Skip to main content

Lajmi.net: “Stresi flet për konfliktin mes tij dhe PINT, ja prej kur nuk flasin mes vete (Video)” plus 8 more

Lajmi.net: “Stresi flet për konfliktin mes tij dhe PINT, ja prej kur nuk flasin mes vete (Video)” plus 8 more


Stresi flet për konfliktin mes tij dhe PINT, ja prej kur nuk flasin mes vete (Video)

Posted: 23 Sep 2017 11:36 PM PDT

Një konflikt ky i fundit e ka pasur edhe me djemtë e labelit 'PINT', shkruan lajmi.net

Në 'Mirage', Stresi ka treguar se përse kanë prishur marrëdhëniet dhe ka folur edhe për raportet që kanë sot mes vete.

A janë pajtuar apo jo, kuptojeni në minutën 3:55 të videos./Lajmi.net/

Dita e katërt vazhdon sot e fushatës për zgjedhjet lokale

Posted: 23 Sep 2017 11:34 PM PDT

Fushata do të zgjasë një muaj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për Kuvende Komunale, në komuna të ndryshme.

Përndryshe, gjatë këtyre ditëve subjektet politike kanë prezantuar para qytetarëve pjesë nga programi i tyre qeverisës, herë-herë duke akuzuar subjektet politike konkurrente.

Ne po ua sjellim agjendën e paraparë për sot:

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, shpalos programin për sportin. (Fusha e sportit "Princ", prapa Komandës së KFOR-it, ora 11:00)

Nisma për Kosovën mban konventën elektorale, për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. (Hotel "Emerald", Prishtinë, ora 12:00)

AAK mban takim zgjedhor në Kamenicë. (Ora 13:30) Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti prezanton programi qeverisës. (Sheshin 21, ora 14:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri shpalos programin qeverisës. (Sheshi "Adem Jashari", në Vushtrri, ora 17:00)

Partia Demokratike e Unitetit mban konferencë lidhur me gjendejn aktuale në vend, zgjedhjet lokale si dhe prezantimin e Kryetarit të Forumit Rinor të PDU-së. (Hotel Grand, ora 16:00)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, te parku i qytetit në Rahovec, do të ketë tubim elektoral me vreshtarë dhe verëtarë. (Lokali "Noven", ora 16:00)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, do të ketë tubim elektoral me qytetarë të Komunës së Rahovecit. (Salla e Kulturës, ora 19:30)./insajder/

Rovena Stefa hedh në gjyq Vera Grabockën!

Posted: 23 Sep 2017 11:32 PM PDT

Rovena Stefa krahas profesionit të saj si këngëtare, aktualisht po e shohim dhe si një nga konkurrentet e spektaklit të vallëzimit "Dance With Me".

Këtë të shtunë ajo ka qenë e ftuara e Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut në emisionin "Thumb" ku ndër të tjera ka treguar dhe mbi këtë ekperiencë të re të sajën.

Ndryshe nga konkurrentët e tjerë, këngëtarja ka rrëfyer se nuk e ka marrë aspak me sportivitet vallëzimin, përkundrazi është shumë serioze dhe dëshiron të dalë sa më mirë mbrëmjeve të së hënës në spektakël.

"Jo nuk e kam marrë me sportivitet. Unë do bëj të pamundurën të paktën të nxjerrë Rovenën artiste brenda meje. Unë e marr me "artivitet".",- ka treguar Rovena.

Fatma e ka pyetur me shaka nëse Vera Grabocka e di që ajo do ta hedhë në gjyq nëse s'fiton dhe këngëtarja është shprehur me humor.

"E di ajo",- duke treguar kështu se po punon fort për të qenë fituesja e madhe e DWM 4./Blitz

Sampdoria – Milan, befasi në formacione

Posted: 23 Sep 2017 11:30 PM PDT

Sot Milanin e pret një takim i vështirë.

Skuadra e Vincenzo Montellas luan ndaj Sampdorias në udhëtin.

Ndeshja e hap ditën e Series A, pasi që luhet në ora 12:30, përcjellë “Lajmi.net”.

Më poshtë i keni formacionet e mundshme.

2dc688c2-946d-4fa3-8998-541e07f123fe-7474-00000af02de54369 c315b489-5cac-4569-abba-331890361389-7474-00000af0319c1703


Inter – Genoa, formacionet e skuadrave

Posted: 23 Sep 2017 11:23 PM PDT

455f43d7-f3ba-462c-86fa-ffe455b30b6a-7474-00000aef4f82d2af

Interi do të tentojë t’iu kthehet sot fitoreve në Serie A.

Pas barazimit me Bolognan, Interi sot takohet me Genoan.

Sfida fillon prej orës 15:00 në “San Siro”, përcjellë “Lajmi.net”.

Më poshtë i keni formacionet e mundshme.

9384b372-8449-41cd-b8bd-bcb2aeb33ddc-7474-00000aedb5f2f5a9 d728d025-c237-49f4-9547-3a1059e26a8c-7474-00000aedbbd8b84a

Nita i ironizon Luanën dhe Morenën në ‘Kë Zgjedh?!’, pyet ‘Për të bukura apo për këngëtare’ (Video)

Posted: 23 Sep 2017 11:14 PM PDT

Por, këngëtarja ka ironizuar me disa nga koleget e saj, shkruan lajmi.net

E pyetur për Morenën dhe Luanën, ajo është përgjigjur me pyetje, duke thënë se a duhet t'i zgjedh si modele apo si këngëtare!

Sido që të jetë, Nita bëri zgjedhjen e saj. E keni në minutën 1:58 të videos më poshtë./Lajmi.net/

Nuk priten befasi në këto zgjedhje lokale

Posted: 23 Sep 2017 11:13 PM PDT

Befasia e zgjedhjeve lokale të vitit 2013 ishte fitorja e Lëvizjës Vetëvendosje në kryeqytet.

Por njohësit e zhvillimeve politike në vend konsiderojnë se nuk do të ketë befasi në këto zgjedhje lokale.

Analisti politik Ramush Tahiri në një pronocim për portalin arbresh.info, ka thënë se nuk do të ketë befasi, sepse do të ndiqet trendi që është tash.

"Nuk besoj për befasi është një lloj parashikimi, sepse do të ndiqet trendi që është tash në ndërkohë nuk ka ndodhur kurgjo që mund ta prishë këtë trend, përveç faktit që koalicionet parazgjedhore nuk janë bartur ne koalicionet lokale", tha Tahiri.

Ai më tej shtoi se koalicionet parazgjedhore parlamentare nuk janë bërë nëpër komuna dhe secili koalicion ka konkuruar veç e veç.

"Koalicionet parazgjedhore parlamentare nuk janë bërë nëpër komuna dhe aty PDK-AAK-NISMA kanë konkuruar veç e veç, gjithashtu edhe LDK-AKR-Alternativa kanë konkuru veç e veç, gjë që shprehet direkt me asamblistët komunalë, ndërsa për kryetarë komunash do të shihet a do të ketë koalicione parimore ose jo parimore", u shpreh Tahiri.

Sipas Tahirit, trendi i Vetëvendosjes duket që do të shprehet nëpër komuna ku në shumicën e këtyre komuna do të shkojë në balotazh.

"Trend i rritjes së Vetëvendosjes duket që do të shprehet nëpër komuna, sepse Vetëvendosje kishte shprehur një rritje ku kishte dalur e para në nëntë ose 10 komuna dhe duket që ska ndryshuár asgjë në ndërkohë dhe ky trend do të vazhdojë dhe do t'i sigurojë balotazh në shumicën e komunave", tha njohësi i çështjeve poltike në vend.

Ndërsa analisti politik në vend Bajrush Morina ka thënë për portalin arbresh.info, se nuk ka befasi në një vend ku partitë politike veç po e ndërrojnë karrigen, por jo edhe mentalitetin politik.

"Jo unë nuk pres befasi. Nuk ka befasi në një vend ku partitë politike veç po e ndërrojnë karrigen, por jo edhe mentalitetin politik. Nuk ka kush sjellë befasi në vendin tone", u shpreh Morina.

Tutje Morina deklaroi se të gjithëve "u ka skaduar" afati i përdorimit.

"Të gjithëve "u ka skaduar" afati i përdorimit! Prandaj, 'Ali Hoxha apo Hoxhë Alia', të gjithë janë të njëjtë, të gjithë premtojnë, rrejnë e mashtrojnë", tha Morina./arbresh.info/

Vetëvendosje “peshkon” elektoratin e PDK-së, tash ia pranojnë meritat e luftës Hashim Thaçit

Posted: 23 Sep 2017 11:02 PM PDT

Hashim Thaçi

Por, mbrëmë, një prej figurave kryesore të këtij subjekti politik, me një ndryshim të madh qëndrimesh, Dardan Molliqaj, ia pranoi atij meritat e luftës.

Duke "peshkuar" në elektoratin e PDK-së, Molliqaj tha se Thaçi ka merita me vetë pjesëmarrjen e tij në luftën e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

"Vetë fakti që ka marr pjesë në luftë, do të thotë se ka meritë që mori pjesë. Ai ka kontribuar sikurse të tjerë, duke rrezikuar atë që është më e shenjta, jetën e tij", ka thënë Molliqaj, shkruan lajmi.net.

Më parë, jo vetëm Molliqaj, por edhe Kurti dhe të tjerët në Vetëvendosje thoshin se Hashim Thaçi nuk kishte marrë pjesë fare në luftë, por kishte qëndruar në hotelet e Tiranës dhe botës, duke shikuar nga larg dhe duke i përçarë ata që bënin luftën në Kosovë. Madje, ditë më parë, zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, tash deputet, sulmoi edhe liderin e tashëm të PDK-së, Kadri Veseli, që njihet për kontributin e madh në luftën e UÇK-së, duke thënë se ai ka qenë vetëm një javë në luftë. Ndaj kësaj deklarate politike të deputetit të Vetëvendosjes kishte reaguar deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, duke thënë se nuk duhej t'i shihej për të madhe, se Krasniqi aq ka parë dhe dëgjuar për luftën, derisa për Veselin kishte thënë sa ka më shumë vite kontribut, se që Frashër Krasniqi ka moshë./lajmi.net/

UNESCO/Ballafaqim i ashpër në selinë e OKB-së: Thaçi & Pacolli kundër Vuçiq & Daçiq

Posted: 23 Sep 2017 03:03 PM PDT

Krerët e shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli u panë shkarazi në Nju Jork, në selinë e OKB me krerët e shtetit serb, Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiq.

"Kë e ke quajtur gënjeshtar?", thuhet t'i ketë thënë Pacolli fillimisht Daçiqit, i cili deklaratën e Pacollit se Kosova i ka votat për UNESCO e kishte quajtur gënjeshtër.

"Ku i ke gjetur të gjitha ato vota për të cilat po flet? Ke humbur një herë, përseri do të humbasësh", citojnë mediat serbe Vuçiqin t'i ketë thënë Pacollit, transmeton lajmi.net.

Pacolli krejt i qetë, ia ka kthyer: "A je lodh nga të gjitha ato takime", duke aluduar në takimet që Vuçiqi i ka pasur në OKB për të penguar hyrjen e Kosovës në UNESCO.

Presidenti Thaçi nuk ishte përfshirë në këtë muhabet. Ai ka qëndruar anash, por nuk ka folur.

Deri te takimi i Vuçiqit dhe Daçiqit me Pacollin dhe Thaçin kishte ardhur pasi që Pacolli deklaroi se Kosova i ka siguruar votat e mjaftueshme për anëtarësim në UNESCO.

Kjo deklaratë e Pacollit ka bërë që Vuçiq dhe Daçiq të reagojnë si të çmendur.

"Antarësimi i Kosovës në UNESCO ka qenë temë e të gjitha takimeve të presidentit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë në Nju Jork ditëve të kaluara", shkruajnë mediat serbe, përcjellë lajmi.net.

"Shqiptarët pas vetës i kanë muskujt e fuqive të mëdha, por Serbia do të luftojë", ka thënë Vuçiq, kurse Daçiq ka thënë se "ata nuk i kanë votat e mjaftueshme për UNESCO".

"Pacolli mendon se gjithçka me para zgjidhet, por nuk është bash ashtu. Ne para dy vitesh i kemi mundur, edhe pse fuqitë më të mëdha i mbështesnin", ka thënë Daçiq.

Në muaj nëntor bëhet votimi në UNESCO, mirëpo Kosova ende nuk ka aplikuar për anëtarësim. /Lajmi.net/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more