Skip to main content

INSAJDERI: “Shoku i Memushajt del pozitiv në doping, rrezikon deri në katër vite suspendim” plus 19 more

INSAJDERI: “Shoku i Memushajt del pozitiv në doping, rrezikon deri në katër vite suspendim” plus 19 more


Shoku i Memushajt del pozitiv në doping, rrezikon deri në katër vite suspendim

Posted: 22 Sep 2017 10:19 AM PDT

Fabio Lucioni i Beneventos ka dalë pozitiv në doping.

Një antidoping pozitiv në Serie A: bëhet fjalë për Fabio Lucioni, kapiten i Beneventos, raporton "Calciomercato.com", transmeton Gazeta Express.

Futbollisti ka dështuar në testin e bërë nga "Nado Italia" pas sfidës së humbur nga Torino 1:0.

Substanca e gjetur nga analizat është Clostebol. Lucioni rrezikon nga një deri në katër vjet suspendim.

Për trajnerin, Marco Baroni, gjërat po shkojnë keq e ma keq: Benevento ka mbrojtjen më të keqe në kampionat me 14 gola të pësuara, ka mbrojtësit e lënduar, Gjimshitin dhe Antei dhe momentalisht mund të mbështet vetëm te Venuti si mbrojtës qendror.

Përveç Gjimshitit, për Beneventon luan edhe lojtari tjetër i Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj.

The post Shoku i Memushajt del pozitiv në doping, rrezikon deri në katër vite suspendim appeared first on INSAJDERI.

Kurti e quan Shpend Ahmetin “yll polar”

Posted: 22 Sep 2017 10:18 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje, në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, ka mbajtur një tubim në Prishtinë, ku ka prezantuar kandidatët për asamble komunale në këtë komunë.

Duke folur në këtë tubim, Albin Kurti e ka quajtur "yll polar" kryetarin e deritanishëm të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kurti u shpreh i bindur se Ahmeti do të fitojë sërish, por ka kërkuar që atij "t'i jepen krahët", duke e pasur edhe shumicën në Kuvendin Komunal.

Lëvizja Vetëvendosje, në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, ka mbajtur një tubim në Prishtinë, ku ka prezantuar kandidatët për asamble komunale në këtë komunë.

Duke folur në këtë tubim, Albin Kurti e ka quajtur "yll polar" kryetarin e deritanishëm të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kurti u shpreh i bindur se Ahmeti do të fitojë sërish, por ka kërkuar që atij "t'i jepen krahët", duke e pasur edhe shumicën në Kuvendin Komunal.

"Jepi Krahë Prishtinës" është motoja me të cilën Lëvizja Vetëvendosjes ka zgjedhur të prezantoj Prishtinën në fushatën për zgjedhjet komunale të 22 tetorit.

 

The post Kurti e quan Shpend Ahmetin "yll polar" appeared first on INSAJDERI.

Thaçi takohet me presidentin e Bullgarisë, pati një kërkesë për të

Posted: 22 Sep 2017 10:02 AM PDT

Presidenti i Republikës sëKosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot edhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Kreu i shtetit falënderoi homolugun e tij për ndihmën e Bullgarisë në shtetndërtimin e Kosovës, forcimin e demokracisë, si dhe për rrugëtimin  euroatlantik të saj.

Ai tha se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj synimit të saj kryesor të politikës së saj të jashtme, anëtarësimit të plotë në BE dhe në NATO.

"E ftova presidentin Radev që të organizojmë në të ardhmen e afërt një forum të përbashkët ekonomik, i cili do të ndihmonte rritjen e vëllimit tregtar mes dy shteteve", ka thënë ndër të tjera Presidenti Thaçi gjatë takimit me homologun e tij bullgar, Rumen Radev.

Presidenti Thaçi po ashtu ka ftuar homologun e tij bullgar qe ta vizitoj Kosoven.

The post Thaçi takohet me presidentin e Bullgarisë, pati një kërkesë për të appeared first on INSAJDERI.

Shtohet numri i policëve në Katalonjë

Posted: 22 Sep 2017 10:01 AM PDT

Ministri i brendshëm i Spanjës tha se do të dërgojë më shumë policë në Katalonjë, për të mbajtur rend dhe për t’u përkujdesur që referendumi për pavarësi mos të ndodhë.

Katalonja do të votojë më 1 tetor për t’u ndarë nga Spanja.

Katalonja ka policinë e vet të ashtuquajtur "Mossos d'Esquadra", edhe pse policia shtetërore e Spanjës ka qendra në rajonin katalonjas dhe punon bashkë me ta.

Ministri i brendshëm nuk ka treguar për numrin e policëve që do të dërgohen atje, por mediat spanjolle thonë se 3000 deri në 4000 trupa policore kanë arritur apo janë duke shkuar në Katalonjë.

Policët do t’iu bashkohen 5000 policëve tashmë të vendosur në Katalonjë dhe më shumë se 17000 policëve Mossos të Katalonjës.

"Policët do të mbikqyrin hapësirat publike dhe do të mbajnë rregull, ata do veprojnë në rast se ndonjë referendum ilegal mbahet në vend", ka thënë ministri i brendshëm.

The post Shtohet numri i policëve në Katalonjë appeared first on INSAJDERI.

Këto janë skuadrat më të “pista” në Premier League

Posted: 22 Sep 2017 09:54 AM PDT

Chelsea dhe Manchester United janë skuadrat më të pista në kampionatin anglez në këtë sezon. Kjo është zbuluar nga klasifikimi i numrit të faulleve që janë shkaktuar nga çdo ekip.

Lojtarët e Jose Mourinho janë në krye të renditjes së Premier League me pikë të barabrta me Manchester City, të cilët janë të gjashtëmbëdhjetët në renditjen e numrit të ndërhyrjeve të palejuara.

Chelsea, kampionia në fuqi e Premier League, e ka nisur këtë sezon me disa kartonë të kuq dhe nuk është një surprizë që ka zënë vendin e parë në këtë klasifikim.

The post Këto janë skuadrat më të “pista” në Premier League appeared first on INSAJDERI.

Veseli: Ata që e shkelin ligjin nuk janë me neve

Posted: 22 Sep 2017 09:36 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka thënë sot se personat që e shkelin ligjin nuk do të jenë pjesë e PDK-së.

Në një tubim zgjedhor në Komunën e Prizrenit, Veseli ka deklaruar se partia e tij është e hapur për të marrë përgjegjësi.

"PDK është partia më e hapur për marrjen e përgjegjësive. Nuk do t'i tolerojmë fenomenet e përgjegjësisë politike, askush nuk do të jetë me ne prej atyre që shkelin ligjin", ka thënë Veseli në Prizren.

Ai ka thënë se aty kanë shkruar për të shpalosur platformën programore e politike për zgjedhjet lokale.

"Ky është një vend i cili për kombin tonë ka një vlerë të veçantë historike për të kaluarën dhe të ardhmen. Të mbledhur këtu në qytetin emblematik si përfaqësues të zgjedhur duam të përçojmë mesazhin e përbashkët se shteti ynë është i shenjtë, ashtu si liria jonë që askush më shumë s'i jep kuptim se angazhimi ynë për fuqizimin e vendit", ka deklaruar Veseli. /Insajderi.com

The post Veseli: Ata që e shkelin ligjin nuk janë me neve appeared first on INSAJDERI.

Bulliqi i del në krah shefit të ri – fajëson mediat sikurse Haradinaj

Posted: 22 Sep 2017 09:34 AM PDT

Kryetari i komisionit për caktimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi ka vazhduar ta mbroj shefin e tij të ri, Ramush Haradinajn.

Ai ka vazhduar ta mbrojë idenë e Haradinajt se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk janë deklaruar kundër një marrëveshje të re të demarkacionit.

"Mediat po japin me qellim apo po qëllim po japin një konotacion tjetër. Prandaj SHBA nuk ka thënë decitivisht ato kanë thënë që duhet ta përfundoni këtë proces", ka thënë Bulliqi në Klan Kosova.

Haradinaj javë më parë i pyetur nga gazetarët se Ambasada e Amerikane, nuk do të përkrahë version tjetër të demarkacionit, ai nuk është përgjigjur për këtë çështje, derisa i ka ofenduar gazetarët duke i quajtur të pa shkollë.

"Kam respekt për media shumë, por shumica prej juve, as nuk dini të lexoni anglisht, as nuk po dini t'i kuptoni se çfarë kanë thënë, problemi është i juaji, nuk kam ndonjë koment. Ju po raportoni pa ditë se si po raportoni, besoni, shkoni më shumë në shkollë, shikoni çfarë po thonë ata. E kam lexuar deklaratën e amerikanëve dhe kjo që po thua ti nuk është ashtu. Nuk ka asnjë fjalë diku që thotë 'nuk pajtohemi me këtë apo me atë'", kishte deklaruar Haradinaj.

The post Bulliqi i del në krah shefit të ri – fajëson mediat sikurse Haradinaj appeared first on INSAJDERI.

Presidenti nuk e di që Kosova ka hequr dorë nga aplikimi për INTERPOL

Posted: 22 Sep 2017 09:26 AM PDT

Kreu i shtetit Hashim Thaçi thotë të mos ketë informacion zyrtar nëse Kosova ka hequr dorë nga aplikimi për INTERPOL, ani pse kryeministri Ramush Haradinaj zyrtarisht njoftoi mediat e opinionin publik se Kosova nuk do të aplikojë kësaj here për anëtarësim në këtë organizatë.

"Unë nuk kam ndonjë informatë apo raport zyrtar rreth aplikimit por edhe rreth tërheqjes eventuale për çka flisni ju. Do të informohem në detaje dhe më pas do të jap opinionin tim zyrtar", i ka thënë Thaçi Radion Evropa e Lirë, në një intervistë në New York ku po qëndron aktualisht.

"Por ajo që mund të them është se Kosova do të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë dhe është rrugë e pandalshme. Por, për gjithçka do të duhet të ketë një analizë të qartë dhe të ketë një përgjegjësi të lartë shtetërore edhe në rast të aplikimit dhe angazhimeve, por edhe në përpjekjet tona finalizuese për anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtarë. Kosova meriton të jetë pjesë edhe e INTERPOL-it dhe e mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë dhe kjo gjë do të ndodhë", ka thënë më tej Thaçi.

Presidenti në New York është bashkë me kreun kosovar të diplomacisë, Behgjet Pacolli, i cili një ditë para tërheqjes së qeverisë nga anëtarësimi në INTERPOL, i tha KTV-së se nuk janë siguruar votat për këtë gjë, madje nikoqiri i Samitit të radhës së INTERPOL-it, Kina, as që ka nisur ftesat për delegacionin nga Kosova.

Vendimin që kandidimin ta shtyjë për një tjetër takim të kësaj organizate Haradinaj e ka marrë dje, më 21 shtator.

Për këtë mosanëtarësim, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fajësuar pikërisht qeverinë e re. LDK-ja thotë se tash pret se çfarë do të ndodhë me liberalizimin e vizave, me demarkacionin, me asociacionin, me krijimin e ushtrisë që, siç thotë në reagim, u dëmtua për shkak të protagonizmit pa frerë.

The post Presidenti nuk e di që Kosova ka hequr dorë nga aplikimi për INTERPOL appeared first on INSAJDERI.

Bulliqi thumbon nënkryetarët e LDK-së

Posted: 22 Sep 2017 09:11 AM PDT

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari i komisionit për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi, ka thumbuar krerët më të lartë të partisë së tij.

Nënkryetarët e LDK-së, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu, e kishin shpallur të përjashtuar nga LDK-ja, Bulliqin pasi kishte pranuar postin nga Haradinaj si kryetar i komisionit për kufirin me Malin e Zi.

Por sot Bulliqi ka thumbuar në Klan Kosova, dy nënkryetarët e LDK-së duke thënë se më shumë është ai në LDK sesa të tjerët që thonë se janë brenda.

"Ma shumë jam unë në LDK se sa ata sepse unë e di ku jam. Ata le ta shikojnë vetën", ka thënë Bulliqi.

The post Bulliqi thumbon nënkryetarët e LDK-së appeared first on INSAJDERI.

Mihaloviç paralajmëron tifozët: Mjaft më quajtët serb mu**!

Posted: 22 Sep 2017 09:11 AM PDT

Sinisa Mihajlovic nuk është kurrë banal dhe nuk mund të ishte i tillë në prag të derbit Juventus-Torino. Ish-trajneri i Milan ka cituar "Walt Disney" për të karikuar lojtarët dhe i ka dhënë disa mesazhe të qarta Juventus-it.

"Nëse mund ta ëndërrosh diçka, kjo ndodh sepse mund ta bësh, kjo do të jetë sfida mes pasionit dhe arsyes, mes ngjyrave dhe bardhezisë, mes popullit dhe padronit. Është një derbi unik në llojin e tij. Duhet të jemi cinikë para portës dhe agresivë në mbrojtje/ vitin e kaluar kemi shkuar shumë afër fitores dhe kemi pësuar një gol në fund. jam zemëruar edhe për një gabim të arbitrit, por shpresoj që kjo të mos ndodhë këtë herë, duke parë se është VAR dhe shpresoj që të përdoret edhe në favorin tonë".

Mihajlovic ka lajmëruar edhe tifozët bardhezi: "Në stadiumin e Juventus ka një sistem shumë të mirë akustik. Nëse nga shkallët e stadiumit do të vijnë thirrjet serb m…, shpresoj që t'i dëgjojë edhe arbitrit i katërt përveç meje. Sepse kjo histori duhet të marrë fund".

The post Mihaloviç paralajmëron tifozët: Mjaft më quajtët serb mu**! appeared first on INSAJDERI.

Trepça ’89 gjunjëzon Feronikelin në Drenas

Posted: 22 Sep 2017 09:07 AM PDT

Trepça '89 ka arritur të kthehet te fitoret pas dy humbjeve radhazi duke e mposhtur Feronikelin në 'Rexhep Rexhepi' me rezultat 1-0.

Skuadra e drejtuar nga Sabit Osmani ishte më e rrezikshme se vendasit në fillim të takimit kur rrezikoi me Otto John në minutën e 22-të. Nuk vonoi shumë dhe erdhi goli. John asiston bukur te Rron Broja i cili mjeshtërisht gjeti këndin e zbuluar të Faton Malokut.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa me të filluar e dyta rrezikoi Florent Hasni, por pa sukses. Pas tij provoi Broja dy herë, por në të dyja herët Maloku ishte në krye të detyrës.

Feronikeli u kundërpërgjigj me Behar Maliqin (74'), por gjuajtja e tij me kokë nuk ishte e duhura. Rastin më të mirë për barazim e kishte Granit Arifaj, i cili nga afërsia gjuan shumë mbi portë.

Pas kësaj ndeshje të dy skuadrat gjenden në pjesën e epërme të renditjes në pozitat katër dhe pesë me nga 9 pikë.

The post Trepça ’89 gjunjëzon Feronikelin në Drenas appeared first on INSAJDERI.

Nuk ka viza pa demarkacion – BE-ja demanton kryeministrin

Posted: 22 Sep 2017 09:03 AM PDT

Zyra e BE-së në Kosovë ka bërë të qartë edhe një herë se ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi mbetet kushti kryesor për Kosovën për liberalizimin e vizave.

Insajderi ka kërkuar një përgjigje nga Zyra e BE-së pasi që kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, u shpreh i bindur se Kosova do tw fitojë liberalizimin e vizave pa u ratifikuar marrëveshja kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Zyra e BE-së edhe një herë ka bërë të qartë se ratifikimi i marrëveshjes kufitare me Malin e Zi është kërkesë thelbësore për liberalizimin e vizave.

"Siç është paraqitur në propozimin legjislativ të Komisionit Europian të majit 2016, ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit kufitar me Malin e Zi është një kërkesë për liberalizimin e vizave. Ndërkohë që i njohim përpjekjet që ka bërë Kosova tani është thelbësore që Kosova të ofrojë kushtet e mbetura të liberalizimit të vizave duke ecur përpara dhe duke ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit kufitar dhe duke rritur përpjekjet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar", thuhet në përgjigjen e Zyrës në BE-së dërguar Insajderit.

Më tutje Zyra e BE-së në Kosovë ka thënë se liberalizimi i vizave konsiderohet si përgjegjësi e përbashkët e qeverisë dhe opozitës.

"Ne e konsiderojmë atë një përgjegjësi të përbashkët të qeverisë dhe opozitës për të përmbushur kërkesat e mbetura për liberalizimin e vizave", thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së

Gjatë ditës së djeshme Haradinaj si kusht kryesor e konsideronte luftimin e korrupsionit, ndërsa shpalosi edhe strategjinë dhe bindjen e tij për liberalizimin e vizave pa e kryer kushtin e BE-së, ratifikimin e demarkacionit.

"Pse i dhashë kaq shumë hapësirë peshë rendit dhe ligjit dhe integrimeve evropiane sepse është kriteri ma kryesor që ekziston, kriteri tjetër është demarkacioni. Brukseli në këtë rast besoj se e vlerëson se kjo temë është në proces dhe nuk duhet të lihet afati kohor i kësaj teme në afatin kohorë për liberalizimin e vizave pra kjo është strategjia e jonë për liberalizimin e vizave"

"Do t'i kemi disa vonesa me demaskimin me Malin e Zi sepse janë procedurale dhe nuk duhet të lidhet afati kohor i liberalizimit të vizave me përmbylljen demarkimit me Malin e Zi. ", ka thënë dje gjatë ditës Haradinaj.

Haradinaj pasi u zgjodh kryeministër i vendit kishte diskutuar disa herë rreth idesë së liberalizimit të vizave pa miratuar ratifikimin e demarkacionit me Malin e Z./Insajderi.com

Haradinaj premton viza pa demarkacion, por harron deklaratën e qartë të Mogherinit

The post Nuk ka viza pa demarkacion – BE-ja demanton kryeministrin appeared first on INSAJDERI.

“Nuk kam dyshim, sulmin e kryen aktivistët e VV” – prokurorin s’e bind as raporti i FBI-së

Posted: 22 Sep 2017 08:58 AM PDT

Deputeti i VV-së që akuzohet për terrorizëm, Frashër Krasniqi, ka publikuar një letër në Facebook, për të cilën pretendon se është raport i ekzaminuar në SHBA, nga FBI.

Sipas tij, ky dokument konstaton se imazhet e nxjerra nga disa video incizimet në afërsi të objektit të Kuvendit të Kosovës që u sulmua me zollë, më 4 gusht të vitit të shkuar, nuk përputhen me imazhet e të akuzuarve, në këtë rast të vetë Krasniqit, dhe tre aktivistëve tjerë të VV-së Egzon Haliti, Atdhe Arifi dhe mbesa e kreut Visar Ymeri, Adea Batusha.

"Përgjigjja qe erdhi sot nga FBI-ja pas analizimit të materialeve të dërguara nga Prokuroria në lidhje me rastin e montuar kundër nesh, thotë në mënyrë të qarte se ‘Asnjë imazh i individëve ne fjale (pra imazheve tona), nuk është gjetur ne video materialët e dorëzuara (nga Prokuroria).’ Pra pas raporteve të ADN-së, tash edhe FBI e vërtetoi pafajësinë tonë", ka shkruar në Facebook, zëdhënësi i VV-së.

Por, prokurori i Shtetit, Avdurrahim Islami, që më 25 dhjetor 2016 ngriti aktakuzën ndaj 4 të dyshuarve, thotë se nuk ka asnjë dilemë se personat që shihen në ato incizime, ndonëse imazhet nuk janë të qarta, janë aktivistët e VV-së që po gjykohen për terrorizëm.

"Absolut. Nuk ka as më të voglën dilemë për të katërtit. Te gjitha ato çka janë shkru në aktakuzë janë duke u vërtetuar edhe në gjykatë nga dëshmitarët", i tha Gazetës Express, të premten prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Tutje, Prokurori Islami sqaron se në imazhet në fjalë, shihen aktivistët e dyshuar për terrorizëm, teksa largon me motorin, i cili më vonë u gjet i djegur, mesnatën e 5 gushtit 2016, nga vendi i ngjarjes ku kryen sulmin ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës.

Ai thotë se në këto incizime shihet edhe çanta me të cilën ata kanë bartur mjetin minahedhës të tipit zollë.

Të kundërtën e Prokurorit, sikurse klienti i tij, pretendon dhe mbrojtësi Tomë Gashi, i njohur kohëve të fundit për afërsinë e tij më Lëvizjen Vetëvendosje.

"Raporti të cilin e morëm sot në mënyrë të padyshimtë vërteton se asnjë imazh i marrë nga Policia e Kosovës në 12 lokacione, në rastin e gjuajtjes me granatahedhës të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës nuk përputhet me krahasimet e fytyrave të analizuara. Kjo do të thotë se asnjëri prej aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje nuk është identifikuar dhe rrjedhimisht nuk është fajtor për veprën penale për të cilën po akuzohen", shkruan avokati kosovar.

Ndryshe, gjyqi ndaj të akuzuarve për sulmin në Kuvend, ka nisur në fillim të këtij viti, derisa seanca e radhës është mbajtur të premten në Gjykatën Themelore të Prishtinës ku ka dëshmuar personi i cili ishte afër objektit të Kuvendit të Kosovës në kohën kur u sulmua.

Prokurori i Shtetit, që pohoi se nuk ka asnjë dilemë se të akuzuarit nga ana e tij janë kryesit e sulmit terrorist në fjalë, beson se Gjykata Themelore e Prishtinës, brenda këtij viti do të mund të dalë me një vendim për dënimin e Frashër Krasniqit, Egzon Halitit, Atdhe Arifit dhe Adea Batushës.

"Besoj që do të kryhet para Vitit të Ri", tha Abudrrahim Islami.

The post “Nuk kam dyshim, sulmin e kryen aktivistët e VV” – prokurorin s’e bind as raporti i FBI-së appeared first on INSAJDERI.

Trump i përgjigjet Kimit: Je i çmendur, do të testohesh si kurrë më parë

Posted: 22 Sep 2017 08:49 AM PDT

Presidenti amerikan Donald Trump padyshim që po argëtohet tej mase në lojën e tij të preferuar, atë të postimeve në Twitter, ndërsa ka gjetur rivalin e radhës për të sulmuar.

"Kim Jong Un i Koresë së Veriut, i cili qartësisht është një i çmendur që nuk e ka probleme të vdesë urie, apo të vrasë popullin e tij, do të testohet si kurrë më parë", shkruan presidenti amerikan.

Menjeherë më pas kreu i Shtëpisë së Bardhë postoi edhe një lajmërim, po në Twitter që tregon se është lideri më i ndjekur në këtë media sociale. Trump reagoi pak minuta pasi lideri i Koresë së Veriut e cilësoi presidentin amerikan një "të marrë dhe gangster që i pëlqen të luajë me zjarrin".

Reagimi i Kim Jong un ishte i paprecedent dhe u bë pasi Trump kërcënoi me shkatërrim total Korenë e Veriut në fjalimin e tij në OKB.

Duket se beteja verbale në rrjetet sociale dhe televizione sapo ka nisur mes tyre, ndërsa bota shpreson që të mbetet e tillë dhe të mos shndërrohet në një konflikt të vërtetë në terren.

The post Trump i përgjigjet Kimit: Je i çmendur, do të testohesh si kurrë më parë appeared first on INSAJDERI.

Rama në OKB: Pavarësia e Kosovës solli stabilitet, BE-ja të mos e izoloj

Posted: 22 Sep 2017 08:44 AM PDT

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se prioritet i qeverisjes së tij është anëtarësimi në BE.

"Integrimi prek çdo qelizë të arkitekturës sonë të zhvillimit. Është aftësia jonë për të bërë reformat e nevojshme që do të mundësojnë këtë proces. Reforma e drejtësisë që po zbatojmë është çelësi", ka deklaruar Rama. nga ana tjetër, ka theksuar kreu i qeverisë, Shqipëria pret që partnerët europianë të hapin dyert për negociatat e anëtarësimit. 

"Shpresojmë që BE, pavarësisht krizës aktuale, zgjerimin ta ketë prioritet. Aq sa Shqipëria ka nevojë për BE, aq edhe BE ka nevojë për një Ballkan më të zhvilluar e të qëndrueshëm", ka thënë Rama. 

Rama ka nënvizuar se është e nevojshme që ndërkombëtarët t'i trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjithë faktorët në rajonin e Ballkanit, përfshirë këtu Kosovën, e cila sipas tij ka nevojë të anëtarësohet në institucionet ndërkombëtare. 

"Prandaj ne besojmë se anëtarësimi i Kosovës në organizmat ndërkombëtarë do t'i shërbejë stabilitetit. Shumë e kanë përdorur këtë foltore për të deklaruar se nga pavarësia e Kosovës do të lindin forca të errëta. Asnjë nga këto nuk ndodhi. Sot Ballkani perëndimor është shumë i mirë se 7 apo 10 vjet përpara. Pavarësia e Kosovës jo vetëm nuk çliroi asnjë forcë të errët, por solli stabilitet", ka shtuar Rama.

Ndër të tjera gjatë fjalimit të tij, kryeministri shqiptar ka folur për kërcënimet që i kanosen sot mbarë botës nga fenomenet e rrezikshme si terrorizmi dhe ekstremizmi.

"Rendi global është sfiduar seriozisht. Asnjë vend, sado i madh e i fuqishëm nuk mund të përballet me këto probleme i vetëm. Këto kriza kërkojnë një aksion të bashkërenduar. Disfata e ISIS në terren nuk do të thotë se ai do të zhduket përfundimisht", ka thënë Rama.

Duke theksuar se, Shqipëria ishte një prej vendeve të para që iu bashkua koalicionit ndërkombëtar, kryeministri ka shtuar se vendi ynë është i gatshëm t'i kryejë detyrat e tij në këtë drejtim.

The post Rama në OKB: Pavarësia e Kosovës solli stabilitet, BE-ja të mos e izoloj appeared first on INSAJDERI.

Selim Pacollit i bllokohet Viber-i

Posted: 22 Sep 2017 08:37 AM PDT

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, ka bërë të ditur se llogaria e tij në aplikacionin Viber është mbyllur përkohësisht.

Sipas Pacollit, kjo ka ndodhur si pasojë e numrit jashtëzakonisht të madh të mesazheve direkte të cilat qytetarët e Prishtinës i kanë dërguar atij.

"Fushata jonë ka hasur në interes të jashtëzakonshëm nga qytetarët e Prishtinës, të cilët më kanë shkruar me mijëra mesazhe për çdo ditë. Iniciativa jonë me VIBER është aq e suksesshme, saqë edhe një kompani e madhe si VIBER nuk mundi ta përballojë gjithë fluksin e mesazheve të cilat po dërgohen edhe në këtë moment në numrin tim. Me këtë unë e kam kuptuar se Prishtina ka aq shumë probleme, të cilat nëse raportohen sikurse tani, ato mund ta bllokojnë edhe një platformë të madhe siç është VIBER" ka thënë Selim Pacolli.

Megjithatë, qytetarët ende mund të dërgojnë mesazhe në numrin e Selim Pacollit në VIBER, edhe pse kandidati për kryetar të Prishtinës nga AKR-ja momentalisht nuk ka mundësi teknike të përgjigjet në aplikacion, pasiqë një gjë e tillë është pamundësuar për momentin nga vetë aplikacioni.

"Pas bllokimit të numrit tim në VIBER unë i ftoj qytetarët e Prishtinës që të më shkruajnë mesazhe direkte në faqen time në Facebook, të më dërgojnë SMS apo edhe mesazhe në  Viber. Sepse unë dua tu përgjigjem çdo kërkese që vjen nga qytetarët", tha Selim Pacolli.

Selim Pacolli filloi fushatën e tij me VIBER, si një mënyrë e re komunikimi me njerëzit dhe qytetarët e Prishtinës.

The post Selim Pacollit i bllokohet Viber-i appeared first on INSAJDERI.

Imami saudit: Femrës si lejohet të ketë patent shofer, se nuk kanë tru

Posted: 22 Sep 2017 08:26 AM PDT

Seid Elhajeri, është doktor i shkencave Islame i cili ka ngjallur reagime të ashpra pas deklaratës së tij në lidhje me mos lejimin e femrës që të ngasë veturë dhe të ketë patent shofer.

Ai mbron qëndrimin se femra nuk lejohet të ngasë veturën sepse truri i saj nuk është funksional.

“Një njeri që nuk ka tru, si mund t'i lejohet të ketë patent shofer dhe të ngasë veturë”, kishte thënë ai vite më parë.

Autoritetet saudiane e konsideruan këtë si fyerje ndaj femrës dhe urdhëruan arrestimin e këtij "alimi". /foltash

The post Imami saudit: Femrës si lejohet të ketë patent shofer, se nuk kanë tru appeared first on INSAJDERI.

Ambasada e SHBA-ve reagon pas ricertifikimit të kandidatëve të diskualifikuar

Posted: 22 Sep 2017 08:18 AM PDT

Ambasada amerikane në Kosovë është shprehur e zhgënjyer me ricertifikimin e kandidatëve të diskualifikuar më parë nga gara zgjedhore lokale.

"Na vjen keq që rezultati i këtij vendimi zhbën punën e shkëlqyeshme të KQZ-së dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të zbatuar ndalesën e paraparë me Ligjin për Zgjedhje për moslejimin e kandidimit të kandidatëve të dënuar për vepër penale", thuhet në deklarimin e Ambasadës amerikane, pas vendimit të Gjykatës Supreme për ricertifikimin e kandidatëve.

"Vazhdojmë të mbështesim frymën dhe qëllimin e asaj dispozite të Ligjit për Zgjedhje. Ftojmë institucionet përkatëse shtetërore që të korrigjojnë çdo paqartësi ligjore lidhur më këtë dispozitë para ciklit të ardhshëm zgjedhor në Kosovë. Besojmë që votuesit kërkojnë kandidatë të panjollosur nga krimi".

Pas vendimit të marrë nga Supremja, KQZ ka vendosur që të ricertifikojë 89 kandidatët e diskualifikuar më parë.

The post Ambasada e SHBA-ve reagon pas ricertifikimit të kandidatëve të diskualifikuar appeared first on INSAJDERI.

Pse ATK mbylli pesë pompa të derivateve në Mitrovicë?

Posted: 22 Sep 2017 08:11 AM PDT

Administrata Tatimore e Kosovës, ka vazhduar me aksionin e saj tek bizneset që merren me shitjen e derivateve të naftës, të cilat nuk janë fiskalizuar.

Gjatë këtij aksioni janë mbyllur 5 biznese të cilat merren me shitjen e derivateve, në Mitrovicë. Përmes një njoftimi për media, ATK ka treguar arsyet që shtyn institucionin të merrte vendim për mbylljen e 5 bizneseve.

"Departamenti i Operacioneve – drejtorit rajonale të Administratës Tatimore të Kosovës, me aktivitetet e shtuar në teren kanë arrit që afër 90% e bizneseve që merren me shitjen e derivateve të naftës të fiskalizohen, ndërsa te bizneset e pa fiskalizuar të ndërmarr masa ligjore, siç është mbyllja e aktivitetit të tyre deri në fiskalizimin final", thuhet ndër të tjera në komunikatën drejtuar mediave. /Insajderi.com

The post Pse ATK mbylli pesë pompa të derivateve në Mitrovicë? appeared first on INSAJDERI.

AGK me organizatat simotra të rajoni kërkojnë lirinë e mediave në Serbi

Posted: 22 Sep 2017 08:04 AM PDT

Platforma regjionale e Ballkanit Perëndimor për Avokimin e Lirisë së Mediave dhe Sigurisë së Gazetarëve, që përfaqësojnë më shumë se 7800 gazetarë dhe punëtorë të medieve, shprehin brengën e tyre të thellë për presionet ndaj gazetës lokale "Vranjske novine" dhe grevës së urisë së redaktorit dhe pronarit të saj, Vukasin Obradoviq.

Pas 23 viteve të operimit dhe vëzhgimit kritik të çështjeve lokale në jug të Serbisë, gazeta 'Vranjske novine' mbyllet për shkak të presioneve konstante ekonomike dhe politike.

Para disa ditësh në një Letër të Hapur që e adresoi Obradoviq te institucionet relevante dhe publiku, ka kërkuar përgjigje për situatën e gazetës 'Vranjske novine'. "Që nga themelimi i saj, gazeta ka punuar në përputhje me ligjin, e me transparencë. Nuk ka pasur luhatje të mëdha në këtë biznes, të gjitha taksat janë paguar, gazeta ka vazhduar me emër të njëjtë dhe është botuar nga publikuesi i njëjtë. Në rastet e kaluara nga kontrollet e autoriteteve shtetërore, 'Vranjske novine' ka' respektuar vendimet e autoriteteve dhe ka vepruar sipas rekomandimeve të nxjerra." Është e paqartë se pse një biznesi me performansë të mirë do të meritonte inspektime financiare të shpeshta dhe ndërprerëse, që kanë zgjatur më shumë se dy javë këtë shtator, të kryera në hapësirat e gazetës.

Ne kërkojmë nga institucionet që të reagojë menjëherë në letrën e Obradoviq, dhe në mënyrë adekuate t'i adresojë pyetjet teknike që ai ka parashtruar.

Para dy ditëve një delegacion i gazetarëve nga rajoni kanë vizituar Obradoviqin në Vranje për të shprehur solidaritetin me të. Gjersa është e kuptueshme në këtë kontekst specifik, greva e urisë nuk është një taktik e qëndrueshme për të arritur përparim në lirinë e mediave, pasi që është një çmim shumë i lartë për të paguar nga një individ i shquar në emër të një kauze më të gjerë. Protesta e ndërlidhur e qytetarëve që ndodhi në ditën e njëjtë para ndërtesës së qeverisë në Beograd dëshmon më tej situatën e rëndë dhe përçon një porosi tek institucionet e Serbisë se mediat kritikuese janë të rëndësishme për një shoqëri dhe se Qeveria duhet të mbrojë kushtet në të cilat është e mundshme për ata që të operojnë në mënyrë të lirë.

Rrjeti do të informojë të gjitha institucionet relevante rajonale dhe Evropiane për këtë rast në mënyrë që të kërkojë përkrahjen e tyre dhe do të vazhdojë që të monitorojë atë gjersa çështja është zgjidhur.

Asociacioni i Gazetarëve të BH

Sindikata e Mediave të Malit të Zi

Asociacioni i Gazetarëve të Kroacisë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë

The post AGK me organizatat simotra të rajoni kërkojnë lirinë e mediave në Serbi appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more