“Haradinaj flet edhe për Demarkacionin” plus 1 more Gazeta Tribuna |
Haradinaj flet edhe për Demarkacionin Posted: 18 Sep 2017 09:30 AM PDT Ramush Haradinaj në takimin jo formal për gazetarët ka folur edhe për Demarkacionin. Tha se është problem që qeveritë paraprak e kanë bërë gabim. "Unë nuk do të jem kundër botës, por as nuk kam ardh me ju mbyll gabimet që kanë bërë të tjerët", tha ai. Haradinaj tha se do formojnë Komision të ri shumë shpejt dhe do gjenden gabimet paraprake. Pastaj nëse nuk gjendet ndonjë rrugë do e dërgojnë në Kuvend, nëse rrëzohet do dërgohet në Arbitrazh, ndërsa nga Mali i Zi tha se do kërkon rishikim të marrëveshjes. Në fund tha se edhe nga BE do kërkoj që të aplikojnë të gjitha procedurat e njëjta si të shteteve tjera sa i përket liberalizimit të vizave. The post Haradinaj flet edhe për Demarkacionin appeared first on Gazeta Tribuna. |
Kërcënon Koreja e Veriut: Sanksionet nuk do të na ndalin Posted: 18 Sep 2017 07:57 AM PDT Koreja e Veriut ka paralajmëruar se sa më shumë sanksione dhe presion vetëm sa do ta përshpejtojnë programin e saj bërthamor. Në një deklaratë, ministria e jashtme e quajti raundin e ri të kufizimeve të imponuara nga Kombet e Bashkuara si “veprimi më i egër, joetik dhe çnjerëzor i armiqësisë”. Ndërkohë, SHBA dhe Koreja e Jugut kanë kryer ushtrime të përbashkëta ushtarake mbi gadishullin Korean, transmeton KosovaPress. Koreja e Veriut do të jetë çështja kyçe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB këtë javë. The post Kërcënon Koreja e Veriut: Sanksionet nuk do të na ndalin appeared first on Gazeta Tribuna. |
You are subscribed to email updates from Gazeta Tribuna. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: