizon opozitën. Vetëm se ndonjëherë CDU-ja nuk e di më se çfarë ka mbetur konservatore tek ajo. Sidoqoftë për partinë, që gjithmonë ka synuar pushtetin në radhë të parë, pyetja për humbjen e profilit të unionit është vetëm me karakter akademik.

Detyra e saj tani është të jetë: “Anti-Trump”

Triumfi i saj i ri në zgjedhje bazohet në radhë të parë tek besimi. Kështu ishte edhe në zgjedhjet e vitit 2013. Mjaftoi një fjali për të bërë reklamë për veten: “Ju më njhni mua”, tha ajo atëherë. Po kaq presidial është edhe stili i saj politik. Atë e respektojnë anë e mbanë. Madje edhe të rinjtë e vlerësojnë shumë atë. Pikërisht në radhët e 25 vjeçarëve as që mund të kujtohet ndonjeri për kohën pa Merkelin në kancelari.  

Megjithatë në artin e saj të oratorisë deri më sot ajo nuk ia ka dalë të jetë më mirë se mesatarja. Me duart e saj përpara torsit ajo ka krijuar një ikonografi klasike moderne. Është minimalizmi më radikal në politikë dhe ky është tipari dallues i saj. Ruajtja e qetësisë. Një as çuditërisht i rrallë, me të cilin ajo tani duhet të luftojë që t’ia dalë ose të largohet si kancelarja e plotësuar ose e paplotësuar nga skena politike.

New York Times e ka vlerësuar atë si “mbrojtësja e fundit e Europës”. Kaq shumë lavdërim e mirënjohje këtej e tutje do të kthehen në detyrim. Ajo për një kohë të gjatë e pati lënë të hapur, nëse do të rikandidonte ose jo për herë të kartërt. Zgjedhja e Donald Trumpit më 9 nëntor 2016 ishte këmbana, thuhet nga radhët e saj. Përderisa ajo, sipas fjalëve të veta, asnjëherë nuk ka dashur ta mbyllë karrierën si “një gërmadhë gjysmë e vdekur”, ajo ka besim ta përballojë edhe një mandat të katërt si nga shëndeti edhe politikisht. Votën e zgjedhësve ajo tashmë e ka. Tani i duhet të ofrojë rezultate./DW/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Demokracia merr kot” përmbyll Festivalin Ndërkombëtar të Filmit

Posted: 24 Sep 2017 01:35 PM PDT

"Demokracia merr kot", dokumenatri i regjisorit zvicerian Thomas Isler përmbylli Festivalin Ndërkombetar të Fimit për të Drejtat e Njeriut.

Kërkesa e elektoratit zviceran, për ndryshime të tilla kushtetuese si, iniciativa kundër minareve, bie ndesh me parimet themelore të konventave të njohura ndërkombëtarisht për të drejtat e njeriut.

Filmi hulumton nevojën që lind për demokraci të drejtpërdrejtë duke marrë parasysh kufizimet e një sistemi të tillë politik.

Në një intervistë për Ora News, Isler tregon për kompleksitetin e demokracisë në një vend si Zvicra.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more