Skip to main content

“Irak: Gjykata urdhëron suspendim të referendumit të kurdëve” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Irak: Gjykata urdhëron suspendim të referendumit të kurdëve” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Irak: Gjykata urdhëron suspendim të referendumit të kurdëve

Posted: 18 Sep 2017 09:26 AM PDT

Gjykata Supreme e Irakut ka urdhëruar suspendim të referendumit për pavarësi në rajonin gjysmë autonom të Kurdistanit, i paraparë për javën e ardhshme. Gjykata Supreme në kryeqytetin Bagdad tha sot se "ka dhënë urdhër kombëtar për pezullim të procedurave të referendumit...derisa të zgjidhen rastet lidhur me kushtetutshmërinë e vendimit" për referendum. Nuk është e qartë nëse liderët kurdë në pjesën veriore të Irakut do ta respektojnë vendimin e gjykatës. Bagdadi vazhdimisht e ka dënuar referendumin duke e quajtur jokushtetues. Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje rajonit Kurdistan në Irak, që të mos votojë për shkak të shqetësimeve se mund të shkaktojë jostabilitet, derisa forcat irakiane luftojnë kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS). Sekretari i përgjtihshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha dje se referendumi i planifikuar për 25 shtator "do ta reduktoj vëmendjen nga nevoja për ta mundur" grupin militant, Shteti Islamik, dhe për rindërtimin e qyteteve, që ishin okupuar nga ekstremistët. Vendet në rajon, përfshirë Iranin dhe Turqinë, po ashtu, në mënyrë të ashpër e kanë kundërshtuar referendumin, për shkak të shqetësimeve se mund t'i inkurajoj pakicat kurde në këto vende që të shkëputen. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Basketboll: Sllovenia - kampione evropiane, pas fitores kundër Serbisë

Posted: 18 Sep 2017 08:49 AM PDT

Kombëtarja e Sllovenisë në basketboll i ka shkaktuar disfatë kombëtares së Serbisë dhe për të parën herë e ka fituar titullin e kamionit evropian. Mbrëmë në Stamboll, në ndeshjen finale të Kampionatit Evropian në Basketboll, Sllovenia fitoi kundër Serbisë me rezultat 93:85, megjithqë favoriti i takimit, Serbia, në një moment kishte udhëhequr me 22:20. Lojtari i Sllovenisë, Goran Dragiq, që luan për ekipin Miami Heat në ligën NBA, ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes, pasi arriti 35 pikë. Për Serbinë, Bogdan Bogdanoviq i dha 22 kosha. Në ndeshjen për vendin e tretë, Spanja triumfoi kundër Rusisë, po ashtu, me rezultat 93:85. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Reporteri veteran televiziv u vra nga përplasja e helikopterit

Posted: 18 Sep 2017 08:45 AM PDT

Reporteri me përvojë të gjatë në një rrjet televiziv nga qyteti Albukerki, Bob Martin, është vrarë pasi helikopteri, pilot i të cilit ishte ai, është përplasur dhe përfshirë nga flaka, në një fushë afër shtetit amerikan, Nju Meksiko, kanë thënë mbrëmë autoritetet. Sipas policisë shtetërore në Nju Meksiko, i ndjeri Martin, 64 jeçar, është shpallur i vdekur në vendin e rrëzimit, të shtunën gjatë natës, raporton agjencia AP. Helikopteri i tij i tipit, The Bell B200, ishte shkatërruar, tha Administrata e Aviacionit Federal. Rrjeti KRQE-TV tha se Bob Martin kishte punuar për këtë stacion më tepër se 20 vite, duke xhiruar, shkruar dhe redaktuar raporte dhe tregime të ndryshme. Bob Martin, që ishte edhe pilot i aeroplanëve dhe helikopterëve komercialë, shpeshherë kishte raportuar për zjarret, që i kishin përfshirë territoret e ndryshme. Ai, po ashtu, kishte raportuar edhe nga zonat e luftës, përfshirë Afganistanin, Irakun, Kosovën, El Salvadorin dhe Nikaraguan.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rregullatori statistikor e akuzon Johnsonin për keqpërdorim të shifrave

Posted: 18 Sep 2017 08:35 AM PDT

Rregullatori i statistikave në Britani e ka akuzuar sekretarin e jashtëm, Boris Johnson, për pretendime mashtruese se me largimin nga Bashkimi Evropian, Britania do t'i ketë 475 milionë dollarë më tepër në javë për shpenzime në kujdesin shëndetësor. Kjo e dhënë ishte përdorë si ilustrim në autobusët që përdoreshin nga fushata për largim të Britanisë nga BE-ja, para referendumit të mbajtur vitin e kaluar, raporton agjencia AP nga Londra. Shefi i Autoritetit të Statistikave të Mbretërisë së Bashkuar, David Norgrove, e ka kritikuar zotin Johnson në një letër, duke thënë se ky është "keqpërdorim i madh i statistikave zyrtare". Zoti Johnson e ka akuzuar shefin e statistikave, David Norgrove, se i kishte shtrembëruar të dhënat që i kishte paraqitur në një artikull, por autoriteti statistikor sot e ka mbështetur qëndrimin e zotit Norgrove.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbi: Në autobus ishin fshehur afro 15 mijë hapa Cialis dhe Viagra

Posted: 18 Sep 2017 08:22 AM PDT

Dogana e Serbisë ka kumtuar sot se pjesëtarët e saj i kanë konfiskuar afro 15 mijë tableta për potencë, gjatë kontrollit të një autobusi, që qarkullonte ndërmjet Herceg Novit dhe Suboticës. Në kumtesë, mëtutje, theksohet se këto mjete stimuluese, kryesisht Cialis dhe Viagra, janë gjetur natën nga e shtuna në të dielën. "Megjithqë shoferi dhe udhëtarët deklaruan se nuk kanë asgjë për të paraqitur, pas një kontrolli detaj të autobusit" janë gjetur të fshehura "15 mijë tableta për potencë të prodhuesve të ndryshëm", thuhet në kumtesën e doganës, raporton agjencia Beta nga Beogradi. Kundër shoferit 37 vjeçar do të bëhet fletparaqitje penale për shkak të transportit të mjeteve të palejueshme stimuluese.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Dhjetëra të arrestuar pas protestave triditëshe

Posted: 18 Sep 2017 08:17 AM PDT

Policia speciale në Shtetet e Bashkuara i ka arrestuar dhjetëra persona, pas ditës së tretë të protestave në qytetin Sent Luis në Shtetet e Bashkuara, për shkak të lirimit të ish-policit, i cili e ka vrarë një person zezak. Demonstrata e djeshme filloi në mënyrë paqësore, por disa pjesëmarrës, që kishin mbetur pasi shumica e protestuesve të tjerë ishin larguar, kishin filluar t'i thenin dritaret dhe dëmtonin makinat. Këto protesta filluan, pasi para tri ditësh, një gjyqtar vendosi që personi, Jason Stockley, i cili para tri vitesh ishte larguar nga policia në Sent Luis, nuk ishte fajtor për vrasjen e personit, Anthony Lamar Smith, në vitin 2011. Ish-polici Stokley e kishte qëlluar pesë herë Smithin me armë gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të madhe për shkak të dyshimeve për drogë. Kamera në automobilin e policisë e ka xhiruar zotin Stokley duke thënë, pak kohë para të shtënave, se ai do "ta vrante" Smithin. Prokurorët thanë se Stockley e kishte lënë armën në automobilin e të ndjerit Smith pas të shtënave.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump: Thirrje për reformë të OKB-së

Posted: 18 Sep 2017 08:09 AM PDT

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje për reformë të Kombeve të Bashkuara, duke theksuar se kjo organizatë nuk e ka shfrytëzuar potencialin e vet. "Në vitet aktuale Kombet e Bashkuara nuk e kanë arritur potencialin e tyre të plotë për shkak të burokracisë dhe keqmenaxhimit", tha sot Donald Trump, në një ngjarje të mbajtur në selinë e OKB-së në Nju Hork, ku ai ka synuar të arrijë mbështetje globale për reformim të Kombeve të Bashkuara. Sipas zotit Trump, Kombet e Bashkuara shpenzojnë shumë para dhe kanë shumë të punësuar. "Ne nuk shohim rezultate në linjë me këtë investim", tha Trump. Në këtë tubim mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, dhe liderët e 120 vendeve, që e kanë nënshkruar një propozim-deklaratë në mbështetje të reformave. Nesër, presidenti amerikan, Donald Trump, për të parën herë flet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila zgjatë deri më 25 të këtij muaji.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qeveria nuk ka vendim rreth dërgimit të Demarkacionit në Kuvend

Posted: 18 Sep 2017 08:00 AM PDT

Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndonjë qëndrim të prerë nëse do ta dërgojë në Kuvend për ratifikim apo edhe anulim Marrëveshjen me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare. Zyrtarët në Qeverinë e Kosovës, nuk kanë dashur të falsin për këtë çështje, duke thënë se për çështjen e Demarkacionit është ende duke u punuar. Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë. Atë kohë, parti partnere në Qeveri ishin Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Tani, këto dy parti politike, njëra në Qeveri dhe tjetra në opozitë mbajnë qëndrime të ndryshme lidhur me atë se a duhet të anulohet apo ratifikohet kjo marrëveshje. Elmi Reçica, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se ratifikimi i Demarkacionit mbetet kushti kryesor për liberalizmin e vizave. Sipas tij, pritet që Komisioni i ri për shënjimin e vijës kufitare, i emëruar nga kryeministri Ramush Haradinaj, pritet që të dalë me propozim. Nga ai propozim, sipas tij, do të merren vendime se si do të veprohet. "Opinioni është i njoftuar se është emëruar një Komision i ri [për Demarkacioni]. Unë besoj se shumë shpejt komisioni do të vij me propozim te tij. Ne si [PDK]ende nuk kemi qëndrim, ende nuk e dimë cili do të jetë ai variant, por e dimë se shpejt duhet të përmbyllet ky proces sa i takon Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi", tha Reçica. Ai ka shtuar se në momentin kur do të dalin qëndrimet e reja për Demarkacionit, do të konsultohet Kryesia dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës për të dalë me një qëndrim përfundimtar. "Sigurisht që do te jetë edhe ndikimi ynë atje sa i përket edhe vendimit të Qeverisë sepse do të duhej të votohej në Qeveri një variant i mundshëm i ndryshuar ose çfarëdo që të vij. Pastaj ne do të mblidhemi si Kryesi e partisë dhe si Grup Parlamentar ta kemi qëndrimin tonë të qartë", tha Reçica. Partia e kryeministrit aktual Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën, marrëveshjen e vitit 2015 për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi e kanë kundërshtuar në vazhdimësi. Këto parti politike në atë kohë kishin vlerësuar se me ratifikimin eventual të kësaj marrëveshjeje, Kosova do të humbte mbi 8 mijë hektarë tokë. Marrëveshja ishte nënshkruar nga ish-kryeministri Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, atëherë kryetar i Partisë Demokratike, ndërkaq aktualisht, President i Kosovës. Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, tha për Radion Evropa e Lirë se sipas procedurave ligjore nëse marrëveshja e arritur kohë më parë mes Kosovës dhe Malit të Zi është e papranueshme, ajo mund të anulohet vetëm në Qeveri dhe nuk ka nevojë të shkojë në Kuvend. "Atë marrëveshje mund ta anulojë Qeveria dhe të kërkoj llogari nga komisioni paraprak sipas normova ligjore që janë, pra për gabimet eventuale që janë bërë për humbje apo mos humbej të territorit. Kështu që Kuvendi nuk e ka asnjë involvim në ketë rast nëse krijohet Komisioni i ri dhe nëse zhvleftësohet ajo marrëveshje nga vet Qeveria si nënshkruese e saj", tha Zemaj. Deputetët e Kuvendit të Kosovës, tha Zemaj nuk janë të informuar zyrtarisht për ndonjë Komision të ri që do të punonte për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. "Tash është vendim i ri ajo që kemi dëgjuar se do të shkarkohet një komision të formohet një komision i ri dhe kjo nënkupton se ajo marrëveshje ka rënë poshtë. Kuvendi është jashtë kësaj vendimmarrje, nuk ka të bëj asgjë në këtë moment me një vendimmarrje të tillë", tha Zemaj. Ndryshe, Prishtina dhe Podgorica nënshkruan Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit në gusht të vitit 2015, në praninë ndërkombëtare. Mali i Zi e ka ratifikuar këtë marrëveshje, por jo edhe Kosova. Kjo marrëveshje më pas u shndërrua në një kusht nga Bashkimi Evropian për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Kryeministri i sapozgjedhur, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar Komisionin shtetëror për shënjimin e vijës kufitare dhe ka emëruar ish-deputetin Shpejtim Bulliqi në krye të tij. Haradinaj dhe Bulliqi njihen si dy kundërshtuesit më të zëshëm të versionit aktual të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Manovrat ushtarake të Turqisë para referendumit kurd

Posted: 18 Sep 2017 08:00 AM PDT

Vetëm një javë para referendumit kurd, të cilin Ankaraja e ka cilësuar si kërcënim të sigurisë kombëtare, tanket turke kanë mbajtur manovra ushtarake në kufi me Irakun. Irani dhe Turqia i frikësohen separatizmit të popullsisë së tyre kurde, ato kanë paralajmëruar pasoja nëse referendumi vazhdon tutje. Kryeministri turk, Binali Yildirim , tha se çdo kërcënim nga brenda ose jashtë territorit të Turqisë do të përballet me kundërsulm. Komandat ushtarake turke kanë shpërndarë disa fotografi të tankeve në manovra. Gjykata Supreme e Irakut paraprakisht ka urdhëruar rajonin e Kurdistanit të suspendojë votën. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpëtimtarja e qenushëve

Posted: 18 Sep 2017 07:51 AM PDT

Një grua pakistaneze, që ka jetuar për 40 vjet në SHBA, është kthyer në Peshavar, duke nisur një iniciativë për strehimin e qenve në veriperëndim të Pakistanit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Siguria e ‘cenuar’ publike

Posted: 18 Sep 2017 07:17 AM PDT

Siguria publike në Kosovë është në trend të përkeqësimit, thonë ekspertë të çështjeve të sigurisë, përderisa autoritetet e rendit vlerësojnë se gjendja e sigurisë mbetet stabile. Pasiguria e publike, sipas ekspertëve të sigurisë po kërcënohet nga krime të ndryshme që po ndodhin në vend. Ditë më parë në rrethana ende të pasqaruara nga autoritetet e rendit, në një lagje të kryeqytetit është gjetur i vrarë me armë zjarri një 16-vjeçar. Ndërkohë, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë këtij viti në Kosovë janë evidentuara 15 raste të vrasjeve. Me qëllim që të luftohen krimet e ndryshme, ekspertë të çështjeve të sigurisë theksojnë nevojën serioze për ndërmarrjen e hapave konkret për trajtimin e sigurisë publike në vend. Eksperti për çështje të sigurisë nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë - SPRC, Burim Ramadani, thotë për Radion Evropa e Lirë se siguria publike duhet të fillojë të trajtohet përmes një bashkëpunim në mes nivelit qendror, nivelit komunal, policisë, lagjeve dhe komunitetit. "Tek Policia e Kosovës është domosdoshmëri zbatimi i plotë dhe i suksesshëm i policit në bashkësi, afrimin e zyrtarit policor me lagjen, respektivisht të funksionalizohet ajo që quhet polici i lagjes. Patjetër, duhet të investohet në vendosjen e kamerave, në rritjen e bashkëpunimit mes komunitetit, institucioneve lokale dhe Policisë së Kosovës", thekson Ramadani. Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha për Radion Evropa e Lirë se situata e përgjithshme e sigurisë në vend është e qetë dhe stabile. Ai thotë se në vazhdimësi kanë ndërmarrë veprime konkrete për parandalimin e rasteve që mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti apo tërthorazi në rrezikimin e sigurisë së përgjithshme, jetës së qytetarëve apo që mund të çojnë tek kryerja e akteve të tilla kriminale. "Në aspektin e parandalimit përveç Policisë duhet luajtur rolin e tyre edhe akterët tjerë të cilët kanë obligime institucionale dhe shoqërore në funksion të edukimit, vetëdijesimit dhe senzibilizimit të shoqërisë lidhur me pasojat që mund të vijnë nga aktivitetet e dyshimta dhe veprimet e kundërligjshme në përgjithësi", tha Hoxha. Sipas Hoxhës, Policia e Kosovës ka arritur që viteve të fundit të zbulojë mbi 75 për qind të rasteve të vrasjeve që kanë ndodhur.  Disa raste të vrasjeve, shton ai, janë me kryes të njohur, kurse disa nga rastet janë në proces hetimor. Siguria publike në Kosovë, ndërkohë, thonë ekspertë të sigurisë, përveç tjerash po kërcënohet edhe nga armët pa leje. Burim Ramadani vlerëson se për të rritur nivelin e sigurisë publike duhet bërë largimi i këtyre armëve ilegale nga duart e qytetarëve, luftimin e narkotikëve, pasi që, siç thotë ai, në shumë raste narkotikët kthehen në motivin kryesor të vjedhjes, plaçkitjes apo edhe sulmeve fizike. "Trendi i sigurisë publike nuk është në përmirësim. Për të rritur sigurinë publike përveç tjerash duhet të bëhet ndriçimi publik. Këto elemente janë më të paktat që duhet bërë dhe mund të bëhen për të rritur sigurinë në bashkësi publike duke përfshirë këtu edhe sigurinë në komunikacionin rrugor, ku Kosova në këtë vit ka shënuar rekord të aksidenteve në trafik", tha Ramadani.  Kurse zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha tha se në vit mesatarisht konfiskohen deri në 1500 armë pa leje. "Duke marrë parasysh që bartja apo posedimi i paligjshëm i armëve përbën një nga rreziqet potenciale të rritjes së pasigurisë për qytetarët e vendit, Policia e Kosovës mesatarisht çdo vit konfiskon nga 1200 deri 1500 armë ilegale të llojeve të ndryshme" "Vetëm në këtë periudhë të këtij viti, pra nga janari deri më tani Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 800 armë dhe mjete tjera të rrezikshme që mund të cenojnë shëndetin dhe jetën e njerëzve", thotë Hoxha. Institucionet e Kosovës nuk kanë shifra të sakta për numrin e armëve ilegale të cilat mund të jenë në duart e qytetarëve. Për këtë janë vetëm disa të dhëna të vitit 2008 të organizatave ndërkombëtare, ku ishte thënë se numri i armëve pa leje në Kosovë arrin në 300 mijë. Bazuar në këtë numër, pavarësisht konfiskimeve të armëve nga Policia, vit pas viti, besohet se përqindja e qytetarëve që posedojnë armë ilegale mbetet e lartë. Po ashtu, ndër veprimet që cilësohen si kërcënim për sigurinë publike janë edhe vjedhjet, shtimi i rasteve të dhunës nëpër institucione arsimore si dhe shkeljet e vazhdueshme të Ligjit për komunikacionin që përfundojnë me aksidente, qoftë me fatalitet apo lëndime të njerëzve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Azerbajxhani nikoqir i manovrave ushtarake me Turqinë

Posted: 18 Sep 2017 06:53 AM PDT

Forcat ajrore të Azerbajxhanit dhe Turqisë kanë filluar manovrat dyjavore ushtarake në Azerbajxhan. Ministri i Mbrojtjes i Azerbajxhanit ka thënë se manovrat "TurAz Qartali-2017" kanë filluar me 18 shtator. Thuhet se 20 avionë ushtarakë do të përdoren në këto stërvitje, të cilat fokusohen në kërkime të përbashkëta, operacione të shpëtimit, si dhe në shkatërrimin e caqeve përmes sulmeve ajrore, dhe manovra tjera. Sipas ministrisë, stërvitjet janë pjesë e planit vjetor të bashkepunimit në mes të dy shteteve, Turqisë dhe Azerbajxhanit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vazhdojnë kërcënimet me bombë në Rusi

Posted: 18 Sep 2017 06:24 AM PDT

Autoritetet ruse kanë raportuar për disa evakuime të shkollave, qendrave tregtare dhe stacione të trenave, pasi Moska ka pranuar një sërë kërcënimesh me bombë. Autoritetet në Moskë kanë thënë se rreth 600 persona jane evakuar nga tetë ndërtesa në kryeqytet, por deri më tani nuk është gjetur ndonjë bombë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se kërcënimet janë " terrorizëm me telefon" dhe se, " të gjitha masat e nevojshme janë marrë" për të gjetur autorët e rrëmujës.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vazhdojnë hetimet për vdekjet e dyshimta në QKUK

Posted: 18 Sep 2017 05:53 AM PDT

Prokuroria e Shtetit po i vazhdon hetimet në lidhje me rastet e vdekjeve të cilësuara si të dyshimta, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Zëdhënësi në Këshillin Prokurorial të Kosovës, Ekrem Lutfiu i tha Radios Evropa e Lirë se ende nuk ka ndonjë rezultat konkret nga hetimet në lidhje me vdekjet e dyshimta, derisa shtoi se hetimet po vazhdojnë. "Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po i zhvillojnë hetimet për rastin konkret. Jemi në pritje të raportit të autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për të vdekurit, vdekja e të cilëve është cilësuar si e dyshimtë. Për momentin nuk mund të japim informata tjera për shkak të vazhdimësisë së hetimeve", tha Lutfiu. Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, më 7 shtator, kanë vdekur dy persona, nga siç thuhet, komplikimet gjatë operacioneve. Vdekja e tyre është cilësuar si e dyshimtë. Shemsi Vesli, anëtar i Bordit drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, i tha Radios Evropa e Lirë se ende nuk ka raport përfundimtar, derisa shton se përpos gazit medicinal, është duke u hetuar edhe cilësia e barnave të përdorura gjatë operacioneve. "Ne jemi duke i analizuar edhe cilësinë e barnave, ndonëse kemi garanci s e gjithçka është në rregull, ne po presim raportin përfundimtar. Por tash për tash pista e hetimeve është ngushtuar dhe dyshimi kryesor mbetet tek bombolat e gazit medicinal", tha Vesli. "Po i presim përgjigjet përfundimtare edhe nga Prokuroria, meqë tashmë janë marrë mostrat e gjakut dhe indeve dhe sipas informatave që i kemi analizat do të dërgohen në tre ose katër laboratorë dhe të dihet saktë shkaktari i vdekjes", shtoi Veseli. Sipas tij, të gjitha bombolat e gazit tashmë janë larguar nga sallat derisa sallat operative në Klinikën e Kirurgjisë, tashmë po funksionojnë vetëm për rastet emergjente. Përveç dy rasteve të vdekjeve në sallat operative, ndërkohë Policia ka konfirmuar se po heton edhe të paktën dy raste tjera, që ishin raportuar nga familjarët, po ashtu si vdekje të dyshimta. Duke iu referuar njërit rast, në komunikatën e Policisë, thuhet se për vdekjen e një gruaje, ankuesi dyshon për pa kujdesi dhe pajisjet mjekësore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump do monitorim më të ashpër të marrëveshjes bërthamore me Iranin

Posted: 18 Sep 2017 05:45 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se SHBA mund të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe fuqitë e tjera botërore, nëse vlerëson se Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) nuk e monitoron mjaftueshëm atë. "Nuk do të pranojmë marrëveshje të mbikëqyrur në mënyrë të dobët ose të papërshtatshme", tha Trump në një mesazh për takimin e ANEB-it në Vjenë, i cili u lexua nga sekretari amerikan për energji, Rick Perry. Vëzhguesit e SHBA-së dhe të Kombeve të Bashkuara kanë konstatuar se Irani e ka respektuar marrëveshjen, e cila ka kërkuar nga Republika Islamike të frenojë programin bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare. Megjithatë, administrata Trump ka akuzuar shpesh Teheranin për thyerje të "shpirtit" të marrëveshjes me testimin e raketave balistike dhe të raketave me kapacitet për bartjen e kokave bërthamore. Administrata Trump po ashtu ka lobuar për inspektime më të ashpra bërthamore në Iran, përfshirë lokacionet ushtarake. Por, kreu i Organizatës për Energji Bërthamore të Iranit, Ali Akbar Salehi, i bëri thirrje ANEB-it t'iu rezistojë "kërkesave të papranueshme të Uashingtonit". Duke vlerësuar se Irani është duke vepruar në përputhje me marrëveshjen, Salehi tha në takimin në Vjenë se "qëndrimi i hapur armiqësor" i Uashingtonit synon të minojë marrëveshjen bërthamore. Drejtori i ANEB-it, Yukia Amano, tha se zotimet e Iranit me marrëveshjen bërthamore "po zbatohen".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dy gra ruse dënohen për komplotimin e një sulmi terrorist

Posted: 18 Sep 2017 05:21 AM PDT

Dy gra ruse janë shpallur fajtore për komplotimin e një sulmi terrorist në një qendër tregtare në qytetin Rostov-on-Don. Gjykata Ushtarake e rajonit të Kaukazit Verior e dënoi Tatyana Karpenkon me 14 vjet e gjysmë burgim, ndërsa Natalya Grishinan me nëntë vjet. Përveç komplotit për sulm terrorist, Karpenko është gjetur fajtore edhe për rekrutimin e një personi për këtë qëllim dhe për blerje të paligjshme të substancave shpërthyese, ndërsa Grishina është shpallur po ashtu fajtore për posedim të paligjshëm të eksplozivëve. Të dyja gratë kanë thënë se nuk janë fajtore. Gjykimi i tyre ka nisur në muajin qershor. Hetuesit kanë thënë se Karpenko dhe Grishina kanë ndarë pikëpamje të grupit militant Shteti Islamik dhe të Emiratit të Kaukazit – një organizatë militante islamike. Prokurorët i kanë akuzuar ato për planifikimin e një sulmi nga tetori 2015 deri në shkurt 2016, si dhe për rekrutimin e Viktoria Semyonovas si sulmuese vetëvrasëse. Sipas prokurorëve, komploti është zbuluar përpara se të ndodhte sulmi. Semyonova është gjykuar ndaras dhe është dënuar me tre vjet burgim.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Reformat në gjyqësor, peng i ndikimeve politike

Posted: 18 Sep 2017 04:53 AM PDT

Gjyqësori në Maqedonisë është vënë sërish në thumb të kritikave nga bashkësia ndërkombëtare në lidhje me trysnitë nga jashtë, ndikimet politike dhe mungesën e profesionalizmit. Raporti i një grupi të ekspertëve ndërkombëtarë, i udhëhequr nga gjermani, Rainhard Pribe, pas një vizitë që ka realizuar në organet gjyqësore dhe pas takimeve me drejtues të institucioneve, ka konstatuar mangësi dhe pengesa të shumta në punën e gjykatave dhe në hetimin e aferave kriminale gjatë pushtetit të kaluar. "Këshilli Gjyqësor, si trup i pavarur, në vend që ta garantojë pavarësinë e gjyqësorit, në realitet pengon autonominë e tyre", thuhet në raportin e hartuar. Aty nënvizohen edhe pengesat që i bëhen Prokurorisë Speciale në zbardhjen e hetimeve ndaj ish-zyrtarëve të lartë, ndërsa përgjegjësi kërkohet edhe për të gjithë ata që me vite kanë përgjuar në mënyrë ilegale. Nga Qeveria kanë përshëndetur raportin duke e vlerësuar si real për sfidat shumëvjeçare të cilat i ka trashëguar nga ish-pushteti në qershor të 2017. Ngecjet në reformat në gjyqësor konstatohen edhe nga ekspertët të cilët për gjendjen e pandryshuar fajësojnë strukturat e mëparshme të Qeverisë, që sipas Osman Kadriut, profesor i së Drejtës Kushtetuese kanë shtrirë ndikimin edhe në gjyqësor. "Edhe pse Maqedonia formoi Prokurorinë Speciale, gjatë kësaj periudhe kemi pasur një aktivitet të dendur, por mjerisht të gjitha ato kërkesa, propozime dhe akuza në bazë të të cilave edhe janë formuar lëndë konkrete, ne nuk kemi asnjë lëndë penalo-juridike të zbërthyer nga Gjykata Penale". "Parashtrohet pyetje pse?- ndërsa përgjigja është e njohur, ne kemi bllokim të procesit gjyqësor pasi aty vendosin në bazë partiake, aty janë nën presion të partisë e cila deri tani ishte në pushtet, pra të VMRO-DPMNE-së", thotë Kadriu. Sipas tij, këto janë arsyet pse Maqedonia ka një gjyqësor të politizuar. Ai vlerëson po ashtu se nëse reformat e proklamuara nuk zbatohen, atëherë përgjegjësisë nuk mund t'i ikë as Qeveria aktuale. "Ne nuk mund të presim rezultate të duhura nëse brenda një kohë shumë të shkurtër nuk bëhen ato që quhen reforma në pushtetin gjyqësor. Mendoj se Qeveria e tanishme ka kapacitet, ka edhe qasje pozitive që të rregullohen dhe të zbërthehen këto probleme. Por, në qoftë se në një afat të kuptueshëm nuk do të ketë rezultate në reformat e gjyqësorit, mendoj se duhet të vihet në pyetje edhe përgjegjësia e vetë Qeverisë", thekson Kadriu. Ndërkaq, ish-prokurori Aleksandar Nakov, thotë se zbatimi i shpejt i reformave është më se i domosdoshëm, pasi që në të kundërtën qytetarët do të vazhdojnë të kenë mosbesim të gjyqësorin e ndikuar nga politika. "Është e nevojshme që një orë e më parë ne t'i çlirojmë institucionet e okupuara, këtu mendoj për shërbimet dhe gjithë sistemin e jurisprudencës. Ne këtë duhet ta bëjmë që kriminelët t'i nxjerrim para drejtësisë. Por, që kjo të ndodhë nevojiten edhe masa konkrete, strategji dhe plan i detajuar për reformimin e gjyqësorit që këtë pushtet ta nxjerrim nga kthetrat e krimit", thotë Nakov. Ai ndalet edhe në rekomandimin e ekspertëve ndërkombëtar të cilët kërkojnë që Prokuroria Speciale të kalojë në kuadër të Prokurorisë e rregullt. "Unë edhe më parë kam menduar për të ardhmen e Prokurorisë Speciale duke marrë parasysh të gjitha vështirësitë që kanë ndjekur punën e saj. Vlerësoj se puna e saj duhet të vazhdon në kuadër të Prokurorisë Republikane apo të veprojë si një departament i veçantë brenda këtij institucioni, pasi vetëm kështu mendoj se do të jetë më efikase në punën e saj për zbardhjen e hetimeve që ka nisur kundër zyrtarëve", thotë ish-prokurori, Aleksandar Nakov. Reformat në gjyqësor janë një ndër kushtet në procesin e integrimit euroatlantik të vendit. Përveç shkarkimit të prokurorit, Marko Zvërlevski, i dyshuar për punë joligjore, Qeveria ende nuk ka marrë masa tjera në drejtim të ngritjes së nivelit të gjyqësori të kritikuar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

HRW bën thirrje për sanksione kundër ushtrisë së Mianmarit

Posted: 18 Sep 2017 04:31 AM PDT

Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch u bëri thirrje udhëheqësve botërorë që të vendosin sanksione mbi ushtrinë e Mianmarit, e cila akuzohet për shpërnguljen e mbi 400,000 myslimanëve Rohingya. Thirrja bëhet në ditën kur nis punimet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Eksodi i myslimanëve Rohingya ka nisur në fund të muajit të kaluar. Refugjatët kanë akuzuar forcat e sigurisë në Mianmar dhe turmat budiste për djegien e fshatrave të tyre, ndërsa Qeveria ka thënë se forcat e sigurisë janë duke iu përgjigjur një sulmi të militantëve Rohingya kundër postblloqeve policore, që ka ndodhur më 25 gusht. "Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe vendet e interesuara duhet të vendosin sanksione dhe embargo armësh mbi ushtrinë e Mianmarit, për t'i dhënë fund fushatës së spastrimit etnik kundër myslimanëve Rohingya", tha përmes një deklarate Human Rights Watch. Organizata Ndërkombëtare për Migrim konfirmoi se numri i myslimanëve Rohingya, që kanë ikur nga Mianmari dhe kanë hyrë në Bangladesh, ka kaluar mbi 400,000. "Kemi 409,000 njerëz që kanë ikur në tri javët e kaluara", tha Christopher Lom, zëdhënës i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim. Udhëheqësja 'de fakto' e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, njëherësh laureate e Çmimit Nobel për Paqe, ka tronditur komunitetin ndërkombëtar me indiferencën e saj ndaj situatës së komunitetit Rohingya. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se Suu Kyi ka "shansin e fundit" për të ndaluar krizën në vendin e saj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dënohet me burgim të gjatë një gazetar i pavarur në Azerbajxhan

Posted: 18 Sep 2017 03:22 AM PDT

Një gjykatë në Azerbajxhan ka dënuar me tetë vjet burgim një gazetar të njohur për kritika ndaj qeverisë. Gjykata e Krimeve Serioze në qytetin Shaki ka shpallur Elcin Ismayillin fajtor për zhvatje dhe keqpërdorim të detyrës. Ismayilli është arrestuar në muajin shkurt, pasi një zyrtar i Departamentit për Kulturë dhe Turizëm ka thënë se gazetari ka bërë përpjekje të marrë para nga ai. Ismayilli mohon çdo keqbërje. Avokati i tij, Elcin Sadiqov, tha se rasti është i motivuar politikisht. Ai po ashtu tha se Ismayilli nuk do të duhej të akuzohej për shpërdëorim të zyrës, sepse nuk ka zyrë. Qeveritë perëndimore dhe grupet e të drejtave të njeriut thonë se qeveria e presidentit azerbajxhanas, Ilham Aliyev, e ruan pushtetin duke persekutuar mediat e pavarura, gazetarët dhe politikanët e opozitës. Alieyev i hedh poshtë kritikat.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Jeta e rreme”: Të jesh gej në Afganistan

Posted: 18 Sep 2017 03:19 AM PDT

Ahmadi duket sikurse çdo i ri tjetër në kryeqytetin afgan, Kabul. Ai shkon në shkollë, argëtohet me shoqëri, dhe jeton në shtëpi me prindërit e tij. Por, 18 vjeçari fsheh një sekret të rrezikshëm, që si pasojë mund ta dërgojë në burg ose mund të vritet: ai është homoseksual. Tema e homoseksualitetit në një vend me shoqëri dhe religjon konzervativ, siç është Aganistani, është një tabu. Shumica e cilësojnë homoseksualitetin si të pamoralshëm dhe në kundërshtim me fenë islame, dhe homoseksualët mund të burgosen nga shteti, apo të vriten nga anëtarët e familjes së tyre, e njohur si vrasje e nderit. "Në Afganistan, homoseksualiteti shihet si sëmundje", thotë Ahmad, për Radion Evropa e Lirë, i cili frikësohet të tregojë emrin e tij të vërtetë për shkak të sigurisë. "Në islam konsiderohet mëkat, dhe shumë njerëz mendojnë se homoseksualët duhet të ekzekutohen". Pikërishtë kjo kishte qenë frika që kishte ndaluar Ahmadin, që të zbulojë orientimin e tij seksual, tek prindërit dhe shoqëria. Familja e tij prej gjashtë antarësh, presin nga ai që të martohet me një grua dhe të ndjekë normat tradicionale të shoqërisë. "E kam kuptuar se jam gej në moshën 15 vjeçare", tha Ahmad përmes intervistës telefonike. "Të gjithë shokët e mi flisnin për vajza, unë e kuptova se nuk jam i interesuar në ato. Dalëngadalë fillova të kuptoj se ata që më tërhiqnin ishin burrat. Ishte e tmerrshme sepse ndihesha si jashtëtokësorë, dhe nuk mund t'i flisja askujt për këtë". Komuniteti gej në Afganistan jetojnë të fshehur dhe shpesh ata bëjnë jetë të dyfishtë, në publik paraqiten si heteroseksualë, ndërsa në jetën private, homoseksualë. Sipas Human Rights Watch (HRW), asnjë dënim zyrtar për homoseksualët nuk është shqiptuar që nga viti 2001. Ligji afgan është i ashpër ndaj homoseksualitetit, edhe pse një gjë e tillë nuk është e jashtëligjshme, ky komunitet mund të dënohet me ligj në nivelin lokal, nga gjykata jozyrtare e Sheriatit, apo të keqpërdoret si shumë krime të tjera rajonale. Sipas ligjit afgan, marrëdhëniet seksuale jashtëmartesore mund të dënohen nga pesë deri në 15 vite burgim, por dënimi për këtë akt me ligjin e Sheriatit mund të jetë me vdekje. Në një raport të lëshuar në shkurt nga HRW, thuhet se homoseksualët "rrezikojnë të arrestohen, persekutohen dhe t'i nënshtrohen dhunës nga familjet e tyre, nga komuniteti i gjerë dhe qeveria". "Ligji afgan nuk parasheh mbrojtje kundër diskriminimit apo ngacmimeve në bazë të orientimit seksual apo identitetit gjinorë", thuhet në raport. "Nuk mund të jetojmë kështu" Por kjo nuk e ka zhdukur frikën e dënimit për të shfaqur orientimin seksual. "Nëse familja ime e zbulon se jam gej, ata do më përjashtonin nga shtëpia dhe do të më mohonin si fëmijën e tyre", thotë Ahmadi. "Ky është skenari më i mirë, ndërsa në skenarin më të keq, familja ime do më vriste për ta ruajtur nderin, të lirohen nga turpi që unë u kam sjellur atyre". Ahmadi thotë se komuniteti gej, takohen me njëri-tjetrin në qendra tregtare, parqe dhe fitnese. Vendtakimet e tyre janë poashtu në kafenetë private, apartamente dhe në makina gjatë natës. Ahmad është praktikues i fesë islame, por ai thotë se orientimi i tij seksual, ka ndikuar që ai të vë në mëdyshje fenë. "E di qe homoseksualiteti është kundër islamit, por unë gjithnjë e pyes veten, ' Pse Zoti më bëri mua dhe të tjerët kështu siç jemi'", thotë ai. Ahmad thotë se do ta lë Afganistanin dhe planifikon të kërkojë azil në Shtetet e Bashkuara. " Nuk mund të jetoj kështu", thotë ai. "Jetoj në frikë të vazhdueshme, dhe nuk mund të jem vetëvetja ime pa rrezikuar". Pavarësishtë qëndrimit të jashtëzakonshëm të publikut kundër homoseksualitetit, një dukuri e tillë ekziston në shoqërin afgane, dhe në disa forma është e përhapur. Praktika e vjetër e " bacha bazi", e njohur si, djemtë valltarë, është dukuri e zakonshme e të pasurve dhe njerëzve të fuqishëm, të cilët shfrytëzojnë djemtë e mitur si partnerë seksualë. Shumica e viktimave janë të mitur, apo djem më të ri se 10 vjeç, e që vijnë nga familjet ee varfëra. Krimi i "pederastisë", aktivitet seksual në mes të një burri dhe djali, dënohet nga kodi penal i Afganistanit me "burgim të gjatë", por që shpesh nuk zbatohet. Djemt e rinj ndonjëherë vishen si vajza dhe detyrohen të performojnë. Shpesh këta djem, abuzohen seksualisht dhe përdhunohen. Praktika e "bachi bazi" është përhapur që nga rënia e talibanëve, të cilët e shpallën këtë si akt në kundërshtim me Islamin. "Kosto e madhe" Nemat Sadat, një aktivist afgano-amerikan për të drejtat e homoseksualëve, që jeton në Uashington, po punon që të ndryshojë qëndrimet ndaj homoseksualitetit në Afganistan. Sadat kishte lindur në Afganistan por është rritur në Shtetet e Bashkuara. Ai u kthye në Kabul në vitin 2012 për të punuar në Universitetin Amerikan të Afganistanit. Një vit më vonë, Sadat ishte i pari afgan gej qe shfaqi në publik orientimin e tij seksual. Por ky veprim bëri që ai të humb punën e tij në Universitetin Amerikan të Afganistanit. Ai është përballur me presion nga autoritetet që ta braktisë vendin, ka thënë ai. "Isha i detyruar të jepja dorëheqje nga detyra si profesor i shkencave politike dhe isha i kërcënuar se do të dënohesha me burgim të përjetshëm dhe vdekje, nëse do qëndroja në Afganistan" tha ai. "Shfaqja e orientimit tim në publik, pati kosto të lartë, shumica e shoqërisë dhe të afërmeve në larguan nga jetët e tyre, me arsyetimin se une kisha çnderuar ata dhe të gjithë komunitetin mysliman të Afganistanit", u shpreh Sadat. "Jeta e rreme" Razaq, 21 vjeçar nga qyteti Farah, në perëndim të Afganistanit, është një tjetër gej që jeton në frikë të vazhdueshme. "Shoqëria dhe familja ime nuk e dijnë se unë jam gej", thotë ai. "Unë jetoj një jetë normale, por kam edhe një jetë të fshehtë që duhet ta mbaj sekret nga të gjithë ata që i njoh. Nëse njerëzit e kuptojnë se unë jam gej, do të jetë një katastrofë". Razaq është në moshën kur shumica e burrave në Afganistan martohen, dhe ai thotë se nuk ka zgjidhje tjetër përpos t'u përmbahet normave shoqërore. "Unë jam 21 vjeç dhe shumë shpejtë do të martohem me një grua", thotë ai. "Nuk ka opsion tjetër. Pothuajse çdo gej që njoh është i martuar. Nëse i ke 30 vjet dhe nuk jeni i martuar, të tjerët do të pyesin se çka nuk shkon me ty. Kështu, ne jetojmë jetë të rreme, sepse jemi të detyruar ta bëjmë këtë". Razaq thotë se homoseksualët janë të kujdesshëm ndaj policisë, të cilët kohë pas kohe kërkojnë para ose favore seksuale nëse takojnë ndonjë gej. "Duhet ta bëjmë këtë, në të kundërtën ata na kërcënojnë se do u tregojnë familjeve tona", tha ai. "Shumica bëjmë sikur homoseksualizmi nuk ekziston ... por të gjithë e dinë se ka gej në Afganistan, sikurse në çdo vend tjetër të botës". Përgatiti: Linda Gjokaj

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more