Skip to main content

“Flet fotografi që fiksoi momentin e fundit të Azem Hajdarit, biseda me Sokol Olldashin” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Flet fotografi që fiksoi momentin e fundit të Azem Hajdarit, biseda me Sokol Olldashin” plus 9 more Lajmi i Fundit


Flet fotografi që fiksoi momentin e fundit të Azem Hajdarit, biseda me Sokol Olldashin

Posted: 16 Sep 2017 07:58 AM PDT

Fotografi që realizoi foton e fundit të Azem Hajdarit pas atentatit, eshte Felix Bilani. Ai kujton momentet e vështira të 12 shtatorit të vitit 1998.

JA RREFIMI

"12 shtator 1998, në atë kohë punoja për gazetën "Albania". Rreth
orës 09 e 30 ulëm tek bar "Mariela" për të pirë kafen, mora gazetat
dhe po u hidhja një sy, kishte media në atë kohë…Ngjarjet ishin të
rënda, pasi bëra koronikat apo fotot e ditës, rreth orës 15:00 shkoj
në redaksi, puna e zakonshme.

Me Sokol Olldashin, në atë kohë zv/kryeredaktor në këtë gazetë, rreth
orës 16:00 shkuam tek piceri "Magelani" te pinim nga teke fernet dhe
kafen. Koli e kishte qef fernetin . Me biseda mbi letërsinë dhe poezinë,
e pak për gazetarinë, çohemi dhe shkojmë në redaksi, unë ndenja
dhe pak pasi nxora disa foto nga arkivi dhe largohem për shtëpi.
Ishte mbrëmje kur më flasin në radio, pasi gazeta kishte radio dhe jo
si sot telefon. Botuesi Ylli Rakipi më thotë që duhet të shkoj urgjent
në redaksi. Shkoj për pak minuta pasi e kisha afër redaksinë, mbeta
pak i shtangur. Ylli ishte i mbushur, Sokoli gjithashtu. Astrit Patozi
nuk fliste por i mbushur në sy dhe ai. "Ça ka ndodh"- pyes?

Sokol Olldashi me thotë: "Na e vranë Azemin dhe duhet të shkojmë
në Spitalin Ushtarak." Mbetem dhe mpihem.

Vetvetiu më kaluan disa situata të Azem Hajdarit para syve. Nga hyrja
në Tropojë ishte i plagosur atëherë (ngjarja kur Gafur Mazreku e
plagosi në parlament ) e deri tek momenti i fundit në Qytet Studenti
(ngjarja kur u vra një efektiv i forcave të ndërhyrjes së shpejtë ) ku

më shpëtoi nga Agim Shehu zv.ministër i asaj kohe, pasi në atë kohë
isha në gazeten "Koha jone"

Fjalët që më tha atje ishin: "Feliks, mos fotografo pa ardhur unë
sepse po vjen Agim Shehu dhe ti e di që as ty e as një gazetar te
'Koha jonë' nuk e ka mirë me të."

Këto e të tjera më kalonin në mendje gjatë rrugës për në Spitalin
Ushtarak. Mbërrijmë. Tek ajo që quhet urgjencë në Spitalin Ushtarak
ishin shume njerez, aq shumë sa me shumë zor çamë turmën dhe
hymë brenda.

Futem brenda, eci tek dera majtas që shkon në salle operacioni, edhe
aty shumë njerëz . Ylli Rakipi më thotë që do bësh foton e fundit të
Azemit, zëri i dridhej dhe ishte i mbushur në sy nga lot që mezi i
mbante, po kështu edhe Sokol Olldashi.

Më futën në një derë djathtas. Futem brenda, shoh njerëz që ishin të
afert dhe lotonin, unë në qafë përveç aparatit tim kisha dhe aparatet
e dy kolegëve pasi vetëm unë do hyja brenda.

Shoh Azemin dhe sytë më mbushen. Për herë të parë duart nuk më
bënin të prekja aparatin. Nuk kishin vrarë vetëm Azemin, së bashku
me të vranë fjalën e lirë, vranë median e lirë, vranë atë që ishte
gjithmonë pro lirisë, edhe brenda PD. Këto mendoja aty tek shihja
trupin pa jete të njeriut që kundërshtoi Ramizin e çdokënd tjetër për
një liri dhe një demokraci.

Dëgjoj një nga personat aty që më thotë të mbaroja dhe të dilja. Me
duart që më dridheshin shkrep disa herë aparatet dhe dal. Me
mendjen dhe mendimin që tashmë askush nuk mund të mbrojë më
lirinë e fjalës. Bëra foton e vetme dhe të fundit të njeriut që la
përgjysmë ëndrrën e tij për një demokraci në PD dhe në Shqipëri.

Ps: Për arsye se fotoja është e bërë me film, pra vite më parë kjo
është foto e marrë nga Google dhe e botuar në gazeten Albania të
asaj kohe".

The post Flet fotografi që fiksoi momentin e fundit të Azem Hajdarit, biseda me Sokol Olldashin appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

U arrestua me kokainë në Britani, shqiptari rrëfen përse merrej me drogë

Posted: 16 Sep 2017 07:54 AM PDT

Një shqiptar, i cili u kap me drogë në rrugët e Brighton dhe Hove do të deportohet nga shteti britanik.

Fatjon Gjini, 28 vjeç, kishte hyrë në Britani ilegalisht, duke përdorur një mjet identifikues të falsifikuar.

"Gjini u dënua me 16 muaj burg të mërkurën dhe do të dëbohet nga vendi", raportojnë mediat lokale.

Shqiptari Gjini u kap nga policia me 25 qese kokainë, në makinën e tij Volkswagen Golf në York Avenue, Hove, më 15 Shtator.

Kur u pyet nga policët, Gjini tha se ai kishte filluar të shiste drogë sepse dikush i kishte premtuar 3000 paund në javë, por sapo e kishte kuptuar që nuk do t'i merrte paratë ishte përballur me personin në fjalë.

Ky i fundit i kishte thënë se tashmë Gjini i detyrohej atij 3000 paund. Më pas, sipas Gjinit, ai ishte i detyruar të merrej me këtë punë sepse frikësohej për jetën.

Përveç akuzës për shpërndarje droge, i riu shqiptar u dënua edhe me 6 muaj të tjera burg, për shkak se u vërtetua se ai kishte përdorur leje drejtimi të falsifikuar duke bërë kështu 22 muaj burgim në total, citon tv klan.

The post U arrestua me kokainë në Britani, shqiptari rrëfen përse merrej me drogë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Përvjetori i Konferencës së Pezës, komunistët dalin publikisht me foton e Enver Hoxhës

Posted: 16 Sep 2017 07:28 AM PDT

Në përkujtimin e këtij 75-vjetori të Konferencës së Pezës nuk munguan nostalgjikë të Partisë Komuniste të cilët me pankarta në duar risollën edhe njëherë në vëmendje figurën e Enver Hoxhës.

"Kjo luftë do të festohet vazhdimisht, por këtë e ka drejtuar Komandanti i Përgjithshëm Enver Hoxha. Pa Enver Hoxhën nuk do kishte as Konferencë të Pezës".

Konferenca e Pezës u mbajt me 16 shtator 1942 dhe pati për qëllim organizimin e forcave të ndryshme politike në një luftë të përbashkët kundër Italisë fashiste.

The post Përvjetori i Konferencës së Pezës, komunistët dalin publikisht me foton e Enver Hoxhës appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Vulin: Nuk do ta lejojmë kurrë krijimin e ushtrisë së Kosovës

Posted: 16 Sep 2017 07:05 AM PDT

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, duke komentuar deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, të dhënë mbrëmë për RTK, se Prishtina deri kah fundi i këtij viti do të formojë ushtrinë, ka thënë se Rezoluta e KS të OKB-së 1244 është e qartë dhe porositi se nuk do të ketë presion politik për shkak të të cilës Serbia do të pranojë formimin e kësaj ushtrie.

Serbia duket se qartesisht e kundershton ngritjen dhe formimin e ushtrise se Kosoves.

"Nuk ka organizatë, nuk ka fuqi dhe presion politik për shkak të të cilit do të pranojmë që të krijohet një forcë e armatosur, e cila do të jetë nën komandën e huaj, forcë e cila do të kërcënojë edhe vetë Serbinë qendrore dhe serbët në hapësirën e Kosovës", ka thënë ai.

The post Vulin: Nuk do ta lejojmë kurrë krijimin e ushtrisë së Kosovës appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Robert Lewandowski do të largohet nga Bayerni

Posted: 16 Sep 2017 07:02 AM PDT

Sulmuesi polak nuk është më i interesuar që të qëndrojë në Allianz Arena, ndaj është duke u bërë gati për largim në fund të edicionit.

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, i ka kërkuar agjentit të tij të kërkojë skuadër të re në fund të edicionit.

Polaku ka qenë i lidhur me një kalim tek ndonjë nga gjigantët e Europës, por thuhet se favorizon transferimin tek Real Madrid.

The post Robert Lewandowski do të largohet nga Bayerni appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Libia ndalon anijen shqiptare për transport të paligjshëm mallrash

Posted: 16 Sep 2017 06:54 AM PDT

Një anije tregtare shqiptare e nisur drejt Maltës është ndaluar nga marina ushtarake e Libisë nën akuzën për transport të paligjshëm mallrash.

Lajmi u publikua këtë të shtunë në buletinin e Rojes Bregdetare vendase. Mbrëmjen e kaluar anija "Envi 1", me flamur panamez e pronar shqiptar ishte nisur nga porti i Zuaras, 110 kilometra larg Tripolit me destinacion Maltën.

Në lundrim e sipër, anija është kapur nga autoritetet ushtarake bregdetare të Libisë, të cilat e kanë detyruar anijen të ankorohet pranë një tjetër porti, atij të Zauya-s, një port kryesisht karburantesh, që ndodhet 50 kilometra në perëndim të Tripolit.

Sipas njoftimit, anija shqiptare e drejtuar nga kapiteni malazez Marko Markoviç u ndalua pas dyshimeve për transport të paligjshëm të materialeve të ndërtimit, përfshirë edhe rërën.

Në përbërje të ekuipazhit prej 8 antarësh ndodhen edhe 5 marinarët shqiptarë, Maliq Bushati, Avni Buzi, Artur Selimaj, Xhodet Çelaj dhe Jurgen Balla.

Përveç kapitenit dhe dy drejtuesit e tjerë, oficeri i parë dhe i dytë i anijes janë shtetas malazezë.

Burime nga kapiteneria e Portit të Durrësit bënë të ditur se kjo anije ishte nisur bosh më 5 shtator nga porti detar i Durrësit drejt Portit të Zuaras në Libi ku dhe u kap, ndërsa fati i marinarëve mbetet ende i paqartë në një vend ku konfliktet e brendshme janë të ashpra.

The post Libia ndalon anijen shqiptare për transport të paligjshëm mallrash appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Ndërtimet në urën e Shkozës, Rama: Janë pa leje, duhen prishur

Posted: 16 Sep 2017 05:37 AM PDT

Kryeministri Edi Rama reagoi në lidhje me ndërtimet në Shkozë te cilat ditet e fundit jane bere objekt i debatit politik. Kreu i qeverisë i ka kthyer përgjigje një ndjekësi të tij në Facebook. Sipas Ramës ato janë ndërtime pa leje në mes të rrugës që duhen prishur.

"Familjet këtë e dinë prej kohësh-thotë Rama- dhe ska asnjë shans as për ta dhe as për askënd tjetër që të legalizohen në mes të rrugëve e pastaj të shpronësohen me parate e kopshteve dhe cerdheve, spitaleve për të hapur rrugën që është e të gjithëve.

Rama thotë se bashkia e Tiranës duhet tu ofrojë banorëve bonus qeraje si të pastrehë.

The post Ndërtimet në urën e Shkozës, Rama: Janë pa leje, duhen prishur appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Berisha sërish akuza ndaj vëllait të Ramës: Falë tij kokaina ”korr sukses” në Shqipëri

Posted: 16 Sep 2017 05:23 AM PDT

Akuzat e Berishës nuk ndalen. Ish-kryeministri, thotë se përveç 275 mjekëve që janë larguar nga Shqipëria në vitet 2016-2017 kanë bërë kërkesë edhe 140 të tjerë për të ikur.

Në një status në "Facebook" Berisha shkruan se vazhdon braktisja e madhe e dheut të Noriegës dhe se mjekët janë larguar nga Shqipëria për shkak të rrogave të ulëta, pasigurisë së madhe, korrupsionit qeveritar.

Por sipas tij, 'rilindja nuk është provuar rivdekje për të gjithë pasi në atdheun e dashur erdhi turravrap vëllaçko Olsi'.
STATUSI I BERISHËS
Nga dheu i Noriegës po ikin të gjithë!
Të dashur miq, pas njoftimit të urdhrit të mjekeve se gjatë viteve 2016-2017 janë larguar nga Shqipëria 275 mjekë dhe disa burime njoftojnë se kanë bërë kërkesë edhe 140 të tjerë, urdhri i farmacistëve informon se numri i farmacistëve që ka aplikuar për largim gjatë këtyre muajve të vitit 2017 është më i madh se sa i viteve 2015-2016 të marra së bashku.
Kështu vazhdon braktisja e madhe e dheut të Noriegës. Atyre që kanë memorie ju kujtohet vjeshta e vitit 2013 kur Edi Rama ftoi në kryeministri nga anekënd botës 40 mjekë dhe mashtroi shqiptarët se ata kishin vendosur të lënë klinikat në vendet ku punonin dhe të ktheheshin për të rilindur Shqipërinë.
E vërteta është se asnjë prej tyre nuk u kthye në Shqipëri. E kundërta ndodhi, 275 mjekë janë larguar nga Shqipëria dy vitet e fundit për shkak të rrogave të ulëta, pasigurisë së madhe, korrupsionit qeveritar.
Po duhet të jemi korrekt, se jo për të gjithë rilindja e Ramës është provuar rivdekje, jo dhe jo! Në atdheun e dashur shumë, erdhi turravrap vëllaçko Olsi së bashku me bandën e tij të kokainës. Kështu që shqiptarët duhet të falënderojnë Ramën se me ardhjen në atdhe të vëllaçko Olsit, Shqipëria u ngjit në çatinë e botës për përdorimin dhe trafikimin e kokainës. Bravo- bravo!!

 

The post Berisha sërish akuza ndaj vëllait të Ramës: Falë tij kokaina ”korr sukses” në Shqipëri appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Protesta ‘’bujë’’ në Shkozë, reagon për herë të parë Rama

Posted: 16 Sep 2017 05:08 AM PDT

Një replikë bujë ka ardhur nga kryeministri Rama, pasi iu kërkua të flasë për ndodhinë e dy ditëve më parë në Shkozë.

Rama reagon prerë se pse duhet të prishen ato ndërtesa
"Për Shkozën është shumë e qartë Roni, s'ka asgjë për të kthyer përgjigje: Janë ndërtime pa leje në mes të një rruge kryesore të Tiranës dhe duhet të prishen, ndërkohë që banorëve Bashkia e Tiranës duhet t'u ofrojë bonus qeraje si të pastrehë!

Familjet këtë e dinë prej kohësh dhe s'ka asnjë shans as për ta dhe as për askënd tjetër që të legalizohen në mes të rrugëve e pastaj të shpronësohen me paratë e kopshteve, çerdheve, spitaleve, për të hapur rrugën që është e të gjithëve!",-komenton Rama.

The post Protesta ''bujë'' në Shkozë, reagon për herë të parë Rama appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

E fundit/ Zyrtarizohen Sekretarët e Përgjithshëm të 11 ministrive të reja (Foto)

Posted: 16 Sep 2017 05:03 AM PDT

Ditën e sotme, ndërsa priten të bëhen publike emrat e zv.ministrave të kabinetit të ri 'Rama 2', janë zyrtarizuar Sekretarët e Përgjithshëm të 11 ministrive.

Ndër ta bie në sy rikonfirmimi i Plarent Ndrecës tek Ministria e Arsimit.
Kujtojmë që Ndreca u bë i njohur gjatë muajve të fundit për shkak të përplasjes me ministren teknike të Arsimit, të propozuar nga PD-ja.

Më poshtë lista me emrat e sekretarëve për çdo ministri.

The post E fundit/ Zyrtarizohen Sekretarët e Përgjithshëm të 11 ministrive të reja (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more