Skip to main content

INSAJDERI: “Ministri Rikalo demantohet nga “bashkëpunëtori i tij”” plus 19 more

INSAJDERI: “Ministri Rikalo demantohet nga “bashkëpunëtori i tij”” plus 19 more


Ministri Rikalo demantohet nga “bashkëpunëtori i tij”

Posted: 15 Sep 2017 09:45 AM PDT

Deputeti i Kuvendit, Ilir Deda ka folur rreth bashkëpunimit të tij me ministrin  serb të Bujqsisë, Nenad Rikallo, i cili u akuzua për tortura ndaj shqiptarëve gjatë kohës së luftës.

Ministri në fjalë përmes një letre theksoi se kishte bashkëpunim të ngushtë me Shpend Ahmetin, Albin Kurtin si dhe Ilir Dedën, mirëpo ky i fundit hodhi poshtë këto deklarime.

Në një intervistë për "Klan"-in, Deda tha se kjo nuk i jep përgjigje çështje kyçe dhe se ajo është akuzat e qytetarëve të republikës.

"Kur kam qenë pjesë e shoqërisë civile i patëm nxjerr 13 mijë nënshkrime në kundërshtim të këtij ligji sepse amnistonte shumë persona.  Kjo është një ndryshim i jashtëzakonshëm i hipotezave. Zotëri Rikallo ka qenë anëtar i bordit të "Soros"-it. Nuk ka pas bashkëpunim.  Gjatë bombardimeve shumë pak njerëz ka pas në Prishtinë, unë kam qenë në SHBA. S'kam digju për këtë person", ka thënë ai.

The post Ministri Rikalo demantohet nga "bashkëpunëtori i tij" appeared first on INSAJDERI.

“Rikalo po fshehë dicka” – Zemaj paralajmëron fakte të reja

Posted: 15 Sep 2017 09:39 AM PDT

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka komentuar edhe njëherë çështjen e ministrit të Bujqësisë i cili po akuzohet se ka torturuar banorët në kryeqytet.

Zemaj ka thënë se në lidhje më çështje banorët kishin filluar ta hulumtojnë në Facebook, por llogaria e vëllait të Rikalos është mbyllur.

"Banorët kanë filluar të hulumtojnë por disa ditë më parë është mbyll llogaria në Facebook , kjo tregon se ata po fshehin diçka", ka thënë Zemaj për Klan Kosovën.

I pyetur rreth deklarimit të Rikalos i cili tha se Zemaj ka gënjyer se në foto gjendet vëllai i Riaklos.

"Absolutisht unë po gënjen, por ma kanë dërguar banorët atë fotografi. Ka ende fakte të tjera, të individëve që janë rrah e janë maltretuar dhe tashmë këto fakte janë në prokurori", ka thënë Zemaj.

Intervistohen dëshmitarë të lagjes Dardania për rastin Rikallo

The post "Rikalo po fshehë dicka" – Zemaj paralajmëron fakte të reja appeared first on INSAJDERI.

Mësohet arsyeja e aksidentit ku vdiq kryetari i komunës

Posted: 15 Sep 2017 09:19 AM PDT

Kryetari i komunës së Ranillugut, Gradimir Mikiq dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Sasha Alleksiq, kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në Nish të Serbisë, njofton Klan Kosova.

Në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 13:45, pos viktimave në aksident janë lënduar edhe Vesna, bashkëshortja e Gradimir Mikiqit si dhe drejtori i Arsimit, Davor Petkoviq.

Klan Kosova ka biseduar me komandantin e policisë të Ranillugut, Nebojsha Popoviq, i cili ka treguar detaje se si ndodhi ngjarja tragjike.

"Kanë qenë duke udhëtuar në drejtim të Mitrovicë së Sermit. Atyre u ka plasur gomë dhe më pas janë rrokullisur, ku edhe kryetari dhe kryesuesi i Kuvendit kanë pësuar fatalisht", ka thënë Popoviq për Klan Kosovën.

Ai ka treguar se "sonte pritet të kthehen kufomat".

The post Mësohet arsyeja e aksidentit ku vdiq kryetari i komunës appeared first on INSAJDERI.

Intervistohen dëshmitarë të lagjes Dardania për rastin Rikallo

Posted: 15 Sep 2017 09:17 AM PDT

Dëshmitarë nga lagja “Dardania” e Prishtinës janë ftuar për t’u intervistuar sot nga Njësia për Krime Lufte e Policisë së Kosovës për rastin Rikallo, ka mësuar Gazeta Online Insajderi.

Insajderi ka siguruar edhe fotografinë, në të cilën deputeti i LDK-së Armend Zemaj pretendon se ndodhet vëllai i ministrit Nenad Rikallo, Gorani, i veshur me uniformën e ushtrisë serbe.

Por, ministri Rikallo, përmes një deklarate për media sot ka mohuar se në fotografinë e bërë publike dje nga deputeti Armend Zemaj ndodhet vëllai i tij, Gorani. Ka thënë se ky material “është pjesë e fushatës kundër meje dhe familjes time”.

“Z. Zemaj deputet në Parlamentin e Kosovës, e ka gënjyer publikun kur ka shfaqur fotografinë e supozuar të vëllait tim, ku nuk gjendet ai dhe është pjesë e fushatës së qëllimshme të manipulimit të publikut”, ka thënë Rikallo.

Ministri Rikallo po ashtu ka mohuar të ketë torturuar shqiptarët gjatë kohës së luftës në Kosovë. Ka thënë se gjatë asaj kohe merrej me basketboll dhe ishte në studime. /Insajderi.com

The post Intervistohen dëshmitarë të lagjes Dardania për rastin Rikallo appeared first on INSAJDERI.

Nënkryetari i LDK-së thotë se do t’i jap mirënjohje Haradinajt nëse e vendos kufirin në Çakorr

Posted: 15 Sep 2017 09:16 AM PDT

Nëse kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, arrin që ta zgjidhë çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, atëherë kreu i AAK-së do të marrë mirënjohje publike nga deputetë të LDK-së. E i pari që do ta bëjë këtë është Lutfi Haziri. Shkarkimi i Komisionit Shtetëror dhe emërimi i Shpejtim Bulliqit, ish- deputet i LDK-së, në krye të saj, si vendim i parë që e mori Haradinaj, nuk po shihet si një proces që do t'i japë zgjidhje demarkimit me Malin e Zi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në ditën e parë të punës si shef i ekzekutivit ka shkarkuar Komisionin Shtetëror për Demarkacion, të cilin Murat Meha e drejtoi. Kreu i Qeverisë emëroi njërin nga deputetët më të zëshëm brenda LDK-së që kundërshtonin versionin aktual të Demarkacionit, Shpejtim Bullqin që ky i fundit të krijojë një ekip të ri për demarkimin.

Por njëri nga figurat kyçe të LDK-së Lutfi Haziri nuk po e sheh zgjidhjen e Demarkacionit as pas këtij vendimi të Haradinajt. Ai tha të premten për Express se nëse kryeministri arrin që ta ndryshojë qasjen për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, atëherë thotë ai, kjo do të jetë për çdo lëvdatë.

"E kom thënë edhe njëherë se tendenca me delegu te një ekspert i LDK-së zgjidhjen e problemit të demarkacionit është 'triki' dhe është standard  që nuk ia jep zgjidhjen e problemit demarkimit me Malin e Zi, unë do t'i shprehja mirënjohje publike nëse arrin me ndryshu një ligj të tillë por mos harroni se 50 shtete anëtare të NATO-s këtu përfshire edhe Republikën e Shqipërisë por edhe senatin amerikan e kane ratifikuar një marrëveshje sepse Kosova nuk është llogarit atë kohë problem i ratifikimit", është shprehur Haziri për Express.

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë mandatit qeverisës të Isa Mustafës insistonte se kufiri është në Çakorr dhe Kullë. Thoshte se me versionin aktual vendi po humb shumë territor.

Por Haziri thekson se nëse Haradinaj arrin të bëjë zgjidhje dhe të dëshmojë të kundërtën qysh edhe e njeh ligji, atëherë kjo sipas nënkryetari të LDK-së, është për çdo lëvdatë.

"Por nuk besoj që ka rrugë të ndryshojë këtë qasje", përfundoi Haziri.

Megjithatë, kujtojmë se janë bërë dy vjet që nga marrëveshja për Demarkacionin. Gaz lotsjellës e tension në Kuvend e rrugë, ishin zhvillimet kryesore që prodhoi ai nënshkrim.

Zyrtarët e BE-së vazhdimisht kanë deklaruar se Kosova mbeti pa liberalizim të vizave shkaku i mosvotimit të demarkacionit, që ishte kushti kryesor bashkë me luftimin e krimit e korrupsionin.

 

 

 

The post Nënkryetari i LDK-së thotë se do t'i jap mirënjohje Haradinajt nëse e vendos kufirin në Çakorr appeared first on INSAJDERI.

Nënkryetari i PDK-së: Komisioni të cilin Haradinaj e shkarkoi, ishte pa mandat

Posted: 15 Sep 2017 09:10 AM PDT

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, Memli Krasniqi, ka komentuar shkarkimin e Komisionit për matjen e territorit nga ana e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj. Sipas Krasniqit, ky komision ka qenë pa mandat dhe anëtarëve të tij, iu ka skaduar mandati.

"Komisioni ka qenë pa mandat. Anëtarëve të Komisionit nga ajo sa e di unë atyre iu ka skaduar mandati dhe është e drejta e Qeverisë që të zgjedhë anëtarët e Komisionit", tha Krasniqi.

Këto komente Krasniqi i bëri në emisionin "Fakt Plus" në Tribuna Channel, ku shtoi se do të bëhet një punë e duhur për të përfundur procesin e ratifikimit të demarkacionit, i cili sipas tij, po lë pa viza qytetarët e Kosovës.

"Do të bëhet një punë e duhur për ta finalizuar procesin e demarkacionit që fatkeqësisht na ka lënë të izoluar mos kryerja e tij. Pra si kushtëzim për liberalizim të vizave", tha Krasniqi në "Fakt Plus".

Me shkarkimin e këtij komisioni është emruar Komisioni i ri për Demarkacion të kufirit me Malin e Zi, kryesues i të cilit është ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Shpejtim Bulliqi.

The post Nënkryetari i PDK-së: Komisioni të cilin Haradinaj e shkarkoi, ishte pa mandat appeared first on INSAJDERI.

Qeveria miraton kërkesën e Thaçit, për të cilën ishte përplasur me Mustafën

Posted: 15 Sep 2017 09:01 AM PDT

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar kërkesën e presidentit të Kosovës për t’i ndarë 100 mijë dollarë për familjet amerikane, të prekura nga uragani Harvey në Hjuston. Hashim Thaçi i kishte kërkuar ish-kryeministri Mustafa që t’i ndajë “urgjentisht” 100 mijë dollarë për SHBA-të.

E pasi qeveria Mustafa nuk kishte arritur t’ia përmbushte kërkesën presidentit Thaçi, këtë e ka bërë sot qeveria Haradinaj. Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e qeverisë që është mbajtur sot ka hedhur në votim propozimin e Presidentit Thaçi për të ndarë 100 mijë dollarë për Amerikën.

Me votë unanime ministrat e qeverisë kanë vendosur që nga thesari i shtetit të ndahen 100 mijë dollarë si ndihmë për Amerikën pas goditjes së uraganeve.

“Mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 mijë dollarëve për familjet amerikane, të prekura nga uragani Harvey në Hjuston. Falenderoj kryeministrin Haradinaj dhe gjithë ministrat për këtë vendim”, ka thënë Thaçi.

Isa Mustafa e Hashim Thaçi si kryeministër e president të vendit, para rreth dy javësh më 2 shtator, kishin vënë në pah faktin se ata nuk komunikonin mes vete përmes anëve zyrtare.

Një ftohje kaq e madhe e raporteve mes ish-kryeministrit dhe presidentit u vu në pah kur presidenti i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndihmojë me para viktimat në Amerikë.

"I bëj thirrje dhe kërkoj nga Qeveria e Republikës së Kosovës që sa më shpejt të marrë vendim për ndarjen e së paku 100.000 US$ në ndihmë të familjeve amerikane të prekura nga kjo katastrofë", kishte thënë Thaçi.

E reagimi i ish-kryeministrit Isa Mustafa erdhi më pas. Ai tha se pajtohet me idenë që Kosova të ndihmojë në këtë tragjedi por një kërkesë të tillë presidenti nuk duhet ta dërgojë përmes Facebook-ut.

"Për këto çështje presidentët nuk komunikojnë me qeverinë me facebook të dielën, por me akte zyrtare dhe duke respektuar legjimitetin e saj", kishte shkruar Mustafa. /Insajderi.com

 

The post Qeveria miraton kërkesën e Thaçit, për të cilën ishte përplasur me Mustafën appeared first on INSAJDERI.

Arrestohet një person për vrasje në tentativë në Vushtrri

Posted: 15 Sep 2017 08:43 AM PDT

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Vushtrri një person të dyshuar për tentim vrasje.

Sipas një njoftimi për media të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se personi i dyshuar është arrestuar sot rreth orës 06:03, në rrugën ''Isë Mehmeti".

“Sektori Rajonal i Hetimeve në bashkëpunim me NJRSH dhe me një njësi nga Stacioni Policor Vushtrri, me Urdhër-kontrollin me numër UGJK.nr.41/17, të lëshuar nga Gjykata Themelore Mitrovicë, sot në orët e mëngjesit kanë bastisur shtëpinë e  personit G.S., 31 vjeçar, dhe njëkohësisht kanë arrestuar të dyshuarin në fjalë i cili ka qenë në arrati nga data 26.05.2017 lidhur me rastin ‘vrasje në tentativë'”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të shtetit, të  dyshuarit G.S., 31 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policorë prej 48 orëve.

The post Arrestohet një person për vrasje në tentativë në Vushtrri appeared first on INSAJDERI.

Ministri i Drejtësisë kërkon 50 mijë euro nga qeveria për rastin Dehari

Posted: 15 Sep 2017 08:22 AM PDT

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka ngritur një çështje të trashëguar e që është rasti i vdekjes së paqartë të aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari.

Tahiri në mbledhjen e Qeverisë tha se këtij rasti do t'i bëhet një ekspertizë ndërkombëtare dhe për këtë duhen mjete shtesë.

“Unë ende nuk e di se sa mjete financiare do të na duhen që të procedojmë këtë , mirëpo mendoj se duhet të ndajmë rreth 50 mijë euro që ta mbyllim këtë rast, pra të kemi situatën e qartë”, tha Tahiri.

Në lidhje me këtë rast ministri i Financave, Bedri Hamza ka thëne se do të mbështesin financiarisht kërkesën e ministrit Tahiri, mirëpo është shprehur se kërkesat e tilla që kërkojnë buxhet të shtetit, së pari duhet t’i shtrohen Ministrisë së Financave e më pas ajo t’i paraqesë në Qeveri.

The post Ministri i Drejtësisë kërkon 50 mijë euro nga qeveria për rastin Dehari appeared first on INSAJDERI.

Pamje nga aksidenti ku vdiq kryetari i Ranillugut

Posted: 15 Sep 2017 08:11 AM PDT

Gradimir Mikiç, kryetari i Komunës të Ranillugut dhe Sasha Aleksic, Kryetari i Asamblesë së këtij qyteti, ndërruan jetë sot pas aksidentit në trafik që ka ndodhur rreth orës 12:45 minuta, në autostradën Nish-Leskovac, në afërsi të lokalitetit Doljevac.

Në aksidentin në Nish, ku mbetën të vdekur Kryetari i Ranillugut Gradimir Mikiq dhe kreu i Kuvendit Komunal Sasha Aleksiq, ka mbetur e lënduar edhe bashkëshortja Vesna Mikiq, e cila thuhet se është jashtë rrezikut për jetë.

Automjeti Toyota Land Cruiser duke ardhur nga Shkupi për në Nish, ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar, siç shihet edhe në fotografi.

The post Pamje nga aksidenti ku vdiq kryetari i Ranillugut appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj do që ta bëjë praktikë raportimin te Thaçi

Posted: 15 Sep 2017 08:06 AM PDT

Presidenti i Republikës Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takimin e parë si kryeministër, kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Presidenti Thaçi ka takuar sot paradite edhe kryetarin e Kuvendit, Kadri teksa ka thënë se me të dy pret "që me të vërtetë të fillojë një fazë e re e angazhimeve institucionale, një fazë që do të përshpejtojë procesin e integrimeve euroatlantike".

"Duke uruar zgjedhjen kryeministrit Haradinaj, në të njëjtën kohë ne ndajmë përgjegjësitë tona institucionale për kryerjen e përbashkët të këtyre prioriteteve jetike që janë për vendin tonë", theksoi presidenti Thaçi.

Ai po ashtu bëri të ditur se në takimin mes tij dhe kryeministrit Haradinaj, u diskutua për vazhdimin e reformave demokratike të nevojshme dhe të domosdoshme për shtetin e ri.

Presidenti Thaçi tha se Kosova i kaloi disa sprova të rëndësishme të demokracisë, si organizimi i zgjedhjeve fer, të lira, demokratike, transparente të vlerësuara nga gjithë spektri politik dhe bashkësia ndërkombëtare.

Gjithashtu, është një meritë e jashtëzakonshme e partive politike kosovare konstituimi i Kuvendit, themelimi i Qeverisë nga vet debati i brendshëm i spektrit politik, pa ndërhyrje prej ndërkombëtarëve, duke e vlerësuar këtë si një kulturë të re politike.

"Ne diskutuam me kryeministrin Haradinaj edhe sot më herët me kryetarin Veseli, angazhimet që do t'i kemi të përbashkëta për të përshpejtuar procesin e integrimit të Kosovës në NATO, në Bashkim Evropian, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara", vijoi presidenti Thaçi.

Ai më tej tha se ky është vetëm fillimi i mandatit qeverisës, dhe se natyrisht se do të ketë hapësirë dhe mundësi të një debati edhe në Kuvendin e Kosovës për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, duke shprehur besimin plotë se do të përfshihen edhe partitë opozitare edhe të gjithë, sepse sipas tij, vetëm të bashkuar mund të lëvizim përpara edhe më shpejtë, edhe më mirë.

"Ka hapësirë për të kontribuar të gjithë, për çka kam besim që do të krijohen ato rrethana, ato kushte të komunikimit edhe të bashkëpunimit që janë interesa të përbashkëta, natyrisht duke respektuar gjithmonë pozicionin e Qeverisë, edhe të opozitës. Por, janë shumë më shumë prioritete që i bashkojnë spektrin politik, se sa që i dallojnë në qasjet e tyre", theksoi i pari i vendit.

Presidenti Thaçi shprehu besimin e tij se gjërat që kanë mbetur për t'u kryer do të kryhen shpejt, por edhe prioritet e reja që ka vu para vetes kryeministri Haradinaj, qeveria Haradinaj, do të mund të implementohen në të ardhmen e afërt.

"Jam i vetëdijshëm se do të ketë plotë sfida, do të ketë vështirësi, do të ketë ballafaqime, por me energji dhe vendosmëri do të kryhen të gjitha, unë jam optimist", përfundoi presidenti Thaçi.

Ndërkaq, nga ana tjetër kryeministri i sapozgjedhur i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se është ky takimi i parë me presidentin e Kosovës, por që sipas tij këtu fillon një praktikë e takimeve të rregullta që do të ndiqet në të ardhmen.

"Kam nderin sot ta zhvilloj takimin e parë me presidentin e Kosovës, zotin Thaçi. Njëkohësisht, ta fillojmë kështu një praktikë tani, e që do ta ndjekim në vazhdimësi të takimeve të rregullta, në të cilat do të shfrytëzoj rastin me i raportu presidentit për zhvillimet qeverisëse në vend", theksoi kryeministri Haradinaj.

Ai më tej tha se opinioni dhe qytetarët e vendit janë në dijeni se ne veç e kemi incizua gjendjen qeverisëse në vend, tani e dimë si është qeverisja, si është gjendja ma reale në vend.

"Javën që po vjen do t'i paraqesim Parlamentit dhe vendit edhe programin qeverisës, por që ka nisje të saktë nga gjendja reale" shtoi Haradinaj.

The post Haradinaj do që ta bëjë praktikë raportimin te Thaçi appeared first on INSAJDERI.

Jep dorëheqje deputeti shqiptar në Maqedoni

Posted: 15 Sep 2017 08:04 AM PDT

Kryetari dhe deputeti i Lëvizjes BESA edhe zyrtarisht u largua nga Kuvendi i Maqedonisë. Pas nënshkrimit të marrëveshjes ai u shpreh se është i kënaqur për sfidën e re për udhëheqjen e Komunës së Tetovës.

"Të nderuar qytetarë, të respektuar anëtarë të Lëvizjes BESA dhe ju tetovarë të dashur, sapo e nënshkrova dorëheqjen time nga detyra e deputetit në Kuvendit e Republikës së Maqedonisë. I nderuar që kisha mundësi gati një vit t'i shërbej qytetarit shqiptar të Maqedonisë, me kënaqësi sot po jap dorëheqje për ta pranuar sfidën e re për udhëheqjen e Komunës së Tetovës, që kështu t'u shërbej të gjithë tetovarëve. Na priftë e mbarë dhe mirëfestofshim në Tetovën tonë", u shpreh pas nënshkrimit të dorëheqjes kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Mbrëmë partitë politike dorëzuan listat e tyre të kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë komunash, ndërsa Kasami në Tetovë përballë do të ketë, Teuta Arifin nga BDI, Bardhyl Dautin nga PDSH, Adnan Aziri nga Aleanca dhe Goran Manajlloski nga OBRM-PDUKM.

The post Jep dorëheqje deputeti shqiptar në Maqedoni appeared first on INSAJDERI.

Qeveria miraton shpronësimin në Hade e Shipitullë

Posted: 15 Sep 2017 08:04 AM PDT

Ministrat e Qeverisë së Kosovës kanë miratuar dy propozimet e kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur me ndarjen e mjeteve për shpronësim të shtëpive të banorëve të Hades dhe Shipitullës.

Propozimi i Haradinajt u miratua unanimisht nga anëtarët e kabinetit qeveritar, ndërsa njëjtë vepruan edhe me propozimin për lejimin e përparësisë në punësim të këtyre familjarëve në KEK.

Kryeministri Haradinaj tha se kjo ka qenë një zgjidhje jo e lehtë që është arritur mes Qeverisë dhe banorëve të këtyre fshatrave.

The post Qeveria miraton shpronësimin në Hade e Shipitullë appeared first on INSAJDERI.

Qeveria e Kosovës miraton ndihmën me 100 mijë dollarë për Amerikën

Posted: 15 Sep 2017 07:48 AM PDT

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në mbledhjen e qeverisë që është duke u mbajtur ka hedhur në votim propozimin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për të ndarë 100 mijë dollarë për Amerikën.

Me votë unanime ministrat e qeverisë kanë vendosur që nga thesari i shtetit të ndahen 100 mijë dollarë si ndihmë për Amerikën pas goditjes së uraganeve.

The post Qeveria e Kosovës miraton ndihmën me 100 mijë dollarë për Amerikën appeared first on INSAJDERI.

Ministri Rikallo thotë se ka punuar bashkë me Kurtin e Ahmetin

Posted: 15 Sep 2017 07:47 AM PDT

Ministri i ri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo, ka reaguar pas akuzave që i ishin bërë nga disa banorë të Prishtinë, të cilët thanë se ishin torturuar gjatë kohës së luftës nga ministri i ri serb.

Rikallo tha se sot ka pasur jetë të qetë në Prishtinë dhe se ka bashkëpunuar me politikanë të tanishëm si Albin Kurti, Shpend Ahmetin e Ilir Deda.

 

Ministri i Bujqësisë, i cili u deklarua sot pas shumë reagimesh ndaj tij, tha se në Prishtinë ka luajtur basketboll, ka studiuar dhe ka jetuar jetë të qetë duke i respektuar secilin fqinj shqiptarë.

Ai gjithashtu ka përmendur aktivitetet e tij pas luftës, duke përmendur bashkëpunimin e tij katër vjeçar si anëtar i Bordit në fondacionin Soros së bashku me Shpend Ahmetin dhe Ilir Dedën dhe me intelektualë të tjerë të shquar nga Prishtina.

Rikalo ka thënë se në vitin 2003 së bashku me Albin Kurtin ka marrë pjesë në themelimin e KAN-it.

"Në atë kohë së bashku kemi punuar për krijimin e strategjisë së luftës jo të dhunshme për një jetë më të mirë dhe për pajtim mes njerëzve në Kosovë. Ai më vonë ka ndryshuar bindjet e veta duke nisur një rrugë tjetër, ka formuar lëvizjen Vetëvendosje e cila përdorë metoda të dhunshme për arritjen e qëllimeve politike në politikë, gjë që mua nuk më ma konvenuar”, thuhet në komunikatën e ministrit të Bujqësisë.

The post Ministri Rikallo thotë se ka punuar bashkë me Kurtin e Ahmetin appeared first on INSAJDERI.

Inaugurohet Qendra Edukuese – Korrektuese për të Mitur

Posted: 15 Sep 2017 07:43 AM PDT

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, mori sot pjesë në inaugurimin e Qendrës Edukuese-Korrektuese për të mitur në Lipjan, qendër e cila vlerësohet të jetë si një mundësi e dytë për të miturit që kanë problem me ligjin.

Gjatë kësaj ceremonie Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se ndjehet i nderuar që puna e parë e tij si ministër është inaugurimi i kësaj qendre. "Jam jashtëzakonisht i nderuar se një prej aktiviteteve të mia të para si ministër i Drejtësisë është hapja e kësaj Qendre Korrektuese Edukative për të mitur, e cila është një investim nga taksapaguesit evropianë. Angazhimi im si ministër do të jete fuqizimi i rendit dhe ligjit në Kosovë. Fuqizimi i rendit dhe ligjit në Kosovë do të jetë pasaporta për t'u integruar në Bashkimin Evropian. Republikës edhe do të ndodhë", tha Ministri Tahiri.

Teksa ka inkurajuar  Ministrinë e Drejtësisë që të kenë parasysh mirëqenien e fëmijëve, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha  se BE ka investuar 3 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Korrektuese për të mitur.

Shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Brandao Co, vlerësoi  se hapja e kësaj qendre shënon edhe mundësinë për të shënuar progresin e arritur deri më tani, e po ashtu edhe partneritetin e Kosovës me UNICEF-in dhe BE- në. Qendra Edukuese – Korrektuese për të mitur, është projekt i përbashkët, i bashkë financuar nga Komisioni Evropian dhe Ministria e Drejtësisë.

 

The post Inaugurohet Qendra Edukuese – Korrektuese për të Mitur appeared first on INSAJDERI.

Qeveria 100 mijë euro për familjet në Hjuston

Posted: 15 Sep 2017 07:37 AM PDT

Qeveria miraton kërkesën e presidentit  Thaçi për ndihmën e familjeve në Huston të prekura nga uragani, në vlerë 100 mijë euro.

Ministri i financave Bedir Hamza ka thënë se këto para merren nga fondi i shpenzimeve të paparashikuara, shkruan lajmi.net

Kjo kërkesë është votuar nga të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

The post Qeveria 100 mijë euro për familjet në Hjuston appeared first on INSAJDERI.

LDK-ja thërret Haradinajn në interpelancë për rastin Rikallo

Posted: 15 Sep 2017 07:33 AM PDT

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thirrur në interpelancë kryeministrin Ramush Haradinaj.

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar për portalin Koha.net se partia e tij ka thirrur kryeministrin Ramush Haradinaj për ta informuar Kuvendin e Kosovës për akuzat që i janë bërë ministrit Nenad Rikallo se ka keqtrajtuar banorët e lagjes "Dardania" në Prishtinë.

LDK-ja ka mbledhur tetë nënshkrime për të thirrur këtë interpelancë.

 

The post LDK-ja thërret Haradinajn në interpelancë për rastin Rikallo appeared first on INSAJDERI.

Ministri Rikallo: Nuk i kam bërë keq asnjë shqiptari

Posted: 15 Sep 2017 07:32 AM PDT

Ministri serb në qeverinë Haradinaj, Nenad Rikallo ka thënë se nuk i ka bërë keq asnjë shqiptari, duke demantuar akuzat e bëra nga disa banorë të Prishtinës të cilët pretendojnë se Rikallo i kishte maltretuar shqiptarët gjatë periudhës së luftës.

Rikallo ka thënë se është fytyrë pubëike prej shumë vitesh në Kosovë dhe asnjëherë nuk ka pasur probleme me drejtësinë.

Ministri serb në qeverinë Haradinaj ka lëshuar një sqarim përmes një letre publike.

Letra e plotë e ministrit Rikallo:

Njoftoj publikun se informacionet e ditëve të fundit që janë publikuar për mua janë të pasakta dhe qëllimkëqija dhe kanë pasur për qëllim diskreditimin tim, të Listës Serbe, Qeverisë së sapoformuar dhe punës sime të ardhshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Si një person që është dëshmuar në angazhim për pajtim mes komuniteteve dhe për një shoqëri multietnike gjatë 18 viteve të fundit, e kuptoj se plagët e luftës ende nuk janë shëruar dhe se ende shkaktojnë dhimbje pa marr parasysh se kujt i përkasin. Këto plagë shkaktojnë emocione të thella me të cilat më së lehti manipulohet. Në asnjë moment nuk i kam bërë asnjë të keqe asnjë shqiptari të Kosovës. Deri në vitin 1999 kam luajtur basketboll, kam studiuar dhe kam bërë një jetë të qetë në Prishtinë. Asnjëherë me asnjërin prej fqinjëve nuk jam fjalosur apo hyrë në konflikt. Tani po e shoh se disa prej tyre nuk më paskan pëlqyer edhe aq, por besoj se me shumicën kam pasur respekt.

Nga viti 2001 deri në vitin 2003 kam punuar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kurse nga viti 2003 në mënyrë aktive kam punuar në sektorin civil për pajtim mes komuniteteve dhe për zhvillim të shoqërisë. Ndoshta këtë publiku nuk e di, por 4 vite kam qenë anëtarë i Bordit në fondacionin Soros së bashku me Shpend Ahmetin dhe Ilir Dedën dhe me intelektualë të tjerë të shquar nga Prishtina. Në vitin 2003 së bashku me Albin Kurtin kam marrë pjesë në themelimin e KAN-it. Në atë kohë së bashku kemi punuar për krijimin e strategjisë së luftës jo të dhunshme për një jetë më të mirë dhe për pajtim mes njerëzve në Kosovë.  Ai më vonë ka ndryshuar bindjet e veta duke nisur një rrugë tjetër, ka formuar lëvizjen Vetëvendosje e cila përdorë metoda të dhunshme për arritjen e qëllimeve politike në politikë, gjë që mua nuk më ma konvenuar. Që nga atëherë kemi ndërprerë bashkëpunimin.  Në periudhën prej vitit 2013 kam qenë pjesë e shumë projekteve dhe iniciativave të shoqërisë civile në Kosovë, kurse prej vitit 2013 deri në vitin 2017 kam punuar në Komisionin Qendror Zgjedhor në Prishtinë. Jam fytyrë publike, kam dhënë me qindra deklarata dhe intervista, gjatë kohës sa kam punuar në Komisionin Qendror Zgjedhor vazhdimisht kam qenë prezent në media përmes transmetimeve të drejtpërdrejta televizive dhe përmes kronikave të ndryshme.

Fushata e rrejshme që po udhëhiqet kundër meje dhe familjes time është e bazuar tërësisht në informata të pasakta.  Dy fakte janë të rëndësishme, vëllai im nuk ka jetuar dhe nuk ka qenë i pranishëm në Kosovë gjatë viteve 1998 dhe 1999, babai im është pensionuar në vitin 1996 pasi që i ka mbijetuar dy infarkteve. Ata që e udhëheqin këtë fushatë, mund lirisht të vazhdojnë edhe më tej të trillojnë gënjeshtra për ta, por për këtë ekzistojnë prova të padiskutueshme. Z. Zemaj deputet në Parlamentin e Kosovës, e ka gënjyer publikun kur ka shfaqur fotografinë e supozuar të vëllait tim, ku nuk gjendet ai dhe është pjesë e fushatës së qëllimshme të manipulimit të publikut.

Mendoj se publiku duhet të dijë të gjitha këto, se fushata është krejtësisht e natyrës politike dhe se qëllimi i saj është diskreditimi im dhe rrëzimi i qeverisë. Duket se çdo serb më i shquar duhet të kalojë nëpër këtë situatë me akuza të rrejshme, mirëpo këtë herë kanë zgjedhur njeriun e gabuar. Këtu jam 18 vite, jam person publik, vazhdimisht i pranishëm në media dhe nëse qëllimi i dikujt është të më frikësojë, këtë nuk ka arritur ta bëjë aspak.

Me respekt,

Nenad Rikalo

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

 

The post Ministri Rikallo: Nuk i kam bërë keq asnjë shqiptari appeared first on INSAJDERI.

Mburrja e Mustafës me kandidatët e LDK-së për kryetar të komunave

Posted: 15 Sep 2017 07:29 AM PDT

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një takim me kryetarët e degëve dhe kandidatët për kryetar në zgjedhjet lokale.

Aty kryetari i partisë, Isa Mustafa ka thënë se kjo parti do të garojë me njerëz që nuk kanë qenë pjesë e krimit dhe korrupsionit, njofton Klan Kosova.

Mustafa ka theksuar se kjo shkon në interes të komunave dhe se afirmon vlerat demokratike.

"LDK do të del ballë hapur e fitimtare në zgjedhjet lokale. Ky takim i sotshëm është organizuar për këtë qëllim", tha Mustafa.

The post Mburrja e Mustafës me kandidatët e LDK-së për kryetar të komunave appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more