Skip to main content

“Ilaçi më i mirë për këto sëmundje është vera” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Ilaçi më i mirë për këto sëmundje është vera” plus 9 more Lajmi i Fundit


Ilaçi më i mirë për këto sëmundje është vera

Posted: 15 Sep 2017 07:52 AM PDT

Pini verë të kuqe, jo vetëm që qejf, por si ilac për trupin. Një eksperte e shëndetësisë thotë se kjo pije sjellë shumë përfitime afatgjata për organizmin e njeriut.

Creina Stockley, nga Instituti i Kërkimeve të Verës në Australi, shton gjithashtu se vera e kuqe e shoqëruar me ushqim, mund të zvogëlojë mundësinë që të keni një sulm në zemër, apo mund të rrisë jetëgjatësinë e trurit.

Duke folur rreth trupit dhe shpirtit, ekspertja pretendon se një gotë vere në ditë mund të përmirësojë kujtesën tuaj.
"Njerëz që pinë verë rregullisht dhe në mënyrë të moderuar, veçanërisht me ushqim, kanë 30% më pak shanse që të preken nga një atak kardiak. Kjo pije është e mirë për ju nëse pini vetëm 2 gota në ditë dhe nëse pini më shumë, risku për sulm në zemër rritet edhe më tepër
Ne shpesh paralajmërojmë pacientët që të mos konsumojnë alkool se mund të vrasin qeliza e trurit, por nëse nuk deheni, vera rrit funksionin konjuktiv (njohës)", tha ekspertja e shëndetësisë.

The post Ilaçi më i mirë për këto sëmundje është vera appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Alban Hoxha kërkon falje dhe lë shiritin e kapitenit

Posted: 15 Sep 2017 07:43 AM PDT

Prej ditësh në klubin e Partizanit është folur për çështjen e Alban Hoxhës, kapitenit që theu rregulloren duke mos u paraqitur në skuadër pas ndeshjes me Kombëtaren.

Portieri sot ka reaguar duke kërkuar falje sipas rregullave të drejtuesve dhe duke hequr dorë nga shiriti i kapitenit. Hoxha gjithashtu ka deklaruar se ky do të jetë një shembull për të gjithë.

Fjalët e Hoxhës, të postuara nga faqja zyrtare e Partizanit
"Klubi ka vendosur një rregullore të brendshme, të cilën unë dhe shokët e mi duhet ta respektojmë. Kur kjo rregullore nuk respektohet unë marr përsipër përgjegjësitë. I kërkoj falje klubit, stafit teknik dhe shokëve të skuadrës. Për këtë arsye dorëzoj edhe shiritin e kapitenit për të dhënë shembull për të gjithë. Jam gati të rikthehem në vendin tim, pranë skuadrës dhe të jem në dispozicion të klubit, trajnerit dhe ekipit për të mirën e Partizanit."

The post Alban Hoxha kërkon falje dhe lë shiritin e kapitenit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Marina e uron për fëmijën që po presin, Ermali: ‘’Sytë nga ty tani!’’

Posted: 15 Sep 2017 07:36 AM PDT

Martesa pa fund këtë verë, por dhe shtatëzani.

Në këtë situatë, ku personazhet urojnë çiftet që martohen, pastaj të sapomarturit urojnë prindërit e ardhshëm, edhe përgjigjet ngjajnë me ato që dëgjohen në bisedat e zakonshme.
Është mëse e natyrshme që një vajze të sapomartuar që uron dikë për pritjen e fëmijës, t'i urosh të njëjtën gjë dhe Ermal Mamaqi këtë ka bërë, por në një mënyrë që shpreh të vërtetën e kësaj lagjeje të madhe të showbizit…

"Gjithë sytë nga ty taniiii", shkruan Ermali.

Sepse si në familje, apo në lagje, edhe në showbiz, pas martesës, të gjithë presin fëmijën

The post Marina e uron për fëmijën që po presin, Ermali: ''Sytë nga ty tani!'' appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Lady Gaga rëndë në spital, tmerron fansat: Sëmundja më ka shkatërruar (Foto)

Posted: 15 Sep 2017 07:27 AM PDT

Lady Gaga është sëmurë. Nëpërmjet një postimi në Instagram ku shfaqej me serum në dorë, Gaga u ka kërkuar falje të gjithë fansave për mungesën, duke shtuar dhimbja ishte më e fortë se ajo.

"Brazil, jam e shkatërruar që nuk mundem të jem mirë mjaftueshëm për koncertin në Rio. Do bëja gjithçka për ju, por tani më duhet të kujdesem për trupin tim. Ju premtoj se do rikthehem së shpejti, shkruan class. Më vjen shumë keq, ju dua. Unë nisa menjëherë në spital, pasi nuk kishte të bënte me lodhjen, por dhimbjet e mia janë shumë të forta. Jam në duart e sigurta të mjekëve më të mirë", shkruan ajo.

Rreth 6 vite më parë, Lady Gaga ka deklaruar për herë të parë se vuan nga një sëmundje, por pa dhënë detaje të tjera mbi sëmundje, apo se sa serioze është ajo. Vetëm pak ditë më parë ajo ka zbuluar se vuan nga fibromyalgia (një çrregullim kronik i karakterizuar nga dhimbje të përhapura muskulo-skeletore, lodhje, gjumë, humbje kujtese dhe luhatje të humorit. Gaga është shprehur kjo sëmundje nuk ka shërim, por kurohet.

"Shpresoj që njerëzit të cilët do shohin dokumentarin tim dhe vuajnë nga një sëmundje kronike ta kuptojnë se nuk janë vetë", u shpreh Gaga gjatë fjalimit para premierës në Toronto.

The post Lady Gaga rëndë në spital, tmerron fansat: Sëmundja më ka shkatërruar (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Martin Shkreli përfundon në burg

Posted: 15 Sep 2017 07:14 AM PDT

Shqiptari më i urryer në botë, Martin Shkreli, CEO i Turing Pharmaceuticals i cili mori pseudonimin "pharma bro" duke rritur çmimet e ilaçeve që mund tu shpëtonin jetën të sëmurëve me HIV/Aids do të qëndrojë 4 muaj burg në qytetin e Bruklin.

Qelia ku do të qëndrojë është e njohur si burgu i "kollareve të bardha", aty ku burgosen mafiozë dhe të dyshuar për terrorizëm, të cilëve u mohohet aksesi ndaj shumë shërbimeve.

Deri në janar Shkreli do të jetë i burgosur në Qendrën Metropolitane të Dënimit në Bruklin, një vend i njohur si streha e të ashtuquajturve "kollaret e bardha", shkruan BBC.
Në këtë burg ndodhen afro 2000 të burgosur, dhe Shkreli nuk do të ketë mundësi të përdorë internetin.
34-vjeçari, ish-ekzekutiv i kompanisë farmaceutike Turing, u vendos në qendër të vëmendjes për rritjen ekstreme të çmimit të një ilaçi antiparazitik, gjë që i solli nofkën e "njeriut më të urryer në Amerikë" dhe "Pharma Bro". Urdhëri për burgosjen e tij erdhi pasi Shkreli ofroi 5,000 dollarë shpërblim në Facebook për personin i cili do t'i sillte një fije floku të ish-sekretares së shtetit Hillary Clinton.

The post Martin Shkreli përfundon në burg appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Rama e mban fjalën, pezullon ‘policinë gri’

Posted: 15 Sep 2017 07:04 AM PDT

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë ka pezulluar kontrollet në rrugë që ushtrohen aktualisht nga ajo që njihet si policia gri dhe që është nën varësinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.

Në argumentin e ministrisë qëndron fakti se kontrollet bëhen në mënyrë të rastësishme duke mos respektuar rregulloren çka vë në rrezik jetën e drejtuesve të mjeteve.

Pas ristrukturimit të DPSHTRR pritet që kompetencat për kontrollet në rrugë t'i kalojnë një strukture të vetme siç është Policia Rrugore ndërkohe që pritet të zbardhet edhe çfarë do të ndodhë me njësinë e veçantë.
Pezullimi i policisë gri u paralajmërua më herët edhe nga Kryeministri Edi Rama.
Njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë z.Damian Gjiknuri firmosi sot urdhrin për pezullimin e veprimtarisë së ushtrimit të kontrollit në rrugë nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe strukturat e saj të varësisë.
Pezullimi i veprimtarisë së kontrollit në rrugë do të bëhet deri në ristrukturimin e këtij institucioni dhe miratimin e ndryshimeve të nevojshme të Rregullores së Zbatimit të Kodit Rrugor, të miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.153, datë07.04.2000, si edhe miratimin e akteve të tjera nënligjore, siç parashikojnë kërkesat e kësaj rregulloreje. Për zbatimin e këtij Urdhri ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe strukturat e saj të varësisë.
Aktualisht, kontrolli në rrugë ushtrohet në vende rastësore nga strukturat përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor edhe pse rregullorja referon që kontrolli ushtrohet në vende të posaçme, të përcaktuara me Udhëzim. Ushtrimi i kontrollit në vende të papërshtatshme paraqet rrezikshmëri, jo vetëm për jetën dhe shëndetin e drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë në rrugë, por edhe për atë të kontrollorëve të rrugëve.
Gjithashtu, kontrolli ka shpesh mbivendosje me kontrollin e ushtruar nga organet e tjera të siç janë shërbimet e Policisë Rrugore dhe organet tatimore, duke sjellë shqetësime dhe pengesa në punën e operatorëve të transportit, deri nëabuzime ndaj tyre dhe shkelje të sigurisë rrugore.
Monitor

 

The post Rama e mban fjalën, pezullon 'policinë gri' appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Skandali i një dite më parë në Shkozë, banori i shkruan deputetes: Mallkoj veten që votova PS

Posted: 15 Sep 2017 06:50 AM PDT

Një grup ndërinstitucional është krijuar për të gjetur mundësi sipas kategorive që futen në këtë situatë; me leje, pa leje dhe në procese gjyqësore.

Të paktën kështu ka bërë të ditur deputetja e zonës, Elona Gjebrea për banorët e Shkozës, të cilët dolën dje në protestë, pasi preken nga projekti i rehabilitimit të Lanës, ku në pjesën e parë të projektit do të prishen 153 shtëpi.

Duke iu kthyer përgjigje një qytetareje, shtëpia e së cilës rrezikon të prishet, deputetja Gjebrea ka bërë të ditur se duhet kuptuar situata dhe nevoja për këtë ndërhyrje madhore në dobi të komunitetit që do të sjellë dhe zhvillim të zonës. Ja çfarë shkruan ajo:
"Përshëndetje! Sikurse kam sqaruar në reagimin tim një grup ndërinstitucional është krijuar për të gjetur mundësi sipas kategorive që futen në këtë situatë. Me leje, pa leje dhe në procese gjyqësore. Po bëjmë më të mirën. 2 persona të zgjedhur nga përfaqësia e banorëve janë në kontakt të vazhdueshëm me mua. Po duhet kuptuar situata dhe nevoja për këtë ndërhyrje madhore në dobi të komunitetit që do të sjellë dhe zhvillim të zonës. Jam në mbështetje tuajën për të gjetur një mundësi mbështetje!".
Mirëpo, njëri prej komentuesve duket se e ka nxjerrë "huq" deputeten Gjebrea se ka shkuar të takojë dje banorët në Shkozë, për të disktuar sa i përket problemi që ata kanë. "Pse genjen? Dje ishe ne Rinas duke u larguar nga Shqiperia. Ku i takove qytetaret?".
Ajo çka bie në sy në komentet e dërguar deputetes Elona Gjebrea është një SMS shkruar nga një zotëri në drejtim të deputetes Gjebrea, i cili mallkon veten që ka votuar për PS-në, ndërsa thekson se po i groposin të gjallë. Vajzës së tij i ka rënë të fikët dje, ndërsa nipin ia ka marrë policia. Ja çfarë i shkruan ai deputetes; Gjebrea.
"Znj.Gjebrea. Kam pasur dhe kam respekt. Jam ai xhaja që po luaja domino te dyqani, te Agushe Gjexovica që foli dhe gruaja ime. Të premtuam votat tona dhe ju më premtuat në mes të gjithëve: 'xhaxha je i pari që do të marrësh legalizimin'. Mirëpo, dhe tani se kam marrë akoma. Ti e di mirë që unë jam i sëmurë që të informojë edhe gruaja ime me këshilltarin e zonës dhe prapë kam ardhur në Itali për kurim. Kur marr vesh që goca ime që është edhe e sëmurë e shoh të shtrirë në këmbët e policisë që i kishte ikur edhe gjuha. Gjithashtu dhe nipin tim që e merr policia. I thashë vetes dhe e kam mallkuar se kujt ia kam dhënë votën me familjen time deri kur është themeluar partia socialiste. Kjo parti, familjen time po ma gropos. Kur u shemb dyqani te Ali Demi, në tokën time ku më kishin prishur shtëpinë private, që kjo qeveri akoma s'më ka shpërblyer. Vetëm emrin kam për shpërblimin e shtëpisë. I kam bërë gjithë veprimet deri tek banka që do t'i dërgonin, por ende s'kam marrë asgjë. Këtu që kam bërë shtëpinë që ma keni zotuar që, fola më lart dhe kur mësova edhe për gocën Anila Mema që ka komunikuar dhe pashë edhe videot me policinë them që kjo është socialistja dhe nuk kam më besim?! Që kjo qeveri që kam votuar deri ku u themelua dhe prandaj jam i shqetësuar dhe i zhgënjyer. Pres që të bëjnë ndonjë kthesë dhe të ndonjë përgjigje të mirë, Faleminderit!"
GSH.al

 

The post Skandali i një dite më parë në Shkozë, banori i shkruan deputetes: Mallkoj veten që votova PS appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Ndalin hetimet e vrasjes së Artan Cukut, ekspertiza balistike s’gjen prova

Posted: 15 Sep 2017 06:45 AM PDT

Armët e përdorura në ekzekutimin e kryekomisar Artan Cukut nuk janë përdorur në krime të mëparshme.

Rezultati i ekspertizës balistike vështirëson punën e grupit hetimor për sigurimin e provave rreth urdhëruesve të vrasjes së ish-oficerit të lartë të policise. Deri me tani në qeli për ekzekutimin e ish-drejtorit te policisë Artan Cuku është vetëm ekzekutori me pagesë Mikel Shallari.

Kur kanë kaluar 5 muaj nga ekzekutimi mafioz i Artan Cukut, ish- oficerit te larte te policise, duket se hetimet kanë mbetur në vendnumëro. I qëlluar me 5 plumba, poshtë apartamentit të tij, prokuroria deri më tani ka vetëm një person të dyshuar për vrasjen e tij, Mikel Shallarin.

Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije për ABC Neës, se përgjigjet e ardhura nga laboratori balistik i policisë së shtetit janë negative për dy armët e krimit që dyshohen se janë përdorur nga 24-vjeçari Shallari në mbrëmjen e 8 prillit. Predhat e plumbave të sekuestruar në vendngjarje, nuk kanë rezultuar se janë qitur nga armët e gjetura nga policia në dy vende të ndryshme.
Një pistoletë tip Berretë të gjetur prane liqenit Artificial dhe tjetra në Kuçovë në vendin i tij të lindjes. Armet ishin një prove e fortë që kishin hetuesit ndaj Mikel Shallarit, pasi do ta lidhin ate drejtpërdrejt me krimin e kryer ndaj ish drejtuesit të policisë.
I riu nga Kuçova u arrestua me kërkesë të prokurorisë së krimeve të rënda, ndërsa prova që çoi në zbulimin e tij është profili gjenetik i ADN-s, gjurmë të cilën Mikel Shallari e ka lënë në rrobat që hodhi pak minuta pas vrasjes në një kosh mbeturinash pranë vendit të krimit. Në fund të korrikut, organi i akuzës ka kërkuar, shtyerjen e afateve edhe me 3 muaj të tjerët për qëndrimin në burg të Mikel Shallarit. Prokuroria ka krijuar bindjen se 24-vjecari nuk ka kryer i vetëm vrasjen e Cukut. Dyshimet janë se, Shallari ishte ndihmuar nga dy persona të tjerë, të cilët janë shpalluar në kërkim ndërkombëtar.
Njëri prej tyre është me origjine nga Skrapari dhe rezulton një i afërm i Mikel Shallarit, ndersa personi tjetër i dyshuar për këtë krim të rëndë eshte Cakrani i Fierit, një personazh jo pak i njohur për drejtësinë, i arrestuar pak vite më parë për një sërë vrasjesh të bujshme nga ish-drejtori i Policisë së Vlorës Artan Cuku dhe i liruar vetem pak kohë para ekzekutimit të ish-oficerit të lartë të policisë tashmë të shpallur dëshmor.

The post Ndalin hetimet e vrasjes së Artan Cukut, ekspertiza balistike s'gjen prova appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Njoftim i rëndësishëm për përdoruesit e telefonave Android

Posted: 15 Sep 2017 06:44 AM PDT

Kjo informatë ka të bëjë me të dhënat e ruajtura në Google Drive.

Google automatikisht do të fshijë nga Drive Backup të pajisjes tuaj nëse ajo është jo aktive për dy muaj, transmeton Express. Sipas Android Police, Google lejon ruajtjen Backup të pajisjes ne Google Drive, por këta fajlla qëndrojnë aty vetëm gjatë kohës sa pajisja juaj është aktive.

Nëse pajisja nuk përdoret për 2 javë, atëherë Google cakton kohën kur fajlli juaj do të fshihet. Kjo periudhë është dy muaj nga koha kur pajisja juaj është jo aktive.

The post Njoftim i rëndësishëm për përdoruesit e telefonave Android appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Mediat gjermane: Kina po pushton ekonomikisht Ballkanin

Posted: 15 Sep 2017 06:41 AM PDT

Përmes kredive të bankave kineze Ballkani mund të bëhet gjithnjë e më i varur politikisht nga Pekini. Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” analizon ndikimin kinez në Ballkan.

Ballkani nuk ka emër të mirë tek evropianët e tjerë që e lidhin me konflikte etnike, korrupsion, varfëri dhe të gjitha llojet e të këqijave të tjera. Shpesh këto janë stereotipe që nuk u përgjigjen realiteteve të Evropës Juglindore. Megjithatë, jo çdo imazh negativ i Ballkanit është një karikaturë keqdashëse. Mungesa e pavarësisë së mediave në shumë vende të rajonit, pavarësisht se cila qeveri është në pushtet dhe manipulon opinionin publik, është, për shembull, jo një stereotip, por një dukuri e përditshme.

Një fakt tjetër që lidhet me Ballkanin janë shtetet e tij të vogla. Mali i Zi p.sh. nuk ka as një të pestën e banorëve të Berlinit. Por të vogla janë edhe Estonia, Luksemburgu apo Finlanda. Dhe problemi me shtetet e Ballkanit nuk është se janë të vogla, por se janë të dobëta ekonomikisht. Rëndësia e pakët politike dhe ekonomike si dhe pozicioni i tyre midis Rusisë, Turqisë dhe Evropës së pasur Veriperëndimore e bën rajonin të prekshëm ndaj përpjekjeve për manipulim. Shumë është shkruar tashmë për manovrat e Rusisë për të trazuar gjendjen aty, ose për rikthimin e Turqisë në Ballkan.
Ndikim në rritje i Kinës
Një studim i ri hedh dritë tani për një fakt tjetër që deri tani qe anashkaluar: jo fshehurazi, por pa zhurmë Kina është bërë një investitor i rëndësishëm në Evropën Juglindore. Ekonomisti gjerman Jens Bastian, i cili jeton në Athinë, analizoi për disa muaj i ngarkuar nga “Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim” angazhimin ekonomik të kompanive kineze në Ballkan. Dhe edhe pse ai paralajmëron që të mos bëhet panik, Bastian gjithashtu thekson ndikimin e shpejtë ekonomik të Kinës në rajon dhe shtron pyetjen për dimensionin politik të këtij ndikimi.

Ndër të tjera, ai paralajmëron që Ballkani mund të bëhet gjithnjë e më i varur politikisht nga Pekini përmes kredive të bankave kineze.
Investime në infrastrukturë
Për vite, Kina ka investuar në infrastrukturën e transportit, veçanërisht tek portet, rrugët dhe rrjetet hekurudhore, në vendet e Evropës Juglindore. Shembulli më i famshëm është porti i Pireut. Ky po përjeton një bum qëkurse sipërmarrja kineze “Cosco Pacific” siguroi në vitin 2009 koncesionin për kalatat e kontejnerëve për 35 vjet. Greqisë kjo i sjell vende të reja pune. Dhe në Greqi gjatë dhjetë vjetëve të fundit nuk ka pasur ndonjë investim tjetër që të ketë qenë më i rëndësishëm.

Porti i Pireut po përjeton një bum qëkurse i kaloi me koncesion në vitin 2009 sipërmarrjes kineze “Cosco Pacific”
Në Serbi me paratë kineze po ndërtohet një linjë hekurudhore mes Beogradit dhe Budapestit si dhe një autostradë. Zakonisht bankat kineze i miratojnë kreditë për projekte të mëdha ndërtimi, nëse kredimarrësi ngarkon me zbatimin e projektit një sipërmarrje kineze dhe punëson punëtorë kinezë. Kjo do të thotë që ekonomisht prej kredive përfiton kryesisht vetë Kina, si p.sh. në rastin e urës së Danubit në Beograd që përfundoi në vitin 2014. Serbia mori një kredi prej 260 milionë eurosh nga një bankë kineze, por ajo u ndërtua nga një sipërmarrje kineze.
Koloni kineze para portave të BE-së?
A po kërcënon kështu rreziku që rajoni të shndërrohet në një koloni kineze para portave të BE-së? Jo, kjo është e ekzagjeruar. Studimi i balancuar paralajmëron me të drejtë kundër alarmizmit. Aktualisht BE-ja dhe fqinjët e saj mbeten deri tani partneri më i rëndësishëm për Ballkanin. Investimet dhe kreditë kineze janë vetëm një shtesë e mirëpritur dhe shpesh e dobishme – si p.sh. Porti i Pireut. Por avancimi kinez në Ballkan gjithashtu tregon, se nëse BE-ja nuk është e interesuar për rajonin, atëhere këtë do ta bëjnë të tjerët. Nga ana tjetër nuk ka asnjë vend tjetër në botë ku BE-ja të merret kaq seriozisht sa në Sarajevë, Tiranë, Beograd apo Shkup. Nëse BE-ja ka ndikim diku jashtë vendit dhe mund të arrijë diçka, atëherë në Ballkan. BE-ja thjesht duhet ta dojë këtë.

Michael Martens/FAZ

The post Mediat gjermane: Kina po pushton ekonomikisht Ballkanin appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more