Skip to main content

INSAJDERI: “Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë” plus 19 more

INSAJDERI: “Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë” plus 19 more


Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë

Posted: 26 Sep 2017 10:24 AM PDT

Presidenti Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Siç njofton Zyra e presidentit, presidenti Thaçi ka uruar ambasadorin gjerman për detyrën e re, duke i ofruar mbështetje në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona.

Presidenti ka ritheksuar se mbështetja gjermane për Kosovën dhe rajonin mbetet përcaktuese për të ardhmen euroatlantike të rajonit.

"Berlini mbetet adresë e rëndësishme politike për Kosovën. Fitorja e kancelares Merkel në zgjedhjet e së dielës do të forcojë Bashkimin Evropian si dhe do të rrisë vëmendjen e BE-së për Kosovën dhe rajonin", ka theksuar ai.

Presidenti Thaçi ka thënë se do të bashkëpunojnë ngushtë me ambasadorin e ri për të rritur shkëmbimet tregtare me Gjermaninë.

Nga ana tjetër, ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka konfirmuar mbështetjen e shtetit gjerman për perspektivën euroatlantike të Kosovës.

The post Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Erdogan i kërcënon kurdët me uri

Posted: 26 Sep 2017 10:22 AM PDT

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se kurdët e Irakut mund të përballen me urinë, si rezultat i masave ndëshkuese që ai po merr në konsideratë, pas referendumit për pavarësi të mbajtur të hënën.

"Kur ne të fillojmë me sanksionet tona, ata do të zhyten në uri. Gjithçka do të marrë fund kur ne të mbyllim rubinetat e naftës. Paratë do të zhduken dhe ata nuk do të munden as të gjejnë ushqim, kur kamionët të ndalen në Irakun verior", tha Erdogan.

Erdogan akuzoi shefin e qeverisë rajonale të Kurdistanit për tradhti, pasi lejoi mbajtjen e votimit, pavarësisht kundërshtive ndërkombëtare. "Masoud Barzani duhet të heqë dorë tani nga kjo aventurë", tha ai.

Më herët, Erdogan kishte kërcënuar se do të ndërpriste një naftësjellës të rëndësishëm për kurdët dhe do të ndalonte kamionët që kalojnë kufirin turk.

Turqia druan se, një shtet i pavarur kurd në kufirin e saj mund të ndezë ndjenjat separatiste edhe mes minoritetit të saj kurd.

Rezultatet e referendumit nuk janë bërë ende të ditura, por pritet një fitore e votës "po". Rreth 72 për qind e 5.2 milionë zgjedhësve votuan në referendum në zonat e kontrolluara nga kurdët.

Udhëheqësit kurdë thanë se referendumi nuk do të çojë automatikisht në shpalljen e pavarësisë, por do t'u japë atyre një mandat për të nisur negociatat për ndarjen nga qeveria qendrore e Bagdadit. Kryeministri irakian, Haider al-Abadi ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve të tilla, duke thënë se nuk do të diskutonte për rezultatet e një referendumi antikushtetues.

The post Erdogan i kërcënon kurdët me uri appeared first on INSAJDERI.

Flet 61-vjeçari që u rrah nga tre persona në Mitrovicë

Posted: 26 Sep 2017 10:15 AM PDT

Në qendër të Mitrovicës është rrahur brutalisht 61 vjeçari Bislim Aliu nga tre persona.

Ai ka marr lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në Qendrën e Mjekësisë familjare në Mitrovicë.

Policia bën të ditur se ka identifikuar personat që kryen këtë vepër dhe  së shpejti do të arrestohen.

Bislim Aliu tregoi për RTV21 se është sulmuar me grushte nga një person derisa ishte në veturë dhe se pastaj dy persona të tjerë e kanë nxjerr nga vetura duke e vazhduar rrahjen.

Theksoi se nuk ka probleme me askënd.

The post Flet 61-vjeçari që u rrah nga tre persona në Mitrovicë appeared first on INSAJDERI.

Dënohen dy gjilanasit që festuan me armë dhe videon e publikuan në “Instagram”

Posted: 26 Sep 2017 10:04 AM PDT

Tre muaj burgim me kusht dhe 300 euro gjobë, ka qenë dënimi që të martën ka shqiptuar Gjykata Themelore në Gjilan ndaj të akuzuarve për posedim dhe përdorim të armës, Valmir Bucolli dhe Premton Sylejmani.

Aktgjykimin e ka shpallur gjyqtari Naser Maliqi, raporton Betimi për Drejtësi.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Afrim Shefkiu, dy të akuzuarit e pranuan fajësinë për akuzat që u viheshin në barrë.

Të akuzuarit, kanë deklaruar se nuk kanë qenë të informuar paraprakisht se përdorimi i armës me gaz është i ndaluar. Ata deklaruan se asnjëherë nuk do të përsërisin një vepër të tillë.

Mbrojtësit e të akuzuarve, avokatët Hamdi Jashari dhe Ilmi Ibrahimi, kërkuan nga gjykata dënim minimal, për arsyen se arma ka qenë me gaz dhe nuk ka mundur të shkaktojë rrezik të madh për të pranishmit.

Ndërkohë, arma me të cilën është kryer vepra është konfiskuar.

Ndryshe, Valmir Bucolli akuzohej për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm të kualifikuar si vepër penale ne bazë të KPRK-së.

Ngjarja kishte ndodhur më 14.08.2017 ku Bucolli në ahengun familjar për martesën e vëllait të tij kishte përdor armën, e cila i përkiste të akuzuarit Premton Sylejmani dhe me të cilën kishte shtënë në ajër. Këtë mënyrë të të festuarit ai e kishte publikuar në rrjetin social "Instagram" si videoincizim, veprim pas të cilit ka reaguar policia dhe është filluar procedura hetimore ndaj tij.

The post Dënohen dy gjilanasit që festuan me armë dhe videon e publikuan në "Instagram" appeared first on INSAJDERI.

Kryeministri Haradinaj në Tiranë

Posted: 26 Sep 2017 09:57 AM PDT

Në vizitën e tij të parë zyrtare në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj mbërrin të mërkurën në Tiranë.

Në agjendë është paraparë një takim me kryeministrin Edi Rama, takim që do të zhvillohet në "Pallatin e Brigadave", vend ku do të bëhet dhe takimi përurues i Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut, nën kryesinë e dy kryeministrave.

Po ashtu, kreu i Qeverisë së Kosovës pritet të zhvillojë takime edhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha, dhe kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

The post Kryeministri Haradinaj në Tiranë appeared first on INSAJDERI.

Para dy viteve e rrahu Klitschkon, sot nuk do ta njihnit Tyson Furyn

Posted: 26 Sep 2017 09:55 AM PDT

Tyson Fury ka ndryshuar shumë në dy vitet e fundit, duke u bërë pothuajse person tjetër.

Boksieri britanik, Tyson Fyry vetëm dy vite më parë kishte mposhtur Wladimir Klitschkon, për t'u shpallur kampion në peshat e rënda.

Por, sot pak njerëz do ta njihnin atë, për shkak të peshës që ka shtuar dhe formës që ka marrë trupi i tij.

Të gjithë në Britani janë të befasuar se si një kampion botë për më pak se dy vite ka ndryshuar kaq shumë.

The post Para dy viteve e rrahu Klitschkon, sot nuk do ta njihnit Tyson Furyn appeared first on INSAJDERI.

Kryeparlamentari i Malit të Zi i tregon Kosovës “vendimin përfundimtar” për demarkacionin

Posted: 26 Sep 2017 09:24 AM PDT

Ivan Brajovic, Kryetar i Parlamentit të Malit të Zi, ka theksuar se çështja e demarkacionit tani është punë e brendshme e Kosovës.

Sipas tij, Mali i Zi e ka përfunduar temën e demarkacionit me votimin në parlament.

"Për ne çështja e demarkacionit është e mbyllur. Gjithçka që ka ndodhur në periudhën e kaluar në lidhje me këtë në Kosovë, e shohim si çështje të brendshme të këtij shteti" ka thënë Brajoviç.

Ndryshe, në takim është përmendur forcimi i bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve të dy vendeve nëpërmjet trupave parlamentare dhe grupeve të miqësisë. /Insajderi.com

The post Kryeparlamentari i Malit të Zi i tregon Kosovës “vendimin përfundimtar” për demarkacionin appeared first on INSAJDERI.

Nga milionat e premtuara nga Thaçi tek zbutja e premtimeve katër vite më pas

Posted: 26 Sep 2017 09:10 AM PDT

Katër vite më parë, janë mbajtur zgjedhjet lokale në Kosovë.

Atë kohë partitë në vend, tubimet elektorale i fillonin dhe përfundonin me tupanë e surla, instrumente këto orientale, ndërsa kudo premtonin shndërrimin e vendbanimeve kosovare në europiane.

Enver Hoxhaj, ish-ministri i Punëve të Jashtme, kur pati shkruar në komunën e Lipjanit, për ta mbështetur Shkuri Bujën, e kishte gojën plotë Europë. "Shumë njerëz nga Prishtina do të vijnë e të jetojnë në Lipjanin e bukur, i cili i përngjet më shumë Francës sesa dikujt tjetër", pati thënë Hoxhaj.

Ndoshta Hoxhaj ka pasur të drejtë, pasi katër vjet më pas njëri nga restorantet në komunën e Lipjanit e ka ndërtuar Kullën e Eiffel-it, simbolin e Parisit të Francës.

Por të njëjtën ditë kur Hoxhaj e bëri Lipjanin qytet francez, një premtim edhe më të çuditshëm e dha kryetari dhe kandidati i atëhershëm për kryetar të Mitrovicës nga PDK-ja Avni Kastrati, kur krahasoi stadiumin Adem Jashari me Wemblley të Londrës.

"Stadiumi 'Adem Jashari' brenda katër vjetëve do të duket sikur 'Wembley' i Londrës", pati thënë Kastrati gjatë hapjes së fushatës në Mitrovicë.

Por atje akoma ka mbetur vetëm stadiumi "Adem Jashari", ku zhvillohen ndeshjet më të rëndësishme të vendit.

Kryeministri Thaçi në të njëjtin tubim premtoi 150 milionë euro investime në komunën e Mitrovicës, nëse qytetarët ia besojnë përsëri komunën Avni Kastratit. Thaçi 100 milionë euro investime i kishte premtuar edhe për Prizrenin, nëse ata do ta votonin atë kohë Ramadan Mujën për kryetar.

Katër vitë më pas këto investime nuk janë të dukshme në Mitrovicë e Prizren.

Premtime të mëdha kishte dhënë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kryetari i atëhershëm i Prishtinës dhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa, paralajmëroi se do ta ndalojë qarkullimin e automjeteve në pjesën e vjetër të kryeqytetit, për ta ndërtuar një shesh me kalldrëm.

"Në pjesën ku ndodhen disa nga xhamitë kryesore, Muzeu Kombëtar si dhe ‘Sahatkulla’, do të ndërtohet një shesh me kalldrëm, i cili do të përkufizojë pjesën e vjetër të qytetit", njofton Klan Kosova.

As njëra, as tjetra edhe sot pas katër vitesh nuk ekzistojnë.

Mimoza Kusari-Lila, e cila edhe tash po kandidon për kryetare të Gjakovës, pati thënë para qytetarëve të saj tha "së bashku do të shohim aeroplanët duke u ngritur dhe ateruar nga Aeroporti i Gjakovës".

Por siç duket aterimin e vetëm e ka realizuar vetë Mimoza Kusari-Lila, edhe atë në një fluturim pa leje.

Katër vite pas partitë janë kujdesur që muzikën ta kenë më 'fine' në fushatat e tyre elektorale, madje më cikërrimtarë janë treguar edhe në dhënien e premtimeve, njofton Klan Kosova.

Së paku në këtë fillim-fushate, kandidatët për kryetar të komunave por edhe prijësit e tyre, kanë bërë premtime më të matshme, pa u përmendur miliona dhe projekte të tjera madhore.

Në secilin vend, ata kanë premtuar zhvillim ekonomik, arsimim më të mirë, kujdes të shtuar për shtresat sociale – më pak këto ditë është folur për rininë, kulturën dhe sportin.

Megjithatë fushata sa ka nisur dhe ndoshta premtimet madhore – pritet t'i thonë sa më afër "ditës së vështirë". /Klankosova.tv

The post Nga milionat e premtuara nga Thaçi tek zbutja e premtimeve katër vite më pas appeared first on INSAJDERI.

Turistja amerikane denoncon të riun shqiptarë për ngacmim seksual

Posted: 26 Sep 2017 09:02 AM PDT

Mary një turiste amerikane rreth të 20-tave ka denoncuar për ngacmim seksual një të ri shqiptar.

Ngjarja në fjalë është regjistruar në "Cinque Terre', në një bar në Riomaggiore të Italisë. Mediat italiane raportojnë se shtiesja amerikane ishte në bar e shoqëruar nga 3 vajza mikesha të saj.

Ato raportojnë se teksa vajza është ngritur nga tavolina për të shkuar në tualet, 20-vjeçari shqiptar, që punonte si murator, siç duket e ka ndjekur nga pas dhe pasi e mbështeti pas murit, nisi ta prekte në pjesët intime. Ka qenë pikërisht e reja ajo që ka treguar episodet e tmerrshme. Pasi ishte përballur me skenën e dhunshme të djalit, vajza e kishte shtyrë e më pas kishte bërtitur.

Fill pas këtij episodi, shqiptari, me inicialet E.M, është ulur sërish në vendin e tij në lokal, duke vijuar sikur asgjë mos të kishte ndodhur. Kaq ka mjaftuar që mikeshat e viktimës së agresionit t'i bënin atij një foto, dhe më pas t'ja jepnin si provë policisë. Pas denoncimit, policia identifikoi dhe nisi hetimet për shqiptarin, që tashmë akuzohet për 'ngacmim seksual'.

The post Turistja amerikane denoncon të riun shqiptarë për ngacmim seksual appeared first on INSAJDERI.

Një shpjegim pozitiv për shqipen e kandidatëve në Prizren

Posted: 26 Sep 2017 09:00 AM PDT

Debatet për zgjedhjet lokale në Kosovë kanë vënë në pah aftësitë dhe mangësitë e shumë kandidatëve për kryetar komune, por më së shumti është komentuar për gjuhën e përzier të kandidatëve për kryetar komune në Prizren.

Fakti që ata flasin një shqipe të kombinuar me gjuhën turke ka ngjallur reagim nëpër rrjete sociale por banori i Prizrenit, Hajrulla Çeku pjesë e EC Ma Ndryshe, organizatë me bazë në komunitet që angazhohet për mbrojtjen e qyteteve të Kosovës që ka përfunduar studimet master në qeverisje dhe zhvillim lokal,  ka dhënë një shpjegim pozitiv për kritikat ndaj shqipes së kandidatëve të Prizrenit.

"Bilingualizmi (zotërim i dy gjuhëve) është aftësia për të komunikuar në gjuhë të ndryshme, jo domosdoshmërisht në nivel të përkryer. Multilingualizmi (zotërimi i disa gjuhëve) është aftësia për t'i përdorur disa gjuhë, jo domosdoshmërisht në nivel të përkryer, që rrit njohuritë gjuhësore dhe kulturore dhe kompetencën komunikuese të personit. Plurilingualizmi është aftësia për të funksionuar dhe komunikuar në mënyrë efektive në disa gjuhë në të njëjtën kohë në komunitete shumëkombëshe dhe shumëkulturore, duke i respektuar dallimet dhe ngjashmëritë mes gjuhëve dhe kulturave", ka shpjeguar Çeku

Më pas ka ai ka shkruae se kandidatët për kryetar komune të Prizrenit që po dëgjohen këto ditë nëpër debate televizive janë shembulli më përfaqësues i plurilingualizmit, një shkathtësi dhe pasuri kulturore e rrallë jo vetëm në Kosovë.

"Prizrenin e bën Prizren, ndër tjerash, edhe aftësia e njerëzve për muhabet deri në katër gjuhë të ndryshme lokale brenda të njëjtës ditë, e nganjëherë brenda të njëjtit takim", ka shkruar Çeku./Insajderi.com

 

The post Një shpjegim pozitiv për shqipen e kandidatëve në Prizren appeared first on INSAJDERI.

Pacolli bashkon partitë shqiptare në Mal të Zi

Posted: 26 Sep 2017 08:53 AM PDT

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i cili është duke qënduar në një viztitë zyrtare në Mal të Zi ka mbledhur sot në një takim përfaqësuesit e partive politike shqiptare.

Gjatë këtij takimi të përbashkët, Pacolli ka folur me ta për gjendjen e shqiptarëve në shtetin fqinj sikur edhe për raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi, njofton Klan Kosova.

Në takim kanë qenë Nazif Cungu nga partia Forca, Gjergj Camaj nga Alternativa Shqiptare, Fatmir Xheka nga Partia Demokratike, Mehmet Bardhi nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Hatixhe Gjoni nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve.

Gjatë qëndrimit në Podgoricë, Pacolli është takuar edhe me homologun e tij, Sërxhan Darmanoviq, presidentin, Filip Vujanoviq dhe kryeparlamentarin Ivan Brajoviq.

The post Pacolli bashkon partitë shqiptare në Mal të Zi appeared first on INSAJDERI.

Kryeministri na ofendoi neve dhe dy profesorët e shquar ndërkombëtar

Posted: 26 Sep 2017 08:52 AM PDT

Blerim Rexha është ndier i ofenduar dhe i fyer nga kryeministri Ramush Haradinaj. Drejtori i shkarkuar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë Kosovare të Akreditimit së bashku me tetë anëtarë të bordit, ka thënë se mënyra se si kryeministri mori vendimin për largimin e tyre nga puna ka qenë joetike.

Fyerje të madhe e ka quajtur Rexha edhe faktin se kryeministri Haradinaj i ka cilësuar si joprofesional dy anëtarët ndërkombëtar të bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në AKK, profesorët: amerikanin Herbert Amato dhe gjermanin Christian Tauch.

“Mbi të gjitha kryeministri i quajti dy joprofesional anëtarët tanë ndërkombëtar që i kemi pasur në bord: profesorët Herbert Amato nga James Madisson University; vetëm sa për t’iu përkujtuar, universiteti prej nga vjen profesori Amato ka mbi 600 milion qarkullim vjetor buxhet dhe anëtarin e dytë Dr. Christian Tauch që vjen nga drejtoria e shoqatës së Konferencës së Rektorëve gjermanë. T’i quash këta persona se nuk janë njohës të arsimit është një ofendim”, ka thënë Rexha, në një interivstë për portalin Telegrafi.

Ish-drejtori i Bordit të AKK-së ka deklaruar se e ka pasur të vështirë se si t'ua shpjegojë vendimin për shkarkim, dy anëtarëve ndërkombëtar, shkruan Insajderi.

"Unë ndihem i ofenduar prej formës së vendimmarrjes dhe kështu u kam thënë edhe atyre. Çka tu themi dy profesorëve, çka tu themi Shteteve të Bashkuara të Amerikës", ka deklaruar Rexha. “Jo vetëm unë, por edhe të gjithë anëtarët e tjerë të bordit jemi ndier të ofenduar nga Kryeministri, me mënyren se si ai na quan se nuk jemi kompetent në vendimmarrje dhe na quan se nuk kemi etikë”.

Rexha ka kritikuar kryeministrin Haradinaj. Ka thënë se nuk e ka pasur të qartë vizionin e tij për mënyrën se si ai dëshiron të funksionojë arsimi i lartë në Kosovë. “Unë dhe anëtarët e tjerë nuk e kemi të qartë vizionin e kryeministrit Haradinaj për Arsimin e Lartë”, u shpreh ai.

Sipas ish-drejtorit të Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në AKK, fakti pse kërkesa e Haradinajt për shkarkimin e bordit është e befasishme vie si pasojë e mënyrës se si u kumtua shkrakimi. Blerim Rexha ka treguar për një takim që ka pasur me ministrin e ri të Arsimit, Shyqeri Bytyqi, gjatë javës së kaluar.

“Të them të drejten në atë moment [kur erdhi vendimi për shkarkimin e bordit v.j] ne ishim të përgatitur të bëjmë në vizitë në Zyrën për Zhvillim të Austrisë, dhe mësuam vetëm nga mediat për shkarkimin. Unë takova të premten e kaluar ministrin e Arsimit, Shyqeri Bytyqi. Takimi zgjati rreth 15 minuta dhe ishte më shumë i karakterit njoftues dhe me kaq përfundoi takimi”, ka thënë Rexha.

Në vendimin e marrë nga Ministria e Arsimit të hënën thuhej se shkaqet e shkarkimit të bordit të KShC në AKK, janë për arsye të disa parregullsive që kanë ndodhur në proceset e akreditimit të programeve.

E për këto parregullësi të pretenduara nga MASHT-i, ka reaguar dje edhe ish-anëtari i Bordit të AKK-së, Lul Raka. Ai, përmes një letre publike drejtuar kryeministrit Haradinaj, i ka sqaruar atij për disa nga ato "parregullësitë serioze" për të cilat fliste MASHT-i.

“Kam qenë kategorikisht dhe jam ende kundër hapjes së drejtimeve të mjekësisë së përgjithshme në cilindo institucion privat të arsimit të lartë të Kosovës. Rezonanca dhe UBT kanë aplikuar, por akreditimi i tyre është refuzuar nga Agjencia (me sygjerimin tim)”, deklaroi dje Raka.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë në Agjencinë Kosovare të Akreditimit është institucion që funksionin si i pavarur, derisa Bordi i kësaj agjencie emërohet nga Qeveria e Kosovës. /Insajderi.com

 

 

 

The post Kryeministri na ofendoi neve dhe dy profesorët e shquar ndërkombëtar appeared first on INSAJDERI.

Princi përkrah aktores amerikane gjatë vizitës në Kanada

Posted: 26 Sep 2017 08:45 AM PDT

Aktorja amerikane, Meghan Markle e përcolli ngjarjen e parë zyrtare si e dashura e princit të Britanisë, Harry, në ceremoninë e hapjes së ngjarjes me karakter garues "Invictus Games 2017" në Toronto të Kanadasë.

Ata madje për herë të parë janë parë të kapur dorë për dore, dhe dukeshin shumë të lumtur duke u takuar me njerëz.

33 vjeçari Harry, i cili është i pesti në radhë për ta trashëguar fronin dhe njihet për angazhimet e tij në fushën e bamirësisë, është parë në këtë ngjarje i ulur afër zonjës së parë të Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, dhe disa fytyrave tjera politike si: presidenti i Ukrainës dhe bashkëshortja e tij, kryeministri i Kanadasë dhe bashkëshortja e tij.

Lidhja e dashurisë mes princit Harry dhe aktores Amerikane, u bë e ditur për publikun në nëntor të vitit të kaluar, kur Harry edhe e lëshoi një komunikate të jashtëzakonshme për media, me ç'rast i kërkoi gazetarëve dhe fotografëve ta lënë të qetë të dashurën e tij dhe ta ruajnë privatësinë e saj.

Atëkohë në media flitej se kjo është një lidhje kaluese për princin i cili njihet për disa skandale me femra gjatë jetës së tij, por si duket gjërat po marrin drejtim tjetër. Çifti po duket më i lumtur se kurrë dhe sikur e kanë dërguar lidhjen e tyre në një nivel më serioz, duke i përfshirë edhe familjet t tyre.

The post Princi përkrah aktores amerikane gjatë vizitës në Kanada appeared first on INSAJDERI.

Mali i Zi nuk heq dorë nga demarkacioni – Qeveria Haradinaj ka një plan

Posted: 26 Sep 2017 08:44 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq ka kërkuar sot nga homologu i tij Behgjet Pacolli që Kuvendi i Kosovës ta ratifikojë Demarkacionin me shtetin e tyre, proces ky që po zvarritet tash dy vite. Në vizitën zyrtare të Pacollit në Mal të Zi, ky i fundit u ka thënë malazezëve se Demarkacioni do të kapërcehet në mënyrë të përshtatshme, por kjo sipas tij, kërkon ende kohë. Për këtë çështje, Mali i Zi ka kërkuar edhe qëndrimin zyrtar të Haradinajt. Ndërkaq për Express, Halil Matoshi nga kabineti i kryeministrit ka thënë se korrigjimi i kësaj marrëveshjeje është pjesë negociatave të arritura me Podgoricën. Nuk përjashtohet Arbitrazhi Ndërkombëtar.

Të prerë në deklaratat e tyre ishin sot zyrtarët e shtetit malazez kur e ripërsëriten para ministrit të Kosovës, Behgjet Pacollit, se çështja e Demarkacionit me Malin e Zi, është punë e kryer.

Por edhe përkundër vizitës së Pacollit, Mali i Zi kërkon qëndrimin e Haradinajt për këtë çështje.

Halil Matoshi, pjesë e kabinetit të Qeverisë Haradinaj, tha për Express, se kohë më parë zyrtarët e lartë shtetëror të Republikës së Malit të Zi ishin deklaruar se janë të gatshëm të bisedojnë me palën kosovare për të sqaruar procesin e demarkimit të kufirit mes dyja shteteve.

Duke e komentuar edhe vizitën e sotme zyrtare të ministrit Pacolli në Mal të Zi ku temë kryesore ishte çështja e demarkacionit, Matoshi tha se në të njëjtat valë ishte edhe kryediplomati malazez Sërgjan Darmanoviq, i cili ka thënë se pala malazeze, do të jetë e hapur për bisedime me miqtë dhe partnerët kosovarë.

Madje Matoshi ka sqaruar se Qeveria Haradinaj po e pret të përfundojë procesi dhe të shohë raportin e detajuar të Komisionit shtetëror dhe se sipas tij, tek pastaj do të ndërmarr hapat e mëtejmë konform Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

Megjithatë, nëse palët nuk arrin të pajtohen për shënjimin e kufirit me Malin e Zi dhe Kosovën, Matoshi sqaron se mund të kërkohet edhe Arbitrazh Ndërkombëtar.

"Ju rikujtojmë se Marrëveshja e Vjenës e 26 gusht 2015 – neni 2 i kësaj Marrëveshje nuk e përjashton mundësinë e korrigjimit të procesit  – porse përmban edhe dispozitën që përcakton se nëse palët pajtohen për ndryshimin dhe plotësimin e dispozitave të Marrëveshjes, mund të kërkohet edhe Arbitrazh Ndërkombëtar", ka vlerësuar Matoshi për Express.

Ramush Haradinaj në pozitën e Kryeministrit, e ka formuar Komisionin e ri Shtetëror përmes së cilit synohet që të faktohet se versioni aktual i demarkacionit është i gabueshëm dhe vendi humb mbi 8 mijë hektarë tokë.

Kuvendi ishte përballur me tensione të larta, gaz lotsjellës e gjuajtjen e gjësendeve të ndryshme nga opozita, për ta kundërshtuar në çdo formë ratifikimin me versionin aktual të shënjimit të kufirit me Malin e Zi./GazetaExpress/

The post Mali i Zi nuk heq dorë nga demarkacioni – Qeveria Haradinaj ka një plan appeared first on INSAJDERI.

Alternativa e ekstremistëve fetarë për propagandë

Posted: 26 Sep 2017 08:37 AM PDT

Ndikimi i rrjeteve sociale dhe e ashtuquajtura propaganda "online" është një prej faktorëve më kryesor në periudhën e deritashme, për përhapjen e ideologjive ekstremiste dhe indoktrinimin e të rinjve me ideologjitë e tilla, vlerësojnë njohësit e aspekteve të sigurisë në Kosovë.

Të paktën, kështu flasin matjet e Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë.

Drejtori ekzekutiv i kësaj qendre, Burim Ramadani, thotë për Radion Evropa e Lirë, se ky ndikim dhe kjo mënyrë e të propaganduarit të ideve ekstremiste, kryesisht me bazë fetare, është mjaft e vështirë që të luftohet.

"Përfshirja e rrjeteve sociale dhe e internetit në përgjithësi, është jashtëzakonisht e madhe në Kosovë, ashtu sikurse edhe në vendet tjera. Si e tillë, është e vështirë që të vendoset nën kontroll. Por, unë besoj që qasja më e mirë është ndërtimi i kundër- narracionit në rrjetet sociale dhe po ashtu edhe në platformën 'online', në mënyrë që të ballafaqohet argumentimi i vërtetë i interpretimit të saktë dhe të themi, më liberal të çështjeve fetare", tha Ramadani.

Valon Canhasi, ekspert vendor i rrjeteve sociale, duke folur për Radion Evropa e lirë, shpjegon që platformat dhe mediat sociale, sidomos ato që janë "në kohë reale", sikurse Tëitter, fillimisht kanë qenë të përdorura mjaft prej grupeve dhe organizatave të ndryshme, për të shpërndarë përmbajtjen e aktiviteteve të tyre nga e ashtuquajtura "vija e parë e frontit", në vendet ku zhvillohej konflikti. Por, sipas tij, vetë këto platforma, të cilat kanë numër të madh të përdoruesve, kanë ndërmarrë masat për të penguar propagandimin e ideve ekstremiste dhe radiale, që çojnë në terrorizëm.

"Ajo çfarë kam parë tek këto platformat, sikurse Facebook dhe Tëitter, është se ato e kanë parë që kanë filluar të kenë ndikim, për shkak së shpërndarja e përmbajtjes ka qenë shumë e shpejtë dhe e madhe, në të njëjtën kohë. Kanë filluar t'i censurojnë. Për shembull, këto platforma kanë bërë një lloj koalicioni, që të mund t'i bllokojnë këto llogari. Ajo çfarë kanë bërë tash është që i kanë bllokuar me mijëra llogari të këtyre organizatave dhe e kanë censuruar përmbajtjen e tyre për shpërndarje, të cilën e kanë krijuar. Tash, në këtë kohë, nuk janë duke u përdorur", tha Canhasi.

Por, Ramadani thekson se rrjetet sociale dhe platformat 'online', në përgjithësi, kanë mjaft hapësira, të cilat mund të shfrytëzohen për indoktrinim, dhe është vështirë që përmes mbylljes apo restrikcioneve të caktuara, të zhvlerësohen apo mbyllen këto hapësira. Sipas tij, edhe qasja në këto rrjete dhe platforma ka evoluuar.

"Evoluimi i qasjes 'online' i këtyre rrjeteve, respektivisht, të lëvizjeve ekstremiste, është në vazhdimësi e sipër. Gjatë tërë kohës ka ndryshuar. Dhe kryesisht ka pasur jo vetëm mesazhe agresive, por kryesisht ka pasur mesazhe promovuese për lëvizjet ekstremiste. Dhe kjo është ide, e cila duhet të luftohet në mënyrë të prerë", tha Ramadani.

Edhe Canhasi, vlerëson se qasja e grupeve, organizatave apo individëve me ide ekstremiste në platforma "online", ka evoluuar.

"Ata kanë filluar të përdorin aplikacione, të cilat janë më shumë 'një për një', sikur 'Viber', 'ËhatsApp' dhe platforma të ngjashme, që krijojnë grupe të njerëzve, të cilët mund të shprehin interesim, por që janë të mbyllura për publikun", theksoi Canhasi.

Ramadani thekson se dëmet nga e ashtuquajtura propaganda 'online', sipas vlerësimeve të qendrës që drejton, llogariten të barabarta sikurse propaganda e drejtpërdrejtë nga interpretuesit ekstremist të fesë.

Ndërkaq, Canhasi ka thënë se raporti zyrtar i rrjetit social Facebook, tregon se gjatë vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës ka bërë 14 deri në 17 kërkesa për qasje në llogari të disa individëve, por pa shpjeguar arsyet e kërkesave. Ky numër është relativ për faktin se për persona të caktuar kërkesa është përsëritur.

The post Alternativa e ekstremistëve fetarë për propagandë appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj merr mbështetje financiare nga Banka Botërore

Posted: 26 Sep 2017 08:24 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim Drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, dhe përfaqësuesin e Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj falënderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për mbështetjen financiare dhënë Kosovës, duke kërkuar që edhe më tutje të vazhdoj ky bashkëpunim, me fokus të veçantë për mjedisin.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Bankës Botërore, ofruan gatishmërinë për mbështetje për projektet e reja dhe vazhdimin e projekteve aktuale që Banka Botërore ka me Zyrën e Kryeministrit.

The post Haradinaj merr mbështetje financiare nga Banka Botërore appeared first on INSAJDERI.

Fëmijët do mësojnë si të sillen me qentë endacak

Posted: 26 Sep 2017 08:21 AM PDT

Organizata jo Qeveritare "Të Bashkuar për Kafshët" gjatë javës së ardhshme do të fillojë të mbajë ligjëratë nëpër shkollat e kryeqytetit se "Si duhet të sillemi me qenët endacak".

Përmes një komunikate për media kjo OJQ ka njoftuar se ligjërata, është e financuar nga BE dhe zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile KCSF, raporton Insajderi.

Qëllimi i kësaj ligjërate është informimi i fëmijëve të klasave të katërt për qasjen me qenët endacak përfshirë edhe turmat e tyre.

Me poshtë gjeni orarin:

26.09.2017 – Shkolla Fillore ” 7 Marsi”, Kalabri

Ligjerata 1: 13:00

Ligjerata 2: 13:50

27.09.2017 – Shkolla Fillore “Shkendija”, Hajvali

Ligjerata 1: 13:00

Ligjerata 2: 13:50

Ligjerata 3: 14:40

28.09.2017 – Shkolla Fillore “Mitrush Kuteli”, Matiqan

Ligjerata 1: 13:00

Ligjerata 2: 13:50

Këto ligjërata planifikohen te mbahen ne vazhdimësi edhe në shkolla tjera. Për orarin e tyre do te njoftoheni paraprakisht. /Insajderi.com

The post Fëmijët do mësojnë si të sillen me qentë endacak appeared first on INSAJDERI.

Emery flet për penalltitë, thotë se ka marr vendim mes Neymarit dhe Cavanit

Posted: 26 Sep 2017 08:12 AM PDT

Trajneri i PSG-së, Unai Emery ka folur dhe një herë tjetër për rastin e Neymar dhe Edinson Cavanit, të cilët ishin shtyrë se kush duhet t'i ekzekutojë penalltitë.

Spanjolli tha se tashmë ka folur me dy sulmuesit e skuadrës dhe u ka treguar se çka duhet të bëjnë në raste të tilla.

Ai po ashtu tha se do të ketë mjaft penallti këtë sezon, kështu që të dy do të kenë rastet e tyre për të shënuar.

"Ne kemi shumë lojtarë që mund t'i gjuajnë penalltitë. Nëse shikojmë statistikat, atëherë Cavani dhe Neymar do t'i ndajnë ato. Do të tentojmë të fitojmë shumë penallti dhe ata do të kenë mjaft raste për të shënuar", tha Emery gjatë konferencës për media.

"Unë kam biseduar me të dy lojtarët dhe u kam treguar se si do të ndodh në fushë kur do të kemi fituar ndonjë penallti", tha në fund ai.

PSG nesër do të ketë përballje shumë të vështirë, pasi do të pres Bayern Munichun në kuadër të Ligës së Kampionëve.

The post Emery flet për penalltitë, thotë se ka marr vendim mes Neymarit dhe Cavanit appeared first on INSAJDERI.

50 familje vendosen në banesat sociale në Prishtinë

Posted: 26 Sep 2017 08:07 AM PDT

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka nënshkruar një kontratë me të cilën do të bëhet vendosja e 50 familjeve në banesat sociale.

Ahmeti ka thënë se gjatë mandatit të dytë si kryetar i Prishtinës do të strehohen edhe 251 familje.

"Në mandatin e dytë jemi zotuar se do ti strehojmë edhe 251 familje me që rast do strehojmë të gjitha familjet që i përmbushin kriteret. Në program e kemi treguar edhe si do ta bëjmë", ka njoftuar Ahmeti përmes një postimi në Facebook.

Image

Image

The post 50 familje vendosen në banesat sociale në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

Thaçi shkon sërish në ShBA

Posted: 26 Sep 2017 08:07 AM PDT

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas takimit me Papa Françeskun, pritet të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Thaçi do të pritet në takim nga zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael Pence.

Në këtë takim do të diskutohet për tema të ndryshme me interes të të dy shteteve tona. Presidenti Thaçi do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes amerikane për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe procesin e integrimeve euroatlantike.

Presidenti Thaçi do të kërkojë po ashtu përfshirjen e SHBA-së në fazën e fundit të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si një garantues i paqes dhe stabilitetit në rajon. /Insajderi.com

The post Thaçi shkon sërish në ShBA appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more