Skip to main content

Ora News: “Ariana Grande heq nga puna balerinën, ja arsyeja” plus 9 more

Ora News: “Ariana Grande heq nga puna balerinën, ja arsyeja” plus 9 more


Ariana Grande heq nga puna balerinën, ja arsyeja

Posted: 22 Sep 2017 12:14 AM PDT

Këngëtarja e famshme Ariana Grande ka shkarkuar nda detyra një balerinë të turneut të saj "Dangerous Woman Tour".  Balerina e quajtur Lady Culture u hoq nga puna  për shkak të komenteve raciste  në rrjete sociale. 

Ndjekësit e Ariana Grande e kanë përgëzuar këngëtaren për këtë veprim që ka bërë.  Balerina  u pa duke përdorur një gjuhë të papërshtatshme në  historinë e saj në Instagram kundër një  një artisti Reggaeton.  Këngëtarja nuk e mendoi dy herë këtë gjë dhe madje e hoqi dhe nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Ariana e ka bërë këtë veprim për të evituar të përfshihet në polemika.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bombë hidrogjeni në Paqësor. Kim: Trump i çmendur, do ta paguash i dashur!

Posted: 22 Sep 2017 12:00 AM PDT

Koreja e Veriut mund të kryejë një test me një bombë hidrogjeni në Paqësor. Këtë la të nënkuptohej Ministri i Jashtëm i Penianit, Ri Yong-ho, teksa komentoi deklaratat e udhëheqësit Kim Jong-un, që sipas tij po konsideronte “veprime të nivelit të lartë” në përgjigje të Presidentit të SHBA Donald Trump dhe të kërcënimit të tij për “shkatërrimit total” të vendit.

“Ky mund të jetë shpërthimi më i fuqishëm i bombës me hidrogjen në Paqësor”, tha Ri në Nju Jork, i cili po ndjek punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, duke shtuar, “nuk do ta ketë idenë se çfarë veprimesh mund të merren pas urdhrit që do të jepet nga udhëheqësi Kim Jong-un.”

Që nga viti 2006, Peniani ka kryer në total gjashtë teste bërthamore. Më e fuqishmja ishte ajoe  lëshuar së fundmi, me 3 shtator të këtij viti, që  është marrë si detonim i një atomi hidrogjeni.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, duke replikuar në distancë me Presidentin amerikan, e quajti Donald Trump “të çmendur”, duke e paralajmëruar: "Do të paguash "i dashur" për kërcënimet e tua kundër Penianit".

Kim gjithashtu e akuzoi Trump se nuk ishte i përshtatshëm për të mbuluar rolin e “komandantit të përgjithshëm të një vendi” dhe e përshkroi presidentin e SHBA si “mashtrues dhe bandit, të etur për të luajtur me zjarrin”.

Deklaratat e Kim erdhën si kundëpërgjigje ndaj fjalimit të ashpër të Trump për Korenë e Veriut në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Fjalimi i Presidentit amerikan e bindi Kim Jong-un, njofton Agjencia Kombëtare e Koresë së Veriut, “se rruga që kam ndërmarrë është e saktë dhe unë do ta ndjek atë deri në fund”.

Diktatori aziatik shtoi se ai “po mendonte intensivisht për përgjigjen që i duhej dhënë”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Peshkopi, 42 vjeçari çohet në spital i vrarë

Posted: 21 Sep 2017 11:57 PM PDT

Një 42 vjeçar është vrarë me armë zjarri në Peshkopi.

Viktima është identifikuar si Alban Kaloshi mbërriti në spital i vdekur rreth orës 03:30. 

“Dy persona ende të pa identifikuar nga Policia kanë çuar në urgjencën e spitalit pa shenja jete shtetasin  A.K,  dhe janë larguar pa u identifikuar në urgjencën e spitalit” informon policia e Dibrës

Nga kqyrja paraprake e bërë nga eksperti mjeko ligjor rezulton që viktima të jetë goditur me një plumb në kraharor.

Janë ende të pa qarta rrethanat e ngjarjes nëse  kemi të bejmë me vrasje apo ngjarje aksidentale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Janë shoqëruar disa persona që kanë qenë të shoqëruar me viktimën  në orë te ndryshme të mbrëmjes së djeshme.

Po bëhet kqyrja e telefonit të viktimës .

Si dhe po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave që kanë çuar në spital viktimën.

/Oranews.tv/ 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Motrat Hadid sundojnë pasarelat

Posted: 21 Sep 2017 11:47 PM PDT

Janë modelet më të sukseshme të momentit dhe po pushtojnë pasarelat në Javët e Modës në të gjithë botë.

Dhe javë motrat Hadid, duke sfiluar për koleksionin e ri të veshjeve pranverë/vjeshtë 2018  të Alberta Ferretti, sunduan pasarelën në Milano.

Bella and Gigi morën vëmendjen e të gjithëve me hijeshinë e tyre. Por përveçse motra dy yjet e pasarelave janë edhe rivale në botën e modelingut.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Një fëmijë ndau çiftin e famshëm Albi Nako dhe Klaudia Pepa

Posted: 21 Sep 2017 11:38 PM PDT

 Ndarja e çiftit të famshëm të showbizit, Albi Nako dhe Klaudia Pepa kaloi jo pa zhurmë në media.

Publiku që i adhuronte nuk nguroi të paragjykonte, madje edhe të akuzonte balerinën shqiptare si shkaktare të ndarjes.

Por koregrafi Albi Nako ka vendosur të thyejë heshtjen për këtë çështje. I ftuar  tek "Rudina", ai ka rrëfyer edhe për arsyet si për të dashur ti vërë kapak kësaj historie.

 "Kjo është një temë për të cilën unë nuk isha i përgatitur, të them të drejtën, megjithatë, për mua nuk ka rëndësi çfarë humbasim, por ka më shumë rëndësi që personave në jetën tonë t'u lëmë mirënjohjen dhe kujtimet e mira.Shumë njerëz e akuzuan Klaudian, pa dyshim, si karrieriste, por unë as kisha ndër mend t'u përgjigjesha. E vërteta është që, pas Amicci-t, Klaudia më kërkoi të bënim një fëmijë. Isha unë ai që e ndalova këtë. Ndoshta u tregova unë egoist. E vërteta më e madhe është e vërteta që nuk thuhet. Atë e dimë unë dhe ajo".

Megjithatë Albi thotë se me Klaudian kanë mbetur miq të mirë.

"Ne jemi munduar ta kalojmë, por e thashë qe mes nesh mirënjohja dhe kujtimi janë ato që i lëmë njeri-tjetrit… Pse kur dy njerëz, kur nuk janë më, duhet të kthehet në urrejtje? Pse duhet të ndodhë kështu? Gjithë ato vite bashkëjetesë… Nuk jemi më bashkë, por unë dua të them një gjë: Klaudia ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në zemrën time."

Të njëjtën gjë konfirmoi edhe balerina e njohur shqiptare përmes një videomesazhi, ku e cilësoi koreografin si "shoku dhe vëllai im i madh".

"Albi, ti do të mbetesh gjithmonë shoku dhe vëllai im i madh"…

Një situatë e tillë ka përlotur Albin, i cili i pyetur mbi mundësinë e një rikthimi bashkë të çiftit u shpreh:  "Kurrë nuk i dihet!"

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Një ëngjëll si Alessandra Ambrosio

Posted: 21 Sep 2017 11:25 PM PDT

Ajo është një nga modelet më të kërkuara dhe gjithmonë impresionin me pamjen e saj.

Alessandra Ambrosio i ka mahnitur të gjithë në Javën e Modës në Milano.

Ylli i Victoria Secret kishte veshur një fustan të bardhë me temina të çarë deri në bel dhe që i ekspozonte gjoksin.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

I zuri pritë me armë gjahu 60-vjeçarit për ta vrarë, arrestohet

Posted: 21 Sep 2017 11:24 PM PDT

Një 51 vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ka tentuar të vrasë me armë gjahu një shtetas. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Taragjin, ndërsa në pranga ka rënë Luan Taragjini, banues në fshatin Grabovë.

Sipas policisë "më datë 21.09.2017 në orët e para të mëngjesit, në fshatin Taragjin, Njësia Administartive Lenie Gramsh, dyshohet të ketë tentuar të vrasë me armë gjahu shtetasin L.T., 60 vjeç banues në fshatin Grabovë Gramsh".

Shtetasi L.T është dërguar menjëherë në spitalin e Gramshit, ka marrë dëmtime në krahun e djathtë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të banesës, grupi hetimor, i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 copë fishekë armë gjahu.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi L.T, në orët e para të mëngjesit të datës 21.09.2017 kishte dalë nga shtëpia dhe ishte nisur për të shkuar në Korçë.

Pasi ka ecur 10 min në këmbë, në fshatin Taragjin dyshohet të jetë qëlluar me armë gjahu nga shtetasi i arrestuar nga ana e policisë si autor i dyshuar i kësaj ngjarje.

Policia vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kur historitë serbe ngjajnë me ato shqiptare

Posted: 21 Sep 2017 11:12 PM PDT

"Gjatë pritjes të organizuar të martën nga Presidenti Trump dhe bashkëshortja Melani, pata mundësinë t'i shtrëngoja dorën. Trump ma tundi dorën katër herë.

Kur e ftova që të vinte i shpjegova me detaje pse është e rëndësishme të vijë në vendin tonë. I fola për sjelljen e gjithë qytetarëve të vendit tim ndaj tij dhe politikës që ndjek SHBA dhe sesi do ta presin përzemërsisht, sepse është i rëndësishëm për ne. E ftova të vijë ta vërtetojë vetë sesa shumë qytetarë të vendit tim e dëshirojnë miqësinë e tij".

Ai më dëgjoi me vëmendje dhe në fund më tha: Pranoj, do të vij; të premtoj. Besoj se Trump do ta vizitojë vendin tonë brenda vitit 2018.

Pastaj bisedova me njerëzit që e shoqëronin, të gëzuar për miqësinë që po fillonim nisur edhe nga fakti se me gruan e tij kishim prejardhjen nga i njëjti rajon.

Ishte një takim shumë i shkurtër ai me presidentin Tramp por ia thashë të gjitha çfarë doja t'i thosha"

Sa më sipër nuk është deklaratë e Edi Ramës i cili pati zgjuarsinë që mos të flasë pas fotografisë ceremoniale me Trump.

Është deklarata e Presidentit Vuçiç për gazetën "Kurir". Çka tregon se Ballkani është i njëjti fshat i vogël me njerëz të ngjashëm plot provincë në mentalitet dhe artikulim.

Vuçiç, Rama, Basha apo Thaçi rendin të promovojnë një foto rutinë protokolli si eveniment i ditës, por që në fakt është i njëjti pozicion që mbanin dikur kryetarët e tribuve të nënshtruar nga Roma përpara Cezarëve, e që ka vazhduar për mijëra vjet.

Sa të ngjashëm jemi në demagogjinë dhe mendësinë populiste në propogandimin e një fotoje e cila kudo në botë, vlen vetëm si kujtim personal!

Sa të papeshë jemi në sytë e një perandori të cilit po i zien koka nga një përplasje e mundshme termobërthamore!

Ndërkohë në Tiranë, pasi kemi dëgjuar tre ditë rresht opozitarët shqiptarë të pyesin, se çfarë bën Rama në Nju Jork, pse nuk ka foto të tij, pasi botohen fotot, nisin e tallen a thua se nuk ishin po ata që varavingosën katër muaj Mehdiun rrugëve të Amerikës për të mundësuar një foto të Bashës me Tramp, foto që do ju jepte zemër të rrinin më gjatë në çadër. Të cilët nesër kur të vijnë në pushtet do publikojnë të njëjtën foto protokollare të kryeministrit të tyre si një eveniment botëror.

Në nja nga pasazhet e tij në "Kronikën e Travnikut, Ivo Andriç përshkruan tre travnikas që duke nxjerrë raki në një kolibe buzë lumit i tregonin njeri-tjetrit sesi kur kishin qenë në Stamboll kishin këshilluar sulltanin për shumë gjëra; sesi pashës së Travnkut ja kishin ndalur dorën disa herë, sesi bota gjithmonë e më tepër iu detyrohej; dhe ndodhitë që tregonin i vinin gjithmonë e më shumë në qendër të universit sa më shumë shtoheshin dopiot që pinin nga kazani në zjarr. 200 vjet më pas, asgjë nuk ka ndryshuar në këto hapësira. /dritare.net/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Dita pa makina”, ja rrugët ku do ndalohet qarkullimi

Posted: 21 Sep 2017 11:09 PM PDT

Sheshi "Skënderbej", Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" pranë Pallatit të Kongreseve, sheshi "Nënë Tereza", Pazari i ri, tri rrugë në zonën  e ish-bllokut, dhe hapësira pranë Ministrisë së Arsimit do të jenë sot pedonale dhe nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve nga mëngjesi deri në mesnatë.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me institucionet e tjera do të organizojë ditën pa makina, dhe drejtorja e përgjithshme e promovimit të qytetit Julinda Dhame tha se të paktën në një ditë, pjesa më e madhe e Tiranës do ti përkasë këmbësorëve.

Julinda Dhame: Ne do kemi tre sheshe të bllokuara, që do të thotë do kemi tre sheshe me evente. Sheshi i parë është tek Rruga e Kavajës, prapa ministrisë së Arsimit. Aty do të bëhët një panair për librat ekologjik me organizata dhe shoqata pro mjedisit. Kemi sheshin "Nënë Tereza" ku do jetë një panair për mënyra të tjera alternative të transportit dhe bicikleta patjetër. Do të promovojmë rrugët që po bën bashkia për bicikletat, dy rrugët e bllokut, të cilat do të kthehen në pedonale atë ditë.

Do të ketë një sëri aktiviteshe të organizuara nga bashkia e kryqytetit.

Julinda Dhame: Dua të lajmëroj të gjithë qytetarët e Tiranës  që të jenë të përgatitur për këtë ditë pasi dita pa makina nuk është një event i bashkisë, por është ndërgjegjësim që bën bashkia për qytetarët e vet.  Të kenë mundësi në mbrojtje të shëndetit, të ecin me bicikletë të ecin më këmbë dhe ti përdorin sa më pak makina.

Pjesë e aktiviteteve të ditës pa makina dhe javës janë pedalimet nga nxënësit e shkollave dhe aktivitete ndërgjegjësuese me mesazhe në mbrojtje të mjedisit.

Rrugët ku do ndalohet qarkullimi i automjeteve ditën e premte do jenë:

  1. "Dëshmorët e Kombit", segmenti përpara Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës;
  2. Rruga "Kont Urani" (te klubi "Heminguej"), do të bllokohet hyrja nga rruga e "Durrësit" deri në kryqëzim me rrugën "Mihal Duri";
  3. Rruga "Brigada VIII" deri ne kryqëzim me rrugën "Vaso Pasha";
  4. Rruga "Pjetër Bogdani" nga kryqëzimi me rrugën "Vaso Pasha" deri në kryqëzim me rrugën "Ibrahim Rugova".

Ku do te zhvillohen aktivitetet

Aktivitetet do të zhvillohen në 3 zona kryesore: Përgjatë rrugës ''Kont Urani'', segmenti nga rruga ''Durrësit'' deri tek rruga ''Mihal Duri'', do të zhvillohet një minipanair libri me botime mjedisore dhe jo vetëm. Ndërkohë që rruga ''Luigj Gurakuqi'' deri tek sheshi ''Avni Rustemi'', do të shërbejë për promovimin e mjeteve ekologjike të transportit. Gjithashtu edhe disa rrugë në zonën e ish-Bllokut do të kthehen në hapësira shërbimi për njerëzit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

SHBA, sanksione të reja ekonomike kundër Koresë së Veriut

Posted: 21 Sep 2017 10:52 PM PDT

Presidenti amerikan Donald Trump të enjten vendosi sanksione të reja ekonomike kundër Koresë së Veriut për kërcënimin e saj bërthamor, duke vënë në shënjestër individët dhe bizneset që financojnë tregtinë me regjimin e izoluar komunist të Phenianit dhe atyre që financojnë zhvillimin e armëve.

Presidenti amerikan e ka quajtur programin bërthamor dhe atë të raketave balistike të Koresë së Veriut si “një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë në botën tonë dhe është e papranueshme që të tjerët të mbështesin financiarisht këtë regjim mashtrues kriminal. Regjimi brutal i Koresë së Veriut nuk respekton qytetarët e vet dhe as sovranitetin e vendeve të tjera.”

Në të njëjtën kohë, Presidenti Trump tha se banka qendrore e Kinës ka urdhëruar ndalimin e tregtisë me Korenë e Veriut, megjithëse nuk ka konfirmim të menjëhershëm nga Pekini, i cili për shumë kohë ka qenë partneri kryesor tregtar i Phenianit.

Presidenti Trump, i cili prej kohësh ka kërkuar ndihmën e Kinës për kufizimin e programeve të prodhimit të armëve të Koresë së Veriut, përshëndeti lëvizjen e Pekinit.

Presidenti Trump tha se sanksionet e reja amerikane autorizojnë Departamentin amerikan të Thesarit që “të vërë në shënjestër çdo individ ose entitet që bën tregti të konsiderueshme në mallra, shërbime apo teknologji me Korenë e Veriut”.

Presidenti Trump e bëri njoftimin mbi sanksionet e reja së bashku me Presidentin e Koresë së Jugut Mon Jae-in dhe kryeministrin japonez Shinzo Abe, të cilët përshëndetën veprimin amerikan, ndërsa po takoheshin gjatë punimeve të takimit vjetor të Asameblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more