Skip to main content

Mesazhi.com: “Borziloku, largon temperaturën” plus 9 more

Mesazhi.com: “Borziloku, largon temperaturën” plus 9 more


Borziloku, largon temperaturën

Posted: 24 Sep 2017 03:27 PM PDT

Shpeshherë temperatura është simptomë e sëmundjeve të ndryshme. Ajo mund të shfaqet kur trupi juaj po lufton me një lloj infeksioni siç mund të jetë gripi për shembull.

Ndryshimet e papritura të motit dhe kushtet higjenike të papërshtatshme kontribuojnë gjithashtu në shfaqjen e temperaturës.

Por, si mundemi ne të ulim temperaturën, pa pasur nevojë për bërjen e një vizite mjekësore?

Ju mund të provoni disa 'çajra' të thjeshtë, të përgatitur nga vetë ju, në ambientet e shtëpisë tuaj.

Çajrat do ju qetësojnë, do t'ju bëjnë të ndiheni mirë dhe çka është dhe më e rëndësishmja, do ulin temperaturen tuaj sa hap e mbyll sytë…

Jeni kuriozë të dini se cilët janë përbërësit e 'çajrave magjikë'? Mësojini!

Përbërësi i parë është borziloku, një bimë barishtore shumë efektive përsa i përket uljes së temperaturës. Efekti i tij është i barabartë me antibiotikët që merrni në farmaci.

Por përse të përdorni antibiotikë kur mjaft mirë mund të pini çajra të cilët nuk kanë asnjë efekt anësor për trupin tuaj?

Si t'i përgatisni këto çajra?

Fillimisht merrni 20 gjethe borziloku, një lugë çaji me xhenxhefil, një gotë ujë, bashkojini dhe vendosini të ziejnë për pak minuta, pastaj shtoni pak mjaltë dhe çajin e përgatitur pijeni dy ose tre herë në ditë për tre ditë rresht.

Nuk keni xhenxhefil për momentin në shtëpi? Jo, mos u merakosni sepse ekziston edhe një tjetër lloj çaji që bën të njëjtin efekt siç ai që sapo lexuat.

Provoni të përzieni gjethet e borzilokut me një të katërtën e lugës së çajit me piper, në një enë me ujë të valuar. Lëreni pesë minuta sa të ftohet dhe pastaj pijeni çajin.

Është e rekomandueshme që ta pini tre herë në ditë, derisa të shëroheni plotësisht./Mesazhi/

The post Borziloku, largon temperaturën appeared first on Mesazhi.com.

Turqi-Iran: Referendumi kurd do të përfundojë me kaos

Posted: 24 Sep 2017 03:20 PM PDT

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) të dielën në mbrëmje realizoi një bisedë telefonike me homologun iranian, Hasan Ruhani.

Krahas marrëdhënieve dypalëshe të dy liderët biseduan edhe për zhvillimet rajonale, me theks të veçantë referendumin e administratës rajonale kurde të Irakut (KRG).

Të dy liderët vunë theksin edhe një herë në rëndësinë që ka ruajtja e tërësisë territoriale të Irakut si dhe biseduan për vizitën zyrtare që Erdogan do të organizojë më 4 tetor në Teheran./TRT/

Ndërkaq tensioni në Irak vazhdon të rritet në prag të referendumit në KRG.

Qeveria e Bagdadit së fundmi i ka bërë thirrje administratës rajonale kurde që të rikthejë pikat e kontrollit kufitar dhe aeroportet.

Kurse nga bashkësia ndërkombëtare Bagdadi ka kërkuar që të ndërpresë tregtinë e naftës me KRG-në./Mesazhi/

The post Turqi-Iran: Referendumi kurd do të përfundojë me kaos appeared first on Mesazhi.com.

Analfabetizmi në Kosovë: Nxënësit e shkollave të mesme nuk dinë shkrim e lexim!

Posted: 24 Sep 2017 03:02 PM PDT

Nga Bashkim Kastrati-Kosova vazhdon të ketë shkallën më të lartë të analfabetizmit në Kosovë. Ka shumë arsye për këtë dhe sigurisht një nga faktorët është edhe okupimi dhe pengimi i zhvillimit të përgjithshëm.

Por shqetësues është fakti se edhe shkollat e Kosovës nxjerrin nxënës analfabetë. Ata bile arrijnë që të kalojnë shkollën fillore dhe të mesme.

Rasti i fundit u raportua nga rtv21 në shkollën fillore "Skënderbeu" në Jezerc të Ferizajt ku disa nxënës nuk dinë alfabetin e gjuhës shqipe, si dhe shkrim e lexim.

Mësuesit e kësaj shkolle që ka 80 nxënës, fajësojnë prindërit për këtë dukuri. Njëri nga mësuesit kërkonte nga "nxënësit e mirë që të ndihmojnë ato analfabetë në mënyrë që të jenë të barabartë.

Nxënësit në fjalë ishin në klasën e tetë dhe pyetja e parë që të shkon në mëndje është se si ata u lanë të kalojnë deri në këtë klasë, ndërsa nuk kanë mësuar shkrim e lexim, që do të duhej ta mësonin që në klasën e parë dhe të dytë.

Pra ata kanë kaluar në duar të dhjetëra mësuesve dhe të gjithë kanë mbyllur sytë para analfabetizmit të tyre.

Ky është një shembull konkret, por shumë raste të tilla dëgjohen në përditshmëri, kur nxënësit kalojnë edhe shkollën e mesme pa ditur shkrim e lexim.

Ndërkaq, nuk janë të rralla edhe rastet kur disa politikanë, apo zyrtarë të qeverisë me pozita të larta kanë probleme themelore në drejtshkrim apo lexim.

Gjatë publikimeve që ata nganjëherë bëjnë vetë në rrjete sociale, vërehet se pothuajse të gjitha fjalët i kanë shkruar gabim. Të tillë kanë edhe tituj akademikë!

Ja pse shkollat nxjerrin analfabet dhe analfabet funksional

Rinor Qehaja nga instituti EdGuard ka thënë për tesheshi.com se prania e analfabetizmit në shkollat e Kosovës është shqetësuese dhe se pasojat nga kjo dukuri janë të mëdha për ata fëmijë, por edhe për shoqërinë në përgjithësi.

"Është për të ardhur keq se si analfabetizmi vazhdon të jetë prezent gjithandej në shkollat tona, është më shqetësuese mbetet prezenca e analfabetizmit funksional, i përhapur gjithandej në shoqëri, për rrjedhojë të njëjtin, në statutin e prindërit apo mësuesit, supozohet të mësojnë fëmijët shkrim e lexim", thotë Qehaja.

Ai mendon se është sistemi i arsimit në Kosovë dhe mungesa e llogaridhënies, që vazhdon të lejojë situata të tilla, me të vetmit të dëmtuar fëmijët.

"Shqetësimi nuk është vetëm në të kaluarit e klasave, nivel të tillë të analfabetizmit kemi prezent edhe në shkollimin universitar. Kjo na dëshmon për mangësitë e sistemit të vlerësimit të nxënësve, por edhe vëzhgimit dhe vlerësimit të punës së mësimdhënësve po ashtu", theksoi Qehaja.

Ndërsa Dukagjin Pupovci drejtor në Qendrën për Arsim të Kosovës ka thënë për tesheshi.com se të mos e dish përmendësh alfabetin e gjuhës shqipe, pra radhitjen e shkronjave të tij, nuk është ndonjë problem i madh, por mungesa e aftësisë për të lexuar është pengesë serioze për rrugëtimin jetësor të secilit individ.

Ai thotë se Testi PISA na tregoi se nxënësit tonë qëndrojnë shumë dobët me lexim, ndërsa 77% e tyre nuk e kanë arritur nivelin 2, që konsiderohet minimumi i nevojshëm për të gjetur një informatë në jetën e përditshme, për ta interpretuar atë dhe për ta vlerësuar në mënyrë të drejtë.

"Lexuesi i dobët ka vështirësi në të gjitha fushat e jetës. Së pari, ka probleme në të mësuar, sepse nuk i shfrytëzon në mënyrë të duhur informatat që i ka në dispozicion.

Pastaj, ka probleme me shfrytëzimin e informatave të shkruara për zgjidhjen e problemeve nga jeta e përditshme, për shembull e keqinterpreton një udhëzim të kuptueshëm për kryerjen e një pune të zakonshme.

Me gjithë frustracionin që shkaktojnë këto të dhëna, është e padrejtë që i gjithë faji për mungesë të aftësive të leximit t'i hidhet shkollës", thotë Pupovci.

Ai shton se suksesi i fëmijës është kombinim i shumë faktorëve, ku bëjnë pjesë: politikat arsimore, cilësia e mësimdhënies, e plan-programeve dhe e teksteve mësimore, por edhe kujdesi i familjes, gjendja socio-ekonomike e fëmijës, madje edhe rrethi ku jeton dhe zhvillohet fëmija.

"Prandaj, ka rol për të gjithë në përmirësimin e gjendjes. Për t'u aftësuar në lexim, fëmijët duhet të lexojnë nga klasat e para të shkollës fillore.

Leximi duhet të jetë kuptimplotë dhe nuk mjafton të dinë vetëm t'i lidhin shkronjat në rrokje, rrokjet në fjalë dhe fjalët në fjali. Në fakt, ata duhet ta kuptojnë atë që lexojnë.

Kjo ka të bëjë me metodat e mësimdhënies që shfrytëzohen në punë me fëmijë", theksoi Pupovci.

Ai mendon se nga ana tjetër, edhe familja duhet ta nxisë fëmijën të lexojë, duke ia kufizuar aktivitetet e tjera siç janë loja, interneti, e të ngjashme.

Nëse fëmija ka vështirësi në lexim, prindi është ai që duhet të lexojë me fëmijën. Kuptohet, në jetë shpesh nuk ndodhë kështu, pasi njerëzit janë të preokupuar me probleme jetësore.

"Edhe përsëritja e klasës është opsion, por kjo bëhet atëherë kur një gjë e tillë është në interesin e fëmijës, pra kur pritet që fëmija t'i fitojë aftësitë që i mungojnë gjatë vitit të përsëritur, e jo si masë ndëshkuese", u shpreh Pupovci.

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në bazë të regjistrimit të popullsisë, janë 55 mijë qytetarë analfabetë të plotë, që nuk dinë të lexojnë dhe të shkruajnë, ndërsa 82 mijë që dinë të lexojnë e nuk dinë të shkruajnë.

Mosha e personave analfabetë të plotë dhe analfabetë funksionalë nuk është publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, por në këto të dhëna hyn popullata e moshës mbi 10 vjeç./Mesazhi/

The post Analfabetizmi në Kosovë: Nxënësit e shkollave të mesme nuk dinë shkrim e lexim! appeared first on Mesazhi.com.

Ilaçi i mëlçisë, bajamet!

Posted: 24 Sep 2017 02:35 PM PDT

Mjafton një grusht me bajame dhe nivelet e kolesterolit të mirë që ka lidhje direkte me shëndetin kardiovaskular, rriten me 19 për qind.

Të dhënat e një studimi të fundit, tregojnë se bajamet, jo vetëm rrisin nivelet e kolesterolit të mirë, por edhe fuqizojnë largimin e kolesterolit të keq nga mëlçia.

Studime të mëparshme kanë konfirmuar se ky arror ka aftësinë të ulë nivelet e kolesterolit të keq. Ky kolesterol shton rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare.

Përgjatë një periudhe prej 6 javësh, shkencëtarët e studimit mbajtën nën vëzhgim dy grupe pacientësh me një nivel të lartë të kolesterolit të keq.

Grupi i parë i pacientëve që morrën pjesë në studim konsumoi 43 gramë bajame në ditë. Kjo është e barazvlefshme me një grusht me arrorë.

Ndërkohë që grupi i dytë konsumoi një ëmbëlsirë me banane.

Në fund të periudhës së studimit, shkencëtarët matën nivelet e kolesterolit të mirë tek secili prej pjesëmarrësve në studim.

Studimi nxorri në pah që pjesëmarrësit që kishin konsumuar bajame përjetuan një rritje prej 19 për qind të kolesterolit të mirë.

Pjesëmarrësit me një peshë normale përjetuan aftësi të shtuara të organizmit për të transportuar kolesterolin e tepërt në mëlçi me 6.4 përqind.

Bajamet janë të pasura me magnez dhe kalium që luftojnë kontraktimet dhe tepricën e lëngjeve. Ato janë të shëndetshme dhe të pasura me fibër dhe proteinë. 10 bajame kanë 100 kalori.

Kur lëshohet në gjak, kolesteroli i mirë është në sasi të imëta. Por gjatë periudhës së akumulimit të pjesëzave nga çdo qelizë dhe ind kolesteroli rritet.

Më pas merr një formë sferike përpara depozitimit në mëlçi ku shpërbëhet plotësisht.

Përgjatë këtij rrugëtimi pjesëzat e kolesterolit të mirë rriten./Mesazhi/

The post Ilaçi i mëlçisë, bajamet! appeared first on Mesazhi.com.

Si punon propaganda: Historia e fëmijës që i mbijetoi tërmetit, por që në fakt nuk ekziston

Posted: 24 Sep 2017 02:01 PM PDT

Historia ngriti peshë një vend që po përballej me katastrofën: punonjësit e shpëtimit po përpiqeshin pa ndaluar asnjë minutë të nxirrnin një 12-vjeçare që kishte mbijetaur mrekullisht nga tërmeti shkatërrues në Meksikë, por mbetej e bllokuar në rrënojat e shkollës së saj.

Kanalet televizive transmetonin lajme të reja minutë pas minute duke përshkruar sesi ekipi i shpëtimit i afroj centimetër pas centimetri vendit ku Frida Sofía ishte varrosur për së gjalli.

Oficerë të marinës që drejtonin përpjekjet e shpëtimit u thanë reporterëve se ajo ishte parë tek luante gishtat, që ajo ishte strehuar nën një tryezë graniti dhe që ishte në kontakt me shokët e klasës.

Por, më pas, shpresa u shndërrua në lëndim – më pas në zemërim – ndërsa historia u shemb e gjitha: nuk kishte nxënëse me emrin Frida Sofía; nuk ekzistonte asnjë vajzë në rrënojat e shkollës Enrique Rebsámen.

Pas dy ditësh, kur dukej se shpëtimi po vinte në çdo moment për vajzën, asistent-sekretari i Marinës, Enrique Sarmiento, njoftoi papritur dhe pa shpjegime se apelit të nxënësve të shkollës i ishin përgjigjur të gjithë.

"Duam të theksojmë se nuk kemi dijeni për raportimet që dolën për emrin e një vajze", shtoi Sarmiento. "Ne nuk besojmë – dhe jemi të sigurtë – se nuk ka qenë e vërtetë".

Njoftimi erdhi vetëm disa orë pasi një tjetër zyrtar i Marinës i kishte thënë televizionit "El Financiero" se punonjësit e shpëtimit kishin marrë kontakt me vajzën.

Pohimi se nuk kishte ekzistuar kurrë një Frida Sofía zemëroi shumë meksikanë, të cilët ndjenë se ishin ushqyer me një rrëfim të rremë shprese nga shtypi dhe zyrtarët publikë.

"Njerëzit janë të zemëruar", tha Esteban Illades, botues i revistës meksikane "Nexos". "Frida ishte historia e tërmetit".

Në rrjetet sociale ishin të shumtë ata që shfrynë zemërimin ndaj autoriteteve. Por, ata targetuan po ashtu edhe median, sidomos gjigandin e transmetimeve "Televisa". Disa e krahasuan episodin me historinë e
Monchito-s, një djali nëntëvjeçar që ishte në fokus të përpjekjeve masive të shpëtimit nga rrënojat që la tërmeti shkatërrimtar në qytetin e Meksikos në vitin 1985, por që edhe ai doli se nuk ekzistonte.

Spikerët e "Televisa"-s po ashtu shprehën frustrimin e tyre. "Qeveria federale gjithnjë na tha se ekzistonte një vajzë dhe se ata ishin afër shpëtimit të saj. Tani ata e ndryshuan versionin e tyre. Çfarë indinjate", shkroi spikeri Carlos Loret de Mola./Tesheshi/

Gjatë përpjekjeve të shpëtimit, ushtarët dhe marinsat me pajisje të specializuara si sensorë nxehtësie apo mikrofona të ndjeshëm kërkuan rrënojat e shkollës për shenja jete – dhe pretenduan se kishin gjetur nxënësen Frida Sofía. Pati raportime se punonjësit po e ushqenin atë me qumësht përmes një tubi plastik.
Por, më pas nisën të dalin mospërputhjet: nuk kishte asnjë familje të dëshpëruar që të qëndronte pranë shkollës, asnjë nga stafi i mbijetuar apo nxënësit e tjerë nuk njihte dikë me këtë emër.

Mbrëmjen e vonë të ditës së dytë, shpërthyen brohoritjet nga vendondodhja e rrënojave të shkollës, ndërsa u përhap thashethemi se ishin shpëtuar dy nxënës.

Por, menjëherë pas kësaj, një grup vullnetarësh të ndihmës së shpejtë të njohur si Urithët, -të famshëm për gërrmimet në rrënoja – u larguan nga shkolla duke thënë se zyrtarët e Marinës kishin marrë kontrollin e operacioneve të shpëtimit.

Në fund fare, ky operacion ishte i panevojshëm.

Zemërimi i nxitur nga episodi ishte produkt i neverisë së gjithëpërhapur me zyrtarët publikë dhe mjetet e medias që vazhdimisht akuzohen se falsifikojnë statistika dhe zbehin problemet e vërteta të Meksikës.

"Edhe pa këtë episod, ne kemi nivel ekstremisht të ulët të besimit tek institucionet", thonë sociologët në qytetin e Meksikos./Mesazhi/

The post Si punon propaganda: Historia e fëmijës që i mbijetoi tërmetit, por që në fakt nuk ekziston appeared first on Mesazhi.com.

Shkrini kilogramët e tepërt me lakër

Posted: 24 Sep 2017 02:00 PM PDT

Me rëndësi është që të pini shumë lëngje, të paktën 6-8 gota në ditë, si dhe çaje pa sheqer, apo edhe ndonjë filxhan kafeje të zezë.

Nëse i përmbaheni menysë, në javën e parë do të humbni 4,5-7 kg. Nëse humbni më shumë se 7 kile, para se të vazhdoni me dietë, pauzoni disa ditë.

Dieta e thjeshtë me supën "magjike" apo supën me lakra, për shkak të prakticitetit të saj, dikur ishte shumë e popullarizuar.

E përshtatshme për të gjithë, sidomos për njerëzit që nuk kanë shumë kohë të lirë, kjo dietë është e pasur me fibra, vitamina dhe minerale.

Si e tillë, ajo e përshpejton metabolizmin, ndihmon në shkrirjen e dhjamërave dhe në pastrimin e trupit nga helmet.

Bazë e kësaj diete është supa, për përgatitjen e të cilës nuk duhen shpenzime të shumta. Ajo mund të zihet në sasi të mëdha dhe mund të qëndrojë disa ditë.

Përparësia e kësaj diete është që, gjatë mbajtjes së saj, nuk keni nevojë që të duroni nga uria. Supën e varfër me kalori preferohet që ta pini në sasi të pakufizuar, në çdo periudhë të ditës.

Sa më shumë që ta pini, aq më tepër do të dobësoheni, thonë shkencëtarët. Krahas supës, varësisht nga ditët e caktuara, mund të hani pemë, perime, mish pa dhjam, oriz dhe të pini qumësht.

Nëse nuk ju pëlqen mishi i lopës, në ditë të caktuara mund të hani gjoks pule pa lëkurë, të përgatitur në skarë, apo mund të hani edhe peshk në skarë. Me rëndësi është që vetëm në disa nga këto ditë të hani mish lope.

Gjatë mbajtjes së kësaj diete, rreptësisht ndalohet pirja e pijeve alkoolike dhe e pijeve të ëmbla, si dhe nuk lejohet ngrënia e bukës dhe brumërave (duke përfshirë edhe makaronat, shpagetat…).

Me rëndësi është që të pini shumë lëngje, të paktën 6-8 gota në ditë, si dhe çaje pa sheqer, apo edhe ndonjë filxhan kafeje të zezë.

Nëse i përmbaheni menysë, në javën e parë do të humbni 4,5-7 kg. Nëse humbni më shumë se 7 kile, para se të vazhdoni me dietë, pauzoni disa ditë.

Përbërësit e supës:

6 qepë, një lakër e madhe, një selino i madh, 2 speca të gjelbër, 2-4 karota, 4-5 domate apo 2 konserva domatesh, 1,5 l ujë, 2 paketime supe apo katrorë për supë pule, apo lope, majdanoz, kripë, biber dhe erëza (mëlmesa) bimore sipas dëshirës.

Dita e parë

Pini vetëm supë dhe hani pemë. Mund t'i hani të gjitha pemët, me përjashtim të bananeve. Mund të pini edhe ujë dhe çaj pa sheqer.

Dita e dytë

Pini supë dhe hani perime (të freskëta, të ziera, të konservuara). Evitoni fasulet, bizelet dhe misrin. Për darkë mund të hani patate të pjekura me lëvore, me pak kripë dhe gjalpë.

Dita e tretë

Lejohet që të pini supë dhe të hani të gjitha llojet e perimeve dhe pemëve. Nëse u jeni përmbajtur udhëzimeve, do të duhej të keni humbur 2-3 kile.

Dita e katërt

Pini supë dhe qumësht pa yndyrë, hani deri në 3 banane.

Dita e pestë

Mund të pini supë në sasi të pakufizuar, si dhe mund të hani mish dhe perime. Mund të hani 300-600 dag mish të zier të lopës dhe 6 domate.

Dita e gjashtë

Pini supë, hani mish të zier lope dhe perime, por jo edhe patate.

Dita e shtatë

Përveç supës, mund të ushqeheni edhe me oriz integral të zier në ujë, me mëlmesa sipas dëshirës. Hani të gjitha perimet.

Efekti

Qysh në ditët e para të dietës mund të humbni 2-4 kile, kryesisht ujë. Vetëm nëse vazhdoni që t'u përmbaheni rregullave të kësaj diete mund të keni një humbje të qëndrueshme të kileve.

Preferohet që, pasi iu keni përmbajtur kësaj diete për shtatë ditë, të pauzoni dy javë dhe të filloni përsëri, natyrisht, nëse doni që të humbni edhe më tepër në peshë./Mesazhi/

The post Shkrini kilogramët e tepërt me lakër appeared first on Mesazhi.com.

Shqiptarët të rrezikuar edhe nga uragani Maria

Posted: 24 Sep 2017 01:50 PM PDT

Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Floreta Luli-Faber, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale, në lidhje me uraganin Maria që ka përfshirë shtetin-ishull Dominici dhe ka dhënë informacione për shqiptarët e prekur nga ky uruguaian.

Ambasadorja thotë se është arritur komunikimi me një student shqiptar dhe se do të evakuohet këto ditë, ndërsa për një tjetër bashkëkombës shkruan se nuk kanë arritur ende të komunikojnë.

Statusi i plotë i ambasadores shqiptare në SHBA:

Ambasada në Uashington ka ndjekur gjatë kësaj jave nga afër shqetësimin e dy familjeve shqiptaro-amerikane, të afërmit e të cilëve jetojnë në zona të prekura thellësisht nga Uragani Maria!

Jemi tepër të çliruar që një student me origjinë shqiptare në Dominici u lidh me familjarët e tij në SHBA pas tre ditësh mos-komunikimi.

Studenti pritet të evakuohet në ditët në vijim bashkë me një numër qytetarësh amerikanë që jetojnë në shtetin Dominici, një shtet/ishull i përbërë prej më pak se 75 mijë banorësh.

Një tjetër bashkëkombës i nderuar që punon në Puerto Rico akoma nuk ka mundur të lidhet me familjarët. Është përdorur çdo rrugë e mundshme për të marrë informacion, por nuk ka rezultuar me sukses.

Komunikova me qytetarin personalisht të martën në darkë, me shqetësimin e Uraganit Maria që pritej të afrohej atë natë.

Më siguroi që jeton dhe punon në ndërtesa të mbrojtura nga uragani. Qëndroj besimplotë që ai është jashtë rrezikut për jetën por pa asnjë mundësi komunikimi, nga ishulli ku tashmë energjia elektrike dhe lidhjet celulare janë ndërprerë 100 për qind.

Gjatë këtyre ditëve jemi lidhur disa herë me Departamentin e Shtetit për të marrë informacion. Përpjekjet për të gjetur mundësitë e komunikimit nuk do rreshtin./Mesazhi/

The post Shqiptarët të rrezikuar edhe nga uragani Maria appeared first on Mesazhi.com.

Hoxhaj: Serbia duhet të njohë Kosovën

Posted: 24 Sep 2017 01:47 PM PDT

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron në Austri ku po merr pjesë në Samitin e Salzburgut "Gjenerata e re e shteteve anëtare të BE-së", që është e fokusuar në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat e anëtarësimit të këtyre shteteve në Bashkimin Evropian.

Hoxhaj është shprehur se duhet të adresohen tri çështje historike në mënyrë që të sigurohet ecja përpara e shteteve të Ballkanit drejt integrimit të plotë në BE.

"Pa adresimin e tri sfidave historike sikurse është njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi, çështja e emrit të Maqedonisë, si dhe forcimi i një shteti funksional të Bosnje Hercegovinës nuk mund të ketë ecje përpara dhe integrim të plotë të shteteve të Ballkanit në BE", ka thënë Hoxhaj.

Ai ka thënë qartë se Serbia duhet të njohë Pavarësinë e Kosovës. "Është mirë që në Serbi ka një dialog të brendshëm dhe është çështje e tyre e brendshme, mirëpo Kosova është temë e politikës së jashtme të Serbisë dhe Serbia duhet ta njohë plotësisht pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës", theksoi Hoxhaj.

The post Hoxhaj: Serbia duhet të njohë Kosovën appeared first on Mesazhi.com.

KOMF: Partitë të merren edhe me programe për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Posted: 24 Sep 2017 01:41 PM PDT

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ju është adresuar kandidatëve për kryetarë të komunave, prej të cilëve kërkojmë zotimin se të drejtat e fëmijëve dhe mbrojtja e tyre do të jenë pjesë e prioriteteve të axhendës qeverisëse në rast se marrin besimin e qytetarëve.

"Përfshirjen aktive të fëmijëve në çështjet që i prekin ata, duke konsideruar pikëpamjet e vetë fëmijëve në proceset vendimmarrëse komunale.

Ndarjen e buxhetit të nevojshëm  për zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve në komunën tuaj.

Zhvillimin dhe zbatimin e një strategjie gjithëpërfshirëse komunale për krijimin e komunës mike për fëmijë, të bazuar në Konventën për të Drejtat e Fëmijëve.

Rritjen e cilësisë së arsimit dhe sigurimin e gjithëpërfshirjes dhe qasjes në arsim, parandalimin e braktisjes dhe parandalimin e dhunës në shkolla.

Krijimin e planeve konkrete për rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore", janë disa nga kërkesat e kësaj organizatë që u ka kërkuar partive të fusin në prigramet e tyre./Mesazhi/

The post KOMF: Partitë të merren edhe me programe për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve appeared first on Mesazhi.com.

Trump “kërcënon” edhe sportistët

Posted: 24 Sep 2017 01:37 PM PDT

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka kërkuar nga Liga Profesioniste e futbollit amerikan, që t`i pushojë nga puna lojtarët që nuk e këndojnë himnin amerikan.

Sulmi i presidentit amerikan nuk kurseu as kampionët "rebelë" të sportit amerikan. Ai kthehet kundër atyre që kundërshtojnë praninë e Trump, në Shtëpinë e Bardhë apo protestojnë hapur kundër dhunës së policisë ndaj afro-amerikanëve.

"Presidenti tregon në total një mungesë respekti ndaj kampionëve tanë dhe ndaj ideve të të tjerëve", është shprehur drejtuesi i NFL, Roger Goodell.

Trump ndër të tjera ka vendosur të tërheqë ftesën e Shtëpisë së Bardhë ndaj yllit të basketbollit, Stephen Curry, përcjell albinfo.ch.

Skuadra e tij Golden State që fitoi titullin në NBA, refuzoi të shkojë në Shtëpinë e Bardhë, derisa kishte shkuar të presidenti i mëparshëm Barack Obama./Mesazhi/

The post Trump “kërcënon” edhe sportistët appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more