Skip to main content

“Me armë në dorë, Marina Fara kapet mat (Video)” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Me armë në dorë, Marina Fara kapet mat (Video)” plus 9 more Lajmi i Fundit


Me armë në dorë, Marina Fara kapet mat (Video)

Posted: 25 Sep 2017 08:02 AM PDT

E mirënjohura e instagramit, Marina Fara, trondit sërish mediat. Vajza e këngëtares së njohur Eli Fara është kthyernë një nga vajzat më të komentuara të shoëbizit shqiptar.

Ajo shpeshherë poston fotografi provokuese në rrjetet sociale duke u kthyer në një nga personazhet më të përfolur shkruan Albeu.com.

Së fundmi marina ka vendosur që të pozojë me armë.

Në Instagram ajo ka publikuar një video dhe një foto ku shfaqet duke bërë qitje.

"Plumbin e sotëm mos e gjuaj për nesër", shkruan Marina bashkangjitur fotos me armë në dorë.

@poligonirogat 🔫

A post shared by Marina Fara 🌹 (@i_am_marinafara) on

The post Me armë në dorë, Marina Fara kapet mat (Video) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

LAJM I FUNDIT/ Gjykata e Lezhës merr vendimin, jep 25 vjet për 31-vjeçarin që vrau parukieren

Posted: 25 Sep 2017 07:39 AM PDT

25 vite vjet burg për 31-vjeçarin Alfred Nikolli i akuzuar për vrasjen e parukieres Etleva Ndoka.

Gjykata e Lezhës jep dënimin për të riun që kreu krimin e pasionit në nëntor të vitit të kaluar. Alfred Nikolli, qëlloi për vdekje me armë zjarri brenda sallonit të bukurisë parukieren Etleva Ndoka, më 11 nëntor të vitit të kaluar.
Dyshohet se shkak i ngjarjes ishte xhelozia.

Kjo pasi viktima dhe Nikolli dyshohet se kishin pasur një lidhje më herët.

The post LAJM I FUNDIT/ Gjykata e Lezhës merr vendimin, jep 25 vjet për 31-vjeçarin që vrau parukieren appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

U ekzutuan pranë apartamentit nënë e bir, gjyshi u akuzua për vrasjen e tyre dhe vjedhje

Posted: 25 Sep 2017 07:25 AM PDT

U akuzua se kishte përvetësuar në mënyrë të paligjshme 260 mijë dollarë të nipit të vrarë, por gjykata e shpalli të pafajshëm.

Adem Çaushi, gjyshi i Elton Deliut, i ekzekutuar së bashku me nënën e tij pranë apartamentit ku banonin në dhjetor të viti 2008, u akuzua nga Prokuroria e Tiranës për pastrim të produkteve të veprës penale. Sipas prokurorisë, pas vrasjes së Deliut, gjyshi i tij tërhoqi nga llogaria bankare 260 mijë dollarë, shumë e cila sipas organit të akuzës dhe me vendim gjykate i takonte vajzës së viktimës, të cilës togat e zeza i njohën atësinë pas vrasjes dhe për të cilën familjarët e Eltonit patën kundërshtimet e tyre.

Por Gjykata e Tiranës vlerësoi se marrja e shumës së konsiderueshme dhe zhdukja e saj nuk është pastrim i produkteve të veprës penale, por pengim i zbatimit të vendimit të gjykatës, që ia kishte njohur vajzës së Elton Deliut shumën në llogarinë bankare.
Dhe duke qenë se pengimi i zbatimit të vendimit të gjykatës është një vepër që është amnistuar në janar të këtij viti, gjykata urdhëroi pushimin e gjykimit ndaj Adem Çaushit dhe lirimin e tij nga akuza.
Ky vendim pritet të apelohet nga Prokuroria e Tiranës, e cila i kërkoi gjykatës dënimin e të moshuarit me 5 vite burgim./Top Channel/

 

The post U ekzutuan pranë apartamentit nënë e bir, gjyshi u akuzua për vrasjen e tyre dhe vjedhje appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Ndalohen në Qafë Botë dy afganë, dërgohen në qendrën e azilkërkuesve

Posted: 25 Sep 2017 07:13 AM PDT

Ditën e sotme, dy shtetas afganë janë ndaluar në pikën kufitare të Qafë Botës.

Mësohet se emigrantët e paligjshëm u kapën në vendin e quajtur lugina e "Shkëmbit të Bufit" nga policia kufitare.
Nuk dihet ende destinacioni dhe mënyra e hyrjes në Shqipëri të shtetasve afganë.

Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes ata u dërguan në qendrën e azilkërkuesve në Babrru të Tiranës.

 

The post Ndalohen në Qafë Botë dy afganë, dërgohen në qendrën e azilkërkuesve appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Tensionet mes Ramës dhe Kumbaros, Kokëdhima i zbardh sms-të

Posted: 25 Sep 2017 07:04 AM PDT

Kryetari i ZGJIDHJA-s, Koço Kokëdhima, zbuloi sot disa prej sms-ve të tensionuara që kishte shkërmbyer me kryeministrin Edi Rama, mëse një vit më parë.

Duke iu përgjigjur një komentuesi në profilin i tij në Facebook, që e akuzoi se tani i dhimbset Shkoza, por sa ishte në qeveri krenohej me prishjet në Jug të vendit, Kokëdhima zbuloi mesazhet që shkëmbeu më 5 maj 2016, pasi pa me sytë e tij shkatërrimet që kishte bërë INUK-u në Dhërmi dhe u përball me banorët e zemëruar dhe të trumatizuar të bregdetit.

Kokëdhima i shkruan Ramës se sa të traumatizuar janë njerëzit në Dhërmi, se si ata thonë për INUK-un se "Erdhën ata të ISIS-it" dhe se si asnjë mbështetës i PS-së në Dhërmi nuk dëshiron të identifikohet si socialist, madje ndjehen të turpëruar. Por Rama i përgjigjet se ndërtimet e prishura ishin mostra dhe qeveria s'do të ndalet. Kokëdhima i përgjigjet se qeveria preferoi arbitraritetin dhe forcën në vend të arsyes dhe urtësisë, por sërish Rama ia kthen se i kishte parë vetë hartat dhe godinat që do të prisheshin dhe, sipas tij, ishin raste flagrante. Në fund Kokëdhima i shkruan kryeministrit se kështu si po vepron, qeveria po prodhon pa asnjë shkak armiq dhe lëndime e vuajtje për njerëzit, sepse ka zëvendësuar komunikimin e gjallë, të urtë e të vërtetë me forcën, me fadromat dhe inspektorët e INUK-ut dhe me fjalimet në televizion.
Në përgjigjen e tij për komentuesin që e akuzon si palë me qeverinë e Ramës, Kokëdhima i kujton se gjatë tre viteve si deputet në zonën e tij shpëtoi shumë prej ndërtesave që do të prisheshin nga fadromat e INUK-ut. Kokëdhima thekson se edhe ZGJIDHJA që drejton është kundër prishjeve barbare, si në Shkozë dhe kudo gjetkë dhe ajo kërkon legalizimin e çdo ndërtese, shpronësimin me çmimet e tregut, mbështetjen me qiranë e shtëpisë për dy vite derisa banori të blejë shtëpinë e re dhe dëmshpërblim me dy vite për fitimin e munguar deri sa pronari ta ngrejë në një vend tjetër biznesin që i prishet, duke bërë shtetin përgjegjës për kaosin urban!
Mesazhet Kokëdhima-Rama
Postimi i Kokëdhimës në Facebook
Edhe një herë për prishjet e shtëpive
Një nga ndjekësit në profilin tim në Facebook, (Nino), më shkruan: Z. Koço tani të dhimbset Shkoza? Kur ishe pjesë e qeverisë krenoheshe me prishjet në jug! Ke diçka për të thënë për këtë?
Nino (Ntinos Tsekitsi fb)
I dashur Nino!
Gjeni një mburrje të vetme timen, me prishjet në jug apo gjetkë dhe referoje në mënyrë publike. Nuk do tē mundeni kurrë! Unë nuk kam qenë as edhe një sekondë të vetme, pjesë e qeverisë. Gjatë 3 viteve të shkuara si deputet, edhe tani si kryetar i ZGJIDHJA-s, kam qenë dhe mbetem kategorikisht kundër prishjeve brutale dhe çnjerëzore, kundër përdorimit të punëve publike, si fatkeqësi për qindra e mijëra familje dhe kam qëndruar gjithmonë në anën e njerëzve të goditur.
Në zonën time shpëtova shumë prej tyre nga tragjeditë e prishjes së banesave dhe nuk lashë gur pa lëvizur, që ata të merrnin legalizimin dhe dëmshpërblimin e drejtë për pronat e tyre.
ZGJIDHJA është kundër prishjeve barbare, si në Shkozë dhe kudo gjetkë, kërkon legalizimin e çdo ndërtese, shpronësimin me çmimet e tregut, mbështetjen me qiranë e shtëpisë për dy vite derisa banori të blejë shtëpinë e re dhe dëmshpërblim me dy vite për fitimin e munguar deri sa pronari ta ngrejë biznesin që prishet në një vend tjetër.
Më lejo i dashur Nino, të të tregoj komunikimin tim të shkruar me kryeministrin Rama dhe ministren Kumbaro më 5 maj 2016, pas sjelljes brutale të njerëzve të qeverisë në Dhërmi. Lexoje dhe gjyko për qëndrimet e mia kur isha deputet i PS-së dhe sot.
Komunikimi i datës 5 Maj 2016, për çështjen e prishjeve të shtëpive në Dhërmi.
Koço Kokdhima- Edi Ramës:
Në Dhërmi gjeta një gjendje tejet të nderë e të dëshpëruar. Ç'kemi ndërtuar në tre vjet, e kanë rrënuar në pak javë zyrtarët tanë.
Koço Kokëdhima-Edi Ramës dhe Mirela Kumbaros:
E dashur Mirela, me sa duket KM nuk ka nevojë as për popullin, as për ne. Kjo qeveri, siç duket nuk dëshiron të flasë me fshatarët e pleqtë e Dhërmiut. Kjo qeveri flet përmes forcës, fadromave dhe mjeranëve të INUK-ut. I gjithë populli i Dhërmiut ndihet i fyer dhe i poshtëruar, i shkelur dhe i goditur. Qeveria ka shumë urgjenca, por populli me sa duket nuk i mendon gjërat si Qeveria. Dhe diçka të fundit mikja ime, asnjë mbështetës i yni në Dhërmi nuk dëshiron, madje ndihet i turpëruar të identifikohet me ne për mënyrën si po e bëjmë këtë punë ne atje. Zyrtarët e Qeverisë kujtojnë se goditën 50 a 20 familje, por fitojnë shumë të tjerë. Ky është gabim i madh: mjafton të godasësh një familje dhërmijase pa mirëkuptimin me banorët dhe të fitosh armiqësinë e gjithë banoreve, siç ka ndodhur me ne tani. Në Dhërmi të gjithë njerëzit thonë për të dërguarit e INUK-ut se "erdhën ata të ISIS-it".
Më vjen sinqerisht shumë keq. Unë nuk mendoj se ka më ndonjë kuptim për mua, të marr pjesë në "dëgjesa me popullin" ndërkohë që fadromat e urryera të INUK-ut vazhdojnë me gjuhën e forcës programin e prishjeve pa asnjë informim, bashkëbisedim, dëgjim e mirëkuptim paraprak me ata banorë. Miqësisht e me respekt për Ju, KK.
Edi Rama-Koço Kokëdhimës:
Nuk e kuptoj këtë mesazh! Prishjet aty janë të domosdoshme dhe po bëhen siç janë bërë kudo! Se bërtasin ata që kanë ndërtuar mostra pa leje, s`mund të ndalemi! Dëgjesa duhet pikërisht për këtë, që të sqarohen të gjithë.
Koço Kokëdhima-Edi Ramës:
Edi, nuk është aspak e vërtetë se bërtasin ata që kanë ndërtuar mostra. Është në një qëndrim, çdo i gjallë në Dhërmi, janë të gjithë të revoltuar si rrallë ndonjëherë. I kërkova ministres Kumbaro të ndalonte tri ditë prishjet dhe të shkonim e të bisedonim të shtunën me njerëzit. Ju preferuat arbitraritetin dhe forcën në vend të arsyes dhe urtësisë, nuk më dëgjuat mua që bisedova shtruar me banorët dhe rashë dakord me ta të bashkëpunojnë me projektin, por e gjetët zgjidhjen te dhe me policët e INUK-ut! "Dëgjesa publike" nuk duhet për të sqaruar njerëzit, dëgjesa është detyrim ligjor të bëhet përpara se idjotët e INUK-ut të hyjnë në çdo familje në Dhërmi, është detyrim ligjor për Qeverinë dhe e drejtë e patjetërsueshme e atyre banorëve. Dëgjesa nuk është të flas Qeveria në televizor dhe të iki, por të dëgjohen njerëzit e të konsiderohen edhe ata edhe projekti.
Edi Rama-Koço Kokëdhimës:
Jo Koço, dëgjesa publike duhet për të ballafaquar faktet me pretendimet! Unë i kam parë vetë hartat dhe godinat që do prishen. Janë realisht rastet më flagrante.
Koço Kokëdhima-Edi Ramës:
Flasim për gjëra krejt të ndryshme, për parime, vlera e çështje ligjore e politike dhe jo për grafikë punimesh e godina. Unë nuk kam dyshim se kështu si veproni po prodhojmë pa asnjë shkak armiq dhe lëndime e vuajtje për njerëzit, sepse kemi zëvendësuar komunikimin e gjallë, të urtë e të vërtetë me forcën, me fadromat dhe inspektorët e INUK-ut dhe me fjalimet në tv. Rasti i Dhërmiut ku bëhen kundër nesh mbështetësit tanë, është diçka më shumë se paradoksale. Nuk do e bëj më këtë mundim të kotë e shqetësim për veten time, të përpiqem tu bind juve dhe zyrtarët e shtetit, të komunikojnë ndryshe me njerëzit tanë. Flm.

 

The post Tensionet mes Ramës dhe Kumbaros, Kokëdhima i zbardh sms-të appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Realiteti i frikshëm/ Nëna e re rrëfen: Jam e varur nga droga, jeta më detyroi të prostituoj

Posted: 25 Sep 2017 06:58 AM PDT

Një prej përdoruesve të heroinës që po lufton për t'u larguar nga bota e errët e drogës, quhet Sara.

Me një vështrim të turbullt, ajo është ulur në parkun afër qendrës së kryeqytetit me dy vajzat e saj të vogla në prehër. E divorcuar 3 vite më parë nga i shoqi dhe pa asnjë mbështetje, 25-vjeçarja tregon për "Gazeta Shqiptare" kalvarin e gjatë të vuajtjeve, betejën e përditshme për mbijetesë dhe përpjekjet e vazhdueshme për të hequr dorë nga droga. 4 vite më parë, e detyruar nga ish-bashkëshorti, ka filluar të konsumojë heroinë e të prostituojë pa dëshirën e saj.

Sot, Sara kërkon ndihmë nga shteti për fëmijët e saj që flenë në "shtëpinë e kartonit" që ajo ka sajuar për to, në shkallët e një ndërtese.
Sa vjeç ishit kur provuat drogën për herë të parë?
Në moshën 17-vjeçare u martova, dhe nga kjo martesë erdhën në jetë 2 vajzat e mia, momentalisht njëra 6 e tjetra 8 vjeçe. Para 4 vitesh, ish-bashkëshorti im më detyroi të konsumoja heroinë. Nuk kisha pirë kurrë asnjë lloj droge më parë dhe heroina bëri që unë të humbisja kontrollin mbi veten dhe të kisha luhatje të vazhdueshme, madje mezi qëndroja në këmbë.
Pra ju keni qenë e detyruar ta përdornit heroinën?
Patjetër që po! Ish-bashkëshorti im filloi të pinte alkool e heroinë dhe më detyroi me dhunë që ta përdorja edhe unë. Nuk kisha asnjë mbështetje, pasi nëna im vdiq nga kanceri dhe isha fillikate në këtë botë. E vetmja gjë që më mbante gjallë ishin dy vajzat e mia të vogla, që nuk doja t'i lija në duart e babait të tyre.

Vendi ku fle nëna e droguar me dy vajzat
A ushtronte dhunë ish-bashkëshorti mbi ju?
Në fillim të martesës çdo gjë shkonte mirë, por ish-bashkëshorti im filloi të ushtronte dhunë ndaj meje dhe ndaj vajzave. Madje ai kur më jepte heroinë, më rrihte, dhe një ditë më detyroi të bëja rolin e prostitutës për të fituar paratë që humbi në bixhoz.
Sa herë të tjera ju detyroi ai që të prostituonit?
Për një vit rresht, unë kam qenë e detyruar të pi heroinë e të bëj rolin e prostitutës, duke duruar edhe dhunën ndaj meje e ndaj fëmijëve. Im shoq nuk na siguronte asgjë, madje shumë herë rrinim pa ngrënë, pasi lekët që bëja unë si prostitutë, ai i merrte të gjitha. Kërkoja nëpër xhepa me shpresë se mund të gjeja ndonjë 10-lekësh për të blerë bukë për vajzat që po dobësoheshin dita-ditës.
Si shpëtuat nga kjo situatë?
Para 3 vitesh mora guximin të merrja fëmijët e të shkoja në shtëpinë e një shoqes sime, dhe pas kësaj u divorcova dhe me burrin. Ai na harroi më pas dhe nuk donte t'ia dinte më për ne. Isha e vetme me dy vajzat e mia dhe ende shumë e varur nga droga.

Pra edhe pas divorcit ju vazhduat të konsumonit heroinë?
Unë merrja heroinë për një vit, dhe u bëra e varur ndaj saj. Edhe pasi u divorcova, pija sërish, derisa dëgjova për organizatën "Aksion Plus" e u bëra pjesë e saj. Aty kam 3 vjet që marr metadon falas, bëj seanca këshillimi, madje më ndihmojnë edhe financiarisht me sa mundësi që kanë. U jam mirënjohëse që po më ndihmojnë të shpëtoj nga ajo rrugë e zezë e pa krye e drogës. Por kur nuk marr metadon, pi sërish heroinë.
Ku po jetoni aktualisht?
Nuk kam mundësi të punoj, nuk kam një shtëpi ku të mbaj vajzat e mia të vogla. Afër Pallatit të Kulturës, flemë në kartonë nën strehën e një ndërtese, ajo është "shtëpia" jonë tani. Ndërsa ditën rrimë në lulishte, me shpresë që të mos bjerë shi. Nuk kam mundësi që t'i çoj në shkollë vajzat, pasi nuk kam para për të blerë libra ose rroba. Unë mezi po iu nxjerr bukën e gojës duke lypur paradite, e me raste edhe prostituoj, sepse nuk kam zgjidhje tjetër.
A keni kërkuar ndihmë për të dalë nga kjo situatë?
Shumë herë kam shkuar te zyrat e qendrave sociale, por asnjëherë nuk më kanë ndihmuar. I bëj thirrje shtetit që të më ndihmojë të paktën me shkollimin dhe strehimin e vajzave, sepse vetë nuk kam mundësi ekonomike dhe nuk dua që të përfundojnë në rrugë e të kenë të njëjtin fat si unë.

The post Realiteti i frikshëm/ Nëna e re rrëfen: Jam e varur nga droga, jeta më detyroi të prostituoj appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Mjekët tregojnë, kjo shenjë në gji lajmëron kancerin

Posted: 25 Sep 2017 06:51 AM PDT

Kanceri i gjirit është një nga llojet më të zakonshme të kancerit tek gratë . 1 në 8 gra preket nga kanceri i gjirit dhe numri i grave të prekura nga kjo sëmundje është një rritje.

Ndonëse kjo formë agresive e kancerit shoqërohet dhe shenja të hershme jo shumë femra janë të afta t'i kuptojnë këto sinjale, duke bërë që sëmundja të avancojë pa u ndaluar, lexoni shenjat paralajmëruese të kancerit të gjirit.

Por, një foto virale e postuar në Facebook nga një mbijetuese e kancerit të gjirit, Claire Ëarner, shfaq një tjetër shenjë, më pak të njohur, të kësaj sëmundjeje. "Kjo është një foto e gjirit tim të djathtë", shkruan ajo sipër foto. "Një gropëz e vogël në të djathtë të tij është një simptomë e rrallë dhe pak e njohur e kancerit të gjirit.
E pikasa atë falë një postimi tjetër të shpërndarë nga një shoqe e imja". Falë atij postimi, ajo arriti të zbulojë kancerin në fazë shumë të hershme, iu nënshtrua operacioni, kimioterapisë, terapisë me rreze dhe ka shumë shpresa për shërim.

Një tjetër postim i ngjashëm në Facebook nga një grua e quajtur Kylie Armstrong u bë virale në fillim të këtij viti, ku thekson se tre gropëza të vogla në fund të gjirit e ndihmuan që të diagnostikojë kancerin e gjirit që në fazat e hershme. "Po e shpërndaj këtë foto pasi shpresoj të mund të paralajmëroj njerëzit që kanceri i gjirit nuk është gjithmonë një gjëndër e dukshme", shkruan ajo.
"Gropëza në lëkurë" nuk njihet gjerësisht si shenjë e kancerit të gjirit. Kanceri inflamator i gjirit, që bllokon enët limfatike në lëkurë, shkakton edhe gropëzat tek gjiri. Rreth 1-5% e rasteve me kancer gjirit në SHBA janë kancer inflamator, që manifestohen gjithashtu me ënjtje të gjirit, dhimbje, një ndjesi djegieje në gji etj. Gropëzat mund të shfaqen edhe për ndonjë gjendje që nuk ka lidhje me kancerin, si nekroza dhjamore, megjithatë është e rëndësishme që të bëni një kontroll tek mjeku.

 

The post Mjekët tregojnë, kjo shenjë në gji lajmëron kancerin appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Ermali pyet fansat për pjesën më të bukur të emisionit, Rasheli përgjigjet (Foto)

Posted: 25 Sep 2017 06:40 AM PDT

Pas përfundimit të emisionit komediani Ermal Mamaqi ka publikuar për ndjekësit e tij një foto me Marinën në të cilën ka pyetur se cila pjesë e emisionit ishte pëlqyer më tepër.

Megjithatë komenti që nuk pritej ishte i vajzës që e shoqëron në emision Rashel Kolanecit, e cila shkruan: "Mua më pëlqeu ajo pjesa ku unë gjatë gjithë emisionit kisha probleme serioze me takat, pasi kisha vrarë këmbën keq,"-përfundon bukuroshja.

Mesa duket në këtë rast vlen shprehja "bukuria kushton!"

 

The post Ermali pyet fansat për pjesën më të bukur të emisionit, Rasheli përgjigjet (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Pjesë e PSG, Neymar pendohet

Posted: 25 Sep 2017 06:31 AM PDT

Shumë i pasur, por i vetmuar, kështu e nis shkrimin "Mundo Deportivo" për Neymarin.

"Football Leaks" zbuloi një ditë më parë kontratën faraonike të Neymar me Paris SG, ekip në të cilin përfiton mbi 3 milionë euro në muaj apo 4.000 euro në orë, ndërsa sot, "El Pais" ka zbuluar një prapaskenë të bujshme pas sherrit të brazilianit me Cavanin.

Sipas të përditshmes spanjolle, thuajse e gjithë skuadra është hedhur në krah të "el Matador", me këtë të fundit që ka refuzuar edhe një bonus të majmë prej një milion eurosh, nëse shpallet golashënuesi më i mirë i kampionatit, të ofruar “cash” nga ana e presidentit Al-Khelaifi pavarësisht arritjes apo jo të objektivit, për t'ia lënë goditjet e dënimit dhe penalltitë Neymarit.
Polemika mes dy futbollistëve duket se nuk paska fund, ndërsa klubin duket se e ka shqetësuar rezultati i fundit, barazimi i PSG-së me Montpellier.
Jo më shumë për atë që u mor nga fusha e gjelbër, sesa për pasojat e mosmarrëveshjeve të brendshme. Nga njëra anë janë futbollistët, që me përjashtim të atyre brazilianë, të gjithë të tjerët duket se mbështesin bomberin uruguaian, ndërsa nga ana tjetër drejtuesit, që për të zgjidhur problemin kanë përdorur të vetmen mënyrë që njohin më mirë: paratë.
Al-Khelaifi thuhet se ka dërguar një ndërmjetës të tijin te Cavani, për t'i ofruar një milion euro lojtarit, vetëm e vetëm që të mos ekzekutojë më goditje dënimi apo 11-metërsha.
Një përpjekje kjo që ka rezultuar boshe, pasi Cavani u ka kujtuar drejtuesve se i shërben kauzës së PSG-së prej 4 vitesh dhe se është kapiteni i tretë në radhë i skuadrës.
Një vendim ky, që duket se nuk e kënaq Neymarin, i cili mungoi në sfidën ndaj Montpellier për shkak të një dhimbjeje të supozuar në këmbë.
Por, të mërkurën në Paris mbërrin Bayern Munchen, për të zhvilluar ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Champions League.
E gjithë vëmendja e opinionit sportdashës do të jetë pikërisht aty, e për më tepër nëse do të akordohet sërish ndonjë 11-metërsh, për të parë se çfarë do të ndodhë.

 

The post Pjesë e PSG, Neymar pendohet appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Kryegjyqtari në Vlorë ‘’shpërthen’’, akuzon prokurorinë: Sjell vetëm punëtorët e kanabisit

Posted: 25 Sep 2017 06:26 AM PDT

Kryetari i Gjykatës së Shkallës së parë të Vlorës, Skënder Haluci ka ardhur më një deklaratë të fortë publike ku deklaron se në tre vitet që ai ka drejtuar këtë gjykatë, nuk ka mbërritur në bankën e të akuzuarve asnjë organizator i kultivimit të kanabisit.

"Në gjykatë vijnë vetëm punëtorët, jo organizatorët e kultivimit. Vijnë vetëm punëtorët që vadisin prashisin dhe ruajnë. Organizatorët e kultivimit të bimëve narkotike nuk kanë ardhur deri më sot për tu gjykuar të paktën në gjykatën që drejtoj unë prej 3 vitesh", -tha Haluci.

Kryetari i Gjykatës së Vlorës vijon gjuhën e ashpër kur thotë se hetimet janë të përcipta nuk shkohet më tej për të kapur organizatorët, ata kultivuesit e vërtetë.
"Problemi është se hetimet janë të përcipta, në gjyq vijnë punëtorët dhe nuk shkohet më tej për të kapur organizatorët, ata kultivuesit e vërtetë jo punëtorët e hashashit ", -shprehet ai.

The post Kryegjyqtari në Vlorë ''shpërthen'', akuzon prokurorinë: Sjell vetëm punëtorët e kanabisit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more