Skip to main content

“Irak: Ofenzivat ushtarake kanë çliruar një qytet pranë kufirit sirianë” plus 15 more Radio Evropa e Lirë

“Irak: Ofenzivat ushtarake kanë çliruar një qytet pranë kufirit sirianë” plus 15 more Radio Evropa e Lirë


Irak: Ofenzivat ushtarake kanë çliruar një qytet pranë kufirit sirianë

Posted: 16 Sep 2017 09:50 AM PDT

Ushtria e irakiane, kanë thënë se forcat qeveritare së bashku me luftëtarët fisnorë, kanë arritur të marrin nga militantët ekstremistë, Shteti Islamik, një pjesë në shkretëtirë, afër kufirit me Sirinë. Komanda e përbashkët operacionale, e cila po udhëheq betejën kundër ISIS-it në Irak, kanë thënë në një deklaratë, se qyteti i Akashatit, në jug të Lumit Eufrat, ishte përfshirë në ofenzivë. Operacioni është parë si një organizim për një fushatë të pritshme nga forcat irakinane, për të dëbuar grupin ekstremist, nga territoret e kontrolluara nga ata, pranë kufirit sirianë.  Kjo fitore sipas ushtrisë irakiane, ishte arritur pas një ofenzive kundër grupit ekstremist.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bangladeshi akuzon Mianmarin se po i'a cënon hapësirën ajërore

Posted: 16 Sep 2017 08:21 AM PDT

Autoritetet e Bangladeshit i kanë bërë thirrje, të dërguarit të Mianmarit, për të protestuar ndaj asaj siç e quajtën ata, shkelje e hapësirës ajrore të tyre, pasi numri i myslimanëve Rohingya po arrin në më shumë se 400.000. Ministria e Punëve të Jashtme të Bangladeshit, tha të premten se avionët dhe helikopterët e Mianmarit, kanë fluturuar në hapësirën ajrore të Bangladeshit të dielën, të martën dhe të enjten. Ata thanë se një paralajmërim i është dorëzuar të dërguarit të Mianmarit dhe se "aktet provokuese" mund të kenë pasoja. Zëdhënësi i presidentit, Zaw Htay, tha se ushtria e Mianmarit i kundërshton shkeljet e hapësirës ajërore të Bangladeshit, dhe se ushtria po e hulumton këtë qështje. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Londër: Evakuohet një adresë banimi

Posted: 16 Sep 2017 07:50 AM PDT

Policia në Britani ka thënë se ka avakuar një adresë banimi në Londër. Ata kanë hulumtuar pronën, pas arrestimit të 18 vjeçarit, i cili dyshohet se ka lidhje me sulmin e djeshëm me bombë në metron e Londrës. Policia në një deklaratë tha se janë evakuar edhe ndërtesat afër shtëpisë në Surrey, në jug të Anglisë. Deklarata erdhi pasi zyrtarët thanë se i dyshuari për sulmin me bomë, i cili nuk u identifikua, ishte arrestuar në portin e qytetit të Doverit. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj: Demarkacioni shpejt do të marrë një drejtim, qytetarët do të lëvizin pa viza

Posted: 16 Sep 2017 06:18 AM PDT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se çështja e hapur e demarkacionit, do të marrë së shpejti një drejtim dhe kjo do të mundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në Bashkimin Evropian. Në një takim që ka pasur të shtunën me ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, Haradinaj ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në të gjitha organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë, OKB, NATO dhe BE, është i një rëndësie të veçantë.  "Puna në thellimin e reformave të agjendës evropiane dhe të marrëdhënies kontraktuale me BE-në, me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, po përshpejtohet dhe Kosova do t'i zbatojë të gjitha kriteret e përcaktuara me qëllim të përafrimit me BE-në", ka thënë kryeministri Haradinaj. Në anën tjetër, ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për detyrën dhe theksoi se " Kroacia do të vazhdojë ta mbështes aspiratën e Kosovës dhe njëkohësisht edhe të rajonit të Ballkanit për integrime euro-atlantike" . 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulm ndaj forcave siriane që mbështeten nga SHBA-ja

Posted: 16 Sep 2017 05:50 AM PDT

Grupe ushtarake të mbështetura nga SHBA-ja, kanë thënë se janë sulmuar sot nga avionët rusë dhe forcat qeveritare siriane, në provincën kufitare të Sirisë, Deir al-Zour. Sulmet kanë plagosur gjashtë luftëtarë nga Forcat Demokratike të Sirisë, njofton kështu Aleanca e përbërë me shumicë kurde dhe arabe, që lufton përkrah një koalicioni ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, mbështesin ofensiva të ndara në konfliktin e shumë-anshëm të Sirisë, me të dyja palët që përparojnë kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, në rajonin lindor, në kufi me Irakun. Ndërsa, sulmet e ndara nga Qeveria siriane, të mbështetura nga Rusia dhe Forcat Demokratike të Sirisë, që mbështeten nga SHBA-ja kanë ngjallur  frikën për përplasje që mund të përfundojnë në tensione midis të dyja fuqive botërore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusi: Kërkohet dorëheqja e ministrit për ndërtim

Posted: 16 Sep 2017 05:10 AM PDT

Rreth 200 persona kanë protestuar në kryeqytetin rus të Tatarstan-it, në Kazan, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit për ndërtim dhe zyrtarëve tjerë. Protesta u mbajt nga përfaqësues të disa grupeve, që përfaqësojnë njerëz që kanë paguar hipotekë për apartamnte, në ndërtesa që ende nuk kanë përfunduar. Ndërtimi i projekteve është ndalur pas një vale të dështimeve të bankave në rajon në fillim të vitit. Pjesëmarrësit në protesta, kanë marrë nënshkrimet për të drejtuar apel tek presidenti, Vladimir Putin, dhe kanë thënë se situata me të cilën përballen " huamarrësit" është " katastrofale". Në mars, rregullatorët kanë marrë licensat e dy bankave dhe bashkëpunëtorëve të tyre në rajon. Janë hapur hetimet për korrupsion, në lidhje me dështimin e bankave.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pakistani rihap kufirin me Afganistanin pas sulmit me granatë

Posted: 16 Sep 2017 04:54 AM PDT

Zyrtarë nga Pakistani kanë hapur kufirin, Torkham, në mes të Afganistanit dhe Pakistanit, vetëm një ditë pas sulmit me granatë, që plagosi dhjetra vetë. Zyrtarët e sigurisë nga të dyja vendet janë takuar sot, për të diskutuar sulmin dhe mënyrat për të përmirësuar sigurinë e të dyja vendeve. Tetë ushtarë dhe një fëmijë janë plagosur në anën e Pakistanit, dhe shtatë të tjerë në anënë e Afganistanit, kur një përson i panjohur nga ana afgane ka shpërthyer një granatë në pasditen e 15 shtatorit. Zyrtarët e sigurimit kanë rishikuar pamje e kamerave të sigurisë të incidentit, por askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. "Siguria ëshë nën kontrollë në të dyja anët e kufirit", ka thënë një zyrtar pakistanez për Radion Mashaal. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia: SHBA-të t’i përmbahen marrëveshjes bërthamore me Iranin

Posted: 16 Sep 2017 04:37 AM PDT

I dërguari i Rusisë në OKB, ka thënë se Rusia do t'i bëjë thirrje Shteteve të Bashkuara, që t'i përmahet marrëveshjes bërthamore me Iranin, në një takim të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet javën e ardhshme. "Ky nuk është vetëm mesazhi i ynë, por i të gjithë pjesëmarrësve dhe atyre që janë jashtë marrëveshjes, e që po përpiqen të përçojnë këtë mesazh", tha për gazetarët, ambasadori Vasily Nebezya. Administrata e presidentit, Donald Trump, është duke e shqyrtuar marrëveshjen, për të përcaktuar nëse do të vazhdojë që ta respektojë atë. Deri më tani, administrata i është përmbajtur marrëveshjes, pavarësisht kritikave të shpeshta të adresuara ndaj Trump-it dhe përfaqësuesve të tij. "Marrëveshja e Iranit ëshë një nga marrëveshjet më të kqija që kam parë ndonjëherë" ka thënë Trump para gazetarëve në aeroportin, Air Force One, më 14 shtator. "Është marrëveshje që nuk është dashur të bëhej" ka thënë Trump Me 20 shtator, pritet të mbahet takimi i vendeve anëtarëve të marrëveshjes bërthamore, të përbërë nga Irani, SHBA-të, Kina, Franca, Gjermania dhe Britania.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Migrantët, pjesë e fushatës në zgjedhjet lokale

Posted: 16 Sep 2017 04:34 AM PDT

Kriza e para dy viteve me valën e madhe të migrantëve, pritet të zë një vend të rëndësishëm në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale më 15 tetor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ushtria irakiane ofenzivë në kufirin sirian

Posted: 16 Sep 2017 02:23 AM PDT

Ushtria irakiane ka nisur një ofenzivë për të rimarrë nga luftëtarët ekstremistë, Shteti Islamik (IS), një qytet kyç në kufi me Sirinë. Një zëdhënës i Komandës së përbashkët operacionale të Irakut, tha se forcat e tyre, po merrnin aksione në qytetin e Akashat-it, si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të fituar kontroll në kufirin e saj. Militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik, kanë marrë zonën në vitin 2014, duke kontrolluar edhe qytete tjera strategjike përgjatë kufirit, qytetin Qimit, Rava dhe Ana. Iraku ka bërë fitore të konsiderueshme kundër ISIS-it në muajt e fundit. Në korrik, qeveria ka rimarrë qytetin e Mosulit dhe në gusht, qytetin Tel Afar. ISIS ende kontrollon Haëja në provincën Kirkuk dhe provincën Anbar, pjesë këto të pasura me naftë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova dhe Shqipëria synojnë modernizimin kufitar

Posted: 16 Sep 2017 02:20 AM PDT

Deklarimet e kreut të Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, për modernizmin kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës, dhe bashkëpunim ekonomik, nga përfaqësues të bizneseve dhe analistët në Kosovë, po shihen vetëm si deklarata në letër dhe të pazbatueshme në praktikë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Natalia Gherman, përgjegjëse e OKB-së për Azinë Qendrore

Posted: 16 Sep 2017 01:39 AM PDT

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka emëruar ish- kryeministren e Moldavisë, Natalia Gherman si udhëheqëse të Qendrës Rajonale të OKB-së, për Azinë Qendrore (UNRCCA). Guterres njoftoi në një deklaratë të bërë dje se 48 vjeçarja, Gherman do të pasojë bullgarin, Petko Draganov, mandate i të cilit ka përfunduar më 4 shtator. Gherman shërbeu si ministre e punëve të jashtme dhe integrimit Evropian të Moldovisë, deri në vitin 2016. Gherman, në vitin 2016 ishte e nominuar si kandidate për të zëvendësuar Bank Ki-moon-in, si sekretare e përgjithshme e OKB-së.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Londër

Posted: 16 Sep 2017 01:15 AM PDT

Militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), kanë marrë përgjegjësinë për sulmin në Londër, të cilin policia londineze e cilësoi si sulm "terrorist" me bombë.. Grupi ekstremist e ka bërë njoftimin në një deklaratë, të publikuar nga agjencia propaganduese Amaq. Policia në Londër ka njoftuar se një pajisje "ekplozive e improvizuar" ka shpërthyer në zjarr, në një metro në Londër, dhe se ky sulm është cilësuar si "sulm terrorist". Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë vdekje, ndërsa nën përkujdesje janë 29 persona, të cilët raportohet se nuk janë në gjendje të rëndë. Britania ka shpallur nivelin më të lartë të kërcënimeve në vend, pas sulmit në metro, i cili është sulmi i pestë terrorist në Britani. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kina dhe Rusia: SHBA-ja t’i përgjigjet Koresë së Veriut me bisedime

Posted: 16 Sep 2017 12:22 AM PDT

Kina dhe Rusia kanë refuzuar thirrjen e Shteteve të Bashkuara, që të marrin "aksione direkte" për të parandaluar testimin nuklear dhe raketor të Koresë së Veriut. Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzya, tha se Rusia do të përforcojë sanksionet e ngarkuara nga Kombet e Bashkuara këtë javë, por nuk do të shkojmë më tej se kaq. Kina dhe Rusia, kanë thënë se është në duar në SHBA-së që ta zgjidhë qështjen përmes bisedimeve. "Ne u kemi bërë thirrje parnerëve nga SHBA-të, që të bëjnë zgjidhje politike dhe diplomatike që ofron rezoluta, nëse kjo nuk përmbushet atëherë ne konsiderojmë se ky shtet është në mospërputhje me rezolutën e miratuar", ka thënë Nebenzya. Këto deklarata janë bërë pasi Korea e Veriut e ka lansuar raketën e dytë balistike mbi Japoni.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministria e Shëndetësisë, përgjegjëse për furnizimin e QKUK-së me barna

Posted: 16 Sep 2017 12:13 AM PDT

Ministria e Shëndetësisë është organi përgjegjës për furnizimin me barna për të gjitha institucionet publike shëndetësore në Kosovë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Testi raketor i Koresë së Veriut ndan fuqitë botërore

Posted: 15 Sep 2017 10:17 AM PDT

Prova e fundit raketore e Koresë Veriore ka ndarë në qëndrime fuqitë botërore, të cilat, vetëm pak ditë më parë, kanë miratuar sanksione të reja kundër Phenjanit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. SHBA tha se barra e reagimit ndaj Koresë së Veriut duhet të bie mbi Kinën, aleaten e saj kryesore, dhe Rusinë, e cila po ashtu ka lidhje me shtetin komunist. Kina tha se SHBA është duke u shmangur nga përgjegjësia e saj. Rusia e dënoi, siç tha, retorikën agresive të Uashingtonit, por edhe "veprimin provokues" të Phenjanit. "Rusia është thellësisht e shqetësuar me provokimin e fundit, i cili mund të rrisë tutje tensionet në Gadishullin Korean", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Raketa e hedhur të premten mbi Japoni ka pasur kapacitet për të goditur territorin e Shteteve të Bashkuara, Guam. Ushtria jugkoreane tha se raketa ka arritur lartësinë prej 770 kilometrash dhe ka udhëtuar 3,700 kilometra përpara se të binte në Detin Hokaido. Më 3 shtator, Koreja e Veriut ka testuar bombë hidrogjeni.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more