Skip to main content

Lajmi.net: “Duket më e pjekur në moshë por ja sa vite mbushi sot Greta Koçi (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Duket më e pjekur në moshë por ja sa vite mbushi sot Greta Koçi (Foto)” plus 8 more


Duket më e pjekur në moshë por ja sa vite mbushi sot Greta Koçi (Foto)

Posted: 26 Sep 2017 12:25 AM PDT

Këngëtarja Greta Koçi sot ka një arsye më shumë për të festuar, pasi është ditëlindja e 25-të e saj.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram përkrah të cilës ka pranuar shumë urime, shkruan lajmi.net

Greta, për nga pamja ta jep përshtypjen se është më e pjekur në moshë se sa ka vite në realitet.

Kujtojmë se ajo aktualisht talentin e saj në muzikë po e 'shkrinë' edhe si pjesë e juries në spektaklin 'Albanian Star' ku po vlerëson në mënyë korrekte pjesëmarësit që këndojnë./Lajmi.net/

😍😍🎉🎂🎂🎉🎉🎉🎉

A post shared by GRETA KOCI – Singer 🎤 (@gretakoci1) on

Sulmuesi palestinez vret tre izraelitë

Posted: 26 Sep 2017 12:19 AM PDT

Kështu ka deklaruar policia izraelite derisa sipas tyre, edhe sulmuesi 37 vjeçar nga një fshat i afërt, u qëllua gjithashtu dhe vdiq më vonë.

Ky sulm është i fundit i një vale sulmesh ndaj izraelitëve, kryesisht nga palestinezët apo arabët izraelitë, që nga fundi i vitit 2015.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, ndonëse grupet militante palestineze e kanë mirëpritur sulmin, transmeton Klan Kosova.

Nga ky sulm u plagosën rëndë edhe katër persona të tjerë derisa identiteti i izraelitëve të vrarë nuk është bërë i ditur nga autoritetet.

Të paktën 50 izraelitë dhe pesë shtetas të huaj janë vrarë në sulmet, therjet dhe sulmet me makina bomba që nga tetori i vitit 2015.

Më shumë se 255 palestinezë – shumica prej tyre sulmues, ka thënë Izraeli – gjithashtu janë vrarë në atë periudhë.

Të tjerë janë vrarë në përleshjet me trupat izraelite.

Udhëheqja palestineze ka fajësuar frustrimin e rrënjosur në dekada të pushtimit izraelit.

Këto janë perandoritë më të fuqishme të të gjitha kohërave (Video)

Posted: 26 Sep 2017 12:17 AM PDT

Lajmi.net ju sjell më poshtë listën prej pesë perandorive më të rëndësishme:

Perandoria e parë Persiane

U themelua nga Kiri i Madh rreth vitit 550 dhe u quajt si mbreti i mbretërve (Shahanshah). Megjithëse perandoria persiane erdhi me një fund të turpshëm në duart e Aleksandrit të Madh në vitin 330, ai pati një trashëgimi të qëndrueshme në zhvillimin e mëvonshëm të qytetërimeve botërore dhe perandorive të ardhshme. Në të vërtetë, Perandoria Persiane ishte një perandori e rëndësishme sepse ishte perandoria e parë e vërtetë që përcaktoi standardin e asaj që nënkuptonte të ishte një perandori e së ardhmes.

Perandoria Romake

Perandoria Romake ka qenë për një kohë të gjatë perandoria par excellence për botën perëndimore. Por rëndësia e saj nuk është produkt i paragjykimit perëndimor: Perandoria Romake ishte vërtetë një nga perandoritë më të mëdha të historisë. Romakët shfaqën aftësinë  për të pushtuar dhe mbajtur pjesë të mëdha të territorit për qindra apo mijëra vjet, nëse llogaritet edhe Perandoria Romake Lindore (Perandoria Bizantine).
Perandoria Ruse

Rusia ishte monarkia e fundit absolute në Evropë dhe para Luftës së Parë Botërore, një nga pesë fuqitë e mëdha në Evropë. Gjatë kohës së perandorisë. shoqëria u nda rreptësisht në pesë prona sociale. Perandoria Ruse përfundoi me Revolucionin e përgjakshëm rus të vitit 1917.

Perandoria Mongole

Perandoria më e madhe në histori, Perandoria Mongole doli nga unifikimi i fiseve mongole dhe turke nën sundimin e Genghis Khan. Mongolët arritën përparime në teknologji dhe ideologji të ndryshme gjatë kohës së perandorisë, transmeton lajmi.net

Perandoria Britanike

Perandoria Britanike filloi me koloni jashtë dhe postet tregtare dhe në fund përfshinte dominione, protektorate dhe mandate. Ajo përbëhej nga 13 milionë kilometra katror tokë – më shumë se 22% e sipërfaqes së tokës. Në vitin 1922, Perandoria kishte një popullsi prej 458 milionë banorësh ose rreth 20% të popullsisë botërore.

Shikoni videon për më shumë. /Lajmi.net/

Lamtumirë Juventus, Dybala në Premierligë? (FOTO)

Posted: 26 Sep 2017 12:15 AM PDT

Paulo Dybala mund të largohet nga Juventus duke u transferuar në Premierligë.

Sulmuesi argjentinas ka shkëlqyer gjatë këtij sezoni duke realizuar 10 gola në 6 xhirot e para në Serie A.

Por, tabloidi britanik “Mirror” raporton se e ardhmja e tij mund të jetë në elitën e futbollit anglez.

Manchester United është i gatshëm të paraqes ofertë të madhe për transferimin e tij në verën e vitit 2018, përcjell “lajmi.net”.

Dybala gjatë verës kërkohej nga Barcelona por nuk u largua nga Juventus. /Lajmi.net/


Mjekësia familjare kosovare me model nga Britania e Madhe

Posted: 26 Sep 2017 12:12 AM PDT

Albana Sahiti-Morina, kryesuese e këshillit organizativ, tha se kjo konferencë ka filluar dje dhe në pjesëmarrësit janë nga vende të ndryshme dhe kjo konferencë ka mbledhur pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Ajo ka folur edhe për mjekësinë familjare. "në mjekësinë familjare secili mjekë që e perfundon mjekësinë familjare ka vendin e punës", tha ajo sot (e martë) në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë', në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Kurse Mehmedali Gashi trajnues i programit të mjekësisë familjare, tha se kjo konferencë është shumë me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë familjare.

"Ky program që është akredituar dhe është nder për neve. Përvoja që sjellin pjesëmarrësit është shumë e mirë për neve. Në mjekësinë familjare ne punojmë me plan programin e Britanisë së Madhe dhe punojmë sipas standardeve", tha ai sot (e martë) në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë', në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Gashi ka bërë me dije se kanë 17 ekipe për tu ndalë në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë. Sipas tij janë bërë shumë reforma në kujdesin parësor shëndetësor.

Nga dhjetori ‘Rruga e Kombit’ me pagesë

Posted: 26 Sep 2017 12:10 AM PDT

Për koncesionin, mesatarisht, çdo makinë që do të kalojë në këtë rrugë do të paguajë 5 euro me TVSH, ndërsa koncesionari do të marrë prej vitit të tretë të koncesionit edhe një shtesë prej 5 milionë eurosh në vit (nga viti i tretë deri në atë të 15) si subvencionim të koncesionit.

Projekti parashikon zgjerimin e një segmenti të Rrugës së Kombit, rreth 4 km në hyrje të Tunelit të Kalimashit, nga katër, në gjashtë korsi, ndërsa do të ndërtohen mbi- dhe nën- kalimet, rrethimi dhe çdo element tjetër sigurie në autostradë, veç trarëve, që do të shërbejnë për vjeljen e taksës së rrugës.

Në të njëjtën kohë, vijon edhe procesi i ndërtimit të urave të mbetura përgjysmë në rrugën Kukës-Morinë, i zvarritur që prej tetë vitesh për mungesë fondesh, shkruan Lapsi.al.

Për vitin 2017 qeveria e Shqipërisë ka vënë në dispozicion 5 milionë euro.

Sipas drejtorit teknik të firmës Vega, që ka fituar tenderin për përfundimin e urave në rrugën Kukës-Morinë, pesë ura duhej të kishin përfunduar në qershor, por nuk kanë përfunduar, ndërsa dy urat e tjera, ku përfshihet edhe ajo më e madhja e këtij segmenti, në afërsi të ish-uzinës së Bakrit në Rexhepaj, nuk mendohet se do përfundojnë në afatin e përcaktuar në kontratë.

Sipas koncesionarëve të mirëmbajtjes së rrugës, për mjetet me ndjeshmëri sociale do t'i jepen bashkisë 100 mijë euro (për autobusë, etj). Por, nuk do të shpëtojnë nga pagesa banorët e Kukësit.

 

 

 

Moti sot në Kosovë

Posted: 26 Sep 2017 12:06 AM PDT

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës së sotme do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar.

 

Rexha: Vendimi i kryeministrit për shkarkimin e anëtarëve të KShC, mesazh jo i mirë për Kosovën

Posted: 26 Sep 2017 12:05 AM PDT

Ai ka thënë se është ndier i ofenduar nga kryeministri kur ka thënë se anëtarët e Agjencisë së Akreditimit janë të pa eksperiencë.

Postimi i plotë i Rexhës:

Letër e hapur Kryeministrit për shkarkimin e Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim

I nderuar Kryeministër,
Me habi të madhe mora dje lajmin, nga mediat, për kërkesën tuaj për shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Këshillit Shtetërorë të Cilësisë (Bordit) të Agjencisë së Kosovës për Akreditim me arsyetimin "e parregullsive serioze", "objekt i diskutimit publik" dhe keni kërkuar menjëherë rekrutimin e "njerëzve me ekspertizë të duhur në arsimin e lartë, me kredenciale të larta, etike dhe profesionale"!

Meqenëse ju nuk gjetët kohë të na vizitoni apo edhe të na ftoni në ndonjë takim informues për situatën dhe vizionin tuaj për arsimin e lartë, më lejoni të ju informoj për "parregullsitë serioze " të prodhuara gjatë dy viteve që unë po udhëheqë Agjencinë:
1. Është zvogëluar numri i programeve të studimit nga 486 në vitin 2015 në 346 programe ne vitin 2017 si pasojë e mosplotësimit të kërkesave minimale të cilësisë sipas kornizës ligjore në fuqi,
2. Janë pezulluar mbi 140 programe të studimeve për mungesë të stafit akademik,
3. Janë mbyllur 8 institucione private të arsimit të lartë për shkak të mos plotësimit të kritereve minimale të cilësisë të përcaktuara sipas kornizës ligjore në fuqi;
4. Në mbledhjen e fundit të Bordit, të mbajtur me 22 shtator 2017, vendosem të bëjmë edhe tërheqjen e akreditimit për disa programe që tentuan të mashtrojnë Agjencinë – me profesor që nuk janë në Kosovë,
5. Ndaluam punën e mbi 60 profesorëve nga rajoni (Maqedonia, Shqipëria, dhe vendet tjera) vetëm për letra në institucionet tona të arsimit të lartë. Këta 60 "profesorë" kanë ofruar deklarime të rreme në Agjenci për qëllime të akreditimit, madje disa prej tyre as nuk ishin në dijeni që emri i tyre përdorej nga institucionet e arsimit në Kosovë, e disa nuk kanë qenë asnjëherë në Kosovë,
6. Ndaluam punën e të gjithë profesorëve në Kosovë me dy e më shumë vende të punës me orar të plotë,
7. Vendosem për herë të parë kufizimin në numër të studentëve të regjistruar, në pajtim me infrastrukturën që institucionet e arsimit kanë në dispozicion,
8. Bëmë publike listën e të gjithë profesorëve (bartësve) të programeve të studimeve,
9. Kthyem imazhin e lënduar të Agjencisë në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe
10. Kemi marr konfirmim për punën e mirë edhe nga miqtë ndërkombëtarë edhe nga Komisioni Europian, siç e kanë shprehur në raportin e progresit të Kosovës për vitin 2016, sepse sigurisht ndajmë mendimin dhe parimet e njëjta për sa i përket zbatimit të ligjshmërisë dhe sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.
Ka edhe shumë disa "parregullsi" tjera, por po ndalem këtu.

Lidhur me proceset e akreditimit që janë bërë "objekt i diskutimit publik" – me lejoni të ju njoftoj se ky është parim bazë i organizatave europiane ENQA dhe EQAR të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë, anëtarë së cilës është edhe Agjencia e Kosovës për Akreditimit. Arsimi i lartë i afekton të gjithë, jo vetëm studentët dhe profesorët, por edhe prindërit, ekonominë dhe krejt shoqërinë – andaj ne kemi involvuar të gjithë akterët, sa herë që kemi mundur, në "diskutim publik". Arsimi i lartë është çështje publike! Aq më shumë, ne rritem transparencën në vendim marrje dhe vendosëm dialog me secilin institucion të arsimit të lartë.

Anëtaret e deritanishëm të Bordit janë njerëz shumë të respektuar në komunitetin e tyre, ata kanë kredenciale të larta akademike, profesionale dhe etike. Disa i njohin personalisht edhe këshilltaret tuaj, e për disa do të kishte mjaftuar ta pyetni edhe Google-in!
I nderuar Kryeministër, e kuptoj, se veprimet tona të fundit, me qëllim të rritjes së cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë (Rishikimi i Udhëzuesve dhe Standardeve të Agjencisë), rritjen e transparencës së arsimin e lartë (Projekti për Digjitalizimin e Procesit të Akreditimit), hartimin e standardeve për Monitorim etj. krejt këto të mbështetura me projekte nga donatorët ndërkombëtarë, janë shumë të avancuara për kontekstin në të cilin jetojmë, dhe disa i shohin edhe si pengese për vazhdimin e aktiviteteve të tyre biznesore. Vendimi juaj, pa ndonjë analizë paraprake të punës tonë dhe gjendjes aktuale në arsimin e lartë është mesazh jo i mirë për Kosovën dhe pavarësinë e institucioneve të pavarura në Kosovë!

I nderuar Kryeministër, jam koshient se një ministër na ka emëruar dhe një tjetër mund të na "ç'emëroj" – pa hatër mbetje, aq më shumë tani në kohë fushate. Por të na ofendoni për mungesë kompetence dhe profesionalizmi është ofendim dhe përulje që bëni jo vetëm shkollimit tonë në universitete europiane e botërore por edhe institucioneve të shtetit të Kosovës! Është ofendim dhe përulje edhe për dy anëtarët ndërkombëtar, që kaluan pothuajse një jetë në arsimin e lartë dhe majat e shkencës në ShBA dhe Gjermani!

Krejt në fund, uroj që pasardhësit e mi të jenë me kompetentë, më profesional, më transparent dhe më të guximshëm në procesin e përmirësimit të cilësisë së arsimit të lartë, që aq shumë i duhet Kosovës, tani!

Real Madrid me super përforcim nga PSG (FOTO)

Posted: 26 Sep 2017 12:03 AM PDT

Real Madrid mund të realizojë një përforcim të madh gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Daily Star” shkruan se ylli i Paris Saint-Germain, Julian Draxler mund të jetë përforcim i ri i klubit nga Santiago Bernabeu.

Draxler është duke konsideruar të ardhmen e tij në Pars pas ardhjes së Neymar dhe Kylian Mbappe, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, ai mund të shndërrohet në objektiv serioz të “Los Blancos” pas rihapjes së afatit kalimtar në janar. /Lajmi.net/


loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more