Skip to main content

“Karatesitët ferizajas  filluan sezonin e dytë të garave  me sukses” plus 9 more Ferizaj Press

“Karatesitët ferizajas  filluan sezonin e dytë të garave  me sukses” plus 9 more Ferizaj Press


Karatesitët ferizajas  filluan sezonin e dytë të garave  me sukses

Posted: 18 Sep 2017 09:29 AM PDT

Dje në turneun ndërkombëtar të karatesë Tetova Open 2017, karatesitët ferizajas të Kastriotit dhe Fituesit shkëlqyen në turnirin Tetova Open 2017.

Karatesitët e Fituesit neë këtë Turne fituan 12 medalje prej të cilave katër të arta.

4 medalje të arta

1 medalje të argjndit

7 medalje të bronzit

 

Karatesitët e Kastriotit në këtë turnir fituan 13 medalje prej të cilave të arta

2 medalje Ari
6 medalje argjendi
5 medalje Bronzi

Ferizaj zgjedhë mes utopisë, së kaluarës dhe të ardhmes

Posted: 18 Sep 2017 09:07 AM PDT

Temperamentet e rrëmbyera si fryt i mendimit utopik apo të të bërit politikë me metodat e së kaluarës, nuk janë çelësi për kapërcimin kualitativ të gjendjes. Temperamentin e qetë e arrijnë politikanët me ndërgjegjie të mirë nga virtyte jo të blera por të fituara nga jeta reale e që e bëjnë politikën komunale për të hapur debatin për të ardhmen.

Bahri Bivolaku

Mendimtarët thonë se nëse në Qeveri a Kuvend të shtetit bëhet politikë, në komuna më shumë kemi të bëjmë me administrim. Gjykuar nga mendimi i tillë në pushtete lokale nuk ka perspektivë për kandidatë që veprimin politik e kanë të mbushur nga ideologjitë utopike apo mëtojnë të qeverisin me metodat e së kauarës. Konsideroj që në Komunën e Ferizajit është e tillë gjendje në garën për të parin e komunës. Beteja do të zhvillohet në mes të politikanit me ideologji utopike e që identifikohet me kandidatin e partisë Vetvendosje, F.Topallin, atij të LDK-së Sfarça, që vështirë e ka të del nga bërja e administrimit komunal jashtë metodave të së kaluarës dhe një politikani menaxher, i cili di si ta administrojë perspektivën e gjerë dhe hap debatin me të gjithë për të ardhmen e Ferizajit e që konsideroj të jetë kandidati i PDK-së, Agim Aliu.
"Në realitetin e pavolitshëm ngrenë hundën drejtë qiellit, rrëzohen mbi të kur u dalin pengesat që ky realitet u vë në rrugë." – thotë politikani gjerman Erhard Epler në librin e tij "Rikthimi i politikës". Në shumicën e pushteteve lokale, veçanërisht në Ferizaj, ka një realitet të pavolitshëm, siç ka edhe politikanë me mendim të së kaluarës që në një periudhë kohore ngrenë hundën drejtë qiellit, por pengesat që sjellë realiteti i sotëm i rrëzon për tokë. Këtë e provoi zotëri Sfarça më së miri gjatë këtij mandati qeverisës dhe e panë qytetarët e Ferizajit. Mbase nuk e kanë nevojën që edhe për katër vitet e ardhshme të eksperimentojnë tash me politikanë të ideve utopike që i çojnë rrugë qorrazi.
Politikës në Ferizaj, menaxhimit e administrimit të pushtetit lokal, i duhen njerëz pragmatistë, lider me ndërgjegjie të mirë, pasi të tillët edhe e kanë temperamentin e qetë, kanë karakterin dhe personalitetin e mirë. Temperamentin e qetë e arrijnë politikanët apo njerëzit me ndërgjegjie të mirë. Ato janë virtyte jo të blera, por të fituara nga jeta. Konsideroj se Agim Aliu pikërisht disponon me këtë vlerë e që del përtej petkujve partiak si identifikim.

Agim Aliu do të arrijë që konsensusin me qytetarë për qeverisje ta bëjë mbi qëndrimin politik në raport me interesin qytetar

Ferizaji ka kohë që ka dhënë dëshmi që e ka tejkaluar fazën e miturisë politike institucionale dhe tani duhet të vazhdojë që konsensusin e qeverisë lokale ta bëjë mbi qëndrimin politik në raport me interesin qytetar. Aliu do të arrijë që debatimin dhe mbështetjen në realizimin e projekteve kapitale të interesit qytetar t'i zhvillojë në atë masë për t'u shndërruar si vlerë politike e shtuar, pasiqë ky fakt bënë që politika të zbresë nga lartësia dhe abstraktja dhe të merret me jetën e qytetarëve në lagje, fshat e qytet, ndërsa mendimi politik të zbresë nga utopia dhe ta ketë koloritin për këto çështje. Me Agim Aliun si politikanin bartës të mendimit të ri mbi qeverisjen lokale gjithsesi se në Ferizaj do të vendoset qartësisht vija ndarëse mes politikës dhe adminstratës komunale, do të ketë fuqizim të Gruas dhe Rinisë, inkurajim të partneritetit qytetar në procesin vendimmarrës, qeverisje të mirë e të përgjegjshme, administratë më efikase, shërbime publike të avancuara dhe mbi të gjitha transparencë të plotë karshi qytetarëve. Politikani me vizionin e tillë do të dijë të arrijë krijimin e mekanizmave institucional lokal dhe shndërruar në urë lidhëse mes qytetarëve dhe pushtetit vendor, duke pasur parasysh se sot komunikimi i jashtëm shkon përtej detyrimit ligjor dhe i shërben dialogut mes komunës dhe qytetarëve, partnerëve, mediave e shoqërisë civile dhe donatorëve për prioritetet.
Administratës komunale në Ferizaj si asnjëherë më parë i duhet një strategji e qartësuar për investime të huaja dhe jam i sigurtë se Aliu do ta arrijë këtë objektivë duke ngritur Zyrën Komunale për hartimin e projekteve për çasje në fondet e BE-së, duke qenë në shërbim maksimal të bizneseve dhe zhvillimit ekonomik. Ferizajit i duhet vizioni për krijim të kushteve, për zhvillim të turizmit rural e atij kulturor dhe shfrytëzuar si asete ekonomike. Mbase ky qytet ka nevojën për të pasur një objekt bashkëkohor të kulturës për t'u bërë joshës për t'u shfrytëzuar nga e gjithë estrada muzikore, teatrale, të baletit etj., dhe nga ato të hyra të investohet në projektet për rini. I duhet fuqizimi i shkollave profesionale, duke u ndërlidhur me ekonominë dhe bizneset ekzistuese prodhuese, pra si ndërlidhje e arsimit me ekonominë e mbi të gjitha i duhet një sistem më i avancuar në pastrimin e mbeturinave në tërë hapësirën e Komunës për të pasur një qytet të pastër, model për vendin e regjionin.
Uillian Xhejms, mendimtar i madh nga SHBA-ja, në një fjalim të tij pati thënë: "Zbulimi më i madh i gjeneratës sime është se qeniet njerëzore mund ta ndryshojnë jetën e vet, nëse e ndryshojnë mënyrën e të menduarit." Fjalia përkthyer në politikbërjen në Ferizaj konsideroj të ketë shumë domethënie, madje kriter për të bërë kapërcimin kualitativ të realitetit dhe këtë gjë aktualisht mendoj se mund ta realizojë vetëm Agim Aliu si njeriu me temperamentin e qetë.

Labi dorëzon rrogën e parë të deputetit – ndihmon një familje (FOTO)

Posted: 18 Sep 2017 08:55 AM PDT

Deputeti i ri i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka bërë të ditur se ka dorëzuar tashmë rrogën e tij të parë prej deputeti të Parlamentit.

Labi i cili njihet edhe për këngët e tij mjaft të dëgjuara ka dhuruar pagën e tij për familjen Berisha, duke apeluar për shërimin e vajzës së kësaj familjeje, Fatmires.

Njësoj sikur në Gjilan edhe në Gjermani s’e ndihmojnë të moshuarin që po vdiste në bankë

Posted: 18 Sep 2017 07:18 AM PDT

Pensionisti 83-vjeçar vdiq një javë më vonë, pasi kishte goditur kokën në pllaka, transmeton Express.

Edhe një person i katërt e kishte injoruar pensionistin, por raportohet se ai është sëmurë. Emergjenca ishte thirrur nga personi i pestë që kishte mbërritur në vendin e ngjarjes.

Personat që nuk i ndihmuan pensionistit u verifikuan nga pamjet e kamerave të sigurisë në bankë, të cilat i kanë shfaqur ata duke kaluar pranë pensionistit të sëmurë rëndë.

Sipas ligjit gjerman, dështimi për t'iu përgjigjur një emergjence mjekësore është i dënueshëm me një gjobë apo deri më një vjet burg.

Ligji kërkon personi i caktuar të paktën ta thërrasë emergjencën nëse ka mungesë të aftësive për dhënien e ndihmës së parë. /Express/  

Në shkollën Teknike “Pjetër Bogdani” bëhet përurimi i kabineteve, donacion i Komisionit Evropian (Foto)

Posted: 18 Sep 2017 07:12 AM PDT

Ferizaj.18.09.2017. Shkolla e mesme profesionale "Pjetër Bogdani" në Ferizaj, ka fituar një donacion në vlerë prej 100 mijë eurove nga Komisioni Evropian dhe Qeveria e Austrisë.

Projekti i quajtur ALLED ka të bëj me pajisjet e sistemet mekatronik, të cilat për herë të parë vijnë në Kosovë.

Përfaqësues të Komisionit Evropian dhe të Qeverisë austriake, thanë se nëpërmjet këtyre donacioneve po tentojnë që të rinjtë kosovarë t'i aftësojnë për tregun e punës.

"Ne duam që të përmirësojmë kualitetin dhe mësimin në terrene më praktike, duam të sigurojmë për vizionin dhe programet që kemi selektuar, në bujqësi, në teknologji dhe mekatronikë dhe shkolla e juaj "Pjetër Bogdani", e cila është zgjedhur në Kosovë me idenë e sigurimit me materiale më moderne mësimore që ju nxënës mund t'i përdorni dhe gjithashtu që të ngriten kapacitetet e të gjithë mësuesve që janë këtu që të aplikojnë metodologji të re, e kuptoj që është hera e parë që teknikat mekatronike do të jenë këtu në Kosovë dhe do të jenë në gjendje që të trasmetojnë aftësitë e tyre tek studentët, kështu që mendoj se është diçka mjaftë e mirëseardhur dhe jemi shumë të lumtur që e bëjmë këtë në shkollën e juaj", tha Riccardo Serri, përfaqësues i Komisionit Evropian.

"Austria i ka dhënë përkrahje edukimit në Kosovë për shumë vite dhe ne po e bëjmë këtë sepse jemi të bindur se edukimi është një çelës për zhvillimin e mëtutjeshëm të Kosovës dhe të rinjtë janë burimet më të fuqishme që Kosova ka, njerëzit energjik këtu në Kosovë janë potenciali më i mirë për të ardhmen e Kosovës dhe ne dëshiruam që të asistojmë këta të rinj që të përmbushin potencialin e këtyre mundësive", tha ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi, tha se përmes investimeve të tilla i jepet shtytje reformimit të arsimit, në veçanti atij profesional, për të cilin Kosova ka nevojë të domosdoshme, duke bërë thirrje që këto kabinete të shfrytëzohen maksimalisht nga nxënësit dhe mësimdhënësit.

"Këto dy kabinete në dy shkolla të arsimit me aftësi profesionale "Pjetër Bogdani" në Ferizaj dhe "Jonuz Zjenullahu" në Viti, të cilat po i promovojmë sot si donacion nga projekti "Alled", janë mundësi të mira të cilat uroj që ju nxënës t'i shfrytëzoni maksimalisht, kabinetet do t'u mundësojnë një kombinim të mësimit teorik me atë praktik që na ka munguar në Kosovë e që është një komponent i rëndësishëm për përgatitjen tuaj, prandaj mos hezitoni, bëni pyetje mësimdhënësve, zhvilloni aftësitë e juaja, krijoni kreativitet në këto objekte dhe bëhuni të denjë për tegun e punës tonë, në këtë mënyrë ju të rinj do të bëheshit zot të vetës, kontribues për familjet e juaja dhe të dobishëm për shoqërinë tonë", tha Shyqiri Bytyqi.

Edhe drejtori i Arsimit në Ferizaj Muhamet Halili, e vlerësoi shumë të rëndësishëm këtë donacion duke u shprehur i gëzuar që këto pajisje erdhën pikërisht në Ferizaj.

"Tani nxënësit e kanë mundësinë që pjesën e teorisë ta bëjnë edhe në praktikë me pajisje më moderne që janë në hap me tregun e punës dhe të gjithë ata nxënës të cilët do ta kenë mundësinë që të jenë pjesë e këtij programi do të aftësohen dhe të jenë të gatshëm që nesër të bëhen inxhinierë të mirë dhe të jenë të gatshëm për tregun e punës", tha Halili.

Ndërsa, drejtori i shkollës Pjetër Bogdani" Isuf Çalaj, tha se këto pajisje i aftësojnë nxënësit që në të ardhmen të bëhen programer të makinave kompjuterike.

"Këto gjenerata nëse i përdorin këto pajisje dhe aftësohen mirë, atëherë do të jenë programer të makinave me dirigjim kompjuterik, këto janë makina ku bëhet përpunimi i metaleve të ndryshme, përpunimi i pjesëve të ndryshme makinerike dhe të gjitha bëhen vetëm me anë të programimit apo kompjuterimit",tha Çalaj.

Ky projekt i cili ka filluar në shkurt të vitit 2015 u përkrah edhe nga Gjermania, Norvegjia e Luksemburgu, transmeton Televizioni Tema/

Dymbëdhjetë vjet burgim ndaj T.T. për veprën penale, vrasje

Posted: 18 Sep 2017 06:15 AM PDT

Ferizaj.18.09.2017. Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, sot 18 shtator 2017, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit T.T, i cila në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale "Vrasja" nga neni 178 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ibrahim Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, aktakuzës së prokurorisë për veprën penale "Vrasja" nga neni 178 të KPRK-së, e ka gjykuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) vjet,

I pandehuri T.T, akuzohet se më 15 janar 2014, në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.M, derisa i ndjeri i cili e drejtonte veturën i shoqëruar me disa persona të tjerë, me të parë të pandehurin T.T, ndal veturën për të biseduar me T.T, i cili shoqërohej nga disa persona të tjerë, dhe me të dal nga vetura menjëherë fillon fjalosja në mes të të ndjerit dhe B.K, ku i pandehuri T.T ja ofron revolen në kokë B.K, ndërsa tani i ndjeri A.M del nga vetura duke e lutur që të ulë armën dhe të merren vesh, ndërsa i pandehuri nxjerr një thikë me të cilën e godet të ndjerin A.M në anën e djathtë të gjoksit dhe i rrjedhojë e plagëve të marra dhe gjakderdhjes së brendshme dhe të jashtme nga dëmtimi i zemrës dhe mushkrës i ndjeri vdes, dhe i pandehuri ik nga vendi i ngjarjes.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej (pesëmbëdhjetë) 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Nera shkruan një mesazh të çuditshëm, çka ka ndodhur me nipat e saj?(Foto)

Posted: 18 Sep 2017 05:56 AM PDT

Një raport si të tyre çdokush do ta kishte lakmi.

Bëhet fjalë për nënën dhe bashkëshorten e këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahu.

Nera së bashku me rejën e saj Arianën kanë raporte shumë të mira. Këtë më së miri mund ta vëreni përmes fjalëve të bukura që ato ia bëjnë njëra-tjetrës.

E së fundmi Nera është përmalluar shumë për rejën, nipin e mbesat e saj. Kjo për faktin pasi që nuk gjendet pranë tyre, transmeton Gazeta Express.

E një fotografi që ka publikuar Ariana ka bërë që Nera të emocionohet.

"Ah qysh me ju ni eren veq nje Je her . Pse o zot po na ndan zemren e ndjenjat keshtu pse???!!!! Ju du ju rujt zoti i madh", kishte shkruar ajo.

Shtyhet seanca e Kuvendit të Komunës së Ferizajt për të enjten

Posted: 18 Sep 2017 05:41 AM PDT

Kuvendi i Komunës së Ferizajt është mbledhur sot në një mbledhje të rregullt ku si pikë kryesore të rendit të ditës kishte votimin e Planit Zhvillimor Komunal 2017-2025.

Kryesuesi i Kuvendit Faruk Guri bëri hapjen e kësaj mbledhjeje ndërsa i pari fjalën e mori kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa.

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa në hapje të kësaj mbledhjeje tha se gjithçka është përgatitur mirë sa i përket këtij plani dhe janë marrë pëlqimet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor paraprakisht , por si arsye për shtyrjen e kësaj mbledhjeje e përmendi verifikimin që duhet bërë rreth një lajmi të paraqitur në media vendim për pëlqim I lëshuara para disa ditësh nga MMPH mund të jetë pezulluar.

Kryetari Svarqa pohoi se në mënyrë zyrtare komunës së Ferizajt deri më tani nuk i ka ardhur asnjë dokument i tillë prandaj tha ta ketë ka dërguar në Prishtinë drejtorin e Urbanizmit Faik Grainca, për të marrë një përgjigje rreth kësaj çështje. Ai paraprakisht lexoi pjesë të vendimit për pëlqimin e këtij procesi ku komuna e Ferizajt është lavdëruar për punën e mirë që ka bërë në hartimin e këtij plani.

"Dokumenti që ne kemi dërguar në Ministri është vlerësuar si model për të gjitha komunat e tjera sepse jemi angazhuar me gjithë potencialin tonë që ai të jetë sa më i kompletuar. Megjithëkëtë kohëve të fundit po qarkullojnë nëpër disa medie e portale informacione se është pezulluar ky pëlqim.
Unë ju garantoj me shumë përgjegjësi si kryetar i komunës jo vetëm juve si këshilltarë për edhe gjithë qytetarët se komuna e Ferizajt nuk ka pranuar asnjë shkresë apo dokument të tillë. Ju e dini se ne shquhemi si institucion transparent dhe me dëshirë të funksionojmë mirë dhe kështu jemi të obliguar që të presim ndonjë vendim në mënyrë institucionale që do t'i drejtohet zyrtarisht qeverisë komunale të Ferizajt. Arsyet se pse ne e kemi sjellë këtë dokument për aprovim janë krejtësisht ligjore dhe është konsideruar se ai është në pajtim me të gjitha udhëzimet administrative hapësinore dhe ambientale në Kosovë . Pas marrjes së këtij pëlqimi qeveria komunale u ka sjellur dokumentet bazë të cilat do të shërbenin për diskutim dhe materialin në CD ku përfshihen shumë informacione. Por të premten pasdite e kemi parë këtë informacion për pezullim dhe jemi të detyruar që të presim në mënyrë që të mos ngutemi dhe të mos dëmtojmë askënd me vendimet që do të merrnim. Pa marrë parasysh nëse mund të ketë pasur ndikime të jashtme apo të brendshme unë e shoh të arsyeshme që të mos ngutemi në këtë situatë" deklaroi kryetari Svarqa.

Në vazhdim të kësaj mbledhje kryesuesi Guri propozoi që kjo seancë të vazhdojë të enjten në ora 10 pasi që të merren të gjitha sqarimet e nevojshme.

Ndërkaq pas disa diskutimeve në mes këshilltarëve komunalë të cilët komentuan në mënyra të ndryshme situatën e krijuar rreth miratimit të Planit Zhvillimor Komunal me shumicë votash Kuvendi vendosi që të enjten të mblidhet sërish për të diskutuar për këtë pikë dhe dy pika të tjera të rendit të ditës.

Nuk do ta besoni si duket Tapasia në jetën reale (Foto)

Posted: 18 Sep 2017 03:48 AM PDT

Rashmi Desai tanimë është një aktore indiane që kapërceu kufinjtë e shtetit të saj dhe u bë e famshme edhe në vende të ndryshme të botës, përcjell ORAinfo.

E kjo për shkakt të famës së serialit ku luan ajo. 'Uttaran' ishte ai që u dha famën ndërkombëtare aktorëve që luajnë aty.

Jemi mësuar t'i shohim në veshjen e tyre tradicionale, Tapasia është krejtësisht ndryshe në jetën reale.

Për më shumë shikoni fotografitë nga përditshmëria e saj./ORAinfo/

E vërtetuar shkencërisht, fëmijët e marrin inteligjencën nga mamaja

Posted: 18 Sep 2017 03:43 AM PDT

"Debati" i prindërve rreth karakterit të fëmijëve duket se është i pashmangshëm në të gjitha familjet e gjithnjë do të ekzistojë. Nëse ju keni patur një ves , nga prapa keni dëgjuar një lum fjalësh, thelbi i të cilave ishte "Si ke lënë gjë babait" , nëse ju do ishit shëmbullorë patjetër do të ishit nga ana e mamasë apo e anasjellta.

Prindërit duan të marrin meritat vetëm për cilësitë e mira të fëmijës, por kur vjen puna tek inteligjeca nuk ka vend pë diskutim. Hulumtimi i ri i botuar në Psychology Spot thotë se njerëzit e marrin zgjuarsinë nga genet e mamasë.
Gjenet e inteligjencës janë të vendosura në kromozomin X dhe duke qenë se mamate mbartin kombinimin XX kjo do të thotë që fëmijët kanë më shumë gjasa për të marrë inteligjencën nga mamaja.

Edhe në qoftë se babai ju kalon disa nga gjenet e tij të inteligjencës, shanset janë të ulëta që ato të kenë ndikim në trurin tuaj. “Nëse ky gjen është trashëguar nga i ati, ai është i çaktivizuar,” raporton studimi në Psikologji Spot.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more