Skip to main content

INSAJDERI: “Rrëfimi i Miss-it nga Lipjani: Si dështoi udhëtimi në Filipine” plus 19 more

INSAJDERI: “Rrëfimi i Miss-it nga Lipjani: Si dështoi udhëtimi në Filipine” plus 19 more


Rrëfimi i Miss-it nga Lipjani: Si dështoi udhëtimi në Filipine

Posted: 25 Sep 2017 09:59 AM PDT

Një muaj para se të takonte bashkëvendësen e tij që ishte zgjedhur Miss Kosova, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti kishte pritur në zyrën e tij ideatorin e projektit "Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur".

Me 23 tetor tetor 2014, kryetari Ahmeti e kishte takuar Kaltrina Nezirin që kishte arritur ta fitonte garën e bukurisë "Miss Kosova" dhe sipas një komunikate të asaj kohe, kryetari ishte shprehur se kishte pritur një mysafire të veçantë e cila "k a bërë të ndjehet krenar, me paraqitjen e saj, jo vetëm qytetarët e Lipjanit, po mbarë shqiptarët".

Në atë komunikatë thuhej se Ahmeti, ka përgëzuar Miss Kosovën, për sukseset e saj, duke i dëshiruar sukses të vazhdueshëm në ndërtimin e karrierës edhe në të ardhmen, por bashkë me këtë kishte ndarë edhe ca mjete që ta mbështesë shkuarjen e saj në Filipine, atje ku do të përfaqësonte Kosovën në "Mis Earth 2014".

Por udhëtimi kishte dështuar dhe tri vite pas kësaj historie, Ahmeti nga LDK-ja po përballet me një kallëzim penal nga rivalët politike, PDK-ja që akuzon Ahmetin se përkundër faktit që udhëtimi i Nezirit kishte dështuar, ajo është lejuar t'i shpenzojë paratë për t'i rregulluar dhëmbët, raporton Insajderi.

Por pse kishte dështuar udhëtimi? Këtë e kishte shpjeguar vet Neziri në dhjetëra intervista që kishte dhënë.

"Vitin e kaluar, unë jam përzgjedhë si Miss Kosova ta përfaqësoj Kosovën në Miss Earth, por për shkak të periudhës shumë të shkurtë dhe dokumentacionit të pakompletuar nuk arrita ta marrë vizën dhe kështu mbeta pa përfaqësim", kishte thënë ajo në një intervistë të para dy viteve.

Por ajo nuk kishte mbetur pa përfaqësim. Vitin e kaluar, ishte përzgjedhur nga organizatorja e Miss Kosova, Agnesa Vuthaj, që ta përfaqësonte Kosovën në Miss Earth 2015, që mbahej në Vjenë. Neziri ishte zgjedhur në vitin 2015, edhe Miss Earth Kosova.  Kësisoj ajo kishte mbajtur kurorën e Miss Earth Kosova, për dy vite.

"Jo absolutisht nuk e kam ditur që sivjet ka me përfaqësu  Kosovën. Por që më erdhi një telefonatë prej Agnesës para dy muajve, dhe ajo e ka parë të arsyeshme që unë këtë vit ta përfaqësoj Kosovën pasi vitin e kaluar nuk munda", shpjegonte Neziri në një intervistë të tetorit të vitit 2015.

"Ëndrra ime vitin e kaluar është ndalur përgjysmë por është realizuar këtë vit", thoshte ajo.

Kështu që ajo në nëntor të atij viti kishte udhëtuar drejt Vjenës, por jo me paratë e marra nga Komuna.

Madje organizatorët e Miss Earth 2016 kur e kishin prezantuar e kishin përmendur faktin se ajo nuk kishte arritur të shkonte në Filipine dhe kjo Nezirit i kishte bërë përshtypje.

"Më ka pëlqyer shumë ky përshkrim dhe shumë interesant gjithë kohën prej janarit më kanë shkruar se a do të jem këtë dhe vit dhe jam gëzuar që sivjet do të jem prezente atje" , thoshte Neziri në intervistën për 21-in.

The post Rrëfimi i Miss-it nga Lipjani: Si dështoi udhëtimi në Filipine appeared first on INSAJDERI.

“Ke qenë sabotuesi më i madh për qytetarët” – Kompania “Pastrimi” i reagon Ahmetit

Posted: 25 Sep 2017 09:38 AM PDT

Kompania "Pastrimi"i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, i cili sot në një konferencë tha se nga një janari i vitit 2018, faturat e bërllokut do të paguhen në komunën e Prishtinës.

Nga kompania e Pastrimit drejtojnë një mori akuzash drejt Ahmetit, të cilin e quajnë sabotuesin më të madh të shërbimëve për qytetarët e Prishtinës.

Ky është reagimi i plotë i kompanisë 'Pastrimi':

"Pastrimi" ka prioritet ofrimin e shërbimit për qytetarët e saj pavarësisht se kush është në udhëheqje të Komunës së Prishtinës. Gjatë këtijë mandati 4 vjeçar, Shpend Ahmeti ka qenë sabotuesi më i madh për t'i ofruar shërbim më të mirë qytetarëve të Prishtinës.

Vazhdimisht i janë adresuar kërkesa nga menaxhmenti i kësaj kompanie që të takohet me Shpend Ahmetin, mirëpo ai asnjëher nuk i është përgjigjur kërkesave të tilla.

Arsyetimet e tijë janë banale për mos funksionimin e kontejnerëve nëntokësor, Shpend Ahmeti po ja hedh fajin kompanisë, gjë e cila nuk është e vërtetë. Pranimin teknik të kontejnerëve e ka bërë qeverisja aktuale e Komunës së Prishtinës, konkretisht ish drejtori i Shërbimeve Publike, Ardian Gashi.

Për një kohë KRM"Pastrimi" ka kryer këtë shërbim, mirëpo me paraqitjen e problemeve dhe rreziqeve nga kontejnerët nëntokësor kompania e ka ndërprerë këtë shërbim. Shkresave të adresuara në Komunën e Prishtinës nga "Pastrimi" për t'u konstatuar rreziku gjatë kryerjes së shërbimit  për kontejnerët nëntoksor, Komuna nuk u janë përgjigjur asnjëher. Dikush duhet të marr përgjegjësinë në rast të lëndimit të punëtorëve ose dëmet e tjera që mund të shkaktohen.

Vendimi i gjykatës për legjitimitetin e Kryeshefit Ekzekutiv është i prerë dhe nuk ka të bëjë me shkelje ligjore, sipas  Shpend Ahmetit vendimet e gjykatës nuk kanë vlerë dhe mbi këtë vendim duhet të dal fjala udhëheqësve të Komunës së Prishtinës.

Sa i përket deponive ilegale, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka shpallur tender të cilin e ka fituar një kompani private dhe gjendja ka qenë e njejtë, prap është detyruar që "Pastrimi" t'i largoj ato pa asnjë kompenzim të vetëm.

Shpend Ahmeti gjatë konferencës tha që tani, Komunës i është dhënë e drejta për të inkasuar. Shpendi do të duhej ta dinte që komuna, të drejtën për të inkasuar taksat për mbeturina e ka që nga viti 2012 me miratim të Ligjit për mbeturina dhe Rregullorës së Komunës të miratuar në vitin 2012.

Kryetari as që është interesuar për kompaninë "Pastrimi" duke u bazuar në deklaratën e tijë ku thot se  i'u shërben 8 komunave (gjithsej janë 7).

Operatorët privat nuk kanë leje nga komuna e Prishtinës për shërbimin e mbeturinave, mirëpo gjatë  gjithë mandatit të Shpend Ahmetit ata kanë operuar lirshëm pa asnjë pengesë nga komuna e duke i shkaktuar telashe "Pastrimit".

Plani i ri logjistik i operimit të cilin Shpend Ahmeti thotë se është gati, kjo nuk është e vërtetë dhe se ky plan nuk është projekt i komunës së Prishtinës por i GIZ-së në bashkëpunim me KRM"Pastrimi-n" dhe Komunën i cili do të filloj të përpilohet nga muaji i ardhëshëm dhe në teren do të funksionalizohet pas disa muajve.

Komuna nuk ka filluar riciklimin e mbeturinave, vetëm në lagjen Dardania ka filluar ndarja e mbeturinave me projekt të GIZ-së.

Kryetari i cili mundohet të flas për shërbimin e mbeturinave jep propozim që bizneset të shërbehen me kontejner 7m³, nuk e ka parasyshë që hapsirat ku bizneset zhvillojnë veprimtaritë janë të vogla ndërsa një kontejner i tillë zë hapësirë të madhe. Në Komunën e Prishtinës janë mbi 4000 biznese nëse kemi parasyshë vlerën e një kontejneri 7m³ atëher kjo do të kushtonte mbi 4 milion euro që Komuna nuk do të jetë në gjendje të mbuloj këtë investim. Kjo do të shkaktonte kaos në kryeqytet.

Shpend Ahmeti ka sabotuar bashkëpunimin dhe punën me Kompaninë "Pastrimi" për t'i shërbyer qytetarëve. Shpendi e ka eliminuar Prishtinën nga "Gara për Mjedis të Pastër" duke mos nënshkruar dokumentet për plotësim të kritereve, me këtë sabotim ai Prishtinës i'a ka humbur mbi 300,000.00 € , për të vetmen arsye që kompania mos të ketë rezultat.

Djegja e kontejnerëve u përmend nga Dardan Sejdiu ashtu sikur nga Shpend Ahmeti para disa muajsh i cili akuzoi Kompaninë "Pastrimi" dhe Kryeshefin Ekzekutiv për djegjen e kontejnerëve, megjithëse për një shpifje të tillë muajin e kaluar Kryeshefi Ekzekutiv Feim Salihu ka ngritur një padi pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Udhëheqja e Prishtinës disa herë ka shpërndar afishe nëpër ndërtesa dhe rrugë duke ju bërë thirrje qytetarëve që mos të paguajn mbeturinat, ashtu sikur vet kryetari Shpend Ahmeti i ciili në banesat e prindërve të tijë nuk ka paguar faturën e mbeturinave.

Atëherë lindë pyetja si mund të kërkoj Shpendi nga qytetarët të paguajn taksat e mbeturinave kur vet ai nuk e ka paguar borxhin ndaj Kompanisë "Pastrimi".

Kush po del të jetë saboteri më i madh për 4 vite me radhë?

The post “Ke qenë sabotuesi më i madh për qytetarët” – Kompania “Pastrimi” i reagon Ahmetit appeared first on INSAJDERI.

Meridian Express sjell marketin më të mirë në Kosovë

Posted: 25 Sep 2017 08:43 AM PDT

Në pesë-vjetorin e kompanisë, Meridian Express ka sjellur marketin më të mirë në tregun vendor dhe rajonal. Lokacioni i ri i Meridian Express, është bërë shembull duke rritur kriteret e industrisë së shitjes me pakicë dhe duke vendosur standard të ri për çdo market në Kosovë dhe rajon.

Kësaj radhe, Meridian Express thotë se e ka krijuar një 'vend-takim' të ri në lagjen Arbëria në Prishtinë, me një hapësirë tejet moderne, ku konsumatorët përveç furnizimeve të tyre ditore mund të shijojnë edhe produktet nga Meridian Kitchen dhe Buka Bakery, njëkohësisht ky 'vend-takim' i ri ju mundëson atyre të kalojnë momente të paharruara me miq dhe familjarë. Gjithashtu, për më të vegjëlit Meridian Express ka ndarë hapësirë të veçantë ku fëmijët mund të luajnë së bashku.

Në fjalën e tij përshëndetëse për të gjithë të pranishmit që ishin të ftuar në hapjen e vendtakimit të ri të Meridian Express në lagje, z.Hakif Gashi, kryetar i bordit i korporatës Meridian tha se ata kanë një qëllim të ri, i cili përmbush vlerat e kompanisë.

https://www.facebook.com/pg/RrjetiMeridianExpress/photos/?tab=album&album_id=1537136223014643

"Si rrjeti më i madh i marketeve të lagjes në Kosovë, ne e kemi një qëllim dhe disa vlera mbi të cilat udhëhiqemi. E ato janë që ne gjithmonë të bëjmë më shumë se sa kërkohet dhe më mirë se sa pritet." Ne sot jemi adresa dhe destinacioni i mijëra qytetarëve tanë, të cilët posa zgjohen në mëngjes dalin në derë të shtëpisë së tyre, për të blerë kafen, qumështin, bukën apo produktin më të mirë. Në marketet e Meridian Express blerësit gjejnë asortiman të gjërë të shumë produkteve, ne veçanti produkte unike në treg, e mbi të gjitha me çmime korrekte dhe të volitshme", ka thënë z.Gashi.

Të pranishmit në hapjen e marketit të ri-modeluar dhe ri-konceptuar thanë se me pikën e re, Meridian Express, ka ngritur standardet e industrisë dhe se pa hezitim ky market mund të krahasohet me cilindo market në vendet e zhvilluara evropiane.

Meridian Express edhe kësaj here vazhdon të dëshmojë që në plan të parë e ka konsumatorin dhe vizioni i tyre është që gjithmonë të sjell më të mirën, duke ofruar shërbim, produkte dhe eksperiencë unike ne treg.

Njëherit, Meridian Express falënderon të gjithë konsumatorët, punonjësit dhe partnerët për përkrahjen dhe besimin e tyre në rrugëtimin e suksesshëm të kompanisë dhe zotohet se do të vazhdojë të sjell risi të tjera në treg dhe të hapë lokacione e të krijojë vende të reja të punës.

The post Meridian Express sjell marketin më të mirë në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Kandidati për kryetar gabon emrin e komunës

Posted: 25 Sep 2017 08:38 AM PDT

Bekim Jashari, kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Skenderajt, ka hapur uebfaqen e tij për fushatën zgjedhore.

Edhe pse Jashari ka mundësi të mëdha për të fituar në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, pas tërheqjes së partive pas kandidimit të tij, megjithatë Jashari po bën fushatë dhe po prezanton planet e tij për qeverisjen e komunës, shkruan Periskopi.

Por ajo që bie në sy në faqen e re të Jasharit, është një lëshim i vogël, ku emri i komunës shkruhet gabimisht “Seknderaj” – në vend se të shkruhet Skenderaj.

Jashari do të kandidojë për herë të parë në zgjedhjet lokale në Skenderaj, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është tërhequr nga gara në këtë komunë, me të cilën kishte udhëhequr që prej pasluftës.

PDK ka thënë se do ta mbështes kandidaturën e Jasharit në Komunën e Skenderajt. /Insajderi.com

The post Kandidati për kryetar gabon emrin e komunës appeared first on INSAJDERI.

Çmimi i artë!

Posted: 25 Sep 2017 08:33 AM PDT

Teoria më e pranuar për definimin e çmimit është ajo që definon çmimin si përcaktues të vlerës së një malli apo shërbimi.

Me zhvillimin e ekonomisë së tregut ka evoluar edhe çmimi në varësi te rrethanave dhe qëllimeve duke diktuar tipe të ndryshme të çmimeve, si çmimet e rregullta, çmimet promovuese, çmimet akcionale, etj.

Çmimi që më së shumti lë gjurmë tek konsumatori është Çmimi i Artë që ka për synim maksimizimin e përfitimit të konsumatorit përkatësisht kursimin në xhepin e tij dhe sipas teoricientëve ekonomik paraqet çmimin që cdo person dëshiron dhe duhet ta ndjek.

Teoritë e ndryshme klasike kanë tendencë t'i japin fokus Peshkut të Artë për plotësim të dëshirave, ndërkaq teoritë e reja bashkëkohore preferojnë që të gjendet vendi ku dominojnë Çmimet e Arta. Prandaj, sa pritni për ta takuar peshkun e artë, më lehtë e keni ta gjeni çmimin e artë!

The post Çmimi i artë! appeared first on INSAJDERI.

Presidenti i Juventusit suspendohet për një vit

Posted: 25 Sep 2017 08:30 AM PDT

Prokurori, Giuseppe Pecoraro ka kërkuar nga gjykata e Federatës së Futbollit të Italisë suspendim me dy vjet e gjysmë për presidentin Andrea Agnelli dhe gjobë prej 50 mijë eurove.

Ai po ashtu ka kërkuar që Juventus të luaj dy ndeshje pa tifozë dhe një tjetër pa Curva Sud.

Kërkesat e prokurorit janë hedhur poshtë nga gjykata, por Agnelli është suspenduar një vit dhe është gjobitur me 20 mijë euro.

Në anën tjetër me 300 mijë euro është gjobitur edhe skuadra e Juventusit.

The post Presidenti i Juventusit suspendohet për një vit appeared first on INSAJDERI.

Pacolli kërkon nga Qeveria që të bëhet presion ndaj Vuçiqit

Posted: 25 Sep 2017 08:26 AM PDT

Gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe politikat e Qeverisë së Serbisë dhe sidomos tash të presidentit Aleksandar Vuçiq, ka bërë që sekretari i AKR-së, Rrahim Pacolli të drejtohet me një kërkesë ndaj Qeverisë, në të cilën bënë pjesë edhe partia që ai përfaqëson.

"Është e papranueshme që çështja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës të mbetet vetëm në takimet me dyer të mbyllura të përfaqësuesve politik në Prishtinë dhe Tiranë. Drejtuesit e dyja qeverive duhet të kenë prioritet nacional mirëqenien e këtyre njerëzve.  Derisa serbët e Kosovës janë të diskriminuar skajshmërisht pozitivisht në Kosovë, edhe shqiptarëve në Luginë duhet t'i bëhet zgjidhje", ka shkruar Pacolli.

"Ndryshe, aparatura nacionaliste e instaluar nga liderët e njëpasnjëshëm në Serbi, tash edhe nga vetë presidenti, Aleksandar Vuçiq, do të vazhdojë që përmes presioneve të ndryshme të spastrojë etnikisht territoret e banuara historikisht nga shqiptarët. Heshtja e qeverisë aktuale i kontribuon politikave të Vuçiqit, dhe që vazhdon t'i lë pa identitet dhjetëra mijëra luginas të zhvendosur në Kosovë", ka shtuar ai.

Më pas Pacolli ka thënë se shqiptarët në Luginë të Preshevs nuk mund të shfrytëzojnë në këtë kohë as të drejtën për votuar në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

"Nëse nuk kemi një ndërhyrje urgjente ndaj kësaj situate ekziston rreziku i konflikteve të reja që mund të prodhohen nga të dyja palët. Për të qenë denjësisht të përfaqësuar, dhe për të shmangur një konflikt të ri shqiptarët do të duhej të ishin palë vendim-marrëse edhe në nivelin ekzekutiv në Beogradin zyrtar dhe t'i krijohet hapësirë në Qeverinë e Ana Brnabiq në dikastere të ndryshme", ka shkruar Pacolli./Insajderi.com

The post Pacolli kërkon nga Qeveria që të bëhet presion ndaj Vuçiqit appeared first on INSAJDERI.

Ndërtimi i botës së “Game of Thrones”, sipas koncepteve kyçe të marrëdhënieve ndërkombëtare

Posted: 25 Sep 2017 08:22 AM PDT

Në përfaqësimin hobsian të gjendjes së natyrës jeta njerëzore është «vetmitare, mjerane, e shpifur, e vrazhdë dhe e shkurtër».

Ky imazh i korredpondon përshkrimit të kontinentit fantastic Westeros, i pavdekësuar kështu nga George R. R. Martin në romanet "A Song of Ice and Fire", më pas të transformuara në serialin televiziv "Game of Thrones" të kanalit televiziv amerikan HBO.

Siç konfirmohet nga artikuj të ndryshëm të shfaqur në revista politologjike (kanë folur në mënyrë të veçantë "Foreign Affairs" dhe "Foreign Policy"), saga mund të interpretohet në terma politologjikë dhe përmbajtja e saj rezulton shumë më tepër domethënëse nëse merret për bazë perspektiva e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Megjithëse biografia e autorit nuk paraqet elementë që të tregojnë njohjen sistematike e paradigmave kryesore të disiplinës, veprat e tij dallohen për një njohje dhe një aftësi paraqitëse të dinamikave të pushtetit në mjedisin ndërkombëtar që e bën "Game of Thrones" një instrument të dobishëm për t'i ilustruar funksionimin. Përfundimi i paradokohshëm i sagës televizive (27 gusht) siguron shtytjen për të bërë një refleksion lidhur me të.

Në fakt, "Game of Thrones" ofron përfaqësime të shumta të koncepteve kyçe të disiplinës. Bellum omnium contra omnes, që shpërthen midis dinjitarëve të Shtatë Mbretërive pas vrasjes së Aerys të II-të Targaryen ("Mbreti i çmendur"), ka bërë të flitet për një interpretim "realist" të ngjarjeve njerëzore. Faktikisht, gjendja e kontinentit perëndimor pasqyron në mënyrë efikase atë të anarkisë ndërkombëtare në të cilën dergjen shtetet dhe nevojën pasuese të tyre për të vepruar si maksimalizues të sigurisë. Ndjekja e interesave, parasëgjithash asaj të mbijetesës, u imponon të gjithë personazheve të sagës një qasje thelbësisht amorale, përshkrimi i së cilës nuk mund të jetë njëdimensionale.

"Game of Thrones" i shpëton në fakt dikotomisë klasike "e mirë/e keqe" të shumë sagave të tjera, parasëgjithash të gjitha atyre të John Tolkien. Është për këtë arësye që në evolucionin e historisë, me përjashtimin e Jon Snow (polit pozitiv) dhe Cersei Lannister (polit negativ), të gjithë përfundojnë duke kryer si veprime shembullore, ashtu edhe të këqija (ndër figurat më emblematike të kompleksitetit të natyrës njerëzore figurojnë ato të Jaime Lannister dhe Sandor Clegane).

Nëse gjendja "anarkike" e Westeros përbën kornizën e rrëfimit, filli i kuq i tij është pashmangshmërisht lufta për pushtet. Ndërprerja e suksesionit sipas parimit tradicional të suksesionit dinastik, edhe pse e justifikuar nga mizoria e sovranit shkakton në fakt shtytje centrifuge që shpërthejnë përfundimisht me vdekjen e mbretit të ri Robert Baratheon. Është kështu që Westeros rrëshqet në një gjendje "kuazilegjitimiteti", që të kujton gjërat që shkruhen në libra për pushtetin. Përputhja midis një rendi politik që shkon drejt perëndimit (atij të familjeve të vjetra fisnike të Shtatë Mbretërive) dhe një rendi emergjent, që gjithsesi akoma pritet të vijë (ai i Daenerys Targaryen apo ai i Jon Snow), konfirmon se është skenari par excellance i luftërave pakompromis që fusin banorët e kontinentit perëndimor në një spirale dhune.

Pushteti përfaqësohet sipas një imazhi ëeberian të mundësisë për të parë të afirmuar vullnetin personal edhe në prani të një opozite, ashtu siç shprehet në mënyrë mjeshtërore nga Cersei Lannister në skenën ku i kujton Petyr Baelish (Littlefinger) – teksa udhëron njerëzit e tij fillimisht ta ekzekutojnë, më pas ta lirojnë – se, në ndryshim nga "dija" (i së cilës është bartës Littlefinger), «pushteti është pushtet». Kështu, lufta për pushtetin paraqitet si një "lojë me shumatore zero", e përshkruar mirë në dialogun midis Cersei dhe Ned Stark, në të cilin gruaja i kujton kalorësit të parë të të shoqit se «në lojën për fronin ose fitohet, ose vdiset, nuk ekzistojnë rrugë të mesme». Veç kësaj, "Game of Thrones" zgjidh nyjen e vështirë e raportit midis pushtetit politik dhe atij ekonomik duke marrë një pozicion të qartë (që rezulton shumë më e zmusuar në librat e Martin). Në fakt, është i pari që paraqitet si e mira kryesore e mangët në brendësi të shoqërisë, për të cilën kushdo që ka resurse në dispozicion është i gatshëm që të luftojë. Në fakt, paraja duket si një instrument për të siguruar pushtetin e vendimmarrjes, por që, siç demonstrohet nga raporti që Lannister-ët kanë me Iron Bank dhe nga mënyra sesi hakmerren për tradhëtinë e familjes shumë të pasur Tyrell, jo domosdoshmërisht përkthehet në të.

Megjithatë, në të njëjtën kohë përfaqësimi i pushtetit nuk është katandisur në forcë të thjeshtë, por problematizohet. Mbi të gjitha kush e transformon pushtetin në ushtrim të thjeshtë dhunë apo në kërcënimin e përdorimit të tij herët apo vonë mbetet viktimë e spirales që e ka shkaktuar apo kontribuar duke e ushqyer (rasti i Mbretit Joffrey Baratheon është më i bujshmi), ashtu edhe kush e ndjek duke përdorur vazhdimisht tradhëtinë herët apo vonë i mbetet viktimë (fundi i Littlefinger demonstron se në perspektivë pabesia nuk shpërblen). Në radhë të dytë, gjatë serialit shfaqet ideja se pushteti vepron më mirë atje perceptohet nga njerëzit ai autoritet ose, me fjalë të tjera kur fiton "konsensusin" e subjekteve të cilëve u drejton komandat. Në fakt, siç demonstrohet nga roli politik i luajtur nga Cersei (një grua) përpara se të bëhet mbretëreshë apo nga Tyrion Lannister (një xhuxh) që dy herë emërohet kalorës i parë (një lloj kryeministri), jo vetëm mbretërit apo luftëtarët mund të jenë bartës pushteti. Përkundrazi, pushteti qëndron «aty ku njerëzit besojnë se pushteti qëndron; është një truk, një hije mbi mur», siç i nënvizon Lord Varys Tyrion në një prej dialogjeve më të arrira të sagës. Për këtë arësye, bartësit e tij janë vazhdimisht në kërkim legjitimimi, duke rezultuar të vetëdijshëm se një deficit i këtij të fundit e bën të pamundur ose e pengon ndjeshëm ushtrimin e pushtetit.

Në Ëesteros perëndimi i parimit të legjitimitetit tradicional (suksesioni dinastik), bën që personazhet të kërkojnë që të kapen pas të paktën dy burimesh alternative legjitimimi. I pari është feja, siç demonstrohet nga raporti midis pretendentit të fronit Stannis Baratheon dhe Melisandre, priftëreshë e Zotit të Dritës. Apo edhe nga mirëkuptimi momental midis Cersei, që kërkon të forcojë pozicionin e djalit të saj Tommen si mbret i ri dhe Septon-it të Kultit të 7 Zotave. Ose, më tej akoma, nga identifikimi i Njerëzve të Veriut me Zotat e Lashtë, nga ajo e Njerëzve të Hekurt me Zotin e Thellësive dhe nga ajo e Dothraki-ve me Stalionin e Madh. Burimi i dytë i legjitimitetit është ideologjia, të cilës i drejtohet kryesisht Daenerys Targaryen, vajza e "Mbretit të Çmendur" që synon të ribashkojë 7 Mbretëritë nën autoritetin e saj me ndihmën e tri dragojve. Tek "Game of Thrones" është ajo që është e pajisur me një ngarkesë revolucionare në kuptimin e vërtetë të fjalës, e ngritur mbi projektin e çlirimit të skllevërve dhe realizimin e një rendi të barabartë e pa pasur më padrejtësitë ndaj të dobtëve.

Potenciali politik i ideve të Daenerys, që gjatë serialit i mundësojë të formojë nga hiçi një ushtri të frikshme (tjetër tregues i parimatit të pushtetit politik ndaj atij ekonomik), shfaqet në një dialog me Tyrion. Ky i fundit, që pasi është mohuar nga familja e tij i bëhet kalorësi i parë, provon që të ruajë pretendentin për fronin e shpatave nga kurthet që e presin dhe vështirësitë për gjetjen e aleatëve të rëndësishëm në Westeros për ndërmarrjen e tij. Ajo i përgjigjet se familjet e mëdha fisnike të kontinentit përfaqësojnë rrezet e një rtote që shtyp njerëzit. Një rrotë të cilën nuk është e interesuar ta ndalojë apo t'i bëhet pjesë, por që në fakt synon ta shkatërrojë.

Bota (ose sistemi ndërkombëtar) në të cilën Daenerys dëshiron të realizojë projektin e tij duket se ka ka kaluar nga një asset ekonomik, atë të mbretërisë Targaryen, në një multipolar, në të cilin familjet e mëdha fisnike nuk njohin autoritet superior dhe e fitojnë sovranitet mbi porcione të vogla të kontinentit perëndimor. Në kuadër të këtij aseti të ri, Shtëpia Lannister, i së cilës Joffrey Baratheon që ulet në fronin e shpatave është anëtar (është djali i madh i Cersei e Robert Baratheon dhe nip i Tywin Lannister), është e para që zhvillon ambicie hegjemoniste (rivendosje të autoritetit mbi fronin e 7 Mbretërive). Projekti i Lannister-ëve, që kontrollojnë Tokat e Perëndimit dhe ato që më parë u përkisnin Targaryen-ëve, mbështetet mbi diferencialin në termat e hard power – si në komponenten ushtarake, ashtu edhe në atë ekonomike – që i favorizon kundrejt shtëpive të tjera. Është kjo origjina e vërtetë e Luftës së 5 Mbretërve, ndërsa shkaqet janë ilegjitimiteti i Joffrey dhe vrasja e Ned Stark. Kjo e fundit merr dukjet e një "lufte hegjemoniste" në kuptimin e vërtetë të fjalës në prizmin e Raymond Aron e Robert Gilpin. Në fakt, është një konflikt që përfshin të gjithë aktorët kryesorë të sistemit, që konfigurohet si "total" prej shtrirjes gjeografike dhe intensitetit të luftimeve (pavarësisht se kohëzgjatja e e tij është relativisht e shkurtër) dhe që ka si post në lojë natyrën dhe qeverisjen e sistemit ndërkombëtar.

Karshi kërcënimit të përbërë nga Lannister-ët, Stark-ët, dy fraksionet e Baratheon-ëve (ai që ka në krye Stannis dhe ai që ka në krye Renly, të dy vëllezër të Robertit), Greyjoy-t dhe, fillimisht, Tyrell-ët zgjedhin bilancimin, por pa bashkëpunuar. Stannis Baratheon vret vëllain e tij Renly, ndërsa Greyjoy-t përfitojnë nga situate për të sulmuar Stark-ët. Arryn-ët dhe Tully-t, me përjashtim të Blackfish që mbështet Stark-ët, zgjedhin një neutralitet të prirur që të fitojnë kohën e nevojshme për t'u forcuar dhe më pas rreshtuar nga ana e fitimtarëve. Midis shtëpive të mëdha fillimisht Martell-ët e më pas Tyrell-ët momentalisht hipin në të njëjtën karro me Lannister-ët, vetëm për ta kuptuar më pas se e kanë ngrënë. E njëjta zgjedhje, por më shumë e kuptueshme në dritën e dinamikave të sigurisë, kryhet nga disa fuqi të vogla si Frey-t dhe Bolton-ët, të cilët shpresojnë të zënë vendin në rendin e ri të udhëhequr nga Lannister-ët shtëpive të mëdha të cilave u qenë besnike në të kaluarën. Kështu, kërkimi i sigurisë dhe i akumulimit të pushtetit u imponojnë aktorëve në lojë që t'u përshtaten rrethanave dhe të jenë të gatshëm të lidhin e të ndryshojnë aleanca. Është logjika e sugjeruar në shumë raste anëtarëve të familjes Stark nga Gishtshkurtëri, sipas të cilës «paqja bëhet me armimkun, prandaj edhe quhet paqe» dhe «duhet luftuar çdo betejë fillimisht në mendjen tënde, duke e konsideruar secilin si armikun tënd dhe secilin si mikun tënd».

Mbarimi i Luftës së 5 Mbretërve përfundon me një fitore të Lannister-ëve, që gjithsesi nuk e arrijnë ekuilibrin e tyre strategjik. Në fakt, kontinenti perëndimor vazhdon që të dallohet nga një asset multipolar dhe ngjan prej paqëndrueshmërisë së tij, pse jo edhe prej pushimit të një aktori të aftë që të vendosë një nivel minimal rregulli, me Europën e përshkruar nga Edward Carr tek "The TwentyYears' Crisis". Për ta bërë akoma më të paqëndrueshëm systemin e Westeros ndërhyjnë aktorë të rinj të dalluar nga një ngarkesë "revolucionare".

Nga njëra anë vërshon përfundimisht në skenë Daenerys, që në emër të projektit të tij politik arrin të grumbullojë rreth vetes, përveç barbarëve Dothraki dhe trupave të të Papërlyerve tashmë të rekrutuar në kontinentin Essos, shtëpitë Martell, Tyrell e Greyjoy (pjesa besnike ndaj Yara) të bashkuara kryesisht nga kërcënimi i përbashkët i përfaqësuar nga Lannister-ët. megjithatë, kjo zgjedhje afron me Lannister-ët fuqi të tjera të vogla në kërkim të emancipimit, si ajo Tarly (më parë të lidhur me Tyrell-ët) dhe Greyjoy-t (komponenti besnik ndaj Euron).

Nga ana tjetër, mbi continent rëndon tashmë ushtria e të Huajve (jo të vdekurit) e drejtuar nga Mbreti i Natës, që përbën një rrezik të pranuar nga të gjitha qeniet e gjallë. Falë politikës së aftë të Jon Snoë, ndërkohë i bërë Mbreti i Veriut, të gjitha familjet e tjera e mëdha të kontinentit perëndimor duken të bashkuar në emër të kërcënimit të ri të përbashkët, duke shtyrë për të ardhmen një rivalitet që në funksion të këtij rreziku duket i privuar nga çdo kaptim. Megjithatë, Cersei konfirmon edhe një herë akoma dhuntitë e tij prej realpolitikani. Pasi ka shmangur rrethimin e trupave të Daenerys kundër kryeqytetit të Shtatë Mbretërive në këmbim të aleancës së tij kundër të Huajve, nuk ka sesi të mos mendojë për një strategji afatgjatë megjithëse është i vetëdijshëm për kërcënimin që po merr formë në periudhë afatshkurtër. Duke urdhëruar vëllain Jaime që të mos e spostojë ushtrinë drejt Veriut, shpreson që Daenerys dhe Jon ta arrijnë objektivin e përbashkët (ta mundin Mbretin e Natës), ama me një kosto të tollë sa të mos jenë në gjendje të mbështesin një përplasje të re me Lannister-ët në përfundim të Luftës së Madhe. Definohet kështi në episodin e fundit përplasje e njerëzve të kontinentit perëndimor me ushtrinë e të Huajve. Për pasojë, në sezonin e ardhshëm do të asistojmë në një "luftë hegjemoniste" të re.

(Nga Geopoliticus) / Bota.al

The post Ndërtimi i botës së "Game of Thrones", sipas koncepteve kyçe të marrëdhënieve ndërkombëtare appeared first on INSAJDERI.

Zëvendëskryeministri paralajmëron për “misionin rus” në Kosovë

Posted: 25 Sep 2017 08:09 AM PDT

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ashpër ndaj bashkëpunimit të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë me OJQ-në "Misioni Humanitar Rus", bashkëpunim ky i cili pretendon se po bëhet për t'i ndihmuar serbët e Kosovës.

Në një reagim nëpërmjet Twitter, ish-ministri i jashtëm i Kosoës dhe Zëvendëskryeministër aktual ka thënë se "mision rus në Kosovë" është vetëm një maskë që ka për qëllim ta kthejë prapa investimin qëllimmirë të Perëndimit në rajon.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka thënë se qeveria e Serbisë po tenton të ndërhyjë në Kosovë duke i maskuar strukturat paralele si shërbime humanitare të ofruara nga OJQ-të ruse.

Hoxhaj në reagimin e tij në Twitter ka shkruar se Marko Gjuriq dhe zyra e tij në Beograd janë duke shërbyer si dorë e zgjatur e ndërhyrjes hibride të Rusisë me qëllim të dëmtimit të stabilitetit të udhëhequr nga ShBA-ja dhe BE-ja në Ballkan.

Hoxhaj vazhdon më tej duke thënë se "asistenca humanitare" e Rusisë nuk është asgjë tjetër veçse një instrument për ta kthyer prapa investimin qëllimmirë të Perëndimit në stabilitetin e rajonit.

The post Zëvendëskryeministri paralajmëron për "misionin rus” në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Nisin hetime ndaj furrëtarëve të Pejës mbi dyshimet për ngritjen e çmimit të bukëve

Posted: 25 Sep 2017 08:01 AM PDT

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me marrjen e informacioneve nga burimet e ndryshme operacionale dhe në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Pejes menjëherë ka filluar me hetime kundër furrëtarëve të cilët afarojnë në Komunën e Pejës, me dyshim për ngritjen e çmimit të bukës nga 30 cent në 40 cent.

Dyshimet fillestare janë se furrëtarët kanë ngritur cmimet në bashkërendim duke u mbledhur në një nga lokalet e Pejës, e i cili veprim është i ndaluar dhe i ndëshkuar nga Ligji për mbrojtjen e konkurrencës.

Marreveshjet e shkruara apo të bashkërenduara (gojore) ndërmjet afaristëve të cilat kanë për qellim të ngritjes dhe fiksimit të çmimeve konsiderohet si Kartel, e të cilat janë të ndaluara dhe të ndëshkuara nga Ligji në fuqi.

Autoriteti i Konkurrencës do t’i vlerësoj dëshmitë dhe faktet e mbledhura nga inspektorët Hetuese nga tereni për të vendosur më tutje për procedurat ligjore kundër pjesëmarrësve në kartel.

Masat ndëshkuese për nxenjën e Kartelëve janë 10% të carkullimit vjetor të operatorit pjesëmarrës.

The post Nisin hetime ndaj furrëtarëve të Pejës mbi dyshimet për ngritjen e çmimit të bukëve appeared first on INSAJDERI.

Furrëtarët e Pejës dyshohet se ngritën ilegalisht çmimin e bukës

Posted: 25 Sep 2017 07:50 AM PDT

Pronarët e furrave të bukës në Komunën e Pejës dyshohet se janë marrë vesh për të ngritur çmimin e bukës.

Siç njofton Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, pronarët e furrave të bukës dyshohet se janë mbledhur në një lokal në Komunën e Pejës, dhe janë marrë vesh me njëri-tjetrin për të ngritur çmimin e bukëve.

Ftesat për mbledhjen e pronarëve të furrave në Komunën e Pejës

Çmimi i bukës, dyshohet se është ngritur për 10 cent – nga 30 cent, në 40 cent. /Insajderi.com

The post Furrëtarët e Pejës dyshohet se ngritën ilegalisht çmimin e bukës appeared first on INSAJDERI.

Hidhet nga dritarja, humb jetën 65-vjeçari

Posted: 25 Sep 2017 07:43 AM PDT

Një burrë 67-vjeçar është hedhur nga dritarja e shkallëve të një pallati paraditen e kësaj të hëne, në lagjen numër 15 të qytetit të Korçës në Shqipëri. 

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat e policisë dhe një autoambulancë, që kanë bërë shoqërimin e shtetasit me iniciale P.N në spital. 

Pavarësisht kujdesit të mjekëve, 65-vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, agjentë të policisë po marrin në pyetje familjarët dhe fqinjët e të ndjerit për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

The post Hidhet nga dritarja, humb jetën 65-vjeçari appeared first on INSAJDERI.

Ministri Rikallo flet për “fuqizimin e sektorit të bujqësisë”

Posted: 25 Sep 2017 07:30 AM PDT

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka pritur sot në një takim menaxherin e zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, me të cilin kanë biseduar për proceset të cilat kanë ndodhur deri më tani për rimëkëmbjen e sektorit të bujqësisë, si dhe për objektivat e kësaj ministrie për mandatin e ardhshëm, me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të këtij sektori.

Ministri Rikalo, me këtë rast falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen që kanë dhënë deri me tash në sektorin e bujqësisë, duke e vlerësuar se ka sjellë rezultate mjaft konkrete dhe të rëndësishme. Ai e njoftoi atë lidhur me prioritetet e tij për zhvillimin e mëtejmë të këtij sektori dhe për investimet, të cilat planifikojnë t'i bëjnë në këtë sektor në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të vitit të ardhshëm.

Duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit, ministri Rikalo theksoi nevojën që ky bashkëpunim me Bankën Botërore të shtrihet në sektor të ndryshëm të bujqësisë, duke ndikuar kështu zhvillimin e mëtejmë të bujqësisë në vend,rritjen e prodhimit dhe motivimin për t'u marrë me bujqësi.

Nga ana tjetër, drejtori i BB-së për Kosovë, Marco Mantovanelli, ka uruar ministrin Rikalo për detyrën e re dhe shprehi gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen, dhe e vlerësoi si të rëndësishëm vazhdimin e realizimit të projekteve të ndryshme për avancimin e mëtejmë të bujqësisë.

The post Ministri Rikallo flet për “fuqizimin e sektorit të bujqësisë” appeared first on INSAJDERI.

Zv/kryeministri Gashi zotohet për zgjidhjen e një “problemi”

Posted: 25 Sep 2017 07:27 AM PDT

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Byroja e Sigurimeve të Kosovës janë dakorduar për të marrë hapat e duhura për shkurtimin e pritjeve të bashkatdhetarëve tanë nëpër kufij.

Zëvendëskryeministri njëherësh ministri i Diasporës Dardan Gashi ka pritë drejtorin e BSK-së, Blerim Pushkolli, me të cilin ka biseduar për mundësitë alternative për lehtësimin e pagesave të polisave të sigurimit të automjeteve për shkurtimin e pritjeve në vendkalimet kufitare.

"Qeveria e Republikës së Kosovës është e interesuar të zgjidhë njëherë e mirë këtë problem, dhe në ditët në vijim, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme do të ofrojmë një zgjidhje në favor për diasporën kosovare", ka thënë zëvendëskryeministri Gashi.

Nga ana tjetër, z. Pushkolli ka shprehur gatishmërinë të bashkëpunojë me Ministrinë për të zgjidhë këtë çështje të përvjetshme.

 

The post Zv/kryeministri Gashi zotohet për zgjidhjen e një “problemi” appeared first on INSAJDERI.

Aktakuzë ndaj tetovarit që tentoi të fuste ilegalisht 10 pakistanezë e iranianë në Kosovë

Posted: 25 Sep 2017 07:27 AM PDT

Prokuroria Themelore ne Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet I.O. nga Tetova e Maqedonisë, për shkak të veprës penale kontrabandim me migrantë.

Sipas aktakuzës, i njëjti më datë 15.05.2017, në Prizren gjatë drejtimit të kamionit "MAN"i cili ishte duke transportuar material të drurit nga Turqia për në Prizren, në hapësirën e brendshme të kamionit e mbuluar me ceradë janë hasur dhjetë (10) persona të huaj, shtetas pakistanez dhe irakian, të cilët ishin nisur nga Turqia, përmes Greqisë dhe Maqedonisë për në territorin e Republikës së Kosovës, me destinim për në vendet e Bashkimit Evropian, të cilët për këtë çështje secili prej tyre kishin paguar shumën e të hollave nga gjashtëmijë (6.000 €) euro.

Në këtë rast është propozuar edhe konfiskimi i mjetit (kamion MAN) me të cilin është kryer transportimi i migrantëve. /Insajderi.com

The post Aktakuzë ndaj tetovarit që tentoi të fuste ilegalisht 10 pakistanezë e iranianë në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Të mëdhenjtë e Europës hedhin sytë tek Enis Bardhi, Levante merr një vendim

Posted: 25 Sep 2017 07:22 AM PDT

Paraqitjet e Enis Bardhit në La Liga me fanellën e Levantes kanë rënë tashmë në sytë e të gjithëve.

Mesfushori shqiptar nga Maqedonia ka shënuar 3 gola me goditje dënimi në 5 ndeshjet e para në kampionatin spanjoll duke tërhequr vëmendjen e skuadrave më të mëdha të Europës të cilat tashmë po e mbajnë nën vëzhgim.

Duke parë këtë situatë, klubi i Levantes ka vendosur për ta blinduar talentin që mban mbi shpinë numrin 10, duke përdorur opsionin e zgjatjes së kontratës edhe për dy vite të tjerë, çka e shtyn skadimin e saj deri në vitin 2022.

Rinovimi nuk ka ndodhur ende, por pritet të ndodhë brenda pak kohësh. /Insajderi.com

The post Të mëdhenjtë e Europës hedhin sytë tek Enis Bardhi, Levante merr një vendim appeared first on INSAJDERI.

Vritet një qytetar i Kosovës në Siri

Posted: 25 Sep 2017 07:18 AM PDT

Edhe një qytetar i Kosovës është vrarë në Siri. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës nga burime të ndryshme ka informacione për vrasjen e një shtetasi kosovar. Mirëpo, referuar situatës në Siri nuk posedon dokumentacion apo informacion zyrtar për vrasjen”, thuhet në një përgjigje nga policia .

Kosova që nga viti 2012 është përballur me përfshirjen e qytetarëve të saj në zonat e luftës në Lindje të Mesme.

Deri më tani, sipas autoriteteve të sigurisë, janë regjistruar rreth 316 persona që kanë marrë pjesë në konfliktet në Lindjen e Mesme, ndërsa në zonat e luftës vlerësohet se ndodhen edhe 140 të tjerë.

Thuhet se 117 veta janë kthyer në Kosovë dhe deri më tani mbi 40 veta janë dënuar për përfshirje në luftërat në Lindjen e Mesme, nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve.

Kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm islamik është në rritje në Kosovë dhe pjesërisht financohet nga organizata të huaja që predikojnë ideologji ekstremiste, është thënë në raportin vjetor të Departamentit amerikan të Shtetit për terrorizmin.

The post Vritet një qytetar i Kosovës në Siri appeared first on INSAJDERI.

Pesë të pavërteta për Korenë e Veriut, që nuk duhen besuar më

Posted: 25 Sep 2017 07:13 AM PDT

Koreja e Veriut është një vend, në qendër të vëmendjes së medias botërore për shkak të testeve bërthamore dhe raketave me të cilat diktatori Kim Jong-un kërcënon stabilitetin e zonës.

Regjimi i Penianit është veçanërisht i mbyllur për pjesën tjetër të botës. Është shumë e vështirë për të marrë lajme të besueshme nga brenda dhe, për pasojë, kjo ka inkurajuar përhapjen e broçkullave në lidhje me të. Më poshtë, pesë mitet e rreme më të zakonshme…

Drejtuesit dhe ushtria janë besnike ndaj Kim Jong-un

Koreja e Veriut është një diktaturë e udhëhequr nga Kim Jong-un, në të cilën shkelen të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të individit, siç denoncojnë organizatat e ndryshme humanitare, përfshirë Amnesty International. Por kjo nuk do të thotë që e gjithë ushtria dhe të gjithë drejtuesit e lartë janë besnikë ndaj Kimit dhe familjes së tij.

Hazel Smith, një profesor në Shkollën e Studimeve Orientale dhe Afrikane të Universitetit të Londrës, shpjegoi se menaxhimi i pushtetit në Korenë e Veriut është shumë më fragmentar se sa shkruhet në median perëndimore.

Ka një elitë në vend të formuar edhe nga familje të tjera që dominojnë skenën politike, ekonomike dhe ushtarake të regjimit, të cilat në situata të caktuara mosmarrëveshjesh, mund ta bëjnë qeverinë e Koresë së Veriut më pak të qëndrueshme se sa mund të imagjinohet.

Këto familje dominojnë fusha të ndryshme të jetës së vendit, nga burimet financiare tek sektorët e sigurisë dhe pajisjeve ushtarake. Ka ndodhur gjithashtu që në të kaluarën të shfaqen rivalitete mes tyre.

Kim Jong-un është një person i çmendur

Media perëndimore shpesh e përshkruan Kim Jong-un si një të çmendur që ka për qëllim shkatërrimin e botës. Ky është padyshim një përgjithësim.

Qëndrimi i Kim në politikën e jashtme mund të lidhet me një sjellje racionale, ku një vend kërcënon me veprime të paarsyeshme, duke përfshirë armë atomike, si një mjet frenues për arritjen e një qëllimi specifik.

Në këtë rast, është nevoja për të ruajtur pushtetin, të cilin Kim e ndjek me kërcënime veprimesh të jashtëzakonshme, të cilat kanë vazhduar prej vitesh. Bashkësia ndërkombëtare ka shtrënguar gjithnjë e më shumë sanksionet kundër vendit aziatik, për t'i dhënë fund programit të tij bërthamor, që konsiderohet i paligjshëm.

Nëse nga njëra anë është rënë përgjithësisht dakord, se Kim po ndjek një projekt të caktuar të politikës së jashtme, nga ana tjetër është çështje debati, nëse qëllimi i tij është thjesht mbijetesa e regjimit – i izoluar gjithnjë e më shumë nga komuniteti ndërkombëtar – apo nëse ka të tjera arsye.

Në vitin 2003, diktatori libian Muamar Gadafi bëri të njohur të gjitha detajet e programit bërthamor të vendit të tij, duke kërkuar në këmbim që Libia të integrohej në Perëndim, nga pikëpamja ekonomike dhe tregtare. Por ky diskutim nuk shkoi asnjëherë deri në fund: në vitin 2011, si pjesë e së ashtuquajturës Pranvera Arabe, filloi lufta civile libiane, që çoi në përmbysjen e Gadafit, falë ndërhyrjes ushtarake të disa vendeve perëndimore dhe arabe.

Sipas shumë analistëve, ambicia e Kim është të alarmojë Shtetet e Bashkuara dhe të përdorë një mjet presioni ndaj Uashingtonit, për të tërhequr sanksionet dhe trupat nga Korenë e Jugut.

Në këtë mënyrë, megjithatë, ekziston frika se Peniani do të fillojë një konflikt të ri në gadishullin Korean, që synon ribashkimin e vendit nën veriun. Arsenali bërthamor do të shërbente si një mburojë për të çuar përpara luftën, pa ndërhyrjen e forcave të huaja.

E vetmja zgjidhje është ndërhyrja ushtarake e SHBA

Gjatë gjithë historisë së tyre, Shtetet e Bashkuara kanë luftuar shumë luftëra dhe janë ende të përfshira në shumë konflikte sot. Në zonën e Gadishullit Korean, SHBA ka një prani të fortë ushtarake që nisi me fundin e Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës e mëvonshme Koreane. Megjithatë, ndërhyrja kundër Koresë së Veriut nuk do të ishte e njëjta gjë, si ndërhyrjet në rajone të tjera.

Së pari, Koreja e Veriut kufizohet nga Rusia dhe Kina: kjo e fundit ka qenë prej kohësh aleati kryesor i Penianit, në një raport që në kohët e fundit është përkeqësuar, pas përsëritjes së testeve bërthamore dhe lëshimit të raketave nga Kim. Një ndërhyrje ndaj Koresë së Veriut nga ana e Shteteve të Bashkuara, nuk do mund t'i shpërfillte këto fqinjë dhe rolin e tyre në rajon.

Përveç kësaj, Koreja e Veriut po bëhet një fuqi bërthamore. Ndërsa ne nuk e dimë se cili është potenciali i vërtetë i fuqisë atomike të Penianit, edhe një raketë mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme.

Një sulm parandalues – si ai që u përmend në mars 2017 nga Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson – nuk jep siguri që do të shkatërrojë të gjithë arsenalin bërthamor të Koresë së Veriut, e cila mund të përgjigjet me armë bërthamore kundër Koresë së Jugut dhe Japonisë.

Shtoji kësaj edhe faktin se ushtria e vendit aziatik përbëhet nga rreth një milion njerëz, të cilëve mund t'u shtohen 600 mijë rezervistë dhe forca paramilitare prej 6 milionë njerëzish, më e madhja në botë. Një luftë e SHBA kundër Koresë së Veriut nuk do të ishte e krahasueshme me ato kundër Afganistanit dhe Irakut.

Dy Koretë duan të shkatërrojnë njëra-tjetrën

Marrëdhënia midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut është më komplekse sesa duket. Koreja ishte një shtet i vetëm deri në vitin 1910, kur u aneksua nga Japonia dhe nën kontrollin e së cilës qëndroi deri në vitin 1945, kur SHBA dhe populli sovjetik morën kontrollin mbi Japoninë.

Ashtu si në Gjermani, edhe në Kore u krijua një shtet filosovjetik (Koreja e Veriut) dhe një filoamerikan (Korea e Jugut) të cilët, ndryshe nga dy shtetet gjermane, shpejt hynë në luftë mes tyre, në vitin 1950. Ky konflikt rrezikoi ta sillte botën në një luftë të re botërore, pasi Bashkimi Sovjetik dhe SHBA u vunë kundër njëri-tjetrit.

Lufta përfundoi në vitin 1953 me një armëpushim që është ende në fuqi. U krijua një zonë e çmilitarizuar, jo shumë larg paralelit 38, që i ndante këto dy zona para konfliktit. Në fakt, Lufta e Koresë nuk arriti të gjejë një marrëveshje të vërtetë paqeje, por një armëpushim i thjeshtë, një lloj pushimi që zgjati mbi 60 vjet pavarësisht se kishte parë disa momente tensioni të lartë.

Në këto vite, dy Koretë kurrë nuk kanë ndjekur një politikë të shkatërrimit të ndërsjellë. Megjithatë, nuk kanë munguar aktet e çtensionimit, si p.sh. pjesëmarrja në Kupën Botërore të Botërorit under-20 të vitit 1991 me një ekip për të dy vendet.

Marrëdhëniet janë përmirësuar shumë midis viteve 1998 dhe 2008, kur Seuli nisi të ashtuquajturën Politikë e Lindjes së Diellit. Kjo politikë e jashtme uljesh tensionesh ndaj Penianit ka çuar në krijimin e parkut industrial Kaesong, i vendosur në Korenë e Veriut, por i hapur për kompanitë në jug, si dhe takimet midis familjeve të ndara gjatë Luftës së Koresë.

Fundi i Politikës në vitin 2008 me zgjedhjen e Lee Ryun-bak si President i Koresë së Jugut dhe kriza koreane e vitit 2013, shkaktoi përkeqësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Lajmet që vijnë nga Korea e Veriut nuk janë të verifikueshme

Regjimi i vendit është brutal dhe nuk ka asnjë problem në shtypjen e kundërshtive, duke shkelur të drejtat e njeriut. Verifikimi i fakteve nga Peniani është i vështirë, por nuk është e vërtetë se është e pamundur që gjithmonë të gjendet e vërteta.

Raportime të shumta qarkulluan gjatë viteve që raportonin vrasjen brutale të figurave të regjimit për arsye të kota, si përshembull, sikur kishin rënë në gjumë gjatë një parade apo një bisede me Kim. Për shembull, u tha se xhaxhai i diktatorit ishte shqyer nga dhjetëra qen. Ndonëse nuk është e lehtë të gjesh burime të besueshme, shumë agjenci lajmesh – duke përmendur burimet e Koresë së Jugut – e kanë mohuar këtë lajm.

Jo të gjitha broçkullat, megjithatë, kanë tingëllimë kaq të zymtë. Një tjetër lajm thoshte se Kim Jong-un kishte detyruar studentët të mbanin flokë me model si i tiji. Një lajm i rremë, ndoshta bazuar në faktin se një vend si Koreja e Veriut, në jetën e vet të izoluar nga pjesa tjetër e botës dhe duke patur një diktator të pamëshirshëm, mund të marrë vendime në dukje të pazakonta.

Një çështje tjetër që krijon shumë paqartësi ka të bëjë me të dhënat ekonomike dhe zhvillimin. Sipas CIA-s, Koreja e Veriut është vendi i 95-të në botë për PBB-në, ndërsa Koreja e Jugut është e 15-ta. Për këtë shtohet se midis viteve 1994 dhe 1998 vendi u godit nga një zi e madhe buke, që do të shkaktonte nga 200,000 deri në 3 milionë të vdekur.

Paralelisht me këto karakteristika, tipike të një vendi të varfër, Koreja e Veriut ka zhvilluar një arsenal bërthamor dhe infrastruktura në kryeqytetin Penian janë të krahasueshme me ato të disa qytete perëndimore. / TPI – Bota.al

The post Pesë të pavërteta për Korenë e Veriut, që nuk duhen besuar më appeared first on INSAJDERI.

Benzema pëson aksident me veturë [foto]

Posted: 25 Sep 2017 07:10 AM PDT

Sulmuesi i Realit përfshihet në një tjetër aksident rrugor.

Karim Benzema i pafat gjatë ngasjes së veturës. Ai ka pësuar një tjetër aksident këtë javë por për fat të mirë ka shpëtuar pa asnjë lëndim trupor.

Sipas El Mundo, sulmuesi francez ishte duke e vozitur veturën e tij Audi RS6 në një autostradë në Madrid, kur është goditur nga prapa nga një veturë tjetër.

Pas kontrolleve të policisë nuk është gjetur alkool në gjakun e Benzemas e as të vozitësit tjetër që e ka shkaktuar aksidentin.

Për Benzeman është hera e dytë brenda këtij viti që përfshihet në aksidente në komunikacion, ndërsa një i ngjashëm i ka ndodhur edhe në vitin 2009, kur ishte transferuar nga Lyoni te Reali.

Benzema është i lënduar dhe nuk do të mund të luajë edhe për disa ditë me skuadrën e Los Blancos.

 

The post Benzema pëson aksident me veturë [foto] appeared first on INSAJDERI.

Tifozi thyen televizorin gjatë derbit të Stambollit, futbollisti i Fenerbahçes ka një premtim për të

Posted: 25 Sep 2017 07:01 AM PDT

Derbit e Stambollit janë nga ata që prodhojnë atmosferat më të zjarrta mes fansave dhe përjetohen me shumë emocion, jo vetëm nga tifozët që janë në stadium.

1307409-fan

Një tifoz i Fenerbahçes ka thyer televizorin gjatë mbrëmjes së djeshme kur luhej derbi i qytetit kundër Beshiktashit.

Nuk kuptohet saktësisht arsyeja pse tifozi ka pasur një sjellje të tillë, por një nga futbollistët e skuadrës së tij të zemrës, braziliani Jozef de Souza, ka premtuar se do t'i blejë një televizor të ri.

The post Tifozi thyen televizorin gjatë derbit të Stambollit, futbollisti i Fenerbahçes ka një premtim për të appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more