Skip to main content

“E rëndë/ Vdes foshnja në urgjencën e pediatrisë në QSUT, nëna bie pa ndjenja” plus 9 more Lajmi i Fundit

“E rëndë/ Vdes foshnja në urgjencën e pediatrisë në QSUT, nëna bie pa ndjenja” plus 9 more Lajmi i Fundit


E rëndë/ Vdes foshnja në urgjencën e pediatrisë në QSUT, nëna bie pa ndjenja

Posted: 26 Sep 2017 07:57 AM PDT

Një tragjedi është raportuar në pediatrinë e QSUT-së në kryeqytet një ditë më parë, ku një foshnje ka ndërruar jetë.

Burime zyrtare bënë me dije se foshnja që ndërroi jetë ishte 4 muajshe. Por lajmi i rëndë ka tronditur familjarët, ndërsa nëna, shtetasja me inicialet V.Z 36 vjeç, në kushte të vështirë psikologjike është rrezuar dhe ka dëmtuar monitorin kardiak të reaminacionit.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 25.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen V.Z vjeç 36 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në QSUT, te urgjenca e pediatrisë, duke qenë në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të vdekjes së fëmijës 4 muajsh, aksidentalisht është rrëzuar, për pasojë ka dëmtuar monitorin kardiak të reaminacionit. Neni 161 i Kodit Penal.

The post E rëndë/ Vdes foshnja në urgjencën e pediatrisë në QSUT, nëna bie pa ndjenja appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Kërkesa e vajzës nga Berati: Kërkoj lidhje me një vajzë, dua që të jetë nga fshati

Posted: 26 Sep 2017 07:52 AM PDT

Një telefonatë e pazakontë ka mbërritur sot në "Aldo Morning Shoë" nga një 25 – vjeçare, e cila ka kërkuar të njihet me një tjetër vajzë.

Elona, e cila ishte transferuar nga Berati në Tiranë, tha se ka patur disa të dashur, por ka kuptuar se diçka nuk shkon me të dhe kërkon një vajzë që të jetë nga fshati, pasi e frymëzojnë më shumë.

"Jam Elona nga Berati, por tani kam ardhur të jetoj në Tiranë që të kaloj pjesën tjetër të jetës. Unë jam 25 vjeç dhe kërkoj një lidhje me një femër tjetër. Jam shumë e bindur për këtë duke qenë se kam patur lidhje me disa meshkuj. Mendoj se duhet të ndryshoj prefiksin pasi kam kuptuar se ka diçka që nuk shkon".
"Dua që të jetë nga fshati, të vjelë rrush ose të mjelë lopë se më inspiron shumë. Nuk i dua më kastravecat, dua domate ose pomodorini, po edhe nga ata domatet e pjekura s'ka gjë. Kush është e interesuar të më marrë. Unë kam hequr dorë nga meshkujt dhe po kërkoj një femër, mund të jetë edhe një mashkull që është kthyer në femër, s'ka gjë", tha 25-vjeçarja.

The post Kërkesa e vajzës nga Berati: Kërkoj lidhje me një vajzë, dua që të jetë nga fshati appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Dhunoi dhe e lë pa ndjenja në rrugë shtetasin, arrestohet 28-vjeçari i dehur në Vlorë

Posted: 26 Sep 2017 07:42 AM PDT

Policia e Vlorës ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi në gjendje të dehur ,ka rrahur për motive të dobëta, me grushta një burrë 53-vjeç.

I dehuri pasi e ka dhunuar e ka lënë pa ndjenja në rrugë, ka marrë makinën dhe ka ikur.
Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Martin Gërra i cili nga rezultati, rezultoi i dehur.

I lënduari nga ky sherr, K.B. u dërgua në Spitalin Rajonal të Vlorës, por jashtë rrezikut për jetën.
Materialet janë referuar në ngarkim të tij për veprat penale të 'Plagosje e lehtë me dashje' dhe 'Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt', parashikuar nga nenet 89 dhe 291/1 të Kodit Penal.

The post Dhunoi dhe e lë pa ndjenja në rrugë shtetasin, arrestohet 28-vjeçari i dehur në Vlorë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Debati i Braçes dhe Finos në mbledhjen e PS, ndërhyn Rama: Jeni live

Posted: 26 Sep 2017 07:29 AM PDT

Një përplasje është raportuar në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Një kritikë e bërë nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe mbi vendimin për vettingun sa i takon strukturave dhe pagave duhet të kalonte nga ky komision, ka ngjallur reagimin e deputetit Bashkim Fino.

Pavarësisht ndërhyrjes së kreut të ri Taulant Balla, ai që ka sheshuar disi gjërat ka qenë pikërisht kreu i PS-së, Edi Rama. Ai u ka kujtuar të gjithëve se mbledhja ishte live.

DEBATI:
Braçe: Lidhur me atë vendimin për vettinguin, për strukturat dhe pagat e tyre. Kam përshtypjen që është një vendim që ka efekte financiare. Kësaj radhe u tejkalua, unë do ju kërkoja që herë tjetër mos të ndodh më që vendime të tilla të mos kalojnë më në Komisionin e ekonomisë dhe financave.

Balla: Dakord. Shumë e drejtë. Sa herë që të bëhet fjalë për pr/ligje apo pr/vendime me faturë financiare është detyruese dhe i tërheq vëmendje shërbimeve edhe të Kuvendit, më pas, pasi këtu nuk i kemi, që kjo çështje të adresohet menjëherë dhe mos të jetë ligj që mos të kalojë në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.

Ndërhyjnë nga salla, ku mes tyre është dhe deputeti Bashkim Fino. (Fino nuk ka qenë dakord me propozimin e Braçes)
Braçe: Po mirë po të doni nuk e mbledhim Komisionin e Ekonomisë fare.
Balla-Finos: O Bashkim, a të jap një sqarim. Është procedurë parlamentare.
(Rama ia bën me gjeste dhe shenjë Finos, duke i treguar se është live)
Rama: Unë një kërkesë kam. Meqë mbledhjet e grupit janë dhe mbledhja do bëhet live, thjesht me radhë. Debati është debat dhe secili të thotë atë që mendon.
(Debati nis në minutën e 18:20, deri në 20:04)

 

The post Debati i Braçes dhe Finos në mbledhjen e PS, ndërhyn Rama: Jeni live appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Vrau gruan me sqepar, mjeku: Nuk ka probleme psikike. Daja i autorit tregon: Nusja viktima e tij që prej vitesh

Posted: 26 Sep 2017 07:24 AM PDT

Mjeku i fshatit Blacë të Pogradecit, Festim Oshafi, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të dy ditëve më parë ku Bashkim Mekolli masakroi gruan e tij, 49-vjeçaren, Demirkë Mekolli.

Ndryshe nga babai i vrasësit, Nexhdet Mekolli, i cili deklaroi se ngjarja e rëndë mori shkas nga gjendja e rënduar mendore (depresioni) e të birit, Oshafi bëri me dije për "Gazeta Shqiptare" se autori i krimit rezulton të jetë i shëndetshëm.

Në bazë të kartelës mjekësore, 49-vjeçari Bashkim Mekolli nuk ka pasur probleme psikike, por vetëm shqetësime që vinin nga konsumi i lartë i alkoolit. "Personi në fjalë nuk ka pasur çrregullime të shëndetit mendor, por probleme të alkoolizimit. Bashkimi dhe familjarët e tij shpesh kanë kërkuar këshillimin tim profesional, dhe së fundi kanë kërkuar një rekomandim për t'iu drejtuar mjekut specialist, pasi ai konsumonte alkool së tepërmi dhe kishte kohë që kishte krijuar varësi", – u shpreh mjeku Festim Oshafi. Nga ana tjetër, edhe familjarët e vrasësit e pranojnë se e kanë kërkuar këtë rekomandim.

DAJA I AUTORIT TË KRIMIT
Pas vrasjes së 49-vjeçares dy ditë më parë nga bashkëshorti i saj, ka reaguar dhe daja i autorit të krimit makabër. Zija Jesku, në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" pohoi se Demirkë Mekolli ishte grua shumë e mirë, e urtë, punëtore dhe që mbante familjen me të ardhurat që siguronte nga mbledhja e bimëve medicinale. Gjithashtu, Jesku u shpreh se nipi i tij nuk punonte, pinte alkool dhe ishte shumë xheloz e agresiv.
Zoti Zija, si e njihnit Demirkën, si sillej ajo me nipin tuaj?
Ishte një zonjë grua dhe nënë shumë e mirë. Ishte grua që, përveç problemeve me burrin, duhej të mbante mbi supe edhe barrën e gjithë familjes dhe ekonominë. Demirka siguronte pak të ardhura nga mbledhja e bimëve medicinale dhe me to përpiqej të përballonte jetesën. Ajo disa herë ishte përpjekur që ta bindte edhe të shoqin të bënte të njëjtën punë, pasi kjo do u siguronte të ardhura, por ai kishte shkuar vetëm disa herë dhe pjesën tjetër të kohës ajo ngjitej në mal e vetme.
Si ndodhi ngjarja?
Demirka ka qenë duke larë enët në oborr kur është goditur me sqepar pas koke nga bashkëshorti agresiv. Unë e kisha nip, por e vërteta është kjo: ai shpesh e dhunonte atë dhe bëhej xheloz kot së koti. Ajo ishte një grua kokulur, që i kishte dalë zot familjes, pasi Bashkimi nuk punonte. Demirka shkonte në mal që të mblidhte bimë medicinale, ndërsa nipi im ngrinte hipoteza që ajo e tradhtonte dhe vetëm grindej me të.

Çfarë bëri Bashkim Mekolli pasi goditi gruan e tij?
Pasi e kishte goditur në kokë dhe kishte kuptuar që e kishte vrarë, ai i ka telefonuar motrës së Demirkës që është në Itali dhe që mban djalin e tyre. Ai i ka thënë se motra e saj kishte vdekur nga një infarkt. Më pas ka lajmëruar kunatën (gruan e vëllait të tij) dhe i ka thënë 'lajmëro policinë, se vrava gruan'. Kur kanë mbërritur vëllai i tij dhe babai, Bashkimi i ka kërcënuar se do i vriste edhe ata.
I dhunoi edhe ata?
Jo, ai mbante në dorë një sqepar dhe një thikë, por i vëllai e ka kapur dhe e ka shtrirë përtokë. E mbajti ashtu derisa ka ardhur policia dhe e ka arrestuar. Nuk di çfarë të them më tepër, jam shokuar nga kjo që ndodhi.
GSH.al

 

The post Vrau gruan me sqepar, mjeku: Nuk ka probleme psikike. Daja i autorit tregon: Nusja viktima e tij që prej vitesh appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Konfirmon shtatëzaninë e saj, Kylie Jenner pritet të sjellë një vajzë në jetë

Posted: 26 Sep 2017 07:02 AM PDT

Lajmi i bujshëm i mediave ndërkombëtare, nuk ishte thashethem! Bëhet fjalë për shtatëzaninë e Kylie Jenner.

Ajo për herë të parë flet për këtë gjë.
Ajo për mediat ndërkombëtare tha se së shpejti do të bëhet me një vajzë të vogël.
Çifti diku në muajin shkurt do të bëhen me fëmijë, edhe pse ajo dhe Trevis kanë vetëm disa muaj që janë lidhur bashkë.

Familjarët e Kylie lajmin e shtatzënisë nuk e pritën edhe mirë, e sidomos i ati i saj që tha se ajo është shumë e re për tu bërë nënë.

The post Konfirmon shtatëzaninë e saj, Kylie Jenner pritet të sjellë një vajzë në jetë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Akuzohen për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë

Posted: 26 Sep 2017 06:52 AM PDT

4 shtetas kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Blutë kanë arrëstuar shtetasit Shkëlqim.S, 58 vjeç, pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij Silueta S,48 vjeçe.
Po ashtu janë vënë në praga 2 persona të cilët drejtonin makinat pa leje qarkullimi.

Të arrestuarit janë Bledar.K, 27 vjeç, banues në Tiranë dhe Jurgen.C, 18 vjeç, banues në Paskuqan.

Gjithashtu policia pas një kontrolli të ushtruar në rrugën e "Dajtit" në Tiranë,ka prangosur Mariglen.T, 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi iu gjet në makinën tip "Benz" 1.4 gram lëndë narkotike të llojit kanabis

Njoftimet e plota nga Policia e Tiranës:

Më datë 24.09.2017, u arrestua shtetasi Shkëlqim S., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën e ''Kavajës", në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes Silueta S., 48 vjeçe, të cilës i'u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm.
Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. "Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare". Neni 130/a i Kodit Penal.

2. Më datë 25.09.2017, u arrestua shtetasi Mariglen T., 24 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën e ''Dajtit", jashtë mjetit tip ''Benz" i'u gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1.4 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

3. Më datë 25.09.2017, u arrestua shtetasi Bledar K., 27 vjeç, banues në Tiranë pasi në në rrugën "Berisha", u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip "Lifan". Neni 291 i Kodit Penal.

4. Më datë 25.09.2017, u arrestua shtetasi Jurgen C., 18 vjeç, banues në Paskuqan 1 Kamëz, pa leje drejtimi dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Sokol K., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën "Demokracia", pranë urës së Paskuqanit, shtetasi J. C., duke drejtuar pa leje drejtimi ciklomotorrin e markës "Lifan", , është përplasur me mjetin e tip "Benz", me drejtues S. K., dhe për pasojë është dëmtuar J. C., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

The post Akuzohen për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Skandali/ Jepet urdhëri për përgjimin e dhëndërit të Qazimit, blutë: I kemi policët me leje

Posted: 26 Sep 2017 06:42 AM PDT

Një skandal i ri në në radhët e uniformave blu është zbuluar së fundmi.

Ku një dokument tregon se policia ka refuzuar të përgjojë një grup kriminal të Elbasanit, të dyshuar nga prokuroria për një tentativë vrasje me armë luftarake, me argumentin se policet ishin me leje.
Një dokument i bujshëm zbulon një skandal të ri, të cilat kanë refuzuar të përgjojnë

Një skandal që rrezikon të ketë dhe prapaskena politike, pasi një nga tre personat që duhej të përgjoheshin dhe që policia me sjelljen e saj, në të vërtetë e ka mbrojtur, është Sokol Astrit Sanxhaktari, 31 vjeç, dhëndrri i kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini.

Sipas dokumentave të cilat i ka siguruar Report TV, me datë 10 gusht 2017, prokuroria e Elbasanit i ka kërkuar policisë se Shtetit përgjimin fotografik, filmik dhe me audio të Sokol Astrit Sanxhaktarit, Kelmend Ymer Xhaferri dhe Enea Njazi Bekteshi.

 

Sipas prokurorisë përgjimet duhet të bëheshin ''nga data 11 gusht 2017 deri me datë 26 gusht 2017, nga specialistët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit''. Prokuroria autorizoi përgjime ''në vende publike të personave të lartpërmendur edhe me persona të tjerë''.

Por vetëm 13 ditë më pas urdhërit të prokurorisë policia përgjigjet se ''nga ana e sektorit të forcës së posaçme, nisur nga dinamika e madhe me shërbime në funksion të procedimeve penale në ndjekje dhe numrit të limituar të ndihmës specialistëve si pasojë e ndjekjes së grafikut të pushimeve vjetore, është e pamundur kryerja e veprimeve të vëzhgimit të fshehtë të personave dhe mjediseve në këtë periudhë kohore''.

Hetimet që përfshijnë dhëndrrin e Sejdinit, duken se janë të lidhura me sulmin e kryer me 6 gusht 2017 me antitank kundër hotelit të Ardian Çapisë, një nga familjet e përfshira në një luftë të vjetër e të gjatë bandash mes familjeve të Elbasanit.

Një nga tre të dyshuarit, Klement Xhaferri, është arrestuar pak ditë më parë, në drejtimin e një Range Rover, gjatë operacionit të drejtuar nga policia rreth Tregut Ushqimor të Elbasanit. Në atë ngjarje një makinë e blinduar përplasi patrullën e policisë për t'u larguar më pas nga vendi i ngjarjes. Në timonin e makinës së blinduar dyshohet se ishte Suel Petrit Çela, i shpallur tashmë në kërkim dhe ende në arrati.

Një video që qarkulloi në orët e fundit, e rregjistruar nga kamerat e sigurisë së Tregut Ushqimor, dëshmon dinamikën e incidentit dhe konfirmon se makina e blinduar në pronësi të Petrit Çelës, pronar i Tregut Agroushqimor, ka goditur me qëllim patrullën për t'u larguar me forcë nga kontrolli i policëve

The post Skandali/ Jepet urdhëri për përgjimin e dhëndërit të Qazimit, blutë: I kemi policët me leje appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Ngjarja në Elbasan, ish- drejtori i policisë reagon: Blutë nuk duhet të kishin qëlluar

Posted: 26 Sep 2017 06:30 AM PDT

Rikthehet sërish në vëmendje sulmi në Elbasan, i komentuar nga ish- drejtori i Policisë së Lezhës, Arben Hajdarmataj.

Ky i fundit i ftuar në studion e Report Tv, deklaroi se Elbasani është bërë pjesa më e nxehtë për shkak të grupeve kriminale, por policia sipas tij nuk vepron në të gjitha rastet.
Sipas tij Elbasani është një nyje e grupeve kriminale dhe trafikut. Ai shprehet se policia nuk duhet të kishte qëlluar në drejtim të 'Audi'-t të blinduar, pasi aty kishte vetëm një aksident.

"Nuk mund të qëllohet me armë, aty ka një karambol, por jo të qëllohet me armë, pse një makinë goditi një tjetër.
Nuk e di sesi policia e ka njohur këtë makinë se ka qenë e blinduar? Pastaj kur hapet dera dhe futet makina në treg, policia nuk futet.
Kur e sheh nga TV është një aksident, pasi nuk duket as me shpejtësi, ndërsa nëse ka pasur hetim është çështje tjetër. Nuk mund të qëllosh me armë, pasi aty nuk ka asnjë një krim. Është tejkalim, pasi ka ligj për përdorimin e armëve.
Nëse makina nuk do ishte e blinduar mund të kishte ndodhur edhe ngjarje tragjike. Bandat përdoren për fushata elektorale" deklaroi ai.

 

The post Ngjarja në Elbasan, ish- drejtori i policisë reagon: Blutë nuk duhet të kishin qëlluar appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Quajti Linda Rein transgjinore, komentuesit ‘’kryqëzojnë’’ Rudina Magjistarin

Posted: 26 Sep 2017 06:21 AM PDT

Rudina Magjistari sërish në vëmendjen e mediave, duke u masakruar nga kritikat.

Një dtë më parë ajo ftoi në emisionin e saj, Linda Rein, e njohur ndryshe si një nga transgjinoret shqiptare që e ka pranuar hapur ndryshimin e seksit nga mashkull. Pas këtij përcaktimi, Linda debatoi me Rudinën. Ndërsa ka dashur ta quajnë thjesht një vajzë, ashtu siç është shndërruar tashmë, Linda e quajti Rudinën të painformuar.

Por teksa qëndroi tek e saja, moderatores Magjistari iu desh të merrej edhe me komentuesit që e akuzonin pse kishte zgjedhur të mediatizonte pikërisht këtë personazh. Të shumtë ishin ata që i shkruanin se çfarë shembulli mund t'ju jepte fëmijëve. Rudina është përgjigjur se nuk ka asgjë për t'u cilësuar e përshtatshme dhe sa i përket shembullit që u jepet fëmijëve, i takon prindërve të përshtatin historinë për ta.

DEBATI PËR PËRCAKTIMIN TRANSGJINORE
Komenti: Aspak profesional insistimi juaj per ta quajtur transgender, vecanarisht tani, pasi ajo e perseriti disa here dhe ia shpjegoj se nuk mund te quhet me e tille.Mbi te gjitha je femer dhe mund te tregoje me ndjeshmeri dhe mirkuptim karshi Lindes. Nje fjale e urte thote: te gabosh eshte njerezore, te perserisesh me ngulm ate gabim eshte djallezore

Rudina: Megjithë respektin për zgjedhjet në jetë të së ftuarës dhe me gjithë dashamirësinë time për ta mbështetur në atë që ajo ka zgjedhur, termi që unë përdor është i saktë dhe i përcaktuar nga psikologë. S'e kam shpikur unë. Dhe nuk ka asgjë të keqe në këtë term shkencor, i cili përcakton një proces transformimi në trupin e saj, i cili ka ndodhur. Dhe ka ndodhur tek ajo, jo tek ti e tek unë, që të bësh dallimin. Kur ajo rrëfen historinë e saj, është i pashmangshem ky përcaktim. Tjetër gjë nëse do ishte ftuar për të folur për tendencat e fundit të makeup-it, atëherë ndoshta ky përcaktim do ishte i panevojshëm"
DEBATI PËR MEDIATIZIMIN E LINDA REIT

Komenti 1: Qudi qe gjera te tilla reklamohen e ftohen ne emision,sado open te jesh ndaj ketyre gjerave nuk eshte se jan normale thjesht disa disa per tu dukur te civilizuat behen sikur jan normale dhe i aprovojn,njerez nuk jan nuk janë
Komenti 2: Cfar duet ti thot .nje prind femijes kur shikon kte ne Tv ,te behet si ky.Lat nam me kte fundurinen
Rudina: Pertej ketij diskutimi per termin, i cili nuk e ndyshon aspak rrjedhen e jetes se Linda Reit dua vetem te sqaroj per te gjithe ju, qe Linda Rei ishte nje e ftuar si te gjithe te ftuarit e tjere ne program, me historine e vet personale, e cila nuk vret askend nga ata qe jane shqetesuar, por perkundrazi shton nje dimension me shume te te parit te botes. Sa per femijet s'kishte asgje te frikshme apo te turpshme aty per te mos folur. Po roli juaj si prinder per te interpretuar ne pershtatje me femijet? Fakti qe ajo flet hapur per diçka qe pjesa me e madhe e quan tabú, jeton jeten e saj siç i pelqen pa i bere dem askujt eshte per tu respektuar absolutisht.

The post Quajti Linda Rein transgjinore, komentuesit ''kryqëzojnë'' Rudina Magjistarin appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more