Skip to main content

Ora News: “Dasmë përrallore, bilioneri rus marohet me mbretëreshën e rrjeteve sociale” plus 9 more

Ora News: “Dasmë përrallore, bilioneri rus marohet me mbretëreshën e rrjeteve sociale” plus 9 more


Dasmë përrallore, bilioneri rus marohet me mbretëreshën e rrjeteve sociale

Posted: 21 Sep 2017 12:05 AM PDT

Në një ceremoni përrallore janë kurorëzuar në martesë miliarderi rus  Karen Karapetyan dhe mbretëresha e rrjeteve sociale Lilit.

Karen, djali o manjatit rus të pasurive të patundshme dhe miliarderit Samvel Karapetyan, u martua me Lilit në Kishën Apostolike Armene në Moskë.

Nusja mbante veshur një fustan mahnitës me gurë të çmuar.

Salla ishte e mbushur me mijëra lule, tortë katër katëshe dhe një listë të ftuarish me personalitet më  të shquara.

Karen është djali më i vogël i majatit rus  Samvel, 52-vjeç i cili velrësohet të ketë një pasur 4.6 bilion dollarë dhe është në vendin e 32-të në listën e miliarderëve rusë.

Ai zotëron firmën Tashir Group që ka 33 qendra tregatre, katër komplekse zyrash dhe tetë hotele në të gjthë Rusinë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Lezhë, sekuestrohen 25 kg e 230 gr marijuanë, arrestohen 3 persona

Posted: 21 Sep 2017 12:04 AM PDT

Një sasi prej 25 kg e 230 gr marijuana është sekuestruar nga policia gjatë një operacioni antidrogë në Lezhë. Në pranga ka rënë drejtuesi i këtij rrjeti të trafikut narkotikësh si dhe  2 shtetas të tjerë transportues.

Ndërkohë është shpallur në kërkim pronari i vendit ku përgatitej lënda narkotike.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kur dashuria shpërthen në rrugë. Duaj por mos shëmto qytetin

Posted: 20 Sep 2017 11:50 PM PDT

Kryebashkiaku i Tiranës duket se është në një betejë të vështirë jo vetëm për të zhvilluar qytetin por edhe për ta mirëmbajtur atë.

Papërgjegjshmëria e qytetarëve me akte të hapura vandalizmi, si zhgarravitjet në ambjentet publike, nuk mungojnë.

Një rast të tillë ka denoncuar dhe Veliaj, ku një i ri shumë i dashuruar me partneren e tij ka vendosur që ndjenjat t'ia shpërfaqë me një shkrim gjigand në fasadën e një këndi lodrash tek Parku i Liqenit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nuk e keni parë ndonjëherë në këtë gjendje këngëtaren e famshme

Posted: 20 Sep 2017 11:44 PM PDT

Këngëtarja e njohur Jessica Simpson teksa ka darkuar në restorantin  e Craig në Los Anxhelos me disa miq për të festuar  ditëlindjen e  bashkëshortit të saj  Eric Johnson. Por mesa duket këngëtarja e ka shijuar më tepër seç duhet këtë festë duke arritur në një gjendje të dehur. Fotot e shkrepura nga paparacet  mbrëmjen e festës shfaqin këngëtaren në këtë  gjëndje. Ata qëndruan në restorant mbi 4 orë, raportoi një  prej burimeve.

37 vjeçarja u ndihmua nga burri i saj sportist, teksa po largoheshin nga "Craig's Restaurant", ku doli e parregulluar, dhe mezi qëndronte në këmbët e saj.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Horror në kishë, 11 anëtarë të një familje vdesin gjatë pagëzimit

Posted: 20 Sep 2017 11:37 PM PDT

Njëmbëdhjetë anëtarë të një familjeje humbën jetën tragjikisht gjatë pagëzimit të një fëmije kur çatia e një kishe u rrëzua gjatë tërmetit të fuqishëm që tronditi Meksikën qendrore të martën.

Mediat lokale raportojnë se të vetmit të mbijetuar janë babai i fëmijës dy muajshe që po pagëzohej prifti dhe ndihmësi i prifti i Kishës Katolike Apostulli Santiago, e cila ndodhet në qytetin e izoluar Atzala, në shtetin Puebla.

Të paktën katër të mitur ishin në mesin e të vdekurve, duke përfshirë edhe vajzën dy-muajshe që u pagëzua brenda kishës së stilit kolonial.

“Ishte një skenë e tmerrshme,” tha ndihmësi i priftit Lorenzo Sanchez për The Associated Press.

Ai tha se ata që ishin në gjendje të mbijetonin u zhvendosën në skajet brenda kishës, kur ndërtesa filloi të binte. Ata që u vranë nuk kishin kohë për ta bërë këtë.

"Një nga gjërat që na kanë mësuar është që të qëndrojmë pranë mureve të kishës sonë, e cila është e vjetër dhe struktura e saj përkeqësohet “, tha Sanchez.

Kur toka u ndal së dridhuri, njerëzit u bënë thirrje për ndihmë përmes altoparlantëve dhe banorët e komuniteteve aty pranë arritën shpejt në Atzala me lopata, kapëse dhe zinxhirë për të hequr rrënojat.

Ata gërmuan për orë të tëra nëpër mbetjet e shkatërruara të kishës Apostolike të Santiagos, por gjetën vetëm trupat e pajetë 11 anëtarëve të familjes.

Vajza dy muajshe Elideth Torres de Leon që do të pagëzohej, motra e saj Maria 8 vjeç dhe nëna e vajzave Manuela de Leon Garcia 27 vjeç, janë në mesin e viktimave.

Të mbuluar në pluhur dhe të lodhur, shpëtuesit i hodhën trupat në të njëjtën rrugë ku një parti duhej të mbahej pas pagëzimit të vajzës.

Ata i mbuluan ato me kanavacë për t’i mbrojtur nga shiu.

Anëtarët e familjes së të vdekurve udhëtuan një natë nga shtetet e tjera për të ndjekur ceremoninë mortore të së mërkurës në Puebla, ku u dhanë lamtumirën të dashurve të tyre.

Çdo arkivol kishte një emër të bashkangjitur: Florencio, Fidela, Aurelia, Manuela, Maria de Jesus, Carmen, Samuel, Azucena, Feliciana, Susana dhe Elideth – vajza që duhej të pagëzohej.

Një i afërm që humbi anëtarët e shumtë të familjes në tragjedi tha se ishte “i shkatërruar”.

“Kam një dhembje të thellë. Jam shkatërruar “, tha Graciano Villanueva Perez, 73 vjec, i cili humbi gjashtë të afërm – bashkëshorten, motrën, vajzën, dhëndrin dhe dy nipërit e mbesat, të cilët po ndiqnin pagëzimin.

“Nuk di ç’të them,” shtoi ai.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Autostrada më e bukur në botë

Posted: 20 Sep 2017 11:29 PM PDT

Autostrada më e bukur në botë është hapur këtë muaj në Hunan, Kinë.

Një rrugë me katër korsi me një gjatësi prej 84 km që lidh Jongshun-Jihu me shumë atraksione turistike në atë zonë përfshirë edhe malin Tjenmanmen Range.

Autostrada, që ngrihet mbi shtylla betoni në një lartësi prej 30 metra në formë labirinti, jep një pamje spektakolare që duket veçanërisht bukur nga ajri ku shihet gjithë madhësia e kompeksiteti i saj.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Trump për Iranin: “E kam vendosur,” por nuk zbulon asgjë

Posted: 20 Sep 2017 11:15 PM PDT

Fati i marrëveshjes bërthamore me Iranin ka kaluar jo pa tensione në Asamblesë e Përgjithshme të OKB-së.

“E kam vendosur,” deklaroi Donald Trump gjatë takimit bilateral me presidentin Palestinez, Abu Mazen, por pa zbuluar synimet e tij. Njësoj siç bëri me marrëveshjen e Parisit mbi klimën, duke e mbajtur botën të pezull për ditë të tëra.

Nga ana tjetër, Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, tha se shpreson se Irani do të pajtohet për t'i negociuar ndryshimet që i kërkon SHBA-ja në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, pavarësisht kundërshtimeve nga presidenti i Iranit për bisedime të reja.

Në një konferencë për media, pas takimit në Kombet e Bashkuara me palë të tjera të marrëveshjes , Tillerson për herë të dytë veçoi klauzolat e marrëveshjes, të cilat u japin fund kufizimeve të aktiviteteve bërthamore të Iranit – të tilla si pasurimi i uraniumit – në vitin 2025. Këto kufizime janë vënë në këmbim të lehtësimit të sanksioneve kundër Iranit.

Tillerson tha se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do që këto klauzola të rienegociohen.

Por, presidenti i Iranit, Hassan Rohani, kujtoi vështirësitë në arritjen e marrëveshjes komplekse, e cila, përveç SHBA-së dhe Republikës Islamike, ka përfshirë Francën, Gjermaninë, Rusinë, Kinën dhe Britaninë.

"Është një marrëveshje që ka marrë mbi dy vjet negociata mbi çdo fjalë dhe fjali", tha Rohani për gazetarët në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

"Kemi arritur të pajtohemi për data dhe afate të pranueshme reciprokisht. Prandaj, kjo marrëveshje nuk është diçka që mund ta prekni. Nëse nxirrni një tullë të vetme, e gjithë ndërtesa do të shembet", tha Rohani.

Shefja për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, po ashtu tha se kundërshton rihapjen e negociatave për marrëveshjen. Ajo tha se marrëveshja "po funksionon" dhe se BE-ja "do të sigurojë që ajo të vazhdojë".

Rohani tha se kërcënimet e vazhdueshme të administratës Trump për të braktisur marrëveshjen, tregojnë se asaj nuk mund t'i besohet.

Mogherini mbron marrëveshjen, Macron hap hapin përpara në BE – Për të mbrojtur me vendosmëri qëllimin ishte Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë për politikën e jashtme të BE.

“Nuk ka asnjë arsye për të çmontuar një marrëveshje që punon dhe jep rezultate.Të gjitha palët bien dakord se deri më tani është respektuar. Ne kemi një krizë të mundshme bërthamore. Ne nuk duhet të shkojmë në një tjetër,” tha ajo duke iu referuar krizës së Koresë së Veriut.

Por ndryshe mendon presidenti francez Emmanuel Macron, i cili pretendon se do të ishte gabim një marrëveshje, pasi  beson se kjo nuk është e mjaftueshme.

Ka nga ata evidentojnë faktin se në qoftë se Trump  anulon “paktin bërthamor iranian” do të jetë më e vështirë për të bindur Kim Jong-un që të besojë në një marrëveshje për çarmatimin bërthamor.

Marrëveshja bërthamore është negociuar fillimisht nga ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rouhani: Fjalimi i Trump-it në OKB “injorant”, retorikë që nxit urrejtje

Posted: 20 Sep 2017 01:49 PM PDT

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka komentuar fjalimin e presidentit amerikan, Donald Trump, në Kombet e Bashkuara, duke a quajtur atë "injorant, absurd dhe retorikë që nxit urrejtje".

Ai ka komentuar edhe zhvillimet tjera në botë, ku ka thënë se kriza në Siri, Jemen dhe Bahrain nuk mund të zgjidhet me ushtri, por vetëm duke i dhënë fund armiqësive dhe duke pranuar dëshirën dhe vullnetin e popullit.

Rouhan po ashtu tha se kapacitetet mbrojtëse të Iranit, përfshi raketat janë vetëm për mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Polici xheloz detyron të dashurën të vishet me gëzof

Posted: 20 Sep 2017 01:38 PM PDT

Një polic xheloz ka kërkuar që e dashura e tij, e cila punonte në dyqan për veshje të brendshme të vishte një gëzof në vend të uniformës.

Pas kësaj ai e kontrollonte vazhdimisht duke e telefonuar dhe duke i cuar mesazhe, gjë të cilën vajza nuk e duronte dhe e denoncoi.

Historia e tyre përfundoi në 2014, por cështja u hetua për një kohë të gjatë. Pasditen e sotme (20 shtator) James Addison u deklarua fajtor pasi ka shkaktuar alarm dhe duhet të kryejë punë në komunitet e të mos ngacmojë më vajzën.

Ai kërkonte vazhdimisht që e dashura e tij 20-vjecare të vishte rroba që mbulonin pjesën më të madhe të trupit të saj.

Nga dënimi i dhënë, Addison i detyrohet vajzës 750 euro dhe do mbikëqyret për 12 muaj për të mos e kontaktuar për dy vite.

a.m/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pence dënon me forcë dhunën në Mianmar

Posted: 20 Sep 2017 01:37 PM PDT

Nënpresidenti Mike Pence dënoi të mërkurën krizën në Mianmar. Zoti Pence u shpreh me termat më të forta që kanë folur deri tani zyrtarët amerikanë, duke dënuar "eksodin historik" të popullatës rohinga nga Birmania për në Bangladesh pas një vale dhune.

Në një takim për paqen në Kombet e Bashkuara, zoti Panece tha se bota po sheh "një tragjedi të madhe që shpaloset" në këtë vend të Azisë Juglindore, të njohur edhe si Birmania.

"Kohët e fundit forcat birmaneze të sigurisë iu përgjigjën sulmeve të disa grupeve të armatosura me një egërsi të tmerrshme, duke djegur fshatra, duke dëbuar rohingat nga shtëpitë e tyre," tha zoti Pence. "Pamjet e dhunës dhe viktimave të saj kanë tronditur amerikanët dhe popujt në mbarë botën," tha zoti Pence.

Gjatë muajit të fundit mbi 400 mijë myslimanë të grupit etnik rohinga janë larguar nga Mianmari, ku kanë qenë viktima të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe diskriminimit. Zoti Pence vuri në dukje se dhjetëra mijëra prej atyre që largohen më këmbë janë fëmijë.

"Ndërkohë që përshëndesim komentet e Aung San Suu Kyi se refugjatët që kthehen nuk kanë përse të kenë frikë, Shtetet e Bashkuara përsërisin thirret e tyre për ndaljen e menjëhershme të dhunës dhe mbështetjen e përpjekjeve diplomatike për të gjetur një zgjidhje afat-gjatë," tha Nënpresidenti Pence./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more