Skip to main content

Mesazhi.com: “Njihuni me shkencëtaren muslimane nga Shkodra që po mahnit Italinë” plus 9 more

Mesazhi.com: “Njihuni me shkencëtaren muslimane nga Shkodra që po mahnit Italinë” plus 9 more


Njihuni me shkencëtaren muslimane nga Shkodra që po mahnit Italinë

Posted: 16 Sep 2017 05:08 PM PDT

Historia e jashtëzakonshme e mjekes që thëniet e Profetit Muhamed i konkretizon në zbulime shkencore.

Një shkencëtare myslimane nga Shkodra është duke mahnitur Italinë. Egesta Lopçi, është studiuese e avancuar e mjekësisë bërthamore.

Së fundmi ajo është nderuar me një tjetër çmim ndërkombëtar për kërkimet shkencore të luftimit të kancerit.
Dr. Lopçi që prej 20 vitesh jeton, studion e punon në Itali.

Disa nga angazhimet shkencore janë puna si mjeke në spitalin "Humanitas" në Milano, relatore për masterin e hematologjisë pediatrike në "La Sapienza" në Romë, anëtare e Komisionit Pediatrik dhe Etik në Shoqatën Evropiane të Mjekesisë.

Karriera Egesta i përket një familjeje qytetare shkodrane të besimit islam, gjë që nuk e ka penguar atë të studiojë në Itali, madje dhe të zgjedhë të mbajë veshjen dalluese të këtij besimi, siç është shamia.

Ajo ka përfunduar shkollën e mesme në gjimnazin "28 Nëntori' në Shkodër dhe, pasi bëri kërkesën, fitoi të drejtën për të studiuar për "Mjekësi" në Universitetin e Bolonjës në Itali.

Ku ciklin e parë të studimeve e përfundon në vitin 2006 me vlerësim maksimal.

Niveli i përgatitjes së saj dhe rezultatet e larta në universitet bëjnë që ajo të ndjekë specializimin në mjekësinë bërthamore, të cilën e përfundoi brenda pesë vitesh.

Po në të njëjtin universitet, merr doktoraturën mbi patologjinë tumorale të mushkërive.

Kërkimet e saja fokusohen në përdorimin e PET-it si metodë hetimi e patologjive tumorale nëpërmjet injeksionit të shënjuesve molekularë radioaktivë, i cili vëzhgon tumorin nga jashtë për të identifikuar karakteristikat e përhapjes së tij.

Gjithashtu, ajo kooperon me grupin italian të studimit të linfomës së Hodgkin tek fëmijët dhe është referente e mjekësisë bërthamore për këtë grup.

Së bashku me disa kolegë të tjerë italianë ndoqi një studim për tumorin dhe neuroblastomën po tek fëmijët.

Është autore dhe bashkautore e disa artikujve dhe librave shkencorë, ku i fundit është libri universitar Compendio di Diagnostica Medico Nucleare, në lidhje me diagnostikimin e sëmundjeve tumorale.

Ajo ka marrë çmim nga Shoqata Evropiane e Mjekësisë Bërthamore, (EAMN).

Egesta shprehet me modesti për arritjet e saj të deritanishme, ndërsa shton se një motivim të madh ka marrë dhe përmes besimit të saj islam
Intervista

Dr. Lopçi ku përqendrohet aktiviteti yt kërkimor në Itali?

Ka qenë dëshirë e imja t'i kushtohem kërkimeve në fushën e mjekësisë pasi kështu i shërbej më së miri njerëzve, i ndihmoj drejtpërdrejtë ata.

Aktualisht mjekësia moderne përqendron këtë kërkim në identifikimin e atyre karakteristikave molekulare dhe gjenetike të tumorit për secilin individ, në mënyrë që të krijohet ilaçi specifik i trajtimit të tumorit dhe pacientit specifik.

Ndryshe quhen terapi target ose shënjestër, pasi godasin në mënyrë specifike targetin e tyre molekular ose gjenetik.

Si e kanë pritur në Universitet apo dhe në ambientet shkencore emrin shqiptar dhe veshjen tuaj të veçantë?
Unë i përkas besimit islam.

Këtë nuk e kam fshehur asnjëherë, ndonëse kam studiuar në Itali. Nuk jam paragjykuar asnjëherë, pasi atje ku jam unë është ambient i civilizuar që respekton vlerat, punën e aftësitë, pavarësisht nga vjen, e cilit besim i takon.

Profeti ynë ka thënë se Allahu i Madhëruar ka krijuar sëmundjet edhe ka krijuar edhe shërimin.

Kështu që detyra jonë është të kërkojmë pikërisht kurat specifike. Atë që Allahu i Madhëruar të ka destinuar, askush nuk mund ta largojë?.

Më pëlqen të mendoj që shembulli im është një dëshmi e këtij fakti, sepse kur ke besim të plotë te Zoti dhe vendosmëri në rrugën e drejtë, asgjë nuk të ndalon apo frikëson.

Një mysliman nuk duhet kurrë të tronditet në takimin me jomyslimanët për vlerat, besimin dhe zgjedhjet që ka bërë në jetë.

Nëse dikush bën një koment për mbulesën islame, sepse të shikon me habi rrugës, kjo nuk duhet të jetë arsye të lëkundemi nga pozita.

Ne si myslimanë duhet të sforcohemi vazhdimisht të rrisim besimin, vlerat dhe praktikën, në mënyrë që të jemi për të tjerët një shembull në të mirë, si në aspektin human, ashtu dhe në atë profesional.

Fatkeqësisht shumë vëllezër dhe motra janë të diskriminuar ose të përjashtuar për shkak të besimit, kështu që unë do t'i këshilloja të mos dorëzohen, të kenë besim, sepse Zoti është më i miri i mbështetësve.

Në Itali kam familjen, këtu jam formuar dhe stabilizuar profesionalisht.
Falenderimi për atë që kam arritur deri tani i përket Allahut të madhëruar, pasi çdo gjë arrihet nëse do Zoti dhe unë jam plotësisht myslimane.

Pastaj falenderimi i përket familjes time, prindërit, që kanë sakrifikuar për të ardhmen time dhe kanë qenë për mua si një shkëmb në mes të furtunës. Falenderoj dhe të gjithë personat e tjerë që më kanë njohur dhe më kanë mbështetur e përkrahur dhe kanë pasur besim tek unë", thotë Egesta Lopçi.

Kjo ishte historia e rrallë e shkencëtares myslimane nga Shkodra që me zbulimet e saj po mahnit gjithë botën, dhe jo vetëm Italin./Kosova Post/

The post Njihuni me shkencëtaren muslimane nga Shkodra që po mahnit Italinë appeared first on Mesazhi.com.

Studim: Virusi Zika shëron kancerin e trurit

Posted: 16 Sep 2017 02:35 PM PDT

Një virus i rrezikshëm që shkakton dëme në trurin e foshnjave mund të përdoret në mënyrë të pabesueshme për trajtimin e kancerit të trurit tek të rriturit.

Deri tani, Zika është parë vetëm si një kërcënim global shëndetsor, jo si një ilaç. Por studimet e fundit tregojnë se virusi mund të infektojë efektivisht dhe të vrasë qelizat kancerogjene që janë kuruar në trurin e të rriturve, raporton BBC.

Prova është bërë tek minjtë nga shkencëtarët amerikanë dhe injeksioni Zika tkurri plotësisht tumoret agresive tek ata, për më tepër qeliat e tjera të trurit mbetën të padëmtuara.

Eksperimenti tek njerëzit është akoma shumë larg, por ekspertët besojnë se virusi Zika mund të injektohet në të njëjtën kohë si operacioni për të hequr tumoret që rrezikojnë jetën, raporton Journal of Experimental Medicine.

Trajtimi 'Zika' po punon gjithashtu me mostrat e qelizave njerëzore në laborator.

Ka shumë lloje të ndryshme të kancerit në tru. Glioblastomas janë më e zakonshmet tek të rriturit dhe një nga më të rejat për t'u trajtuar.

Ata janë në rritje të vazhdueshme dhe përhapen në tru, duke bërë të vështirë për të kuptuar se ku përfundon tumori dhe ku fillon indi i shëndetshëm. Radioterapia, kimioterapia dhe kirurgjia mund të mos jenë të mjaftueshme për të hequr këto kancere invazive.

Por hulumtimi i fundit në minj të gjallë dhe mostra të dhuruara të indeve të trurit të njeriut tregon se terapia Zika mund të vrasë qelizat që kanë tendencë të rezistojnë ndaj trajtimeve aktuale.

Truri i foshnjave ka shumë qeliza të burimore, kjo ndoshta shpjegon se përse Zika mund të jetë kaq e dëmshme për to, thonë studiuesit.

Ndërsa truri tek të rriturit, ka shumë pak qeliza burimore. Kjo do të thotë se trajtimi Zika shkatërron vetëm qelizat burimore të trurit që shkaktojnë kancer pa shkaktuar shumë dëme kolaterale./Mesazhi/

The post Studim: Virusi Zika shëron kancerin e trurit appeared first on Mesazhi.com.

Çfarë nuk duhet të hani në stomakun bosh

Posted: 16 Sep 2017 02:00 PM PDT

Stomaku reagon në mënyra të ndryshme ndaj ushqimeve të caktuara kur ai është bosh. Disa ushqime të shëndetshme nuk mund të hahen në këtë rast.

Ato mund të shkaktojnë diarre, dhimbje stomaku dhe shqetësime të tjera.
Mësoni se cilat ushqime duhet dhe nuk duhet të hani me stomakun bosh:

1. Hani vezë
Studimet tregojnë se ngrënia e vezës në mëngjes redukton kaloritë. Mund t'i hani të skuqura ose të ziera.

2. Shmangni domatet
Ngrënia e domateve me stomakun bosh rrit aciditetin e tij dhe shkakton ulçerën.

3.Hani tërshërë
Tërshëra është përbërësi perfekt për mëngjes, i cili mbron murin e stomakut nga aciditeti.

4. Shmangni kafen
Pirja e kafesë apo çjajit me stomakun bosh mund të shkaktojë përzierje. Gjithashtu, ajo mund të nxisë aciditetin e lartë të stomakut.

5. Hani shalqi
Shalqiri përmban shumë ujë dhe është një hidratues perfekt. Ai përmban likopene që janë të mira për zemrën, lëkurën dhe gjakun.

6. Shmangni qitron (fruta të ngjashëm me të)
Portokalli, limoni dhe qitro mund të shkaktojnë shumë probleme te njerëzit me inflamacion të ulët në ezofag.

7. Hani boronicat
Boronicat janë të mrekullueshme për mëngjes. Ata nxisin funksionimin e metabolizmit, rregullojnë presionin e gjakut dhe përmirsojnë kujtesën.

8. Shmangni pijet me sheqer
Pijet me sheqer, përfshirë lëngjet nxisin dëshirën për të ngrënë.

9. Hani arra
Arrat ulin rriskun e shfaqjes së ulçerës sepse normalizojnë nivelin e pH në stomak.

10. Shmangni kosin
Kosi përmban shumë acid dhe i bën shumë keq stomakut nëse e përdorni në mëngjes./Mesazhi/

The post Çfarë nuk duhet të hani në stomakun bosh appeared first on Mesazhi.com.

Policia identifikon të dyshuarin për vrasjen e 16 vjeçarit

Posted: 16 Sep 2017 01:40 PM PDT

Policia e Kosovës ka identifikuar personin që dyshohet se ka vrarë 16 vjeçarin në lagjen "Kodra e Trimave", sot në Prishtinë. Kështu bëjnë me dije burime të "Indeksonline".

Redaksia e "Indeksonline" nuk do e publikojë emrin e të dyshuarit për të mos ndërhyrë në rast.

Ndërkaq, detajet do të publikohen nesër.

Kujtojmë se i vrari është Aulon Zeka. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, ku trupi i djaloshit është gjetur në afërsi të shkollës "Model", në Prishtinë./Indeksonline/

The post Policia identifikon të dyshuarin për vrasjen e 16 vjeçarit appeared first on Mesazhi.com.

Finlanda heq nga shkolla matematikën, fizikën dhe gjeografinë

Posted: 16 Sep 2017 01:23 PM PDT

"Teaching by subjekt" ose "teaching by topic" Të mësosh sipas lëndës apo sipas argumenteve?" Kjo është dilema në Finlandë, e cila vendosi për opsionin e dytë.

Në këtë mënyrë Finlanda do të bëhet vendi i parë në botë që do të heqë nga kurrikulat shkollore disa lëndë. Sistemi finlandez i edukimit është konsideruar si një nga më të mirët në botë nga vlerësimet ndërkombëtare, megjithatë autoritetet arsimore kanë vendosur të revolucionalizojnë shkollat.

Finlandezët nuk duan më të kenë lëndë të fizikës, matematikës, kimisë, letërsisë, historisë, apo gjeografisë.

Kreu i Departamentit të Arsimit në Helsinki, Marjo Kyllonen ka shpjeguar ndryshimet. "Ka shumë shkolla që vijojnë mësimdhënien sipas metodës së vjetër, e cila sillte shumë efikasitet në vitet 1990, por tani nevojat kanë ndryshuar, na duhet diçka e arsyeshme për shekullin e 21", është shprehur ai.

Në vend të subjekteve individuale nxënësit do të mësojnë ngjarjet dhe fenomenet më të rëndësishme në një format ndërdisiplinor. Për shembull Lufta e Dytë Botërore do të shqyrtohet nga perspektiva e historisë, gjeografisë dhe matematikës. Duke ndjekur një lëndë nxënësit do të kenë mundësi të marrin dije në disa fusha.

Ky sistem do të aplikohet për nxënësit që janë 16-vjeç e lart. Ideja e përgjithshme është që nxënësit të zgjedhin për vete ato dije apo dukuri që duan të studiojnë bazuar te ambiciet dhe aftësitë që kanë. Tashmë rreth 70% e mësuesve në Helsinki kanë kryer trajnimin për sistemin e ri që ka sjellë edhe rritje page për ta, ndërsa ndryshimet e plota pritet të përfundojnë deri në vitin 2020.

The post Finlanda heq nga shkolla matematikën, fizikën dhe gjeografinë appeared first on Mesazhi.com.

Ja si mashtrojnë kompanitë e mëdha të ushqimit

Posted: 16 Sep 2017 01:19 PM PDT

Kompanitë shumëkombëshe të ushqimit dhe pijeve kanë mashtruar dhe keqorientuar blerësit në Evropën lindore prej vitesh, duke u shitur atyre versione inferiore të markave të njohura.

Në një sulm të ashpër ndaj korporatave gjigande, zyrtarja më e lartë e Komisionit Evropian për Drejtësinë dhe Konsumatorët, Vera Jourova deklaroi se ato kanë shkelur në mënyrë flagrante ligjin.

"Për të parën herë ne e themi qartë: kjo është një praktikë tregtare e pandershme. Në shumë raste unë jam e bindur se ligji është shkelur sepse ka një mashtrim të hapur", tha ajo.

Nga pijet e frutave dhe kotoletat, nga detergjentët e deri tek ushqimet e tjera, versionet lindore të markave që shiten nëpër Evropë në mënyrë të përsëritur kanë rezultuar të jenë inferiore në cilësi krahasuar me ato të shitura në Perëndim, nënvizoi Jurova, duke shtuar se kjo ndodh edhe kur janë të ambalazhuara njësoj.

Zyrtarja premtoi se do të detyrojë kompanitë shumëkombëshe të ndalojë atë që e konsideron një përpjekje për të keqorientuar konsumatorët në Evropën lindore dhe tha se ato kanë dhënë justifikime prej kohësh.

"Coca Cola" për shembull, pijet e së cilës në dyqanet sllovene kanë rezultuar se kanë më shumë sheqer se ato të shitura në Austri, ka deklaruar se ka adoptuar recetën sipas shijeve lokale.

"Spar", kosi i frutave i cili po në Slloveni ka rezultuar me 40 për qind më pak luleshtrydhe se në versionin austriak, ka deklaruar se prodhonte atë që sllovenët donin. Të tjera marka të njohura si "Lidl", "Pepsi", etj, janë përmendur në raporte të ndryshme.

Kompanitë insistojnë se atje ku ka patur dallime në produkte, ato kanë reaguar sipas kërkesës lokale dhe nuk kanë pasur qëllim të keqorientojnë konsumatorët.

The post Ja si mashtrojnë kompanitë e mëdha të ushqimit appeared first on Mesazhi.com.

A është normale rënia e flokëve?

Posted: 16 Sep 2017 01:00 PM PDT

A e keni ditur se ju humbi deri në 100 qime të flokëve çdo ditë? Kjo është normale, dhe te shumica e njerëzve, këto qime rigjenerohen.

Por shumë meshkuj – dhe disa femra – humbin flokët derisa plaken. Ju mund po ashtu të humbni flokët nëse keni ndonjë sëmundje të caktuar, si probleme me gjëndrën tiroide, diabet ose lupus.

Nëse merrni barna të caktuara ose bëni hemoterapi për kancer, ju po ashtu mund të humbi qimet. Shkaktarët tjerë janë stresi, ushqimi i paktë me proteina, histori familjare ose ushqyerja e dobët. Trajtimi i rënies së flokëve varet nga shkaktari.

Në disa raste trajtimi i shkaktarëve mund të korrigjojë problemin. Trajtimet tjera janë barnat dhe rivendosjen e flokëve.

 A është normale rënia e flokëve?

Çdokush humb flokë çdo ditë. Humbja e deri 100 qimeve në ditë është normale. Por nëse rënia e flokëve është traditë në familjen tuaj, ju mund të humbni shumë më shumë qime të flokëve.

Pas rënies së shtuar të flokëve ju mund të përfundoni me zona të zhveshura (tullace) nëse jeni mashkull. Nëse jeni femër, ju mund të kuptoni se flokët në maje të kokës tuaj janë lehtësisht më të holla. Rreth gjysma e njerëzve e kanë këtë lloj të rënies së flokëve rreth moshës 50 vjeçare.

Faktorë të tjerë, si sëmundje dhe barna, po ashtu mund të bëjnë që flokët tuaja të bien më shumë se normalisht.

Edhe pse humbja e flokëve është shumë e shpeshtë, kjo mund jetë një pengesë për jetën normale, veçanërisht kur koj ndryshon pamjen tuaj. Por ka disa mënyra përmes të cilave ju mund ta mjekoni rënien e flokëve./Mesazhi/

The post A është normale rënia e flokëve? appeared first on Mesazhi.com.

Kthehen haxhinjtë e parë nga Meka (Video)

Posted: 16 Sep 2017 12:52 PM PDT

Rreth orës pesë të mëngjesit kanë arritur në Kosovë haxhinjët e parë të cilët rreth një muaj më parë kishin shkuar në Mekën e shenjtë për të kryer ritualin e haxhit.

Në Aeroportin e Prishtinës ata u priten me shumë buzëqeshje nga familjarët e tyre.

Ata që tashmë ndihen të lumtur që kryen këtë obligim që për myslimanët është i shenjtë.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava tha se përveç disa sfidave gjatë rrugëtimit dhe qëndrimit në këtë vend, nuk ka pasur probleme të mëdha.

Megjithatë përmendi edhe vdekjen e dy haxhinjëve që humbën jetën gjatë këtij rituali.

Ndiqeni kroniken e plote:

The post Kthehen haxhinjtë e parë nga Meka (Video) appeared first on Mesazhi.com.

A janë mirësitë/fatkeqësitë kritere për të gjykuar njerëzit?

Posted: 16 Sep 2017 12:00 PM PDT

Përderisa kjo jetë është sprovë për njeriun, ai duhet të përballet me disa rrethana me të ndryshme, që kanë si qëllim të vërtetojnë vërtetësinë e deklaratës së tij, se ai beson Zotin dhe gjithashtu për ta pastruar atë nga karakteristikat imorale të padëshirueshme.

Detajet e përpikta të kësaj sprove janë pa dyshim të paracaktuara për çdo njeri. Kjo duhet të na sigurojë ne, se sprova në fjalë do të bëhet në mënyrën më të përshtatshme. Me fjalë të tjera, përderisa skema e kësaj sprove është hartuar nga më i Zgjuari, nuk mund të jetë asnjëherë e padrejtë.

Megjithatë, duke qenë i gllabëruar nga fatkeqësitë – një element thelbësor i kësaj sprove – njeriu është i prirur ta harrojë këtë realitet të padiskutueshëm, domethënë se sprova e jetës është e drejtë, pavarësisht sesa fatkeqësi na ndodhin.

Ai ka nevojë të dijë, se kjo sprovë presupozon disa fakte të pandryshueshme, që përshtaten për të kuptuar arsyen dhe pajtohen me drejtësinë absolute. Të harrosh këto fakte, do të thotë të humbasësh fuqinë dhe kurajën për të luftuar rrethanat negative.

Më poshtë vijojnë disa shënime, për të ndriçuar këto fakte, në mënyrë që të rifreskojmë dijen tonë në këtë anë dhe si rrjedhim të konsolidojmë besimin tonë, në mënyrë që të luftojmë në rrethanat e padëshirueshme.

Allahu nuk është armiku ynë

Gjëja kryesore që duhet të mbajmë në mendje është, se Allahu nuk ka armiqësi kundër nesh. Ai nuk krijon pengesa në rrugën tonë, Allahu më faltë, sepse Ai nuk mban mëri ndaj nesh dhe as nuk e përbuz ekzistencën tonë.

Ai e ka prezantuar Veten si mik i njerëzimit; dhe ashtu siç bëjnë të gjithë miqtë, Ai na paralajmëron për armikun tonë të përbetuar, shejtanin, që të mos i shkojmë pas për shkak të premtimeve të tij boshe.

Në mënyrë të ngjashme, është e qartë se Allahu nuk ndërmerr asgjë, pa ua zgjatur afatin robërve të Tij. Ai u jep kohë të gjithë mëkatarëve, që të pendohen për mëkatet e tyre. Nëse nuk do të ishte për këtë, ne do të dënoheshim sapo të bënim gabimin.

Allahu na e do të mirën. Megjithatë nuk duhet ta konsiderojmë si një mik, që ruan miqësinë pa kushte dhe vazhdon t'i mbështesë miqtë e tij edhe kur ata shkaktojnë dëme. Përkundrazi, Ai është një mik i sinqertë, që na ndihmon t'i ruajmë kufijtë moralë, Ai është gjithmonë aty dhe na udhëzon në rrugën e drejtë.

Përveç se na ka dërguar disa profetë dhe na ka dhënë librat e shenjtë, Ai ka krijuar një botë të mbushur me rehati dhe vështirësi, që të na ndihmojë të jemi të palëkundur në rrugën e Tij.

Ne duhet ta dimë gjithashtu, se Allahu nuk është ashtu si janë munduar ta përshkruajnë hebrenjtë Atë. Ata vuanin nga iluzionet, se përderisa ishin pasardhësit e profetëve të drejtë të Allahut, ata kishin të drejtë të kalonin pragun e parajsës, sado në mënyrë të pamoralshme të jetonin dhe nëse do të shkonin në ferr, do të rrinin vetëm për pak kohë.

I Plotfuqishmi e ka hedhur poshtë këtë keqkuptim dhe e ka emërtuar "El-Hād Fī El-sifāt" (të mohosh atributet thelbësore të Zotit), term ky që nënkupton, se ky është një krim i urryer, si t'i bësh shok atij.

Allah nuk na ngarkon më shumë sesa kemi mundësi

Fakti i dytë që duhet ta kemi gjithmonë parasysh është, se Allahu na ngarkon vetëm me ato përgjegjësi, të cilat mund t'i zgjidhim me lehtësi; ato nuk kanë asnjëherë aq forcë sa të na bëjnë të humbasim besimin. Zoti ka thënë në Kuran: "Ne nuk ngarkojmë asnjeri përtej mundësisë së tij". (7:152)

Sigurisht që nëse ky parim sublim nuk do të ishte vënë re, gjithë skema e sprovës do të bëhej një akt tiranie dhe shtypjeje. Duke pasur parasysh këtë premtim për sheriatin, mund të arrijmë në përfundimin, se Allahu do ta përdorë këtë parim dhe në lidhje me sprovat e tjera të jetës.

Atributet e tij e mohojnë nocionin, se Ai na mbingarkon, që të tronditë forcën tonë dhe të shkatërrojë shpresat tona. Prandaj qëllimi i fshehtë, që gjendet pas kësaj fatkeqësie në dukje, është sprovimi ynë; i Plotfuqishmi nuk ka asnjëherë si qëllim, të na hidhërojë nëpërmjet fatkeqësive.

Fatkeqësitë nuk kanë si qëllim të na largojnë nga besimi

Sprovat nuk kanë si qëllim të na largojnë nga besimi. Kurani i shenjtë ka hedhur dritë mbi këtë parim: ai u parashtrua para myslimanëve dhe hebrenjve, në kohën kur u dha urdhri në lidhje me Kiblën, se Allahu nuk donte që besimi i tyre të shkonte kot.

 "Allahu nuk është që t'ua humbë besimin tuaj. S'ka dyshim se Allahu është shumë i butë dhe mëshirues ndaj njerëzve". (2:143)

Mirësia është e fshehur nën velin e shqetësimeve

Fakti i katërt, për të cilin duhet të jemi shumë të qartë, është se vështirësitë sjellin gjithashtu në jetën tonë dhe shumë mundësi premtuese. Ndonjëherë ne i hasim këto mundësi së bashku me vështirësitë dhe herë të tjera i hasim pas përfundimit të një periudhe të vështirë sprove.

Allahu, në bazë të urtësisë dhe zgjuarsisë së Tij gjithëpërfshirëse, e ka krijuar këtë botë në çifte. Ne e vëmë re këtë fenomen në çdo gjë, me të cilën përballemi. Pa natën, ideja e dritës së ditës nuk është vetëm e papërfytyrueshme, por edhe e pakuptimtë.

Në mënyrë të ngjashme shumë mundësi potenciale vijnë në rrugën tonë, vetëm pasi kemi kaluar shqetësime.

Për shembull, gruaja duhet të durojë dhimbjet e lindjes, para se të bekohet me fëmijën e saj të mrekullueshëm; studenti e merr diplomën, pasi ka punuar shumë për një periudhë të gjatë kohe; një thirrës për në rrugën e drejtë e arrin suksesin, pasi investon dhe bën përpjekjet e tij më të mira në misionin e tij për një kohë të gjatë.

Gjithashtu një njeri bëhet i pranueshëm për të hyrë në parajsë, pasi përballet me vështirësi dhe probleme.

Zoti thotë në Kuran: "Po ju menduat se do të hyni në xhenet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, saqë i dërguari thoshte e me te edhe ata që kishin besuar: "Kur do të jetë ndihma e Allahut"?! Ja (u erdhi ndihma) vërtet ndihma e Allahut është afër"! (2:214)

Shkurtimisht, është praktikë e vendosur e të Plotfuqishmit, që Ai para se ta bekojë një njeri me një mirësi tjetër, ose para se t'i japë një aftësi të re, e sprovon me vështirësi dhe fatkeqësi. Megjithatë objektiva nënkupton, që njeriu të jetë i pranueshëm për të marrë të mirat e tij.

Allahu na ndihmon në vështirësi

Fakti i pestë, që duhet të ngulitet në zemrën dhe shpirtin tonë është, se Allahu nuk i harron njerëzit e tij, kur ata janë në probleme. Përkundrazi Ai vazhdon t'i vëzhgojë dhe i ndihmon me të gjitha mënyrat, kur ata i luten Atij.

Kur Zelihaja u mundua të joshte profetin Jusuf (a.s) me bukurinë e saj, Allahu e ndihmoi profetin e Tij. Në mënyrë të ngjashme, i Mëshirshmi i ndihmon njerëzit e Tij, kur janë në probleme.

Megjithatë kjo ndihmë vjen, nëse besimtari bën të pamundurën dhe shpenzon dhe energjinë e tij të fundit kundër rrethanave të vështira.

Kurani i shenjtë tregon emocionet e nënës së Profetit Musa (a.s), kur ajo e hodhi në lumë. Nëse nuk do ta kishte bërë këtë, Musai (a.s) do të ishte prej skllevërve të Izraelitëve dhe si rrjedhim do të dënohej me vdekje. Por Allahu e ndihmoi nënën e Tij, ta bënte këtë veprim. Ai e ngushëlloi, se ndihma e Tij kishte si qëllim të forconte zemrën e saj, që ajo të ishte prej besimtarëve.

Allahu është i mëshirshëm

Ne bëjmë shumë gabime, por Allahu na i fal. Ai na paralajmëron, se na vë në vështirësi, që të mos shkojmë në rrugë të gabuar. Ndonjëherë, Ai ua shfaq gabimet tona të tjerëve dhe me këtë ka si qëllim, që të na mësojë të rregullojmë rrugët tona.

Ky ndëshkim vazhdon, derisa personi u kushton vëmendje thirrjeve të ndërgjegjes së tij, ndihet i penduar dhe i kërkon falje Allahut, falje e cila i jepet menjëherë. Por në rast se personi nuk ndien keqardhje dhe as nuk i kërkon falje Zotit, atëherë frerët e tij në mbretërinë e së keqes lihen të lirë.

Atij i jepet dhe një periudhë tjetër për t'u penduar. Ky pendim i jep dy mundësi: ai mund të kthehet me vullnet të lirë tek Zoti i tij, ose mund të vazhdojë rrugën e keqe, që ka zgjedhur për veten e tij./ardhmeriaonline/

Për sa i përket punës së keqe që bën njeriu, Allahu ka vendosur një vijë të caktuar. Nëse personi e shkel kufirin, atij i mohohet esenca e të dëgjuarit, e të parit dhe e të arsyetuarit. Kështu atij nuk i bën më përshtypje asnjë qortim. Kjo nuk ndodh për një ditë a dy.

Allahu e vendos këtë çështje në bazë të tolerancës. Ky vendim është marrë në bazë të rrethanave të veçanta të kriminelit, të aftësive të tij, të kontributit të shoqërisë ndaj ndërtimit të karakterit të tij etj. Shkurtimisht, gjithçka që mund të bëhet sipas "drejtësisë", duhet të merret parasysh në mënyrë të saktë. 

Sprovat janë pjesë përbërëse e jetës sonë

Allahu e ka krijuar këtë botë, që ne të fitojmë parajsën duke ndjekur rrugën e së vërtetës. Për këtë arsye jeta aktuale nuk mund të jetë pa sprova. Qëllimi i vetëm pas këtyre sprovave është, që ne të shkojmë në parajsë.

Asnjë banor i kësaj bote nuk duhet të mendojë se nuk do të sprovohet, përderisa kjo është kundër qëllimit të krijimit të tij. Përpjekjet për t'iu larguar kësaj sprove mund të rezultojnë në dështim total.

A janë mirësitë/fatkeqësitë kritere për të gjykuar njerëzit?

Këto kritere kanë gjetur në njëfarë mënyre pranim të përgjithshëm ashtu si në ditët e injorancës. Mendohet se Zoti është i kënaqur me ata, që bëjnë një jetë të rehatshme dhe i pakënaqur me ata që jetojnë në varfëri.

Sipas këtij koncepti, disa kriminelë që merren me kontrabandë dhe ryshfete zgjedhin që në fasadën e pallateve të tyre të shkruhet "Është bekim mbi mua nga Zoti im". Një perceptim i tillë është thjesht një gënjeshtër.

Varfëria dhe pasuria janë dy aspekte të sprovës që ne kalojmë. Allahu i sprovon njerëzit, duke u dhënë shumë të mira dhe disa të tjerëve duke u dhënë më pak në këtë botë. Por Allahu nuk është i pakënaqur me asnjërin prej tyre, në lidhje me pasurinë e tyre.

Ka shumë mundësi që Allahu të mos e pëlqejë një të pasur. Rehatia në këtë botë mund të jetë ajo që Allahu ka zgjedhur për të: gjithçka në këtë botë dhe asgjë në botën tjetër.

Por në rastin e një të varfri, mund të ndodhë që Allahu në këtë mënyrë dëshiron që këtij personi t'i lahen të gjitha mëkatet dhe ai të shkojë në parajsë./Mesazhi/

The post A janë mirësitë/fatkeqësitë kritere për të gjykuar njerëzit? appeared first on Mesazhi.com.

Zbulohen çmimet e iPhone-ve të rinj sipas shteteve

Posted: 16 Sep 2017 11:27 AM PDT

Pas prezantimit zyrtar të tre llojeve të iPhonëve të rinj nga "Apple" disa ditë më parë, janë publikuar edhe çmimet që do të mbajnë produktet sipas shteteve ku do të shiten fillimisht, për t'u shpërndarë më pas anekënd globit.

Sipas kësaj liste, të gjithë të pasionuarit pas teknologjisë mund të mësojnë vendet ku iPhone-t e rinj mund të blihen më lirë. Sipas raportimeve zyrtare nga kompania më e madhe e teknologjisë në botë, çmimet e iPhonëve do të jenë si më poshtë:

SHBA

iPHONE 8 :699 Dollarë

iPHONE 8 Plus: 799 Dollarë

PLUS iPHONE X : 999 Dollarë

KANADA

iPHONE 8 : 929 Dollarë

iPHONE 8 PLUS: 1.059 Dollarë

iPHONE X: 1.319 Dollarë

Gjermani

iPHONE 8: 799 Euro

iPHONE 8 PLUS: 909 Euro

iPHONE X: 1.149 Euro

Francë

iPHONE 8: 809 Euro

iPHONE 8 PLUS: 919 Euro

iPHONE X: 1.159 Euro

Spanjë

iPHONE 8: 809 Euro

iPHONE 8 PLUS: 919 Euro

iPHONE X: 1.1

Itali

iPHONE 8: 839 Euro

iPHONE 8 PLUS: 949 Euro

iPHONE X: 1.189 Euro

Ukrainë

iPHONE 8: 699 Hryvnia

iPHONE 8 PLUS: 799 Hryvnia

iPHONE X: 999 Hryvnia

Rusi

iPHONE 8: 59.990 Ruble

iPHONE 8 PLUS: 64.990 Ruble

iPHONE X: 79.990 Ruble

Emiratet e Bashkuara Arabe

iPHONE 8: 2.849 AED

iPHONE 8 PLUS: 3.249 AED

iPHONE X: 4

HONG KONG

iPHONE 8: 5.988 HK Dollarë

iPHONE 8 PLUS: 6.888 HK Dollarë

iPHONE X: 8.588 HK Dollarë

Indi

iPHONE 8: 64.000 Rupi

iPHONE 8 PLUS:73.000 Rupi

iPHONE X: 89.000 Rupi

Për Shqipërinë nuk dihet ende kur do të dalin në shitje tre llojet e reja dhe as çmimet.

 

The post Zbulohen çmimet e iPhone-ve të rinj sipas shteteve appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more