Skip to main content

“Kjo është lista e  votuesëve nga jashtë për komunën e Ferizajt” plus 9 more Ferizaj Press

“Kjo është lista e  votuesëve nga jashtë për komunën e Ferizajt” plus 9 more Ferizaj Press


Kjo është lista e  votuesëve nga jashtë për komunën e Ferizajt

Posted: 24 Sep 2017 07:52 AM PDT

Komisioni Komunal Zgjedhor  në Ferizaj ka publikuar listën e të gjithë votuesëve  që je jetojn jasht komunës së Ferizajt por që kanë të drejtë vote  në Ferizaj.

Këtu mund të shikoni listën e votuesëve nga jashtë për komunën e Ferizajt.

Gjysma e punëtorëve pa kontrata në Kosovë

Posted: 24 Sep 2017 07:37 AM PDT

Në tregun e punës në Kosovë, shumë punëtorë punojnë pa kontrata të punës në sektorin privat. Por, të dhënat e institucioneve qeveritare, përfaqësuesvetë punëtorëve dhe komunitetit të biznesit, dallojnë shumë për nga përqindja.

Përderisa përfaqësues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), thonë se në treg më se 50 për qind e punëtorëve punojnë pa kontrata pune, përfaqësues të bizneseve thonë se kjo shifër arrin në më shumë se 20 për qind, kurse zyrtarë të Qeverisë vlerësojnë se tetë për qind e punëtorëve në treg janë pa dokumente.

Disa qytetarë, që punojnë në biznese kryesisht të vogla, pranojnë se punojnë pa kontrata pune.

Arsye e moskërkesës së një dokumenti të tillë nga punëdhënësi, sipas tyre, mund të ndikojë në humbjen e vendit të punës.

Flaka thotë se ka punuar për gjashtë muaj në një dyqan në qendër të Prishtinës, pa kontratë. Ajo thotë se as punëtorët tjerë nuk kanë ndonjë marrëveshje të shkruar.

"Edhe pse pa kontratë dhe mendoj se kam punuar mirë, pronari nuk na trajtonte mirë. Kurse një ditë, kur e kam përfunduar orarin e punës, pronari më ka treguar se më largon nga puna", thotë Flaka.

Por, ndryshe nga Flaka, Yllza Slova, punon në një institucion mikro- financiar në Prishtinë dhe posedon kontratë të punës. Yllza thotë se kontrata i ofron siguri në punë.

"Po kam kontratë pune për një periudhe të pacaktuar. Natyrisht se ndihem më e sigurt, sepse më garanton vendin e punës", thotë Yllza Slova.

Në anën tjetër, Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së pavarur të sektorit privat, në kuadër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, thotë se më shumë se 150 mijë qytetarë në Kosovë llogaritet që punojnë pa kontrata pune.

"Ose nëse e marrim me përqindje, kalon mbi 50 për qind të punëtorëve, sidomos në kohën e verës e kalon mbi 60 për qind, sepse është një frekuentim më i madh i punëve gjatë verës", deklaron Azemi.

Por, kjo përqindje është e papranueshme për zyrtarë të Qeverisë së Kosovës. Basri Ibrahimi, kryeinspektor i Inspektoratit të Punës që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, thotë se përqindja e punëtorëve pa kontrata pune mund të arrijë në rreth 10, eventualisht 12 për qind.

"Por, në perceptimin e përgjithshëm mund të arrijmë deri në 10 -12 për qind punëtorë pa kontrata pune. Kështu që nuk është ajo përqindje ( 50 për qind), sepse Kosova nuk ka as potenciale ekonomike të ketë aqshumë njerëz në treg pa kontrata pune", thotë Ibrahimi.

Ndërkaq, sipas një hulumtimi që ka përgatitur Aleanca Kosovare e Biznesit, rezulton se më shumë se 20 për qind e qytetarëve punojnë në mënyrë joligjore.

Numri më i madh këtyre punëtorëve, punojnë në sektorin e ndërtimtarisë, bujqësisë dhe atyre të shërbimeve.

Kryetari i kësaj aleance, Agim Shahini, duke treguar arsyet e punës pa kontratë, tregon për Radion Evropa e Lirë, se 75 për qind e punëtorëve në treg punojnë me kontrata të punës.

"Arsye pse nuk kanë kontratë apo marrëveshje, janë punët sezonale, pasi për një periudhë të shkurtër punëtorët nuk dëshirojnë të lidhin kontratë, pasi janë në skema të ndryshme sociale".

"Arsye tjetër është se shpeshherë punëtori është i interesuar të dalë jashtë vendit dhe nuk dëshiron të paguajë taksa dhe obligime tjera", sqaron Shahini.

Por, ndryshe mendon Jusuf Azemi nga BSPK-ja. Arsye e mungesës së kontratave të punës, sipas tij, është mos gatishmëria e punëdhënësit, pasi në mungesë të këtij dokumenti, punëdhënësi më lehtë manipulon me punëtorin.

Ai thotë se në të shumtën e rasteve pronarët nuk janë të gatshëm të nënshkruajnë marrëveshje me punëtorët.

"Nuk ka punëtorë që nuk dëshiron siguri në vendin e punës. Cili është ai punëtor që punon 10 -15 vjet dhe kur arrin afër periudhës së pensionimit nuk ka asnjë para në Fondin Pensional të Kosovës?".

"Mjetet tona me të cilat ne dëshirojmë mjete edhe në Fondin Pensional të Kosovës, janë duke u gëlltitur nga pronarët e kompanive gjithmonë me bekimin edhe të institucioneve shtetërore", shprehet Azemi.

Gjatë inspektimeve në disa kompani private, vitin e kaluar Inspektorati i Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kanë hasur në më shumë se 1100 punëtorë pa kontrata pune.

Basri Ibrahimi, kryeinspektor në këtë mekanizëm, tregon se në bazë të ligjit, kompanitë që të mbajnë punëtorë pa kontrata pune, mund të gjobiten deri në 10 mijë euro.

"Në 99 për qind të rasteve, Inspektorati kur konstaton se ka punëtorë pa kontratë, nuk e lëshon punëdhënësin pa e pajisur punëtorin me kontratë. Sepse ne shkojmë fillimisht në inspektim, pastaj në ri-inspektim dhe nuk ndalemi derisa ta lajmërojë punëtorin në Administratën Tatimore të Kosovës", shprehet Ibrahimi.

Kontrata e punës është veprim juridik i dyanshëm,i cili rregullon të drejtat të punëdhënësit dhe të punëmarrësit.

Në bazë të kontratës, punëdhënësi është i detyruar që të punësuarin ta paraqesë në Administratën Tatimore të Kosovës dhe institucionet tjera, të cilat menaxhojnë dhe administrojnë skemat e obligueshme pensionale dhe skemat tjera.

Po ashtu, punëdhënësi është i obliguar për pagesën e kontributeve dhe detyrimeve tjera ligjore.

Ferizaj i pushtuar nga qentë endacak

Posted: 24 Sep 2017 06:51 AM PDT

Ferizaj gjithmonë ka pasur probleme me qentë endacak. Si duket kjo ende po vazhdon dhe asnjë veprim nuk po merret në këtë drejtim. Për më shumë, shikoni videon e dërguar nga një lexues në portalin FerizajPress.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rreze Abdullahu: KRYETAR, uje nuk ka qe dy dite. TMERR

Posted: 24 Sep 2017 06:24 AM PDT

Aktivistja feministe Rreze Abdullahu ka reaguar ndaj fushates se kryetarit Sfarqa, ku sipas tij prioritet do t ejene ceshtjet e grave. Ajo kishte shkruar se nuk mund te kesh prioritet ceshtjet e grave, derisa ato nuk i kane as nevojat baze, sic eshte te pasurit uje, qe prek drejtpërdrejtë jetesën e tyre. Ky eshte statusi i saj i plote:

Mjekët dhe pacientët në Kosovë, këto janë raportet mes tyre

Posted: 24 Sep 2017 06:16 AM PDT

Raportet ndërmjet mjekut dhe pacientit, në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, nuk janë në nivelin e duhur. Kështu thonë profesionistë të fushës, duke potencuar faktin se pacientët në Kosovë vazhdojnë ta kenë të cenuar sigurinë e tyre.

Ndonëse pacientët i kanë të garantuara të drejtat e tyre me ligj dhe kanë të drejtë ankese për çfarëdo shkelje që iu bëhet, hulumtimet e organizatave të ndryshme tregojnë se ata kanë pak njohuri për këto të drejta.

Petrit Beqiri, drejtor i kolegjit ''Heimerer'' dhe themelues i Institutit të Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale, thotë për Rel se ka një asimetri në mes të raporteve mjek-pacient. Sipas tij, për këtë qëllim është organizuar edhe një simpozium për të parë gjendjen reale dhe për ta përmirësuar atë, duke marrë praktika nga vendet e Bashkimit Evropian.

"Ne flasim për asimetrinë që prodhon sistemi shëndetësor. Asimetria vjen nga rolet që kanë pacienti dhe mjeku. Në qoftë se mjeku ka informata për pacientin dhe ofron shërbime, pacienti duhet të ketë informimin e duhur, që të ketë mbështetjen për problemin e tij".

"Mendoj se tash për tash nuk e kanë. Krijohet një disfavor për pacientin, dhe duhet të ketë një infrastrukturë ligjore që pacienti nëse ka problem me sistemin shëndetësor të dijë se ku duhet të drejtohet dhe cilët janë mekanizmat që duhet përdorë që të vijë tek e drejta e tij'', thotë Beqiri.

Ai shton se kjo çështje duhet të rregullohet brendapërbrenda institucionit shëndetësor, pasi jo secili pacient ka qasje edhe në ballafaqim juridik.

"Nevojitet një avokim për pacientin, pasi jo çdo pacient është në gjendje që të ballafaqohet me çështje juridike dhe këtu ngecim qoftë nga aspekti legjislativ, sepse nuk e kemi pacientin të involvuar në vendimmarrje -kjo qoftë nga aspekti i informimit të pacientit për mundësitë e tij ekzistuese që të mbrojë të drejtën e tij si pacient'', shton Beqiri.

Besim Kodra, udhëheqës i Shoqatës për të drejtat e pacientëve, thotë se nuk ka raporte cilësore mjek-pacient dhe duhet të punohet në këtë drejtim që të rritet cilësia e bashkëpunimit të pacientëve dhe komunikimit më të mirë me ta.

"Pacientët kanë të drejtën e informimit nga mjekët dhe nëse nuk informohen dhe mjeku nuk bashkëpunon me ta, kanë të drejtë ankese. Ka raste kur ankohen, por ankesat nuk janë të shpeshta, pasi mungojnë njohuritë te pacientët për të drejtat e tyre'', pohon Kodra.

Institucionet publike shëndetësore janë të obliguara me Ligjin për Shëndetësi që t'i vendosin në hapësira spitalore kartat e të drejtave të pacientëve, këta të fundit duket se nuk i kanë vërejtur, bazuar në hulumtimet e bëra për njohuritë rreth të drejtave të tyre.

Në pyetjen tonë se sa dinë qytetarët se kanë të drejta që iu takojnë me ligj, në rast se frekuentojnë institucionet publike shëndetësore, ata thonë se nuk kanë dëgjuar se kanë të drejta dhe se nuk dinë ndonjë adresë se ku do të duhej ta adresonin problemin apo shkeljen e tyre.

Vlora Gjakova, studente në Fakultetit të Arteve thotë se raportet mjek-pacient lënë shumë për të dëshiruar.

"Në këtë rast ndoshta edhe nuk mund të fajësosh vetëm mjekët, pasi fluksi i madh i pacientëve në institucione publike shëndetësore, s'e di sa ua lejon atyre që të kalojnë kohë me secilin pacient".

"Sa u përket pacientëve dhe të drejtave të tyre, unë nuk kam dëgjuar se ne, si pacientë, mbrohemi me ligj. As që di ndonjë ankesë se ku do të mund ta adresoja në rast të shkeljes së të drejtave të mia", thotë Vlora Gjakova.

Në Ministrinë e Shëndetësisë kanë deklaruar se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, përmes linjës falas për qytetarë, që kanë të drejtë ankese, kanë pranuar rreth 60 ankesa të natyrave të ndryshme dhe 90 për qind e tyre tashmë janë proceduar.

Ata kanë thënë se kryesisht, ankesat kanë qenë rreth mungesës së mjekut në vendin e punës, pastaj referimi i pacientëve në ordinanca private të caktuara, përdorimi i barnave pa banderola e të tjera.

Kompletohet me infrastrukturë Lagjja e Muhaxherëve në Muhoc

Posted: 24 Sep 2017 05:10 AM PDT

Ferizaj.24.09.2017.Rreth 30 shtëpi të Lagjes së Muhaxherëve në Muhoc të Ferizajt, e kompletuan sot infrastrukturën e fshatit, pasi rrugës së gjatë rreth 700 metra, iu dha shtresa e asfaltit. Banorët thanë se rruga po shtrohet me gjerësi gjashtë metra dhe do të jetë lehtësim për qarkullimin e tyre.

Kryetari i Komunës, Muharrem Svarqa, i uroi banorët për këtë sukses të përbashkët, duke theksuar rëndësinë e rrugës që u shtrua sot.

"Ky është një segment që inkuadrohet në rrugën e cila lidh Prelezin e Jerlive me Lloshkobaren, duke u mundësuar banorëve qasje më të lehtë qoftë me magjistralen për Prishtinë, qoftë m,e rrugën që çon në Shtime e pastaj drejt Prizrenit. Është edhe një segmenti tjetër që po bëhet gati për asfaltim po në këtë fshat, në gjatësi 3 kilometra, fryt i marrëveshjeve të Komunës së Ferizajt me Ministrinë e Infrastrukturës. I tërë investimi kap shumën rreth 700 mijë euro. Janë këto projekte që u mundësojnë banorëve të udhëtojnë më lehtë drejt Prishtinës ose Prizrenit, pa pasur nevojë që më parë të shkojnë në Ferizaj. Po e shfrytëzojmë kohën e mirë dhe po i realizojmë të gjitha projektet dhe shpresojmë se të gjitha projektet e planifikuar, do të përfundojnë me kohë", tha kryetari Svarqa.

Ndërsa Selatin Gashi, banor i Lagjes së Muhaxherëve të Muhocit, tha se me asfaltimin e rrugës, po përfundojnë gati të gjitha projektet më të nevojshme.

"Më parë kemi rregulluar kanalizimin dhe ujësjellësin, kurse tani edhe rruga po asfaltohet. Komuna e Ferizajt ka bërë punë shumë të mira për lagjen tonë dhe ne i jemi shumë mirënjohës", u shpreh ky banor.

Autoritetet komunale paralajmëruan se gjatë ditëve të ardhshme do të asfaltohen një sërë rrugicash në fund të rrugës "Skënderbeu", afër stadiumit të futbollit në qytet, ku janë bërë punë të rëndësishme për renovimin e rrjeteve të ujësjellësit e të si dhe pritet asfaltimi i e rrugës afër Parkut të Lirisë, e cila ka edhe shtegun për biçikleta.

Gjermanët dalin në votim, Merkel pritet ta fitojë mandatin e katërt

Posted: 24 Sep 2017 03:09 AM PDT

Rreth 61.5 milionë njerëz kanë të drejtë vote në këto zgjedhje, në të cilat demokratët kristianë (CDU) të Merkelit pritet të fitojnë ndërmjet 34 dhe 37% të votave, sipas sondazheve të së shtunës, transmeton Express.

Partia e Unionit Demokratik Kristian (CDU) mund të shpresojë për një fitore të ngushtë së bashku me partinë e demokratëve të lirë (FDP) ose me Partinë e të Gjelbërve.

Nga ana tjetër, Partia Socialdemokrate, e udhëhequr nga Martin Schulz, pritet të fitojë ndërmjet 21 dhe 22% të votave, që vlerësohet se është një rënie historike e mbështetjes për këtë parti.

Partia e krahut të djathtë ekstrem, Alternativa për Gjermaninë (AfD), pitet të fitojë ndërmjet 11 dhe 13% në zgjedhjet e sotme.

Në Kosovë kanë nisur debatet se kush duhet të fitojë në Gjermani pas një qëndrimi të Lëvizjes Vetëvendosje e cila bënte thirrje shqiptarëve të votojnë për parti të majta. Në kundërshtim me qëndrimin e Vetëvendosjes, Kryeministri Ramush Haradinaj tha se një pjesë e partive të majta kishin përkrahur pushtetin e Sllobodan Milloshevicit në përpjekjen e tij për të shkatërruar shqiptarët e Kosovës gjatë viteve të 90'ta.

Edhe Presidenti Hashim Thaçi doli në krah të Angela Merkel, e cila vazhdon të jetë njëra prej përkrahësve të Republikës së Kosovës.

Në krah të Merkelit dolën edhe Zëvendëskryeministri i Parë, Behgjet Pacolli dhe Kryetari i LDK'së, Isa Mustafa, i cili tha se Kancelarja gjermane është mike e Kosovës derisa qytetarëve që jetojnë në Gjermani u bëri thirrje të dalin e të votojnë. /Express/ 

Gjenden mjete shpërthyese në Lipjan e Podujevë

Posted: 24 Sep 2017 03:08 AM PDT

Policia e Kosovës njofton se më 23.09.2017, rreth orës 19:40 ka marrë informatën se në Herticë të Podujevës ka një mjet të pashpërthyer.

"Ankuesi mashkull shqiptar ka njoftuar se kishte gjetur një mjet të pashpërthyer. Njësiti për deminim i FSK dhe KFOR-it amerikan kanë tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes pa incidente", njofton PK, përcjell Koha.net.

Më herët, në Lipjan (23.09.2017 – 12:25) ankuesi shqiptar ka njoftuar se derisa ishte duke i kryer disa punime ka hasur në një mjet të dyshuar.

"Patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty kanë dalë njësia për deminim e FSK-së dhe KFOR-it të cilët e kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të mjetit të dyshuar (kasetë bombë) pa incidente".

Turqia bën ushtrinë gati për luftë, por kush i pret përtej kufirit të Irakut Verior

Posted: 24 Sep 2017 03:08 AM PDT

Sot Kuvendi i Turqisë pritet të kalojë një rezolutë që i lejon qeverisë angazhimin e ushtrisë edhe në operacione jashtë kufijve territorial të shtetit duke patur si objektiv Irakun e Veriut.

Nga ana tjetër, udhëheqësi i Irakut të Veriut, Mesud Barzani, i biri i nacionalistit të njohur kurd Mustafa Barzani deklaroi më Zërin e Amerikës se nuk do të tërhiqeshin nga kjo rrugë edhe sikur t’a dinte që në fund të saj i priste vdekja.Kjo deklaratë e fortë ka nxehur edhe më tej gjakrat në një kohë ku Turqia si edhe vetë qeveria e Irakut në Bagdat nuk përjashtojnë ndërhyrjen ushtarake, shkruan Albeu.com. 

Madje, shefat e shtabeve të të dy shteteve janë duke u konsultuar sot në Ankara.

Ndërkohë që janë dy ushtri ato që kërcënojnë mbajtjen e këtij referendumi në Irakun e Veriut, Turqia dhe vetë Iraku, forca e kurdëve të Irakut të Veriut fokusohet pikërisht tek Peshmergat.Kush janë PeshmergatForcat

Vdekje e dyshimtë në Ferizaj

Posted: 24 Sep 2017 02:15 AM PDT

Ferizaj.24.09.2017. Policia ka njoftuar sot përmes raportit 24 orësh se të martën një person i gjinisë mashkullore është rrëzuar në oborrin e shtëpisë së tij dhe ka ndërruar jetë. Shoku i viktimës e ka dërguar në emergjencën e Ferizajt, por mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij, njofton policia.

"Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion që të vërtetohet shkaku i vdekjes", thuhet në raportin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Viktima mashkull K/Shqiptar dyshohet se në oborr të shtëpisë ishte rrëzuar në tokë dhe pas incidentit shoku i tij e ka dërguar në qendrën emergjente Ferizaj ku me pas është transportuar në QKUK – Prishtinë, dhe sipas mjekeve ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion që të vërtetohet shkaku i vdekjes.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more