Skip to main content

““Exit Pollet” sugjerojnë fitoren e partisë së Angela Merkelit” plus 16 more Radio Evropa e Lirë

““Exit Pollet” sugjerojnë fitoren e partisë së Angela Merkelit” plus 16 more Radio Evropa e Lirë


“Exit Pollet” sugjerojnë fitoren e partisë së Angela Merkelit

Posted: 24 Sep 2017 09:26 AM PDT

Konservatorët e kancelares gjermane, Angela Merkel, e kanë siguruar edhe mandatin e katërt të njëpasnjëshëm për ta udhëhequr qeverinë e Gjermanisë, sugjerojnë të ashtuquajturat "exit polle" të transmetuesve më të njohur gjermanë. Sipas këtyre parashikimeve, Unioni Kristian Demokrat (CDU) i zonjës Merkel, i ka fituar 33.5% të votave në zgjedhjet e sotme parlamentare. Disa transmetues të tjerë thonë se CDU i ka fituar 32.5% të votave. Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD), e udhëhequr nga Martin Schulz, projektohet t'i fitoj 21% të votave, që do të jetë rezultati më i dobët zgjedhor i kësaj partie në historinë e pasluftës. Por, në një goditje të rëndë për establishmentin gjerman, partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) i ka fituar afro 13.3% të votave, duke e bërë këtë parti me orientim kundër imigracionit, forcën e tretë politike në Gjermani, raportojnë agjencitë e lajmeve nga Berlini. Zonja Merkel mund ta formoj koalicionin qeverisës me demokratët e lirë (FDP) dhe të gjelbërtit. Sipas "exit polleve" partia probiznesore, FDP i ka fituar 10%, ndërsa Partia e të Gjelbërve parashihet t'i fitoj 9.2%. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zgjedhjet në Gjermani

Posted: 24 Sep 2017 09:26 AM PDT

Gjermanët votuan në zgjedhjet parlamentare të dielën më 24 shtator, në të cilat pritet që kancelarja aktuale, Angela Merkel, ta fitojë edhe mandatin e katërt historik, ndërsa pritet që për herë të parë një parti e krahut të djathtë të ketë përfaqësim parlamentar prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Video: Reuters

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump i ka kritikuar lojtarët që janë gjunjëzuar gjatë himnit

Posted: 24 Sep 2017 08:33 AM PDT

Këshilltari i çështjeve juridike në Shtëpinë e Bardhë, Marc Short, thotë se presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kritikuar lojtarët e Ligës së Futbollit Amerikan (NFL) për shkak se janë gjunjëzuar gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar, meqë presidenti qëndron me amerikanët që dëshirojnë respektim të himnit. Zoti Short i tha sot rrjetit NBC se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, beson se lojtarët e NFL-së i kanë të drejtat e tyre sipas Amandamentit të Parë të Kushtetutës amerikane, por edhe pronarët e klubeve do të duhej të kishin të drejtë për t'i shkëputur kontratat me ta, raporton agjencia AP nga Nju Jorku. Nga ana tjetër, zoti Trump duket se do ta tërheq ftesën e tij për ekipin, Golden State Warriors, kampionin e Asociacionit Kombëtar të Basketbollit (NBA), për vizitë në Shtëpinë e Bardhë, për shkak të kundërshtimit publik që Trumpit ia ka bërë ylli basketbollistik, Stephen Curry. I pyetur se përse konsideron se presidenti Trump po nxiste tensione, këshilltari Short tha se ekipi, Golden State Warriors, kishte filluar i pari. Sipas tij, lojtarët "ishin ata që dolën të parët...dhe filluan ta kritikojnë presidentin".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjermani: Dalja në zgjedhje pak më e ulët se para katër vitesh

Posted: 24 Sep 2017 07:46 AM PDT

Autoriteti federal zgjedhor i Gjermanisë thotë se dalja në votimet e sotme është pak më e ulët, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013. Deri në orën 14 kanë votuar 41.1% e atyre me të drejtë vote, ka njoftuar Autoriteti zgjedhor. Kjo shifër është pak më e ulët se ajo e vitit 2013, kur deri në orën 14 kishin votuar 41.4%. Këto zgjedhje kishin përfunduar me pjesëmarrje totale prej 71.5% të votuesve, raporton agjencia AP nga Berlini. Autoritetet zgjedhore kanë kërkuar nga gjermanët që të dalin dhe të votojnë, duke theksuar se vendvotimet mbyllen në orën 18. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kabul: Nga sulmi vetëvrasës kundër ushtarëve danezë, janë plagosur 3 civilë

Posted: 24 Sep 2017 06:54 AM PDT

Zyrtarët e sigurisë afgane thonë se së paku tre civilë janë plagosur sot, pas një sulmi vetëvrasës me bombë kundër një konvoji ushtarak të Danimarkës, që vepron në kuadër të misionit ndërkombëtar të NATO-s në Afganistan. Zëdhënësi i NATO-s, William Salvin, ka konfirmuar se sulmi ka ndodhur në kryeqytetin Kabul dhe theksoi se asnjë pjesëtarë i NATO-s nuk është plagosur apo vrarë. Sipas tij, forcat e NATO-s ishin dërguar në vendin e sulmit për ta nxjerrë një makinë të dëmtuar ushtarake daneze. Një zëdhënës i talibanëve tha se këtë sulm e ka kryeer një pjesëtar i tyre dhe ka pretenduar se janë vrarë ose plagosur 16 ushtarë amerikanë dhe tri makina të blinduara janë shkatërruar. Ministria e brendshme e Afganistanit ka konfirmuar se nga sulmi me makinë bombë janë plagosur tre civilë dhe se ata janë dërguar në një spital në Kabul.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump: Irani punon me Korenë Veriore

Posted: 24 Sep 2017 05:58 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se prova iraniane e raketës së re balistike, tregon se marrëveshja madhore atomike është e diskutueshme dhe se Irani bashkëpunon me Korenë Veriore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Keqpërdorimi i aseteve publike në fushatë, të sanksionohet

Posted: 24 Sep 2017 05:54 AM PDT

Në ditët e para të fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit në Kosovë, përfaqësues të shoqërisë civile, kërkojnë nga subjekte politike të mos keqpërdoren resurset publike për qëllime elektorale, siç ka ndodhur çdoherë në fushatat zgjedhore në të kaluarën.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Iran: Ushtrime ushtarake para referendumit kurd për pavarësi

Posted: 24 Sep 2017 05:03 AM PDT

Forcat iraniane sot i kanë filluar ushtrimet ushtarake në një territor afër rajonin autonom kurd në Irak, vetëm një ditë para referendumit kundërthënës për pavarësi në raajonin verior në Irak. Transmetuesi shtetëror iranian, IRIB, ka raportuar se ushtrimet ushtarake në rajonin kufitar iranian, Oshnavieh, bëhen në kuadër të zhvillimeve vjetore për shënimin e fillimit të luftës irako-iraniane, në periudhën 1980-88. Irani i është bashkuar Turqisë dhe qeverisë së Irakut në kundërshtimin e referendumit të paraparë për nesër në rajonin kurd në Irak. Ankaraja, që lufton kundër kryengritjes kurde brenda Turqisë, është kërcënuar me operacion ushtarak për ta parandaluar paraqitjen e shtetit të ri kurd në kufijt e vet. Qeveria e Irakut, po ashtu, është kërcënuar se do të përgjigjej ushtarakisht ndaj çfarëdo dhune, që do të rezultonte nga referendumi. Kurdët irakianë pritet të votojnë për pavarësi në referendumin e nesërm, por kjo votë nuk është obliguese, dhe nuk pritet që do të rezultojë me deklaratë formale të pavarësisë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në mesnatë nis fushata për zgjedhjet lokale në Maqedoni

Posted: 24 Sep 2017 04:57 AM PDT

Partitë politikë në Maqedoni mesnatën mes së dielës dhe së hënës, fillojnë fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Këto janë zgjedhjet e para që organizohen nga qeveria e re pas krizës së rëndë, nëpër të cilën kaloi Maqedonia në tre vjetët e fundit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Londër: Nga sulmi me acid janë lënduar 6 vetë, arrestohet një 15 vjeçar

Posted: 24 Sep 2017 03:46 AM PDT

Nga një sulm i dyshuar me acid në pjesën lindore të Londrës, janë lënduar gjashtë vetë, ka thënë sot policia britanike dhe ka njoftuar se është arrestuar një person 15 vjeçar. Policia ishte ftuar mbrëmë vonë afër Stadiumit olimpik në Londër, pasi një substancë helmuese ishte përhapur gjatë një mospajtimi ndërmjet dy grupeve të meshkujve. Policia tha se sulmi nuk ishte i ndërlidhur me terror. Vitin e kaluar janë shënuar gjithsej 431 sulme me acid në Londër, ndërsa 398 prej tyre janë kryer në rajonin ku kishte ndodhur incidenti i fundit. Policia ka njoftuar se lëndimet nuk paraqesin "kërcënim për jetë", raporton agjencia AFP.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Cilat janë raportet ndërmjet mjekëve dhe pacientëve?

Posted: 24 Sep 2017 03:15 AM PDT

Raportet ndërmjet mjekut dhe pacientit, në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, nuk janë në nivelin e duhur. Kështu thonë profesionistë të fushës, duke potencuar faktin se pacientët në Kosovë vazhdojnë ta kenë të cenuar sigurinë e tyre.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Siri: Forcat qeveritare para fitores

Posted: 24 Sep 2017 02:45 AM PDT

Fitorja ushtarake në luftën civile gjashtëvjeçare në Siri është shumë afër për forcat e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, pas disa përfitimeve në fushëbetejë, ka thënë mbrëmë në Kombet e Bashkuara, ministri i jashtëm i Sirisë, Walid al-Mauallem. "Çlirimi i Alepos dhe Palmirës, tërheqja e rrethimit në Deir al-Zor dhe çrrënjsosja e terrorizmit nga shumë pjesë të Sirisë, dëshmojnë se tash fitorja është shumë afër", tha Muallem në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Sipas tij, forcat qeveritare të Sirisë do të përkujtohen si "heroike" për rolin e tyre në luftë. Trupat e Assadit nga fuqitë perëndimore dhe grupet për të drejtat e njeriut janë akuzuar se kanë kryer mizori, i kanë sulmuar civilët dhe kanë përdorë armatim kimik të ndaluar. Por këto akuza ministri Muallem i ka hedhur poshtë gjatë fjalimit të tij të mbrëmshëm. Nga lufta në Siri janë vrarë më se 330 mijë njerëz dhe më se 5 milionë sirianë janë detyruar të largohen nga ky vend dhe janë shndërruar në refugjatë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB: India dhe Pakistani kanë këmbyer akuza për terrorizëm

Posted: 24 Sep 2017 01:54 AM PDT

Pakistani dhe India kanë këmbyer dje akuza për terrorizëm të sponzorizuar shtetëror në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në këtë këmbim të fundit të akuzave reciproke, Pakistani është përgjigjur me zemërim ndaj pohimeve të Indisë se Islamabadi i mbështet terroristët, duke thënë se India është "nëna e terrorizmit" në Azinë Jugore. Kjo akuzë është bërë nga ambasadorja e Pakistanit në OKB, Maleeha Lodhi, pasi ministrja e jashtme e Indisë, Sushma Swaraj, tha në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, se Pakistani është "fabrikë terroriste" dhe e quajti "Terroristan". India e akuzon Islamabadin për stërvitje dhe armatim të militantëve islamikë, që infiltrohen në Kashmirin e administruar nga India, nga territori i Pakistanit, me qëllim që të ndërmarrin sulme kundër forcave të sigurisë së Indisë. Pakistani i ka hedhur poshtë këto akuza.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kabul: Nga sulmi kundër konvojit danez janë plagosur tre civilë

Posted: 24 Sep 2017 01:43 AM PDT

Zyrtarët e sigurisë afgane thonë se së paku tre civilë janë plagosur sot, kur me bombë është sulmuar një konvoj ushtarak i Danimarkës, që vepron në kuadër të misionit ndërkombëtar të NATO-s në Afganistan. Zëdhënësi i NATO-s, William Salvin, ka konfirmuar se sulmi ka ndodhur në kryeqytetin Kabul dhe theksoi se asnjë pjesëtarë i NATO-s nuk është plagosur apo vrarë. Sipas tij, forcat e NATO-s ishin dërguar në vendin e sulmit për ta nxjerrë një makinë të dëmtuar ushtarake daneze. Personat e plagosur janë dërguar në një spital në Kabul.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bombarduesit amerikanë fluturuan mbi ujërat në lindje të Koresë Veriore

Posted: 24 Sep 2017 01:33 AM PDT

Bombarduesit amerikanë të tipit, B-1B Lancer, të përcjellur nga aeroplanët luftarakë, dje kanë fluturuar në hapësirën ajrore ndërkombëtare, mbi ujërat në lindje të Koresë Veriore. Ky ishte fluturimi më i afërt në zonën e çmilitarizuar ndarëse ndërmjet Koresë Jugore dhe asaj Veriore, që e ka bërë ndonjë aeroplan luftarak ose bombardues amerikan në shekullin 21, ka kumtuar Pentagoni. "Misioni është për të demonstruar vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe paraqet mesazh të qartë se presidenti, Donald Trump, ka shumë opsione ushtarake për t'i shkaktuar disfatë çfarëdo kërcënimi", tha zëdhënësi i Pentagonit, Dana White. "Ne jemi plotësisht të përgatitur për ta përdorë tërë kapacitetin ushtarak për ta mbrojtur tokën e Shteteve të Bashkuara dhe aleatët tanë", tha zëdhënësi White. Më 3 shtator, Koreja Veriore e ka kryer testin e gjashtë dhe më të madhin atomik dhe është kërcënuar për ta kryer një provë të bombës hidrogjenike mbi Oqeanin Paqësor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjermani: Kanë filluar votimet, Merkel synon mandatin e katërt

Posted: 24 Sep 2017 01:14 AM PDT

Në Gjermani janë hapur vendvotimet për zgjedhjet parlamentare, në të cilat pritet që kancelarja aktuale, Angela Merkel, ta fitoj edhe mandatin e katërt historik. Në këto zgjedhje, po ashtu, pritet që për të parën herë, një parti e krahut të djathtë ekstrem të ketë përfaqësim parlamentar prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Afro 61.5 milionë njerëz kanë të drejtë vote në këto zgjedhje, në të cilat demokratët kristianë (CDU) të zonjës Merkel, sipas hulumtimeve të djeshme të opinionit, pritet të fitojnë ndërmjet 34 dhe 36%. Partia e e Unionit Demokratik Kristian (CDU) mund të shpresoj për një fitore të ngushtë së bashku me partinë probiznesore të demokratëve të lirë (FDP) ose me Partinë e të Gjelbërve. Nga ana tjetër, Partia Socialdemokrate, e udhëhequr nga Martin Schulz, pritet të fitoj ndërmjet 21 dhe 22% të votave, që vlerësohet se është një rënie historike e mbështetjes për këtë parti. Partia e krahut të djathtë ekstrem, Alternativa për Gjermaninë (AfD), pitet të fitoj ndërmjet 11 dhe 13% në zgjedhjet e sotme dhe mund të ndodhë që për të parën herë në 60 vitet e fundit, të ketë përfaqësues në parlamentin gjerman.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të jetosh pa lëvizur nga një plumb qorr...

Posted: 23 Sep 2017 06:35 AM PDT

Asllan Uka, ka 12 vjet që jeton si person me nevoja të veçanta. Ishte një plumb qorr që atij ia ndryshoi jetën. Ngjarja e dhimbshme për të, ndodhi në një aheng familjar, ku Asllani ishte mysafir dhe u plagos nga një person, i cili po ashtu ishte pjesëmarrës në atë aheng.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more