Skip to main content

“Italiani mashtron biznesmenët shqiptarë, iku me 250 mijë euro” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Italiani mashtron biznesmenët shqiptarë, iku me 250 mijë euro” plus 9 more Lajmi i Fundit


Italiani mashtron biznesmenët shqiptarë, iku me 250 mijë euro

Posted: 21 Sep 2017 07:26 AM PDT

Ka mjaftuar një prezantim si biznesmen italian me qëllime investimi në Shqipëri në fushën e ndërtimit, që të realizojë një skemë të mirëfilltë mashtrimi ndaj disa biznesmenëve në qytetet e Vlorës dhe Durrësit.

Shtetasi italian Giuseppe Mei është duke u gjykuar në munegsë në Gjykatën e Tiranës për akzuën e "mashtrimit me pasoja të rënda".

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Mei ka arritur të marrë mbi 250 mijë euro nga disa biznesmenë, duke u premtuar atyre se do të sillte nga Italia firma ndërtimi për të realizuar ngritjen e disa blloqeve shumëkatëshe të banimit në qytetet e Vlorës dhe Durrësit. Kaq ka mjaftuar që disa biznesmenë të dy qyteteve bregdetare të tregohen të pakursyer në dhënien e eurove italianit mashtrues të veshur nën petkun e biznesmenit. Por ajo që pasoi me pas ishte heshtje dhe zhdukje e italianit.
Pas denoncimit të bërë, prokurorët shqiptarë pas letërporosive me homologët italianë mësuan se Giuseppe Mei ishte një person me precedentë penalë në fushën e mashtrimeve edhe në Itali dhe se skemën që kishte aplikuar në Shqipëri e kishte bërë edhe në disa lokalitete bregdetare të vendit fqinj. Nëse italiani Mei do të shpallet fajtor nga Gjykata e Tiranës për akuzën e "mashtrimit me pasoja të renda", atëherë ai rrezikon një dënim që varion nga 5 deri në 10 vite burgim./ Top Channel

The post Italiani mashtron biznesmenët shqiptarë, iku me 250 mijë euro appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Bllokohen disa makina luksoze në Elbasan, 27 persona për verifikim, arrestohet një tjetër

Posted: 21 Sep 2017 07:14 AM PDT

Policia e Elbasanit që prej orëve të para të ditëve të sotme, mbështetur nga Struktura të Posacme, Forcat Speciale Renea dhe ato të FNSh-së, kanë ndërmarrë një operacion të gjerë policor në qytetin e Elbasanit dhe rrethinat e tij.

Ky operacion konsiston në kontrollin, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, autorëve të ngjarjeve të rënda kriminale, pjestarë të grupeve kriminale, duke përfshirë edhe autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 20.09.2017 në qytetin e Elbasanit.

Gjithashtu ky operacion zhvillohet edhe në kuadër të Plan Operacionit “Vjeshtë 2017”, për identifikimin, konstatimin dhe sekuestrimin e aseteve, automjeteve dhe pasurive të vendosura në mënyrë të paligjshme nga veprimtaritë kriminale të grupeve apo organizatave kriminale.

Nga veprimet e deritanishme janë identifikuar dhe bllokuar disa asete, pasuri, ambiente dhe automjete të ndryshme në pronësi, posedim apo përdorim të subjekteve me aktivitet kriminal.

Me qëllim hetimin e plotë ligjor dhe vënien përpara përgjegjësise ligjore të autorëve po bashkëpunohet me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Si rezultat i operacionit të sotëm janë bllokuar disa makina luksoze.

Është kapur një person në kërkim për vjedhje me armë.

Janë kontrolluar ambiente, automjete e persona të dyshuar.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë 27 persona për verifikim, kryesisht persona me precedent penal në fusha të ndryshme.

Policia e Shtetit falënderon të gjithe qytetarët e Elbasanit të cilët kanë përcjellë informacionet dhe shqetesimet e tyre dhe i siguron ata se Policia i ka trajtuar dhe po vazhdon ti trajtojë me shumë seriozitet e përkushtim si dhe po vijon punën për të siguruar rendin dhe qetësinë qytetarëve të Elbasanit dhe të gjithë komunitetit në çdo cep të territorit të vendit.

The post Bllokohen disa makina luksoze në Elbasan, 27 persona për verifikim, arrestohet një tjetër appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Gjykata i jep 35 vite burg burrit që hodhi gruan nga ballkoni, shpëtoi mirë nga dënimi i përjetshëm

Posted: 21 Sep 2017 07:01 AM PDT

Ferdinand Rukon, i cili hodhi gruan nga dritarja e tualetit në Fier, disa muaj më parë është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me burgim të përjetshëm.

Ruko ka pranuar rrethanat lehtësuese të avokatit mbrojtës dhe merr 35 vite burg nga burgimi i shkurtuar.

 

Ngjarja:
Një qytetare e quajtur Liljana Ruko, ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku 42-vjeçarja ka rënë nga kati i katërt i një pallati në lagjen "Kryengritja".
Policia ka shoqëruar si të dyshuar bashkëshortin e saj, Ferdinand Ruko. Një prej fqinjëve të çiftit që sapo është kthyer nga Gjermania pretendon se kemi të bëjmë me vrasje.
Sipas fqinjës, ajo e ka parë të gjithë ngjarjen dhe thotë se, Ferdinandi e ka shtyrë bashkëshorten nga dritarja e banjës së apartamentit ku jetonin.
Ngjarja ka ardhur pas një sherri, mëson "Panorama", dhe pas zënkës bashkëshorti ka tentuar ta çojë peshë dhe ta hedhë nga dritarja. Pavarësisht përpjekjes së dëshpëruar të gruas për t'u mbajtur, Ruko e ka shtyrë me të gjithë forcën duke e hedhur në tokë.
"E pamë me sytë tonë kur burri e hodhi nga dritarja e banjës. Dëgjuam të bërtitura dhe pastaj pashë që ai e ngritit peshë dhe e hodhi Liljanën. Ishte e tmerrshme. Ne e gjetëm të zhveshur dhe me trupin e lagur poshtë pallatit, siç duket sapo kishte dalë nga dushi", thotë fqinja e çiftit, raporton "Shqiptarja.com".
E pyetur nëse mes çiftit ka pasur probleme të mëparshme, fqinja thotë se ishin një familje e përkryer. "Ishin çift dhe familje e përkryer, nuk kishim dëgjuar për probleme më para mes tyre", u shpreh ajo.

The post Gjykata i jep 35 vite burg burrit që hodhi gruan nga ballkoni, shpëtoi mirë nga dënimi i përjetshëm appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

E rëndë/ Trajneri Dinamos së Zagrebit sulmohet, dërgohet në spital

Posted: 21 Sep 2017 06:47 AM PDT

Trajneri i Dinamo së Zagrebit, Mario Cvitanoviç, është dhunuar mbrëmë nga persona të panjohur dhe të maskuar para derës së shtëpisë së tij, raportojnë mediat kroate.

Cvitanoviç nga sulmi ka përfunduar në spital ku për disa orë kja qëndruar nën kontrrolin e mjekëve. Trajneri i Dinamos është goditur me shkopinj bejsbolli para derës së banesës së tij në qytetin e Zagrebit, pak orë pasi kishte përfunduar ndeshja e Kupës së Kroacisë kundër Nk Borac, e fituar 6-0.

Klubi i Dinamos së Zagrebit i ka bërë thirrje policisë që të hetojë dhe zbardhë sa më shpejt ngjarjen të cilën e shohin të lidhur me sulmet e vazhdueshme ndaj ish-presidentit të klubit, Zdravko Mamiç. Ky i fundit ishte objekt i një atentati pak ditë para ndeshjes së kthimit ndaj Skënderbeut në Ligën e Europës, ndaj nuk udhëtoi drejt Shqipërisë.

Ndërsa Cvitanoviç pritet që të kthehet që në fundjavë në pankinë, pasi fatmirësisht, dëmtimi më i madh që ka pësuar nga sulmi i mbrëmshëm ishte një frakturë në krah.

The post E rëndë/ Trajneri Dinamos së Zagrebit sulmohet, dërgohet në spital appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Aksident në “Myslym Shyr”, përplaset rëndë motori, plagoset një person

Posted: 21 Sep 2017 06:36 AM PDT

Një aksident ka ndodhur në rrugën "Myslym Shyri" disa çaste më parë ku janë përplasur një motor dhe një makinë tip "Opel" ngjyrë blu.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit një djalë rreth 22 vjeç.
Shkak i aksidentit është bërë udhëtimi me shpejtësi në krah të kundërt i djalit që po udhëtonte me motor.
Ambulanca nuk kishte mbërritur akoma në vendngjarje për të trasnportuar të plagosurin dhe kështu ai është dërguar në spital me një makinë të rastit.

Dëshmitarët në vendngjarje njoftojnë se:
"Nje cun e derguan ne spital me makine te rastit jo me ambulance, ishte rreth 22-23 vjec. Mesa degjova nga shitesit e dyqaneve e kishte ai fajin po vinte ne krah te kundert dhe ishte me shpejtësi"./JOQ

 

The post Aksident në "Myslym Shyr", përplaset rëndë motori, plagoset një person appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Armë në ”story”, këngëtarja më pas shkon të lutet tek Kisha e Laçit (Foto)

Posted: 21 Sep 2017 06:08 AM PDT

Ajo është padyshim një ndër vajzat më të njohura të shoË-bizit shqiptar, pasi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, jo vetëm në botën e muzikës, por edhe për shkak të deklaratave në media.

Bëhet fjalë për Iva Alikon, që i mbante të gjithë në ajër me historinë e deputetit nga Kosova që thoshte se e kishte të dashur, për të vazhduar me një sherr me pronarin e një dyqani kafshësh në zonën e "Myslym Shyri-t" në kryeqytet.
Mirëpo, mbrëmjen e djeshme ajo ka tërhequr sërish vëmendjen e të gjithëve me postimet e njëpasnjëshme në profilin e saj në Instagram.

 

Përmes një "InstaStory", Iva ka postuar një video me armë, ndërsa vetëm dy orë më vonë, Aliko ka udhëtuar drejt Kishës së Laçit, një vend të cilin e viziton shpesh.

The post Armë në ”story”, këngëtarja më pas shkon të lutet tek Kisha e Laçit (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Aplikimi për lotarinë amerikane, Ambasada: Programi hapet me 3 tetor

Posted: 21 Sep 2017 05:52 AM PDT

Ambasada amerikane jep lajmin e shumëpritur për shumë shqiptarë që të ardhmen e tyre e shohin në tokën e premtuar, në SHBA.

Me një postim në faqen e saj në FB, Ambasada Amerikane njofton se programi i Lotarisë, hapet me datën 3 tetor dhe jep një këshillë shumë të vlefshme për gjithë të interesuarit.

"Përshëndetje, e keni dëgjuar lajmin? Programi i Lotarisë Amerikane 2019 hapet në datën 3 tetor 2017. Këshilla ime kryesore për t'u përzgjedhur: aplikoni herët, por ama vetëm një herë! Tani, kush ka pyetje?"- shkruan ambasada.

The post Aplikimi për lotarinë amerikane, Ambasada: Programi hapet me 3 tetor appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Mendohet rikthimi i Lorik Canës në futboll, hap ”krahët” Lacio

Posted: 21 Sep 2017 05:34 AM PDT

Ka deklaruar se i ka dhënë fund futbollit të luajtur, por për Lorik Canën shumë shpejt mund të hapet një hipotezë e bujshme e kthimit në fushë.

Kriza e dëmtimeve në mbrojtje ka mbërthyer klubin e Lacios dhe sipas mediave italiane, emri i Canës është në listën e përforcimeve të mundshëm në këtë pikë të sezonit, mes lojtarëve që janë pa ekip.

Sipas "Il Messaggero", Igli Tare ka që tani para syve një listë me futbollistë që mund t'i bëjnë punë në këtë pjesë të parë të sezonit, derisa të fillojë merkatoja e janarit. Zakardo, Sanja, Leskot dhe Basong janë disa nga emrat që qarkullojnë në klub, ashtu si edhe ai i Lorik Canës.

Ky i fundit ka më shumë se një vit që nuk shkel në fushat e lojës dhe në Itali e shohin pak të mundshëm një kthim të tijin në futbollin aktiv. Megjithatë, emri i Canës vazhdon të diskutohet si alternativë në klubin ku ai ka luajtur nga viti 2011, deri në vitin 2015.

The post Mendohet rikthimi i Lorik Canës në futboll, hap ”krahët” Lacio appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Aksioni për kapjen e të ‘fortëve’, në Elbasan, Forcat Speciale rrethojnë qytetin

Posted: 21 Sep 2017 05:25 AM PDT

Disa pamje janë siguruar nga aksioni policor në Elbasan, ku u arrestuan disa persona me precedentë penale.

Në operacionin 'blic' ku morën pjesë edhe Forcat Speciale, ndërsa aksioni u shtri në disa lagje të qytetit. Në pamjet në fjalë shihet se si 4 mjete policie, dy furgona, një fuoristradë dhe një mjet i vogël, futen me shpejtësi në drejtorinë e policisë së Elbasanit, bashkë me personat e prangosur.

Deri më tani nuk dihen identitetet e personave të prangosur. Ky aksion vjen fill pas takimit që kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako zhvilloi në drejtorinë e bluve në Elbasan, pas incidentit që ndodhi me zv/drejtorin e policisë së Elbasanit, ku u godit qëllimisht nga një automjet i blinduar.
Ky operacion vjen pas ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur përgjatë këtij viti në Elbasan. "Ka kritika të shumta për punë e policisë së qarkut të Elbasanit, dhe thuhet se nuk kanë kryer punën ashtu siç duhet. Vrasjet e kryera në Elbasan dyshohet se janë të kryera me pagesë dhe kryesisht për trafikun e drogës. Ndërkohë që pritet një reagim zyrtar nga policia e Elbasanit", tha Popja në një lidhje direkte për 'Neës24'.

The post Aksioni për kapjen e të 'fortëve', në Elbasan, Forcat Speciale rrethojnë qytetin appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Tragjedia e trinjakëve, prindërit e tyre në ‘’mëshirë’’ të fatit, flet daja: ”Përëndia na i dha, Përëndia na i mori”

Posted: 21 Sep 2017 05:08 AM PDT

Pas tragjedisë në Durrës, vjen një rrëfim për të sqaruar më mirë ngjarjen e rëndë.

Daja i tyre, Hamdi Cela thotë se nëna është larguar vetëm 10 metra larg banesës e për pak minuta ka ndodhur hataja. "Ngjarja është shumë tragjike, po ja që ndodhi. Përëndia na i dha, Përëndia na i mori. E ëma i mbylli për momentin se do çonte vajzat të mësonin tek vjehrra, se këta të vegjlit nuk i linin. Ikur vetëm 10 metra më tutje dhe hatja ndodhi. Kjo gjë vetëm nga shkrepësja mund të jetë bërë, i ka mbyt tymi. Zjarr ka marrë fillimisht perdja, e më pas ka rënë në divan",- rrëfen ai,

Mes lotësh e dhimbjes së thellë të afërmit thonë se pas kësaj tragjedie të dy prindërit janë shkatërruar psikologjikisht. Një mjek qëndron në shtëpinë ku priten njerëzit për mort, me qëllim që t'i përmendin sa herë ju bie të fikët.
"As nëna, as babai i fëmiëjve dhe as gjyshja e tyre nuk përbahen dot nga dëshpërimi i madh që i ka zënë",- thonë të të afërmit.

The post Tragjedia e trinjakëve, prindërit e tyre në ''mëshirë'' të fatit, flet daja: ”Përëndia na i dha, Përëndia na i mori” appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more