Koha.net: “Idrizi: Vushtrria është më e ndriçuar se lagjet periferike të Prishtinës” plus 29 more |
- Idrizi: Vushtrria është më e ndriçuar se lagjet periferike të Prishtinës
- Në Tiranë për herë të parë mbahet Samiti i NATO-s
- Winslet nderohet për karrierën e saj
- Haliti për demarkacionin: Historia është histori, realiteti realitet
- Londra në alarm pas sulmit të sotëm
- Haliti ishte kundër prishjes së koalicionit me LDK-në, tash pret që kjo të mos jetë bllokuese
- Serbia mposht Rusinë për ta takuar Slloveninë në finalen e Eurobasketit
- Hailey: Koreja e Veriut në qendër të Asamblesë së OKB-së
- Kështu duken putrat e merimangave nga afër
- Haziri do që Dobrosini të bëhet pikë kufitare
- Rikthehet Queen B
- 12 vjet burgim për dy kosovarët që kryen 78 vjedhje në Zvicër
- Rihanna sjell produkte të reja të kozmetikës
- Zvicra turpëron në shtëpi Shqipërinë, e mposhtë 4 me 1
- Thaçi thotë se deri në fund të vitit Kosova do bëhet me ushtri
- Ky do të jetë shefi i ri i deputetëve të AAK-së në Kuvend
- Testi raketor i Koresë së Veriut ndan fuqitë botërore
- Thaçi: Dialogu do të përfundojë me njohje reciproke
- Ministria e punëve të Brendshme dënon ashpër sulmin terrorist në Londër
- Rashica merr lëvdata për paraqitjen ndaj Lazios
- Zgjerohet debati publik rreth rastit Rikallo
- Përfundon autopsia në rastin e vdekjeve në QKUK, kërkohen analiza të tjera
- Muja i dënuar me burg sa gjysma e mandatit-realizoi vetëm gjysmën e premtimeve
- Të miturit në burgun e Lipjanit ende s’kanë nisur mësimin, përplasen MASHT-i e Komuna
- Thaçi dhe Pacolli bisedojnë për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës
- VV kërkon që Rikallo të mos ushtrojë postin qeveritar deri të sqarohen akuzat ndaj tij
- KQZ-ja po pastron listat për zgjedhjet lokale të tetorit
- Ministri Bedri Hamza e la BQK-në duke shkelur ligjin
- Kjo është renditja e re e Grupeve Parlamentare në Kuvendin e Kosovës
- Opozitarizmi i LDK-së: Interpelancë për Rikallon – Haradinaj e Veseli dhunues të demokracisë
Idrizi: Vushtrria është më e ndriçuar se lagjet periferike të Prishtinës Posted: 15 Sep 2017 02:56 PM PDT Ferit Idrizi, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, ka treguar në Interaktiv të KTV-së arsyet pse do të kandidojë për kryetar të këtij qyteti. “Ka pas pajtim të plotë me subjektin politik, dhe me të gjitha strukturat e PDK-së, të gjithë janë pajtuar me kandidimin tim”, duke u krenuar me të kaluarën e tij si mësimdhënës e drejtor shkolle. Ai ka thënë se bashkëpartiaku i tij, kryetari aktual 1Bajram Mulaku është bartës i listës dhe përkrahës i PDK-së në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Në Tiranë për herë të parë mbahet Samiti i NATO-s Posted: 15 Sep 2017 02:21 PM PDT Nesër do të mbahet për herë të parë në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak. Shefat e shtabeve të vendeve anëtare të NATO-s sot kanë mbërritur në kryeqytetin shqiptar dhe janë pritur fillimisht nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ka premtuar se Shqipëria do të shtojë numrin e forcave ushtarake në Afganistan me një togë. Ata janë mbledhur për të diskutuar për situatën e sigurisë në rajonin e Ballkanit perëndimor, si dhe për të dhënë rekomandime për...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Winslet nderohet për karrierën e saj Posted: 15 Sep 2017 02:14 PM PDT Kate Winslet, është një inspirim për shumë njerëz dhe tani ka ardhur koha që ajo të nderohet për këtë gjë. Fituesja Britanike e çmimit Oscar, do ta pranoj çmimin special "Actor Inspiration Award" të cilin e ndanë shoqata e aktorëve në Hollywood. Ky shpërblim ka për qëllim ta nderoj karrierën e saj disa vjeçare si dhe angazhimin e përshkushtuar të aktores në çështjet e bamirësisë, transmeton Express i KTV-së. Çmimi do ti ndahet Winslet-it më 9...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Haliti për demarkacionin: Historia është histori, realiteti realitet Posted: 15 Sep 2017 01:50 PM PDT Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe i PDK-së, Xhavit Haliti, në një intervistë për televizionin publik ka folur edhe për demarkacionin. Nuk ka precizuar se si do të shkohet në zgjidhje, pasi që sipas tij kjo i takon qeverisë së Kosovës. “Nëse ka hapësirë dhe interes palët do të negociojnë në këtë rast. Deklaratat e Malit të Zi, janë faktike dhe juridike, Kosova ka problemet e saj. Të shohim si do të veprojë kryeministri, nëse është interes të Kosovës do të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Londra në alarm pas sulmit të sotëm Posted: 15 Sep 2017 01:47 PM PDT Sulmi terrorist i cili ndodhi sot në Londër, ka ngritur edhe numrin e viktimave, duke shkuar në 29. Kryeministrja Theresa May ka thënë se rreziku nga ky sulm ka shkuar në nivelin më të lartë, transmeton Koha.net. Policia britaneze ka thënë se rreth 1,000 oficerë të armatosur janë shpërndarë në gjithë vendin. ISIS ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, ndërsa policia po vazhdon të hetoj sulmuesit. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Haliti ishte kundër prishjes së koalicionit me LDK-në, tash pret që kjo të mos jetë bllokuese Posted: 15 Sep 2017 01:45 PM PDT Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, deklaroi se qeveria është shërbëtore e qytetarëve të Kosovës dhe për këtë duhet t’i kryejë detyrat e saja të parapara. “Nëse LDK-ja i bllokon vendimet, atëherë ata do të dëmtojnë veten. LDK-ja do të jetë në nivel të detyrës, për të kontrolluar qeverinë se sa po i zbaton vendimet për qytetarë”, tha Haliti në televizionin publik. Haliti ka folur edhe për prishjen e koalicionit me...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Serbia mposht Rusinë për ta takuar Slloveninë në finalen e Eurobasketit Posted: 15 Sep 2017 01:28 PM PDT Serbia është finalisti i dytë i kampionatit Evropian. Ajo e ka mposhtur Rusinë me rezultat 79 me 87, në një ndeshje të cilën e ka kontrolluar që nga fillimi i takimit. Bogdanoviq ishte lojtari më i mirë i Serbisë, duke shënuar 23 pikë në këtë takim, përcjell Koha.net. E Rusinë, nuk mundi ta udhëheqë drejt fitores lojtari më i mirë i saj, Shved, megjithëse shënoi 33 pikë. Në finale Serbinë e pret Sllovenia, e cila mposhti Spanjën, për të shkruar historinë e basketbollit...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Hailey: Koreja e Veriut në qendër të Asamblesë së OKB-së Posted: 15 Sep 2017 01:15 PM PDT Ambasadorja amerikane në Kombet e Basskuara Nikki Haley, tha se Koreja e Veriut ka për të qenë në qendër të takimit të vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku do të marrë pjesë Presidenti Donald Trump, për herë të parë si President i Shteteve të Bashkuara. Koreja e Veriut hodhi një raketë të premten mbi Japoni, e dyta mbi këtë vend fqinj me të. Prova me raketë e Phenianit shkaktoi alarm në shkallë botëtore dhe shqetësim se Koreja e Veriut është duke...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kështu duken putrat e merimangave nga afër Posted: 15 Sep 2017 12:54 PM PDT Një numër i madh i njerëzve kanë frikë nga merimangat, por pak njerëz i kanë vënë re pjesët e tyre të lezetshme. Në terma shkencor, putrat apo këmbët e tyre njihen si “tarsus”, dhe që është pjesa më e komplikuar e putrave të tyre, transmeton Koha.net. Ashtu sikur macet dhe qentë, edhe merimangat i kanë putrat e tyre, por se ato i përdorin edhe si shqisë të nuhaturit dhe të dëgjuarit. {gallery} ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Haziri do që Dobrosini të bëhet pikë kufitare Posted: 15 Sep 2017 12:49 PM PDT Po vazhdojnë takimet mobilizuese në terren të kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ekipit të tij me strukturat e partisë, si parapërgatitje për zgjedhjet e 22 tetorit, njfton dega e kësaj partie në Gjilan. Takimet sonte janë zhvilluar në Pogragjë, Stublinë e Llovcë. “Pogragja dhe fshatrat tjerë nuk e ka pasur kujdesin e shtetit në të kaluaren. Jam krenar që gjatë këtij mandati, ne e kemi realizuar pakon familjare dhe katërshen e madhe infrastrukturore....... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 15 Sep 2017 12:44 PM PDT Diva e muzikës, Beyonce, e shënoi paraqitjen e parë publike që nga sjellja e binjakëve në jetë, dhe ajo dukej më bukur se kurrë. Të enjten më 14 shtator, Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay Z, e ndoqën gala mbrëmjen e organizuar nga Rihanna, "Clara Lionel Foundation Diamond Ball" në New York, duke e bërë zyrtarisht paraqitjen e parë mbi qilim të kuq, që nga lindja e binjakëve Rumi dhe Sir, transmeton Express i KTV-së. Këngëtarja ishte veshur me një fustan të gjelbër i cili i tregonte format e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
12 vjet burgim për dy kosovarët që kryen 78 vjedhje në Zvicër Posted: 15 Sep 2017 12:41 PM PDT Kanë kryer 78 vjedhje, një grabitje dhe delikte të tjera. Dy kosovarët janë dënuar në Gjykatën e Qarkut në Wil (St.Gallen), njëri me 7 dhe tjetri me 5 vjet burgim. Procesi gjatë javës së kaluar është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie. Të akuzuarit ishin sjellë në ndërtesën e gjykatës, të lidhur me pranga në duar dhe në këmbë, shkruan tagblatt.ch. Si pjesëtarë të një bande prej 6 vjedhësish, ata janë autorë të një serie të gjatë deliktesh,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Rihanna sjell produkte të reja të kozmetikës Posted: 15 Sep 2017 12:26 PM PDT Qendra e kozmetikës nga Rihanna “Fenty”, ka sjell të gjitha llojet e nuancave të reja të sherkut. Gjatë ditës së sotme, Rihanna ka njoftuar se kanë dalë 40 lloje të nuancave të cilat i japin shkëlqim fytyrës, transmeton Koha.net. “Fenty Beauty është krijuar për të gjitha llojet e lëkurave, personaliteteve të grave, kulturave dhe racave”, ka shkruar Rihanna, duke shtuar se dëshiron t’i përfshijë të gjitha femrat në kozmetikën e saj. {gallery} ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Zvicra turpëron në shtëpi Shqipërinë, e mposhtë 4 me 1 Posted: 15 Sep 2017 12:16 PM PDT Kombëtarja e Shqipërisë te femrat është turpëruar në ndeshjen e parë të grupit 2 kualifikues për Botëror. Vashat kuqezi janë mundur në shtëpi me rezultat 4:1, shkruan albinfo.ch. Brunner, Bachmann, Crnogorceviq dhe Dickenmann realizuan për Zvicrën, ndërsa Lavdije Begolli shënoi për Shqipërinë. Për Zvicrën në minutën e 46-të ka hyrë në lojë edhe futbollistja shqiptare, Florijana Ismaili. Zvicra në ndeshjen e ardhshme do të përballet me Poloninë, kurse Shqipëria me...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Thaçi thotë se deri në fund të vitit Kosova do bëhet me ushtri Posted: 15 Sep 2017 12:13 PM PDT Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një intervistë për televizionin publik tha se Kosova deri në fund të vitit do ta ketë ushtrinë. Sipas tij, i gjithë ky proces do të ndodhë në partneritet me SHBA-në, NATO-n dhe BE-në. “Ushtria pres të përfundojë deri në fund të këtij viti. Kemi mundësinë e ndryshimeve kushtetuese dhe e mbështesë fuqishëm që të ndodhë. Askush se ka të drejtën e vetos mbi ushtrinë”, ka thënë Thaçi. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ky do të jetë shefi i ri i deputetëve të AAK-së në Kuvend Posted: 15 Sep 2017 12:07 PM PDT Ahmet Isufi do të jetë shef i deputetëve të AAK-së, që kanë vendosur që në Kuvendin e Kosovës të krijojë Grup Parlamentar të ndarë nga PDK-ja e Nisma, parti me të cilat udhëtoi në koalicion parazgjedhor subjekti i Ramush Haradinajt. Blerim Kuqi i AAK-së ka thënë për KTV-në se orientimet e tyre janë që AAK të jetë grup i vetëm parlamentar. Ka qenë ai që ka konfirmuar për televizionin shefin e ri të GP-së. “Ahmeti Isufi, që është edhe nënkryetar i...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Testi raketor i Koresë së Veriut ndan fuqitë botërore Posted: 15 Sep 2017 11:44 AM PDT Prova e fundit raketore e Koresë Veriore ka ndarë në qëndrime fuqitë botërore, të cilat, vetëm pak ditë më parë, kanë miratuar sanksione të reja kundër Phenjanit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. SHBA tha se barra e reagimit ndaj Koresë së Veriut duhet të bie mbi Kinën, aleaten e saj kryesore, dhe Rusinë, e cila po ashtu ka lidhje me shtetin komunist. Kina tha se SHBA është duke u shmangur nga përgjegjësia e saj. Rusia e dënoi, siç tha, retorikën agresive të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Thaçi: Dialogu do të përfundojë me njohje reciproke Posted: 15 Sep 2017 11:40 AM PDT Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një intervistë dhënë televizionit publik, ka folur për raportet që duhet ti ketë Kosova me Serbinë. Thaçi tha se kjo është faza finale në procesin e dialogut me Serbinë. Dialogu me Serbinë, sipas tij, e ka pasur efektin dhe i gjithë procesi duhet të përfundojë me njohjen e Kosovës nga shteti i Serbisë. Ai tha se dialogu me Serbinë ka ndryshuar edhe situatën në pjesën në veri të Kosovës, duke përmendur doganierët në veri, mbajtjen e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ministria e punëve të Brendshme dënon ashpër sulmin terrorist në Londër Posted: 15 Sep 2017 11:02 AM PDT Ministria e Punëve të Brendshme, në emër të ministrit, Flamur Sefaj, shpreh indinjatën e thellë për sulmin terrorist që ndodhi në Londër të Britanisë se Madhe. Përballë kësaj tragjedie Ministria e Punëve të Brendshme, më shumë se kurrë qëndron në krah të Britanisë së Madhe. Lufta kundër terrorizmit do të mbet prioritet i Ministrisë së Brendshme të Kosovës. Kujtojmë se shpërthimi ka ndodhur në një tren që tronditi Londrën mëngjesin e sotëm...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Rashica merr lëvdata për paraqitjen ndaj Lazios Posted: 15 Sep 2017 10:53 AM PDT Sulmuesi i krahut i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka marrë lëvdata nga ish-trajneri i Napolit, Andrea Agostinelli për paraqitjen në ndeshjen që skuadra e tij Vitesse e humbi nga Lazio me rezultatin 3:2. Kjo ndeshje u zhvillua të enjten mbrëma në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës. Rashica asistoi për dy golat e shënuar nga Vitesse, në minutën e 33-të dhe 57-të. Rashica mori notën më të mirë te skuadra holandeze. "Është...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Zgjerohet debati publik rreth rastit Rikallo Posted: 15 Sep 2017 10:36 AM PDT Akuzave të disa qytetarëve drejtuar ministrit të ri serb të bujqësisë, Nenad Rikallo, u është përgjigjur vetë ai. Rikallo ka thënë se s’i ka bërë keq asnjë shqiptari, e deri në kohën e luftës së fundit në Kosovë, është marrë kryesisht me basketboll dhe ka bërë një jetë të qetë. “E kuptoj se plagët e luftës ende nuk janë shëruar dhe se ende shkaktojnë dhimbje pa marrë parasysh se kujt i përkasin. Këto plagë shkaktojnë emocione...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Përfundon autopsia në rastin e vdekjeve në QKUK, kërkohen analiza të tjera Posted: 15 Sep 2017 10:30 AM PDT Në Institutin e Mjekësisë Ligjore gjatë ditës ka përfunduar autopsia në trupat e pajetë të tre pacientëve, që vdiqën në QKUK. Pas autopsisë që u është bërë nga ekspertët e këtij instituti, ata u janë dorëzuar familjarëve. Arsim Gërxhaliu i ka thënë KTV-së se me gjithë përfundimin e autopsisë, analiza të tjera toksikologjike dhe hosopatologjike janë të nevojshme. Për këtë rast, gjatë ditës zbardhjen e rrethanave dhe vënie para...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Muja i dënuar me burg sa gjysma e mandatit-realizoi vetëm gjysmën e premtimeve Posted: 15 Sep 2017 01:01 PM PDT Nga 29 premtime sa ka bërë Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, i cili është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me dy vjet burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, gjatë mandatit 4 vjeçar, ka arritur t’i realizojë 14 prej tyre. Ndonëse për çdo vit, buxheti për infrastrukturë është rritur, shumë lagje në Komunën e Prizrenit kanë mungesë të ujit të pijes, raporton KTV. Fatmir Kastrati banor i Lagjes “2 Korriku” në këtë qytet,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Të miturit në burgun e Lipjanit ende s’kanë nisur mësimin, përplasen MASHT-i e Komuna Posted: 15 Sep 2017 12:27 PM PDT Të miturit e burgut të Qendrës Korrektuese në Lipjan as pas dy vjetësh të fillimit të vitit të ri akademik nuk kanë nisur mësimet. Vonesat po bëhen si shkak i mosmarrëveshjes në mes të Komunës së Lipjanit si dhe të Ministrisë së Arsimit. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Kosovës, pas përurimit të Qendrës së re Edukative Korrektuese, ka thënë se pret që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt, në mënyrë që këta të burgosur të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Thaçi dhe Pacolli bisedojnë për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës Posted: 15 Sep 2017 10:28 AM PDT Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, të cilin e ka uruar për pozitën e re.
Në këtë takim është biseduar për bashkërendimin e agjendës së politikës së jashtme të Kosovës, e cila ka për qëllim forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
“Do të vazhdojmë me procesin e njohjeve, të anëtarësimit në organizata...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
VV kërkon që Rikallo të mos ushtrojë postin qeveritar deri të sqarohen akuzat ndaj tij Posted: 15 Sep 2017 10:21 AM PDT Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj akuzave karshi ministrit të ri të Bujqësisë Nenad Rikallo. “Para disa ditësh disa qytetarë të Kosovës, të tronditur nga emërimi në postin e Ministrit të Nenad Rikallos, publikuan dëshmitë e tyre për dhunën dhe torturat që sipas tyre ai i ka bërë gjatë luftës, në shërbim të spastrimit etnik dhe represionit të organizuar nga Serbia në Kosovë”, thuhet në postimin e VV-së në Facebook, transmeton Koha.net. VV thotë se shumë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
KQZ-ja po pastron listat për zgjedhjet lokale të tetorit Posted: 15 Sep 2017 11:21 AM PDT KQZ-ja është duke pastruar listën e votuesve pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit. Pastrimi i listës së votuesve i kontribuon një procesi të rregullt zgjedhor, thotë shoqëria civile, raporton KTV. Megjithatë, pjesëtarë të saj hedhin kritika në mënyrën se si është bërë deri tash ky proces. Alban Krasniqi rekomandon që në të ardhmen largimi i emrave të personave të vdekur të bëhet automatikisht nga lista e votuesve. E në Komunën e Prishtinës deri më tash asnjë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ministri Bedri Hamza e la BQK-në duke shkelur ligjin Posted: 15 Sep 2017 10:15 AM PDT Me shkelje ligjore e ka nisur detyrën ministri i Financave në Qeverinë e Ramush Haradinajt. Bedri Hamza ka shkelur Ligjin për Bankën Qendrore, sipas të cilit, ai është dashur të japë dorëheqje së paku 3 muaj më herët nga kjo pozitë, e këtë Hamza e ka bërë tek një ditë pasi është zgjedhur ministër i Financave nga radhët e PDK-së. KTV-ja ka pyetur BQK-në për këtë por në një përgjigje me shkrim është thënë se nuk ka pasur asnjë shkelje, as individuale...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kjo është renditja e re e Grupeve Parlamentare në Kuvendin e Kosovës Posted: 15 Sep 2017 10:12 AM PDT Lëvizja Vetëvendosje është grupi më i madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës. AAK-ja dhe Nisma tashmë kanë konfirmuar se do të ndahen nga PDK-ja në Kuvend, duke e lënë këtë parti si grupin e tretë parlamentar në Kuvend. KTV-ja ka mësuar nga burime brenda Kuvendit se kërkesa për konfirmim të grupeve parlamentare do të bëhet të mërkurën në mbledhjen e Kryesisë. “Nga kjo i bie se PDK-ja do të mbes me vetëm 24 deputetë, pra grupi i tretë parlamentar, meqenëse LDK-ja ka...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Opozitarizmi i LDK-së: Interpelancë për Rikallon – Haradinaj e Veseli dhunues të demokracisë Posted: 15 Sep 2017 10:08 AM PDT Lidhja Demokratike e Kosovës nis bërjen e opozitarizmit. Ajo ka planifikuar dy interpelanca për kryeministrin e ri, Ramush Haradinaj, të cilit i bëjnë thirrje urgjente që të shkarkojnë ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo, që po akuzohet për torturimin e shqiptarëve gjatë luftës, raporton KTV. Avdullah Hoti, kryetar i Grupit Parlamentar të LA-së, tha se Haradinaj duhet ta thërrasë në përgjegjësi Rikallon dhe ta shkarkojë ose në të kundërtën, siç shprehët ai, Haradinaj do të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
You are subscribed to email updates from KOHA.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: