Skip to main content

Lajmi.net: “Rreth 150 mijë punëtorë në Kosovë po punojnë pa kontrata pune” plus 8 more

Lajmi.net: “Rreth 150 mijë punëtorë në Kosovë po punojnë pa kontrata pune” plus 8 more


Rreth 150 mijë punëtorë në Kosovë po punojnë pa kontrata pune

Posted: 24 Sep 2017 11:48 PM PDT

Megjithëse ligjet në Kosovë janë të mirë për të mbrojtur punëtorët, punëdhënësit nuk po i respektojnë ligjet sa duhet që ata të kenë kontrata punë dhe të që paguhen me rregull.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të sektorit privat, Jusuf Azemi, deklaroi se në Kosovë një numër i madh i të punësuarve në sektorin privat janë pa kontrata pune.

"Punëtorët e sektori privat po ballafaqohen me shuam probleme nga vitit në vit. Pronarët e kompanive dhe qeveria nuk kanë qenë të interesuar të zgjidhin këtë probleme që janë jetike për punëtorët", tha ai sot (e hënë) në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë', në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Azemi bëri me dije se mbi 150 mijë punëtorë që punojnë në Kosovë nuk janë të regjistruar askund. "Shumë kompani po shkelin ligjet duke mos regjistruar punëtorët që punojnë në Kosovë, kjo është shkelje ligjore dhe duhet të ndërmerren masa", tha ai.

Sipas tij si sindikatë kanë bërë inspektime. "Ka kompani të mëdha që nuk i ka askund të regjistrua punëtorët, po ashtu punëtorët janë të interesuar për të ikur në Gjermani për të punuar", tha ai. Azemi tha se punëtorët që janë pa kontrata pune më shumë janë në ndërtimtari dhe në hotelieri.

Kurdistani i Irakut mban referendumin për pavarësi

Posted: 24 Sep 2017 11:43 PM PDT

Presidenti i Qeverisë Rajonale të Kurdistanit, Masud Barzani, tha se votomi është hapi i parë në një proces të gjatë për negocimin e pavarësisë së rajonit, i cili ka qenë autonom qysh në vitin 1991 dhe ka luajtur rol të madh në luftën kundër ekstremistëve islamikë.

"Referendumi nuk është tërheqje kufijsh. Nuk është për të vënë status-quo në asnjë zonë. Pas referendumit, ne jemi të gatshëm të nisim procesin e një dialogu të thellë me Bagdadin", tha Barzani.

Mbi 5.3 milionë njerëz janë të regjistruar si votues në rajon.

Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore kanë shprehur shqetësime se referendumi do ta zbehë luftën kundër grupit militant Shteti Islamik dhe se do të çojë në trazira në zonat e diskutueshme.

Referedumi po ashtu kundërshtohet nga Turqia dhe Irani, që vetë kanë pakica të mëdha kurde.

Ministria e Jashtme e Turqisë tha sot se Ankaraja "do t'i ndërmarrë të gjitha masat", në bazë të ligjit ndërkombëtar, nëse referendumi për pavarësi i kurdëve të Irakut gjeneron kërcënime ndaj sigurisë kombëtare në Turqi.

Ministria tha se nuk e njeh referendumin dhe se rezultatin e tij do ta konsiderojë të pavlefshëm.

Ankaraja po ashtu akuzoi qeverinë rajonale kurde të Irakut për kërcënimin e paqes dhe të stabilitetit të Irakut dhe gjithë rajonit.

Në një fjalim televiziv të dielën, kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, tha se votimi është "jokushtetues dhe kundër paqes civile".

Abadi tha se referendumi "mund të çojë në ndarje etnike dhe t'i ekspozojë irakianët para rreziqeve katastrofike që vetëm Zoti i di".

Në Teheran, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Keivan Khosravi, tha se ky vend i ka ndaluar të gjitha fluturimet midis Republikës Islamike dhe rajonit kurd të Irakut, me kërkesë të qeverisë në Bagdad.

Njoftohet se presidenti iranian, Hassan Rohani, ka biseduar në telefon me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe janë pajtuar se referendumi "do të shkaktojë kaos në rajon".

Liderët kurdë të Irakut kanë thënë se referendumi do të zhvillohet në tri provinca që zyrtarisht përbëjnë rajonin gjysmë-autonom kurd: Dahuk, Irbil dhe Sulaimania, si dhe në disa zona fqinje.

Këto zona përfshijnë qytetet Kirkuk, Makhmour, Khanakin dhe Sinjar, ku forcat kurde Peshmerga kanë marrë kontrollin pasi i kanë dëbuar militantët e Shtetit Islamik. /REL/

Tre faktorë janë shkaktarë për menstruacione të çrregullta, por që mund t’i eliminoni

Posted: 24 Sep 2017 11:41 PM PDT

Këta janë vetëm disa nga faktorët të cilët mund të çrregullojnë ciklin menstrual.

Stresi

Në vonesën e menstruacioneve mund të ndikojnë ngjarjet traumatizuese si p.sh. vdekja apo sëmundja e personit të dashur, ndarja nga partneri, shpërngulja apo humbja e punës. Të gjitha këto janë situata të cilat vrullshëm dhe dukshëm ngrenë nivelin e stresit. Kur psikikisht të arrini të merrni veten, edhe cikli do t'ju kthehet në normale.

Stresi ndikon në pjesën e trurit e cila quhet hipotalamus dhe e cila rregullon hormonet në trup, midis tjerash edhe ciklin menstrual, i cili atëherë mund të bëhet i parregullt, ndërkaq rrjedhja e gjakut të jetë më e madhe apo shumë e dobët, transmeton Telegrafi.

Udhëtimet

Udhëtime e gjata, posaçërisht ato në destinacione të gjata dukshëm ndikojnë në organizmin tonë. Pagjumësia, nervozizmi dhe lodhja janë vetëm disa nga simptomat e të ashtuquajturit Jet Lag – çrregullim afatshkurtër i shkaktuar nga udhëtimi nëpër zona të ndryshme kohore.

Ndryshimet e këtilla mund të ndikojnë edhe në ciklin menstrual i cili mund të jetë i shkurtër apo i gjatë. Mirëpo nuk duhet të brengoseni, çdo gjë do të duhej të normalizohej pas dy deri tri ditë të ciklit.

Gjumë i pamjaftueshëm

Për të funksionuar normalisht trupit tonë i nevojitet pushim adekuat madje edhe gjumi. Nga ana tjetër, gjumi shumë i pakët mund të shkaktojë ndryshime të shumta negative në organizëm siç janë rënia e imunitetit, nervozizmi, lodhja dhe molisja, apo të çojë edhe në çrregullim të ciklit menstrual.

Është konstatuar se trupit të njeriut i nevojiten 7 deri në 9 orë gjumë, prandaj është e nevojshme të ndryshohet rutina ditore dhe t'i jepet trupit kohë të mjaftueshme për të pushuar. /Lajmi.net/

Edhe Qeveria e re e Maqedonisë me nepotizëm

Posted: 24 Sep 2017 11:26 PM PDT

Kritikat e para për nepotizmin kanë ardhur që në 100-ditëshin e parë të punës së Qeverisë.

Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë akuzohet për angazhimin e një zyre avokatie me njerëz të tij të afërm në shumë institucione qeveritare. Akuza ka edhe ndaj zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike për ndarje tenderësh për një kompani të tij.

Kritika për nepotizëm janë drejtuar edhe ndaj zyrtarëve të tjerë, përfshirë ata shqiptarë, të cilët edhe në qeverinë e kaluar janë akuzuar për nepotizëm.

"Nuk duhet kuptuar pushteti si plaçkë, e cila është fituar dhe ajo plaçkë duhet ndarë proporcionalisht mes vete të gjithë ata 'luftëtarët', të cilët kanë kontribuar për të arritur deri tek ajo plaçkë".

"Kjo çështje nuk mund të rregullohet me standard dhe norma ligjore. Mendoj se kjo mund të rregullohet vetëm nëpërmjet një debati, reforme mentale, përmes instalimit të një mentaliteti të ri, në opinion, në shoqëri, në përgjithësi, që për çështje, përkatësisht institucione kyçe në shtet, të cilat u përkasin të gjithë qytetarëve, duhet që në krye të tyre të qëndrojnë njerëz kompetentë", thotë Xhelal Neziri nga Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP.

Ndërsa, politikologia maqedonase, Sonja Stojadinoviq, thotë se kësaj radhe qytetarët nuk duhet të neglizhojnë shfaqjen e nepotizmit në çfarëdo forme të shfaqet, sepse qeveria e kaluar dëshmoi se sa i rrezikshëm bëhet nepotizmi si fenomen për vetë funksionimin e institucioneve, si dhe vështirësitë e shumta që paraqiten gjatë çdo tentimi për ta rrënjosur këtë dukuri.

"Pushteti është i ëmbël, e aq më tepër është i ëmbël pushteti kur vjen nga pozicioni prej 11 viteve në opozitë. Marrë parasysh se çka ndodhi viteve të fundit, populli duhet të ngrejë zërin dhe të jetë korrektor i politikave të pushtetit në një kohë kur fenomeni i nepotizmit nuk ka arritur të lëshojë rrënjë edhe në përbërjen e kësaj qeverie", thekson Stojadinoviq.

Por, Neziri konsideron se kjo dukuri nuk mund mjaftojë vetëm të zbatohen ligjet, por organizatat e ndryshme joqeveritare dhe mediat duhet të punojnë më shumë për të ngritur vetëdijen e qytetarëve që ata të reagojnë ashpër ndaj nepotizmit, i cili shëndrrohet në kancer në vetë funksionimin e institucioneve.

"Nevojitet një reformë më rrënjësore në shoqërinë tonë që e gjithë kjo praktikë të eliminohet dhe të instalohet një praktikë më perëndimore në qasjen ndaj udhëheqjes së institucioneve", thekson Neziri.

Ndryshe, qeveria e kaluar, e cila drejtohej nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ka qenë në fokus të kritikave nga ana e organizatave joqeveritare dhe faktori ndërkombëtar për shkak të pranisë së nepotizmit. Ndër të tjera theksohej se karakteristikat kryesore të sundimit të pushtetit në dhjetë vjetët e fundit, kanë qenë partizimi i institucioneve dhe nepotizmi kur numër i madh i familjarëve të afërt, shokë dhe dëgjues partiak janë vendosur në pozita të larta të pushtetit lokal dhe qendror, në kundërshtim me legjislacionin e anti-korrupsionit.

Gjatë këtij muaji në raportin e dytë të grupit të ekspertëve të BE-së, në krye me Reinhard Prieben, theksohet se parandalimi dhe shtypja e korrupsionit dhe nepotizmit, në të gjitha nivelet e qeverisjes, duhet të jetë prioritet i lartë i Qeverisë së re të Maqedonisë.

"Gabimet e së kaluarës nuk duhet të përsëriten dhe një formë e kapjes së shtetit nuk duhet të zëvendësohet me një tjetër. Disa nga veprimet që duhet të zbatohen në të ardhmen e afërt, në mënyrë të pashmangshme do të jenë një test në këtë drejtim", theksohet në raportin e Priebes.

Mbrëmë doli lajmi për shkarkimin e Hasit, ky është lajmi i fundit

Posted: 24 Sep 2017 11:25 PM PDT

Humbja e djeshme në derbin e Athinës ndaj AEK-ut, me shifrat 3-2, ka bërë që drejtuesit e klubit të madh grek të vendosin për shkarkimin e tij.

"Mbetet vetëm njoftimi zyrtar nga ana e klubit, por trajneri kosovar nuk është më në krye të pankinës së Olimpiakosit. Në ndeshjen për Ligën e Kampioneve ndaj Juventusit, skuadrën pritet ta drejtojë ish-portieri Antonis Nikopolidis", – njoftojnë mediat më prestigjioze në Greqi.

Në fakt, gjatë javëve të fundit, për shkak të rezultateve të papritura në kampionatin grek, është folur shumë për një prishje të kontratës, por dështimi në derbin ndaj AEK-ut, duket se vulosi gjithçka.

"Unë nuk mendoj për të ardhmen time, por për të ardhmen e ekipit. Kemi humbur një ndeshje që e kemi kontrolluar, kjo më zhgënjen më tepër", – ka thënë Hasi pasi është pyetur nga gazetarët për largimin nga Olimpiakosi pas humbjes kundër AEK-ut.

1

Naomi Campbell tallet me Serbinë (Foto)

Posted: 24 Sep 2017 11:23 PM PDT

Ajo kishte udhëtuar për në shtetin serb, ku do të xhironte një reklamë për një brend të pijeve.

Kjo i ka kushtuar organizatorit 250 mijë dollarë ndërsa nuk dihet nëse është xhiruar klipi pasi që modelja ka qëndruar disa orë në Beograd.Madje, 47-vjeçarja ka programuar të shpërndaj autografe dhe te fotografohet me disa fansa, por ajo ia ka mbathur duke premtuar se do të kthehet që ta kryej obligimin brenda disa orëve.Megjithatë, Naomi ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale prej aeroplanit duke thënë se "po vrapoj diku, do të kthehem".

Këtë veprim të Campbellit, mediat serbe e kanë cilësuar si tallje përmes rrjeteve sociale.Naomi është paraqitur ditë më parë në sfilatën e modës së Donatella Versaces.

 

Kali që ‘shkëlqen në dritë’ (Foto/Video)

Posted: 24 Sep 2017 11:21 PM PDT

A e menduat një figurë në mendjen tuaj?

Duket se ky kalë nga Turqia është skulpturë i bërë nga zjarri, padyshim se është kali më i bukur në planet.

Quhet Akhal-Teke dhe është i njohur për ngjyrën dhe mënyrën se si reflekton, transmeton lajmi.net

Kjo specie daton qysh 3,000 vjet më parë, duke e bërë të jetë (me gjasë) specia më e vjetër e kuajve në tokë.

Në Kinë, kali është i njohur si 'kali nga parajsa.'

Shikoni më shumë në videon më poshtë. /Lajmi.net/

 

 

Lavrov: SHBA nuk do ta sulmojë Korenë Veriore

Posted: 24 Sep 2017 11:13 PM PDT

"Amerikanët nuk do të kryejnë sulme mbi Korenë e Veriut, sepse jo që dyshojnë, por e dinë sigurt se ajo ka bomba bërthamore", tha Lavrov në një intervistë për telelvizionin rus NTV.

Javëve të fundit, tensionet janë në rritje, për shkak të testeve bërthamore të Phenjanit.

Më 3 shtator, Phenjani ka testuar një bombë hidrogjeni, që besohet të ketë qenë 16 herë më e madhe se bomba që ka hedhur SHBA-ja në Hiroshimë, më 1945.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar se do ta "shkatërrojë tërësisht" Korenë e Veriut nëse ajo paraqet kërcënim për SHBA-në apo aleatët.

Formacioni i javës në Premierligë (FOTO)

Posted: 24 Sep 2017 11:10 PM PDT

Sulmi udhëhiqet nga dyshja Alvaro Morata-Harry Kane.

Në mesfushë janë Philippe Coutinho e David Silva, përcjellë “Lajmi.net”.

Të tjerët mund t’i shihni më poshtë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more