Skip to main content

Lajmi.net: “Almeda ia lëshon ‘fore’ bashkëshortit të saj ‘Çënarit’ (Video)” plus 8 more

Lajmi.net: “Almeda ia lëshon ‘fore’ bashkëshortit të saj ‘Çënarit’ (Video)” plus 8 more


Almeda ia lëshon ‘fore’ bashkëshortit të saj ‘Çënarit’ (Video)

Posted: 18 Sep 2017 12:21 AM PDT

Në këtë video, ajo shihet bashkë me Tolgan, motrën e saj Ildën dhe të dashurin e motrës së saj, Kenanin, shkruan lajmi.net

Teksa po hipnin shkallëve lëvizëse, Almeda bënte sikur po  bënte një 'selfie', por, që në fakt ka qenë një video.

Që te tre personat me të rrinin për t'u fotografuar por në fund e kuptuan se po xhiroheshin dhe në fund ishte një reagim interesant i tyre./Lajmi.net/

@ildaabz @kenansipahi @tsayisman foto cektigimi zanneden bebiskolar🙃😂

A post shared by Almeda Sayışman (@almeda92) on

Stuhia vret 8 persona në Rumani

Posted: 18 Sep 2017 12:18 AM PDT

Zyrtarët e rasteve emergjente kanë thënë se një burrë kishte vdekur pasi ishte goditur nga një tabelë reklamash, ndërsa një grua dhe dy persona të tjerë kishin vdekur nga goditjet e pemëve, në një park të qytetit.

Erërat e forta kanë bllokuar rrugët, hekurudhat dhe kanë shkatërruar çati të shtëpive, shkollave dhe spitaleve. Shumë qytete kanë mbetur pa rrymë elektrike.

Kryetari i qytetit perëndimorë të Timisoara-it, Nicolae Robu, ka thënë për një televizion lokal se " dhjetra pemë janë rrëzuar, rrugët janë bllokuar dhe kemi mbetur pa rrymë dhe ujë. Janë shkatërruar çati të shtëpive, ndërtesa dhe kemi parë kamionë të përmbysur. Nuk kam parë diçka të tillë asnjëherë më parë" ka thënë ai.

Erëra të fuqishme, rreth 100 kilometra në orë kanë shkatërruar edhe disa pjesë të Serbisë dhe Kroacisë, thonë zyrtarët.

Ronaldo feston golin e ish futbollistit të Barcelonës (FOTO)

Posted: 18 Sep 2017 12:14 AM PDT


Rritet presioni kundër referendumit kurd

Posted: 18 Sep 2017 12:12 AM PDT

Pano që tregon për referendumin e planifikuar të kurdëve.

Ligjbërësit në rajonin autonom të Kurdistanit dhe në disa zona përreth kanë miratuar planin në kundërshtim me autoritetet qendrore në Bagdad.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se referendumi i planifikuar do të dëmtojë luftën kundër grupit militant Shteti Islamik.

Shtetet fqinje, përfshirë Turqinë dhe Iranin, të dyja me komunitete të mëdha kurde, kanë kundërshtuar po ashtu votimin.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se do të diskutojë çështjen me kryeministrin e Irakut, Haider al-Abadi. Dy liderët do të takohen këtë javë në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Vendet perëndimore kanë shprehur shqetësime se referendumi kurd mund të ndezë tensione të reja në rajon.

Javën e kaluar, Parlamenti i Irakut, përmes një rezolute, ka hedhur poshtë referendumin dhe ka premtuar se do të përdorë "çdo mjet të nevojshëm" për ta parandaluar atë.

Koreja e Veriut pritet të dominojë debatin vjetor në OKB

Posted: 18 Sep 2017 12:04 AM PDT

Pjesa më e madhe e vëmendjes do të jetë te presidenti amerikan, Donald Trump, i cili do t'i adresohet këtij tubimi për herë të parë më 19 shtator.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të ketë po ashtu paraqitjen e parë si udhëheqës kombëtar.

Në mesin e atyre që nuk do të marrin pjesë janë presidenti rus, Vladimir Putin, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Të dy kanë dërguar ministrat e tyre të jashtëm.

Udhëheqësit pritet të përqendrohen në disa nga pikat më të nxehta në botë, ku prioritet përbën Koreja e Veriut me programet e saj me raketa bërthamore dhe balistike.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe gati të gjitha shtetet individuale kanë dënuar provat raketore të Phenjanit. E fundit ka ndodhur më 15 shtator, kur Koreja e Veriut ka hedhur një raketë balistike që ka fluturuar mbi Japoni.

Këshilli i Sigurimit e ka cilësuar këtë si veprim "shumë provokues" dhe "të egër". Megjithatë, nuk ka ende pajtim se si duhet ndëshkuar Phenjanin.

Udhëheqësit botërorë përballen po ashtu me krizën humanitare të mbi 400,000 myslimanëve Rohingya, të cilët kanë ikur nga dhuna në Mianmar dhe kanë hyrë në Bangladesh.

Terrorizmi dhe ngrohja globale pritet të jenë po ashtu subjekt i diskutimeve të nxehta dhe mosmarrëveshjeve midis liderëve botërorë.

Në të kaluarën, Trump ka qenë kritik i zëshëm i Kombeve të Bashkuara dhe ndihmësit e tij thonë se ai do të bëjë thirrje për "reformim të OKB-së", duke iu kërkuar anëtarëve të kontribuojnë më shumë në projekte globale, përfshirë operacionet paqeruajtëse, të cilat kushtojnë rreth 8 miliardë dollarë në vit.

Jon B. Alterman, nënpresident i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, i ka thënë gazetës "The New York Times" se "bota po bën ende përpjekje të krijojë opinionin rreth këtij presidenti".

"Për një numër udhëheqësish, ky do të jetë rasti i tyre i parë për të parë atë, për ta gjykuar dhe për të bërë përpjekje për t'i gjetur anën e mirë", ka thënë Alterman.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara i zhvillon punimet deri më 25 shtator. /REL/

Ja sa pasaporta i ka e dashura e Skivit (Foto)

Posted: 18 Sep 2017 12:00 AM PDT

Sophie Castriota në Instastory ka hedhur një fotografi shumë më interesante se herëve të tjera, shkruan lajmi.net

Ajo shihet se në dorë ka katër pasaporta, me të cilat mund të lëvizë në gjithë botën.

Sophie është e pajisur me pasaportë shqiptare, australiane dhe gjermane!/Lajmi.net/

21845483_2386867278205426_1869778128_o

Momenti kur Nora Istrefi nuk kujdeset për linjat trupore (Foto)

Posted: 17 Sep 2017 11:36 PM PDT

Por, tani Nora Istrefi nuk është se kujdeset shumë për linjat trupore, shkruan lajmi.net

Kjo se, ka disa ditë që këngëtarja publikon fotografi nga ushqimet që konsumon e që përmbajnë shumë kalori.

Sido që të jetë, urojmë që këngëtarja të mos e kalojë limitin e peshës, e t'i kthejë kilet që i kishte dikur./Lajmi.net/

21706104_2386867271538760_334533694_o

Serbët qe 18 vjet me sistem paralel në arsim

Posted: 17 Sep 2017 11:26 PM PDT

Foto ilustruese

Nxënësit serbë në Kosovë vazhdojnë të mësojnë me planprogram të Serbisë, kurse mësimdhënësit e tyre marrin nga dy paga. Këta mësimdhënës marrin pagë nga Kosova dhe nuk i përgjigjen Qeverisë së këtij shteti, duke i mësuar nxënësit e tyre sipas sistemit arsimor të Serbisë. Pagë marrin edhe nga Serbia. Deri më tash Qeveria e vendit nuk ka bërë publike asnjëherë se sa mësimdhënës serbë paguhen dyfish.

Në komunën e Obiliqit janë në përbërje të sistemit arsimor katër objekte shkollore, në të cilat mësimin e zhvillon komuniteti serb. Afërsisht e vijojnë shkollën rreth 400 nxënës, megjithëse numri i tyre ndryshon për shkak të mosdeklarimit të shënimeve të sakta nga institucionet arsimore të komunitetit serb, transmeton zeri.info.

Agim Spahiu, drejtor komunal për Arsim në Obiliq, konfirmon për gazetën "Zëri" se gjendja nëpër shkollat ku mëson komuniteti serb vazhdon të mbetet e njëjtë në këtë komunë. Ai thotë se dhe mësimi zhvillohet sipas planprogramit të Serbisë. "Gjithçka vazhdon njëjtë, nuk ka ndonjë ndryshim", thotë Spahiu./Zeri.

 

Mali i Zi nuk pritet ta rinegociojë Demarkacionin

Posted: 17 Sep 2017 11:12 PM PDT

Komisioni i ri Shtetëror për Demarkacion, i caktuar nga kryeministri Haradinaj dhe i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, ende nuk ka dalë me të gjeturat e reja sa i përket Marrëveshjes së Kufirit me Malin e Zi.

Qeveria e Kosovës është në pritje të këtyre të gjeturave para veprimeve të tjera, të cilat pritet të pasojnë. Megjithatë, pavarësisht kësaj është pala malazeze ajo e cila nuk pritet që të pranojë rinegocimin e kësaj marrëveshjeje.

Përveç deklaratave të zyrtarëve malazezë të ditëve të fundit se për Malin e Zi kjo çështje është mbyllur, këtë po e thonë edhe ekspertët kosovarë të hartografisëk, transmeton zeri.info.

Madje këta nuk e kanë edhe shumë të qartë mandatin e Komisionit të ri dhe vetë qëllimin e kryeministrit Haradinaj. E sipas njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, nëse Kosova dëshiron të përfitojë nga liberalizimi i vizave më shpejt, mënyra e vetme është ratifikimi i kësaj marrëveshjeje. Kurse analistët politikë vlerësojnë se veprimet e njëanshme nga Qeveria e re kosovare mund edhe të ngrinë raportet e mira mes dy shteteve.Mali i Zi nuk pritet ta rinegociojë Demarkacionin

Mali i Zi nuk pritet që të pranojë rinegocimin e Marrëveshjes për Shënjimin e Kufirit me Kosovën. Përveç zyrtarëve malazezë këtë e thonë edhe ekspertët kosovarë, duke u bazuar në zhvillimet e fundit. Pa ratifikimin e kësaj marrëveshjeje BE-ja e ka rikonfirmuar se nuk do të ketë plotësim të kushteve për liberalizim, çka kryeministri Haradinaj e ka premtuar në tre muajt e parë të qeverisjes së ti, transmeton zeri.info

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more